Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Aksident tragjik në Palasë! Fadroma godet për vdekje punëtorin në kantierin e ndërtimit –

✇27.al
By: 27

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë të shtunë në Vlorë, në zonën e Palasës.

Një fadromë ka goditur për vdekje një punëtor, teksa ishte duke punuar në një kantier ndërtimi.

Nuk dihet ende identiteti i viktimës, kujt firme i përket fadroma apo rrethanat se si ka ndodhur aksidenti.

Ndërkohë, policia thuhet se ndodhet në vendin e ngjarjes por deri më tani nuk ka asnjë reagim lidhur me rastin.

Në 24 Janar të gjithë në sheshet e Tiranës, të rikthejmë besimin tek ky vend i bekuar nga Zoti –

✇27.al
By: 27

Kryetari i PD-së Sali Berisha ka bërë thirrje publike për mobilizim qytetar, duke ftuar çdo shqiptar që më 24 Janar të dalë në rrugët dhe sheshet e Tiranës. Në përfundim të bashkëbisedimit me qytetarët, Berisha e cilëson protestën si një përpjekje vendimtare për të ngritur zërin kundër qeverisjes aktuale.

“Thirrja ime është për çdo qytetar shqiptar në datën 24 Janar, në një përpjekje të fuqishme të ngremë zërin tonë, të bashkuar që të dëgjohet në çdo votër shqiptare, të dëgjohet në të 4 anët e botës.

Vërtetë Shqipëria ka një organizatë kriminale si qeveri, vërtetë ka një kryeministër i cili pasi ka vjedhur dhe shpërdoruar miliarda para të taksapaguesve shqiptarë dhe prona publike. Po të kemi parasysh këtu portin e Durrësit, po të kemi parasysh 222 mijë metra katrorë në Gjipe, kanionin më panoramik të Shqipërisë, një nga kanionet më panoramike të botë.

Po të kemi parasysh Duranat, etj., etj., duhet pra të bashkohemi kundër kësaj te keqeje, në  mënyrë që të rikthejmë në vatrat tona shpresën, të rikthejmë të ardhmen, të rikthejmë besimin tek ky vend i bekuar nga Zoti, por i keqtrajtuar në mënyrë ekstreme nga hajdutët në pushtet. Ndaj dhe në 24 Janar ftoj çdo shqiptar në rrugë dhe sheshe të Tiranës,” tha Berisha.

Protestat e vetmja zgjidhje –

✇27.al
By: 27

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar situatën politike në vend, teksa ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, për pushtimin e parlamentit dhe kontrollin e drejtësisë.

Përmes një komunikimin me qytetarët në rrjete sociale, Berisha tha se mazhoranca po përdor mekanizma të reja ligjore dhe ndërhyrje të drejtpërdrejta për të bllokuar veprimet e institucioneve të drejtësisë dhe po ngushton hapsirën e opozitës në parlament.

Sipas Berishës, protestat e qytetarëve mbeten shpresa e vetme për shpëtimin e Shqipërisë nga ky regjim i narko-shtetit.

“Skandalet njëri pas tjetrit nuk kanë të sosur.
Edi Ramës po i nxihet çdo ditë e më shumë figura e tij me gjithë dhjetëra në mos më shumë milionë euro dhe dollarë që ai shpenzon për imazhin e tij, për ta paraqitur atë si një lider me vlera, në fakt del një lider i antivlerave të vërteta. Ai po merr çdo masë që drejtësinë ta bllokojë.

Dje informoi se kishte ndërmend me procedura të shpejtuara të miratonte ligje që bllokojnë veprimin apo përpjekjen e institucioneve të drejtësisë për zbatimin e ligjit, ndjekjen e tij penale dhe ndjekjen e bashkëpunëtorëve të tij.
Ai do kalojë me sa duket kodin e ri të ish-bashkëpunëtorit të Sigurimit të Shtetit, Arben Rakipi, një kod i vërtetë i një narko-diktature, kod me të cilin ai sigurisht bllokon veprimet e pushtetit gjyqësor, mbron aktet kriminale të vetat, familjes së tij dhe qeveritarëve të tij.

Ndërkohë që u zotua gjithashtu se do bëjë gjithçka për t’i shkurtuar, për t’ia gjymtuar përfundimisht dhe atë hapësirë minimale që ka opozita në parlament për të marrë fjalën për procedurë, pasi nuk bëhet më fjalë për debate dhe ligje, nuk bëhet fjalë për interpelanca, nuk bëhet fjalë për komisione hetimore parlamentare dhe të gjitha të drejtat e tjera që i takojnë sipas Kushtetutës dhe rregullores së parlamentit opozitës.

Pra, de facto ai ka pushtuar parlamentin dhe po e përdor atë në një grusht shteti për të marrë pushtetin e drejtësisë.
Këto janë rrethanat, këto janë zhvillimet.
Fjala është vetëm e qytetarëve.
Fjala është e qytetarëve, të cilët duhet të ngrihen me forcën më të madhe dhe do ngrihen me forcën më të madhe për të shpëtuar Shqipërinë nga ky regjim që po vjedh me një shpejtësi të paimagjinueshme buxhetet, pronat publike dhe po largon çdo ditë e më shumë shqiptarët.”,-
 tha Berisha.

 

Mijëra vota me ndryshime/ Rinumërimi i pjesshëm në Kosovë shton dyshimet për abuzime –

✇27.al
By: 27

Procesi i rinumërimit të një të tretës të vendvotimeve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit ka sjellë ndryshime të dukshme të votat e kandidatëve për deputetë qysh në ditët e para.

Deri më tani procesi i rinumërimit, që nisi më 13 janar, është përfunduar në 19 komuna dhe janë numëruar 316 vendvotime nga gjithsej 914 sosh, sipas njoftimit të KQZ-së për numërimet deri sot në orën 10:00.

Megjithatë, edhe me kaq vendvotime të rinumëruara, ndryshimi në votat për kandidatë brenda partive politike është i dukshëm.

Kandidatët me më shumti ndryshim në vota në partitë e mëdha

Nga katër partitë më të votuarat në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, te Partia Demokratike e Kosovës vërehen më së shumti ndryshime te votat për kandidatë pas nisjes së rinumërimit të pjesshëm.

 

 

Kur ishin numëruar pak më shumë se 200 vendvotime, Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, kishte llogaritur se ndryshimet arrijnë në gati 15 mijë vota ndryshim dhe, sipas një postimi të tij në rrjetin Facebook, më së shumti ndryshime ka lista e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Deri më tani, del që 7.719 fletëvotimeve me votë për PDK-në iu ishte modifikuar vota për kandidatë. Më pas vjen Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me 2.947 vota dallim, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 1.676 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 639.

“Këto janë dallime substanciale, sidomos meqë shfaqen në një kontekst ku rinumërimi është duke u zhvilluar për vetëm 1/3 e vendvotimeve në nivel vendi. Për më keq, vërehet që votat e këtyre kandidatëve janë ndryshuar kryesisht nga qendrat komunale prej nga vijnë këta kandidatë”, shkroi Cakolli.

Në qendrat komunale të numërimit, çdo fletëvotim kalon përmes disa kontrolleve: lexohet me zë të lartë nga një numërues, shfaqet në ekran përmes kamerës dhe regjistrohet në sistem elektronik nga një zyrtar tjetër, ndërsa një person i tretë e verifikon fletën.

Megjithatë, manipulimi thuhet se bëhet në fazën e leximit të votave për kandidatë. Kur një fletëvotim i takon një partie, ai përmban edhe vota për disa kandidatë. Numëruesi mund të ndryshojë verbalisht numrin e kandidatit të votuar, duke e zëvendësuar me numrin e një kandidati tjetër.

Kështu, sistemi regjistron votë për kandidatin e gabuar, edhe pse fletëvotimi real tregon diçka tjetër. Numri i votave për parti nuk ndryshon, vetëm ndryshon numri i votave për kandidatë brenda të njëjtës parti.

Cakolli kishte thënë më herët gjatë javës se procesi i numërimit nuk përcillet me kontrolle të hollësishme të fletëvotimeve, duke mundësuar kështu manipulimet, dhe se në këtë ka ndikuar edhe fakti që numërimi ishte realizuar në kohë festash.

Sipas Çohu dhe Cakollit, mënyra të tilla të keqpërdorimit janë vërejtur në pothuajse secilin proces zgjedhor në Kosovë dhe se zgjidhja për këtë problem do të ishte skanimi teknologjik i fletëvotimeve në vend të numërimit tradicional nga zyrtarët.

Cilat janë pasojat?

Së voni, Organizata joqeveritare Çohu ka publikuar një hulumtim që tregon se mbi 90 për qind e rasteve për manipulimet zgjedhore përfundojnë me dënime me kusht ose me gjoba.

Kjo do të thotë se nëse ndonjë zyrtar vërtetohet se ka manipuluar votat gjatë numërimit, ai ka pak gjasa të ndëshkohet me burg për këtë gjë.

Por, pasojat mund të jenë më të mëdha për institucionet, pasi rinumërimi, i cili pritet të zgjasë deri në dy javë, mund ta vonojë edhe më shumë themelimin e institucioneve të reja, në një kohë delikate për institucionet.

Kuvendi i ri duhet të nxitojë për të kaluar marrëveshje ndërkombëtare financiare për vendin, si dhe ta zgjedhë presidentin e ri deri më 4 mars, para se Vjosa Osmanit t’i mbarojë mandati në prill.

Këto afate mund të bëhen edhe më vështirë të arritshme nëse vendoset për rinumërim të plotë – gjë që megjithatë sipas Cakollit mbetet opsioni më i mire tani që është vërtetuar se ka pasur shumë ndryshime në vota gjatë numërimit në qendra komunale,.

Gjatë javës, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, e përsëriti për REL-in mesazhin e kryetarit të KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, se nëse pas rinumërimit vërehen manipulime të mundshme me votat e kandidatëve brenda subjekteve politike, komisioni do t’i çojë në organet kompetente anëtarët e ekipeve të numërimit./ REL

Arratisja e Altin Ndocit/ Gjykata cakton masat e sigurisë për tetë të arrestuarit –

✇27.al
By: 27

Gjykata e Durrësit ka caktuar mesditën e kësaj të shtune, masat e sigurisë për 8 zyrtarët e burgut të Durrësit, të arrestuar pas arratisjes së Altin Ndocit.

Gjykata ka vendosur masën “Arrest me burg” për tre prej tyre, “Arrest në shtëpi” për dy të tjerë dhe “Detyrim paraqitje” për tre të tjerët.

Konkretisht:

Komisar Dezdemon Pazaj – Punonjës i Policisë së Burgjeve – Arrest në burg

Komisar Violeta Uka – Punonjëse e Policisë së Burgjeve – Arrest në shtëpi

Kryeinspektor Dorjan Saraçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve – Detyrim paraqitje

Inspektor Sali Ferrollari – Punonjës i Policisë së Burgjeve –  Arrest në burg

Inspektor Fatjon Braçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve – Arrest në burg

Inspektor Preng Marvataj – Punonjës i Policisë së Burgjeve – Detyrim paraqitje

Kryeinspektor Aranit Çela – Punonjës i Policisë së Burgjeve – Detyrim paraqitje

Kryeinfermier Aulon Quku – Punonjës i IEVP Durrës – Arrest në shtëpi

Ndërkohë një ditë më parë u ekzekutua vendimi i gjykatës për masën “arrest në burg” për ish-drejtorin e IEVP Durrës Indrit Cërloj dhe “arrest në shtëpi ” për mjeken e burgut, Ylfete Sema.

Si ndodhi arratisja e Altin Ndocit

Ndeshja me Cagliarin, si një finale Championsi –

✇27.al
By: 27

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, ka lëshuar një paralajmërim të qartë për ekipin e tij përpara ndeshjes kundër Cagliarit, duke theksuar se kjo sfidë ka të njëjtën peshë si një ndeshje e Ligës së Kampionëve.

Ai ka kërkuar që të gjitha lodhjet dhe shpërqendrimet nga ndeshjet e fundit, si ajo me Benficën, Napolin apo Monacon, të lihen pas, pasi pikët tani kanë një vlerë të dyfishtë.

Spalletti theksoi se ekipi ka hapësira të mëdha për përmirësim dhe se ai vetë është gjithmonë i interesuar për tregun, i shtyrë nga kurioziteti për të njohur sa më mirë lojtarët e tij.

Ai e cilësoi ndeshjen kundër Cagliarit si po aq të rëndësishme sa ato që i presin më pas.

Duke u ndalur te lojtarët individualë, Spalletti foli për Kenan Yildiz, duke thënë se ai duhet menaxhuar me kujdes. “Kenan na tregon goditje kampioni duke qëndruar brenda lojës: prekje gjeniale të alternuara me rikuperime deri në kufirin e zonës së tij të rreptësisë,” shpjegoi trajneri. Ai sqaroi se mungesa e Yildizit nuk lidhet me gripin, por vetëm me një ftohje të lehtë, dhe se klubi po kërkon një zëvendësues për të, por pa i vënë presion lojtarit të ri.

Për sulmuesin David, Spalletti konfirmoi se do të gjejë hapësirë si qendërsulmues, duke i rinovuar besimin pas paraqitjeve pozitive të fundit. “Skuadra po rritet dhe ai po bën të njëjtën gjë: po flasim për një sulmues që luan me shokët e skuadrës dhe nëse shokët e skuadrës e ngrenë nivelin, e ngre edhe vetë Davidi,” shtoi Spalletti. Ai vlerësoi gjithashtu Locatellin, duke e quajtur një kapiten të mirë për Juventusin, i cili shkon gjithmonë përtej, duke ditur të bashkojë vizionin e lojës me aftësinë për të mbyllur hapësirat për kundërshtarët.

Një vlerësim të veçantë Spalletti i bëri Adzic, duke deklaruar prerazi se “Adzic nuk preket”. Ai theksoi se lojtari ka një goditje të jashtëzakonshme dhe aftësi teknike të pazakonta, duke e cilësuar atë si një “thesar të fshehur”. Në fund, trajneri preku shkurtimisht debatin mes atyre që preferojnë lojën e bukur dhe atyre që synojnë vetëm rezultatin, duke përfunduar me barazim. “Mund të fitosh në shumë mënyra,” përmbylli Spalletti.

Sulmi i Ramës për grekët/ Mitsotakis: Flet budallëqe, nuk e marr seriozisht!

✇27.al
By: 27

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, ka reaguar këtë të shtunë në lidhje me deklaratat e Edi Ramës, dy ditë më parë për grekët, gjate nje paneli   të zhvilluar në Abu Dhabi.

Në një intervistë për stacionin televiziv Alpha, Mitsotakis thotë se e njeh prej vitesh Ramën dhe deklaratat e tij nuk i merr shumë seriozisht, edhe pse nuk e mohon që fjalët e Ramës ishin të rënda.

 “E njoh z. Rama prej shumë vitesh, ai ka një mënyrë të veçantë të shprehuri dhe shpeshherë i shpëtojnë gjëra që nuk do të duhej t’i thoshte. Këtë herë tha një fjalë të rëndë dhe e kuptoi gabimin e tij. Unë po mbaj parasysh korrigjimin që bëri, ishte një deklaratë e papërshtatshme dhe më mirë ta lëmë pas”, tha ai.

The post Sulmi i Ramës për grekët/ Mitsotakis: Flet budallëqe, nuk e marr seriozisht! appeared first on 27.

Task forcë për pastrimin e mbetjeve plastike –

✇27.al
By: 27

Kryeministri Edi Rama mbajti mesditën e sotme një takim me kryebashkiakët për sfidat e bashkive për 2026, sezonin turistik dhe betejat e përbashkët politike e shoqërore kundër mbetjeve plastike.

Kryeministri Rama tha se derdhja e plastikës është krim qytetar, duke theksuar dëmet e pariparueshme për jetën detare dhe ushqimin.

Ai njoftoi krijimin e një task-force qeveri–pushtet vendor për të hartuar një plan tre-fazor nga sensibilizimi te veprimi konkret.

“Para disa ditësh, kryetarja e Bashkisë së Durrësit më dërgoi një video që tregonte se si po mbushej pika në Shkozet, pasi ishte ripastruar në kushte bllokimi.

Kur gjendemi përballë kësaj situate agresioni plastik, që është drejtpërdrejt ndikim i njeriut, duhet të angazhohemi për të ndërmarrë një ofensivë të përbashkët dhe për të përfshirë sa më shumë komunitetin, në mënyrë që ta vëmë nën kontroll këtë faktor kaq të dëmshëm.

Plastika derdhet në det dhe shkakton dëme të pariparueshme për jetën detare dhe për cilësinë e ushqimeve tona. Duhet të bëjmë gjithçka për ta ndalur këtë lemeri papërgjegjshmërie qytetare.

“Do fitosh 50 mijë €!”/ SPAK godet call center-at mashtrues në Tiranë –

✇27.al
By: 27

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga operacioni i përbashkët i SPAK, autoriteteteve italiane, dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, në disa ambiente të marra me qira në Tiranë, lidhur me mashtrimet përmes call center-ave.

Mësohet se deri tani janë arrestuar 10 persona, mes të cilëve një shtetas italian, ndërsa dy të tjerë, pronarët, janë shpallur në kërkim. Gjithashtu gjatë operacionit, hetuesit mësohet se kanë sekuestruar portofole kriptomonedhash.

Sipas Balkanweb, ky operacion ka nisur pas denoncimeve në emisionin “Le Iene” në Itali. Prej disa javësh, hetimi i gazetarit italian Luigi Pelazza ka zbuluar ekzistencën e një sistemi të organizuar që, nëpërmjet call centerave, të cilat veprojnë në disa vende përfshirë edhe Shqipërinë, ka mashtruar dhe vjedhur miliona euro nga mijëra viktima në të gjithë botën.

Skema bazohet në telefonata që premtojnë fitime të lehta dhe platforma dixhitale që simulojnë investime në situata të cilat në fakt nuk ekzistojnë.

Përmes rrëfimit të një burimi të brendshëm, u gjurmuan nivelet më të larta të organizatës, duke përfshirë identifikimin e personit përgjegjës për rekrutimin e personelit të qendrave të thirrjeve në Shqipëri.

Ky operacion nisi pas denoncimeve në emisionin “Le Iene” në Itali. Prej disa javësh, hetimi i gazetarit italian Luigi Pelazza ka zbuluar ekzistencën e një sistemi të organizuar që, nëpërmjet call centerave, të cilat veprojnë në disa vende përfshirë edhe Shqipërinë, ka mashtruar dhe vjedhur miliona euro nga mijëra viktima në të gjithë botën.

Skema bazohet në telefonata që premtojnë fitime të lehta dhe platforma dixhitale që simulojnë investime në situata të cilat në fakt nuk ekzistojnë.

Përmes rrëfimit të një burimi të brendshëm, u gjurmuan nivelet më të larta të organizatës, duke përfshirë identifikimin e personit përgjegjës për rekrutimin e personelit të qendrave të thirrjeve në Shqipëri.

E rëndë në Greqi/ 44-vjeçari shqiptar vret me çifte bashkëshortin e të dashurës së tij –

✇27.al
By: 27

Një ngjare e rëndë raportohet të ketë ndodhur në fshatin Spathohori të Agrinjos, në Greqi.

Një 44-vjeçar me shtetësi shqiptare ka ekzekutuar me çifte një 51-vjeçar, babai i një fëmije të mitur, i cili dyshohet të jetë bashkëshorti i të dashurës së shqiptarit.

Viktima ishte kryeplak i fshatit, ndërkohë sipas TCH, dyshoeht se krimi ka prapaskenë erotike dhe nuk ka lidhje me detyrën e viktimës. Dyshohet se autori kishte lidhje intime me gruan e viktimës, dhe ky ishte shkaku i konfliktit.

Burimet sqaruan se autori i kishte ngritur pritë viktimës dhe sapo ky u afrua me automjetin e tij, e qëlloi me çifte të cilën e kishte me leje duke e lënë të vdekur më vend.

Automjeti i viktimës u rrëzua në një greminë ku edhe u gjet prej banorëve të zonës. Pak orë mbas krimit, autori i telefonoi rajonit të policisë duke pranuar autorësinë.

Ai u tha agjentëve se dëshironte të dorëzohej pasi ishte i penduar për krimin. Në cilësinë e provës materiale u gjet edhe arma e krimit.

Sherr në Sarandë/ Grupi i të rinjve bën për spital dy persona –

✇27.al
By: 27

Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Sarandës.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në 15 janar, ku pas një konflikti për motive të dobëta, dy persona përkatësisht të moshave 24 dhe 34 vjeç, në bashkëpunim me disa persona të tjerë kanë plagosur me sende të forta dy shtetasit, B. C., 41 vjeç dhe V. M., 38 vjeç.

Lidhur me ngjarjen policia thotë se ka shpallur në kërkim dy autorët.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit K. B., 34 vjeç dhe N. M., 24 vjeç, banues në Sarandë, pasi më datë 15.01.2026, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë të paidentifikuar, kanë plagosur me sende të forta dhe grushta shtetasit B. C., 41 vjeç dhe V. M., 38 vjeç, banues në Sarandë”,- thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Aksidenti fatal te Ura e Dajlanit/ 18-vjeçarja Vikena Greku përcillet për në banesën e fundit –

✇27.al
By: 27

Vikena Greku, 18-vjeçarja që humbi jetën në aksidentin tragjik te Ura e Dajlanit në Durrës, do të përcillet sot në mesditë për në banesën e fundit, në fshatin Dyshnik të Beratit.

Mësohet se e reja jetonte prej disa vitesh në Gjermani me prindërit e saj Vullnet dhe Valbona Greku si dhe me vëllain e vogël, ndërsa sipas raportimeve 18-vjeçarja ishte kthyer në Shqipëri për të takuar gjyshërit e saj.

Greku humbi jetën më 15 janar, te Ura e Dajlanit në Durrës, pasi automjet ‘BMW X5’ i drejtuar nga shtetasi Arbër Xhaxhaj është përplasur me barrierat anësore të urës dhe ka rënë nga ajo.

Ndaj Arbër Xhaxhajt, gjykata e Durrësit caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”, pasi dyshohet se ishte duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

“Me Edi Ramën nuk ka kompromis” – Berisha shpreh qëndrimin e prerë për reformën kushtetuese –

✇27.al
By: 27

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dhënë një përgjigje të prerë lidhur me pyetjen nëse opozita do të ketë rol në ndryshimet kushtetuese për të cilat foli Kryeministri Edi Rama.

Berisha deklaroi se me Edi Ramën nuk ka asnjë kompromis dhe theksoi se Rama duhet të japë dorëheqjen dhe të paraqitet para ligjit për të gjitha aktet e tij, përfshirë vjedhjet dhe skandalet financiare.

“Dosja Balluku, në fakt, është dosja Rama,” tha Berisha, duke shtuar se 6 mijë mesazhe të asaj dosje lidhen direkt me kryeministrin, dhe shumë prej tyre dokumentojnë manipulime dhe korrupsion të nivelit të lartë, përfshirë tenderat e AKSHI-t dhe inceneratorin e Tiranës.

Berisha nënvizoi se opozita nuk do të japë asnjë kontribut në ndryshimet kushtetuese të propozuara nga Rama, duke e konsideruar qeverisjen aktuale si një regjim të korruptuar, dhe duke kërkuar që qytetarët të jenë vendimtarë për drejtësinë dhe shpëtimin e vendit.

Deklarata e tij lidhet ngushtë me debatet e fundit politike për ndryshimet kushtetuese dhe përpjekjet e qeverisë për t’i implementuar ato, ndërsa opozita shfaq një qëndrim totalisht kundër kompromisit me Ramën.

Aksidenti i rëndë në Durrës ku humbi jetën 18-vjeçarja, lihet në burg Arbër Xhaxhaj –

✇27.al
By: 27

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për 26-vjeçarin Arbër Xhaxhaj, i cili shkaktoi aksidentin tragjik te ura e Dajlanit në Durrë, ku humbi jetën  18-vjeçarja, Vikena Greku.

Arbër Xhaxhaj u arrestua nga policia natën e 15 janarit, pas aksidentit dhe pas testit të alkoolit rezultoi se i riu kishte qënë i dehur në timon.

Ai akuzohet për kryerjen e veprave penale: “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Rama diskuton pasojat e përmbytjeve dhe menaxhimin e mbetjeve në takimin me kryebashkiakët –

✇27.al
By: 27

Kryeministri Edi Rama  po zhvillon sot një takim me kryebashkiaket ne Golem . Në fokus të takimit janë problematikat me të cilat përballen bashkite  por edhe sfidat që duhen çuar para.

Shefi i qeverisë në nisje të fjalës u fokusua tek përmbytjet që kaloi vendi ynë pak ditë më parë, duke thënë se një ndër shkaktarët janë edhe mbetjet që hidhen kudo. “Nuk janë turistët e huaj që hedhin mbetje nëpër rrugë, e konsideron këtë vend si një landfill kudo ku ndodhet dhe hedh shihen e zbrazur të ujit apo të pijeve joalkoolike ose qesen plastike dhe gjithë kjo sasi e madhe që hidhet rrugëve, ku këtu futet edhe mungesa e një menaxhimi siç do duhej të mbetjeve të konsumit familjar në territorit rurale, mblidhet dhe falë erës dhe ujërave vjen dhe bllokon pika kyçe të rrjetet të kullimit, siç ndodhi në shkozet, në Gjirokastër, në disa pika të tjera për të mos i numëruar të gjitha”, tha Rama.

Kjo mbledhje e Ramës me të parët e bashkive vjen një ditë pas takimit me grupin e PS, ku kreu i qeverisë paralajmëroi ndryshime kushtetuese brenda këtij mandati.

Ëndrra amerikane pezull/ Mijëra shqiptarë të prekur nga ngrirja e vizave të emigrimit –

✇27.al
By: 27

E hënë, 4 prill 2022. Me valixhe në duar, çantë në krahë dhe shumë ëndrra në mendje e zemër, Artina – emër i vendosur nga redaksia e Radios Evropa e Lirë për ta ruajtur anonimitetin e së intervistuarës – u nis drejt SHBA-së.

Në maj të vitit paraprak, ajo ishte përzgjedhur fituese e asaj që njihej si ‘llotaria e Kartës së Gjelbër’, por që në të vërtetë quhet Programi i Vizave të Diversitetit.

Artina ishte nxitur të aplikonte nga partneri i saj. Ky i fundit kishte 12 vjet rresht që aplikonte, pasi të ardhmen e tij s’e shihte askund tjetër përveç në SHBA.

Por, fati deshi që Artina të ishte ajo që ta fitonte mundësinë për të emigruar në SHBA. Që atëherë, zemra e saj ishte e dyzuar mes dy shtëpive: të sajën në SHBA dhe asaj pranë partnerit në Shqipëri.

Qysh në gusht të vitit 2022 ata nisën procesin për bashkim familjar. Të bashkuar i mbanin vetëm vizitat e herëpashershme të Artinës në vendlindje. Kjo distancë iu bë edhe më e vështirë kur ajo mori vesh se ishte shtatzënë.

“Çdo gjë e kam përballuar vetë. Gjatë kësaj periudhe bëja udhëtime pafund drejt Shqipërisë, sepse duhet të ruaja edhe martesën, por edhe vajza të kalonte kohë me babanë… Me shpresën se do të bashkohemi shpejt…”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë.

E vetme në SHBA, pa familjarë e shoqëri përreth, Artina tregon se ka punuar deri në muajin e fundit të shtatzënisë, ndërsa edhe muajt e parë të mëmësisë u detyrua t’i kalonte e vetme. Tani, ajo më shumë ankohet për “lodhjen mendore” sesa atë fizike.

“Qenka e shëmtuar ndjesia kur e fut jetën tënde në një valixhe, largohesh me ëndrra, punon, sakrifikon që ta bashkosh familjen atje ku po e ndërton jetën nga e para dhe dëgjon se, fiks kur ti arrin afër fundit të sfidës…”, lë në gjysmë fjalinë Artina.

E, pikërisht kur procesi i bashkimit të tyre familjar po i afrohej fundit, SHBA-ja vendosi ta pezullonte përkohësisht lëshimin e vizave të emigrimit nga 75 vende të botës, përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë.

Ky vendim erdhi pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se të huajt që emigrojnë në SHBA, duhet ta mbajnë veten me punë dhe jo të bëhen barrë e shtetit.

Sipas një fotografie të publikuar nga ai, rreth 41 për qind e emigrantëve nga Shqipëria marrin ndihma sociale në SHBA, ndërsa nga Kosova përqindja ishte edhe më e lartë: 46.

“Nga i thati digjet edhe i njomi”, thotë Artina, duke shtuar se ajo ka qenë një qytetare e përkushtuar e punëtore, që s’ka tentuar thjesht të përfitojë nga shteti amerikan.

Por, tani kur të gjitha proceset e vizave të emigrimit janë pezulluar, ajo do të duhet sërish ta bëjë pa partnerin e jetës rrugën drejt SHBA-së. Këtë herë, edhe me një vajzë 2 vjeçe në krahë.

Në gjendje të ngjashme janë mijëra banorë në Kosovë e Shqipëri. Disa nga ta, të kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, kanë hezituar t’i ndajnë historitë e tyre, nga frika se kjo mund t’i dëmtojë gjasat e tyre për emigrim në SHBA.

Vitin e kaluar, rreth 3.800 shtetas të Shqipërisë fituan viza të emigrimit drejt SHBA-së, si dhe rreth 650 të tjerë nga Kosova.

Artid Hila nga Shqipëria, i cili punon si konsulent për ndjekje të procedurave të emigracionit dhe vizave të tjera, ka vite që udhëheq edhe një grup në Facebook, ku ndihmon të interesuarit për emigracion në SHBA. Ai thotë se është shqetësuar, por jo befasuar nga vendimi i 14 janarit i SHBA-së.

“Shqetësimi kryesor që dëgjoj çdo ditë, lidhet me pasigurinë totale që ka krijuar pezullimi i përpunimit të vizave të emigracionit. Aplikantët kanë frikë se po ecin përpara me të gjithë hapat e kërkuar nga Departamenti i Shtetit, ndërkohë që ekziston rreziku real që viti fiskal të përfundojë pa u lëshuar vizat”, thotë Hila për REL-in.

Ai tregon se procesi nuk është i thjeshtë: duhet plotësim i disa formularëve, ekzaminime mjekësore, përgatitje e dokumenteve dhe pagesë e tarifave.

“Shumë aplikantë kanë investuar vite pritjeje [në rastet e bashkimeve familjare], qindra apo mijëra dollarë në dokumente, përkthime, kontrolle mjekësore, udhëtime për intervista dhe plane konkrete jetese”, thotë Hila.

Tani, shton ai, ata po përballen me informacione gjysmake dhe shumë lajme të pasakta e të ekzagjeruara, pasi që nuk dihet se deri kur do të zgjasë pezullimi.

Situata të ngjashme, sipas Hilës, ka pasur edhe në të kaluarën, si gjatë pandemisë COVID-19. Por, të ngjashme s’do të thotë identike.

“Dallimi kryesor me situatën aktuale është se sot aplikantët lejohen t’i ndjekin të gjithë hapat proceduralë dhe t’i paguajnë tarifat, por në fund rrezikojnë të mbeten pa vizë, vetëm për shkak të mbylljes së vitit fiskal – një situatë që juridikisht është shumë problematike”, shpjegon Hila.

Ai shton se në shqetësimin e aplikantëve ndikon edhe një vendim tjetër. Në dhjetor të vitit të kaluar, SHBA-ja pauzoi për kohë të pacaktuar Programin e Vizave të Diversitetit, deri kur “ta dimë se kë saktësisht po e lëmë të hyjë në vendin tonë”, siç kishte thënë sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.

Edhe nga ky program kanë fituar shumë shtetas të Kosovës e Shqipërisë ndër vite. Sipas të dhënave të Departamentit amerikan të Shtetit, në mesin e listës së fundit të përfituesve të këtij programi ishin edhe 1.598 shtetas të Shqipërisë dhe 260 shtetas të Kosovës.

Si fituese e para disa viteve, Artina kishte ndërtuar shumë ëndrra. Por, tani ka shumë pasiguri.

“Po më duket sikur këta katër vjet po fshihen nga jeta sikur të mos ishin asgjë”, thotë ajo, e shqetësuar se ndoshta opsioni i saj i vetëm do të mbetet heqja dorë nga ëndrra amerikane./ REL

“Antidroga” operacion në Tiranë, arrestohet pranë TEG-ut 45 vjeçari – EMRI –

✇27.al
By: 27

Agjentët e Antidrogës kanë zhvilluar një operacion antidrogë në Tiranë, në kuadër të së cilit është arrestuar një person.

Në pranga ka rënë Ervin Kaftiraj, i cili sipas policisë është arrestuar në një parkim, në afërsi të Rrethrrotullimit të Tegut.

Gjatë kontrolit fizik atij i i është gjetur mbi 1 kg kokainë që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen në sasi, në zona të ndryshme të Tiranës.

“Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në një parkim, në afërsi të Rrethrrotullimit të Tegut, shtetasin E. K., 45 vjeç të cilit iu gjet një sasi lënde narkotike kokainë, që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen në sasi, në zona të ndryshme të Tiranës.

Më tej, gjatë kontrollit të banesës, iu gjet 1 armë gjahu dhe 1 armë sportive. Lënda narkotike, së bashku me 1 motomjet, 1 aparat celular, 1 armë gjahu dhe 1 armë sportive, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”,- thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Shkodër 33-vjeçari i akuzuar për drogë –

✇27.al
By: 27

Një shtetas 33-vjeçar i shpallur në kërkim nga autoritetet britanike është arrestuar nga Policia në Shkodër.

Sipas Policisë, bëhet fjalë për shtetasin, Bruno Bushi, banues në fshatin Premal.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, me qëllim ekstradimin në Mbretëria e Bashkuar, pasi Gjykata e Magjistraturës në Westminster, Mbretëria e Bashkuar, ka lëshuar ndaj tij, urdhër arresti për veprën penale “Shkelja e ligjit për lëndët narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

SPAK godet call center-at në Tiranë, 10 persona në pranga –

✇27.al
By: 27

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga operacioni i SPAK në Tiranë, për goditjen e Call Centera-ve.

Burime për mediat bëjnë me dije se në kuadër të këtij operacioni jane arrestuar 10 persona dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë.

Sipas raportimeve, hetimi është kryer në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe ka përfshirë kontrollin e 6 kateve të një kulle luksoze, pranë rrugës “Myslym Shyri”.

Bëhet me dije se si pasojë e kontrolleve janë zbuluar disa prova materiale që mund të lidhen me këtë aktivitet të paligjshëm. SPAK nuk ka dhënë ende detaje mbi rezultatet e kontrolleve, ndërsa hetimi dhe operacioni është në vazhdim.

67-vjeçari kapet në kufi, i sekuestrohen edhe 35 mijë euro në banesë –

✇27.al
By: 27

Një 67-vjeçar është proceduar penalisht nga Policia, pasi është kapur në kufi me 38 mijë dollarë të padeklaruara.

Sipas policisë, në afërsi të Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, është ndaluar për kontroll automjeti me drejtues shtetasin Gj. F.

Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën të fshehura në trup38 000 dollarë amerikanë të padeklaruara.

Më tej, gjatë kontrollit në banesë, iu gjetën edhe 35 000 euro, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve, për shtetasin Gj. F., 67 vjeç, banues në Korçë, u referuan materialet në Prokurori për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

❌