Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Elite Youth Development Academy mirëpret Taulant Xhakën dhe Jurgen Gjasulën në një vizitë frymëzuese për talentët e rinj

Elite Youth Development Academy zhvilloi një aktivitet të veçantë edukativ dhe motivues, duke mirëpritur dy ish-lojtarë të Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka dhe Jurgen Gjasula, në një vizitë që synonte ndarjen e eksperiencave dhe frymëzimin e brezit të ri të futbollistëve. Gjatë kësaj pasditeje, Xhaka dhe Gjasula u angazhuan në një bashkëbisedim të hapur me lojtarët e akademisë…

Source

Bomba artizanale i shpërtheu portierit, Interi ia hedh me një gjobë 50 mijë euro

Gjykatësi Sportiv ka ndëshkuar Interin me gjobë 50 mijë euro pas hedhjes së një bombe artizanale nga një tifoz zikaltër, e cila goditi portierin e Cremonese, Emil Audero. Vendimi vjen pas pezullimit të transfertave për tifozët zikaltër deri më 23 mars nga Ministria e Brendshme. Bëhet fjalë për shumën maksimale të parashikuar si sanksion për një klub. Sipas komunikatës, gjatë ndeshjes u hodhën…

Source

9 largime drejt Seria A, Marseille arkëton 100 milionw euro nga shitjet

Raporti mes Olympique Marseille dhe Serie A këtë sezon ka marrë përmasa të pazakonta, duke u kthyer në një nga historitë më të bujshme të merkatos në Evropë. Klubi francez ka finalizuar nëntë largime drejt Italisë, duke siguruar një arkëtim total që shkon afër 100 milionë eurove. Lëvizjet janë ndarë mes merkatos së verës dhe asaj të janarit, ku disa marrëveshje u mbyllën edhe në fazat e fundit…

Source

Deschamps mbron Mbappe: Nuk është egoist, s’ka pse të vrapojë 11 km për ndeshje!

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka dalë në mbrojtje të kapitenit të tij Kylian Mbappe, duke hedhur poshtë pretendimet se sulmuesi është “egoist” apo se nuk kontribuon mjaftueshëm në aspektin fizik për ekipin. Gjatë fjalës së tij të martën në Festivalin e Gazetarisë Sportive në Laval, Deschamps u pyet nga një gazetar që sugjeroi se ylli i “Les Bleus” është i vetmi që nuk vrapon sa duhet në…

Source

3 fitore radhazi nën drejtimin e Carricik, strategu: Nuk duhet të kalojmë në eufori!

Manchester United po kalon një periudhë pozitive në Premier League, duke regjistruar tri fitore radhazi, një ecuri që, sipas statistikave të viteve të fundit, kishte kohë që mungonte në “Old Trafford”. Pas suksesit të fundit, trajneri Michael Carrick e ka cilësuar stadiumin si një faktor që e bën gjithçka më të veçantë kur vijnë rezultatet. “Old Trafford është një vend i veçantë dhe bëhet edhe…

Source

Transferimi i Kante te Fenerbahce, klubi turk falënderon publikisht presidentin Erdogan

Në futbollin modern, historitë shpesh shkojnë përtej fushës së blertë. Në Turqi, transferimi i N’Golo Kanté te Fenerbahçe është shoqëruar me një falënderim publik që ka hapur debat mbi ndikimin e institucioneve shtetërore në operacionet e mëdha të merkatos. Klubi i Stambollit i ka atribuar një pjesë të suksesit të kësaj marrëveshjeje mbështetjes së presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Source

Benzema prezantohet në ekipin e ri: Al-Hilal është si Real Madridi, por në Azi!

Merkatoja saudite ka sjellë një zhvillim të papritur. Pas dy vitesh e gjysmë me fanellën e Al-Ittihad, Karim Benzema ka vendosur të vijojë aventurën e tij në Saudi Pro League, por me një tjetër klub, duke u transferuar te Al-Hilal në përfundim të merkatos dimërore. Një lëvizje që ka shkaktuar debat dhe që hap një kapitull të ri në karrierën e ish-fituesit të Topit të Artë.

Source

Shënoi tjetër gol në Turqi, Muçi: Ja sekreti i formës së mirë te Trabzonspori

Ernest Muçi ka folur pas fitores 3-0 të Trabzonsporit ndaj Fethiyesporit, duke analizuar paraqitjen e skuadrës dhe formën e tij personale. Sulmuesi shqiptar pranoi se ekipi e nisi ndeshjen me ritëm të ulët, por ndryshoi fytyrë në pjesën e dytë. “Ndeshjen e nisëm disi ngadalë, nuk e di saktësisht pse. Në pjesën e dytë morëm kontrollin e lojës, rritëm presionin dhe gjetëm golin. Deri sa të shënosh…

Source

Fakt interesant/ Mbappe ka shënuar thuajse në çdo minutë të ndeshjeve, përveç …

Kylian Mbappe vazhdon të mahnisë botën e futbollit jo vetëm me trofe dhe gola, por edhe me statistika vërtet unike. Një fakt interesant i publikuar së fundmi tregon se ylli francez, në moshën 27-vjeçare, ka shënuar gola në çdo minutë të një ndeshjeje futbolli, me përjashtim të vetëm dy minutave: 27-të dhe e 72-të. Një statistikë që flet qartë për vazhdimësinë, instinktin dhe aftësinë e…

Source

Arsenali mund Chelsea-n dhe shkon në finalen e Carabao Cup

Arsenali pret biletën për në finalen e Kupës së Ligës në Angli, pasi regjistroi një fitore të rëndësishme 1-0 ndaj Chelsea-t në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale, e zhvilluar në “Emirates Stadium”. “Topçinjtë” vinin me avantazh nga përballja e parë në “Stamford Bridge”, ku kishin triumfuar 3-2, duke e mbyllur kështu çiftin me rezultatin e përgjithshëm 4-2 dhe duke siguruar kualifikimin.

Source

Barcelona mund Albaceten dhe shkon në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit

Barcelona arriti një fitore 2-1 në transfertë ndaj Albacetes, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Carlos Belmonte”, e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Mbretit. Katalanasit kaluan në avantazh në minutën e 39-të, kur talenti Lamine Yamal realizoi një gol të bukur pas një pasimi perfekt nga Frenkie de Jong, duke mbyllur pjesën e parë në epërsi minimale për Barcelonën. Në pjesën e dytë…

Source

Ernest Muçi në super formë, shënon tjetër eurogol në Turqi (VIDEO)

Ernest Muçi vazhdon momentin e shkëlqyer me fanellën e Trabzonsporit. Sulmuesi shqiptar ishte sërish protagonist në fitoren e thellë 3-0 ndaj Fethiyesporit, në ndeshjen e vlefshme për raundin e tretë të Kupës së Turqisë, Grupi A. Takimi u karakterizua nga ekuilibri në pjesën e parë, e cila u mbyll pa gola, me vendasit që hasën vështirësi për të thyer mbrojtjen kundërshtare.

Source

Milani mund me lehtësi Bolognën dhe blindon vendin e dytë në renditje

Java e 23-të e Serie A mbyllet me një fitore bindëse të Milanit 3-0 kundër Bolognës në transfertë. Në minutat e para vendasit shfaqen mjaft energjikë, por pas çerek ore lojë kuqezinjtë marrin gradualisht kontrollin e ndeshjes. Zhbllokimi vjen në minutën e 20-të. Nkunku depërton në zonë pas një krosimi të Athekame, Ravaglia pret goditjen me kokë të francezit, por topi përfundon te Rabiot…

Source

Superiorja dhe Kupa e Shqipërisë, zbardhet kalendari i ndeshjeve

Komisioni i Ligave dhe Garave ka përcaktuar kalendarin për dy javët e ardhshme të kampionatit “Abissnet Superiore”, si edhe për ndeshjet e para çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Java e 23-të e kampionatit do të luhet të premten dhe të shtunën, më 6 dhe 7 shkurt. Ndërkohë, në mesjavë, më 10 dhe 11 shkurt, janë programuar të zhvillohen ndeshjet e para çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.

Source

ZYRTARE/ Manaj firmos për Sivasspor deri në vitin 2029

Rey Manaj është prezantuar zyrtarisht te Sivasspor. Sulmuesi kuqezi kaloi me sukses testet mjekësore për të hedhur më pas firmën mbi kontratë. Manaj firmosi deri në vitin 2029, duke nënshkruar një kontratë të re 3,5-vjeçare. Në këtë rikthim të dytë në Turqi, Manaj erdhi falas pasi më herët ndërpreu kontratën me Sharjah. Pas prezantimit zyrtar, sulmuesi kuqezi do të vihet menjëherë në dispozicion…

Source

Incidenti me portierin Audero, vjen dënimi i rëndë për tifozët e Interit

Qeveria italiane ka marrë masa të ashpra ndaj tifozëve të Interit pas incidentit të ndodhur gjatë ndeshjes së fundjavës në transfertë ndaj Cremonese. Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Piantedosi, ka firmosur një vendim që parashikon ndalimin e transfertave për tifozët e Interit deri më 23 mars 2026, si dhe ndalimin e shitjes së biletave për banorët e Lombardisë për të njëjtat takime.

Source

Vlahovic rikthehet në Torino, por ja kur do të zbresë sërish në fushë

Dusan Vlahovic sheh më në fund dritë në fund të tunelit pas dëmtimit të rëndë të pësuar ndaj Cagliarit. Lajmi është konfirmuar nga Giorgio Chiellini, i cili ka folur për gjendjen e sulmuesit serb dhe afatet e rikuperimit në një intervistë për DAZN. Sipas drejtorit të strategjisë së futbollit te Juventusi, rikthimi i numrit 9 nuk do të jetë i menjëhershëm, pasi bëhet fjalë për një dëmtim të…

Source

Merkato e janarit u mbyll/ Dominon Premier League në shpenzime, më pas vjen Seria A

Mbrëmjen e djeshme u mbyll zyrtarisht në shumicën e vendeve të botës merkatoja dimërore 2026, duke hapur rrugën për bilancet dhe renditjet e kampionateve që shpenzuan më shumë gjatë muajit janar. Siç pritej, edhe këtë vit Premier League konfirmoi statusin si kampionati më i pasur në botë, duke shpenzuar mbi 450 milionë euro në afrime të reja. Klubi që investoi më shumë ishte Manchester City i…

Source

Messi përgatit rikthimin emocionues te Newell’s Old Boys në vitin 2027

Rikthimi i Lionel Messit një ditë te Newell’s Old Boys nuk ka qenë kurrë sekret, por tani kjo ide duket se po kalon nga një ëndërr e tifozëve argjentinas në një skenar real. Sipas asaj që raporton Tuttomercatoweb, presidenti i ri i klubit, Ignacio Boero, ka arritur një parim-marrëveshje me “Pleshtin” për transferimin e tij te skuadra që e zbuloi dhe ku Messi hodhi hapat e parë në futboll.

Source

Mateta nuk kaloi kontrollet mjekësore, Milani hidhet në sulm për Vlahovic

Jean-Philippe Mateta nuk arriti të kompletonte transferimin te skuadra e Milanit në ditën e fundit. Sipas raportimeve, sulmuesi francez është vizituar nga tre mjekë të ndryshëm dhe të tre kanë dhënë të njëjtin verdikt. Ai shihej si jo i përshtatshëm, ose të paktën i destinuar për një ndalesë të gjatë. Mateta vuan nga një problem i dukshëm në kërcin e gjurit, çka e bën të pashmangshëm një…

Source

❌