Vllaznia fiton super duelin ndaj Partizanit, vendos një gol i Kastratit
Vllaznia ka arritur një fitore të rëndësishme ndaj Partizanit, duke triumfuar minimalisht 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të të Kategorisë Superiore. Suksesi i shkodranëve i ngjit ata në krye të renditjes, duke e bërë edhe më interesante garën për titull. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Lirim Kastrati në minutën e 32-të, pas një aksioni të ndërtuar bukur me Sherif Kallakun.