Reading view
U përfol për një romancë, zbulohet e vërteta e fotos së Gjestit
Gjatë ditës së djeshme, rrjetet sociale u pushtuan nga një fotografi ku shihej artisti Gjesti pranë një vajze, imazh i cili u përhap me shpejtësi dhe u interpretua nga shumë ndjekës si një paralajmërim për rikthimin e tij në muzikë. Fotoja u konsiderua nga fansat si provë e xhirimeve të një videoklipi të ri, që supozohej të shënonte rikthimin e artistit në skenë pas periudhës së vështirë…
Mister në ajër: Një avion me pasagjerë zhduket nga radarët, nuk dihet fati i tyre
Autoritetet indoneziane kanë nisur pasdrekën e sotme një operacion kërkimi për të lokalizuar një avion të vogël me 11 persona në bord, me të cilin është humbur kontakti teksa fluturonte mbi pjesën lindore të Indonezisë. Siç citon noa.al, këtë e kanë bërë të ditur për Agjencinë Franceze të Lajmeve (AFP) burime nga ekipet e shpëtimit. Avioni, në pronësi të kompanisë ajrore Indonesia Air Transport…
Benet Beci nuk ndalet: Dita e dytë e ndërhyrjes, prishet objekti pa leje që bllokonte rrugën drejt Zogajt
Projekti i rëndësishëm infrastrukturor që lidh Shirokën me Zogajn ka hyrë në një fazë intensive të pastrimit të terrenit. Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka bërë të ditur se ka vijuar edhe sot dita e dytë e ndërhyrjes për lirimin e hapësirës ku do të kalojë rruga e re. Sipas njoftimit, forcat e inspektoriatit dhe mjetet e rënda kanë ndërhyrë për shembjen e një objekti të ndërtuar në…
“Niveli yt janë këmbët përpjetë”, ‘plas’ keq mes Keijsit dhe Brikenës
Një debat i fortë ka shpërthyer së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, duke tensionuar ndjeshëm atmosferën mes banorëve. Këtë herë, përplasja ka qenë mes Brikenës dhe Keijsit, dy prej personazheve që deri më tani nuk kishin pasur konflikte të theksuara mes tyre. Situata nisi krejt papritur, në një moment që fillimisht dukej i qetë dhe pa asnjë ngarkesë emocionale. Të dy ndodheshin në…
Brazili “prenoton” bazën në SHBA për Botërorin 2026, vendoset në New Jersey
Federata Braziliane e Futbollit (CBF) ka konfirmuar zyrtarisht bazën e përgatitjes së kombëtares për Kupën e Botës 2026, e cila do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Kombëtarja braziliane do të qëndrojë në New Jersey gjatë fazës së grupeve të turneut. Seleção do të akomodohet në The Ridge Hotel, në Basking Ridge, ndërsa seancat stërvitore do të zhvillohen në Columbia Park…
Shkëmbeu batuta me Ramën në Abu Dhabi, Mitsotakis: Më mirë ta lëmë pas…
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, ka reaguar këtë të shtunë në lidhje me deklaratat e Edi Ramës, dy ditë më parë për grekët, gjatë një paneli të zhvilluar në Abu Dhabi. Në një intervistë për stacionin televiziv Alpha, Mitsotakis thotë se e njeh prej vitesh Ramën dhe deklaratat e tij nuk i merr shumë seriozisht. “E njoh z. Rama prej shumë vitesh, ai ka një mënyrë të veçantë të shprehuri…
Berisha: Salianji është vetëpërjashtuar, ndarja me të na forcon
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me takimet e Ervin Salianjit me strukturat dhe mbështetësit e opozitës në bazë, duke theksuar se ish-deputeti është vetëlarguar nga partia. “Salianji është vetëpërjashtuar! Ndarja me këta njerëz nuk na dobëson, por na forcon”, tha Berisha gjatë një bashkëbisedimi online me ndjekësit e tij. Ai sqaroi se Salianji ka interesa private dhe…
Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë! Një dosje kriminale e shkallës më të lartë është dosja e AKSHI-t
Opozita u shpreh kryedemokrati Sali Berisha, nuk synon marrjen e pushtetit me dhunë, por përmes një kryengritjeje të zgjatur dhe paqësore, të cilën ai e cilëson jetike dhe vendimtare për fatin e Shqipërisë. Në bashkëbisedimin me qytetarët, ai deklaroi se largimi i mazhorancës aktuale mund të arrihet vetëm përmes qëndresës civile dhe mobilizimit të gjerë opozitar, duke shtuar se PD po bën…
“Paketa e maleve”, Rama u vendos kushte kryebashkiakëve: Asnjë nga ju nuk do të rikandidojë nëse nuk plotësohet targeti i 1 mijë investimeve!
Edi Rama u është drejtuar me tone kritike kryetarëve të bashkive, teksa u ndal te paketa e maleve, që tha se ende nuk është finalizuar faza e parë e saj. “Pushteti vendor vetëm shfrytëzon taksat e shqiptarëve për të funksionuar… S’mund të prisni vetëm nga qeveria. Si ka mundësi që s’ka mbaruar faza e parë e paketës së maleve, çfarë është kjo shkencë për të përcaktuar harta për zhvillim?
Rama reagon ndaj mediave greke: Batutat në Abu Dhabi ishin humor, jo ofendime për Greqinë
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas artikullit të medias greke Protothema, e cila interpretoi si ironi dhe ofendime disa batuta të shkëmbyera nga Rama gjatë një paneli në Abu Dhabi me moderator grekun John Defterios. Rama e cilëson Protothema si një media nacionaliste, që sipas tij shërben “ndonjë politikani të lodhur grek” dhe deformon kontekstin humoristik të bisedës. Ai shkruan në rrjetet…
Trump fal ish-zyrtarin e lartë të FBI, Mark Rossini
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka falur ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, Mark Rossinin, ish-guvernatoren Wanda Vázquez Garced dhe bankierin Julio Martin Herrera Velutini, të akuzuar për korrupsion. Tre të lartpërmendurit, u akuzuan nga Departamenti i Drejtësisë të SHBA për një skemë korrupsioni të lidhur me fushatën zgjedhore të ish-guvernatores Vázquez në vitin 2020.
Kryeministri Rama flet për përmbytjet: Ndryshimet klimatike dhe mbetjet plastike, sfidat tona të përbashkëta
Kryeministri Edi Rama ka hapur vitin e ri të punës me një takim me drejtuesit e vendorë, ku u fokusua te objektivat e vitit 2026, përgatitjet për sezonin turistik dhe problematikat mjedisore. Gjatë fjalës së tij, Rama vuri theksin te ndryshimet klimatike, duke marrë shkas nga përmbytjet dhe moti i paqëndrueshëm i ditëve të para të janarit. “Meqë është takimi i parë i vitit, ju uroj një vit sa më…
Ëndrra amerikane në pritje! Mijëra shqiptarë të prekur nga pezullimi i vizave të emigrimit
Me valixhe në duar, çantë në krahë dhe shumë ëndrra në mendje e zemër, Artina – emër i vendosur nga redaksia e Radios Evropa e Lirë për ta ruajtur anonimitetin e së intervistuarës – u nis drejt SHBA-së. Në maj të vitit paraprak, ajo ishte përzgjedhur fituese e asaj që njihej si ‘llotaria e Kartës së Gjelbër’, por që në të vërtetë quhet Programi i Vizave të Diversitetit. Artina ishte nxitur të…
Humbi jetën në aksidentin tragjik në Durrës, përcillet sot në banesën e fundit 18-vjeçarja
Vikena Greku, 18-vjeçarja që humbi jetën në aksidentin tragjik te Ura e Dajlanit në Durrës, do të përcillet sot në mesditë për në banesën e fundit, në fshatin Dyshnik të Beratit. Mësohet se e reja jetonte prej disa vitesh në Gjermani me prindërit e saj Vullnet dhe Valbona Greku si dhe me vëllain e vogël, ndërsa sipas raportimeve 18-vjeçarja ishte kthyer në Shqipëri për të takuar gjyshërit e saj.
MEPJ: Gjergj Kastrioti Skënderbeu, busull e përhershme për brezat
Sot shënohen 558 vjet nga vdekja e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu (1405-17 janar 1468). Gjergj Kastrioti Skënderbeu hyri në histori si një nga gjeneralët më të mëdhenj të kohës, si një strateg i shquar i luftimeve mbrojtëse, sepse me një ushtri të vogël mundi të përballonte dhe të shkatërronte taborët e ushtrisë osmane, më të organizuarat dhe më modernet për kohën.
Aksidenti me 1 viktimë në Durrës, lihet në burg 26-vjeçari
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për 26-vjeçarin Arbër Xhaxhaj, i cili shkaktoi aksidentin tragjik te ura e Dajlanit në Durrë, ku humbi jetën 18-vjeçarja, Vikena Greku. Arbër Xhaxhaj u arrestua nga policia natën e 15 janarit, pas aksidentit dhe pas testit të alkoolit rezultoi se i riu kishte qënë i dehur në timon.
Rama mbledh sot kryebashkiakët në Golem
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një takim me kryebashkiakët në Golem. Në fokus të takimit i cili pritet të mbahet rreth orës 11:30 do të jenë problematikat me të cilat përballen bashkitë, por edhe sfidat që duhen çuar para. Kjo mbledhje e Ramës me të parët e bashkive vjen një ditë pas takimit me grupin e PS, ku kreu i qeverisë paralajmëroi ndryshime kushtetuese brenda këtij mandati.