Kreu i Grupit Parlamentar tĂ« PartisĂ« Demokratike hodhi akuza ndaj Kuvendit duke thĂ«nĂ« se Ă«shtĂ« kthyer nĂ« njĂ« âbunkerâ, duke mbrojtur Belinda Ballukun, pavarĂ«sisht se SPAK ka kĂ«rkuar arrestimin e saj.
Në fjalën e tij në Kuvend, Bardhi theksoi se zëvendës kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë akuzohet dhe është nën hetim për 11 procedura tenderuese dhe koncesione që kapin vlerën e 1.1 miliardë eurove, por ajo vazhdon të qëndrojë në detyrë sikur nuk ka ndodhur asgjë.
Sipas tij, këto janë prova të paraqitura nga SPAK në dosjen që ka depozituar në Kuvend, dhe jo sajesa të opozitës, siç pretendon maxhoranca për të justifikuar vjedhjet që ka bërë zëvendës kryeministrja.
Fjala e plotë:
Të nderuar qytetarë!
Ka momente kur një Parlament nuk dështon nga fjalët që thotë, por sepse hesht atëherë kur duhet të flasë.
Dhe sot, ky parlament po nis punën në këtë heshtje të qëllimshme, që ka një funksion të vetëm: të mbrojë pushtetin nga drejtësia.
Sot kemi një maxhorancë të ngritur mbi paratë e pista të korrupsionit dhe karteleve të drogës, që, në vend të detyrës, ka zgjedhur frikën. Në vend të ligjit, ka zgjedhur nënshtrimin ndaj Kryeministrit.
Prandaj sot, ne nuk po hapim thjesht një sesion të ri parlamentar. Sot po përballemi me një pyetje shumë më të madhe: a është Kuvendi i Republikës së Shqipërisë një institucion i ligjit apo një mburojë politike për korrupsionin dhe kundër drejtësisë?
Që prej 19 Dhjetorit, ky Parlament kishte një detyrim shumë të qartë, shumë të thjeshtë. Të panegociueshëm! Të painterpretueshëm: Duhej të vendoste pa vonesë për pranimin ose refuzimin e kërkesës së SPAK-ut për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut!
Thënë më pak fjalë: ky Kuvend kishte një detyrë të vetme: të mos i fshihej drejtësisë.
Por, parlamenti dështoi ta përmbushë këtë detyrim!
Zëvendëskryeministrja e pandehur vazhdon detyrën normalisht, e akuzuar dhe nën hetim aktiv për 11 tendera prej 1.1 miliardë euro.
Të gjithë në shkelje të ligjit.
Të gjithë të paracaktuar! Herë nga Belinda Balluku. Herë nga Edi Rama.
Janë 16 mijë faqe në dosjen e SPAK-ut.
Nuk janë deklarata politike të opozitës.
Nuk janë sajesa të opozitës.
Janë 16 mijë faqe prova të korrupsionit nga maja deri në themelet e qeverisjes. Janë fotografia reale e një qeverie të kalbur, më e korruptuara dhe më e padenja në Europë.
Bazuar mbi kĂ«tĂ« dosje, kĂ«rkesa jonĂ« e pĂ«rsĂ«ritur ishte vetĂ«m njĂ«: Mbledhja e KĂ«shillit tĂ« Mandateve pĂ«r tâi hapur rrugĂ« Parlamentit pĂ«r tĂ« vendosur mbi kĂ«rkesĂ«n e SPAK-ut.
Asgjë më shumë.
Asgjë më pak.
Në respekt të Rregullores, ne e kërkuam këtë mbledhje 5 herë, por Kryetari i Kuvendit nuk u përgjigj. Nuk caktoi datë. Nuk dha shpjegim.
Ai thjesht heshti!
Jo sepse ligji ishte i paqartë, por sepse Kryeministri kishte shpallur fermanin e bllokimit të Parlamentit, injorimit të kërkesës së SPAK-ut dhe pengimit të drejtësisë.
Përballë 16 mijë faqeve prova të korrupsionit, Niko Peleshi, për turpin e tij, zgjodhi heshtjen. Shkeljen e ligjit. Zbatimin e urdhrit politik.
Me këto akte të rënda kundër interesit publik, është shumë e qartë se ky Kuvend sot nuk po hap një sesion të ri. Ky Kuvend po blen kohë kundër drejtësisë, për të mbrojtur korrupsionin në nivelet më të larta të qeverisjes.
Dhe, kur një Parlament shërben kokëulur për të blerë kohë kundër drejtësisë, ai nuk shkel vetëm ligjin. Ai tradhton besimin e qytetarëve.
Turp zoti Kryetar!
Të nderuar qytetarë!
Një Kryetar Kuvendi ka vetëm një detyrë:
tâi shĂ«rbejĂ« Ligjit, jo Kryeministrit.
Por sot, ky institucion nuk drejtohet mĂ« nga Ligji, por nga interesi personal i Kryeministrit pĂ«r tâi shpĂ«tuar drejtĂ«sisĂ«.
Dhe kur Kryetari i Kuvendit:
nuk përgjigjet ndaj kërkesave zyrtare të deputetëve,
nuk cakton mbledhjet që rregullorja e detyron
mbyll dyert e Kuvendit
dhe hesht pikërisht aty ku ligji kërkon veprim, heshtja e tij është shndërruar në mburojë politike.
Jo për qytetarët.
Jo për Kuvendin.
Por për Kryeministrin dhe korrupsionin që ai po mbron.
Le ta themi qartë, pa metafora: Ky Kuvend është kthyer në bunker të korrupsionit. Jo sepse mungojnë provat, por sepse këtu bllokohet drejtësia me urdhër të kryeministrit.
Zoti Kryetar,
Ju nuk jeni betuar pĂ«r tĂ« mbrojtur qeverinĂ« nga drejtĂ«sia. Jeni betuar pĂ«r tâi shĂ«rbyer ligjit. Dhe sot, pĂ«r fat tĂ« keq, keni zgjedhur tĂ« bĂ«ni tĂ« kundĂ«rtĂ«n.
Sot nuk keni mbrojtur Kushtetutën. E keni vënë atë në shërbim të një kodi tjetër: kodit të korrupsionit dhe të mafies politike, të përfaqësuar nga Edi Rama, Belinda Balluku dhe Ergys Agasi.
Përpara se të përballeni personalisht me drejtësinë për shpërdorim detyre, kthehuni një çast pas në kohë dhe aty do të gjeni se ky Kuvend ka njohur edhe shembuj të integritetit moral.
Ka pasur socialistë të ndershëm, që nuk iu nënshtruan vendimeve mafioze. Ata zgjodhën dorëheqjen në vend të turpit.
âE jap dorĂ«heqjen pĂ«r tĂ« mbrojtur nĂ« mĂ«nyrĂ«n mĂ« modeste dinjitetin e Kuvendit dhe pĂ«r tĂ« shmangur çdo rrezik tĂ« krizĂ«s midis institucioneveâ. KĂ«to fjalĂ« tĂ« njĂ« ish-kryetari socialist tĂ« Kuvendit 24 vite mĂ« parĂ« mund tâju shĂ«rbejnĂ« ju sot pĂ«r tĂ« kuptuar ndryshimin mes integritetit dhe nĂ«nshtrimit. Mes shĂ«rbimit ndaj ligjit dhe shĂ«rbimit ndaj kryeministrit.
Por zoti Kryetar, nuk kam asnjë iluzion. As ju, as shumë prej kolegëve të partisë suaj, nuk mund të jeni të tillë, sepse integriteti kërkon pavarësi, kërkon liri. Ju nuk keni as njërën, as tjetrën.
PĂ«r tĂ« mbrojtur karrigen tuaj, ju keni zgjedhur tâi nĂ«nshtroheni paligjshmĂ«risĂ« sĂ« diktuar nga Edi Rama dhe Belinda Balluku kundĂ«r SPAK-ut, nĂ« mbrojtje tĂ« korrupsionit.
Keni 13 vjet që po përpiqeni me çdo mënyrë të na impononi këtë paligjshmëri si normalitet. Korrupsionin si reformë. Propagandën si integrim. Kontrollin si drejtësi. Por ne jemi këtu për ta refuzuar këtë normalitet të rremë.
Sepse asgjë nuk është normale në një vend ku Parlamenti bllokohet me qëllim, ku ligji shkelet për të mbrojtur korrupsionin dhe ku drejtësia sulmohet sa herë që prek pushtetin.
Dhe e keqja është se asgjë nuk ndodh rastësisht. Pas çdo bllokimi, pas çdo paligjshmërie, pas çdo sulmi ndaj drejtësisë, qëndron Edi Rama me modelin e tij antidemonokratik të ushtrimit personal të pushtetit.
Ky nuk Ă«shtĂ« thjesht njĂ« KryeministĂ«r qĂ« toleron korrupsionin. ĂshtĂ« njĂ« KryeministĂ«r qĂ« e orienton, e mbron dhe e pĂ«rdor korrupsionin si mjet qeverisjeje.
Korrupsioni këto 13 vjet nuk është aksident.
ĂshtĂ« mĂ«nyra se si merren vendimet nga qeveria e Edi RamĂ«s.
ĂshtĂ« mĂ«nyra se si shpĂ«rndahen paratĂ« publike.
ĂshtĂ« mĂ«nyra se si mbahet pushteti.
Korrupsioni është vetë sistemi.
Dhe ky korrupsion nuk është abstrakt. Nuk është statistikë. Nuk është debat televiziv. Nuk janë as ca letra në dosjet e SPAK-ut, sado të rëndësishme të jenë ato. Korrupsioni prek jetën e përditshme të çdo qytetari. Korrupsioni ka fytyrë. Ka kosto. Ka pasoja.
Ai është çmimi i jetesës që shtrenjtohet çdo ditë, sepse konkurrenca vritet.
ĂshtĂ« paga qĂ« nuk mjafton, sepse paratĂ« shkojnĂ« tek klientĂ«t dhe qokat pĂ«r influencĂ« tĂ« kryeministrit.
ĂshtĂ« spitali pa ilaçe dhe shkolla pa dinjitet dhe cilĂ«si, sepse fondet devijohen drejt aferave.
ĂshtĂ« biznesi i ndershĂ«m qĂ« falimenton, sepse tenderat janĂ« tĂ« paracaktuar.
ĂshtĂ« emigrimi i tĂ« rinjve dhe i profesionistĂ«ve, sepse sistemi i korrupsionit nĂ«n sundimin e Edi RamĂ«s u mbyll dyert dhe u vret çdo shpresĂ«.
Prandaj, sot, problemi i këtij vendi nuk është një vendim i vetëm, një zyrtar i vetëm apo një institucion i vetëm.
Problemi është një Kryeministër që ka kthyer paligjshmërinë në sistem dhe sistemin në mburojë personale.
Problemi është një Kryeministër që ka sundon mbi ligjin, mbi Parlamentin dhe mbi drejtësinë.
Kjo është arsyeja pse drejtësia sulmohet sa herë që i afrohet Edi Ramës.
Kjo është arsyeja pse Parlamenti bllokohet dhe hesht sa herë që ligji kërkon veprim.
Kjo Ă«shtĂ« arsyeja pse kushdo qĂ« i thotĂ« âjoâ sistemit tĂ« neveritshĂ«m tĂ« Edi RamĂ«s, shtypet, izolohet, diskreditohet ose detyrohet tĂ« largohet.
Megjithatë, akoma ka një gjë që ky pushtet nuk e kontrollon dot: opozitën dhe ndërgjegjen qytetare.
Ne nuk jemi këtu për të pranuar fatin që na cakton Edi Rama.
Nuk jemi këtu për të heshtur.
Nuk jemi kĂ«tu pĂ«r tâu mĂ«suar me padrejtĂ«sinĂ«.
Nuk jemi këtu për të pranuar që Shqipëria të qeveriset nga frika.
Ne jemi këtu për ta refuzuar këtë farsë të demokracisë.
Për të thënë se ligji është mbi pushtetin.
Se Parlamenti nuk është bunker i korrupsionit dhe karteleve të drogës.
Se Shqipëria nuk është pronë private e askujt.
Dhe se shqiptarët meritojnë të udhëhiqen nga një qeveri e pakorruptuar!
Prandaj, kjo betejë do të vazhdojë me qytetarët.
Me ata që paguajnë çdo ditë çmimin e korrupsionit.
Me ata qĂ« duan njĂ« vend normal, qĂ« tâu shĂ«rbejĂ« atyre, jo pushtetit tĂ« njĂ« njeriu.
Do reagojmë jo thjesht kundër një personi, por kundër një modeli që vjedh, që shtyp dhe që zhbën të ardhmen.
Ne do të duhet të përballemi me një sistem, ku Kryeministri vendos:
kush hetohet,
kush mbrohet,
kush fiton,
dhe kush hesht.
Përballë këtij sistemi, opozita ka vetëm një rrugë: qëndresën.
Korrupsioni varfëron, papunësia dëbon dhe padrejtësia mbyll çdo derë.
Kjo betejë nuk fitohet me heshtje, por me kurajë.
Të nderuar qytetarë!
Me nisjen e këtij sesioni të ri, ky Parlament po përpiqet të vazhdojë si zakonisht.
Por asgjë nuk ka për të qenë më si zakonisht.
Të dashur qytetarë,
Ju duhet të reagoni jo për një parti. Jo për një emër, por për dinjitetin tuaj, për demokracinë, për jetën tuaj.
Ftesa ime e sinqertë për çdo qytetar shqiptar që nuk i do fëmijët e vet emigrantë është të mos qendrojnë spektatorë të kapjes së shtetit nga korrupsioni dhe kartelet e drogës. Sot është koha që çdo prind të bëhet aktor i ndryshimit.
Sepse liritë dhe të drejtat nuk dhurohen.
Ato fitohen dhe mbrohen.
Sepse Shqipëria nuk mund të jetë një vend ku të ndershmit humbasin dhe të korruptuarit fitojnë.
Sepse një shoqëri nuk shkatërrohet kur gënjehet. Një shoqëri dhe një vend shkatërrohet kur mësohet të jetojë me gënjeshtrën.
Sepse një shoqëri pa barazi para ligjit nuk ka të ardhme!
Ju faleminderit!