Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Sekuestrohen makina me vlerë 90 000 euro të vjedhura nga Zvicra dhe Italia –

✇27.al
By: 27

Dy persona janë proceduar penalisht në Tiranë pasi dyshohet se kanë trafikuar në Shqipëri automjete të vjedhura, me vlerë totale rreth 90 mijë euro.

Sipas hetimeve, një automjet tip “Benz”, me vlerë rreth 80 mijë euro, i trafikuar nga shtetasi M. S., 36 vjeç, ka rezultuar i vjedhur në Zvicër.

Ndërkohë, një automjet tip “Opel”, me vlerë rreth 10 mijë euro, i trafikuar nga shtetasi E. M., 29 vjeç, ka rezultuar i vjedhur në Itali.

Materialet e çështjes janë dërguar në Prokurorinë e Tiranës, e cila do të vijojë veprimet e mëtejshme ligjore.

Do të sigurohemi që Kosova e Serbia të zhvillojnë bisedime –

✇27.al
By: 27

Peter Sorensen – i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë – tha gjatë një vizite në Prishtinë të mërkurën se do të punojë për të gjetur një mënyrë që dy vendet fqinje të zhvillojnë bisedime të nivelit të lartë, në përpjekje për t’i normalizuar marrëdhëniet.

Sorensen u takua mëngjesin e së mërkurës me udhëheqësit e Kosovës, kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani.

Duke folur për media pas takimit me presidenten, Sorensen tha se “kam shpresa se viti 2026 do të na japë atë që viti 2025 nuk na e dha”.

“Prandaj, po e nisi vitin e ri me një udhëtim pune këtu dhe në Beograd më vonë gjatë javës. Çfarë do të bëjmë ne është të sigurohemi që palët të ulen dhe të bisedojnë. Duhet ta gjejmë një mënyrë që kjo të ndodhë”, theksoi Sorensen.

Osmani, ndërkohë, theksoi se dialogu duhet të jetë i përqendruar në njohjen reciproke dhe se suksesi i dialogut varet edhe nga trajtimi barabartë i palëve, tha Presidenca e Kosovës.

“Serbia vazhdimisht e ka shkelur Marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksin e Ohrit, duke shkelur sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, duke kryer akte agresioni, si dhe duke kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Kosova dhe Serbia nuk kanë zhvilluar takim të nivelit të lartë që nga viti 2023, pas rritjes së tensioneve mes tyre për shkak të një sulmi nga një grup serbësh të armatosur ndaj Policisë së Kosovës në veriun e banuar me shumicë serbe në shtator të atij viti.

Kurti – i cili pritet të jenë në krye të qeverisë së vendit edhe për një mandat të tretë katërvjeçar – e ka kushtëzuar vazhdimin e dialogut me dorëzimin e të dyshuarit për sulmin në Banjskë të Zveçanit që la një rreshter të vrarë, Millan Radoiçiq.

Radoiçiq ishte nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve të Kosovës kur ndodhi sulmi dhe e mori përgjegjësinë për të.

I pyetur nga gazetarët nëse BE-ja do të bëjë trysni ndaj Serbisë për ta plotësuar kushtin e Kurtit për dorëzimin e Radoiçiqit para një takimi të mundshëm me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Sorensen nuk u përgjigj.

Sorensen pritet të ketë takim edhe me opozitën kosovare më vonë.

Pas takimeve në Prishtinë, Sorensen do udhëtojë drejt Beogradit për takime me udhëheqës të Serbisë.

Vizita e tij në Kosovë vjen në një kohë kur vendi është në pritje të themelimit të institucioneve të reja shtetërore pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit – të cilat i fitoi bindshëm Lëvizja Vetëvendosje e Kurtit.

Kjo ishte vizita e tij e parë qëkurse iu vazhdua mandati edhe për dy vjet të tjera si i dërguar për dialogun mbi normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve fqinje.

Gjatë mandatit të parë, ai zhvilloi vetëm dy takime në nivel kryenegociatorësh, të cilat nuk dhanë fryt.

Mungesa e përparimit në dialog gjatë kësaj kohe iu atribuua kryesisht zhvillimeve të brendshme politike në Kosovë dhe Serbi, e jo mungesës së angazhimit të ndërmjetësit evropian.

Pak njerëz në Bruksel besojnë se Kosova dhe Serbia do të jenë të gatshme të angazhohen së shpejti në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre.

Besohet se Kaja Kallas, e cila ende nuk ka ndërmjetësuar ndonjë rund dialogu në nivelin më të lartë politik, do të përpiqet të arrijë diçka në Ballkanin Perëndimor, pas një fillimi të vështirë që ka pasur si diplomate kryesore e BE-së.

Marrë parasysh se Brukseli është anashkaluar shpesh në çështje si: bisedimet për paqe për Ukrainën, lufta në Gazë dhe situata në Iran, zyrtarët e BE-së thonë me shaka se arritja e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë mund të jetë “fryti më i lehtë” që mund ta arrijë blloku në këtë moment.

Kosova dhe Serbia veçse arritën marrëveshje për rrugën drejt normalizimit, e njohur si Marrëveshja e Ohrit, më 2023, por nuk janë duke e zbatuar atë.

Edhe pse marrëveshja nuk është nënshkruar, Bashkimi Evropian këmbëngul se ajo është e detyrueshme për të dyja palët.

Kjo marrëveshje prej 11 nenesh, ndër tjerash, parasheh një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, që Serbia të mos bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, dhe kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut 15-vjeçar./REL

Rama po shkatërron provat pa ndërprerje për Bakllukun, të ngrihemi të gjithë më 24 Janar –

✇27.al
By: 27

Kryetari i PD, Sali Berisha në konferencën e përjavshme me gazetarët është shprehur se kryeministri Edi Rama dhe zëvendësja e tij, Belinda Balluku po shkatërrojnë provat në mënyrë të pandërprerë.

Në fjalën e tij nga salla e konferencave në selinë blu, Berisha kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të Ramës, ndërsa ftoi qytetarët t’i bashkohen protestës kombëtare të opozitës më 24 janar.

“Makineria e manipulimit dhe e shkatërrimit të provave dhe dokumenteve që fajësojnë inkriminimin e plotë dhe total të Edi Ramës, Lubi Ballukut dhe bashkëpunëtorëve të tyre në një seri aferash shumë të rënda, që shkojnë në miliarda euro vjedhje të taksapaguesve shqiptarë, vazhdon pa ndërprerje. Ndërkohë intimidohen dhe thirren si në zyra të policisë sekrete punonjës të administratës, të cilët ose duhet të ndryshojnë dëshmitë e tyre ose nuk duhet të dëshmojnë apo të thonë ato që porositen.

Presion i jashtëzakonshëm bëhet mbi Gjykatën Kushtetuese. Pra, Edi Rama për të mbrojtur veten e tij, krimet e tij, po shkon drejt grushtit të shtetit, asgjësimit de facto të drejtësisë në Shqipëri. Duke dënuar me forcën më të madhe këto qëndrime të papërgjegjshme, i kërkoj atij dorëheqjen dhe largimin e tij nga posti i kryeministrit. Ai është sot njeriu më i rrezikshëm për shqiptarët, dhe jo vetëm për shqiptarët, por me lidhjet e tij të krimit ai përbën një rrezik të madh për rajonin dhe më gjerë. PD u bën thirrje shqiptarëve, sot më shumë se kurrë të flasin me zemërimin e tyre, të flasin me guximin e tyre, të flasin me ndjenjat e dashurisë së tyre për këtë vend dhe të ardhmen e shqiptarëve me datën 24 janar në protestën kombëtare të thirrur nga opozita për këtë qëllim,” tha Berisha.

Faleminderit për ujin që na sollët nëpër banesa, gruaja mësoi notin –

✇27.al
By: 27

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëkohësisht drejtuese politike e qarkut të Fierit, ka vizituar pasditen e djeshme banorët e prekur nga përmbytjet në fshatin Hasturkas, njësia administrative Libofshë.

Gjatë ndalesave në disa banesa të përmbytura, në ikje e sipër, zonja Balluku është ndalur edhe pranë shtëpisë së Aristidhit, ku jeton një çift të moshuarish.

Oborri i banesës ishte i mbuluar nga uji, me një nivel që arrinte rreth 80 centimetra, por fatmirësisht përmbytja nuk kishte depërtuar brenda në shtëpi.

Teksa zëvendëskryeministrja e pyeti banorin se si ishte gjendja dhe nëse kishin pësuar dëme nga dalja e lumit Seman nga shtrati, përgjigjja e të moshuarit myzeqar  ishte e mbushur me ironi dhe zhgënjim.

“Po ku do shkonte uji? Unë e mbylla portën me kyç që të mos hynte brenda”, – është shprehur ai me tone thumbuese. Më pas, duke iu drejtuar zonjës Balluku, shtoi:

“Faleminderit për ujin e tepërt që na sollët nëpër banesa, se gruaja ime nuk di not, por e mësoi.”

Pas kësaj ndalese, zëvendëskryeministrja vijoi me agjendën e planifikuar të ditës, ndërsa banorët e Hasturkasit mbeten ende të përballur me pasojat e përmbytjeve dhe pasigurinë për ditët në vijim.

E rëndë në Këlcyrë/ Vëllai me ndihmën e xhaxhait dhunon motrën se donte të divorcohej –

✇27.al
By: 27

Një ngjarje e rëndë, dhunë në familje është shënuar në Gjirokastër.  Vëllai dhe Xhaxhi bëjnë për spital 30 vjeçaren sepse kërkonte të divorcohej. Nga informacionet e para mësohet se familja ka qenë kundër këtij divorci.

Prandaj Vëllai, së bashku me xhaxhain dhe 2 persona të tjerë kanë udhëtuar drejt Këlcyrës për të marrë me forcë 30 vjeçaren. Pasi e kanë futur me forcë në makinë  e kanë çuar në shtëpinë e xhaxhait, ku e kanë dhunuar.

Njoftimi i policise

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. A., 34 vjeç, S. A., 53 vjeç dhe E. M., 51 vjeç, të tre banues në Tiranë, si dhe për shtetasin L. L., 43 vjeç, banues në Këlcyrë, pasi dyshohet se si pasojë e një konflikti në familje, shtetasit A. A., S. A. dhe E. M. kanë marrë me forcë, në automjet, motrën e 34-vjeçarit, njëkohësisht mbesë e 53-vjeçarit.

Më tej, dyshohet se 30-vjeçarja është dhunuar nga vëllai dhe xhaxhai i saj, në banesën e këtij të fundit. Gjithashtu, dyshohet se 43-vjeçari ka patur dijeni për rastin, dhe nuk ka kallëzuar në polici.

Do të pasurohemi bashkë me arabët duke i shitur energji Europës –

✇27.al
By: 27

Pasi premtoi miliarda euro nga nafta që do të nxirrte nga Shpiragu, kryeministri Edi Rama ka gjetur më së fundmi edhe pasurinë e shumëpritur për shqiptarët. Por ndërsa në rastin e parë gjithshka doli vetëm një mashtrim, duke se këtë herë kryeministri ynë e ka ‘seriozisht’ pasi në lojë për të pasuruar të gjithë shqiptarët tashmë janë miqtë tanë arabë.

Rama deklaron se, përmes hidrocentraleve, synon të shesë energji të rinovueshme në shtetet e Bashkimit Europian, përmes projektit të përbashkët me Italinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ai shprehet se së bashku me miqtë e tij arabë do të bëjnë para.

“Ne kemi 100% energji të ripërtëritshme. Nuk kemi energji nga karburantet fosile. Ne varemi nga humori i Allahut. Kur Allahu qesh shumë dhe nuk qan, atëherë nuk kemi shi dhe duhet t’i drejtohemi importit. Vitet e fundit kemi investuar shumë në energji diellore dhe atë të erës”, tha Rama në fjalën e tij në panelin Samitit të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Abu Dabi.

“Plani po ecën mirë dhe besojmë se në fund të vitit 2028 do të jemi plotësisht sovran. Nuk do të blejmë më energji nga jashtë. Ndërkohë kemi edhe një bashkëpunim strategjik. Ambicia jonë është që së bashku me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Italinë, të kemi një bashkëpunim trepalësh, të krijojmë një bazë të ngarkesës në Shqipëri. Dr Sulltani, zoti e bekoftë, po synon që të mbërrijmë në 3 Giga dhe përmes kabullit ndërlidhës me Italinë, t’i shërbejmë Europës me energji të gjelbër dhe sigurisht së bashku me miqtë tanë arabë të bëjmë para, për t’ia shitur pra Europës”, shtoi Rama.

 

Tre makina të aksidentuara dhe 3 të plagosur në Cërrik –

✇27.al
By: 27

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin Elbasan–Cërrik ditën e sotme si pasojë e baltës në rrugë.

Sipas informacioneve, tre automjete janë përfshirë në aksident dhe për pasojë 3 persona janë plagosur dhe dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Dëshmitarët thonë se zona ku ka ndodhur aksidenti ndodhet pranë një kantieri privat, ku po kryhen punime ngjitur me rrugën, të cilat vazhdojnë edhe gjatë natës.

Sipas tyre rreth orës 12:00 të mesnatës, rruga ishte pothuajse e pakalueshme për shkak të baltës nga kamionet qe po mbush lumin Shkumbin për qëllime të zaptimit, duke rrezikuar seriozisht sigurinë rrugore.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

“Pasuria e Ilir Metës është zero”, avokati publikon analizën financiare të ish-Presidentit –

✇27.al
By: 27

Avokatët mbrojtës të Ilir Metës kanë dalë me një deklaratë ku kanë bërë publike një analizë financiare të Presidentit të PL-së nga viti 1995 deri në 2023.

Mbrojtja e tij theksoi se ndaj Metës është hedhur nje me mal me akuza, duke pretenduar se “pasuria e tij është zero”.

Cakrani theksoi se në procesin ndaj Ilir Metës duan transparencë dhe minimumin e standardit të shtetit të së drejtës.

“Kemi bërë një kërkesë për zëvendësimin e masës dhe kjo kërkesë ishte bazuar për ti dhënë pamjen e një drejtësie që funksionon. Por gjyqtarja Irena Gjoka nuk e pranoi kërkesën, por ne do të vazhdojmë. Kjo është betejë ligjore. Meta është në paraburgim dhe ka kaluar cdo standard.

Kur sillet drejtësia me një personazh që ka historinë politike në 34 vite, imagjinoni çfarë bëjmë me qytetarët këta.

Ne nuk kemi ardhur të bëjmë viktimën, por ne jemi në të drejtën tonë. Ndaj zotit Meta është hedhur baltë, e sulmuan me reformën në drejtësi, me gjykatën kushtetuese dhe nuk mbeti gje tjetër veçse ta mbanin në burg. Kjo po cënon të drejtat dhe liritë e njeriut.

Ne kërkojmë minimumin e standardeve. Standardin minimal të shtetit të së drejtës. Balta që është hedhur mbi Metën është për pasurinë e tij.

Pasuria e zotit Meta është zero, qoftë e luajtshme qoftë e paluajtshme sepse ka punuar me dinjitet dhe pastërti”, tha avokati.

Screenshot_1

 

Futbolli rikthehet në Vorë! Impianti modern gati për sfida kombëtare dhe ndërkombëtare –

✇27.al
By: 27

Stadiumi i Vorës do të hapë zyrtarisht dyert nesër, në prag të ndeshjes së javës së 20-të të kampionatit “Abissnet Superiore” mes Vorës dhe Partizanit. Pas përfundimit të punimeve të rikonstruksionit, skuadra e Vorës rikthehet në impiantin e saj për të zhvilluar ndeshjet e mbetura të këtij edicioni futbollistik.

Tashmë i transformuar në një impiant modern, stadiumi i Vorës i shtohet infrastrukturës së futbollit shqiptar si rezultat i bashkëpunimit mes Federatës së Futbollit dhe Bashkisë së Vorës. I certifikuar si stadium i Kategorisë së 2-të, impianti përmbush standardet e UEFA-s dhe është i gatshëm të presë edhe ndeshje ndërkombëtare, sipas fazave të përcaktuara nga rregulloret përkatëse.

Projekti i rikonstruksionit ka përfunduar me sukses duke përfshirë ndërtimin e tribunës së re qendrore, rikonstruksionin e dhomave të zhveshjes, ambienteve për stafet teknike, si edhe përmirësimin e hapësirave të tjera funksionale. Ky investim garanton kushte bashkëkohore dhe standarde të larta, duke kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin dhe rritjen e futbollit në vend.

 

Tre mijë euro leja për në shtëpi, 1 mijë për një celular! –

✇27.al
By: 27

Ish deputeti i PD-së, sot avokat, Asllan Dogjani ka denoncuar skemën korruptive që ndodh brenda sistemit të burgjeve, aty ku grupet kriminale, sipas tij, janë fuqizuar si rezultat i kapjes së sistemit dhe korrupsionit brenda në burgje

“Çfarë ndodh në sistemin e burgjeve, si avokat dhe eksperiencën që ka ndër vite situata në burgje është shumë e rëndë.

Aq shumë janë fuqizuar grupet sa ndonjë ditë mund të sulmojnë dhe burgjet me ndonjë dron, minë me sahat. Korrupsioni në burgje është i jashtëzakonshëm. Për  të futur një celular në burg duhet të paguash 1 mijë euro tek drejtuesit, 500 euro në muaj të mbash telefonin në burg, 3 mijë euro për një leje për të shkuar në shtëpi.

Ka raste kur drejtorët e burgjeve apo shefat marrin persona me rrezikshmëri, të dënuar me burgim të përjetshëm dhe për interesa të grupeve kriminale i nxjerrin nga burgu pa leje, mund të kryejnë ndonjë vrasje e i kthejnë sërish në burg.

Apo personat që nuk kanë plotësuar kushtet e kriteret i nxjerrin pa regjistruar. Grupet kriminale brenda në burgje janë të grupuar të armatosur me thika. Kishim një rast para disa ditësh që në Shkodër u ther në burg një i burgosur. Shitet drogë e kokainë në burgje.

Kemi një situatë shumë të rëndë si rezultat i kapjes së sistemit dhe korrupsionit brenda në burgje. Policët e burgjeve kanë frikë të hyjnë të kontrollojnë kur shefi i tyre i lejon të hyjë thika”

Kemi sekuestruar tonelata me drogë, po godasim mafien shqiptare –

✇27.al
By: 27

Ministri i Brendshëm i Venezuelës doli dje në një konferencë për të lajmëruar se vendi i tij ka intensifikuar goditjen e grupeve të trafikut të drogës, raportojnë mediat venezuelase. Diosdado Cabello përmendi edhe mafien shqiptare mes të tjerash. Ndërkohë ky reagim i Venezuelës vjen pas arrestimit të drejtuesit të ktij vendi, Nicolas Maduro, pas një operacioni spektakolar të SHBA.

QUE PASA

Ministri i Punëve të Brendshme, Drejtësisë dhe Paqes, Diosdado Cabello, njoftoi këtë të martë sekuestrimin e një ngarkese masive prej 6.850 kilogramësh drogë.

“Me këtë rezultat, shteti venezuelas arrin shifrën e 7.148 kilogramëve të sekuestruar, vetëm gjatë 13 ditëve të para të muajit janar”.

Gjatë fjalës së tij, Cabello sqaroi se “ngarkesa kryesore përbëhej nga 238 thasë, të cilët përmbanin gjithsej 14.280 pako”.

Cabello theksoi se operacioni përfundoi me sekuestrimin e 6.850 kilogramëve substanca të paligjshme. Sipas ndarjes së ngarkesës, ajo përbëhej nga 14.199 pako marijuanë (6.758 kg) dhe 81 pako kokainë (91 kg).

“Është një goditje shumë e fortë ndaj narrativës që thotë se Venezuela lehtëson trafikun. Nga këtu nuk do të kalojë as kokainë, as marijuanë, asnjë lloj droge që shteti mund ta ndalojë në rrugën e saj”, deklaroi Cabello, duke nënvizuar se çdo sekuestrim përfaqëson “heqjen e një këmbë nga tryeza” e strukturës logjistike kriminale.

Operacionet në Zulia

Cabello bëri të ditur se edhe në shtetin Zulia janë zhvilluar operacione, shumica e të cilave të lidhura me sekuestrime droge.

Procedura e parë që përmendi ishte arrestimi i tre personave që posedonin 75 pako marijuanë, me peshë totale 39 kilogramë të së njëjtës substancë.

Operacioni i dytë përfshiu arrestimin e tre personave të tjerë që kishin 50 pako dhe 50 kilogramë marijuanë në shtetin Zulia.

Ai sqaroi se të përfshirët në të dy rastet janë të lidhur me “mafien shqiptare që operon nga Ekuadori” dhe se ai, si ministër, po zhvillon “një luftë reale kundër narkotrafikut”.

Cabello shpjegoi se, duke bllokuar rrugët detare dhe ajrore, mafiet detyrohen të përdorin rrugë tokësore, ku janë më të ekspozuara ndaj mbikëqyrjes shtetërore.

Arratisja e Altin Ndocit nga Spitali/ Arrestohen 8 persona, mes tyre zyrtari i lartë i policisë dhe kryeinfermieri –

✇27.al
By: 27

Tetë persona janë arrestuar pas arratisjes spektakolare të të dënuarit të rrezikshëm Altin Ndocit ditën e djeshme nga spitali Rajonal i Durrësit.

Mes 8 personave të arrestuar janë edhe zëvendës shefi i komanduar i policisë dhe kryeinfermieri.

Si ndodhi arratisja?   

Rreth orës 13.00 të së martës ai është shoqëruar së bashku me një të dënuar tjetër nga dy efektivë policie në pavionin e infektivit. Në pritje të vizitës mjekësore ai ka kërkuar të shkojë në tualet. Me të dalë nga aty ka përfituar dhe ka goditur në befasi efektivin e policisë së burgjeve që po e ruante dhe menjëherë është larguar me vrap, ku e priste një automjet tip Audi i bardhë me të cilin është larguar.

Efektivi që e ndoqi Ndocin në arratinë e tij ka qëlluar me armën e tij të shërbimit në tokë dhe plumbi ka bërë rikoshet. Predha e tij përfundoi në shkallët e Infektivit, ndërsa gëzhoja e tij nuk është gjetur ende.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se nuk janë respektuar protokollet e shoqërimit për numrin e efektivëve të policisë së burgjeve që duhet të shoqërojnë personat e paraburgosur apo të dënuar gjatë vizitave të tyre mjekësore.

Rrëshqitje dherash në Rrugën e Arbrit, bllokohet qarkullimi në një korsi –

✇27.al
By: 27

Rruga nacionale Herbel–Peshkopi, pjesë e Rrugës së Arbrit, gjatë orëve të natës ka pësuar rrëshqitje të skarpatës. Si pasojë, një korsi e rrugës është bllokuar nga balta dhe inertet që kanë përfunduar në asfalt.

Pavarësisht se për këtë segment rrugor janë shpenzuar miliona lekë, sa herë ka reshje shiu në këtë zonë, situata përsëritet me rrëshqitje të vazhdueshme, duke krijuar vështirësi serioze në qarkullimin e mjeteve, si në drejtim të Tiranës, ashtu edhe nga Tirana drejt Peshkopisë.

Në vendngjarje ndodhet Policia Rrugore, e cila po orienton drejtuesit e mjeteve të lëvizin me kujdes.

Ndërkohë, mungojnë tabelat paralajmëruese që sinjalizojnë bllokimin e një korsie, çka rrit rrezikun për aksidente.

Dosja “Gërdeci”/ Ish ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu mbërrin në GJKKO –

✇27.al
By: 27

Në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion zhvillohet sot seanca për dosjen “Gërdeci”, ku një ndër të akuzuarit është edhe ish ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Në seancën e kaluar Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka depozituar në GJKKO provat për gjyqin në ngarkim të ish-ministrit.

Mediu akuzohet për shpërdorim detyre, pasi, sipas SPAK, janë shkelur procedurat e ngritjes së fabrikës së demontimit në Gërdec, pranë një zone të banuar si dhe ato të municioneve.

Vetë Mediu i ka kundërshtuar akuzat e ngritura dhe gjetjet e ekspertëve. Gjyqi për Mediun vijon që prej prillit 2023.

 

Djali im është i pafajshëm, akuzat e SPAK-ut pa prova –

✇27.al
By: 27

Babai i Altin Ndocit ka bërë një reagim ditën e sotme për emisionin “Kafe shqeto” në lidhje me atë që ndodhi ditën e djeshme në burgun e Durrësit.

Altin Ndoci i cili ndodhej në burgun e Durrësit, u arratis ditën e djeshme nga spitali i Durrësit teksa ishte duke marrë mjekim.

Sa u përket akuzave për 4 vrasje ndaj Altin Ndocit, babai i tij deklaroi se është akuzuar nga Nuredin Dumani. Babai i Altin Ndocit tha se Dumani ka deklaruar që e do të vdekur djalin e tij.

Në prononcimin e tij, ai tha se djali i tij ka marrë pafajësi në dy shkallët e Gjykatës së Posaçme.

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse Altin Ndoci ka pasur precedentë të mëparshëm penalë, Nikoll Ndoci pohoi se ai ishte ndaluar vetëm një herë për posedim të një sasie hashashi.

Ai mohoi kategorikisht çdo lidhje të djalit me masakrën e Bradasheshit.

“Kjo është një histori dështim i plotë i SPAK. U akuzua për 4 vrasje, mori pafajësi në Shkallën e Parë dhe në Apelin e GJKKO-së. Një provë të vetme të më sjellin dhe jam i gatshëm ta dorëzoj në SPAK. Nuk mund ta akuzojnë për vrasje gazetarët për interesin e tyre.

Në asnjë mënyrë nuk ka qenë kriminel dhe s’ka për t’u bërë. Ka pasur precedent penal, për hashash.

I vetmi person që e akuzon për Bradasheshin e akuzoi dhe për 4 vrasjet në Durrës, Nuredin Dumani, i penduari i drejtësisë. Pretendohet gjoja një rrahje e vëllait të tij. Dumani e ka deklaruar vetë se e do të vdekur.

Djalin tim e ruajtë Zoti nga gazetarët, të gjitha studiot dalin dhe e quajnë kriminel.

Nuredin Dumani e ka kërcënuar me jetë drejtpërdrejt në seacnë avokaten tonë”, tha babai i Altin Ndocit.

Nga Ballshi në Elbasan e Shkodër, njihuni me ndeshjet e para të vitit 2026 në Superiore –

✇27.al
By: 27

“Abissnet Superiore” ditën e sotme rikthehet në fushë për herë të parë për vitin 2026.

Gjashte ekipe do të bëjnë mes tyre llogaritë e javës së 19-të, e cila ësht edhe java e parë e fazës së 3-të të kampionatit.

Takime delikate janë në program për t’u zhvilluar në dy orare të ndryshme. Gjithçka do të startojë në orën 13:30 me përballjen Bylis – Tirana, ku ekipet do të sfidohen në “Adush Muça”.

Ndërkohë në orën 17:00 do të luhet paralelisht në Elbasan dhe Shkodër. Në “Elbasan Arena” do të sfidohen mes tyre Elbasani dhe Flamurtari, ndërsa në “Loro Boriçi” përplasin “brirët” mes tyre Vllaznia e Egnatia.

Nga Ballshi në Elbasan e Shkodër, njihuni me NDESHJET e para të

 

Fushata 220 mijë dollarëshe e lobimit të Veliajt në SHBA kundër drejtësisë –

✇27.al
By: 27

Nga qelia e paraburgimit ku ndodhej prej dy muajsh, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i shkroi më 23 prill 2025 një letër emocionale senatorit të Shteteve të Bashkuara, Dick Durbin, një demokrat i zgjedhur në Ilinois, në të cilën e përshkruante veten si viktimë të një persekutimi të ngjashëm me atë që mijëra shqiptarë pësuan gjatë regjimit komunist.

“Kjo më kujton taktikat e vjetra komuniste në Shqipëri, kur në mënyrë të paarsyeshme shënjestrohej ‘viktima’ dhe nxitej histeria për ta dehumanizuar, ndërkohë që shënjestra mbahej e izoluar në burg, pa akuza”, shkroi Veliaj, duke i kërkuar Durbin që të bëhej “një flamurtar” i përballjes së tij me sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

Letra për senatorin amerikan është pjesë e një fushate të gjerë të lobimit të Veliajt në Shtetet e Bashkuara, e cila i ka kushtuar kryebashkiakut dhe vëllait të tij gati 220 mijë dollarë vetëm në vitin 2025.

Dokumentet e publikuara pranë njësisë së regjistrimit FARA nga zyra e avokatisë së kontraktuar nga Veliaj, Kasowitz LLP, prezantojnë pretendime të hiperbolizuara për një persekutim të tij nga sistemi i drejtësisë, ndërkohë që shoqërohen nga artikuj në favor të Veliajt, të publikuara nga mediat në Shqipëri.

Dokumentet u mëshojnë gjithashtu pretendimeve të padokumentuara se Veliaj po hetohet nga një prokuror në konflikt interesi apo që përdor ofendime ndaj tij në sallën e gjyqit.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u arrestua në shkurt të vitit të shkuar nga Prokuroria e Posaçme me akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë. Bashkë me Veliajn akuzohet bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, ish-deputetja e PS, Klotilda Bushka dhe 15 persona të tjerë, mes tyre biznesmenë dhe bashkëpunëtorë. Veliaj dhe të tjerët i kundërshtojnë akuzat e Prokurorisë.

Fushata e lobimit në SHBA

Kasowitz Benson Torres në Nju Jork dhe Mishcon de Reya në Londër janë dy studio ligjore të kontraktuara nga Arbër Veliaj, vëllai i kryebashkiakut, për të ndërmarrë një fushatë të kushtueshme PR-i në mbrojtje të tij.

Studioja amerikane Kasowitz Benson Torres ka depozituar së fundmi në FARA aktivitetin e kryer për llogari të Veliajt – i cili përbëhet kryesisht nga letra dhe mesazhe drejtuar politikanëve amerikanë dhe kontakteve të tjera ndërkombëtare.

Përmes kompanisë së lobimit, Veliaj u kërkon atyre që të jenë “zëri i tij” si dhe të kontaktojnë qeveritë e tyre, Parlamentet, Komisionin Europian si dhe organizatat e të drejtave të njeriut për të ushtruar presion publik për lirimin e tij.

Sipas dokumenteve të depozituara, Kasowitz Benson Torres është paguar 220 mijë dollarë dhe ka dërguar 75 emaile në adresën e 24 senatorëve dhe kongresmenëve amerikanë, në Departamentin e Drejtësisë si dhe Departamentin e Shtetit. Gjithashtu, deklarohet të jenë bërë 11 telefonata si dhe të jenë organizuar pesë takime.

Letrat dhe mesazhet përmbajnë thuajse të njëjtat ankesa, përfshirë edhe një mori pretendimesh të padokumentuara kundër prokurorit të çështjes, Ols Dado. Për shembull, në emailet dërguar senatorëve dhe kongresmenëve, Dado paraqitet si “anëtar aktiv i partisë autoritare në opozitë, Partia Demokratike”.

Po ashtu, Veliaj ngre vazhdimisht pretendime se Dado është në konflikt interesi dhe paraqitet si ndërtues, të cilit bashkia i ka refuzuar pjesërisht kërkesën për ndryshimin e një lejeje ndërtimi. Në materiale nuk jepet asnjë provë për akuzat, ato thjesht listohen në letrat që u janë dërguar përfaqësuesve në SHBA.

Ndër të tjera, në dosje përfshihen edhe riprodhime të shkrimeve në media shqiptare, ku prokurorët e SPAK akuzohen për “linçim” dhe u atribuohen pa prova fjalë fyese ndaj Veliajt, të supozuara të thëna në sallën e gjyqit.

Pjesë e dosjes së lobimit është edhe raporti i firmave Kasowitz LLP dhe Mishcon de Reya i datës 24 qershor 2025, që e paraqet paraburgimin e Veliajt si “të padrejtë” dhe si problem që duhet të shqetësojë partnerët perëndimorë. Masa e arrestit ndaj Veliajt është vlerësuar e drejtë në të tre shkallët e gjyqësorit në Shqipëri.

PR në media

Fushata ndërkombëtare e PR-it të ndërmarrë nga Veliaj, përveç çfarë është deklaruar në FARA, përfshin edhe një seri artikujsh në mbrojtje të tij, të publikuar në media periferike ndërkombëtare dhe të ripublikuara masivisht nga mediat në Shqipëri.

Vetëm në dhjetor, menjëherë para fillimit të shqyrtimit të kërkesës paraprake për gjykimin e dosjes së tij, u publikuan të paktën tre artikuj, në të cilët ngrihej shqetësimi për një proces të padrejtë ligjor ndaj kryebashkiakut. Artikujt u përkthyen dhe ripublikuan masivisht në shqip.

Një prej artikujve u publikua nga Independent Policy Digest – një faqe interneti me qendër në Richmond, Virxhinia – e cila raportonte se arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe mbajtja e tij në paraburgim, kishte probleme procedurale. Shkrimi për Veliajn në IPD ishte firmosur nga Kristopher O’Brien, një autor pa biografi dhe pa gjurmë të tjera botimesh në internet, për të cilin përdorej një foto stoku e përdorur edhe për një mori profilesh të ngjashme.

Më 4 dhjetor 2025, vetëm një ditë përpara seancës gjyqësore të Veliajt për masën e sigurisë në GJKKO, një media në Bruksel e quajtur “EUReporter” botoi gjithashtu një shkrim që mbështeste Veliajn dhe vinte në dyshim procesin ndaj tij. Shkrimi u publikua pa autor dhe media në fjalë i tha BIRN se i referohej raportit të zyrave të avokatisë.

Ndërkohë, në 11 dhjetor, Neil Watson, i cili nënshkruan si gazetar britanik dhe që njihet kryesisht për shkrimet dhe qëndrimet në mbështetje të presidentit autoritar të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, shkroi i shqetësuar se procesi ndaj Veliajt cënonte rrugën e Shqipërisë drejt BE.

Watson figuron vazhdimisht në median shtetërore në Azerbajxhan dhe në shkurt 2024, agjencia shtetërore e lajmeve publikoi urimin që ai i dërgonte Aliyevit, pasi ky fitoi zgjedhjet me 92 për qind të votave me nënshkrimin: “I juaji besnikërisht”./BIRN

Do marrim masa shumë të forta –

✇27.al
By: 27

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin “masa shumë të forta” kundër Iranit nëse autoritetet iraniane ekzekutojnë protestuesit e arrestuar gjatë demonstratave masive antiqeveritare. Paralajmërimi vjen mes raporteve të grupeve për të drejtat e njeriut se mbi 2,400 demonstrues janë vrarë në një shtypje të dhunshme nga autoritetet iraniane.

Të afërmit e Erfan Soltanit, një 26-vjeçar i arrestuar javën e kaluar, i kanë thënë BBC Persian se ai pritet të ekzekutohet të mërkurën. Një përfaqësues i Organizatës Hengaw për të Drejtat e Njeriut i tha BBC-së se “nuk kishin parë kurrë një çështje që të lëvizte kaq shpejt”, duke theksuar se dënimi me vdekje ishte dhënë “në një proces jashtëzakonisht të përshpejtuar, brenda vetëm dy ditësh”.

Duke folur për CBS News, Trump deklaroi: “Nëse i varin, do të shihni disa gjëra… Do të ndërmarrim veprime shumë të forta nëse e bëjnë një gjë të tillë.” Ai tha gjithashtu se po kërkonte “shifra të sakta” mbi numrin e viktimave dhe se SHBA-të do të vepronin “në përputhje me rrethanat”.

Agjencia e Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut (HRANA), me seli në SHBA, njoftoi se deri më tani ka konfirmuar vrasjen e 2,403 protestuesve, përfshirë 12 fëmijë, pavarësisht ndërprerjes pothuajse totale të internetit në Iran. Sipas HRANA-s, rreth 150 persona të lidhur me qeverinë janë vrarë gjithashtu, ndërsa mbi 18,434 protestues janë arrestuar.

Nga ana tjetër, një zyrtar iranian i tha Reuters se rreth 2,000 persona kanë humbur jetën, duke ia atribuar vdekjet “terroristëve”. Qeveria iraniane ka akuzuar SHBA-të se po përpiqen të “shpikë një pretekst për ndërhyrje ushtarake”, duke paralajmëruar se “ky manual ka dështuar më parë”.

Trump ka bërë të ditur se ka anuluar të gjitha takimet me zyrtarët iranianë dhe ka paralajmëruar masa të mëtejshme, përfshirë tarifa 25% për çdo vend që tregton me Iranin. Në platformën e tij Truth Social, ai shkroi se autoritetet iraniane do të “paguanin një çmim të lartë” për vrasjet dhe u bëri thirrje qytetarëve të “vazhdojnë të protestojnë”.

Protestat, të cilat thuhet se janë përhapur në rreth 180 qytete dhe qyteza në të 31 provincat e Iranit, nisën për shkak të rënies së monedhës dhe rritjes së kostos së jetesës, por shpejt u shndërruan në kërkesa për ndryshime politike. Ato përfaqësojnë një nga sfidat më serioze për establishmentin klerikal që nga revolucioni islamik i vitit 1979.

Për shkak të kufizimeve të rënda dhe mbylljes së komunikimeve, është e vështirë të vlerësohet shkalla e vërtetë e dhunës. Megjithatë, pamje të publikuara në internet tregojnë dhjetëra trupa në Qendrën Mjekësore Kahrizak në Teheran, ndërsa aktivistët flasin për një nivel dhune të paprecedentë gjatë shtypjes së protestave.

Këmbimi valutor 14 Janar, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

✇27.al
By: 27

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.3 lekë dhe do shitet me 83.3 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.1 lekë dhe do shitet me 96.9 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.7 lekë dhe do shitet me 103.7 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 110.5 lekë dhe do shitet me 111.5 lekë.

Screenshot_3

 

❌