Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Champions League/ Mbyllen pjesët e para të 18 ndeshjeve, ja rezultatet

Kanë përfunduar pjesët e para në ndeshjet e javës së fundit të fazës së ligës në Champions League, me disa sfida që kanë dhuruar gola dhe ritëm të lartë, por edhe përballje të forta të mbyllura pa rrjeta. Në Londër, Arsenali ka dominuar në 45 minutat e para ndaj Kairat, duke mbyllur pjesën e parë në avantazh 3-1. Po në kontroll janë edhe dy gjigantët anglezë, Liverpool dhe Manchester City…

Source

Konfirmohet dëmtimi i Barella-s, rrezikon edhe derbin me Juven

Interi duhet të përballet me një lajm të keq në një fazë vendimtare të sezonit. Nicolò Barella është dëmtuar dhe do të mungojë sonte në Champions League ndaj Borussia Dortmund. Mesfushori zikaltër ka pësuar një lodhje muskulore gjatë seancës së fundit stërvitore dhe për këtë arsye nuk do të udhëtojë me skuadrën në Gjermani. Barella do të qëndrojë në Milano për të nisur menjëherë programin e…

Source

Shoferi polak i kamionit që u përplas me tifozët: 34 vite pas timonit, s’kisha parë diçka të tillë

Shoferi me origjinë polake i kamionit që u përplas me fugonin që transportonte tifozët e PAOK-ut në Rumani, tha se ishte i tronditur nga aksidenti i djeshëm me shtatë viktima. “Kam drejtuar një kamion për 34 vjet me radhë dhe nuk kam parë kurrë diçka të tillë në jetën time. Kam drejtuar mbi 1,000,000 kilometra dhe kjo është hera e parë që has një situatë të tillë”, theksoi ai…

Source

Torino bën gati ofertën për Marash Kumbullën pas dëmtimit të Ismajlit

Emri i Marash Kumbullës po qarkullon në Itali, pasi te Mallorca nuk janë të kënaqur me rendimentin e mbrojtësit shqiptar dhe po shqyrtojnë mundësinë që të ndërpresin para kohe huazimin. Sipas raportimeve të Sky Sport, interesimi për qendërmbrojtësin kuqezi nuk vjen vetëm nga Udinese, por së fundmi edhe Torino ka kërkuar informacione konkrete për situatën e tij. Nevoja e Torinos për një ndërhyrje…

Source

“Abissnet Superiore” në statistika/ Vllaznia ekipi që ka shënuar më shumë, Elbasani ka pësuar më pak

Kampionati “Abissnet Superiore” po ofron emocione të mëdha çdo javë. Gara për kreun e tabelës është shumë e ngushtë, me diferencë vetëm një pikë mes vendit të parë (Vllaznia dhe Egnatia – 39 pikë) dhe të tretit (AF Elbasani – 38 pikë). Edhe gara në fund të tabelës është shumë interesante. Tirana, me formën e mirë të javëve të fundit, ka ngushtuar diferencën dhe është vetëm dy pikë larg Bylisit…

Source

Genoa këmbëngul për Kristjan Asllanin, De Rossi e kërkon në skuadër

E ardhmja e Kristjan Asllanit është në ditët vendimtare, teksa merkatoja e dimrit mbyllet më 1 shkurt. Që prej momentit kur Torino e nxori jashtë planeve për pjesën e mbetur të sezonit, mesfushori kuqezi është kthyer në një nga emrat më të përfolur, duke u lidhur pothuajse me çdo klub të Serie A që kërkon përforcime në mesfushë. Interesimi për Asllanin nuk është kufizuar vetëm në Itali.

Source

Interi rrezikon të humbasë dy anësorët, Dumfries dhe Luis Henrique

Në pritje për të kuptuar se kur do të zhbllokohet negociata për Ivan Perisic, koha nuk është aspak në favor të Interit. Zikaltërit duhet të përballen me një “sulm” të dyfishtë për krahun e djathtë, ku në lojë janë dy emra, një titullar i padiskutueshëm dhe një zëvendësues i mundshëm. I pari është Denzel Dumfries, mungesa e të cilit në krah që prej momentit kur u ndal nga dëmtimi…

Source

Trazira para ndeshjes Napoli-Chelsea, dy tifozë anglez përfundojnë në spital

Chelsea ka konfirmuar përmes rrjeteve sociale se dy tifozë të klubit anglez janë plagosur në Napoli gjatë natës, një ditë para ndeshjes së Champions League. Sipas njoftimit zyrtar të klubit londinez, incidenti ka ndodhur të martën në mbrëmje. Dy tifozët janë transportuar në spital dhe janë shtruar për trajtim, por fatmirësisht dëmtimet e tyre nuk konsiderohen të rënda. Në të njëjtën deklaratë…

Source

50 milionë euro dhe dy futbollistë, PSG bën gati ofertën për Julian Alvarez

Emri i Julian Alvarez po kthehet gjithnjë e më shumë në qendër të vëmendjes së merkatos europiane, teksa vera e ardhshme pritet të sjellë zhvillime të mëdha për të ardhmen e sulmuesit argjentinas. Edhe pse sezoni aktual nuk ka qenë më i miri i tij në aspektin statistikor, me 11 gola në 29 ndeshje, interesimi për kartonin e tij nuk ka rënë, përkundrazi. Barcelona prej kohësh e konsideron Alvarez…

Source

ZYRTARE/ Tirana nuk ndalet në merkato, rikthen portierin Visar Bekaj

Tirana ka zyrtarizuar një tjetër rikthim të madh në merkato. Pas Redon Xhixhës, klubi kryeqytetas ka njoftuar firmën edhe me portierin Visar Bekaj. Gardiani i Kosovës, ka mbyllur aventurën në Turqi, për shkak të problemeve me pagat dhe është rikthyer te Tirana, ambient të cilin e njeh shumë mirë. Bardheblutë e kryeqytetit rrezikojnë mbijetesën dhe për këtë arsye kanë bërë lëvizje të shumta në…

Source

Luis Enrique: Do të firmosja për një humbje nesër nëse fitojmë Champions-in!

Në prag të ndeshjes së fundit të fazës së grupeve të Champions League kundër Newcastle, Luis Enrique ka folur për mediat me sinqeritetin e tij të zakonshëm, duke theksuar objektivin e madh të sezonit për Paris Saint-Germain. “Nëse nesër do të humbnim dhe do të përfundonim të pesëmbëdhjetët në kampionat, do të firmosja menjëherë për ta fituar Champions League, ashtu si vitin e kaluar.

Source

FSHF përmbyll takimet e licencimit me 10 klubet e “Abissnet Superiore”

Departamenti Ligjor dhe i Licencimit të klubeve në Federatën e Futbollit ka përmbyllur me sukses takimet dypalëshe me 10 klubet e kampionatit “Abissnet Superiore” në kuadër të procesit të licencimit të klubeve për edicionin e ardhshëm. Gjatë këtyre ditëve, drejtues dhe specialistë të kritereve të licencimit në FSHF kanë mirëpritur në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” përfaqësues të klubeve të…

Source

Chivu: Fati jonë në Champions nuk varet nga ne, Dortmundi i fortë në shtëpi

Trajneri i Interit, Cristian Chivu, ka folur për mikrofonat e Sky Sport në prag të përballjes së Champions League kundër Borussia Dortmund, duke pranuar se situata e zikaltërve nuk është ajo që prisnin. “Kjo është një tjetër garë ku jemi pak mbrapa. Ndoshta kishim pritshmëri të tjera, por e kemi futur vetë veten në një situatë që nuk është optimale, sepse nuk varet vetëm nga ne, por edhe nga të…

Source

Përfshihen në aksident dy futbollistët e skuadrës së Tottenhamit, shkatërrojnë Ferrarin

Tottenham Hotspur ka konfirmuar zyrtarisht se dy prej futbollistëve të tij, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë para përballjes së rëndësishme në Champions League ndaj Eintracht Frankfurt. Në rrjetet sociale kanë qarkulluar imazhe ku dy lojtarët shihen në anë të rrugës, pranë një makine Ferrari me pjesën e përparme të dëmtuar rëndë…

Source

Spalletti zbulon “kartat” para sfidës me Monacon dhe i përgjigjet Contes

Luciano Spalletti nuk ka ndërmend ta nënvlerësojë aspak Monacon në prag të sfidës së fundit të Champions League. Trajneri i Juventusit, në një intervistë për Sky Sport, analizoi ndeshjen e së nesërmes kundër skuadrës monegaskase, duke theksuar rëndësinë e aspektit psikologjik. “Nuk ka situatë më të mirë se kjo e jona për të treguar dhe për të rritur vetëdijen. Nuk kemi presionin e kualifikimit…

Source

Aksidenti i tmerrshëm i tifozëve të PAOK në Rumani, para duelit të Europa League (VIDEO)

Udhëtimi drejt Lionit i një grupi prej dhjetë tifozësh të PAOK-ut është shndërruar në një tragjedi të rëndë. Në Timishoara të Rumanisë, pas një parakalimi të rrezikshëm, fugoni me të cilin udhëtonin tifozët grekë u përplas me një autocisternë. Si pasojë e aksidentit, shtatë persona humbën jetën në vend, ndërsa nga tre të plagosurit, njëri ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e…

Source

Mungon vetëm zyrtarizimi, Douglas Luiz rikthehet “në shtëpi” në Premier League

Juventusi vazhdon të monitorojë tregun anglez jo vetëm për përforcime, por edhe për menaxhimin e lojtarëve në dalje. Në qendër të vëmendjes është situata e Douglas Luiz, mesfushori brazilian i cili u transferua gjatë verës te Nottingham Forest në formë huazimi me detyrim blerjeje, që do të aktivizohej pas 15 paraqitjeve prej të paktën 45 minutash. Pas një sezoni zhgënjyes me fanellën bardhezi…

Source

UEFA Europa League/ Juxhin Xhaja vendos drejtësi në ndeshjen Sturm Graz-Brann

Të enjten do të luhen ndeshjet e raundit të tetë dhe të fundit të fazës së ligës në UEFA Europa League, ku do të përcaktohen ekipet që do të vijojnë më tej në fazën me eliminim direkt. Në përballjen Sturm Graz-Brann, që do të zhvillohet në “Stadion Graz Liebenau” në orën 21:00, do të vendosë drejtësi arbitri shqiptar Juxhin Xhaja, i cili është përzgjedhur si arbitër kryesor nga UEFA.

Source

Petrit Malaj viziton Spitalin e Përgjithshëm Rajonal të Prizrenit: Vëllazëria nuk njeh kufij, mirënjohje mjekëve

Nga Petrit Malaj Sot pata kënaqësinë të vizitoj Spitalin e Përgjithshëm Rajonal të Prizrenit “Prim. Dr. Daut Mustafa”, një institucion që prej vitesh është shembull i profesionalizmit dhe humanizmit në shërbim të jetës. Në praninë e Ministrit të Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Arben Vitia, të cilin e falenderoj pafund, pata nderin t’i dorëzoj Drejtorit të Përgjithshëm të spitalit, z.

Source

Milani ndalet ndaj Romës, Maignan shkëlqen me një seri pritjesh

Java e 22-të e Serie A sjell barazimin e parë sezonal për Romën, e cila deri më tani në kampionat kishte njohur vetëm fitore ose humbje. Verdhekuqtw ndalën Milanin në rezultatin 1-1 në “Olimpico”, një barazim që i buzëqesh Interit, tashmë +5 ndaj kuqezinjve, dhe që i lejon Romës të barazojë Napolin në renditje. Gasperini ngjitet kështu në krah të Contes në vendin e tretë me 43 pikë…

Source

❌