Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Atalanta shkatërron Juventusin në çerekfinalen e Kupës së Italisë

Atalanta merr një fitore të madhe 3-0 ndaj Juventusit në çerekfinalet e Kupës së Italisë 2025/26 dhe duke siguruar kualifikimin në gjysmëfinale. Bardhezinjtë u shfaqën rrezikshëm në pjesën e parë me Conceiçaon, i cili u ndal fillimisht nga Carnesecchi dhe më pas nga traversa. Momenti kyç i ndeshjes erdhi në minutën e 25-të, kur Bremer preku topin me dorë në zonë: pas rishikimit me VAR…

Source

Kombëtarja U-17 zhvillon dy miqësore ndaj Letonisë në mars

Kombëtarja shqiptare U-17 do të luajë dy ndeshje miqësore ndaj Letonisë U-17 në muajin mars në Shqipëri. Federata e Futbollit ka arritur marrëveshjen me Federatën Letoneze të Futbollit dhe takimet do të zhvillohen më 26 dhe 28 mars. Stadiumi dhe orari i ndeshjeve do të bëhen të ditura në ditët në vijim. Dy miqësoret do t’i shërbejnë stafit teknik për të vlerësuar gjendjen e lojtarëve dhe për të…

Source

Del Piero: Juventus duhet të besoj te titulli, me 4-5 fitore radhazi asgjë s’është e sigurt!

A ka përfunduar gara për titull në Seria A? Sipas Alessandro Del Pieros, absolutisht jo. Legjenda e Juventusit, në një intervistë për Corriere della Sera, ka hedhur poshtë deklaratat e Adrien Rabiot pas fitores ndaj Bolognës, duke theksuar se lufta për titullin mbetet ende e hapur. “Nuk e besoj se gara ka mbaruar”, shprehet Del Piero. “Është e vërtetë që Milani, së bashku me Interin…

Source

Agim Ademi rizgjidhet në krye të FFK-së me 100% të votave

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka mbajtur sot Kuvendin Zgjedhor, ku është konfirmuar rizgjedhja e Agim Ademit në krye të federatës. Ademi do të vazhdojë mandatin e tij për katër vite të tjera (2026-2030), duke marrë besimin e plotë të delegatëve. Nga 52 delegatë, ai mori 52 vota pro, pa asnjë kundër apo abstenim. Ai nuk kishte rivalë përballë, duke marrë mandatin e tretë radhazi.

Source

A do të qëndrojë Zhegrova te Juventusi dhe sezonin e ardhshëm?

E ardhmja e Edon Zhegrovës te Juventusi vazhdon të jetë në pikëpyetje, por klubi torinez nuk e ka humbur besimin te anësori ofensiv i Kombëtares së Kosovës. Sipas asaj që raporton “Calciomercato.com”, në shtëpinë bardhezi nuk vihet në dyshim cilësia teknike e lojtarit të lindur në vitin 1999, por shqetësimi kryesor lidhet me mungesën e vazhdimësisë fizike. Pavarësisht këtyre dyshimeve…

Source

Kuvendi Zgjedhor i FFK/ Presidenti Duka vlerëson progresin dhe zhvillimin e futbollit në Kosovë

Presidenti Armand Duka mori sot pjesë në Kuvendin Zgjedhor të Federatës së Futbollit të Kosovës, e zhvilluar në Prishtinë, një ngjarje me rëndësi të veçantë për qeverisjen dhe të ardhmen e futbollit në Kosovë. Në këtë Kuvend, u rizgjodh President i FFK, Agim Ademi si dhe u zgjodhen 10 anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, duke riafirmuar qëndrueshmërinë institucionale dhe vazhdimësinë e projekteve…

Source

HISTORIKE/ Një shqiptar në garë për Këpucën e Artë, “Pirati” sfidon Mbappe dhe Kane

Gara për Këpucën e Artë 2026 po dhuron surpriza të mëdha këtë sezon, ku pjesë e garës është edhe Vedat Muriqi. Për herë të parë në histori, një futbollist shqiptar është pjesë e pesëshes më të mirë të renditjes për golashënuesin më të mirë të Europës. Sulmuesi i Mallorcës renditet mes emrave më të mëdhenj të futbollit botëror, duke lënë pas dhjetëra yje të njohur. Muriqi ndodhet aktualisht në…

Source

Yamal ka rigjetur shkëlqimin me Barcelonën, falë izolimit nga rrjetet sociale

Lamine Yamal duket se ka lënë pas përfundimisht problemet fizike që e kanë penguar gjatë muajve të fundit. Talenti i madh i Barcelonës tani mund të përqendrohet plotësisht në fushë dhe shifrat e konfirmojnë këtë. Që nga fillimi i vitit 2026, sulmuesi spanjoll ka qenë vendimtar pothuajse në çdo ndeshje, duke regjistruar 4 gola dhe 2 asistime në vetëm 6 ndeshje. Një pjesë e këtij shpërthimi të…

Source

Reali ka nisur të pendohet, Endrick po shkëlqen te Lyoni me gola dhe asistë

Lyoni i drejtuar nga Paulo Fonseca po përjeton një moment shumë pozitiv, i udhëhequr nga forma e jashtëzakonshme e Endrick. Sulmuesi i ri brazilian, i ardhur në huazim nga Real Madridi gjatë merkatos së dimrit, është shndërruar në protagonisti absolut i kësaj pjese të dytë të sezonit. Në vetëm 5 ndeshje me fanellën e OL-së, Endrick është përfshirë në 6 gola, me 5 të shënuar prej tij dhe 1 asist.

Source

Julian Shehu: Sfidë e vështirë, kundër Polonisë do të vendoset nga detajet

Juljan Shehu është i bindur se përballja mes Polonisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për “play-off”-in e Kampionatit Botëror, do të jetë një sfidë e hapur dhe e ekuilibruar. Mesfushori kuqezi ka folur për mediat polake, duke analizuar një ndeshje që pritet me interes të madh nga të dyja kampet. Sipas 27-vjeçarit, diferencat mes dy skuadrave janë minimale dhe rezultati do të varet nga episodet: “Do…

Source

Milani arkëton nga shitja e Jimenez dhe bën gati planet për sulmuesin serb të Partizanit

Milani është gati të arkëtojë rreth 10 milionë euro plus bonuse nga shitja e Alex Jimenez te Bournemouth. Lajmi raportohet nga Corriere dello Sport, sipas të cilit mbrojtësi i krahut spanjoll do të blihet përfundimisht nga klubi anglez që në orët në vijim, duke firmosur një kontratë deri në vitin 2031. Jimenez, i cili ka regjistruar deri tani 21 paraqitje me Bournemouth mes Premier League dhe…

Source

Partizani feston 80-vjetorin e themelimit, Duka: Model i stabilitetit dhe vizionit në futbollin shqiptar

Presidenti Armand Duka ishte i ftuar në ceremoninë festive të 80-vjetorit të themelimit të KF Partizani, një prej klubeve më të mëdha dhe më me histori në futbollin shqiptar. Një përvjetor jubilar që mblodhi figura të rëndësishme të sportit, ish-futbollistë legjendarë dhe përfaqësues të institucioneve, duke reflektuar mbi kontributin e jashtëzakonshëm që Partizani ka dhënë ndër dekada në…

Source

Cristiano Ronaldo mbush 41 vjeç, ndërpret “bojkotin” dhe rikthehet në stërvitje me Al Nassr

Cristiano Ronaldo feston sot 41-vjetorin e lindjes dhe e bën këtë duke u rikthyer në stërvitje me Al Nassr, duke i dhënë fund përkohësisht përplasjes së hapur me drejtuesit. Ylli portugez ka publikuar në rrjetet sociale një foto nga seanca stërvitore me shokët e skuadrës, pas disa ditësh tensioni në të cilat kishte munguar si në ndeshje, ashtu edhe në stërvitje. Sipas burimeve pranë klubit…

Source

City mund thellë Newcastle, sfidon Arsenalin në finalen e Carabao Cup

Manchester City u kualifikua në finalen e Kupës së Ligës në Angli, pasi mposhti Newcastle United me rezultatin e thellë 3-0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, e zhvilluar në “Etihad Stadium”. Takimi i parë, i luajtur në “St. James’ Park”, ishte mbyllur me fitoren 2-0 të skuadrës së Pep Guardiolës, gjw qw i dha City-t një avantazh të rëndësishëm përpara përballjes së kthimit.

Source

Interi mund Torinon dhe shkon në gjysmëfinale të Kupës së Italisë

Interi siguroi një fitore të rëndësishme 2-1 ndaj Torinos në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Italisë, e zhvilluar në “Poëer Stadium”, duke prerë me meritë biletën për në gjysmëfinale. Zikaltërit kaluan në avantazh në minutën e 34-t, kur Anji Yuan Boni gjeti rrugën e rrjetës, ndërsa vetëm tre minuta pas nisjes së pjesës së dytë, në minutën e 48-të, Andy Diouf dyfishoi shifrat…

Source

Elite Youth Development Academy mirëpret Taulant Xhakën dhe Jurgen Gjasulën në një vizitë frymëzuese për talentët e rinj

Elite Youth Development Academy zhvilloi një aktivitet të veçantë edukativ dhe motivues, duke mirëpritur dy ish-lojtarë të Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka dhe Jurgen Gjasula, në një vizitë që synonte ndarjen e eksperiencave dhe frymëzimin e brezit të ri të futbollistëve. Gjatë kësaj pasditeje, Xhaka dhe Gjasula u angazhuan në një bashkëbisedim të hapur me lojtarët e akademisë…

Source

Bomba artizanale i shpërtheu portierit, Interi ia hedh me një gjobë 50 mijë euro

Gjykatësi Sportiv ka ndëshkuar Interin me gjobë 50 mijë euro pas hedhjes së një bombe artizanale nga një tifoz zikaltër, e cila goditi portierin e Cremonese, Emil Audero. Vendimi vjen pas pezullimit të transfertave për tifozët zikaltër deri më 23 mars nga Ministria e Brendshme. Bëhet fjalë për shumën maksimale të parashikuar si sanksion për një klub. Sipas komunikatës, gjatë ndeshjes u hodhën…

Source

9 largime drejt Seria A, Marseille arkëton 100 milionw euro nga shitjet

Raporti mes Olympique Marseille dhe Serie A këtë sezon ka marrë përmasa të pazakonta, duke u kthyer në një nga historitë më të bujshme të merkatos në Evropë. Klubi francez ka finalizuar nëntë largime drejt Italisë, duke siguruar një arkëtim total që shkon afër 100 milionë eurove. Lëvizjet janë ndarë mes merkatos së verës dhe asaj të janarit, ku disa marrëveshje u mbyllën edhe në fazat e fundit…

Source

Deschamps mbron Mbappe: Nuk është egoist, s’ka pse të vrapojë 11 km për ndeshje!

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka dalë në mbrojtje të kapitenit të tij Kylian Mbappe, duke hedhur poshtë pretendimet se sulmuesi është “egoist” apo se nuk kontribuon mjaftueshëm në aspektin fizik për ekipin. Gjatë fjalës së tij të martën në Festivalin e Gazetarisë Sportive në Laval, Deschamps u pyet nga një gazetar që sugjeroi se ylli i “Les Bleus” është i vetmi që nuk vrapon sa duhet në…

Source

3 fitore radhazi nën drejtimin e Carricik, strategu: Nuk duhet të kalojmë në eufori!

Manchester United po kalon një periudhë pozitive në Premier League, duke regjistruar tri fitore radhazi, një ecuri që, sipas statistikave të viteve të fundit, kishte kohë që mungonte në “Old Trafford”. Pas suksesit të fundit, trajneri Michael Carrick e ka cilësuar stadiumin si një faktor që e bën gjithçka më të veçantë kur vijnë rezultatet. “Old Trafford është një vend i veçantë dhe bëhet edhe…

Source

❌