Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Milan mban ritmin e Interit, Fullkrug vjen nga stoli dhe i jep fitoren ndaj Lecces –

✇27.al
By: 27

Milani mban ritmin e Interit në Serie A. Në San Siro skuadra e Massimiliano Allegrit iu imponua Lecces me një tjetër rezultat të ngushtë 1-0 ku ai që vendosi fatin në favor të kuqezinjve ishte pikërisht Niclas Fullkrug që shënoi golin e tij të parë me skuadrën milaneze por që rezultoi i fitores për të.

Pjesa e parë u mbyll me barazimin 0-0 dhe ishte një fraksion loje me shumë pak emocione. Milani e kishte kontrollin e lojës por rrezikoi vetëm me Saelemaekers dhe Pulisic, ndërkohë që theksojmë se në minutën e 9 Leaos iu anulua një gol për pozicion jashtë loje

Edhe në pjesën e dytë Milani ishte dominues në fushën e lojës teksa krijoi disa shanse shënimi dhe në minutën e 76 kuqezinjtë arritën më në fund të zhbllokojnë rezultatin pikërisht me Fullkrug, vetëm 4 minuta pas hyrjes në fushën e lojës me gjermanin që i harruar nga mbrojtja e Lecces në zonë dërgoi topin në rrjetë me një gjuajtje me kokë.

Pas këtij goli Milani pati mundësi të tjera shënimi por pa e gjetur dot edhe një gol tjetër edhe për meritë të Falcones dhe ndeshja u mbyll 1-0 me Milanin që vazhdon të ruajë diferencën prej 3 pikësh me rivalët zikaltër që janë në krye të renditjes.

gijotina.com/

Skandal në finalen e Kupës së Afrikës, trajneri i Senegalit urdhëron lojtarët të dalin nga fusha…protestë për një penallti –

✇27.al
By: 27

Një vendim i diskutueshëm për penallti bëri që finalja e Kupës së Kombeve të Afrikës të shndërrohej në kaos.

Trajneri i Senegalit, Pape Thiaw, u urdhëroi lojtarëve të tij të largoheshin nga fusha pasi kundërshtarit Marok iu dha një penallti në fund të kohës shtesë. Mbrojtësi i West Ham United, El Hadji Malick Diouf, ishte penalizuar për rrëzimin e Brahim Diaz brenda zonës së penalltisë. Incidenti ndodhi pak pasi Senegalit ju anulua një gol në kohën shtesë.

Goditja me kokë e Ismaila Sarr u anulua për shkak të një faulli të dyshuar nga Idrissa Gueye ndaj Achraf Hakimi në një goditje nga këndi. Asnjëra palë nuk kishte arritur të gjente një gol përpara se tabela e gjyqtarit të katërt të ngjitej lart pas 90 minutash lojë.

gijotina.com/

E çuditshme, e dini si erdhën golat e Egnatias –

✇27.al
By: 27

Çfarë ndodhi? “Asgjë sepse sot ishim përballë Egnatias, ishte ndeshje shumë e hapur dhe bukur për tifozët. Katër golat nuk ishin pak, ndoshta meritonim më shumë. Golat e Egnatias erdhën nga penallti shumë të diskutueshme, unë nuk komentoj vendosjet e arbitrave, por sot ishte pak e çuditshme.

Pas golit të parë për Egnatian, neve ndërruam dhe formacionin. Ishim 3-5-2. Egnatia futi 3 lojtarë të gjatë dhe ishim pastaj ekuilibër në ajër, ishim në rregull. E dini si erdhën golat nga Egnatia, çfarë mund të them unë.

Unë fola me Ibraimin, Diallo ishte afër portës, unë kërkova më shumë. Kjo ishte pak, nuk ishte shumë mirë. Jam shumë i kënaqur për lojën, krenar për çunat. Lufta do vazhdojë. Edhe 1 pikë nuk është keq, kampionati është i gjatë dhe çdo pikë ka vlerë.

Ndoshta mund të rrinim pak më sipër, por prapë Egnatia nuk rrezikoi me lojë, por me topin e gjatë. Ne ishim përgatitur mirë. Goli erdhi si erdhi, nga një fat, për mua nuk ishte penallti as e para dhe as e dyta. Ne do vazhdojmë. Ne shënuam dy gola nga tranzicioni. Mund të bëjmë pak më mirë në pjesën e parë.

Ishim kundër Egnatias, nuk mund të fitojmë çdo ndeshje. Kampionati është maratonë, jo garë për 100 metër. Çdo pikë ka vlerë. Ne do luftojmë deri në fund, faza e tretë shumë e vështirë. Ne nga nesër do mendojmë për javën tjetër”, u shpreh Gvozdenoviç për “RTSH”.

Probleme ne stadium

Tifozët e Elbasanit, diku rreth 1000 në numër, kishin kërkuar që të ishin të gjithë prezent në stadium, por diku te 400 prej tyre kishin mbetur jashtë për shkak se biletaria kishte përfunduar shitjet dhe ishte mbyllur me aq duke mos lejuar më pas hyrjen e tifozëve të tjerë.

Pastaj këto tensione në shkallët e stadiumit u kaluan më pas edhe në fushën e lojës, ku të paktën dy penalltitë që mori Egnatia ishin shumë të kontestueshme.

gijotina.com/

Torino mundet në fushën e vet nga Roma, Ardian Ismajli ishte titullar –

✇27.al
By: 27

Roma mori një sukses shumë të rëndësishëm në javën e 21 të Serie A. Skuadra e drejtuar nga Gian Piero Gasperini mposhti Torinon në fushën e këtij të fundit me rezultatin 2-0 në një ndeshje ku mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli ishte titullar.

Protagonist për verdhekuqtë në këtë ndeshje u bë i sapoardhuri Malen i cili në minutën e 26 zhbllokoi rezultatin pas një asisi të Dybalës, një gol që erdhi vetëm pak minuta pas anulimiut të një tjetri më herët. Në krahun tjetër, Svilar shpëtoi portën e tij nga një tentativë e Lazaro, ndërsa në pjesën e dytë dhe më saktësisht në minutën e 72, Dybala futi përfundimisht në kasafortë fitoren e Romës teksa shënoi golin e dytë për skuadrën e tij që e mbylli ndeshjen 2-0.

E vetmja notë negative për skuadrën e Gasperinit ishte dëmtimi i Hermosos që u detyrua të lërë fushën e lojës në pjesën e parë për t’u zëvendësuar nga Ghilardi. Pas kësaj fitoreje Roma parakalon Juventusin dhe ngjitet në vendin e 4-t në zonën Champions me 42 pikë, ndërsa për Torinon kjo ishte humbja e 4 në 5 ndeshjet e fundit me skuadrën granata që mbetet në kuotën e 23 pikëve

gijotina.com/

U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin! –

✇27.al
By: 27

Nga Ergys Mertiri

Pasi ai kishte caktuar takimin e rradës ne Lezhë, Berisha lajmëron befas një foltore emergjente në Kombinat në të njëjtën orë. Qëllimi është i qartë, të dublojë kundërshtarin duke i marrë kohën televizive.

Në fakt, që kur nisi lëvizjen e vet, Salianji i ka percaktuar agjendën politike Berishës në çdo hap. Menjëherë ai nisi protestat, foltoret nëpër rrethe, analizën e zgjedhjeve 8 muaj pas humbjes.

Sulmet ndaj banale foltorike kane qenë pjesa tjetër dhe qesharake e dramës. Akuzat se Salianjin e ndihmojnë bandat e krimit, strukturat e Edi Ramës dhe tradhëtarët e brenshëm, janë askpekti humoristik që kulmon me përjashtimin e tij (te pamundur) nga partia që Berisha e quan vetpërjashtim. Ai që pak javë më parë konsiderohej hero i burgosur politikisht nga regjimi i Ramës, sot shpallet armik e tradhëtar, bashkëpunëtor i Ramës për të shkatërruar opozitën.

E për të mos u mjafruar me kaq, menjëherë pas tryezës për bashkimin e opozitës dhe thirrjeve për bashkim të gjerë me të gjithë spektrin opozitar nis një aksion spastrimesh në parti kundër të gjithë atyre që ai i quan tradhëtarë e bashkëpunëtorë të Ramës, si dhe atyre që nga mërzitja pse nuk morën postet e pretenduara, nuk punuan në zgjedhje. Politika e re bashkime-spastrime tregon çbalancimin e rëndë mendor ku ka hyrë kjo opozitë, që në fakt pazaret me Ramën i bën vetë, duke filluar nga Berisha i pari, ndërsa pjesa më joaktive në zgjedhje ishte ajo e listës së mbyllur e caktuar arbitrarisht nga vetë Berisha në kundërshtim me statutin.

Pasi të gjejë e përjashtojë armiqtë e brendshëm dhe “elementin antiparti”, lideri historik do fillojnë të përjashtojnë edhe masat e demokratëve që mbushin sallat e tradhëtarit. Në fund do mësojë si në atë skeçin e Koço Devoles për byronë politike ku Enveri bust kërkonte shpalljen e studentëve armiq të popullit. E kur Ramizi e sqaron se me studentët eshtë bashkuar gjithë populli Enveri ia pret:

“Edhe populli të shpallet armik i popullit dhe partisë!”

Turp i madh, të flet frika dhe jo arsyeja –

✇27.al
By: 27

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, duke folur për Report TV pas përfundimit të takimit në Lezhë, i është përgjigjur akuzave të Sali Berishës se tubimin ia organizoi kryebashkiaku socialist Pjerin Ndreu.

Salianji i cilësoi deklaratat e Berishës si një ‘turp i madh’, që sipas tij nuk vinin prej arsyes, por prej frikës nga humbja e privilegjeve të pushtetit të opozitës.

Ai vijoi gjithashtu duke thënë se Berisha dhe kupola e PD-së po akuzonin demokratët se i kishte organizuar një kryebashkiak socialist.

Salianji shtoi se do të vijojë të qëndrojë në PD dhe do të përpiqet për ta ndryshuar këtë parti, teksa theksoi se termi ‘vetëpërjashtim’ që përmend Berisha, nuk ekziston në koncept në Statutin e PD-së.

Pyetje: Kryetari i PD-së ju ka akuzuar se këtë takim e ka organizuar Pjerin Ndreu dhe socialistë të tjerë, çfarë komenti keni?

Ervin Salianji: Ju flet frika, jo arsyeja. Këtu janë demokratë dhe është turp i madh që të akuzosh demokratët që duan ndryshim se i organizon një kryetar bashkie me të cilin unë jam përplasur, kam reaguar fort dhe e kam akuzuar për të gjitha zullumet që ka bërë. Takimi organizohet nga demokratë, e patë që ishte takim masiv, e patë që thirrja e demokratëve ishte për ndryshim dhe për ta bërë PD-në fituese. Kështu që të fokusohemi tek idetë dhe jo te budallallëqet që vijnë për shkak të frikës dhe jo të arsyes.

Pyetje: Ju thatë që nuk do krijoni një parti të re, por ndërkohë PD thotë se jeni vetë-përjashtuar. A keni një koment?

Ervin Salianji: Nuk ka vetë-përjashtim në PD, nuk njihet si koncept. Unë do të jem në PD dhe do ta ndryshoj PD-në deri në fund.

gijotina.com/

Kam marrë vetëm kosto nga opozita, as tendera, as leje –

✇27.al
By: 27

Ish-deputeti Ervin Salianji tha se, nuk do të krijojë një forcë tjetër politike dhe se Partia Demokratike është ‘shtëpia e tij’. Në një takim me mbështetësit e tij në Pallatin e Kulturës në Lezhë, Salianji u shpreh se, ai dhe familja e tij ka marrë vetëm kosto nga opozita, as tendera, as leje dhe asnjë të punësuar në shtet. Ndërsa theksoi se, ka qenë në opozitë gjithë kohën, në opozitë me qeverinë.

“Unë jam lindur në PD, nuk kam qenë as në partinë e punës, as kam ikur ndonjëherë në PD, kam qenë në opozitë gjithë kohën, në opozitë me qeverinë. Familja ime dhe unë, kemi marrë vetëm kosto nga opozita, as tendera, as leje, asnjë të punësuar në shtet, asnjë familjar të punësuar në administratën e PS, dhe as familjarë që fuqizohen ekonomikisht prej qeverisë së PS.

Edhe këtu, e kam një pyetje për liderishipin, që tha që opozita është e vështirë. Opozita është e vështirë dhe e di cilido prej jush në sallë, e dinë 3 milionë shqiptarë, por pyetja ime është “ a e ndjejnë opozitarizmin njerëz të cilët kanë 35 vite që paguhen me rrogë për shkak të sakrificave të demokratëve, që paguhen për shkak të përballjeve të demokratëve me regjimin”. Po e them për cilido që e gënjen mendja, unë nuk krijoj force tjetër politike, shtëpia ime është PD. PD do ta ndryshojmë, do ta bëjmë fituese.”, tha Salianji.

gijotina.com/

Flamurtari triumfon ndaj Bylisit, Egnatia dhe Elbasani ndahen në barazim –

✇27.al
By: 27

Ndeshjet e Superiores prodhuan rezultate interesante. Flamurtari triumfoi 3-0 ndaj Bylis, duke marrë 3 pikë të rëndësishme.

Vlonjatët shënuan me Urbaez, Marku dhe Maksuti. Me këtë rezultat, ekipi i Moreioros shkon në vendin e 8-të me 18 pikë. Ballshiotët janë në vendin e 9-të me 18 pikë.

Në sfidën tjetër, barazim 2-2 mes Egnatias dhe Elbasanit. Loukili dhe Lajthia “tundën rrjetën” për skuadrën nga Elbasani, sakaq për kampionët shenoi Fernando Medeiros.

Përballja mes dy skuadrave kryesuese të kampionatit, Egnatias dhe Elbasanit ka dhuruar emocione të shumta dhe tension deri në minutën e fundit.

Egnatia arriti të barazojë dy herë rezultatin, falë dy penalltive të shndërruara në gol nga Fernando, ndërsa Elbasani kishte kaluar fillimisht në avantazh me golat e Loukili dhe Lajthias. Ritmi i lartë, ndërhyrjet e shumta dhe polemikat për vendimet arbitrare e bënë këtë duel një nga më dramatikët e sezonit.

gijotina.com/

E di se jeni të dëshpëruar dhe të lodhur nga 13 vite në opozitë… –

✇27.al
By: 27

Sali Berisha: Kam arhdur sot tek ju për një bisedë që duhet ta bëjmë me njëri-tjetrin, duhet ta bëjmë me çdo demokrat, në mënyrë që të kuptojmë, të realizojmë se sot ne jemi në agune vërtetë të një transformimi të madh. Sot, ne jemi në agun e vërtetë të një fitoreje të pashmangshme në betejat e saj, të opozitës shqiptare. Unë, jam i vetëdijshëm se ju me të drejtë jeni të dëshpëruar, jeni të lodhur, të mërzitur, një opozitë e pamerituar 13 vjeçare është stërmunduese.

Jam i vetdijshëm se armiku që ne kemi përballë nuk respekton asnjë rregull, por nga ana tjetër jam i vetëdijshëm dhe i sigurtë se ne së bashku sot, jemi në prag të përmbushjes së misionit tonë historik të shpëtimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve nga narkodiktatura, apo diktatura autokratike, e cila në shumë aspekte ka shkatërruar dhe dëmtuar qënien shqiptare më shumë se çdo regjim tjetër në tërë historinë e këtij vendi.

Kreu i narkoekzekutivit të sotëm, Edi Rama është sjellë me opozitën me të njëjtën moral, me të njëjtën urrejtje, me të njëjtën armiqësi të paraardhësve të tij.

Natyrisht, nuk është më koha e diktaturave totalitare ku pluralizmi ndalohej me Kushtetutë, por sot ky përdor çdo mjet për të shtypur pluralizmin, për të shtypur opozitën.

Përveç gjahut të shtrigave që bën ndaj opozitarëve, punës së tyre, bizneseve të tyre e me radhë, nuk ngurron të arrestojë, persekutojë, njëlloj si etërit e tij, drejtuesit e opozitës. Edi Rama në këto 13 vite shkatërroi institucionin më themelor të demkracisë, por edhe të dinjitetit, votën e lirë. Ai qendron në pushtet duke plaçkitur votën.

Me lidhjet e tij të krimit, ai ka ngritur në piedestal kartelet e drogës, vrasësit serialë, me qeveritarët e tij dhe familjen e tij ka vendosur sistemin e plaçkitjes më të pamëshirë që shqiptarët kanë njohur në tërë historinë.

Berisha deklaroi se Partia Demokratike ka denoncuar çdo ditë atë që ai e quajti “narkoregjimi i Edi Ramës”, një regjim që sipas tij vjedh qytetarët, bashkëpunon me krimin e organizuar dhe ka shndërruar pasuritë e vendit në një mallkim për shqiptarët. Ai theksoi se qeveria ka vendosur taksa të rënda, ka nxitur largimin masiv të të rinjve nga vendi dhe ka rrezikuar jo vetëm Shqipërinë, por edhe sigurinë më gjerë.

“Ne nuk mbronim individë, por të vërteta dhe vlera universale. Ju mbrojtët opozitën, pluralizmin dhe gjërat më të çmuara që ka një komb,” u shpreh Berisha, duke vlerësuar qëndresën e demokratëve përgjatë viteve të fundit, pavarësisht presioneve dhe izolimit politik.

Kryedemokrati theksoi se PD ka kaluar nga një periudhë izolimi ekstrem në një fazë të re mbështetjeje ndërkombëtare, duke përmendur miratimin e shtatë rezolutave nga partitë simotra në Europë dhe botë brenda 14 muajve, të cilat sipas tij dënojnë regjimin e Edi Ramës, farsën elektorale dhe shtypjen e pluralizmit.

Berisha u shpreh i bindur se demokratët do ta “arkivojnë regjimin e Edi Ramës”, ashtu siç kanë përballuar të këqijat e mëdha të së shkuarës. Ai theksoi se PD është sot në betejë për të dëshmuar se qeveria përdor paratë publike, krimin dhe bandat për të deformuar vullnetin e qytetarëve, duke e shndërruar votën në mjet grabitjeje dhe korrupsioni.

gijotina.com/

PD, parti e fjalës së lirë –

✇27.al
By: 27

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar ditën e sotme turin e foltoreve në zonën e Kombinatit në Tiranë, ku u zhvillua një tjetër takim me mbështetës dhe strukturat e partisë.

Gjatë këtij takimi, në foltore ka mbajtur fjalën edhe kryetari i këshilltarëve bashkiakë të Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti, i cili më parë ka marrë pjesë në takimin e organizuar nga Ervin Salianji në Durrës.

Në fjalën e tij, Alimehmeti kritikoi ashpër qeverinë dhe politikat shtetërore, duke u ndalur te problematikat që, sipas tij, po përballen qytetarët e zonës.

Ai deklaroi se në Kombinat po synohet shembja e banesave për t’i hapur rrugë ndërtimit të kullave, duke e cilësuar këtë si një qasje negative ndaj komunitetit. “Këtë shtet e ka kapluar e keqja. Jemi të kapur nga narkotrafiku dhe të rinjtë po largohen nga vendi, ndaj duhet të angazhohemi,” u shpreh Alimehmeti.

Më tej, ai bëri thirrje për pjesëmarrje në protestën e thirrur nga Partia Demokratike më 24 janar, duke e cilësuar atë si një protestë të rëndësishme. Sipas tij, PD është partia e fjalës së lirë dhe këto qëndrime duhet të përkthehen në veprime konkrete.

Alimehmeti u ndal edhe te roli i strukturave të partisë, duke theksuar se ato janë shtylla kurrizore e Partisë Demokratike dhe ura lidhëse mes qytetarëve dhe selisë qendrore. “PD i ka numrat e mëdhenj, por kjo matet edhe me besimin që përcjell. Fitorja është e përbashkët, pavarësisht se mund të kemi mendime të ndryshme,” përfundoi ai.

gijotina.com/

Të bashkohemi pa frikë dhe pa ndalim! –

✇27.al
By: 27

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka vijuar turin e tij të takimeve me bazën e mbështetësve të Partisë Demokratike, duke u ndalur sot në qytetin e Lezhës, ku u zhvillua një takim i mbushur me emocione dhe brohorima nga salla.

Në pjesën përmbyllëse të fjalimit të tij, Salianji theksoi rëndësinë e mesazhit që qytetarët i japin Partisë Demokratike dhe opozitës në përgjithësi. “Kjo sallë është mesazh për një sistem që po bie nën peshën e korrupsionit të vet, por është edhe një mesazh për ne, sepse njerëzit presin më shumë nga PD: guxim, qartësi dhe fitore,” u shpreh ish-deputeti, duke e cilësuar takimin si një mbrëmje frymëzuese për demokratët e Lezhës.

Salianji bëri thirrje për bashkim të demokratëve dhe të gjithë popullit opozitar rreth PD-së, duke nënvizuar nevojën për rotacion dhe për të rikthyer normalitetin në vend. “Të bashkojmë demokratët, popullin opozitar rreth saj, të sjellim rotacionin. Bashkohuni me ne në këtë rrugëtim pa frikë, pa ndalim. Koha e ndryshimit ka ardhur dhe nuk do ndalojmë asnjë moment. Ky është premtimi im para jush,” përfundoi ai, ndërsa i dha fund fjalës me brohorima dhe mesazhe për fitore.

gijotina.com/

Statuti i PD të largon nga lidershipi, nëse humbet zgjedhjet –

✇27.al
By: 27

Ervin Salianji iu përgjigj nga Lezha deklaratave të Sali Berishës se ish-deputeti është vetëpërjashtuar nga Kryesia e PD.

Salinji tha se Statuti i PD nuk njeh përjashtim për mendimin ndryshe.

Mesazhi i Salianjit ishte për Berishën duke i kujtuar se Statuti i PD parashikon largimin e lidershipit kur humb zgjedhjet.

Ervin Salianji: Shqetësim janë ata që duan të përjashtojnë demokratët se nuk japin llogari. Ne duam të largojmë Edi Ramën. Ne kërkojmë zgjidhnje, fatkeqësisht lidershipi jonë kërkon privilegjeve. Ne do ta ndryshojmë PD-në, asnjë nuk na largon ne, asnjë forcë përveç forcës që vjen nga vota, nga demokratët, nga mbështetja.

Ç’është ky lidership që kërkon të bëhet tigër me demokratët, mace me qeverinë? Anëtarësia përjashton lidershipin me votë dhe jo e kundërta. Kërkojmë të largojmë Ramën, lidershipi i PD bën sikur sillet si tigër me demokratët, por pas çdo palë zgjedhje bëjnë mjau-mjau përballë qeverisë. Ç’është kjo? Demokratët nuk ka forcë që i ndalon, demokratët janë të fortë për t’u përballur, nuk ka forcë që e ndalon bashkimin e demokratëve në çdo cep të Shqipërisë nëse vendoset në themel meritokracia. Edi Rama nuk mundet duke përjashtuar demokratët, por duke krijuar garë, votë, mundësi për të ecur përmes meritës, këto duhet të prevalojnë në partinë tonë.

Askush nuk na largon nga PD. Ne kemi pyetjen e thjeshtë. Çfarë ju pengon ju “pesëshja” e lidershipit që ta bëjmë PD-në fituese? Sepse lidershipi është në pushtetin e opozitës. Por në vend që të përdoret pushteti për të shkatërruar PD-në dhe demokratët, duhet të përdoret pushteti për të larguar Edi Ramën.

Nuk përjashtohet njeri për mendim ndryshe, PD është demokratizuar me statut. Statuti të largon vetëm për një arsye, jo nga partia, por të largon nga lidershipi nëse humbet zgjedhjet. PD e ka fuqinë për të përfshirë njerëz të rinj.

gijotina.com/

Lidershipi i PD, 5 “fantastikët” nuk dëgjojnë… –

✇27.al
By: 27

Ish-deputeti Ervin Salianji ka vijuar ditën e sotme turin e takimeve me bazën e mbështetësve të Partisë Demokratike, duke u ndalur në qytetin e Lezhës, ku u zhvillua një takim me pjesëmarrje të gjerë të demokratëve dhe opozitarëve.

Në fjalën e tij përpara mbështetësve, Salianji theksoi se Lezha po jep një mesazh të qartë për vazhdimin deri në fund të kësaj nisme politike. “Lezha po tregon se kjo punë ka marrë rrugën e vet dhe do t’i shkojmë deri në fund pa asnjë diskutim. Është vendi i historisë, i qëndresës dhe i dinjitetit shqiptar,” u shpreh ai, duke shtuar se qyteti i jep frymë çdo demokrati dhe shpresë për ndryshim.

Salianji nënvizoi se takimet me demokratët në çdo cep të Shqipërisë do të vijojnë pa u ndalur, me synimin kryesor për ta bërë Partinë Demokratike fituese. Ai bëri thirrje për bashkimin e të gjithë demokratëve, pa dallime, pas 13 vitesh në opozitë, duke kërkuar lënien pas të ndasive dhe bashkimin e gjithë popullit opozitar rreth PD-së.

“Duhet të respektojmë mendimet tona dhe të bashkohemi si bashkëudhëtarë në këtë udhëtim politik të lodhshëm, por krenar,” tha Salianji, duke e cilësuar qeverinë aktuale si më të paaftën dhe më të korruptuarën në historinë e vendit.

Ai theksoi gjithashtu se salla e mbushur në Lezhë ka një peshë të veçantë politike, pasi sipas tij tregon qartë se demokratët, opozitarët dhe qytetarët shqiptarë duan ndryshim. Salianji u ndal edhe te vështirësitë e përjetuara nga demokratët e Lezhës, duke përmendur si pasojat e qeverisjes aktuale, ashtu edhe gabimet e lidershipit të Partisë Demokratike, përfshirë mosmirënjohjen dhe përçarjet e brendshme.

Salianji theksoi se shqetësimi kryesor nuk janë vetë demokratët që reagojnë, por lidershipi që nuk i dëgjon dhe nuk prodhon ide për t’i përfaqësuar ata. “E shohim si 5 fantastikët që rrinë në lidershipin e PD nuk dëgjojnë shqetësimet e demokratëve. Shqetësim janë ata që nuk dëgjojnë, jo demokrati i thjeshtë, është lidershipi që nuk dëgjon demokratët, nuk është shqetësim pse mblidhemi nga salla në sallë me shumë, por shqetësim është pse lidershipi i PD është braktisur. Shqetësim nuk janë idetë tona, por është mungesa e ideve të tyre që po braktisin demokratët,” u shpreh ai.

Ai kritikoi ashpër lidershipin e PD-së, duke e përshkruar si të larguar nga baza dhe të fokusuar te privilegjet e veta, ndërkohë që demokratët vazhdojnë të qëndrojnë të bashkuar dhe të vendosur për ndryshim. Salianji theksoi se forca e PD-së vjen nga vota dhe mbështetja e anëtarësisë, dhe se asnjë lider nuk mund të pengojë bashkimin e demokratëve për të sfiduar qeverinë aktuale.

“Çfarë është ky lidership që kërkon të bëhet tigër me demokratët dhe mace përballë qeverisë? Demokratët janë të fortë, rrinë në këmbë dhe nuk ka forcë që ndalon bashkimin e tyre,” tha Salianji.

gijotina.com/

Prej 4 vitesh në PD nuk shkel asnjë ambasador –

✇27.al
By: 27

Më i votuari i listës së hapur të PD në Durrës, Ndrec Pjetri kritikoi lidershipin e PD nga takimi i Ervin Salianjit me demokratët e Lezhës.

Pjetri tha se demokratët po mashtrohen, ndërsa shtoi se prej 4 vitesh në selinë e PD nuk shkel asnjë ambasador.

Ndrec Pjetri: Problemet e PD janë të shumta. Ka filluar një propagandë sikur Ramën do e heqin ndërkombëtarët, do e marrin si Maduron… Në 4 vjet, në PD nuk shkel asnjë ambasador, si do kemi mbështetje nga ndërkombëtarët. Mashtrim për demokratët, për t’i mbajtur peng.

Kur nisëm lëvizjen me Ervinin, PD filloi të bëjë analizë. Në Durrës, problemet që dolën ishin 3, bandat, trysnia e shtetit dhe e treta pse kemi rënë nga 2021 me mijëra vota, pse jemi më keq, kemi marrë më pak mandate.

Argumenti që u dha ishte përçarja. Me këtë regjim nuk ka rrugë tjetër, përveç përballjes. Kush thotë rrugë tjetër i shërben regjimit.

gijotina.com/

Nis takimi i Salianjit me demokratët në Lezhë, i riu i FRPD thumbon Berishën për “kryetarokracinë” –

✇27.al
By: 27

Ish-deputeti Ervin Salianji ka vijuar turin e takimeve me bazën e mbështetësve të Partisë Demokratike, duke u ndalur ditën e sotme në qytetin e Lezhës, ku u zhvillua një takim me strukturat dhe aktivistët e PD-së.

Fjalimin hapës në këtë takim e mbajti Arbër Kola, anëtar i Kryesisë së Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD). Në fjalën e tij, Kola foli për angazhimin e tij politik dhe për akuzat që, sipas tij, i janë bërë për shkak të pozicionimeve të tij brenda partisë. Ai theksoi se është aktivist dhe anëtar i PD-së, duke mohuar zërat që e kanë quajtur “të shitur” apo “të blerë” dhe në shërbim të kryeministrit Edi Rama.

“Unë jo vetëm që jam demokrat, por jam edhe biri i një prej themeluesve të PD-së, dega Mirditë. Kam marrë pjesë në qindra organizime, tubime, protesta dhe fushata, të gjitha me një qëllim të përbashkët: largimin e Edi Ramës dhe kthimin e PD-së në pushtet,” u shpreh Kola.

Ai deklaroi se ndodhet në këtë takim për të përcjellë mesazhin e bashkimit dhe të rritjes së mbështetjes për Partinë Demokratike, duke shtuar se sipas tij, ajo që e ka mbajtur peng partinë ka qenë mungesa e përballjes me të vërtetën. Kola theksoi gjithashtu se angazhimi i tij politik ka pasur kosto personale, duke përmendur heqjen e bursës së studimit dhe arrestimin e tij.

Në vijim, ai iu drejtua kryetarit të PD-së, Sali Berisha, duke kujtuar premtimet për fundin e “kryetarokracisë”, njohjen e votës dhe marrjen e përgjegjësisë për humbjet zgjedhore. Kola shprehu se nuk pret më justifikime apo ankesa për vjedhje votash, duke theksuar se, sipas tij, opozita duhet të veprojë për të sjellë ndryshimin.

Sipas Kolës, në një moment kur qeveria, siç u shpreh ai, është e përfshirë në afera dhe korrupsion, opozita duhet të jetë e bashkuar dhe e vendosur për ta rrëzuar atë.

gijotina.com/

Talenti i kombëtares shqiptare debuton me Genoan

✇27.al
By: 27

Sulmuesi shqiptar Joi Nuredini a regjistruar debutimin e tij në Serie A këtë të diel, gjatë ndeshjes midis Parmës dhe Genoas.

Futbollisti i lindur në vitin 2007 u aktivizua në minutat e fundit të sfidës nga trajneri Daniele De Rossi, duke zëvendësuar Lorenzo Colombon.

Nuredini është pjesë e Genoas prej dy sezonesh dhe më parë ka qenë i grumbulluar disa herë me ekipin e parë, por vetëm sot mori minutat e para zyrtare në elitën e futbollit italian.

Aktualisht 18-vjeç, sulmuesi po zhvillon një sezon pozitiv me ekipin Primavera, ku numëron 4 gola dhe 1 asist në 9 ndeshje. Përveç paraqitjeve me klubin, ai është edhe një element i rëndësishëm i moshave kuqezi, teksa përfaqëson Shqipërinë U-19.

gijotina.com/

The post Talenti i kombëtares shqiptare debuton me Genoan appeared first on 27.

Aksident në Lezhë–Laç, katër të plagosur nga përplasja e dy mjeteve –

✇27.al
By: 27

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë të martë në aksin Lezhë-Laç, ku janë përplasur dy automjete.

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur katër persona, dy prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë dhe autoambulancat kanë mbërritur në vendngjarje, duke transportuar të plagosurit drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Nga verifikimet paraprake të kryera nga Policia Rrugore, rezulton se drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksident nuk kanë qenë nën efektin e alkoolit në momentin e ngjarjes.

gijotina.com/

Nesër Kuvendi rikthehet në punë, PD e nis sesionin në bojkot dhe protesta

✇27.al
By: 27

Me mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, që do të shqyrtojë kalendarin dhe programin e punës për 5 javët në vijim, deputetët do të rinisin punën të hënën.

Zyrtarisht sesioni e ri parlamentar, i dyti i kësaj legjislature të XI, do t’i çelë punimet më seancën parlamentare të parashikuar pasdite në orën 17, edhe pse pak pas mesditës do të ketë një mbledhje të komisionit parlamentar të ashtuquajtur të reformave, që drejtohet nga Fatmir Xhafa.

Dhe pikërisht reformat duket se do të jenë edhe puna më e madhe e këtij sesioni, ashtu siç edhe arsyet e përplasjeve. Rama paralajmëroi ndryshim të rregullores, ndërsa edhe një herë kundërshtarëve politikë u tha se socialistët janë gati për dialog por nëse ky mungon reformat do t’i bëjnë edhe vetëm.

Nga ana tjetër PD nuk është gati të qetësojë tonet, të paktën jo pa një zgjidhje politike për çështjen Balluku, për arrestimin ose jo të së cilës, Këshilli i Imunitetit do të mblidhet më 28 janar.

Dy prej më urgjenteve sipas socialistëve janë zgjedhorja dhe territorialja, që duhet të mbyllen brenda korrikut se vendoret e 2027 do të duhet të bëhen me Kod dhe hartë të re. Megjithatë demokratët i bojkotuan që në dhjetor dhe nuk janë gati të rikthehen.

gijotina.com/

The post Nesër Kuvendi rikthehet në punë, PD e nis sesionin në bojkot dhe protesta appeared first on 27.

Greqia miraton ligjin e ri për emigracionin, zhbllokohen 90 mijë leje qëndrimi –

✇27.al
By: 27

Ministria greke e Emigracionit dhe Azilit ka përgatitur një projektligj të ri për emigracionin që synon t’i japë fund vonesave kronike në dhënien dhe rinovimin e lejeve të qëndrimit, sipas gazetës Protothema

Në Greqi jetojnë rreth 793 mijë emigrantë të ligjshëm, ndërsa afro 293 mijë aplikime për leje qëndrimi mbeten ende në pritje. Vonesat në shqyrtimin e tyre kanë sjellë probleme për përfituesit, pasi shpesh lejet lëshohen pasi afati i tyre praktik ka kaluar, duke krijuar pasiguri dhe vështirësi për punësimin dhe integrimin social. Me projektligjin e ri pritet tu jepet zgjidhje e menjëhershme rreth 90 mijë dosjeve të prapambetura, ndërsa 90,000 leje qëndrimi të tjera mund të zhbllokohen brenda dy viteve.

Ministri i Emigracionit dhe Azilit, Thanos Plevris, theksoi se Greqia mban qëndrim të ashpër ndaj migrimit të paligjshëm, por njëkohësisht po kërkon rregulla më funksionale për migrimin e ligjshëm, për të mbuluar edhe nevojat e ekonomisë për fuqi punëtore.

Çfarë parashikon projektligji?

Në qendër të ndryshimeve është vendosja e rinovimit automatik për disa kategori lejesh qëndrimi, sidomos kur emigranti vazhdon të punojë te i njëjti punëdhënës. Qëllimi është të shmangen procedurat e përsëritura dhe dorëzimi i vazhdueshëm i dokumenteve, kur nuk ka ndryshim real në situatën e aplikantit.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm është se çdo leje e re do të ketë kohëzgjatje minimale dy vjet. Kjo synon që vonesat e administratës të mos e penalizojnë vetë emigrantin dhe të mos rrezikohet statusi i tij ligjor për arsye thjesht formale.

Projektligji përfshin edhe një dispozitë të veçantë për personat që jetojnë ligjërisht në Greqi prej pesë vitesh ose më shumë dhe që më parë janë refuzuar vetëm për arsye procedurale, siç janë mungesa dokumentesh apo gabime formale. Këtyre personave u jepet mundësia të riaplikojnë, pasi të korrigjojnë mangësitë, në mënyrë që të mos mbeten jashtë sistemit për arsye jo thelbësore.

Projektligji parashikon gjithashtu forcimin e administratave të decentralizuara që shqyrtojnë aplikimet, si dhe mundësinë e transferimit të dosjeve nga një rajon në tjetrin, për të ulur ngarkesën dhe për të përshpejtuar proceset.

Në të njëjtën linjë, për emigrantët mbi 65 vjeç, që kanë jetuar dhe punuar ligjërisht në Greqi për të paktën 20 vjet, parashikohet mundësia e qëndrimit pa detyrim për të punuar, me kusht që të kenë sigurim privat shëndetësor dhe pensioni, në mënyrë që të mos rëndohet skema publike e sigurimeve.

Rekrutim më i shpejtë i punëtorëve nga vende të treta

Projektligji sjell ndryshime edhe në procedurat e rekrutimit të punëtorëve nga vende të treta, me synim plotësimin më të shpejtë të vendeve bosh të punës. Procedurat thjeshtohen dhe agjencive të punësimit të përkohshëm u jepet mundësia të thërrasin punëtorë në emër të kompanive që kanë nevojë të menjëhershme për staf.

Vëmendje e veçantë i kushtohet edhe projekteve të mëdha, ku parashikohet mundësia e rekrutimit të shpejtë deri në 500 punëtorëve, ndërsa thjeshtohen edhe procedurat në konsullata për të ulur kohën e nevojshme për nxjerrjen e dokumenteve.

Një risi tjetër është mundësia që punëtorët e ardhur me këtë skemë të ndryshojnë punëdhënës pa humbur statusin e qëndrimit të ligjshëm, gjë që synon të rrisë lëvizshmërinë në tregun e punës dhe të ulë fenomenet e varësisë apo shfrytëzimit. Greqia ka marrëveshje dypalëshe për punëtore me vende të treta si Filipinet, Armenia dhe Egjipti, veçanërisht për sektorë si bujqësia, me kushtin e bashkëpunimit në luftën kundër migrimit të paligjshëm.

gijotina.com/

Nuk futet zonën e penalltisë –

✇27.al
By: 27

Trajneri i Juventusit, Spalleti analizoi disfatën 0-1 ndaj Cagliarit.

“Nuk ka kuptim të qash për atë që ndodhi, të gjithë dijnë të luajnë futboll. Duhet ta luajmë ndeshjen me vendosmëri dhe të shfrytëzojmë disa momente kur kundërshtari gabon.”

Megjithatë, Spalletti nuk u kursye në kritikat e lojtarëve të tij, veçanërisht Conceiçao dhe Zhegrova për qëndrimin e tyre kur hynë në fushë. “Edhe pse kanë karakteristikat për t’u futur në qendër të aksionit, ata rrëmbehen pak nga tërbimi dhe humbasin qartësinë e tyre,” thumbon ai.

“Conceiçao erdhi të luante si mesfushor, Zhegrova po njësoj, duke u larguar nga zona e rrezikshme e zonës së penalltisë, kështu që Kalulu u detyrua të zhvendosej në krah dhe Kelly po njësoj në anën tjetër. Në këtë drejtim, mund të shkojmë dhe t’u tregojmë diçka rreth të qenit më shumë në rolet dhe pozicionet e tyre.”

gijotina.com/

❌