Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Sociedad shokon Barcelonën, i shkakton një tjetër humbje në La Liga

Real Sociedad konfirmohet sërish si një nga kundërshtarët më të vështirë për Barcelonën, veçanërisht në “San Sebastian”. Në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të të La Ligës, baskët fituan 2-1 dhe i dhanë fund ecurisë pozitive të katalanasve. Barcelona e pa veten dy herë pranë golit në pjesën e parë, por VAR-i anuloi fillimisht realizimin e Fermin Lopez për faull dhe më pas atë të Lamine Yamal…

Source

Finale e çmendur, Senegali fiton në shtesë Kupën e Kombeve të Afrikës

Senegali është kampioni i Afrikës për vitin 2026, pas triumfit 1-0 ndaj Marokut në finalen dramatike të luajtur në Rabat. Një ndeshje e fortë, me emocione të mëdha dhe tension deri në sekondat e fundit, që do të mbetet gjatë në kujtesën e tifozëve. Pjesa e parë u karakterizua nga ekuilibri dhe rastet e pakta. Rasti më i pastër erdhi në minutën e 37-të, kur Iliman Ndiaye doli i vetëm përballë…

Source

Milani fiton ndaj Lecces së Ramadanit, vendos një gol i Fullkrug

Në javën e 21-të të Serie A, Milani vazhdon ndjekjen e Interit duke triumfuar 1-0 ndaj Leçes në “San Siro”. Kuqezinjtë e nisën ndeshjen me intensitet të lartë, duke rrezikuar fillimisht me një goditje të Saelemaekers dhe më pas duke gjetur rrugën e rrjetës me Leaon, pas asistit të belgut. Gëzimi i tifozëve zgjati pak: arbitri Zufferli anuloi gjithçka për pozicion jashtë loje.

Source

Real Madrid hidhet në sulm për yllin e Bayernit, gati oferta në verë

Real Madrid po përgatit një lëvizje historike në merkato, e cila mund të thyejë të gjitha rekordet financiare të klubit dhe të futbollit europian. Sipas raportimit të “Fichajes”, drejtuesit madrilenë janë gati të ndërmarrin një ofensivë të madhe në verën e ardhshme, me synimin për të realizuar transferimin më të shtrenjtë në historinë e “Los Blancos”. Objektivi kryesor i presidentit Florentino…

Source

Tare: Jemi të vëmendshëm në merkato, për Maignan do kemi shumë shpejt një përgjigje

Merkatoja e janarit është e hapur dhe Milani mbetet vigjilent për çdo mundësi që mund të paraqitet. Këtë e ka bërë të qartë drejtori sportiv i kuqezinjve, Igli Tare, i cili para nisjes së ndeshjes ndaj Lecces ka folur për situatën aktuale të skuadrës dhe lëvizjet e mundshme në merkato. Pas zgjidhjes së çështjes së sulmuesit qendror, Milani mund të ndërhyjë edhe në repartin e mbrojtjes…

Source

Aston Villa nuk përfiton nga ndalesa e Arsenalit, mundet nga Evertoni

Aston Villa humbi një mundësi të artë për t’u afruar me kreun e renditjes në Premier League, duke u mposhtur 1-0 në shtëpi nga Evertoni, në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të kampionatit anglez. Skuadra e Unai Emeryt nuk arriti të përfitojë nga barazimi i Arsenalit kryesues dhe nga humbja e Manchester Cityt në derbin ndaj Unitedit, duke u ndalur surprizueshëm përballë një Evertoni të…

Source

Roma i shkakton një tjetër humbje Torinos dhe merr vendin e katërt

Roma ka arritur një fitore tepër të rëndësishme në javën e 21-të të Serie A, duke triumfuar 2-0 në transfertë ndaj Torinos dhe duke u ngjitur në vendin e katërt të renditjes, duke lënë pas Juventusin në garën për zonën Champions. Protagonist absolut i takimit ishte përforcimi i fundit i verdhekuqve, Donyell Malen. Sulmuesi holandez, i huazuar nga Aston Villa, i mjaftuan vetëm 26 minuta për të…

Source

Juventusi humbi ndaj Cagliarit, por ndeshja u luajt vetëm … 52 minuta

Sipas të dhënave të publikuara nga Sportmediaset, përballja në “Unipol Domus” zgjati vetëm 52 minuta e 43 sekonda, shumë më pak se 90-minutëshja e parashikuar. Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, pas ndeshjes kishte ngritur shqetësimin për humbjen e kohës nga lojtarët kundërshtarë, duke aluduar se loja ishte “ngushtuar” nga vonesat dhe ndërprerjet. Sot, deklaratat e tij duket se kanë…

Source

Superiore/ Flamurtari fiton me lehtësi ndaj Bylis, Egnatia bën paqe me Elbasanin

Në javën e 20-të të Abissnet Superiore, Flamurtari ka arritur një sukses të qartë 3-0 ndaj Bylisit, duke shënuar një fitore të rëndësishme në shtëpi. Golat e Urbaez, Markut dhe Maksutit i siguruan tri pikët skuadrës së “Vllaznisë së Re”, që ngjitet në vendin e 8-të me 18 pikë, duke lënë pas rivalët e Bylisit që renditen në vendin e 9-të me të njëjtin bilanc. Në një tjetër përballje…

Source

Crystal Palace i thotë “jo” ofertës së Juventusit për Mateta-n

Crystal Palace ka refuzuar ofertën e Juventusit për sulmuesin francez Jean-Philippe Mateta, duke bllokuar për momentin transferimin e tij në Torino. Klubi londinez nuk është bindur nga propozimi i bardhezinjve, të cilët kishin ofruar një huazim me pagesë prej 2 milionë eurosh, me detyrim blerjeje në vlerën 28 milionë euro, të kushtëzuar me kualifikimin në Europa League sezonin e ardhshëm.

Source

Ernest Muçi i papërmbajtshëm, shënon tjetër super gol në Turqi (VIDEO)

Ernest Muçi vazhdon të shkëlqejë në Superligën turke, duke firmosur një tjetër paraqitje vendimtare me fanellën e Trabzonsporit. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ishte heroi i skuadrës së tij në transfertën ndaj Kocaelispor, ku me një gol në minutat shtesë i dha fitoren 2-1 ekipit të tij, në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të të kampionatit. Takimi nisi me avantazhin e vendasve…

Source

Fiorentina mund Bolognën dhe ia dedikon fitoren Commisso-s

Të tronditur nga ndarja nga jeta e presidentit Rocco Commisso, i cili u shua të premten në moshën 76-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë, Fiorentina gjeti forcën për të triumfuar 2-1 ndaj Bolognës në “Dall’Ara”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të të Serie A. Një fitore me peshë emocionale, e arritur në nder të patronit të klubit, pas vendimit të “viola”-ve për të luajtur dhe jo për të…

Source

Asllani gjithnjë e më pranë largimit nga Torino, trajneri e lë në tribunë ndaj Romës

Torino do të zbresë në fushë sot në orën 18:00 për përballjen ndaj Romës, në kuadër të kampionatit të Serie A, por pa një emër të rëndësishëm në dispozicion. Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, nuk është grumbulluar për këtë sfidë nga trajneri Marco Baroni. Vendimi i teknikut të torinezëve për ta lënë jashtë listës 23-vjeçarin ka shtuar edhe më shumë dyshimet mbi të ardhmen e…

Source

Po shkëlqen te Lecce, Ramadani do të rinovojë kontratën automatikisht

Ylber Ramadani do të mbetet pjesë e Lecces edhe për sezonin e ardhshëm. Mesfushori i Kombëtares ka siguruar vazhdimësinë në Serie A, pas vendimit të klubit italian për të rinovuar kontratën e tij. Sipas raportimeve të gazetarit italian Nicolo Schira, drejtuesit e Lecces kanë vendosur të aktivizojnë klauzolën e parashikuar në kontratë, duke zgjatur bashkëpunimin edhe për një vit tjetër.

Source

Shënoi tripletën e parë në La Liga, Muriqi: I lumtur, kështu mund t’ia dalim!

Vedat Muriqi ishte protagonisti absolut në fitoren e Mallorcës ndaj Athletic Bilbaos, duke realizuar tre gola dhe duke udhëhequr skuadrën drejt një suksesi të rëndësishëm. Pas përfundimit të takimit, sulmuesi i Kosovës nuk e fshehu kënaqësinë për paraqitjen personale dhe për reagimin e ekipit. “Fola me Pablo Ortells dy ditë më parë dhe i lashë vendimin në dorë të tij. I thashë se nuk mund të…

Source

Vëllezërit Bakaj shkëlqejnë sërish, marrin fitoret e radhës në Zvicër

Vëllezërit Bakaj vazhdojnë të shkruajnë histori suksesi në ring, duke ruajtur rekordin e tyre të pamposhtur në boksin profesionist. Roberto dhe Amarildo Bakaj dolën fitimtarë nga sfidat e radhës, duke mposhtur përkatësisht kolumbianin Brayan Santander dhe italianin Francesco Morand, në një mbrëmje të suksesshme për sportin shqiptar. Roberto Bakaj konfirmoi edhe një herë nivelin e lartë të…

Source

E thonë statistikat, Maignan është portieri më vendimtar në Seria A

Mike Maignan po konfirmohet si një faktor vendimtar për Milanin dhe si portieri më përcaktues i Serie A. Sipas të dhënave të publikuara nga Opta, gardiani francez ka pësuar vetëm 16 gola në 20 javë kampionat, përballë 23.7 gola të prishëm, një diferencë që flet qartë për ndikimin e tij të jashtëzakonshëm mes shtyllave. Kjo do të thotë se Maignan ka shmangur plot 7.7 gola që, në kushte normale…

Source

Tronditet Gasperini te Roma, Dovbyk do të mungojë gjatë

Lajme aspak të mira për Romën dhe trajnerin Gian Piero Gasperini. Artem Dovbyk do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale pas dëmtimit në kofshën e majtë, të pësuar gjatë ndeshjes së fundit të kampionatit ndaj Lecces. Sulmuesi ukrainas do të operohet të hënën në Finlandë, siç ka konfirmuar vetë klubi verdhekuq përmes një komunikate zyrtare. “Pas vlerësimeve të kujdesshme dhe ekzaminimeve…

Source

Genoa heq dorë nga transferimi i Kristjan Asllanit?

Në ditët e fundit emri i Kristjan Asllanit është përmendur si një nga opsionet e mundshme për Genoan. Mesfushori shqiptar, në pronësi të Interit, pritet të ndërpresë huazimin e tij te Torino për t’u sistemuar më pas sërish në një klub tjetër. Në Itali, pikërisht Genoa ishte skuadra që kishte shfaqur interesin më konkret për shërbimet e tij, edhe pse për lojtarin nuk mungojnë kërkesat as nga Spanja.

Source

Stadiumi i Gramshit drejt modernizimit, Duka inspekton punimet: Futbolli duhet të zhvillohet në çdo qytet të Shqipërisë

Federata e Futbollit, në bashkëpunim me Bashkinë Gramsh, ka nisur punimet për rikonstruksionin e stadiumit “Myslim Koçi”, një tjetër investim i rëndësishëm në funksion të përmirësimit të infrastrukturës sportive dhe zhvillimit të futbollit në të gjithë vendin. Ky projekt synon krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e aktiviteteve sportive, veçanërisht për ekipet vendase dhe moshat e reja.

Source

❌