Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Barcelona ka marrë vendimin, Rashford do të qëndrojë edhe përtej vitit 2026

Marcus Rashford do të mbetet një futbollist i Barcelonës edhe pas këtij sezoni. Kështu shkruan e përditshmja spanjolle ‘Mundo Deportivo’ sipas së cilës klubi e mori vendimin në ditët e fundit, pavarësisht rendimentit me ulje-ngritje të 28 vjeçarit të ardhur nga Manchester United, 4 gola në 6 ndeshje në Champions, 2 gola(por edhe 8 asist) në 18 ndeshje të La Liga. Marcus Rashford konsiderohet si…

Source

Aksi Qafë Priskë-Shëngjergj, i hapur për qarkullimin e automjeteve

Aksi rrugor Qafë Priskë – Shëngjergj, i cili ishte mbuluar nga dëbora, është tashmë i hapur për qarkullimin e automjeteve. Rruga është pastruar dhe trajtuar me kripë për të mundësuar lëvizjen e mjeteve, njoftoi Anuela Ristani, kryetarja e komanduar e Bashkisë Tiranë. Drejtuesit e mjeteve këshillohen të udhëtojnë me kujdes për shkak të temperaturave të ulëta dhe mundësisë së ngricave.

Source

Modelja shqiptare merr propozimin për martesë

Modelja e njohur dhe ish-Miss Universe Albania, Xhesika Berberi, ka marrë propozimin për martesë, duke i dhënë fund beqarisë në fillim të këtij viti. Ajo ka ndarë me ndjekësit atmosferën romantike dhe momentin e veçantë të propozimit përmes disa fotove në rrjetet sociale. Për herë të parë, Xhesika ka publikuar edhe portretin e partnerit të saj, duke thyer “rregullin” e zakonshëm të privatësisë…

Source

Juventus-Milan, ideja e shkëmbimit Gatti-Loftus-Cheek

Në merkato duket se po shfaqet një aks i veçantë që mund të përshkohet pa probleme për të dy klubet. Nga njëra anë është Juventusi, që kërkon një mesfushor me eksperiencë dhe fleksibilitet për të luajtur në qendër, si gjysmësulmues krahu ose si sulmues i dytë, dhe nga ana tjetër është Milani, që ka nevojë të forcojë mbrojtjen. Në mes janë dy futbollistë, Federico Gatti dhe Ruben Loftus-Cheek…

Source

Reshjet e shiut dhe dëborës dëmtojnë banesën në Vilë të Bushtricës

Reshjet e shiut dhe dëborës kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në një banesë dykatëshe në Vilë të Bushtricës, e cila i përket familjes së Naim Dragjoshit. Banesa ka pësuar plasaritje të shumta, duke e bërë të rrezikshme për banim. Familja, e përbërë nga tetë anëtarë, jeton në kushtet e pasigurisë dhe apelon për ndihmë urgjente. Anëtarët e familjes kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve për…

Source

Groenlanda… miti i metaleve të rralla dhe pse nuk është zgjidhja e lehtë për Trumpin?

Mjedisi i ashpër i Groenlandës, mungesa e infrastrukturës dhe gjeologjia sfiduese kanë penguar zhvillimin e minierave të metaleve të rralla, lëndë e nevojshme për teknologjitë e larta. Edhe nëse SHBA-ja nën Trump do të marrë kontrollin e ishullit, këto pengesa nuk do të zhduken. Trump ka bërë prioritet uljen e varësisë së Perëndimit nga Kina për tregun global të metaleve të rralla…

Source

Monika Kryemadhi flet për Iliri Metën: “E kam shijuar në maksimum dashurinë time”

Teksa flitej për dashurinë, opinionistja Monika Kryemadhi u pyet nga moderatori Ledion Liço nëse beson në dashuri. Kryemadhi u shpreh se e ka shijuar dashurinë e saj dhe se çdo përjetim mes një çifti nuk harrohet. “Unë e kam shijuar dashurinë time. E kam shijuar në maksimum. Dashuria nuk është vetëm me fjalë, por edhe me sjellje. Çfarëdo që ndodh mes dy personave, dashuria brenda nuk harrohet,”…

Source

“Do merren masa ligjore”, Rama për përmbytjet: Përgjegjës edhe qytetarët që hedhin shishe e qese plastike në rrugë

Kreu i qeverisë, Edi Rama, gjatë podkastit ‘Flasim’, duke folur për përmbytjet që kanë përfshirë vendin, deklaroi se do të merren masa ligjore ndaj personave që hedhin plehrat jo në zonat e caktuara. Sipas Ramës, përveç kushteve atmosferike dhe infrastrukturës, përgjegjësinë e ka edhe qytetari. Hedhja e mbeturinave në kanalet kulluese ka një ndikim të drejtpërdrejtë në situatën e përmbytjeve.

Source

Serie A/ Inter-Napoli do të thotë titull, Milan në Firenze me një sy nga San Siro

Kampionati italian i futbollit ka arritur në një moment të rëndësishëm që mund të përcaktojë ecurinë e tij në muajt në vijim. Frenimi i Napolit në Verona ka ridizenjuar renditjen, duke e kthyer ndeshjen e mbrëmjes së kësaj të diele në San Siro në një mundësi të shkëlqyer për Interin që të thellojë avantazhin e tij, të paktën kundrejt kampionëve në fuqi. Interi i Cristian Chivu vjen në këtë sfidë…

Source

Rrëzohen përsëri shtyllat elektrike në Mirditë prej rrëshqitjes së dherave

Territori i qarkut të Lezhës ka qenë i përfshirë nga reshje shiu me intensitet të ulët dhe dëborë në lartësi mbi 700 metra. Aktualisht reshjet janë ndërprerë, por problematika nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës vazhdojnë të monitorohen nga strukturat e Emergjencave Civile. Në bashkinë Mirditë, gërryerja e tokës bujqësore në Zall–Donaj nga Lumi Fan i Vogël ka rrëzuar përsëri shtyllat…

Source

“Jemi mirë, unë jam luftëtar”/ Maduro i dërgoi mesazh, i biri zbulon detaje: Kishte një merak, familja…

Deputeti venezuelian Nicolas Maduro Guerra njoftoi të shtunën se babai i tij, Presidenti Nicolás Maduro, i ka dërguar një mesazh përmes avokatëve të tij, duke theksuar se ai është në gjendje të mirë shëndetësore dhe mbetet i vendosur, ndërsa mbahet nga autoritetet amerikane. Gjatë një takimi me udhëheqësit e Partisë Socialiste të Venezuelës, Maduro Guerra tha se avokatët kishin konfirmuar se…

Source

Qarku i Dibrës nën borë, disa rrugë dhe akse të bllokuara dhe ndërprerje energjie

Gjatë natës në qarkun e Dibrës, moti është shoqëruar me reshje dëbore, të cilat në Peshkopi kanë arritur trashësi nga 13 deri në 25–40 cm. Aktualisht reshjet vazhdojnë me intensitet të ulët, por situata në terren mbetet problematike në disa zona. Në Bashkinë Klos, si pasojë e dëborës, disa rrugë fshatrash në njësitë administrative Xibër dhe Gurrë paraqiten me prani dëbore dhe qarkullimi kryhet…

Source

Mjeti ra në përrua në Klos, vijojnë kërkimet për 30-vjeçarin e zhdukur nga rrjedha

Vijojnë edhe sot, për të dytën ditë radhazi, kërkimet për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit Jurgen Karaj, i cili dyshohet se është marrë nga rrjedha e përroit në fshatin Dars të Klosit. I riu ndodhej si pasagjer në automjetin që drejtohej nga 24-vjeçari Andi Losha, kur drejtuesi humbi kontrollin dhe mjeti përfundoi në përrua. Losha arriti të dalë nga automjeti dhe të shpëtojë…

Source

Situatë e qetë në Durrës, por Erzeni mbetet nën vëzhgim pas reshjeve

Situata në qarkun e Durrësit këtë të diel paraqitet përgjithësisht e qetë, megjithatë strukturat e emergjencave civile vijojnë monitorimin e pandërprerë për shkak të rritjes së nivelit të lumenjve dhe reshjeve të ditëve të fundit. Sipas autoriteteve vendore, gjatë natës janë regjistruar reshje shiu me intensitet shumë të ulët, ndërsa gjatë orëve të mëngjesit moti është paraqitur i kthjellët me…

Source

Vjosa del sërish nga shtrati pranë Urës së Mifolit

Lumi Vjosa ka dalë sërish nga shtrati pranë Urës së Mifolit, duke shkaktuar përmbytje në zonën përreth. Sipas të dhënave më të fundit, niveli i ujit ka arritur në 7.45 metra, çka ka sjellë përmbytjen e tregut të kafshëve poshtë urës. Situata paraqitet shqetësuese edhe në Memaliaj, ku niveli i Vjosës ka shkuar në 7 metra, ndërsa prurjet vijojnë me intensitet të lartë për shkak të reshjeve të…

Source

Mot i paqëndrueshëm të dielën, reshje shiu dhe dëbore

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi ynë ditën e diel do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Sipas SHMU-së, moti parashikohet me kthjellime të herëpashershme dhe alternime vranësirash, të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në juglindje të vendit. Në zonën e Alpeve, në verilindje në lartësitë mbi 100 metra dhe në juglindje…

Source

MIE: Rrugët nacionale të qarkullueshme probleme me furnizimin me ujë në tre qarqe

Reshjet e shiut kanë vijuar gjatë gjithë natës në territorin e vendit ndërsa dëbora ka përfshirë zonat veriore dhe juglindore duke krijuar vështirësi në qarkullimin rrugor Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës bën të ditur se grupet e punës së ARRSH OSHEE dhe të gjitha strukturat në varësi të saj vijojnë të jenë në terren pavarësisht kushteve të vështira atmosferike dhe temperaturave të…

Source

Vengu: Po monitorojmë situatën në Vjosë, të gjitha strukturat në gatishmëri

Niveli i lumit Vjosë në zonën e Novoselës, Vlorë, ka kaluar mbi 8 metra, ndërsa deri më tani janë evakuuar 13 familje nga zonat pranë urës së Mifolit dhe në Novoselë. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, prefektja e qarkut Vlorë, Evis Allushi, si dhe kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, ishin sot në terren për të ndjekur nga afër situatën dhe për të koordinuar masat në ndihmë të banorëve të…

Source

Papunësia në Gjermani shënon rritjen më të lartë në 15 vitet e fundit

Papunësia në Gjermani arriti në 2,9 milionë persona në dhjetor, duke shënuar një rritje prej 23 mijë të punësuarish krahasuar me muajin paraprak dhe niveli më të lartë në 15 vitet e fundit, sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë Federale të Punësimit (BA). Ky është numri më i lartë i regjistruar që nga dhjetori i vitit 2010, kur 3,012 milionë persona ishin të regjistruar si të papunë.

Source

Aksident, humb jetën 70-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në qytetin e Lushnjës, ku ka humbur jetën 70-vjeçari Bujar Dingozi. Sipas informacioneve paraprake, i moshuari po udhëtonte me motomjet kur ka humbur kontrollin e drejtimit dhe është përplasur në tokë. Si pasojë e plagëve të marra, ai ka ndërruar jetë.

Source

❌