Klodiana Lala: Ergys Agasi ndodhet në Durrës, policia nuk e arreston!
Klodiana Lala, gazetarja e mirënjohur investigative, ka deklaruar sonte në “Opinion” te Blendi Fevziu se i shumëkërkuari i SPAK, Ergys Agasi ndodhet në Durrës, pavarësisht se policia bën sikur e kërkon! Me tej gazetarja e njohur shtoi se nuk ka se si policia ta arrestojë, ndonëse ia di vendndodhjen, sepse 70 përqind e drejtuesve të policisë së Shtetit, janë emëruar nga Ergys Agasi!