Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Happy girls in La La Land” miqësia e dy vajzave shqiptare në Instagramin e Heidi Klum!

Supermodelja e famshme Heidi Klum ka ndarë në Instagramin e saj një story ku shfaqen dy modele shqiptare, Angela Martini dhe Brianna Bardhi, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve në mbarë botën. Videoja, e realizuar nga vetë vajzat gjatë një udhëtimi me makinë në Los Angeles, shoqërohet me mbishkrimin “Happy girls in La La Land”, një […]

Selin bën rrëfimin e papritur: “Babi ka bërë një gabim… nuk e di nëse mami e ka falur”

Në një bisedë të qetë, por emocionalisht të ngarkuar në dhomën e ndenjes, Selin ka ndarë me Gimbion një pjesë shumë personale të jetës së saj, një histori që, sipas saj, ka qenë e njohur vetëm për rrethin e ngushtë familjar. Banorja tregoi se prindërit e saj kanë kaluar një periudhë të vështirë, duke qenë […]

Mik i mirë në ditë të vështirë, Rozana krah Gjestit pas publikimit të këngës: Të kisha dhënë një përqafim…

Një mesazh i ndjerë nga Rozana Radi, ka prekur ndjekësit në rrjetet sociale. Këngëtarja ka shprehur publikisht mbështetjen e saj për Gjestin, përmes një story në Instagram, ku ka shkruar: “Ta kisha dhënë një përqafim tani”. Mesazhi është shoqëruar me sfond muzikor këngën e re të Gjestit, “Memories”, një projekt tejet personal dhe emocional, i […]

Drama Beckham s’ka fund: Ish-asistentja (dhe jo vetëm) e David-it thyen heshtjen për Victoria-n

Drama që rrethon familjen Beckham duket se nuk ka fund. Rebecca Loos, ish-asistentja personale e David Beckham, ka rikthyer vëmendjen mbi konfliktet e brendshme të klanit të famshëm, këtë herë përmes dokumentarit të Channel 4, “The Beckham Feud: Truth and Lies”, që pritet të transmetohet këtë të diel. Në një fragment të publikuar nga Daily […]

“Kjo nuk është lojë”, Familja e Selin Bollatit i dërgon letër zyrtare Big Brother

Një reagim zyrtar i familjes së Selin Bollatit ka ndezur diskutime të forta rreth asaj që po ndodh brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania. Përmes një letre drejtuar Top Channel dhe produksionit të formatit, familjarët shprehin shqetësim të thellë për situatat e krijuara pas Prime-it të fundit. Sipas tyre, banori Rogert Sterkaj ka përdorur […]

Inën apo Stelinën? Keijsi zbulon për cilën nga vajzat ka ndjenjat më të vërteta 

Pas largimit të papritur nga “Big Brother VIP Albania 5”, Keijsi ka zgjedhur të flasë për herë të parë publikisht mbi gjithçka që përjetoi brenda shtëpisë më të famshme. I ftuar në “Big Brother Radio”, ish-banori ndau mendimet e tij për lojën, përplasjet dhe, mbi të gjitha, për marrëdhënien me Inën – një histori që […]

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!

Familja Beckham po përballet me një nga periudhat më të tensionuara në marrëdhënien me djalin e tyre të madh, Brooklyn Beckham. Burime pranë familjes tregojnë se David dhe Victoria nuk e kanë mbyllur derën për një pajtim me të birin, por situata mbetet e komplikuar për shkak të përfshirjes së bashkëshortes së tij, Nicola Peltz. […]

Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali

Xheneta Fetahu ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjetet sociale pasi ka bërë të ditur se së fundmi ka kaluar një ndërhyrje kirurgjikale. Përmes një postimi në Instagram, ajo ka ndarë një moment nga spitali, menjëherë pas operacionit, duke ngritur menjëherë interesin e publikut. Në pamjet e publikuara, Xheneta shihet e shtrirë në […]

Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 

Pas përjashtimit të bujshëm nga “Big Brother VIP Albania 5”, përmes zarfit të zi, Keijsi ka bërë reagimin e tij të parë publik, duke ndarë mendimet dhe ndjesitë pas largimit nga shtëpia më e komentuar në vend. Vendimi i produksionit u konsiderua një nga më të fortët e këtij sezoni, duke ndezur diskutime të shumta […]

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”

Ish-pjesëmarrësi i “Përputhen”, Marko Musaj, ka zbuluar detaje të reja nga jeta e tij personale gjatë një interviste të dhënë për Ronaldo Sharkën. Ai ka pranuar se ka pasur një periudhë komunikimi me Brikenën, e cila ka zgjatur disa muaj dhe ka ndodhur pas largimit të tij nga formati televiziv. Sipas Markos, gjithçka ka nisur […]

Për kë po xhelozon Devis Xherahu?

Devis Xherahu ka tërhequr vëmendjen e publikut me projektin e tij më të fundit muzikor, i cili është pritur me shumë reagime në YouTube dhe rrjete sociale. Këtë herë, këngëtari vjen me një baladë emocionale, ku xhelozia, malli dhe kujtimet për një dashuri të shkuar janë në qendër të historisë. Teksti i këngës “Un’ xhelozoj” […]

Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin

  Një ngjarje e pazakontë ka tronditur shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, duke detyruar produksionin të ndërhyjë me masa urgjente. Pas tensioneve të forta dhe përplasjeve verbale mes disa banoreve, është marrë vendimi drastik për të pezulluar televotimin e hapur për publikun. Lajmi është bërë publik përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale të […]
❌