Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

E thonë statistikat, Maignan është portieri më vendimtar në Seria A

Mike Maignan po konfirmohet si një faktor vendimtar për Milanin dhe si portieri më përcaktues i Serie A. Sipas të dhënave të publikuara nga Opta, gardiani francez ka pësuar vetëm 16 gola në 20 javë kampionat, përballë 23.7 gola të prishëm, një diferencë që flet qartë për ndikimin e tij të jashtëzakonshëm mes shtyllave. Kjo do të thotë se Maignan ka shmangur plot 7.7 gola që, në kushte normale…

Source

Tronditet Gasperini te Roma, Dovbyk do të mungojë gjatë

Lajme aspak të mira për Romën dhe trajnerin Gian Piero Gasperini. Artem Dovbyk do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale pas dëmtimit në kofshën e majtë, të pësuar gjatë ndeshjes së fundit të kampionatit ndaj Lecces. Sulmuesi ukrainas do të operohet të hënën në Finlandë, siç ka konfirmuar vetë klubi verdhekuq përmes një komunikate zyrtare. “Pas vlerësimeve të kujdesshme dhe ekzaminimeve…

Source

Genoa heq dorë nga transferimi i Kristjan Asllanit?

Në ditët e fundit emri i Kristjan Asllanit është përmendur si një nga opsionet e mundshme për Genoan. Mesfushori shqiptar, në pronësi të Interit, pritet të ndërpresë huazimin e tij te Torino për t’u sistemuar më pas sërish në një klub tjetër. Në Itali, pikërisht Genoa ishte skuadra që kishte shfaqur interesin më konkret për shërbimet e tij, edhe pse për lojtarin nuk mungojnë kërkesat as nga Spanja.

Source

Stadiumi i Gramshit drejt modernizimit, Duka inspekton punimet: Futbolli duhet të zhvillohet në çdo qytet të Shqipërisë

Federata e Futbollit, në bashkëpunim me Bashkinë Gramsh, ka nisur punimet për rikonstruksionin e stadiumit “Myslim Koçi”, një tjetër investim i rëndësishëm në funksion të përmirësimit të infrastrukturës sportive dhe zhvillimit të futbollit në të gjithë vendin. Ky projekt synon krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e aktiviteteve sportive, veçanërisht për ekipet vendase dhe moshat e reja.

Source

Formacioni dhe trajneri më i mirë i javës së 19-të në “Abissnet Superiore”

Trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 19-të të kampionatit “Abissnet Superiore”. Java që u mbyll ishte mjaft e luftuar, ku Vllaznia, Vora dhe Tirana arritën fitore të rëndësishme, ndërsa dy sfida u mbyllën në barazim. Formacioni i javës është përzgjedhur sipas skemës 1-4-4-2. Në portë është Igor Aleksovski i Flamurtarit…

Source

Milani pa humbje prej 19 ndeshjesh, ka filluar të ndihet dora e Allegrit

Debati mes “lojës së bukur” dhe “rezultatit me çdo kusht” vazhdon të jetë i pafund dhe pa një të vërtetë absolute. Qasje të ndryshme, filozofi të kundërta, por një element mbetet i pakundërshtueshëm: fusha dhe numrat. Dhe pikërisht shifrat po i japin të drejtë Milanit të Massimiliano Allegrit. Mund të flitet për fat, dhe sigurisht që edhe ai ka rolin e vet në futboll, por pas 20 javësh kampionat…

Source

Slot: I lumtur për rikthimin e Salah, por kemi 15 sulmues te Liverpooli!

Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, ka folur në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së Premier League ndaj Burnley-t, duke prekur disa tema të rëndësishme që lidhen me skuadrën dhe momentin aktual të “Reds”. Slot konfirmoi edhe rikthimin e afërt të Mohamed Salah pas angazhimit me kombëtaren egjiptiane: “Së pari, ai do të luajë një ndeshje shumë të rëndësishme për Egjiptin të shtunën dhe më…

Source

IFAB përgatit revolucion në futboll, priten ndryshime në pozicionet jashtë loje dhe goditjet e këndit

Takimi vjetor i IFAB-it (International Football Association Board), organi që përcakton rregullat e futbollit, i planifikuar për të martën e ardhshme në Londër, mund të shënojë një kthesë epokale për lojën më të ndjekur në botë. Në rend dite është një propozim revolucionar: përdorimi i VAR-it për të korrigjuar vendimet mbi goditjet nga këndi, të paktën në kompeticionet e mëdha ndërkombëtare si…

Source

11 fitore radhazi, Barcelona e Flick tashmë synon të arrijë rekordin e Rijkaard

Barcelona siguroi kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Mbretit, duke mposhtur Racingun me rezultatin 2-0. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 66-të nga Ferran Torres, ndërsa në sekondat e fundit të kohës shtesë ishte talenti Lamine Yamal ai që vulosi fitoren, duke konfirmuar edhe një herë formën e jashtëzakonshme të katalanasve. Suksesi i fundit i lejon skuadrës së drejtuar nga Hansi Flick të…

Source

Zidane: Te Reali isha gjithmonë në shërbim të futbollistëve, u jepnim besim dhe siguri!

Zinedine Zidane, trajneri që ka shkruar histori me dy cikle të jashtëzakonshme në stolin e Real Madridit, ka rikujtuar së fundmi përvojën e tij te “Los Blancos” dhe sekretin e sukseseve të mëdha. Në një intervistë për kanalin në YouTube të Hamidou Msaidie, bashkëpunëtor i tij i afërt në Madrid, tekniku francez theksoi rëndësinë e marrëdhënies me lojtarët. “Te Real Madridi ne ishim gjithmonë në…

Source

“Mjeshtër i gafave”, Harry Maguire u vetofrohet 5 skuadrave në Seria A

Harry Maguire mund të transferohet në Serie A që në merkaton e janarit. Mbrojtësi anglez po gjen shumë pak hapësira te Manchester United, me vetëm dhjetë paraqitje sezonale mes kampionatit dhe kupave, ndërsa prej nëntorit nuk ka luajtur për shkak edhe të dëmtimeve. Me kontratën që i skadon në fund të sezonit, largimi nga “Djajtë e Kuq” duket gjithnjë e më i pashmangshëm. Në Itali…

Source

Manaj transferohet në Kinë, do të përfitojë 4 milionë euro në sezon

Rey Manaj ka vendosur të nisë një etapë të re në karrierën e tij, duke u transferuar në kampionatin kinez. Sulmuesi shqiptar ka pranuar ofertën e klubit Zhejiang, me të cilin ka arritur marrëveshje për një kontratë dyvjeçare. 28-vjeçari do të përfitojë rreth 4 milionë euro në sezon, pa llogaritur bonuset, çka e bën një nga afrimet më të bujshme të Zhejiang në këtë merkato.

Source

Milani mund me përmbysje Comon, Rabiot shkëlqen me dopietë

Milani vazhdon ndjekjen e Interit dhe nuk gabon në transfertën e vështirë ndaj Comos. Kuqezinjtë fituan 3-1 në ndeshjen e rikuperimit të javës së 16-të të Serie A, duke përmbysur disavantazhin fillestar dhe duke mbajtur diferencën prej tre pikësh nga kryesuesit zikaltër. Ndeshja nisi në ngjitje për skuadrën e Allegrit. Como, i drejtuar nga Fabregas, gjeti avantazhin që në minutën e 10-të me…

Source

Vora debuton me fitore në stadiumin e ri, i shkakton humbjen e tretë radhazi Partizanit

Partizani arriti të sigurojë tri pikë të rëndësishme në përballjen ndaj Vorës, duke fituar me rezultatin minimal 1-0 në një ndeshje të luftuar deri në sekondat e fundit. Skuadra e drejtuar nga Arian Bellai ia doli të triumfojë në shtëpi përballë ekipit të Oltijon Kërnasë, pas një takimi të mbushur me emocione. Pjesa e parë u karakterizua nga ekuilibri dhe tensioni, ndërsa momenti kyç erdhi pak…

Source

Promovimi i futbollit të fëmijëve/ Turneu “Futsal Junior” nis nesër, 16 ekipe pjesëmarrëse për grupmoshën U-13

Nesër nis edicioni i tretë i turneut “Futsal Junior”, një aktivitet i dedikuar zhvillimit të futbollit të sallës dhe moshave të reja, i organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, Shoqata Rajonale e Futbollit Tiranë dhe Agjencia e Parqeve Rekreative. Turneu zhvillohet në ambientet e Parkut Olimpik “Feti Borova”. Të parët që do të zbresin në fushë janë fëmijët e grupmoshës U-13…

Source

Real Madridi ka nisur të mendojë për trajnerin e ardhshëm, ëndrra është Klopp

Kur Alvaro Arbeloa mori drejtimin e Real Madridit në fillim të javës, vështirë se mund ta imagjinonte një start kaq të vështirë. Megjithatë, mbrëmjen e kaluar “Los Blancos” u eliminuan në fazën e 1/8-ve të Kupës së Mbretit nga Albacete, një skuadër që po lufton për mbijetesë në Segunda División, duke pësuar një humbje të konsideruar historike. Disfata ka ndezur menjëherë kritikat ndaj Arbeloas…

Source

Arbeloa flet pas turpërimit: Faji im, ja çfarë i mungon skuadrës

Alvaro Arbeloa ka regjistruar shumë shpejt humbjen e tij të parë në krye të Real Madridit, pas eliminimit nga Kupa e Mbretit. Trajneri i ri i skuadrës madrilene nuk u shmang nga përgjegjësia, duke dalë hapur pas ndeshjes dhe duke dhënë mesazhe të qarta si për të tashmen, ashtu edhe për të ardhmen e ekipit. I pyetur për gjendjen fizike të lojtarëve dhe rikthimin e Antonio Pintus në stafin teknik…

Source

Milani tenton të afrojë Vlahovicin e ri nga Partizani i Beogradit

Milani ka rihapur pistën që çon te Andrej Kostiç. Klubi kuqezi zhvilloi kontakte intensive me Partizanin e Beogradit gjatë muajit dhjetor, ka rifilluar negociatat me synimin për ta transferuar talentin serb që në këtë merkato janari dhe për ta sjellë në Milanello. Kostiç, sulmues i lindur në vitin 2007, mund të aktivizohet si qendërsulmues ose si sulmues i dytë dhe konsiderohet një nga talentet…

Source

Toni Kroos: Barcelona nuk ka shanse që të fitojë këtë vit Championsin

Barcelona po shijon ende triumfin në Superkupën e Spanjës, të fituar pas një përballjeje spektakolare ndaj Real Madridit me rezultatin 3-2 në Arabinë Saudite. Ky sukses ka rritur ndjeshëm besimin në kampin katalanas, të cilët synojnë një sezon të mbushur me trofe në La Liga, Kupën e Mbretit dhe mbi të gjitha në Champions League, trofe që mungon prej më shumë se një dekade.

Source

9 gola në 17 ndeshje, Ernest Muci po shfaqet si “fenomen” në Turqi

Ernest Muçi po kalon një formë të jashtëzakonshme, duke u kthyer në golashënues në Turqi, me gola të rëndësishëm në kampionat dhe Kupë. 24-vjeçari ishte një nga protagonistët kryesorë në fitoren bindëse 6-1 ndaj Istanbulsporit në javën e dytë të Grupit A të Kupës së Turqisë, ku realizoi dy gola dhe e çoi shifrën totale sezonale në 9 gola. Në Superligën turke, Muçi ka shënuar gola në pesë…

Source

❌