50 milionë euro dhe dy futbollistë, PSG bën gati ofertën për Julian Alvarez
Emri i Julian Alvarez po kthehet gjithnjë e më shumë në qendër të vëmendjes së merkatos europiane, teksa vera e ardhshme pritet të sjellë zhvillime të mëdha për të ardhmen e sulmuesit argjentinas. Edhe pse sezoni aktual nuk ka qenë më i miri i tij në aspektin statistikor, me 11 gola në 29 ndeshje, interesimi për kartonin e tij nuk ka rënë, përkundrazi. Barcelona prej kohësh e konsideron Alvarez…