Sipas të dhënave të Eurostat, në janar 2025 Shqipëria kishte 405,832 të rinj të grup-moshës 15-29 vjeç, duke shënuar një tkurrje prej 18,300 brenda nj...
Sipas të dhënave të Eurostat, në janar 2025 Shqipëria kishte 405,832 të rinj të grup-moshës 15-29 vjeç, duke shënuar një tkurrje prej 18,300 brenda një viti ose -4.32%. Shpejtësia e zbrazjes së rinisë shqiptare është katër herë më e lartë se ajo e Serbisë, e cila regjistron një rënie prej -1.03%, ndërsa vende si Sllovakia, Austria dhe Turqia kanë tkurrje minimale nën 1%. Në krahasim, Spanja ka rritje +2.76%, Bullgaria +1.98% dhe Rumania +1.97% të grup-moshës 15-29 vjeç. Gjermania dhe Italia, destinacionet kryesore të emigracionit shqiptar, shënojnë rritje përkatësisht +0.50% dhe +0.72% në popullsinë e re, duke përfituar nga humbja e rinisë shqiptare. Ndërkohë, vende si Zvicra, Islanda dhe shtetet e Bashkimit Europian po stabilizojnë ose rrisin numrin e të rinjve të tyre, ndërsa Shqipëria po përjeton një tkurrje të thellë demografike. Rënia e 18,333 të rinjve brenda një viti tregon se Shqipëria humbet pothuajse një qytet të tërë të përbërë nga studentë dhe profesionistë të rinj çdo vit. Ky trend thekson nevojën urgjente për politika që mbajnë të rinjtë në vend dhe tregon pasojat e mundshme për sistemin e pensioneve dhe bizneset vendase, duke e bërë Shqipërinë vendin me plakjen më të shpejtë në Europë.
7058 views











