Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Champions League/ Fitojnë favoritët: Juventus, Barcelona, Bayern dhe Liverpool

Janë mbyllur takimet e sotme të vlefshme për Champions League, që kompletojnë raundin e shtatë të fazës. Spektakli dhe surprizat nuk munguan, me disa prej ekipeve të mëdha që siguruan fitore të rëndësishme, brenda dhe jashtë fushe. Barcelona arriti një fitore të vuajtur në transfertë ndaj Slavia Prague, duke triumfuar 4-2, pavarësisht nisjes jo bindëse të ndeshjes.

Source

Champions/ Atletico ngec ndaj Galatasaray, Qarabag fitore dramatike ndaj Frankfurtit

Champions League ka nisur me emocione dhe gola mbrëmjen e sotme. Në Stamboll, Galatasaray dhe Atletico Madrid u ndalën në një barazim 1-1, në një ndeshje të nisur me ritëm të lartë. Spanjollët kaluan shumë shpejt në avantazh, kur në minutën e 4-t Giuliano Simeone realizoi me kokë pas një krosimi të saktë nga Matteo Ruggeri. Reagimi i vendasve nuk vonoi. Në minutën e 19-të, një top i fortë i…

Source

Policia italiane ndalon tifozët e Stuttgartit në Romë, ju gjenden shishe qelqi dhe shufra metalike

Masat e sigurisë në kryeqytet janë forcuar ndjeshëm në prag të ndeshjes së së nesërmes në mbrëmje në “Olimpico” mes Romës dhe Stuttgart-it. Policia ka zbuluar shishe qelqi bosh dhe shufra metalike në autobusët me tifozë gjermanë që po mbërrinin në Romë. Plani i sigurisë i hartuar nga Questura ka hyrë në zbatim që në orët e para të mëngjesit. Rreth orës 11:30, në barrierën autostradale të Roma…

Source

Juventus heq dorë nga Mateta, nis sulmin për En-Nesyri

Tratativa për Jean-Philippe Mateta, që dukej pranë mbylljes, po ndërlikohet gjithnjë e më shumë për Juventusin. Marrëveshja me Crystal Palace ka hasur pengesa serioze, si për shifrën e ofruar nga bardhezinjtë, ashtu edhe për formulën e transferimit. Klubi londinez kërkon të arkëtojë menjëherë shumën e plotë, ndërsa Juventusi këmbëngul për një pagesë të kushtëzuar nga kualifikimi në Europë.

Source

Reali fitoi 6-1 por Bellingham përplaset me tifozët pas episodit në fushë

Fitorja e thellë 6-1 ndaj Monacos në “Santiago Bernabeu”, vendi i dytë në renditjen e Champions League dhe rikthimi real në garë për titull në La Liga, vetëm një pikë larg Barcelonës kryesuese, dëshmojnë se sezoni i Real Madridit po rikthehet në shina pas periudhës së vështirë dhe shkarkimit të Xabi Alonsos. Megjithatë, pavarësisht rezultateve pozitive, klima mes skuadrës dhe tifozëve mbetet e…

Source

Bologna bën gati ofertën e radhës për Kristjan Asllanin

“Saga” Kristjan Asllani vazhdon të mbetet një nga temat më të nxehta të merkatos së dimrit. Emri i mesfushorit kuqezi qarkullon pothuajse në çdo media sportive, ndërsa interesimi për të vjen nga një numër i madh skuadrash të Serie A, me përjashtim të ekipeve “big”. Pas Fiorentinës, Parmës, Sassuolo-s dhe Genoa-s, klubi i radhës që ka shfaqur interes konkret është Bologna. Sipas mediave italiane…

Source

U-21/ Shqipëria përballet me Japoninë më 27 mars në Antalia

Kombëtarja shqiptare U-21 do të zhvillojë një ndeshje miqësore ndërkombëtare më 27 mars 2026 ndaj Japonisë U-21. Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshjen me Federatën Japoneze të Futbollit që kjo përballje të luhet në Antalia, Turqi, ndërsa orari dhe stadiumi ku do të zhvillohet takimi do të bëhen të ditura në ditët në vijim. FSHF vijon gjithashtu bisedimet për të siguruar edhe një…

Source

Inagurohet fusha e shkollës “Benardina Qerraxhia” në Durrës/ Duka: Ky projekt i shërben të ardhmes së fëmijëve në futboll

Një tjetër investim konkret në shërbim të futbollit shqiptar u inaugurua në Durrës, me hapjen e fushës së re pranë shkollës së Mjeshtërisë Sportive “Benardina Qerraxhia”, duke i shtuar qytetit një aset të rëndësishëm sportiv, që do t’i shërbejë jo vetëm nxënësve të kësaj shkolle, por edhe fëmijëve të akademisë së FSHF-së “Elite Youth”. Ky investim realizohet në kuadër të projektit madhor “100…

Source

Champions League një tabu për Conten, vetëm 17 fitore në 49 ndeshje

Champions League vazhdon të mbetet një “tabu” për Antonio Conten. Pavarësisht karrierës së pasur dhe skuadrave të mëdha që ka drejtuar, trajneri italian nuk ka arritur kurrë të imponojë veten realisht në arenën më të rëndësishme europiane për klube. Në 49 ndeshje të zhvilluara në Champions, Conte ka regjistruar 17 fitore, 16 barazime dhe 16 humbje, me një mesatare prej vetëm 1.37…

Source

Benfica një “makth” për Juventusin, e ka mundur thuajse gjithmonë!

Benfica vazhdon të mbetet një “makth” i vërtetë për Juventusin në përballjet direkte në arenën europiane. Në nëntë ndeshje zyrtare të luajtura mes Kupës së Kampioneve, Kupës UEFA, Europa League dhe Champions League, bardhezinjtë kanë arritur vetëm një fitore të vetme. Suksesi i fundit dhe i vetëm i Juventusit ndaj portugezëve daton më shumë se 30 vite më parë, në mars të vitit 1993…

Source

Enrique: Dominuam në fushë, por futbolli është i padrejtë!

PSG ka pësuar një humbje të papritur në transfertë ndaj Sporting Lisbonës, duke u mposhtur 2-1 në ndeshjen e vlefshme për Champions League. Ky rezultat i ka lejuar portugezët të barazojnë me pikë parisienët në grup, megjithëse mbeten pas në diferencën e golave. Për kampionët e Europës, disfata ka lënë shije të hidhur, veçanërisht për trajnerin Luis Enrique, i cili e konsideroi rezultatin të…

Source

Guardiola komenton humbjen e turpshme në Norvegji: Kishim disa mungesa!

Manchester City po kalon një periudhë të ndërlikuar, ndërsa presioni mbi Pep Guardiolën po rritet nga java në javë. Pas humbjes 2-0 në derbin ndaj Manchester United, “qytetarët” kanë mbetur shtatë pikë pas Arsenalit në garën për titullin e Premier League, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë rikthimin në krye. Sfida europiane në Norvegji ndaj Bodo/Glimt pritej të shërbente si një mundësi…

Source

Champions/ Arsenali perfekt mund edhe Interin, Sporting befason PSG

Supersfida e raundit të shtatë të Champions League në “San Siro” konfirmoi Arsenalin si skuadrën për t’u mundur, pasi ekipi londinez mori një sukses 1-3 në transfertën ndaj Interit. Ekipi i Artetës e nisi ndeshjen me intensitet të lartë dhe gjetën golin e avantazhit që në minutën e 10-të. Një aksion i ndërtuar me kujdes nga krahu i djathtë u finalizua nga Jurrien Timber, me topin që u devijua…

Source

Manchester City turpërohet në Norvegji, mundet nga Bodo/Glimt

Bodo/Glimt ka siguruar fitoren e parë sezonale në Champions League, duke dhuruar një surprizë të madhe ndaj Manchester Cityt. Në ndeshjen e vlefshme për raundin e shtatë dhe të parafundit të kësaj faze, norvegjezët triumfuan 3-1 në një mbrëmje historike për klubin. Skuadra vendase e nisi fuqishëm takimin dhe në minutën e 22-të kaloi në avantazh me Kasper Høgh, i cili shënoi me kokë pas asistit…

Source

Inter-Arsenal/ Zbulohen formacionet zyrtare, Chivu mbështetet te dyshja Lautaro-Thuram

Champions League rikthehet sonte në mbrëmje dhe në orën 21:00 Interi i drejtuar nga Cristian Chivu pret Arsenalin e Mikel Artetës në një përballje që vlen shumë për fatet e kualifikimit. Pas një nisjeje perfekte me katër fitore radhazi, zikaltrit kanë pësuar dy humbje rresht ndaj Atletico Madrid dhe Liverpool, rezultate që kanë komplikuar rrugën drejt kualifikimit direkt në fazën e 1/8-ave.

Source

Granit Xhaka: Kalimi te Sunderland ndodhi shumë shpejt, ndikoi edhe Lorik Cana

Mesfushori i Sunderland, Granit Xhaka, ka folur së fundmi për vendimin e tij për t’u transferuar te klubi anglez, duke zbuluar se rikthimi në Premier League erdhi më shpejt nga sa e kishte parashikuar. “Nuk e prisja që do të kthehesha në Premier League, por gjithçka ndodhi shumë shpejt”, u shpreh Xhaka. Ai theksoi se bisedimet me presidentin e klubit, Kyril Louis-Dreyfus, kanë qenë vendimtare…

Source

Gjimshiti lë pas dëmtimin, gati për sfidën e radhës ndaj Bilbaos në Champions

Berat Gjimshiti ka kapërcyer dëmtimin e pësuar më 10 janar në përballjen Atalanta–Torino dhe këtë javë është rikthyer plotësisht në stërvitje me ekipin bergamask. Mbrojtësi shqiptar është sërish në dispozicion të stafit teknik dhe gjendja e tij fizike vlerësohet pozitive. Madje, nuk përjashtohet mundësia që Gjimshiti të zbresë nga minuta e parë në ndeshjen e radhës kundër Athletic Bilbaos…

Source

Interi transferon talentin Jakirovic nga Dinamo Zagreb

Leon Jakirovic është praktikisht një lojtar i ri i Interit. Lajmi është konfirmuar nga eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, i cili ka bërë të ditur se klubi zikaltër ka arritur marrëveshjen me Dinamo Zagrebin për transferimin e mbrojtësit kroat, i lindur në vitin 2008. Sipas raportimeve, Dinamo Zagrebi ka pranuar ofertën e Interit prej 2.5 milionë eurosh, plus 2 milionë euro bonuse…

Source

Erdogan surprizon publikun, shfaqet duke luajtur basketboll me Shaquille O’Neal

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik me një paraqitje të pazakontë për figurën e tij institucionale. Kreu i shtetit turk u shfaq i veshur sportiv dhe duke luajtur basketboll, gjatë një takimi me legjendën amerikane të NBA-së, Shaquille O’Neal, i cili u mbajt të martën në Stamboll. Takimi u zhvillua në ambientet e stadiumit të Anadolu Efes…

Source

Braktisën fushën për disa minuta në finale, Senegali rrezikon një dënim të rëndë

Një finale e tillë nuk ishte parë kurrë më parë në futboll. Përballja Senegal–Marok në finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës është cilësuar gjerësisht si “ndeshja e turpit”, duke hedhur hije të rënda mbi një turne që deri në atë moment ishte vlerësuar për organizim dhe nivel të lartë sportiv. Gjithçka degradoi në minutat e fundit të finales së zhvilluar në Rabat, ku vendime të diskutueshme dhe…

Source

❌