Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

SPAK kërkon ta arrestojë, Gjykata Kushtetuese merr sot vendimin për Belinda Ballukun –

✇27.al
By: 27

Në Gjykatën Kushtetuese  zhvillohet sot seancë në lidhje me masën e sigurisë të vendosur ndaj zëvendës kryeministres Belinda Balluku, “pezullimi i ushtrimit të detyrës publike”, vendim i marrë nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion.

Seanca nis në orën 10:00 dhe mbahet pas ankimimit të kryeministrit Rama, i cili pretendon se me vendimin e pezullimit të Ballukut, gjykata ka shkelur kompetencat e tij si kryeministër.

Rama e ka justifikuar ankimin në Kushtetuese si një betejë për pavarësinë e pushtetit ekzekutiv dhe mbrojtjen e kompetencave kryeministrore.

Gjykata e Posaçme vendosi që ta pezullonte Ballukun nga detyra dhe të ndalonte udhëtimin jashtë vendit, duke i bllokuar pasaportën, pasi ajo u mor e pandehur për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera.

Ndërkohë vendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese do të vijë në një kohë kur SPAK ka dorëzuar në Kuvend edhe kërkesën për autorizim për arrestimin e Ballukut. Kjo lëvizje e SPAK erdhi menjëherë pasi Kushtetuesja e ktheu Ballukun në detyrë, ndërsa mbledhja e radhës e Këshillit të Mandateve është më datë 28 janar.

Balluku akuzohet se ka manipuluar dy tendera me vlerë 210 milionë euro, së bashku me vartësit e saj më të ngushtë, Evis Berberi, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, duke favorizuar kompanitë fituese, ndërsa akuzave u është shtuar edhe shkelje e barazisë me tendera në Unazën e Madhe.

500 mln euro për e-qeverisjen, por sistemi nuk punon! Kush mban përgjegjësi për kostot? –

✇27.al
By: 27

Numri i punonjësve dhe fondet për administratën publike janë rritur në rekorde historike në 2025. Paralelisht, qeveria po rrit me shpejtësi financimet për qeverisjen digjitale, por nga ana tjetër qytetarët dhe bizneset muajt e fundit po përballen me më vështirësi për të aksesuar shërbimet publike.

Në vitin 2014, fondet për paga dhe kontribute për punonjësit e shtetit ishin rreth 71.4 miliardë lekë, ndërsa numri i të punësuarve në sektorin publik ishte rreth 163 mijë persona.

Njëmbëdhjetë vite më vonë, në vitin 2025, administrata publike numëron rreth 184 mijë punonjës dhe shpenzimet buxhetore për personelin janë rritur në rreth 129 miliardë lekë. Që nga 2024 në 2025, numri i punonjësve në sektorin shtetëror është zgjeruar me 12.7 për qind, ndërsa shpenzimet ndaj tyre janë rritur me 80 për qind.

Rritja nuk ka qenë vetëm në numrin e punonjësve dhe fondet për paga. Paralelisht, investimet për qeverisjen digjitale janë shtuar me ritme të shpejta në 6 vitet e fundit.

Në 2025, financimi për e-qeverisjen u rrit me tre herë brenda vitit, duke arritur në 20.1 miliardë lekë (mbi 200 milionë euro), nga rreth 3.3 miliardë lekë që jepeshin në vitin 2019, në një total prej 48.4 miliardë lekësh në 4 vjet, ose gati 500 mln euro.

Qeveria e ka paraqitur digjitalizimin si një nga shtyllat kryesore të modernizimit të administratës dhe përmirësimit të shërbimeve për qytetarët dhe bizneset.

Megjithë këto investime, shërbimet publike digjitale kanë shfaqur probleme serioze funksionimi gjatë muajve të fundit. Platforma kryesore e-Albania e shërbimeve elektronike për qytetarët dhe bizneset është përballur me ndërprerje të shpeshta, vonesa dhe pamundësi aksesimi, duke krijuar vështirësi reale në marrjen e dokumenteve, kryerjen e procedurave administrative dhe përmbushjen e detyrimeve ligjore.

E-Albania ëshë kthyer në një makth për bizneset. Ekonomistet janë bërë si policët që u zënë pritë makinave. Policët e bëjnë këtë që të dallojnë ata që bëjnë shkelje e tu vënë gjoba, ekonomistet që të dallojnë se kur funksionon sistemi e të bëjnë ndonjë punë.

Bizneset janë ankuar vazhdimisht pranë Monitor që shpesh nuk arrijnë të hyjnë në sistemin e self care përmes të cilit bizneset mund të shohin të gjitha faturat e blerjes që vijnë nga furnitorët, të verifikojnë faturat e blerje e shitjeve në fund të muajit, apo të bëjnë shërbime të tilla si fiskalizimi i importeve, dhe bizneset e vogla pa të punësuar mund ta përdorin për të fiskalizuar faturat e shitjes pa blerë program.

Ekonomistët thonë se ata nuk dinë ku të ankohen kur sistemi nuk punon. “Në këtë moment psh, nuk fiskalizohen faturat dhe punonjësit e një biznesi që shet produkte ushqimore nuk u nisën për në Durrës dhe shoferët po rrinë, pasi nuk mund të lëvizin mallin pa faturë shitje, ose faturë shoqëruese”.

“Të paktën shkruani ju se nuk e pranon njeri që sistemet nuk punojnë”, thotë me ironi përfaqësuesi i një subjekti, i lodhur dhe i acaruar nga kjo situatë dhe nga fakti që ata nuk po dinë ku të ankohen që të gjejnë zgjidhje.

E vetmja alternativë është që ti shkruajnë ministres së shtetit për inteligjencën artificiale, “Diellës”, që u paraqit nga kryeministri Rama si një revolucion dhe risi në botë. Por, as ajo nuk po ua zgjidh hallet, ndërsa administrata publike fundjave është pushim, apo kur ditët e festave bien pranë fundjavës i gëzohet dhe ndonjë dite më shumë pa punë.

Nuk arrijmë ta kuptojmë se për çfarë shërbejnë 20 mijë të punësuar shtesë në administratën publike në 10 vitet e fundit, apo 500 milionë euro investime për e-qeverisjen në 4 vjet, kur bizneset nuk po arrijnë të punojnë, individët shpesh nuk arrijnë të marrin dokumentet që u duhen online, dhe asnjë person fizik nuk u sqaron se çfarë duhet të bëjnë. Nuk mban askush përgjegjësi dhe për orët shtesë të punës, apo të ardhurat e munguara pasi bizneset nuk arrijnë të realizojnë shitjet, jo për faj të tyre.

Kush mban përgjegjësi për kostot

Nuk arrijmë ta kuptojmë se për çfarë shërbejnë 20 mijë të punësuar shtesë në administratën publike në 10 vitet e fundit, apo 500 milionë euro investime për e-qeverisjen në 4 vjet, kur bizneset nuk po arrijnë të punojnë, individët shpesh nuk arrijnë të marrin dokumentet që u duhen online, dhe asnjë person fizik nuk u sqaron se çfarë duhet të bëjnë. Nuk mban askush përgjegjësi dhe për orët shtesë të punës, apo të ardhurat e munguara pasi bizneset nuk arrijnë të realizojnë shitjet, jo për faj të tyre.

Sipas bizneseve, kjo situatë e përsëritur përbën një shqetësim serioz për funksionimin normal të aktivitetit ekonomik dhe marrëdhënien e bizneseve me administratën publike apo të profesionistëve me klientët e tyre.

Ekspertët e teknologjisë pohojnë se rritja e shpejtë e investimeve në teknologji nuk është shoqëruar gjithmonë me forcim proporcional të kapaciteteve teknike dhe njerëzore për mirëmbajtjen dhe sigurinë e sistemeve.

Një pjesë e projekteve digjitale janë ndërtuar me logjikë fragmentare, pa integrim të plotë dhe pa testime të mjaftueshme nën ngarkesë të lartë përdorimi.

Problemet e fundit kanë nxjerrë në pah hendekun mes investimeve financiare dhe funksionimit real të administratës publike.

Vitin e kaluar, administrata dhe e-qeverisja kanë marrë 149 miliardë lekë, rreth 1.5 miliardë euro ose rreth 18 për qind të shpenzimeve buxhetore të vitit 2025. Kjo shumë ishte 108% më e lartë se në vitin 2014./Monitor.

Këmbimi valutor 22 Janar, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja –

✇27.al
By: 27

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.1 lekë dhe do shitet me 83.1 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.2 lekë dhe do shitet me 96.8 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.2 lekë dhe do shitet me 104.3 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 110 lekë dhe do shitet me 111 lekë.

Screenshot_3

 

SPAK regjistron procedim penal për gjyqtaren Irena Gjoka, fshehu dënimin nga drejtësia greke –

✇27.al
By: 27

Prokuroria e Posaçme, SPAK regjistroi një procedim penal pas një kallëzimi ndaj gjyqtares Irena Gjoka, e cila akuzohet se ka fshehur nga formulari i vetëdeklarimit të pastërtisë së figurës një dënim penal të dhënë nga drejtësia greke për falsifikimin e një pasaporte dhe një vize në mesin e viteve 2000. Kallëzimi ishte depozituar në SPAK nga Adriana Kalaja.

Sipas SPAK, procedimi është regjistruar për veprën penale të parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal, “falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, por ende nuk është regjistruar ndonjë emër si person nën hetim.

Pas një hetimi administrativ që zgjati rreth 20 muaj, Prokuroria e Përgjithshme njoftoi të martën se i kishte dërguar zyrtarisht më datë 19 janar 2026 rezultatet e këtij verifikimi pranë KLGj-së, që është organi kompetent që duhet të interpretojë rezultatet e gjetjeve.

Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGJ administroi të mërkurën vendimin e Prokurorisë së Përgjithshme për rezultatet e verifikimit të thelluar të deklarimeve të kryera në formularin e vetëdeklarimit për pastërinë e figurës nga ana e gjyqtares së Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka.

Burime zyrtare të KLGJ-së i bënë me dije BIRN se aktet e mbërritura nga Prokuroria e Përgjithshme, do t’i vendosen në dispozicion Komisionit të Zhvillimit të Karrierës në KLGJ, që do të hartojë raportin. Ky raport do t’i kalohet më pas seancës plenare publike. KLGJ nuk bëri me dije ndonjë afat të përafërt se kur do të përfundojë kjo procedurë.

Edhe pse Prokuroria e Përgjithshme e mbajti të fshehtë rezultatin e verifikimit, një burim pranë saj i tha BIRN në kushtet e anonimatit se vendimi i gjykatës greke ndaj Gjokës ishte autentik.

Tashmë, KLGj do të duhet të shqyrtojë nëse gjetjet e prokurorisë përbëjnë kusht ndalimi për ushtrimin e funksionit publik, bazuar në ligjin nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Akuzat ndaj Gjokës u bënë publike pasi ajo firmosi masat e sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha në lidhje me dosjen “Partizani”. Berisha dhe mbështetësit e tij e kanë akuzuar vazhdimisht Gjokën, duke pretenduar se ajo është në konflikt interesi dhe se ka fshehur të kaluarën e saj, përfshi dënimin penal në Greqi. KLGJ e cila shqyrton ankesat, kërkoi verifikim të rastit nga Prokuroria e Përgjithshme.

Akuzat publike sugjeronin se ajo ishte dëbuar nga Greqia për përdorim të dokumenteve të falsifikuara ose shkelje të rregullave të qëndrimit, një fakt që pretendohet se nuk është pasqyruar në formularin e dekriminalizimit nga gjyqtarja.

Gjyqtarja Gjoka e ka kaluar më herët procesin e vetingut, pasi KPK nuk gjeti probleme që do të çonin në shkarkimin e saj. Komisioneri Publik fillimisht e ankoi vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, por gjatë procesit ish-komisionerja Publike Irena Nino u tërhoq nga ankimi duke bërë që vendimi i konfirmimit në detyrë të mbetej në fuqi./BIRN

 

Horoskopi për ditën e sotme, 22 Janar 2026 –

✇27.al
By: 27

Dashi

Mendimet tuaja kanë tendencë të jenë të forta sot dhe mund të ndiheni në majë të botës. Megjithatë, mbani mend se ka njerëz të tjerë që ndajnë botën me ju, prandaj mos i shpërfillni ata ndërsa ecni përpara gjatë ditës. Shprehja e mendimeve tuaja nuk duhet të jetë problem, por shprehja e emocioneve tuaja mund të jetë një çështje krejtësisht tjetër.

Demi

Kuptoje se mund të jesh duke kontrolluar veprimet e të tjerëve pa e ditur fare. Kjo është një nga ato ditë në të cilat shpërthimet emocionale nuk do të mungojnë si rezultat i reagimeve të të tjerëve ndaj presionit tënd. Mos mendo sikur duhet të marrësh përgjegjësinë për veprimet e të gjithëve.

Binjakët

Bëni kujdes nga rrethanat e papritura sot. Lajmi i mirë është se qëndrimi juaj fleksibël është i përshtatshëm në mënyrë të përkryer për t’u përballur me kthesat që ka të ngjarë të ofrojë kjo ditë. Ndërsa njerëzit e tjerë mund të mërziten kur planet e tyre shkojnë keq, ju do të zbuloni se mund të lundroni lehtësisht dhe ta ktheni çdo situatë në positive.

Gaforrja

Dil nga guaska jote sot dhe përpiqu të mos jesh kaq i ftohtë. Nuk do ta gjesh kurrë rrugën e saktë që dëshiron të ndjekësh derisa të eksplorosh opsionet e ndryshme. Lajmi i mirë është se do të ndihesh mjaft i fortë emocionalisht, duke të dhënë besimin për t’u afruar njerëzve me autoritet, duke fituar kështu respektin dhe besimin e tyre në çdo projekt në të cilin je i përfshirë tani.

Luani

Mund të pyesësh veten pse të gjithë po bëhen kaq të ndjeshëm kur ti e sheh këtë si një ditë normale. Lër pak liri veprimi tek të tjerët kur mendon se ata nuk po buzëqeshin aq sa ti. Nëse do që njerëzit të të besojnë, duhet të provosh se mund ta çosh veten në të njëjtin nivel me ta. Trego një kuptim më të madh të nevojave të të tjerëve.

Virgjëresha

Do të duket sikur nuk do të mund ta nisësh ditën derisa t’ia kesh bërë të qartë dikujt se ke një problem që duhet zgjidhur. Ke më shumë forcë emocionale se zakonisht dhe do të zbulosh se është e rëndësishme ta mbash këtë ndjenjë kundër të gjitha gjasave. Njerëz të tjerë mund të përpiqen të të rrëzojnë me fjalët e tyre, por nuk do t’ia arrijnë.

Peshorja

Mos lejo që një koment i pamenduar i një personi të të prishë tërë ditën. Sa më shumë t’i thuash dikujt tjetër se e ka gabim, aq më shumë ai person do ta refuzojë këshillën tënde. Në përgjithësi, kjo është një kohë e mirë për të qëndruar thjesht larg të tjerëve.

Akrepi

Kohët e fundit mund të ndiheni pak të lodhur dhe të rraskapitur. Mos e detyroni veten të bëni gjëra kur e dini që trupi juaj ka nevojë për pushim. Mos shpërfillni mesazhet e rëndësishme që vijnë nga trupi juaj. Ngadalësoni!

Shigjetari

Mos humb kohën kot me një person që nuk do të ndryshojë mendje për diçka. Kjo është një nga ato ditë në të cilat mund të përfundosh duke humbur kohën tënde dhe të të gjithëve duke vazhduar të këmbëngulësh që gjërat të bëhen në një mënyrë të caktuar. Nëse do të bësh diçka sipas mënyrës tënde, atëherë bëje. Nëse dikush tjetër do të bëjë diçka sipas mënyrës së tij ose të saj, atëherë lëre atë person ta bëjë.

Bricjapi

Ka gjasa që dikush dëshiron dëshpërimisht të afrohet me ju. Ka gjasa të lindë një konflikt sonte nëse nuk hapeni dhe nuk e lini këtë person të afrohet pak më shumë. Mund të ndodhë që të nxitoheni të reagoni me një mendim të fortë, por kini kujdes që të mos e trembni plotësisht.

Ujori

Mund të jetë e lehtë për ty të shkosh në një festë ose të përgjigjesh në telefon kur e di se është shoku yt më i mirë që po të telefonon me lajme të mira, por ku je kur gjërat përkeqësohen, Ujor? Sigurohu që t’u tregosh mbështetjen tënde njerëzve në të gjitha situatat. Besnikëria jote ndaj të tjerëve mund të vihet në provë sot kur lind konflikt dhe nervozizmi rritet.

Peshqit

Kuptoje që gjendja jote e brendshme mendore është mjaft e dukshme për njerëzit vetëm nga shprehja e fytyrës tënde. Mos mendo se mund t’i fshehësh gjërat nga të tjerët, veçanërisht sot. Është më mirë të thuash thjesht se si ndihesh edhe nëse mendon se dikush mund të dekurajohet nga kjo.

 

Parashikimi i motit për sot, 22 Janar 2026 –

✇27.al
By: 27

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme me diell.

Përgjatë ultësirës perëndimore dhe zonave bregdetare reshje shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët. Këto reshje në periudha tepër afatshkurtra në formën e shtrëngatave.

Mjegull e dendur/mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut. Në zonën e Alpeve reshje dëbore me intensitet të ulët kryesisht në orët e mëngjesit dhe ato të mbrëmjes vonë.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje, me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 16 m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 2-4 ballë.

Screenshot_1

Screenshot_2

Champions League/ Bayern dhe Liverpool marshojnë si pretendentë, Chelsea vuan, fitojnë Juventus dhe Barcelona (VIDEO) –

✇27.al
By: 27

Bajern Mynih ka siguruar praninë në tetëshen e parë me suksesin e sotëm ndaj belgëve të Rojal Union SG.

Bavarezët u desh të pritnin deri në pjesën e dytë, kur erdhën gola të njëpasnjëshëm të Kejn, për të siguruar një fitore që i garant vendin në tetëshe, ndërsa sulmuesi anglez më pas shpërdoroi edhe një penallti.

Edhe Liverpuli ka ecur me ritëm pretendenti, duke fituar me shifrat 3-0 ndaj Marsejës në transfertë, duke marrë një nga rezultatet më të rëndësishme të mbrëmjes. Fitore siguruan edhe Njukasëll me Çelsin, por me këtë të fundit që u desh të djersinte shumë për të shënuar një herë ndaj debutuesve të Pafos.

Juventusi mundi Benfikën, por italiania tjetër, Atalanta, u mposht në shtëpi nga Atletik Bilbao në një ndeshje që u duk se e kishte në kontroll. Edhe Barcelona festoi sot, duke marrë tre pikë të rëndësishme në transfertë ndaj Slavias së Pragës.

REZULTATET 

ATALANTA-ATLETIK BILBAO 2-3
16′ Skamaka, 88′ Krstoviç / 58′ Guruzeta, 70′ Serrano, 74′ Navarro

Goli i Krstoviç (VIDEO)

Goli i Navarro (VIDEO)

Goli i Serrano (VIDEO)

Goli i Guruzeta (VIDEO)

Goli i Skamaka (VIDEO)

BAJERN MYNIH – ROJAL UNION 2-0
52′, 55′ (p) Kejn

Goli i dytë i Kejn (VIDEO)

Goli i parë i Kejn (VIDEO)

ÇELSI-PAFOS 1-0
78′ Kaisedo

Goli i Kaisedo (VIDEO)

OLIMPIK MARSEJË-LIVERPUL 0-3
45’+1′ Szoboszlai, 73′ (ag) Ruli, 90’+5′ Gakpo

Autogoli i Ruli (VIDEO)

Goli i Szoboszlai (VIDEO)

NJUKASËLL-PSV 3-0
8′ Uisa, 30′ Gordon, 65′ Barns

Goli i Barns (VIDEO)

Goli i Gordon (VIDEO)

Goli i Uisa (VIDEO)

SLAVIA PRAGË-BARCELONA 2-4

JUVENTUS-BENFIKA 2-0

Turam 55′, Mekeni 64′

81′ Benfika humbet 11-metërshin. Pavlidis humbet ekuilibrin në momentin e gjuajtjes, duke e dërguar topin jashtë kuadratit. (VIDEO) 

64′ GOOOOL JUVENTUS 2-0/ Bardhezinjtë të papërmbajtshëm, teksa realizojnë golin e dytë me Ueston Mekenin. Festë elektrizuese në Torino(VIDEO)

55′ GOOOL JUVENTUS 1-0/ Shpërthen festa në Torino, realizon mesfushori francez Kefren Turam. (VIDEO) 

gijotina.com/

Bajerni & Liverpuli marshojnë si pretendentë, Çelsi vuajti për fitoren (VIDEO) –

✇27.al
By: 27

Bajern Mynih ka siguruar praninë në tetëshen e parë me suksesin e sotëm ndaj belgëve të Rojal Union SG.

Bavarezët u desh të pritnin deri në pjesën e dytë, kur erdhën gola të njëpasnjëshëm të Kejn, për të siguruar një fitore që i garant vendin në tetëshe, ndërsa sulmuesi anglez më pas shpërdoroi edhe një penallti.

Edhe Liverpuli ka ecur me ritëm pretendenti, duke fituar me shifrat 3-0 ndaj Marsejës në transfertë, duke marrë një nga rezultatet më të rëndësishme të mbrëmjes. Fitore siguruan edhe Njukasëll me Çelsin, por me këtë të fundit që u desh të djersinte shumë për të shënuar një herë ndaj debutuesve të Pafos.

Juventusi mundi Benfikën, por italiania tjetër, Atalanta, u mposht në shtëpi nga Atletik Bilbao në një ndeshje që u duk se e kishte në kontroll. Edhe Barcelona festoi sot, duke marrë tre pikë të rëndësishme në transfertë ndaj Slavias së Pragës.

REZULTATET 

ATALANTA-ATLETIK BILBAO 2-3
16′ Skamaka, 88′ Krstoviç / 58′ Guruzeta, 70′ Serrano, 74′ Navarro

Goli i Krstoviç (VIDEO)

Goli i Navarro (VIDEO)

Goli i Serrano (VIDEO)

Goli i Guruzeta (VIDEO)

Goli i Skamaka (VIDEO)

BAJERN MYNIH – ROJAL UNION 2-0
52′, 55′ (p) Kejn

Goli i dytë i Kejn (VIDEO)

Goli i parë i Kejn (VIDEO)

ÇELSI-PAFOS 1-0
78′ Kaisedo

Goli i Kaisedo (VIDEO)

OLIMPIK MARSEJË-LIVERPUL 0-3
45’+1′ Szoboszlai, 73′ (ag) Ruli, 90’+5′ Gakpo

Autogoli i Ruli (VIDEO)

Goli i Szoboszlai (VIDEO)

NJUKASËLL-PSV 3-0
8′ Uisa, 30′ Gordon, 65′ Barns

Goli i Barns (VIDEO)

Goli i Gordon (VIDEO)

Goli i Uisa (VIDEO)

SLAVIA PRAGË-BARCELONA 2-4

JUVENTUS-BENFIKA 2-0

Turam 55′, Mekeni 64′

81′ Benfika humbet 11-metërshin. Pavlidis humbet ekuilibrin në momentin e gjuajtjes, duke e dërguar topin jashtë kuadratit. (VIDEO) 

64′ GOOOOL JUVENTUS 2-0/ Bardhezinjtë të papërmbajtshëm, teksa realizojnë golin e dytë me Ueston Mekenin. Festë elektrizuese në Torino(VIDEO)

55′ GOOOL JUVENTUS 1-0/ Shpërthen festa në Torino, realizon mesfushori francez Kefren Turam. (VIDEO) 

gijotina.com/

Nga zgjidhja paqësore e konflikteve tek kontributi financiar, zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes –

✇27.al
By: 27

Kuvendi do të shqyrtojë në seancën plenare të së enjtes marrëveshjen e ratifikimit të pranimit të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes.

Karta garanton ruajtjen e sovranitetit të shteteve anëtare, duke parashikuar se asnjë dispozitë e saj nuk i jep Bordit juridiksion brenda territorit të një shteti anëtar dhe as nuk e detyron një shtet anëtar të marrë pjesë në një mision specific ndërtimi paqeje pa pëlqimin e shprehur të shtetit.

Në kreun e parë të projektligjit, parashikohet krijimi i Bordit të Paqes si një organizatë ndërkombëtare, me misionin për të ushtruar funksione të ndërtimit të paqes, stabilitetit dhe rindërtimit në territore të prekura nga konflikti, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe dispozitat e Kartës së tij themeluese.

Kreu II parashikon anëtarësimin në Bord nga shtetet anëtare, në bazë të ftesës nga kryetari dhe njoftimit formal të pëlqimit për të qenë të lidhur nga kjo Kartë,

“Shtetet mund të përfaqësohen në Bord nga Kreu i shtetit ose Kreu i qeverisë. Karta garanton ruajtjen e sovranitetit të shteteve anëtare, duke parashikuar se asnjë dispozitë e saj nuk i jep Bordit juridiksion brenda territorit të një shteti anëtar dhe as nuk e detyron një shtet anëtar të marrë pjesë në një mision specific ndërtimi paqeje pa pëlqimin e shprehur të shtetit”, thuhet në projektligj.

Në draftin e qeverisë, thuhet se  karta përbëhet nga 13 krerë që rregullojnë krijimin dhe funksionimin e tij.

Ndërsa çdo shtet anëtar ka një mandat trevjeçar nga data e hyrjes në fuqi të Kartës, subjekt i rinovimit nga Kryetari i Bordit të Paqes.

“Ky afat trevjeçar nuk zbatohet për shtetet anëtare, të cilat kontribuojnë më shumë se një miliard dollar amerikanë (1 000 000 000 USD) në fonde monetare (“cash”) brenda vitit të parë nga hyrja në fuqi e Kartës”, thuhet në draftin ligjor të qeverisë.

gijotina.com/

Do të marrim pjesë në mbështetje të Trump –

✇27.al
By: 27

Grupi parlamentar i PD-së njofton se ditën e nesërmen në orën 9:00 do të mblidhet në selinë blu, para nisjes së seancës plenare.

Rikujtojmë se mazhoranca bëri kërkesë për një seancë parlamentare ‘surpizë’ për të diskutuar aderimin e Shqipërisë për ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Shqipërisë, e përfaqësuar nga Edi Rama në Bordin e Paqes.

PD këtë kërkesë, tashmë të miratuar, e ka cilësuar si të paligjshme pasi pretendojnë se njoftimi për seancë duhet të ishte bërë dy ditë para zhvillimit të punimeve në Kuvend.

Sakaq, deputetët demokrat kanë rënë dakord të marrin pjesë nesër në Kuvend, me argumentin se pjesëmarrja e tyre do të jetë në mbështetje të përpjekjeve të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump për paqen.

gijotina.com/

Mbi 40 minuta kafe në një restorant në Vlorë, Rama dhe vajza e Trump largohen me një makinë drejt Orikumit –

✇27.al
By: 27

Kreu i qeverisë Edi Rama dhe vajza e presidentit të SHBA, Ivanka Trump janë larguar me një makinë drejt Orikumit.

Rama dhe Ivanka, kanë qëndruar prej më shumë se 40 minuta duke konsumuar kafe në një prej restoranteve në Vlorë.

Vizita u zhvillua nën masa të shtuara sigurie, ndërsa më herët në Vlorë mbërriti një tjetër delegacion, ku mendohet se ka qenë një përfaqësues i lartë i SHBA-së.

gijotina.com/

Moti i keq në Greqi, humb jetën një grua pasi u mor nga uji dhe u përplas nga një makinë (Video) –

✇27.al
By: 27

Reshjet e dendura të shiut kanë goditur Greqinë. Situata paraqitet katastrofike. Mediat greke raportojnë se një grua ka humbur jetën pasi një makinë është rrëmbyer nga rrjedha e ujit dhe është përplasur.

Videot e publikuara në mediat sociale tregojnë situatën e rëndë në Atikë, me rrugë të pakalueshme dhe të mbushura me ujë dhe mbeturina nga kodrat përreth.

Gjithashtu moti i keq ka shkaktuar probleme të mëdha në të gjithë Atikën, me rrebeshët e rrëmbyeshëm që kanë shkaktuar imazhe të shkatërrimit biblik në shumë zona.

Gjithashtu zona të ndryshme janë përballur me ndërprerje të energjisë elektrike. Autoritetet kanë njoftuar bllokimin e Metrosë.

Ndërsa rruga Kypseli është e bllokuar totalisht pasi është kthyer në një rrezik për qytetarët. Shirat e rrëmbyeshëm kanë marrë para edhe automjetet duke shkaktuar një situatë kaotike.

gijotina.com/

Më 24 janar të mos e lëshojmë sheshin deri në… –

✇27.al
By: 27

Kryetari i Partisë demokratike Sali Berisha mbajti sot një bashkëbisedim me qytetarët në njësinë nr.2 Tiranë.

Gjatë bashkëbisedimit një qytetar i tha Berishës se ka ardhur koha të ndalojnë denoncimet lart e poshtë sepse sipas tij tashmë dihet mirë se kush janë hajdutërit dhe kërkoi ndryshim konkret nga PD për të fituar elektoratin që nuk e voton.

“Që PD të fitojë mbështetjen e popullit ka vetëm një ka vetëm disa rrugë të qarta. Kam dëgjuar disa foltore doktor dhe nuk më kanë pëlqyer sepse nuk duhet të vendosim gishtin te Rama apo Balluku, por të tregojmë se çfarë do bëjmë ndryshe sepse kështu i mbushet mendja asaj pjesës tjetër që nuk na voton. Janë hajdutër mjafton një herë t’ua themi një herë. Na mungon uji, energjia, ilaçet etj., por kemi 30 vite që i dëgjojmë, kur kemi dalë në 90’ kishim shumë shpresa, dhe këto shpresa i përdhosi si PD, PS dhe i gjithë rangu politik. Asnjë nuk punon për interes kombëtar, por për të pasuaruar veten dhe të gjitha ithtarët që i rrinë pas. Më falni për kritikën, por dua të jem i sinqertë sot”, tha qytetari.

Më tej ai i tha kryedemokratit se nëse vjen në pushtet duhet të kontrollojë pasurinë e të gjithë politikanëve shqiptar dhe t’iu ngrihen asete që kanë vjedhur nga populli.

“Unë kërkoj që pas ardhjes së saj në pushtet nëse ndodh, PD të kërkojë shqyrtimin e pasurisë së politikanëve nga cila anë të jetë sepse vetëm kështu krijojmë besim te populli, ku prospetriteti të jetë mes nesh. Sot nuk mund të tregoni sot nga PS, është e saktë kjo që bëni, por nuk keni aftësi juridike të denonconi sepse i gjithë sistemi gjyqësor është i kapur, është e kotë, ju denonconi lart e poshtë gjëra që dihen qartë, nëse prokuroria nuk punon ndaj atyre që shkelin ligjin, por merret se i kujt partie është, s’ka vlerë. Për të gjitha këta që denonconi ju është shume e thjeshtë, kur të vini në pushtet, bëhet një ligj për të analizuar nga kanë ardhur këto para, të ngrihen dhe t’iu kthehen atyre që iu janë marrë, premtojani popullit këtë. Ka nevojë populli për qaje serioze ndoshta s’do keni sukses”, u shpreh demokrati.

Një prej tyre i tha Berishës se PD nuk përfaqësohet nga figura të cilët kanë marrë vota, si Ilir Alimehmeti, i cili edhe pse ishte ndër më të votuarit, nuk u fut në Parlament.

“Politika së pari është përfaqësimi i interesave të grupeve të ndryshme shoqërore dhe kjo bëhet duke kandiduar njerëzit që i përfaqësuar këto interesa. Shoh  me kënaqësi, në panel është zonja Tabaku, që u bë deputete falë votave personale në listën e hapur. Në PD ka edhe shumë njerëz të tjerë të aftë, që për mendimin tim, nuk janë vlerësuar mjaftueshëm. Keni zotin Alimehmeti, kni zotin Bardh Spahia, që vjen nga një familje e nderuar. E vetmja mënyrë që të rrimë të bashkuar, është duke vlerësuar këto figura që kanë arritur të fitojnë falë forcave të tyre.”, theksoi ai.

Ndërkaq, një tjetër demokrat i vuri në dukje Berishës se me fjalimet që ai mban, kryeministri Edi Rama tallet. Demokrati i kërkoi Berishës të bëjnë greva.

Për grevat që do bëjmë në datën 24 dhe të ardhmen, duhet një qëndresë. T’i vëmë kokën muhabetit, sa do rrimë, të ndërrohemi. Jo të ikim, të mbajmë fjalim dhe të ikim. Ai ashtu tallen me. Deputetët të shpërndahen, çfarë duhet këtu. Këtu kemi të nevojshëm vetëm Sali Berishën. E vumë një Lul Basha atje, liderin ta vëmë vetë, jo ta caktojmë me gisht. “, u shpreh ai.

Berisha tha se Rama nuk meriton të jetë në qeveri pasi fitoi nga një farse zgjedhore e faktuar, ndaj sipas tij, më 24 janar të gjthë opozitarët duhet të jenë në shesh.

Një qeveri e cila bazohet në rryshfetin më të tmerrshëm publik, që jep vetëm dy ditë para zgjedhjeve 2 miliardë euro gjoba dhe kamata për 200 mijë familje, ajo as dy minuta nuk meriton të qëndrojë në pushtet dhe është e paligjshme”, tha Berisha.

Kreu i PD, tha se demokratët kanë fituar çdo betejë në rrugën që besojnë. Në kryengritje paqësore. Në qëndresë paqësore.

“Dhe kësaj here kjo kërkohet nga ne. Kësaj here kërkohet, kërkohet që ne të betuar, të mos lëshojmë sheshin gjer në realizimin e qëllimit tonë”, tha Berisha.

Pjesë nga fjala e Berishës

Sali Berisha: Gjithçka sot varet vetëm nga ne. Do të pranojmë ne këto veprime? Do të pranojmë ne që Edi Rama të jetë edhe kryeministër hajdut, edhe gjykatës, edhe prokuror? Do pranojmë ne që Edi Rama të tmerrojë, të shtrojë zgjedhjet në farsë?
Do pranojmë ne që të shkojmë përsëri në zgjedhje me Edi Ramën në zgjedhje? Jo. Prandaj dhe kjo është prova e fundit. Kilometri i fundit. Është misioni më i madh që kemi patur ndonjëherë që kur jemi krijuar gjer sot. Ja u them unë ju. Ne, ne kemi dy alternativa. Ose të rrëmbejmë armët dhe t’i përzëmë, por ne nuk jemi kjo parti. Jo. Ne
jemi parti e parimeve demokratike. Dhe kemi qenë, jemi themeluar të tillë. Dhe kjo ka qenë mrekullia jonë. Ja u them unë, në qoftë se kjo parti ka bërë, ka patur, ka bërë një mrekulli në ekzistencën e saj është se ajo edhe kur u përdor dhuna kundër saj, se kur u përdor dhuna kundër saj, ajo nuk përdori kurrë dhunën.
Nuk jemi ne. Por ne kemi fituar çdo betejë në rrugën që besojmë. Në kryengritje paqësore. Në qëndresë paqësore. Dhe kësaj here kjo kërkohet nga ne. Kësaj here kërkohet, kërkohet që ne të betuar, të mos lëshojmë sheshin gjer në realizimin e qëllimit tonë.
Vetëm njerëzit, të cilët i besojnë të vërtetës, e kanë të qartë të vërtetën, janë të vendosur për të sakrifikojnë për të, fitojnë, s’humbasin kurrë. Edhe ne tani të vërtetën e kemi përpara, e kemi të qartë, dimë gjithçka për të, jemi më të motivuar se kurrë ta mbrojmë atë.
Ndaj dhe me 24 janar të gjithë qytetarët e Tiranës dhe të Shqipërisë në Tiranë.
Të betuar që ne betejën tonë s’do e ndërpresim gjer ditën e largimit të Edi Ramës dhe ju garantoj se nuk ka forcë, nuk ka forcë në botë që atë ta mbajë në pushtet para guximit tuaj, energjisë suaj. Rrofshi ju, rroftë Tirana, rroftë Shqipëria.

gijotina.com/

Lezhë / Makina përplaset me shtyllën e ndriçimit rrugor dhe përmbyset –

✇27.al
By: 27

Një aksident i frikshem rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Lezhë–Ishull Lezhë, pranë lagjes SMT. Një automjet tip Benz ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë ndriçimi, për t’u përmbysur më pas në mes të rrugës.

Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit ka shpëtuar pa pësuar lëndime dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

gijotina.com/

Prokuroria e Përgjithshme mbyll hetimet për Irena Gjokën, shkresa i shkon KLGJ-së –

✇27.al
By: 27

Ka mbërritur pasditen e sotme në Këshillin e Lartë Gjyqësor shkresa e Prokurorisë për gjyqtaren Irena Gjoka, e dënuar në Greqi për falsifikim vize.

Prokuroria e Përgjithshme përfundoi hetimin e thelluar për figurën e Gjokës dhe ia ka përcjellë Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Shkresa do të shqyrtohet nga komisioni i zhvillimit të karrierës pranë KLGJ që më pas t’i përcilet mbledhjes së anëtarëve të KLGJ.

Prokuroria e Përgjithshme konfirmoi ditën e djeshme se vendimi i Gjykatës së Janinës për të dënuar gjyqtaren e GJKKO, Irena Gjoka, për falsifikim të vizës, i marrë në korrik 2005, është i vërtetë dhe autentik.

Pas një verifikimi dyvjeçar, rasti i gjyqtares iu dërgua Këshillit të Lartë Gjyqësor, i cili do të vendosë për fatin e saj.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi verifikimin e bërë nga Prokuroria e Përgjithshme për dënimin e gjyqtares Irena Gjoka për falsifikim visazh në Greqi, që rezultoi se ajo e kishte fshehur në formularin e vetdeklarimit.

Në konferencën e sotme për mediat, kryedemokrati theksoi se u verifikua ajo që ai ka denoncuar vetë që në mars të vitit 2024. Berisha nuk kurseu sulmet ndaj saj duke e cilësuar si “falsifikatore” me vendim gjyqësor, pavarësisht se dënimi iu konvertua në gjobë.

“Irena Gjoka ka vendim penal në Greqi, si falsifikatore si dhe dy dëbime nga shteti fqinj dhe zona Shengen. Ajo është një falsifikatore e certifikuar, me vendim gjyqësor, vepër për të cilën është dënuar me burg si falsifikatore, më pas të konvertuar në gjobë. Ky vendim penal ka marrë formë të prerë. Po kështu është dëbuar dy herë nga shteti grek më 24.12.2002 dhe dy muaj më pas, 12.02.2003. Ishte në dijeni të plotë të këtyre dëbimeve dhe autorizoi avoketërit për kundërshtimin e tyre.

Avoketërit i kundërshtuan masat, ndër të tjera edhe në Gjykatë Administrative. Kjo gjykatë e rrëzoi ankimimin për shkak të parregullisë së prokurorës së lëshuar nga Irena me 5 mbiemra. Edhe këto dëbime morën formë të prerë. Vesi i falsifikimit del me shpirtin. Gjoka vazhdoi falsifikimet e saj në drejtësinë shqipare si gjyqtare në Gjykatën e Krimeve të Rënda dhe më pas në GJKKO. Ajo nuk ka raportuar dënimet e veta pranë KLGJ siç kërkohej në ligjin e ‘96 për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.”, tha Berisha.

gijotina.com/

Moment frike, mësuesi bie nga pallati dhe përfundon në tarracën e katit të dytë –

✇27.al
By: 27

Një incident ka ndodhur mbasditen e sotme në Fier, ku një person rreth 50 vjeç ka rënë nga kati i tretë i një pallati në lagjen Apolonia.

Burri, A.D., 50 vjeç, banor i Fierit, me profesion arsimtar, në rrethana të paqarta ka rënë nga lartësia e katit të tretë të pallatit dhe si pasojë ka përfunduar në tarracën e një verande të katit të dytë.

Burri ka mbetur i varur në pjesën e jashtme të ndërtesës. Situata ka qenë disi e rrezikshme dhe ka zgjatur disa minuta, duke shkaktuar ankth te banorët e zonës.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ambulanca, policia dhe shërbimi zjarrfikës, të cilët kanë bërë të mundur zbritjen e të dëmtuarit dhe transportimin e tij drejt Spitalit Rajonal Fier.

gijotina.com/

oment frike, mësuesi bie nga pallati dhe përfundon në tarracën e katit të dytë –

✇27.al
By: 27

Një incident ka ndodhur mbasditen e sotme në Fier, ku një person rreth 50 vjeç ka rënë nga kati i tretë i një pallati në lagjen Apolonia.

Burri, A.D., 50 vjeç, banor i Fierit, me profesion arsimtar, në rrethana të paqarta ka rënë nga lartësia e katit të tretë të pallatit dhe si pasojë ka përfunduar në tarracën e një verande të katit të dytë.

Burri ka mbetur i varur në pjesën e jashtme të ndërtesës. Situata ka qenë disi e rrezikshme dhe ka zgjatur disa minuta, duke shkaktuar ankth te banorët e zonës.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ambulanca, policia dhe shërbimi zjarrfikës, të cilët kanë bërë të mundur zbritjen e të dëmtuarit dhe transportimin e tij drejt Spitalit Rajonal Fier.

gijotina.com/

Ja kush emërohet zëvendës i Belinda Ballukut, Rama ndryshon edhe disa prefektë –

✇27.al
By: 27

Erlind Sulo është emëruar gjatë ditës së sotme zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Erlind Sulo dka qene me pare në krye të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN).

Ai ka mbajtur kreun e Koorporatës Elektro-Energjetike Shqiptare. Më parë ai ka qenë drejtor i FRESH në Sarandë dhe më vonë është emëruar edhe drejtor i Parkut të Butrintit.

Njoftimi i qeverisë:

Njëherësh u miratuan dhe emërime dhe lirime nga detyra të disa funksionarëve në institucione shtetërore:

– Z. Erlind Sulo emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

– Z. Piro Misha, drejtor i Bibliotekës Kombëtare, lirohet nga kjo detyrë.

– Z. Emiljan Jani, prefekt i Qarkut të Durrësit, lirohet nga kjo detyrë.

– Z. Adrian Gurra emërohet prefekt i Qarkut të Durrësit.

– Z. Nertil Jole, prefekt i Qarkut të Korçës, lirohet nga kjo detyrë.

– Znj. Florinda Zegullaj emërohet prefekt i Qarkut të Korçës.

– Z. Shkëlqim Hajdari, inspektor i Përgjithshëm i Inspektoratit të Përgjithshëm, lirohet nga kjo detyrë.

gijotina.com/

Drejtori i Veliajt, Taulant Tusha kalon nga burgu në arrest shtëpie –

✇27.al
By: 27

Gjykata e posaçme e Apelit ka ndryshuar masën e sigurimit për Taulant Tushen, i arrestuar në kuadër të çështjes së 5D.

Apeli i Posaçëm e ka liruar nga qelia duke e dërguar në masën e sigurimit arrest në shtëpi.

Taulant Tusha, ish-drejtor i Planifikimit të Punëve Publike dhe komisionit të prokurimeve publike në bashkinë e Tiranës, akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, e kryer dy herë dhe e kryer në bashkëpunim.

Për periudhën 2016-2020, SPAK ka zbuluar se “5D Konstruksion” sh.p.k ka marrë 12 tendera publikë, duke shkelur rregullat e prokurimit dhe duke siguruar përfitime prej rreth 192.7 milionë lekësh.

Vlorë / Rama mbërrin nën masa të rrepta sigurie, takim i pritshëm me Ivanka Trump –

✇27.al
By: 27

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Vlorë, ku pritet të zhvillojë një takim me vajzën e Presidentit amerikan, Ivanka Trump. Bëhet me dije se vizita po zhvillohet nën masa të shtuara sigurie, ndërsa nuk janë bërë ende publike detaje mbi axhendën dhe temat që do të diskutohen gjatë takimit.

Ndërkohë, Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner mbërritën së bashku paraditen e kësaj të mërkure.

Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner, i shoqëruar kanë vizituar disa zona të qytetit bregdetar, mes tyre Zvërnecin dhe zonën e Portonovës në Vlorë. Siç shikohet edhe nga videoja, ata kanë zgjedhur të shkrepin edhe foto në këto zona.

Çifti, Trump-Kushner, mbërritën në Vlorë paraditen e kësaj të mërkure, ndërsa mësohet se kanë mbajtur takime private me arkitektë të njohur. Vizita e tyre konsiston në vlerësimin e infrastrukturës ekzistuese dhe mundësive që kjo zonë ofron për projekte të ardhshme.

gijotina.com/

 

❌