Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Hyri ilegalisht në Itali pasi e dëbuan, arrestohet sërish 42-vjeçari shqiptar –

✇27.al
By: 27

Një 42-vjeçar është riarrestuar nga karabinierët italianë, pasi kishte hyrë në vend ilegalisht, duke thyer urdhrin e gjykatës për dëbim 5-vjeçar.

Oficerët e hasën të dyshuarin brenda një mjeti ‘Mercedes Benz C-Class’. Efektivët të cilët ndodheshin në Morolo për një operacion parandalues kundër mashtrimit dhe krimeve kundër pronës, urdhëruan drejtuesin të ndalonte.

Brenda automjetit ndodhej pikërisht shqiptari, i cili me të parë karabinierët, u duk i dyshimtë dhe u përpoq të largohej fshehurazi. Oficerët iu afruan menjëherë, e urdhëruan të ndalonte dhe e ndaluan. Ai u dërgua në kazermat e Anagni-t për identifikim dhe për të verifikuar vendndodhjen e tij.

Hetimet e mëtejshme zbuluan se ai kishte qenë subjekt i një urdhri dëbimi pesëvjeçar me ndalim rihyrjeje në Itali. Ai u vu menjëherë në arrest shtëpiak.

Evropa do të përgjigjet e bashkuar –

✇27.al
By: 27

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri britanik Keir Starmer kanë reaguar pas deklaratave të ish-presidentit amerikan Donald Trump, i cili paralajmëroi vendosjen e tarifave ndaj disa vendeve evropiane për shkak të çështjes së Groenlandës.

Në një postim në rrjetet sociale, Macron theksoi se Franca është e përkushtuar ndaj sovranitetit dhe pavarësisë së kombeve, si në Evropë ashtu edhe më gjerë.

“Ky parim udhëheq zgjedhjet tona. Ai forcon lidhjen tonë me Kombet e Bashkuara dhe me Kartën e OKB-së,” u shpreh Macron.

Ai shtoi se mbi këtë bazë Franca mbështet dhe do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën, si dhe ka vendosur t’i bashkohet stërvitjes së udhëhequr nga Danimarka në Grenlandë.

“Ne e mbështesim këtë vendim, veçanërisht sepse lidhet me sigurinë në Arktik dhe në kufijtë e Evropës sonë,” deklaroi presidenti francez.

Nga ana tjetër, kryeministri britanik Sir Keir Starmer reagoi pasi Donald Trump shpjegoi planet për vendosjen e tarifave ndaj tetë vendeve evropiane, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar.

“Pozicioni ynë për Grenlandën është shumë i qartë – ajo është pjesë e Mbretërisë së Danimarkës dhe e ardhmja e saj është çështje e groenlandezëve dhe danezëve,” tha Starmer.

Ai theksoi gjithashtu se siguria në Arktik është një çështje me rëndësi për të gjithë NATO-n, duke shtuar se aleatët duhet të bashkëpunojnë më ngushtë për të adresuar kërcënimin rus në rajone të ndryshme të Arktikut.

Reagimi i Macron

Franca është e përkushtuar ndaj sovranitetit dhe pavarësisë së kombeve, në Evropë dhe kudo tjetër. Këto parime udhëheqin zgjedhjet tona. Ato janë baza e përkushtimit tonë ndaj Kombeve të Bashkuara dhe Kartës së tyre.

Në këtë frymë, ne e mbështesim dhe do të vazhdojmë ta mbështesim Ukrainën, si dhe kemi ndërtuar një koalicion vullnetarësh për një paqe të fortë dhe të qëndrueshme, për të mbrojtur këto parime dhe sigurinë tonë.

Po në këtë frymë kemi vendosur gjithashtu t’i bashkohemi stërvitjes së vendosur nga Danimarka në Groenlandë. E marrim këtë përgjegjësi, edhe sepse bëhet fjalë për sigurinë në Arktik dhe në skajet e Evropës sonë. Asnjë intimidim apo kërcënim nuk mund të na ndikojë, as në Ukrainë, as në Groenlandë, as kudo tjetër në botë, kur përballemi me situata të tilla.

Kërcënimet me tarifa janë të papranueshme dhe nuk kanë vend në këtë kontekst. Evropianët do t’u përgjigjen atyre në mënyrë të bashkuar dhe të koordinuar nëse do të konfirmohen. Ne do të dimë të mbrojmë sovranitetin evropian. Në këtë frymë do të zhvilloj bisedime me partnerët tanë evropianë.

Letra i është dërguar liderëve të 100 vendeve të botës –

✇27.al
By: 27

Edi Rama njoftoi sot i ekzaltuar se ka marrë një ftesë personale nga Presidenti amerikan Donald Trump, për të përfaqësuar Shqipërinë në Bordin e Paqes të ngritur për rindërtimin e Gazës.

Këshilltarja e Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Ilda Zhulali, ka bërë një shpjegim se çfarë është Bordi i Paqes, i ngritur për rindërtimin e Gazës.

Teksa ka postuar edhe një dokument, që pretendohet se është ftesa origjinale e Trump dhe përgjigja e Presidentit të Paraguait ndaj kësaj ftese, Zhulali shkruan se Presidenti i SHBA-së ka ftuar rreth 100 vende për t’u bërë pjesë e një koalicioni ndërkombëtar për zbatimin e planit të tij për paqen ne Gaza, ndër to edhe Shqipërinë.

Pra sipas Zhulalit, ftesa është e njëjtë për të gjitha vendet, pa përmendur emër specifik të ndonjë lideri.

Postimi i Zhulalit:

Çfarë është ftesa e Trump për Bordin e Paqes për Gazën?

Vitin e kaluar, Këshilli i Sigurimit të OKB, përmes Rezolutës 2803, ka miratuar Planin Gjithëpërfshirës për të Ndërprerë Konfliktin në Gaza, të paraqitur nga Presidenti i SHBA, Donald Trump.

Brenda këtij kuadri, po krijohet Bordi i Paqes dhe strukturat e tij, të cilat do të jenë përgjegjëse për sigurinë dhe rindërtimin e Gazës.

Më 16 janar 2026, Presidenti Trump, në cilësinë e themeluesit të Bordit të Paqes, u ka dërguar një letër presidentëve dhe kryeministrave të rreth 100 vendeve të botës, duke i ftuar për t’u bërë pjesë e këtij Bordi, duke miratuar Kartën e tij dhe caktuar një përfaqësues zyrtar që do të marrë pjesë në takimet që do të zhvillohen në kuadër të këtij koalicioni.

Thënë thjesht, Trump fton rreth 100 vende për t’u bërë pjesë e një koalicioni ndërkombëtar për zbatimin e planit të tij për paqen ne Gaza, ndër to edhe Shqipërinë.

Letra-ftesë është e njëjtë për të gjitha vendet.

Rama njoftoi se kishte marrë ftesë nga Trump, Zhulali nxjerr

Rama njoftoi se kishte marrë ftesë nga Trump, Zhulali nxjerr

Përmbysje e çmendur! Bayern shpartallon me 5 gola Leipzig dhe ecën i qetë drejt titullit kampion –

✇27.al
By: 27

Bayern München e nisi ndeshjen në Leipzig në mënyrë të vështirë, duke u gjendur nën presion që në minutat e para, por në fund shkëlqeu dhe mposhti ekipin vendas me rezultatin 5-1, duke shmangur humbjen e parë në Bundesliga këtë sezon.

Leipzig kaloi i pari në avantazh në minutën e 20-të me golin e Romulo, pas një aksioni nga krahët e mbrojtjes së Bayern. Në këtë pjesë, bavarezët vuajtën nga mungesa e disa mbrojtësve krahu si Laimer, Stanisic, Boey dhe Davies, ndërsa Kimmich filloi nga stoli.

Në pjesën e dytë, Bayern reagoi fuqishëm. Gnabry barazoi shifrat 1-1 në minutën e 50-të, duke shënuar golin e tij të 100-të në përfaqësimin me fanellën e klubit. Më pas, Kane kaloi Bayern në avantazh 2-1 në minutën e 67-të pas një gabimi të Baku. Goli i Tah në minutën e 83-të, Pavlovic në të 86-tën dhe Olise në minutën e 88-të vulosën fitoren e thellë 5-1.

Ndeshja nuk kaloi pa tensione: Goretzka u dëmtua pas një ndërhyrjeje të ashpër të Seiwald në minutën e 29-të dhe u largua pas pushimit të pjesës së parë me gju të lënduar.

Një lajm pozitiv për Bayern ishte rikthimi i Jamal Musialas, 22 vjeç, 196 ditë pas dëmtimit në këmbë, duke zëvendësuar Gnabry në minutën e 87-të dhe duke asistuar për golin e fundit të Olise.

Burnley i Brojës bën “mrekullinë” në Liverpool, nuk fal as Chelsea –

✇27.al
By: 27

Armando Broja luajti sot 74 minuta në sfidën kundër Liverpoolit, që u mbyll në barazim, 1-1.

Sulmuesi i Kombëtares kuqezi e ka blinduar tashmë vendin në formacionin e Burnley.

Ai u zëvendësua në pjesën e dytë të një ndeshjeje, ku nuk mundi të linte shenjën e tij.

Pavarësisht kësaj, e rëndësishme për Brojën është që po luan rregullisht me skuadrën e tij në Premier League.

Marsi po afron dhe Shqipëria ka nevojë ta ketë sulmuesin në formën më të mirë për Play-off-in e Botërorit kundër Polonisë.

Liverpool regjistron kështu barazimin e 4-t radhazi, duke lënë pikë të çmuara.

Wirtz kaloi kaloi skuadrën e Slot në avantazh në fundin e pjesës së parë, ndërsa më parë Szoboszlai kishte humbur një penallti.

Edwards barazoi shifrat në minutën e 65-të dhe gjithçka përfundoi me rezultatin 1-1.

“The Reds” rrezikojnë shumë tashmë të humbasin edhe vendin e 4-t.

Në ndeshjet e tjera të luajtura sot, Chelsea mundi 2-0 Brentford, me gola të Joao Pedro dhe Palmer me penallti. Londinezët rigjejnë fitoren pas disa javësh dhe ngjiten në kuotën e 34 pikëve, duke mbajtur vendin e 5-të.

Sunderland i Granit Xhakës ka mundur 2-1 Crystal Palace, ndërsa derbi i Londrës, Tottenham-West Ham, u mbyll 1-2.

Tensionohet situata në protestën e Lapajt para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve –

✇27.al
By: 27

Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” përpara kryeministrisë. Protestuesit kanë hedhur disa qese me miell, duke simbolizuar drogën, për të cilën akuzojnë qeverinë e kryeministrit Edi Rama.

Me flamuj e pankarta, ata i janë afruar efektivave të policisë duke thirrur për dorëheqjen e Ramës. Gjithashtu në një moment pati tensione edhe mes qytetarëve dhe policëve që tentuan të shkonin përtej gardhit të vendosur para godinës së kryeminitrisë.

“Ata vjedhin dhe ne përmbytemi në shtëpitë tona, ne shkojmë në spital dhe mungojnë ilacet dhe këta pinë verë nga 33 mijë euro. Që fëmijët tanë ikin nga ky vend se nuk e përballojnë dot jetën.

Në këto 12 vite Edi Rama dhe banda e tij ka menaxhuar më shumë se 80 miliarde euro, më thoni një spital rajonal që e kanë bërë si duhet, më thoni që e kanë bërë si duhet pagat, ku shkuan 80 miliarde.

Ata pritën që me dhunën barbare të 4 janarit ne të iknim, me shiun mbi kryet tona këto 2 javë ne të iknim, por ne nuk mund të ikim nga një betejë pa kthim, beteja për demokratizimin e atdheut.”– tha Lapaj.

Sot jemi në agun e fitores së sigurtë, do përballemi shesheve deri në largimin e Ramës –

✇27.al
By: 27

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në sheshe dhe rrugë, pasi askush nga jashtë nuk do të vijë në Shqipëri që të zgjidhë problemet tona. Gjatë fjalës në ‘Foltoren’ në Laprakë, Lideri i opozitës theksoi se zhvillimet e fundit ndërkombëtare kanë faktuar se lidhjet e qeverisë me krimin e organizuar dhe kartelet e drogës, e kthyen Shqipërinë në një problem për Europën dhe më gjerë.

Kryedemokrati gjithashtu tha se secili prej qytetarëve është 10 herë më i fortë, më trim dhe më i guximshëm se 100 hajdutë të qeverisë.

“Tani kemi ardhur në agun e fitores tonë.

Ky regjim që qëndron si kalbësirë në ato zyra, është faktuar se është një regjim krimi, se është një organizatë kriminale. Është faktuar se ka vjedhur dhe vjedh çdo ditë në mënyrë të paimagjinueshme paratë tuaja dhe pasuritë publike. Është faktuar se nuk njeh ligj, nuk njeh kushtetutë, nuk njeh normë, nuk njeh moral, nuk njeh standard.

Dhe ajo që është kryesore, është faktuar se boshti i të keqes i të gjitha të këqijave, i të gjitha këtyre të këqijave e ka emrin Edvin Droga, Edi Rama, Rama-duro. Është faktuar se krimi i organizuar nuk i lejon shqiptarët të votojnë. Është certifikuar. Është certifikuar se zgjedhjet në Shqipëri nuk zhvillohen midis partive, po midis shtetit, narkoshtetit dhe partive. Të gjitha këto janë faktuar tani. Tani e drejta është në anën tonë. Guximi është në anën tonë.

Ne jemi në prag të fitores. Dhe ne një lloj siç përmbysëm një diktaturë në vitin ’90, siç përzumë me vota ata që erdhën me rebelim në vitin ’97, do t’i përzëmë nga pushteti, të hapim rrugën e votës së lirë të qytetarëve, e fitores së opozitës. Kjo protestë që organizojmë ne, është e një rëndësie të jashtëzakonshme.

Miq, ju keni duruar shumë, keni sakrifikuar shumë, keni vuajtur shumë. Por sot ka shpresë. Sot kemi arritur ato që dy vite më parë nuk i mendonit. Sot e drejta është në anën tonë. Sot shpresa e vetme e shqiptarëve jemi ne, është Partia Demokratike.

Sot kërkohet sakrifica jonë. Por, në qoftë se kjo është e vërtetë për të gjithë shqiptarët, për qytetarët e Tiranës kjo është tre herë më e vërtetë. Kurrë ndonjëherë nuk keni patur në dorë për Tiranën dhe Shqipërinë më shumë se sa kësaj radhe.

Dhe unë kam besim se qytetarët e Tiranës do të jenë në krye të kësaj kryengritje paqësore që do fshijë nga faqja e dheut këtë regjim antishqiptar, kriminal, këtë regjim që qeveris me me metoda më të zeza, më kriminale.

Kryeministër që u çon dhe u hakeron kompjuterët prokurorëve, për të parë nëse nëse janë të shkrojtura aty krimet e tij. Nuk duhet të presim ne, nuk do presim ne që t’i na i zgjidh këto probleme as prokurori, as gjykatësi, askush nga jashtë. Do i zgjidhim vetë, do i zgjidhim vetë dhe ne nuk do lëshojmë në rastin më të afërt.

Ne do përballemi rrugëve të shesheve të Tiranës gjer në fitoren e Partisë Demokratike. Ju garantoj.

Ju garantoj se secili prej jush është dhjetë herë më i fortë, më trim, më i guximshëm se 100 hajdutë të qeverisë”, u shpreh Berisha.

Gardiania angleze kryen marrëdhënie intime me të burgosurin shqiptar brenda në qeli –

✇27.al
By: 27

Një punonjëse burgu në Angli është dënuar me burg pasi u kap duke kryer marrëdhënie seksuale me një të burgosur, ndërkohë që kamera e trupit që ajo mbante gjatë shërbimit ishte duke regjistruar.

Sipas The Sun, i burgosuri është një shtetas shqiptar, i identifikuar si Erion Nakdi, 42 vjeç, i dënuar për trafik droge. Gardiania, Rebecca Pinckard, 46 vjeçe, kishte pranuar më herët fajësinë për sjellje të pahijshme në një institucion publik në burgun HMP Highpoint, në Stradishall.

Ngjarja u zbulua pasi pamjet e kamerës së trupit treguan dyshen duke kryer akte intime brenda një dollapi shërbimi. Gjatë seancës gjyqësore u bë e ditur gjithashtu se Pinckard ishte paralajmëruar më parë për sjellje tepër të afërta me të burgosurit, përfshirë dhënien e tortave dhe ëmbëlsirave.

Si pasojë, Pinckard u dënua me 32 javë burg. Ndërkohë, Nakdi, i cili pranoi edhe posedimin e një telefoni celular brenda burgut, mori një dënim shtesë prej 10 muajsh, përveç dënimit ekzistues prej mbi 16 vitesh për trafikim të drogave të klasit A.

Në një vit ikin mbi 40 mijë vetë! Çdo person i arsimuar i kushton vendit rreth 14 mijë euro –

✇27.al
By: 27

Shkollohen, arsimohen dhe kur duhet të kontribuojnë në ekonominë e vendit, zgjedhin të largohen. Çdo shqiptar i aftë për punë që ikën, i kushton Shqipërisë 14 mijë euro.

Një studim për emigrimin e të rinjve në vendet e Ballkanit Perëndimor i realizuar nga “Fondacioni Westminster për Demokraci” tregon se çdo largim është një kosto e humbur për ekonominë e vendit tonë si në drejtim të arsimimit por dhe punësimit.

“Ky djalë apo vajzë derisa është bërë 26 vjet është rritur nga taksapaguesit shqiptarë. Nëse ka shkuar në shkollë ka shkuar nga taksat e shqiptare nëse ka patur nevojë shëndetësore ka shkuar në spitale ku taksapaguesit shqiptarë kanë paguar.

Kostoja tjetër e madhe është se këta të rinj largohen në moshën e punës, d.m.th kontributi i tyre si individë në moshën e punës është zero në atë drejtim”, thotë Arjan Gjonça, ekspert për emigracionin.

Studimi merr në analizë një mesatare prej 41 mijë e 700 persona në vit të larguar. Ndalur tek kostot e arsimit ato arrijnë deri në 500 milionë euro.

Shkollimi i një shqiptari në varësi të nivelit arsimor kushton 6 mijë euro për filloren, 9 mijë e 300 euro për shkollën e mesme, 18 mijë euro për studimet akademike dhe 32 mijë euro për studimet doktorale. 1 miliardë euro humbje.

“Nëse ne do marrim se PBB është midis 18-19 miliardë euro një llogaritje e thjeshtë e bërë nga kjo shifër në këtë studim, rreth 5-6% e GDP është humbje. Ajo rritja ekonomike e Shqipërisë do të ishte shumë më e madhe”, thotë Gjonça.

Përfitimi i vetëm i Shqipërisë nga të shqiptarët e larguar janë remitancat të cilat nuk përcaktohen si një tregues pozitiv i vendit.

Tarallakëve që duan të ma bëjnë “malore” paraburgimin, ua kujtoj se unë në mal kam lindur –

✇27.al
By: 27

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, duke folur për arrestimin e tij, tha se për të kuptuar kriminalizimin e drejtësisë dhe policisë nga Edi Rama duhet krahasuar rrëmbimi tij banditesk dhe arrestimi që iu bë ish-Presidentit Sarkozi.

Në një intervistë për Syri.Net, Meta tha se të gjithë të paraburgosurit e tjerë dalin dy herë jashtë në ditë, ndërsa ai është i vetmi që del vetëm një herë. Meta tha gjithashtu se të gjithë tarallakët që janë në garë për t’i bërë sa më “malore” paraburgimin dhe këtë proces absurd i falenderon pasi ai në mal ka lindur dhe nuk ka lënë mal pa ngjitur.

Pjesë nga intervista: 

Ju jeni prej 15 muajsh në qeli, si ndiheni dhe cila është perspektiva e procesit gjyqësor ndaj jush?

Çfarë t’ju lodh më shumë me të gjithë farsën gjyqësore kundër meje? Shikoni rrëmbimin tim banditesk dhe arrestimin që iu bë ish-Presidentit Sarkozi për të kuptuar kriminalizimin e drejtësisë dhe policisë nga Edi Rama. Edhe ne kemi të njëjtat ligje si Franca sepse Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut që mbizotëron mbi ligjet vendase është e njëjta edhe për Francën edhe për Shqipërinë.

Por po nuk “u pëlqeu” Franca le të kalojmë te krahasimi me Rusinë se si u arrestua Navalny në aeroport e madje u lejua të fliste me gazetarët.
Pastaj po të kalojmë te standardet e paraburgimit, Rusia na lë shumë pas.
Klikoni dhe do gjeni intervista të Navalny dhe Khodorkovsky dhënë për mediat nga burgjet.

Ndërsa këtu kërkesat e gazetarëve për intervista nuk marrin kurrë përgjigje.
Madje pse iu përgjigja tre pyetjeve të një gazetareje nga telefoni i burgut jam dënuar me izolim ekstrem. Të gjithë të paraburgosurit e tjerë dalin dy herë jashtë në ditë, ndërsa unë jam i vetmi që dal vetëm një herë. Por kjo nuk më nervozon aspak por veçse me forcon kujtesën për të kaluarën dhe më ndihmon për të shtuar largpamësinë për të ardhmen.

Ne mezi presim përfundimin e seancës paraprake që është zvarritur deri tani jo për shkakun tim dhe avokatëve të mi. Kam qenë dhe do jem vetë në çdo seancë sepse gjykimi në themel jo vetëm do të jetë i hapur për mediat, por edhe ne nuk do kemi asnjë pengesë ligjore për të bërë publike çdo manipulim dhe falsifikim që është bërë gjatë këtij procesi, që nga fillimi i hetimit para 8 viteve dhe deri sot.

Të gjithë tarallakët që janë në garë për të ma bërë mua sa më “malore” paraburgimin dhe këtë proces absurd i falenderoj pasi unë në mal kam lindur dhe nuk kam lënë mal pa ngjitur. Këtu në “suitën” Nr.5 faqet e mureve janë me fotot e majave të ngjitura nga unë të Jezercës, Korabit, Çikës, Shkëlzenit, etj.
Çdo ditë stërvitem me durim për ta rifilluar ngjitjen në Majën e Hekurave.

Në këto kushte të vështira, si e shikoni funksionimin e Partisë së Lirisë?

Natyrisht Partia e Lirisë është në gjendje lufte me këtë regjim pengmarrës.
Si një parti thellësisht patriotike ajo do ta bëjë këtë luftë pa kompromis me regjimin mafioz dhe bashkëpunëtorët e tij. Kauzat e Ilir Metës dhe Partisë së Lirisë janë ekzistenciale për të ardhmen e shqiptarëve në Shqipëri. Projekti i regjentit të Sorosit dhe Sinaloas është një Shqipëri me sa më pak shqiptarë.

Atyre u duhet territori, portet, aeroportet, fabrikat e kokainëd dhe tarifat për çdo ngarkesë droge që kalon përmes Shqipërisë. Ndërsa projekti ynë është ai i 5 Prioriteteve për 4 milion shqiptarë plus. Pra gjithçka për popullimin e Shqipërisë me shqiptarët, për mbështetjen e familjeve të reja, për arsimimin cilësor e bashkëkohor të fëmijëve tanë, gjithçka për mbështetjen r prodhimit bujqësor, ushqimor e industrial, gjithçka për shndërrimin e Shqipërisë në fuqi eksportuese. Edhe projektligjet që ka paraqitur dhe po paraqet grupi parlamentar i Partisë së Lirisë janë në shërbim të këtij programi.

Tarallakëve që duan të ma bëjnë “malore” paraburgimin ju kujtoj se unë në mal kam lindur –

✇27.al
By: 27

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, duke folur për arrestimin e tij, tha se për të kuptuar kriminalizimin e drejtësisë dhe policisë nga Edi Rama duhet krahasuar rrëmbimi tij banditesk dhe arrestimi që iu bë ish-Presidentit Sarkozi.

Në një intervistë për Syri.Net, Meta tha se të gjithë të paraburgosurit e tjerë dalin dy herë jashtë në ditë, ndërsa ai është i vetmi që del vetëm një herë. Meta tha gjithashtu se të gjithë tarallakët që janë në garë për t’i bërë sa më “malore” paraburgimin dhe këtë proces absurd i falenderon pasi ai në mal ka lindur dhe nuk ka lënë mal pa ngjitur.

Pjesë nga intervista: 

Ju jeni prej 15 muajsh në qeli, si ndiheni dhe cila është perspektiva e procesit gjyqësor ndaj jush?

Çfarë t’ju lodh më shumë me të gjithë farsën gjyqësore kundër meje? Shikoni rrëmbimin tim banditesk dhe arrestimin që iu bë ish-Presidentit Sarkozi për të kuptuar kriminalizimin e drejtësisë dhe policisë nga Edi Rama. Edhe ne kemi të njëjtat ligje si Franca sepse Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut që mbizotëron mbi ligjet vendase është e njëjta edhe për Francën edhe për Shqipërinë.

Por po nuk “u pëlqeu” Franca le të kalojmë te krahasimi me Rusinë se si u arrestua Navalny në aeroport e madje u lejua të fliste me gazetarët.
Pastaj po të kalojmë te standardet e paraburgimit, Rusia na lë shumë pas.
Klikoni dhe do gjeni intervista të Navalny dhe Khodorkovsky dhënë për mediat nga burgjet.

Ndërsa këtu kërkesat e gazetarëve për intervista nuk marrin kurrë përgjigje.
Madje pse iu përgjigja tre pyetjeve të një gazetareje nga telefoni i burgut jam dënuar me izolim ekstrem. Të gjithë të paraburgosurit e tjerë dalin dy herë jashtë në ditë, ndërsa unë jam i vetmi që dal vetëm një herë. Por kjo nuk më nervozon aspak por veçse me forcon kujtesën për të kaluarën dhe më ndihmon për të shtuar largpamësinë për të ardhmen.

Ne mezi presim përfundimin e seancës paraprake që është zvarritur deri tani jo për shkakun tim dhe avokatëve të mi. Kam qenë dhe do jem vetë në çdo seancë sepse gjykimi në themel jo vetëm do të jetë i hapur për mediat, por edhe ne nuk do kemi asnjë pengesë ligjore për të bërë publike çdo manipulim dhe falsifikim që është bërë gjatë këtij procesi, që nga fillimi i hetimit para 8 viteve dhe deri sot.

Të gjithë tarallakët që janë në garë për të ma bërë mua sa më “malore” paraburgimin dhe këtë proces absurd i falenderoj pasi unë në mal kam lindur dhe nuk kam lënë mal pa ngjitur. Këtu në “suitën” Nr.5 faqet e mureve janë me fotot e majave të ngjitura nga unë të Jezercës, Korabit, Çikës, Shkëlzenit, etj.
Çdo ditë stërvitem me durim për ta rifilluar ngjitjen në Majën e Hekurave.

Në këto kushte të vështira, si e shikoni funksionimin e Partisë së Lirisë?

Natyrisht Partia e Lirisë është në gjendje lufte me këtë regjim pengmarrës.
Si një parti thellësisht patriotike ajo do ta bëjë këtë luftë pa kompromis me regjimin mafioz dhe bashkëpunëtorët e tij. Kauzat e Ilir Metës dhe Partisë së Lirisë janë ekzistenciale për të ardhmen e shqiptarëve në Shqipëri. Projekti i regjentit të Sorosit dhe Sinaloas është një Shqipëri me sa më pak shqiptarë.

Atyre u duhet territori, portet, aeroportet, fabrikat e kokainëd dhe tarifat për çdo ngarkesë droge që kalon përmes Shqipërisë. Ndërsa projekti ynë është ai i 5 Prioriteteve për 4 milion shqiptarë plus. Pra gjithçka për popullimin e Shqipërisë me shqiptarët, për mbështetjen e familjeve të reja, për arsimimin cilësor e bashkëkohor të fëmijëve tanë, gjithçka për mbështetjen r prodhimit bujqësor, ushqimor e industrial, gjithçka për shndërrimin e Shqipërisë në fuqi eksportuese. Edhe projektligjet që ka paraqitur dhe po paraqet grupi parlamentar i Partisë së Lirisë janë në shërbim të këtij programi.

Përplasja për Groenlandën,Trump vendos tarifa ndaj shteteve europiane –

✇27.al
By: 27

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar vendosjen e një pakete të re tarifash ndaj një sërë vendesh që eksportojnë mallra në SHBA, të cilat do të hyjnë në fuqi më 1 shkurt.

Trump thotë se këto tarifa do të mbeten në fuqi deri “në momentin kur të arrihet një marrëveshje për blerjen e plotë dhe totale të Groenlandës” nga Shtetet e Bashkuara.

Duke shkruar në rrjetet sociale, Trump thekson se vende si Danimarka, Norvegjia, Suedia, Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Holanda dhe Finlanda do të “tarifohen me 10%” për “çdo lloj malli” që dërgojnë në SHBA.

Sipas tij, nga 1 qershori kjo tarifë do të rritet në 25%, shkruan Trump në platformën Truth Social.

Tarifat janë taksa mbi mallrat e importuara dhe zakonisht paguhen ndaj qeverisë nga kompanitë që sjellin produkte të huaja në vend.

Në postim në Truth Social, Trump thotë se SHBA-ja ka subvencionuar Danimarkën dhe Bashkimin Europian për shumë vite, duke mos u vendosur tarifa doganore.

Presidenti shton se pas shekujsh “është koha që Danimarka të japë diçka mbrapsht”.

“Paqja botërore është në rrezik! Kina dëshiron Groenlandën dhe Danimarka s’mund të bëjë asgjë për këtë”, shkruan Trump, duke pretenduar se Groenlanda mbrohet vetëm nga dy slita me qen.

Ai vijon duke thënë se Danimarka, Norvegjia, Suedia, Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Holanda dhe Finlanda “kanë udhëtuar drejt Groenlandës për qëllime të panjohura” dhe se po luajnë një “lojë shumë të rrezikshme”.

“Duhet të merren masa të forta që kjo situatë potencialisht e rrezikshme të përfundojë shpejt dhe pa asnjë dyshim”, shton Trump.

Po përgatitet tjetërsimi i pronave në zonat turistike të Veriut –

✇27.al
By: 27

Nisma më e fundit e qeverisë, e quajtur ‘Paketa e Maleve’, është vënë në shënjestër të kritikave nga opozita, e cila e cilëson atë jo si një projekt zhvillimor, por si një mekanizëm grabitqar për tjetërsimin e pronave.

Deputeti i PD-së Bardh Spahia, duke analizuar krijimin e grupit të përbashkët të punës qeveri-bashki për këtë paketë, vuri në dukje një detaj shqetësues: përzgjedhjen e kryebashkiakëve që aktualisht janë nën hetim nga SPAK, si Benet Beci i Shkodrës dhe Majlinda Bufi e Roskovecit, për të drejtuar këtë proces.

‘Dy mjeshtrat e aferave korruptive janë zgjidhja ideale për këtë plan,’ ironizoi Spahia, duke shtuar se përfshirja e tyre sinjalizon qëllimet e vërteta të projektit. Sipas tij, Paketa e Maleve synon t’u marrë tokën banorëve autoktonë të zonave malore për t’ia kaluar investitorëve të ashtuquajtur strategjikë, të cilët shpesh janë vënë aty për interesa klienteliste dhe pastrim parash. Ai denoncoi faktin se aplikimet për këtë paketë janë bërë edhe për zona që nuk janë fare malore, duke treguar mungesën e seriozitetit dhe transparencës.

Spahia solli shembullin e dhimbshëm të Thethit, ku pas thirrjeve të qeverisë për emigrantët që të kthehen dhe të investojnë kursimet e tyre në turizëm, shteti ndërhyri brutalisht duke u rrënuar investimet në kulmin e sezonit turistik. ‘Kjo shkaktoi një plagë sociale të paimagjinueshme. Pasi banorët harxhuan kursimet e viteve dhe u futën në borxhe, shteti ua shkatërroi gjithçka,’ u shpreh Spahia.

Inter mposht edhe Udinesen! Milan, Napoli dhe Juve e shikojnë kreun me “dylbi” –

✇27.al
By: 27

Interi ka rritur përkohësisht në gjashtë pikë avantazhin në krye të Serie A, pas fitores minimale 1-0 në transfertë ndaj Udineses, duke regjistruar triumfin e katërt në pesë përballjet e fundit në fushën e këtij kundërshtari.

Me një ndeshje të madhe të Ligës së Kampionëve kundër Arsenalit që po afrohet në mesjavë, trajneri Cristian Chivu vendosi të bëjë disa ndryshime në formacionin titullar. Pavarësisht rotacionit, Interi e nisi takimin me ritëm të lartë. Lautaro Martínez dhe Federico Dimarco iu afruan golit që në pesë minutat e para, ndërsa goli nuk vonoi të vinte.

Në mesin e pjesës së parë, një pasim i fortë nga thellësia i Piotr Zielińskit gjeti Francesco Pio Espositon, i cili asistoi saktë për Lautaro Martínez.

Sulmuesi argjentinas mbajti larg mbrojtësit dhe dërgoi topin në cepin e portës me pjesën e jashtme të këmbës së djathtë, duke i dhënë fund një serie prej tre ndeshjesh pa gol në kampionat.

Duke qenë se Udinese kishte barazuar dy ndeshjet e fundit në shtëpi pasi kishte pësuar golin e parë, Inter nuk uli ritmin. Martínez dhe Dimarco bashkëpunuan sërish për një rast tjetër rreth minutës së 30-të, por gjuajtja e ulët e mbrojtësit të krahut u ndal nga portieri Maduka Okoye.

Nga ana tjetër, vendasit krijuan pak rrezik, ndërsa Yann Sommer u detyrua të ndërhyjë vetëm për të ndalur një goditje nga distanca të Keinan Davis.

Edhe pas pushimit, skuadra e drejtuar nga Kosta Runjaić e pati të vështirë të ndryshonte rrjedhën e lojës.

Okoye shpëtoi portën nga një goditje e Henrikh Mkhitaryan nga kënd i ngushtë, ndërsa një tjetër gol i Dimarcos u anulua për pozicion jashtë loje në ndërtimin e aksionit. Pakënaqësia e tifozëve vendas u shtua rreth 20 minuta nga fundi, kur Carlos Augusto u ndëshkua vetëm me karton të verdhë për një ndërhyrje të vonë, ndonëse ishte mbrojtësi i fundit i Interit.

Në minutat e fundit, Udinese mbajti më shumë topin, por pa arritur të rrezikojë seriozisht portën e Sommerit.

Inter, pa u vënë realisht në vështirësi, siguroi fitoren e gjashtë radhazi në transfertë, duke forcuar pozitat në garën për titullin kampion.

Tashmë, diferenca ndaj Milanit ka shkuar në 6 pikë, 9 kundër Napolit dhe 10 me Juventusin, pavarësisht se kuqezinjt, napoletanët dhe bardhezinjt kanë një ndeshje më pak.

Ndërkohë, Udinese ka fituar vetëm një nga gjashtë ndeshjet e fundit dhe gjithnjë e më shumë po projektohet drejt një sezoni të qetë në mesin e tabelës.

Mashtrimi me call centera! Shpallen në kërkim 3 vëllezërit, akuzohen si organizatorët e kësaj skeme (Emrat) –

✇27.al
By: 27

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me kontrollet e zhvilluara nga SPAK në lidhje me Call Centerat në Tiranë.

Mësohet se janë arrestuar 10 persona, ndërsa janë shpallur në kërkim nga SPAK, 3 vëllezërit, Alfred, Agim dhe Arjan Prekaj, ku njëri prej tyre, Alfred Prekaj rezulton pronar i kompanisë “Balkanspro” me objekt call Center, Telemarketing.

Sipas burimeve, nga kontrollet janë zbuluar disa prova materiale, ndërsa ato po vijojnë edhe sot, bashkë me marrjen në pyetje të disa personave të lidhur me çështjen.

Deri tani mësohet se 10 persona janë arrestuar, si të dyshuar si operatorë të call-center-ave.

Prej mbrëmjes së djeshme, SPAK dhe oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë kryer rreth 33 kontrolle në disa zona të Tiranës, si pjesë e nisjes së një hetimi për mashtrime përmes call-center-ave.

Burime pranë SPAK konfirmuan se kontrollet janë kryer në zonat e Saukut, Astirit, Freskut, Laprakës, si dhe në qendrën e biznesit “4Ever Green ToWer”, e cila ndodhet përballë Kishës Ortodokse në qendër të kryeqytetit.

La gjurmë, do të kujtohet gjatë –

✇27.al
By: 27

Presidenti i Fiorentinës ndërroi jetë ditën e sotme. Rocco Commisso mbylli sytë përgjithmonë në moshën 76-vjeçare, duke lënë shumë dhimbje pas.

Për ndarjen e tij nga jeta ka reaguar edhe Armand Duka. Kreu i FSHF-së ka shpehur ngushëllimet e tij nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ndërsa shkruan se ka gjurmë në futboll dhe do të kujtohet gjatë.

“Me hidhërim të thellë mësova lajmin për ndarjen nga jeta të Rocco Commisso, një figure të respektuar dhe një kontribuesi të jashtëzakonshëm në futbollin europian.

Integriteti, vizioni dhe energjia e tij në drejtimin e Fiorentinës lanë gjurmë të qarta dhe do të kujtohen gjatë.

I shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjes së tij dhe gjithë komunitetit të Fiorentinës”, ka shkruar Duka.

Grabitje makinash dhe trafik kokaine, arrestohet 55-vjeçari shqiptar në Itali –

✇27.al
By: 27

Një 55-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane për akuzat e grabitjes dhe trafikut të drogës.

I dyshuari u pa duke u fshehur në mënyrë të dyshimtë midis makinave të parkuara, duke mbajtur dy çelësa, sikur po shqyrtonte me kujdes brendësinë e automjeteve, me qëllim grabitjen e tyre.

Kjo sjellje nuk kaloi pa u vënë re nga oficerët, të cilët po kryenin patrullime rutinë në Brescia ditët e fundit. 55-vjeçari me qëndrim të ligjshëm në Itali, por i njohur tashmë për forcat e rendit për disa precedentë penalë, u pa në Via Duca degli Abruzzi.

Që në momentet e para, 55-vjeçari u duk nervoz dhe jo bashkëpunues, duke u përpjekur të fshihte diçka nën rroba. Kur u pyet për shpjegime, ai u përpoq të justifikonte posedimin e çelësave duke pretenduar se po riparonte biçikletën e tij në oborrin e shtëpisë, një version që, megjithatë, nuk i bindi oficerët.

Gjatë një kontrolli personal, doli në pah natyra e vërtetë e aktivitetit të burrit: 21 pako me kokainë, gati për shitje, u gjetën brenda portofolit të tij, së bashku me një shumë parash në prerje të vogla, që besohet të jenë të ardhurat nga trafikimi i drogës.

Duke pasur parasysh të dhënat kriminale të autorit të krimit, policia vendosi ta zgjeronte kontrollin edhe në shtëpinë e tij. Kontrolli i shtëpisë konfirmoi dyshimet e tyre: brenda apartamentit u gjetën kanabis, një peshore precize dhe materiale për paketimin e drogës.

Një shumë tjetër parash që tejkalonte 6,000 euro u gjet gjithashtu në një kuti të fshehur në një raft në dhomën e ndenjes, e cila gjithashtu besohet të jetë e lidhur me trafikun e drogës. I gjithë materiali i gjetur u sekuestrua menjëherë.

I shoqëruar në selinë e policisë, trafikanti i drogës u arrestua pas hetimeve gjyqësore me akuzën e posedimit me qëllim shpërndarjen e narkotikëve dhe iu dorëzua Prokurorisë Publike në pritje të gjyqit, informon media italiane.

Shefi i Policisë së Brescias, Paolo Sartori, urdhëroi revokimin e lejes së qëndrimit të 55-vjeçarit, gjë që do të lejojë fillimin e procedurave për dëbimin e tij nga Italia.

Derbi anglez i takon Manchester United, “Djajtë e kuq” dominojnë mbi Cityn –

✇27.al
By: 27

Derbi i Manchesterit ka përfunduar me fitoren e Manchester United. “Djajtë” kanë mposhtur në “Old Trafford” me rezultatin 3-0 rivalin e tyre të përjetshëm, Manchester City.

Një ndeshje mjaft e luftuar dhe shumë emocionuese mes rivalëve të Manchesterit, ku nuk munguan as golat e anuluar. Në pjesën e parë, vendasit gjetën 2 herë rrugën e rrjetës me anë të Diallos 34’ dhe Fernandes 41’, por të dy u anuluan për pozicione jashtë loje të “Djajve”.

Por goli i 3-të dhe i vërtetë për United do të vinte në pjesën e dytë. Në minutën e 65-të të sfidës, Bryan Mbeumo mposhti portierin e Cityt për t’i thënë avantazhin ekipit të tij. Ekipi i Michael Carrick nuk u ndal me kaq, pasi mundi të dyfishonte shifrat me anë të Patrick Dorgu në minutën e 76-të.

E kur mendohej se sfida do të mbyllej, United gjeti edhe një tjetër gol. Këtë herë tundi rrjetën Mason Mount në minutën e 90+2 të përballjes, por sërish nuk do të ishte i vlefshëm, pasi do të anulohej, por gjithsesi bëri që City të largohej “kokë ulur” nga “Old Traffod”.

Për United kjo fitore ishte shumë e rëndësishme, pasi “Djajtë” u rikthyen te fitorja pas 3 barazimeve, ndërsa City është sfida e 4-të rresht që nuk triumfon në kampionat. Pas kësaj sfide United ngjitet në kuotën e 35 pikëve dhe ndodhen në vendin e 4-të, ndërsa ekipi i Pep Guardiolës mbeten në vendin e dytë me 43 pikë.

 

Aksident tragjik në Palasë! Fadroma godet për vdekje punëtorin në kantierin e ndërtimit –

✇27.al
By: 27

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë të shtunë në Vlorë, në zonën e Palasës.

Një fadromë ka goditur për vdekje një punëtor, teksa ishte duke punuar në një kantier ndërtimi.

Nuk dihet ende identiteti i viktimës, kujt firme i përket fadroma apo rrethanat se si ka ndodhur aksidenti.

Ndërkohë, policia thuhet se ndodhet në vendin e ngjarjes por deri më tani nuk ka asnjë reagim lidhur me rastin.

❌