❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

U pĂ«rjashtuan nga seancat e Kuvendit, deputetĂ«t demokratĂ« kĂ«rkojnĂ« qĂ« mbjedhja tĂ« bĂ«het e hapur pĂ«r mediat –

✇27.al
By: 27

Byroja e Kuvendit pritet të mblidhet sot për të shqyrtuar ankimin e deputetëve të Partisë Demokratike lidhur me përjashtimin e tyre nga seancat parlamentare.

Në këtë kuadër, deputeti dhe anëtari i Byrosë së Kuvendit, Belind Këlliçi, i ka drejtuar një kërkesë zyrtare kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, duke kërkuar që mbledhja të zhvillohet e hapur, me praninë e mediave dhe gazetarëve.

Sipas kërkesës, hapja e mbledhjes për median vlerësohet si e domosdoshme për transparencën dhe informimin e opinionit publik.

kerkesa e pd

 

Krim institucional, nĂ« reanimacion edhe sekondat vrasin –

✇27.al
By: 27

Mjeku psikiatĂ«r Neli Demi ka reaguar ashpĂ«r pĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« rrjetet sociale lidhur me ndĂ«rprerjen e energjisĂ« elektrike nĂ« QendrĂ«s Spitalore Universitare “NĂ«nĂ« Tereza” mbrĂ«mjen e sĂ« hĂ«nĂ«s, duke e cilĂ«suar situatĂ«n si ‘krim institucional’ dhe jo si njĂ« defekt teknik i rastĂ«sishĂ«m.

Sipas tij, fakti që reanimacioni, urgjenca dhe shërbime të tjera kritike kanë mbetur pa energji elektrike përbën një vijë të kuqe të kaluar dhe një dështim të rëndë të shtetit në detyrën e tij themelore për të mbrojtur jetën e qytetarëve. Ai thekson se në asnjë vend normal reanimacioni, terapia intensive dhe sallat e operacionit nuk mbeten pa energji, as për sekonda dhe as për minuta.

Demi ngre shqetësime serioze mbi funksionimin real të sistemeve rezervë, duke deklaruar se nxjerrja e pacientëve në korridore tregon se sistemet UPS dhe gjeneratorët ose nuk ekzistojnë, ose janë jashtë funksioni, ose nuk janë testuar kurrë, ose drejtuesit nuk kanë besim te to. Sipas tij, secili prej këtyre skenarëve përbën një dështim kriminal në menaxhimin e shërbimeve jetike.

Ai kundĂ«rshton çdo pĂ«rpjekje pĂ«r ta justifikuar situatĂ«n me argumente teknike, duke theksuar se nĂ« mjekĂ«si ‘pak minuta’ mund tĂ« jenĂ« fatale dhe se nĂ« reanimacion, edhe sekondat vrasin. NĂ«se nuk ka pasur viktima, Demi shprehet se kjo nuk Ă«shtĂ« meritĂ« e sistemit, por thjesht fat.

Reagimi i plotë:

Fakti qĂ« reanimacioni, urgjenca dhe shĂ«rbime jetike nĂ« Qendra Spitalore Universitare NĂ«nĂ« Tereza kanĂ« mbetur pa energji elektrike Ă«shtĂ« krim institucional, jo “defekt teknik”.

Kjo është vijë e kuqe e kaluar.

Në asnjë vend normal:

‱ reanimacioni

‱ terapia intensive

‱ sallat e operacionit

NUK MBETEN PA ENERGJI. KURRË.

As pĂ«r sekonda. As pĂ«r minuta. As “rastĂ«sisht”.

Nëse pacientët janë nxjerrë në korridore, kjo do të thotë se:

‱ sistemet rezervĂ« nuk ekzistojnĂ« realisht,

‱ ose janĂ« jashtĂ« funksioni,

‱ ose nuk janĂ« testuar kurrĂ«,

‱ ose drejtuesit nuk kanĂ« besim te to.

Secila prej këtyre do ishte një dështim kriminal në menaxhimin e shërbimeve jetike.

Mos na flisni për:

‱ linja 110 kV,

‱ OSHEE,

‱ avari tĂ« papritura,

‱ “ishte pĂ«r pak minuta”.

NĂ« mjekĂ«si “pak minuta” vrasin.

NĂ« reanimacion sekondat vrasin.

Nëse sot nuk ka viktima, kjo nuk është sukses i sistemit, por fat i verbër.

Dhe një shtet që mbështetet te fati për të mbrojtur jetën e qytetarëve nuk është shtet, është rrezik publik.

Ky nuk është problem teknik.

Ky është problem përgjegjësie penale, administrative dhe morale.

Duhet

‱ hetim i pavarur dhe publik,

‱ auditim urgjent i sistemeve UPS dhe gjeneratorĂ«ve,

‱ publikim i menjĂ«hershĂ«m i protokolleve tĂ« sigurisĂ«,

‱ dhe largim i drejtuesve pĂ«rgjegjĂ«s, pa justifikime dhe pa vonesa.

Reanimacioni nuk Ă«shtĂ« shĂ«rbim “i rĂ«ndĂ«sishĂ«m”.

ËshtĂ« kufiri i fundit mes jetĂ«s dhe vdekjes.

Kush e ka lënë atë kufi pa energji,

ka dështuar në detyrën më bazike të shtetit: mbrojtjen e jetës njerëzore.

Dhe për këtë duhet dhënë llogari.

Albpetrol nuk zbaton rekomandimet, mbi 14.4 mln dollarĂ« munguan nga nafta bruto –

✇27.al
By: 27

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në kuadër të verifikimit të zbatimit të rekomandimeve të dhëna nga auditimet e mëparshme të vitit 2023, ka audituar 10 subjekte publike, duke konstatuar një nivel shumë të lartë formal të pranimit të rekomandimeve (98%), por një nivel dukshëm më të ulët të zbatimit real të tyre.

Nga 465 masa të pranuara, vetëm 36% janë zbatuar plotësisht, ndërsa 24% rezultojnë ende të pazbatuara, me peshë të konsiderueshme financiare, veçanërisht te masat që lidhen me të ardhura të munguara, shpërblim dëmi dhe përgjegjësi disiplinore. Kjo situatë tregon problematika serioze në ndjekjen efektive të rekomandimeve dhe në përgjegjshmërinë menaxheriale të subjekteve të audituara.

Mospagesa të energjisë dhe kamatëvonesa të pambledhura: rrezik financiar milionash për Albpetrol

Sipas tĂ« dhĂ«nave mĂ« tĂ« fundit tĂ« publikuara nga KLSH, Albpetrol sh.a. evidentohet si njĂ« nga subjektet problematike pĂ«r shkak tĂ« moszbatimit tĂ« rekomandimeve me impakt tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« financiar. KLSH konstaton se shoqĂ«ria nuk ka ndĂ«rmarrĂ« veprime ligjore pĂ«r arkĂ«timin e rreth 1.2 miliardĂ« lekĂ«ve nga shoqĂ«ria BPA LTD, shumĂ« e krijuar nga mospagesa e konsumit tĂ« energjisĂ« elektrike dhe kamatĂ«vonesat pĂ«rkatĂ«se, detyrim qĂ« Albpetrol e paguan pĂ«r llogari tĂ« “FSHU” sh.a.

Përmbledhje e situatës

GjatĂ« periudhĂ«s 2021–2022, kompania B
M nuk ka kryer pagesat pĂ«r energjinĂ« elektrike, duke sjellĂ« maturimin e penaliteteve dhe kamatĂ«vonesave nĂ« favor tĂ« Albpetrol sh.a Patos. NĂ« vitin 2022, Albpetrol ka ndĂ«rmarrĂ« veprime administrative dhe ligjore, duke siguruar vendime gjykate si tituj ekzekutivĂ« pĂ«r faturat e papaguara, si dhe njĂ« titull ekzekutiv pĂ«r faturĂ«n e penaliteteve.

Kamatëvonesat janë llogaritur nga Albpetrol sipas Ligjit nr. 48/2014, por kjo llogaritje rezulton më e ulët krahasuar me kamatëvonesat e aplikuara nga OSHEE sh.a. për faturat e papaguara të Albpetrol, duke sjellë dëm ekonomik për shoqërinë.

Nga dokumentacioni i audituar rezulton se Albpetrol sh.a ka kërkuar kamatëvonesa nga B
M në vlerën 175,458,324 lekë, ndërkohë që detyrimi i Albpetrol ndaj FSHU sh.a për kamatëvonesa, sipas kontratave përkatëse, arrin në 1,356,345,939 lekë, duke evidentuar një pabarazi të theksuar në trajtimin e kamatëvonesave dhe një ekspozim financiar të konsiderueshëm për shoqërinë.

Detyrime të akumuluara në naftë bruto dhe të ardhura të munguara për Albpetrol

Po kështu, KLSH vëren se mbetet i pazbatuar rekomandimi lidhur me tërheqjen e një sasie nafte bruto që buron nga Marrëveshja Hidrokarbure.

Historiku

Sipas gjetjeve tĂ« auditimit, kontraktori “B
..” kishte detyrime ndaj Albpetrol nĂ« naftĂ« bruto pĂ«r llogari tĂ« P
.., nĂ« zbatim tĂ« MarrĂ«veshjes Hidrokarbure. PĂ«r vitin 2021, nga tĂ« dhĂ«nat e vĂ«na nĂ« dispozicion konstatohet se detyrimi i shoqĂ«risĂ« “B
..” ndaj Albpetrol sh.a Patos nĂ« naftĂ« bruto, pĂ«r llogari tĂ« P
.., Ă«shtĂ« 24,939.596 ton naftĂ« bruto. GjatĂ« kĂ«tij viti, Albpetrol sh.a Patos ka tĂ«rhequr pĂ«r llogari tĂ« P
.. vetĂ«m 21,100.41 ton naftĂ« bruto, çka do tĂ« thotĂ« se janĂ« tĂ«rhequr rreth 3,839.186 ton naftĂ« bruto mĂ« pak nga detyrimi pĂ«r vitin 2021.

NĂ« vijim tĂ« kĂ«tij historiku, shoqĂ«ria “B
..”, ka dĂ«rguar llogaritjen e Faktorit R nĂ« fund tĂ« tremujorit tĂ« katĂ«rt tĂ« vitit 2021, ku sipas pĂ«rllogaritjeve tĂ« dorĂ«zuara, Faktori R pĂ«r zonĂ«n “Main/Kryesore” rezulton mĂ« i madh se 1 (njĂ«) nĂ« fund tĂ« kĂ«tij tremujori. PĂ«r rrjedhojĂ«, nĂ« pĂ«rputhje me MarrĂ«veshjen Hidrokarbure “PĂ«r Zhvillimin dhe Prodhimin e Hidrokarbureve nĂ« vendburimin Patos-MarinĂ«z”, e amenduar, duke nisur nga tremujori i katĂ«rt i vitit 2021, Pjesa e Prodhimit tĂ« Albpetrol (PPA) duhet tĂ« llogaritej jo mĂ« nĂ« nivelin 1%, por nĂ« 3% tĂ« naftĂ«s sĂ« disponueshme.

Problematika Ă«shtĂ« thelluar mĂ« tej gjatĂ« vitit 2022. Nga tĂ« dhĂ«nat e audituara rezulton se pĂ«r kĂ«tĂ« vit detyrimi i shoqĂ«risĂ« “B
..” ndaj Albpetrol sh.a Patos nĂ« naftĂ« bruto, pĂ«r llogari tĂ« P
.., Ă«shtĂ« 29,884.163 ton naftĂ« bruto. NdĂ«rkohĂ«, Albpetrol ka tĂ«rhequr vetĂ«m 14,407.612 ton naftĂ« bruto, duke krijuar njĂ« diferencĂ« prej rreth 15,476.551 ton naftĂ« bruto mĂ« pak nga detyrimi pĂ«r vitin 2022.

NĂ« total, pĂ«r periudhĂ«n nga data efektive e marrĂ«veshjes deri mĂ« 31/12/2022, detyrimi i shoqĂ«risĂ« “B
..” ndaj Albpetrol sh.a Patos nĂ« naftĂ« bruto, pĂ«r llogari tĂ« Prodhimit Para-Ekzistues (PPE) dhe PjesĂ«s sĂ« Albpetrol (PPA), arrin nĂ« 78,915.002 ton naftĂ« bruto, me njĂ« vlerĂ« prej 39,247,000 USD. Sipas KLSH, kĂ«to veprime kanĂ« sjellĂ« ulje tĂ« tĂ« ardhurave tĂ« Albpetrol, pasi sasia e naftĂ«s bruto nuk Ă«shtĂ« tĂ«rhequr pĂ«r shkak tĂ« pamundĂ«sive tĂ« depozitimit.

Ndër rekomandimet e pazbatuara përfshihet marrja e masës nga administratori i shoqërisë Albpetrol sh.a Patos për tërheqjen e sasisë 29,103.96 ton naftë bruto, për llogari të Prodhimit Para-Ekzistues (PPE) dhe të Pjesës së Albpetrol (PPA) e krijuar nga data efektive deri më 31.12.2022, duke vendosur si prioritetet që gjatë planifikimit të shitjes së naftës bruto me procedurat e ankandit të përcaktojë sasi të mëdha nafte të përfituar nga marrëveshja hidrokarbure. Vlera e sasisë 29,103.96 ton me çmimet e shitjes së periudhës 31.12.2022 është 14,476,000 USD dhe përbën të ardhura të munguara për shoqërinë./Ecofin.al

Ish-kryebashkiaku i KavajĂ«s, Elvis Roshi paraqitet nĂ« SPAK –

✇27.al
By: 27

Ish-kryetari socialist i bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi është paraqitur paraditen e kësaj të marte në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Rroshi është parë të futet në ambjentet e Prokurorisë, bashkë me avokatin e tij mbrojtës.

KujtojmĂ« qĂ« nĂ« muajin qershor tĂ« vitit tĂ« kaluar, Roshit i Ă«shtĂ« komunikuar akuza e “shpĂ«rdorimit tĂ« detyrĂ«s” lidhur me njĂ« kallĂ«zim tĂ« KLSH ndaj tij pĂ«r parregullsi me tenderat nĂ« BashkinĂ« e KavajĂ«s.

Kontrolli i Lartë i Shtetit beri një kallëzim penal në Prokurori për Roshin dhe disa ish-drejtorë të tij në shtator të vitit 2015, pasi dyshoheshin se kishin shkaktuar një dëm ekonomik prej 33 milionë lekësh me tenderat e rikonstruksionit të qendrës së qytetit dhe ndërtimin e disa rrugëve.

210 projekte publike tĂ« parealizuara, miliarda lekĂ« tĂ« buxhetuara dhe zero investime –

✇27.al
By: 27

Dikur treni nisej nĂ« 7 pa 5, ndĂ«rsa sot, treni as nuk niset e as nuk ekziston. NjĂ« nga projektet mĂ« tĂ« mĂ«dha qĂ« nuk Ă«shtĂ« realizuar gjatĂ« vitit 2024 ka tĂ« bĂ«jĂ« me rehabilitimin e LinjĂ«s Hekurudhore DurrĂ«s–Terminali i PasagjerĂ«ve TiranĂ«. \Edhe pse ky projekt Ă«shtĂ« shpallur prej vitesh si njĂ« nga investimet strategjike tĂ« transportit hekurudhor nĂ« vend, pjesĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« tij nuk kanĂ« nisur pĂ«rgjatĂ« vitit 2024.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës është sot institucioni me peshën më të madhe të investimeve publike në Shqipëri, me buxhetin më të madh të akorduar gjatë mandatit të katërt qeverisës, por rezulton njëkohësisht edhe me numrin më të lartë të projekteve të parealizuara për vitin 2024.

Referuar raportit tĂ« monitorimit qĂ« ka publikuar Qendresa Qytetare, tĂ« dhĂ«nat zyrtare nga Programi Buxhetor AfatmesĂ«m 2024–2026 tregojnĂ« se plot 210 projekt-investime, tĂ« parashikuara dhe tĂ« buxhetuara pĂ«r vitin 2024, nuk kanĂ« nisur asnjĂ«herĂ« pĂ«rgjatĂ« kĂ«tij viti.

Vlera totale e këtyre projekteve të parealizuara arrin në 11,956,313,051 lekë, një shifër që ngre shqetësim serioz mbi planifikimin, kapacitetin e zbatimit dhe përgjegjësinë institucionale.

Mosrealizimi prek gjithashtu ndërtimin e segmenteve të ndryshme rrugore dhe projekte të tjera infrastrukturore, duke krijuar një zinxhir vonesash që shtyjnë për vite me radhë përfitimet e premtuara për qytetarët dhe ekonominë.

Dështimi më i madh dhe më problematik lidhet me sektorin e ujësjellësve.

Nga 210 projekt-investime të parashikuara për vitin 2024, por të parealizuara, 112 projekte rezultojnë të jenë për ndërtimin, mirëmbajtjen apo supervizionin e ujësjellësve në zona të ndryshme të vendit. Vlera totale e buxhetuar për këto projekte vetëm për vitin 2024 ishte 3,318,154,485 lekë, fonde që nuk u përkthyen në asnjë investim konkret.

Një nga rastet më domethënëse është ai i Vlorës, qytet që gjatë vitit 2024 u përball edhe me ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm për disa ditë radhazi. Për këtë qytet ishin parashikuar tre projekte për ndërtimin dhe përmirësimin e ujësjellësit: ndërtimi dhe supervizionimi i ujësjellësit transballkanik, si dhe studim-projektimi për rehabilitimin e ujësjellësit të qytetit të Vlorës. Asnjë prej këtyre projekteve nuk u realizua gjatë vitit 2024.

Pasojat e këtyre mosrealizimeve nuk janë thjesht statistika, por dëshmohen qartazi në mënyrën se si ndikojnë jetën e qytetarëve dita-ditës.

Vonesa e investimeve në sektorë kyç si infrastruktura do të thotë probleme të përditshme me ndërprerje të furnizimit me ujë, mungesë sigurie në rrugë, vonesa në zhvillimin urban dhe kosto të shtuara për vitet pasardhëse. Projekte të domosdoshme që nuk nisin në kohë krijojnë një efekt zinxhir, ku çdo vonesë sot përkthehet në shpenzime më të mëdha dhe probleme më të thella në të ardhmen.

Fondet publike janë të kufizuara dhe nevojat infrastrukturore janë të mëdha. Mosrealizimi i projekteve të buxhetuara dëshmon mënyrën se si planifikohen investimet dhe si mbikëqyret zbatimi i tyre. Miliarda lekë mbeten të pashpenzuara dhe projektet nuk nisin, duke reflektuar se problemi nuk është mungesa e fondeve, por mungesa e zbatimit dhe e përgjegjësisë.

Por mesa duket, për ministritë, vonesat dhe mosnisja e projekteve të parashikuara e të premtuara jo vetëm që nuk përbëjnë problem, por as nuk shqetësohet askush për llogaridhënien./ACQJ.al

Rritet numri i viktimave nga pĂ«rplasja e trenave nĂ« SpanjĂ«, shpallen tre ditĂ« zie –

✇27.al
By: 27

Nga e marta, për tri ditë rresht në Spanjë është shpallur ditë zie, në nderim të 40 personave që u vranë pasi dy trena të shpejtë u përplasën gjatë fundjavës.

Përplasja e trenave, që ndodhi të dielën mbrëma, është aksidenti më vdekjeprurës në Spanjë që nga viti 2013, kur 80 persona vdiqën pasi një tren doli nga shinat në qytetin Santiago de Kompostela.

Aksidenti i fundit ndodhi kur një tren që po operohej nga kompania Iryo, që po udhëtonte nga Malaga për në Madrid, doli nga shinat afër Adamuzit në rajonin jugor të Andaluzisë. Treni doli në anën tjetër të shinave dhe u përplas me një tren që po vinte nga drejtimi i kundërt.

“Kjo Ă«shtĂ« njĂ« ditĂ« e dhimbjes pĂ«r gjithĂ« SpanjĂ«n, pĂ«r gjithĂ« kombin”, tha kryeministri Petro Sanchez, gjatĂ« njĂ« adresimi pĂ«r gazetarĂ« kur qĂ«ndroi nĂ« Adamuz tĂ« hĂ«nĂ«n dhe njoftoi pĂ«r shpalljen e tri ditĂ«ve tĂ« zisĂ«.

“Ne do tĂ« marrim pĂ«rgjigje dhe sapo tĂ« kuptohet shkaku i tragjedisĂ« dhe ne do tĂ« njoftojmĂ« pĂ«r tĂ« me transparencĂ« absolute”.

Dyzet persona janë konfirmuar se kanë vdekur si pasojë e përplasjes, tha kreu i qeverisë rajonale në Andaluzi, Juan Manuel Moreno. Shifrat paraprake të paraqitura nga autoritetet spanjolle thoshin se 39 persona kishin humbur jetën në aksident.

Moreno shtoi se do tĂ« duhen 24-48 orĂ« “pĂ«r tĂ« ditur me siguri se sa vdekje u shkaktuan nga ky aksident i tmerrshĂ«m”.

Makineri tĂ« rĂ«nda u dislokuan nĂ« vendngjarje tĂ« hĂ«nĂ« pĂ«r tĂ« larguar vagonĂ«t e dĂ«mtuar tĂ« trenave dhe pĂ«r t’iu mundĂ«suar qasje ekipeve tĂ« shpĂ«timit.

Më shumë se 120 persona janë plagosur si pasojë e aksidentit dhe 41 janë ende në spitalet në qytetin Kordoba, tha Moreno.

FamiljarĂ«t dhe miqtĂ« e pasagjerĂ«ve tĂ« zhdukur kanĂ« pĂ«rdorur rrjetet sociale pĂ«r tĂ« publikuar fotografitĂ« e mĂ« tĂ« dashurve tĂ« tyre nĂ« pĂ«rpjekje pĂ«r t’i gjetur.

Përplasja e trenave ndodhi në një segment të drejtë të hekurudhës, kur të dy trenat po udhëtonin brenda limitit të shpejtësisë, thanë zyrtarët spanjollë.

Ministri i Transportit, Oscar Puente, tha se treni i parĂ« qĂ« devijoi rrugĂ«n ishte “praktikisht i ri” dhe segmenti hekurudhor ku ndodhi fatkeqĂ«sia ishte renovuar sĂ« voni, duke e bĂ«rĂ« aksidentin “shumĂ« tĂ« çuditshĂ«m”.

Operatori i trenit, Iryo tha se lokomotiva u ndërtua më 2022 dhe inspektimin e fundit e pati vetëm tri ditë para aksidentit. Sipas kompanisë, është e paqartë pse treni doli nga shinat.

Iryo tha se afër 300 persona po udhëtonin me këtë tren kur ndodhi aksidenti.

Renfe, operatori i trenit të dytë që u përfshi në aksident tha se po transportonte 184 pasagjerë.

“Gabimi njerĂ«zor praktikisht Ă«shtĂ« pĂ«rjashtuar”, tha presidenti i RenfesĂ«, Alvaro Fernandez Heredia, pĂ«r radion publike spanjolle RNE.

Heredia po ashtu përjashtoi mundësinë që aksidenti të jetë shkaktuar për shkak të shpejtësisë. Sipas tij, të dy trenat po udhëtonin me një shpejtësi që ishte pak mbi 200 kilometra në orë, pra nën 250 kilometra në orë sa ishte limiti për atë segment të hekurudhës.

Spanja ka rrjetin më të madh në Evropë për trenat e shpejtë me mbi 3 mijë kilometra hekurudhë që lidhin qytetet e mëdha përfshirë Madridin, Barcelonën, Seviljan, Valencian dhe Malagën./REL

Goditet grup kriminal i trafikut tĂ« drogĂ«s italo-shqiptar, arrestime nĂ« disa vende tĂ« EuropĂ«s –

✇27.al
By: 27

Policia e Shtetit e Reggio Emilias po zbaton një urdhër për aplikimin e masës së sigurisë arrest me burg, të lëshuar nga gjyqtari për hetimet paraprake (GIP) pranë Gjykatës së Bolonjës, me kërkesë të Prokurorisë së Republikës së Bolonjës, Drejtoria Rajonale Antimafia, ndaj 9 personave, shumica prej tyre shtetas shqiptarë, të dyshuar për veprën penale të organizimit kriminal për trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Operacioni, i koduar “Sturl One”, pĂ«rfshin arrestime dhe kontrolle tĂ« shumta qĂ« po zhvillohen paralelisht nĂ« disa shtete. PĂ«rveç provincave italiane Reggio Emilia, Bergamo, Brescia dhe Savona, veprimet policore janĂ« shtrirĂ« edhe nĂ« ShqipĂ«ri, FrancĂ« dhe SpanjĂ«, duke treguar shtrirjen e gjerĂ« ndĂ«rkombĂ«tare tĂ« rrjetit kriminal.

Hetimet kanë zbuluar një strukturë të organizuar mirë, me role të përcaktuara qartë, ku shqiptarët kishin një rol qendror në menaxhimin e trafikut të drogës, logjistikën dhe lidhjet ndërkombëtare për furnizimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në tregun evropian.

Suksesi i operacionit është bërë i mundur falë një koordinimi operacional ndërkombëtar, në bashkëpunim të ngushtë mes autoriteteve italiane dhe forcave të policisë së huaja, në veçanti me Departamentin e Policisë Kriminale të Shqipërisë për lokalizimin e të dyshuarve.

Autoritetet theksojnë se hetimet janë ende në vazhdim dhe nuk përjashtohen arrestime të tjera apo zhvillime të reja në ditët në vijim, ndërsa operacioni konsiderohet një goditje e rëndësishme ndaj krimit të organizuar me bazë shqiptare që vepron në nivel ndërkombëtar.

 

NĂ« burg pĂ«r vrasje, ndĂ«rron jetĂ« nĂ« QSUT i dĂ«nuari i sigurisĂ« sĂ« lartĂ« (Emri) –

✇27.al
By: 27

Sot, rreth orĂ«s 04:35, nĂ« QendrĂ«n Spitalore Universitare “NĂ«nĂ« Tereza”  ka ndĂ«rruar jetĂ« i dĂ«nuari i sigurisĂ« sĂ« lartĂ« Mihal Pavllo MĂ«rkuri. Ai ishte i shtruar nĂ« Reanimacionin Qendror, nĂ« Pavijonin e KirurgjisĂ«. Sipas informacioneve zyrtare, vdekja ka ardhur si pasojĂ« e arrestit kardiak dhe hemorragjisĂ« nĂ« kokĂ«.

Mihal MĂ«rkuri, 46 vjeç, banues nĂ« SarandĂ«, vuante njĂ« dĂ«nim prej 10 vitesh burg pĂ«r veprat penale “vrasje me dashje e mbetur nĂ« tentativĂ«â€ dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje tĂ« armĂ«ve luftarake dhe municionit”.

Ai ishte ekstraduar nga Greqia më 20 qershor 2023 dhe më 15 shkurt 2025 ishte transferuar nga IEVP Korçë në IEVP Burrel.

I ndjeri ishte shtruar në QSUT më 18 janar 2026, rreth orës 20:21, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të një hemorragjie të brendshme (hemoperitoneum). Për rastin po zbatohen të gjitha procedurat e parashikuara nga legjislacioni në fuqi.

Organizonin baste sportive tĂ« paligjshme, masa sigurie pĂ«r 6 inspektorĂ« tĂ« policisĂ« –

✇27.al
By: 27

Agjencia e MbikĂ«qyrjes Policore (Rajoni Elbasan–Korçë) ka ekzekutuar masa sigurie ndaj 6 punonjĂ«sve tĂ« policisĂ« dhe 1 shtetasi, tĂ« dyshuar pĂ«r organizim dhe favorizim tĂ« veprimtarisĂ« sĂ« paligjshme tĂ« basteve sportive, duke shpĂ«rdoruar detyrĂ«n.

Sipas hetimeve tĂ« kryera, 6 punonjĂ«sit e policisĂ« dhe I. T., duke shfrytĂ«zuar atributet e funksionit, nĂ« bashkĂ«punim me njĂ«ri-tjetrin, kanĂ« organizuar dhe favorizuar ushtrimin e llotarive tĂ« palejuara / basteve sportive, duke konsumuar elementĂ«t e veprave penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarisĂ« sĂ« lojĂ«rave tĂ« fatit nĂ« kundĂ«rshtim me ligjin” dhe “ShpĂ«rdorim i detyrĂ«s”.

Masa “Arrest nĂ« shtĂ«pi”:

– NĂ«nkomisar R.T., me detyrĂ« Specialist pĂ«r krimet, pranĂ« Stacionit tĂ« PolicisĂ« ManĂ«z, nĂ« Komisariatin e PolicisĂ« DurrĂ«s

– Inspektor E.K., me detyrĂ« NdihmĂ«s Specialist / Kontrollor pranĂ« Stacionit tĂ« PolicisĂ« Kufitare MorinĂ«, nĂ« DrejtorinĂ« Vendore tĂ« Kufirit dhe Migracionit KukĂ«s

– Shtetasi I.T., banues nĂ« TiranĂ«

Masa “Ndalim i daljes jashtĂ« shtetit” dhe “Detyrim pĂ«r t’u paraqitur nĂ« policinĂ« gjyqĂ«sore”:

– Komisar D.S., me detyrĂ« Shef i Seksionit pĂ«r hetimin e krimeve nĂ« volum nĂ« Komisariatin e PolicisĂ« Devoll,

– NĂ«nkomisar A.M., me detyrĂ« PĂ«rgjegjĂ«s turni pranĂ« Stacionit tĂ« PolicisĂ« Kufitare MorinĂ«, nĂ« DrejtorinĂ« Vendore tĂ« Kufirit dhe Migracionit KukĂ«s,

– Inspektor G.B., me detyrĂ« NdihmĂ«s Specialist / Kontrollor pranĂ« Stacionit tĂ« PolicisĂ« Kufitare MorinĂ«, nĂ« DrejtorinĂ« Vendore tĂ« Kufirit dhe Migracionit KukĂ«s,

– Inspektor E.D., me detyrĂ« TrupĂ« shĂ«rbimi operacional pranĂ« Seksionit Special tĂ« NdĂ«rhyrjes Taktike, nĂ« njĂ«sinĂ« speciale “Renea”.

Në funksion të veprimeve proceduriale u sekuestruan 7 telefona celularë, të cilët dyshohet të jenë përdorur për kryerjen e aktivitetit kriminal.

Njoftimi:

NĂ« kuadĂ«r tĂ« operacionit “Last Bet” zhvilluar nga Agjencia e MbikĂ«qyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë), nĂ«n drejtimin e ProkurorisĂ« PranĂ« GjykatĂ«s sĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« tĂ« Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m Elbasan, u ekzekutua vendimi penal i GjykatĂ«s sĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« tĂ« Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m Elbasan, e cila ka caktuar:

MasĂ«n e sigurimit personal me karakter shtrĂ«ngues “Arrest nĂ« shtĂ«pi” parashikuar nga neni 237 i Kodit tĂ« Pr. Penale, ndaj;

▶ NĂ«nkomisar R.T., me detyrĂ« Specialist pĂ«r krimet, pranĂ« Stacionit tĂ« PolicisĂ« ManĂ«z, nĂ« Komisariatin e PolicisĂ« DurrĂ«s.

▶ Inspektor E.K., me detyrĂ« NdihmĂ«s Specialist / Kontrollor pranĂ« Stacionit tĂ« PolicisĂ« Kufitare MorinĂ«, nĂ« DrejtorinĂ« Vendore tĂ« Kufirit dhe Migracionit KukĂ«s.

▶ Shtetasi I.T., banues nĂ« TiranĂ«

Masat e sigurimit personal me karakter ndalues “Ndalim i daljes jashtĂ« shtetit” dhe “Detyrim pĂ«r t’u paraqitur nĂ« policinĂ« gjyqĂ«sore”, parashikuar nga neni 233 dhe 234 i Kodit tĂ« Pr. Penale, ndaj;

▶ Komisar D.S., me detyrĂ« Shef i Seksionit pĂ«r hetimin e krimeve nĂ« volum nĂ« Komisariatin e PolicisĂ« Devoll.

▶ NĂ«nkomisar A.M., me detyrĂ« PĂ«rgjegjĂ«s turni pranĂ« Stacionit tĂ« PolicisĂ« Kufitare MorinĂ«, nĂ« DrejtorinĂ« Vendore tĂ« Kufirit dhe Migracionit KukĂ«s.

▶ Inspektor G.B., me detyrĂ« NdihmĂ«s Specialist / Kontrollor pranĂ« Stacionit tĂ« PolicisĂ« Kufitare MorinĂ«, nĂ« DrejtorinĂ« Vendore tĂ« Kufirit dhe Migracionit KukĂ«s.

▶ Inspektor E.D., me detyrĂ« TrupĂ« shĂ«rbimi operacional pranĂ« Seksionit Special tĂ« NdĂ«rhyrjes Taktike, nĂ« njĂ«sinĂ« speciale “Renea”.

Caktimi i masave tĂ« sigurisĂ« u bĂ« i mundur nĂ« kuadĂ«r tĂ« procedimit penal tĂ« vitit 2025, ku nga veprimet e thelluara hetimore, rezultoi se shtetasit e mĂ«sipĂ«rm duke shfrytĂ«zuar atributet e funksionit, nĂ« bashkĂ«punim me njĂ«ri-tjetrin, kanĂ« organizuar dhe favorizuar ushtrimin e llotarive tĂ« palejuara / basteve sportive, duke konsumuar elementĂ«t e veprave penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarisĂ« sĂ« lojĂ«rave tĂ« fatit nĂ« kundĂ«rshtim me ligjin” dhe “ShpĂ«rdorim i detyrĂ«s”, parashikuar nga neni 197/25 dhe 248 i Kodit Penal.

Në funksion të veprimeve proceduriale u sekuestruan 7 telefona celularë, të cilët dyshohet të jenë përdorur për kryerjen e aktivitetit kriminal.

 

 

Sherr mes dy drejtuesve tĂ« mjeteve nĂ« aksin Mamurras-KrujĂ«, humb jetĂ«n njĂ«ri prej tyre –

✇27.al
By: 27

Një sherr mes drejtuesve të dy mjeteve ka rezultuar me pasoja fatale, pasi njëri prej tyre ka humbur jeten.

Sot, rreth orĂ«s 00:40, nĂ« aksin rrugor Mamurras–KrujĂ«, pĂ«r motive tĂ« dobĂ«ta ka ndodhur njĂ« konflikt midis dy drejtuesve tĂ« mjeteve, ku si pasojĂ« ka gjetur vdekjen shtetasi Petrit Ndou.

Sikurse raportohet, autor i dyshuar i ngjarjes është shtetasi Andi Vokri, 28 vjeç, banues në Thumanë, Mamurras, i cili u arrestua në flagrancë nga policia menjëherë pas ngjarjes.

Për hetimin e plotë të kësaj ngjarjeje janë administruar disa dëshmi dhe deklarata. Sipas burimeve, janë pyetur nëna dhe bashkëshortja e autorit, Dhurata Ndreka dhe Gentjana Vokri. Po ashtu, është pyetur edhe Kleo Ndou, 30 vjeç, banues në Thumanë, si dhe tre shtetas të tjerë që kishin njohje me viktimën.

Prokuroria dhe policia po vijojnĂ« veprimet hetimore pĂ«r veprĂ«n penale tĂ« “Vrasjes me dashje” ndaj shtetasit Andi Vokri, ndĂ«rsa po vlerĂ«sohet nĂ« raport me provat e administruara edhe pozita e personave tĂ« tjerĂ« tĂ« pranishĂ«m nĂ« vendngjarje.

KĂ«mbimi valutor 20 Janar, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja –

✇27.al
By: 27

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.3 lekë dhe do shitet me 83.3 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.2 lekë dhe do shitet me 96.9 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.2 lekë dhe do shitet me 104.3 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 110.4 lekë dhe do shitet me 111.4 lekë.

KEMBIMI

 

Horoskopi pĂ«r ditĂ«n e sotme, 20 Janar 2026 –

✇27.al
By: 27

DASHI

NjĂ« periudhĂ« rikuperimi gradual. Pas javĂ«sh tĂ« tĂ«ra qĂ« ndiheshe nĂ«n presion, qielli po tĂ« kĂ«rkon tĂ« rifitosh besimin nĂ« vendimet e tua. Puna: Konfirmimi po vjen, por jo menjĂ«herĂ«. ËshtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme tĂ« mos nxitohesh ose tĂ« reagosh impulsivisht ndaj atyre qĂ« tĂ« provokojnĂ«.

DEMI

Ju pret një fazë rindërtimi të fortë. Yjet i shpërblejnë ata që këmbëngulin, edhe në heshtje. Puna: Ndryshimet strukturore janë të mundshme, marrëveshjet piqen ngadalë, por sjellin siguri. Dashuria: Ata që janë në një lidhje do të forcojnë themelet e tyre; ata që janë beqarë mund të rizbulojnë një të dashur nga e kaluara.

BINJAKËT

ËshtĂ« njĂ« periudhĂ« me aktivitet tĂ« madh mendor. IdetĂ« vrapojnĂ« mĂ« shpejt se emocionet. Puna: mundĂ«si interesante ju presin, veçanĂ«risht ato qĂ« lidhen me komunikimin, mediat sociale dhe lidhjet. Dashuria: kini kujdes tĂ« mos thoni shumĂ« ose shumĂ« pak. FjalĂ«t tani kanĂ« njĂ« peshĂ« tĂ« madhe.

GAFORRJA 

NjĂ« qiell thellĂ«sisht emocional. ËshtĂ« koha pĂ«r tĂ« shĂ«ruar plagĂ«t e hapura. Puna: Njohja Ă«shtĂ« nĂ« rrugĂ« e sipĂ«r, por duhet tĂ« ndaloni sĂ« nĂ«nvlerĂ«suari veten. Dashuria: NdjeshmĂ«ri e madhe. Çiftet rilidhen, beqarĂ«t tĂ«rheqin lidhje intensive.

LUANI

Sipas horoskopit tĂ« Paolo Fox, Ă«shtĂ« njĂ« kohĂ« pĂ«r shpengim personal. Yjet ju rikthejnĂ« zĂ«rin dhe karizmĂ«n. Puna: pĂ«rgjegjĂ«si tĂ« reja, mundĂ«si pĂ«r tĂ« udhĂ«hequr ose pĂ«r t’u dalluar. Dashuria: pasioni rritet, por kini kujdes me krenarinĂ« tuaj.

VIRGJËRESHA

Një periudhë riorganizimi total, brenda dhe jashtë. Puna: më në fund qartësi në një projekt që ju ka ngatërruar prej kohësh. Dashuria: më pak kontroll, më shumë spontanitet. Kjo është ajo që kërkon partneri juaj.

PESHORJA

NjĂ« fazĂ« delikate por e domosdoshme, nĂ« tĂ« cilĂ«n qiejt kĂ«rkojnĂ« njĂ« zgjedhje tĂ« brendshme edhe pĂ«rpara njĂ« zgjedhjeje praktike. Nuk Ă«shtĂ« aq shumĂ« “çfarĂ« tĂ« bĂ«sh” qĂ« krijon pasiguri, por “pse”. KohĂ«t e fundit, je pĂ«rpjekur tĂ« mbash gjithçka nĂ« ekuilibĂ«r, ndoshta edhe shumĂ«, duke u pĂ«rmbajtur nga shprehja e mendimeve tĂ« tua tĂ« vĂ«rteta nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« shmangĂ«sh tensionin. Tani, megjithatĂ«, yjet po tĂ« nxisin tĂ« vendosĂ«sh veten pĂ«rsĂ«ri nĂ« qendĂ«r. Ekziston njĂ« ndjesi e njĂ« zgjimi tĂ« ngadaltĂ«, por tĂ« paepur: diçka nuk mund tĂ« shtyhet mĂ«, njĂ« e vĂ«rtetĂ« duhet tĂ« pĂ«rballet.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, një transformim i thellë, i heshtur por i fuqishëm është duke u zhvilluar. Asgjë që po përjetoni nuk është e rastësishme, edhe nëse ndonjëherë mund të duket lodhëse ose destabilizuese. Po e lini lëkurën tuaj, duke lënë pas modelet e vjetra të kontrollit, frikërat e vjetra, lidhjet e vjetra që nuk pasqyrojnë më atë që jeni bërë. Po rritet një forcë e brendshme, por kjo kërkon ndershmëri të plotë me veten. Yjet flasin për zgjedhje përfundimtare, për mbyllje që dhembin, por çlirojnë. Kjo është një kohë kur mund të rilindni, por vetëm nëse pranoni të humbisni diçka gjatë rrugës. Besojini asaj që ndjeni: intuita tani është busulla juaj më e besueshme.

SHIGJETARI

Pas një periudhe lodhjeje mendore ose zhgënjimi, qielli ringjall dëshirën për të ecur përpara, për të parë përtej. Ekziston një dëshirë për liri që nuk është arratisje, por vetëdije: ju nevojiten hapësira të reja, stimuj të ndryshëm, për të rizbuluar besimin në jetë. Yjet favorizojnë ndryshimet graduale dhe perspektivat e reja, por ato kërkojnë edhe sinqeritet. Nuk mund të falsifikoni më entuziazmin aty ku nuk është aty. Kjo është një kohë kur rizbuloni të vërtetën tuaj, edhe nëse kjo do të thotë të thoni jo. E ardhmja thërret, por kërkon një Shigjetar më autentik, më pak shpërqendrues.

BRICJAPI

ËshtĂ« njĂ« kohĂ« pĂ«rgjegjĂ«sie tĂ« madhe, por edhe rritjeje tĂ« thellĂ«. Keni mbajtur mbi supe njĂ« barrĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«, ndoshta mĂ« shumĂ« seç duhej, dhe tani qielli ju fton tĂ« rivlerĂ«soni prioritetet tuaja. Jo gjithçka varet nga ju, dhe jo gjithçka duhet tĂ« kontrollohet. Po zhvillohet njĂ« proces i ngadaltĂ« por i qĂ«ndrueshĂ«m, qĂ« kĂ«rkon durim dhe qartĂ«si. Disa situata bĂ«hen mĂ« tĂ« qarta, tĂ« tjera kĂ«rkojnĂ« njĂ« qĂ«ndrim tĂ« qartĂ«. Kjo Ă«shtĂ« njĂ« kohĂ« kur mund tĂ« arrini shumĂ«, por vetĂ«m nĂ«se mĂ«soni tĂ« respektoni kufijtĂ« tuaj fizikĂ« dhe emocionalĂ«. Forca e vĂ«rtetĂ« tani qĂ«ndron nĂ« tĂ« diturit se si tĂ« ngadalĂ«soni pa u ndjerĂ« tĂ« dobĂ«t.

UJORI 

Sipas horoskopit tĂ« Paolo Fox (e martĂ«, 20 janar 2026), po fryn njĂ« erĂ« e papritur ndryshimi. Yjet flasin pĂ«r thyerjen e modelit, bĂ«rjen e zgjedhjeve jokonvencionale dhe nevojĂ«n pĂ«r autenticitet tĂ« plotĂ«. Nuk mund tĂ« toleroni mĂ« situata qĂ« ju mbytin ose ju bĂ«jnĂ« tĂ« parashikueshĂ«m. Ekziston njĂ« dĂ«shirĂ« pĂ«r revolucion tĂ« brendshĂ«m qĂ« mund t’i frikĂ«sojĂ« ata pĂ«rreth jush, por Ă«shtĂ« e nevojshme. Qielli ju kĂ«rkon guxim, veçanĂ«risht nĂ« besimin nĂ« idetĂ« tuaja, edhe nĂ«se ato nuk kuptohen menjĂ«herĂ«. Kjo Ă«shtĂ« njĂ« kohĂ« kur mund ta rishpikni veten, por duhet tĂ« ndaloni sĂ« kĂ«rkuari leje. Liria tani nuk Ă«shtĂ« njĂ« tekĂ«, Ă«shtĂ« njĂ« domosdoshmĂ«ri.

PESHQIT

NjĂ« kohĂ« me ndjeshmĂ«ri dhe intuitĂ« tĂ« madhe. Emocionet janĂ« tĂ« theksuara, Ă«ndrrat janĂ« mĂ« tĂ« gjalla, por edhe frikĂ«rat janĂ« mĂ« delikate. ËshtĂ« njĂ« qiell mbrojtĂ«s, por qĂ« kĂ«rkon aftĂ«si dalluese: jo çdo gjĂ« qĂ« ndjeni Ă«shtĂ« e vĂ«rtetĂ« absolute dhe jo tĂ« gjitha premtimet janĂ« reale. Po mĂ«soni tĂ« dalloni atĂ« qĂ« ushqen shpirtin tuaj nga ajo qĂ« e ngatĂ«rron atĂ«. Kjo Ă«shtĂ« njĂ« kohĂ« ideale pĂ«r tĂ« dĂ«gjuar veten, pĂ«r tĂ« ngadalĂ«suar, pĂ«r t’u rilidhur me atĂ« qĂ« ju bĂ«n vĂ«rtet tĂ« ndiheni mirĂ«. ButĂ«sia tani Ă«shtĂ« njĂ« forcĂ«, jo njĂ« dobĂ«si, por duhet tĂ« drejtohet me vetĂ«dije.

Parashikimi i motit për sot, 20 Janar 2026

✇27.al
By: 27

Sot vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe shtim gradual të vranësirave deri të dendura.

Reshjet e shiut pritet të bëhen prezente në orët e mbrëmjes, fillimisht në jug e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit. Në juglindje në lartësitë mbi 600-700 metër dhe në relievet malore në lindje në lartësitë mbi 800-900 metër reshje dëbore me intensitet të ulët.

Temperaturat do tĂ« shĂ«nojnĂ« vlerĂ«n maksimale 14 gradĂ« celcius. Era do tĂ« fryjĂ« me drejtim verilindje– lindje, me shpejtĂ«si mesatare 9 m/s, pĂ«rgjatĂ« vijĂ«s bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtĂ«si deri nĂ« 20 m/s. ValĂ«zimi nĂ« det i forcĂ«s 3-4 ballĂ«.

 

The post Parashikimi i motit për sot, 20 Janar 2026 appeared first on 27.

Aksident i rĂ«ndĂ« nĂ« Laç! Humb jetĂ«n 25-vjeçari, plagosen dy tĂ« rinj –

✇27.al
By: 27

Një aksident i rëndë i regjistruar mbrëmjen e së hënës në qytetin e Laçit ka përfunduar me një viktimë dhe dy të plagosur.

Rreth orës 22:00, janë përplasur dy automjete, njëri me drejtues shtetasin A. Z. dhe tjetri me drejtues shtetasin G. Xh. Si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë shtetasi E. T., rreth 25 vjeç, pasagjer në automjetin që drejtohej nga G. Xh.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi G. Xh., 23 vjeç, si edhe pasagjeri tjetër, shtetasi L. F., 23 vjeç, janë transportuar në Spitalin e Traumës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, shtetasi A. Z. është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policise

Rreth orës 22:00, në qytetin e Laçit, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin A. Z., me automjetin me drejtues shtetasin G. Xh.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë shtetasi E. T., rreth 25 vjeç, i cili ishte pasagjer në automjetin e shtetasit G. Xh.

Gjithashtu, janë transportuar për ndihmë mjekësore drejtuesi i automjetit, shtetasi G. Xh., 23 vjeç, si dhe pasagjeri tjetër, shtetasi L. F., 23 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi A. Z. është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Fitore e madhe e VllaznisĂ« ndaj Dinamos, Balaj dhe Kallaku –

✇27.al
By: 27

Vllaznia triumfoi 0-2 ndaj Dinamos, nĂ« “Air Albania”. Pjesa e parĂ« u vendos nga njĂ« gol i Balajt. NĂ« pjesĂ«n e dytĂ«, Kallaku vendosi njĂ« herĂ« e mirĂ« fatet e kĂ«tij takimi.

Shkodranët janë në vendin e dytë me 36 pikë të grumbulluara deri tani. Dinamo është në vendin e katërt.

Superiorja luajti sot edhe Vora-Tirana 1-1 dhe Partizani-Teuta 2–1.

gijotina.com/

Nuk u cĂ«nua jeta e pacientĂ«ve –

✇27.al
By: 27

Reagimi:

Qendra Spitalore Universitare “NĂ«nĂ« Tereza” informon se sot nĂ« mbrĂ«mje, pĂ«r shkak tĂ« njĂ« defekti nĂ« linjĂ«n e furnizimit me energji elektrike tĂ« tensionit tĂ« lartĂ« qĂ« furnizon GodinĂ«n A2 tĂ« QSUT, ka pasur njĂ« ndĂ«rprerje tĂ« pĂ«rkohshme tĂ« energjisĂ« elektrike.

Falë aktivizimit të menjëhershëm të sistemeve rezervë (UPS, Gjeneratorë), aparaturat mjekësore jetike kanë vijuar të funksionojnë normalisht, duke garantuar vijimësinë e trajtimit dhe duke mos u cenuar në asnjë moment jeta e pacientëve.

Menjëherë, ekipet mjekësore, teknike dhe drejtuese janë vënë në gatishmëri të plotë, duke vepruar sipas protokolleve të sigurisë dhe duke ofruar çdo suport të nevojshëm, për garantimin e shërbimit shëndetësor si dhe duke marrë masat e nevojshme.

QSUT siguron qytetarët se situata është menaxhuar me përgjegjësi dhe profesionalizëm dhe se institucioni mbetet në gatishmëri të plotë, për të përballuar çdo situatë, në funksion të mbrojtjes së shëndetit dhe jetës së pacientëve.
QSUT ka ngritur menjehere grupin e punës për verifikimin e situatës.

gijotina.com/

Vrau me thikĂ« bashkĂ«kombasin nĂ« Itali, dĂ«nohet me 14 vite burg 37-vjeçari –

✇27.al
By: 27

37-vjeçari shqiptar Artur Cerrja është dënuar me 14 vite e 2 muaj burg për vrasjen e bashkëkombësit të tij, 38-vjeçarit Dritan Xhepaxhiu (ne foton lart) njohur edhe si Idrizi.

Sipas mediave italiane, gjykata ka shpallur të pafajshëm nipin 24-vjeçar Agron Cerria, i cili akuzohej për fshehje provash, konkretisht për zhdukjen e thikës së përdorur në ngjarje

Ngjarja e rëndë ndodhi më 7 gusht 2024, në Tavullia të Italisë, ku Dritan Xhepaxhiu humbi jetën pasi u qëllua me thikë.

Artur Cerria kishte pranuar autorësinë e vrasjes, ndërsa prokuroria e konsideroi ngjarjen si vrasje me dashje.

Xhepaxhiu u qëllua 4 herë me thikë, njëra prej tyre ishte fatale pasi i preku zemrën.

gijotina.com/

Defekti i madh nĂ« kryeqytet. ndĂ«rpritet energjia elektrike nĂ« Reanimacionin e QSUT –

✇27.al
By: 27

Në një repart të QSUT, ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike. Sipas burimeve brenda spitalit, Reanimacioni Qendror, Imazheria dhe Spitali Ditor prej disa minutash është pa drita, duke krijuar kaos për pacientët e familjarët. Të njëjtat burime thonë, se ky nuk është rasti i parë, pasi shpesh herë ndodh ndërprerja e energjisë elektrike.

NdĂ«rprerja e energjisĂ« elektrike ‘preku’ edhe ndeshjen Dinamo-Vllaznia. Pjesa e dytĂ« e ndeshjes nisi me 40 minuta vonesĂ« nĂ« “Air Albania”.

Një pjesë e Tiranës ka mbetur pa energji elektrike, për shkak të një defekti në linjën e OST.

Sipas një njoftimi nga OSHEE, është shfaqur avari në linjën 110kV të OST që furnizon me energji disa nënstacione, kryesisht zona rreth Ali Demit, Fresku, ish-Uzina Autotraktorëve, Brryli, etj.

OSHEE sqaron se po bashkëvepron me stafet e Operatorit të Sistemit të Transmetimit, për zgjidhje të problemit.

Ndërkaq, furnizime po kryhen nga linja të dyta institucionet e rëndësishme dhe zona të caktuara, përmes skemës unazë.

“ËshtĂ« shfaqur avari nĂ« linjĂ«n 110kV tĂ« OST qĂ« furnizon me energji disa nĂ«nstacione, kryesisht zona rreth Ali Demit, Fresku, ish-Uzina AutotraktorĂ«ve, Brryli, etj.  Po bashkĂ«veprojmĂ« me stafet e OST (Operatori i Sistemit tĂ« Transmetimit), pĂ«r zgjidhje tĂ« problemit.  NdĂ«rkohĂ« OSSH Ă«shtĂ« duke furnizuar nga linja tĂ« dyta institucionet e rĂ«ndĂ«sishme dhe zona tĂ« caktuara, pĂ«rmes skemĂ«s unazĂ«.”, thuhet nĂ« njoftimin e OSHEE.

gijotina.com/

Vendi u pĂ«rmbyt, Rama iku tri ditĂ« pĂ«r tĂ« marrĂ« njĂ« medalje –

✇27.al
By: 27

Ish-ministri i Financave Arben Malaj komentoi ftesën e Donald Trump për kryeministrin Edi Rama për të marrë pjesë në Bordin e Paqes për administrimin e Gazës, duke theksuar se kjo nuk është një nismë personale, por një ftesë shtetërore për mbi 100 vende.

Malaj tha se Rama po përpiqet të krijojë mite për të larguar vëmendjen nga problemet reale brenda vendit, si përmbytjet, apo zvarritja e reformave.

“Ne ishim nĂ« njĂ« situatĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« tĂ« emergjencĂ«s natyrore dhe nuk ka ndodhur nĂ« pĂ«rvojĂ«n time po dhe studime qĂ« bĂ«jnĂ« nĂ« vende tĂ« tjera tĂ« botĂ«s. FatkeqĂ«sitĂ« natyrore janĂ« testi i lidershipit. Kancelari ShrĂ«der ishte nĂ« pikĂ«n mĂ« tĂ« dobĂ«t pĂ«r tĂ« marrĂ« mandat tĂ« dytĂ« dhe vetĂ«m pĂ«rmbytjet e mĂ«dha nĂ« jug tĂ« GjermanisĂ«, ku ai veshi çizmet dhe vajti fshat mĂ« fshat dhe bisedoi drejtpĂ«rdrejtĂ« me qytetarĂ«t i dha pikĂ«t qĂ« fitoi mandatin e dytĂ«. Tani nĂ« kĂ«tĂ« fatkeqĂ«si natyrore, pavarĂ«sisht nga pĂ«rmasat e saj, pĂ«rderisa kishte pĂ«rmbytje aq tĂ« mĂ«dha, pĂ«rderisa kishte humbje aq tĂ« mĂ«dha, nuk do tĂ« ishte natyrshme pĂ«r asnjĂ« kryeministĂ«r tĂ« njĂ« vendi qĂ« tĂ« shkonte tri ditĂ« e tĂ« qĂ«ndronte pĂ«r tĂ« marrĂ« njĂ« medalje. PikĂ«pyetja ishte kjo medalje pasi u firmos kontrata e Smart City pĂ«r tĂ« cilĂ«n Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s dhe Bashkimi Europian dhe NATO ka rezerva tĂ« mĂ«dha nĂ« fushĂ«n e sigurisĂ« dhe pĂ«rse duhet kryeministri tĂ« rrinte dhe tre ditĂ« atje pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« batutat me gazetarĂ«t?” tha Malaj.

Sipas Malajt vendi ynë nuk e meriton këtë model qeverisje dhe këtë fushatë mitizimi.

“Ky vend nuk e meriton kĂ«tĂ« model qeverisje, kĂ«tĂ« papĂ«rgjegjshmĂ«ri dhe kĂ«tĂ« fushatĂ« mitizimi qĂ« nĂ« fakt e çmitizon brenda vendit tĂ« tij Edi RamĂ«n. Kush nuk do t’ia thotĂ« nĂ« sy, jam i bindur qĂ« do tĂ« jetĂ« tĂ« parĂ«t qĂ« do t’i ngrihen kundĂ«rt sapo tĂ« ndjejĂ« qĂ« pushteti i atij do tĂ« reduktohet”, tha Malaj

Sipas tij, kreu i qeverisë përpiqet më shumë për profilin ndërkombëtar sesa për Shqipërinë. Ai sjell në vëmendje dështimet e mëdha të vendit tonë dhe thekson se ata që i shërbejnë me servizlizëm Ramës, po e dëmtojnë atë.

“Ata qĂ« i shĂ«rbejnĂ« me me servilizĂ«m nĂ« kĂ«tĂ« rast kryeministrit janĂ« duke dĂ«mtuar atĂ«, jo duke e mitizuar. E para thuhet qĂ« çdo vend mund tĂ« pĂ«rcaktojĂ« pĂ«rfaqĂ«sues. E dyta kĂ«rkohet ratifikim. Pra nuk mund tĂ« fshehĂ« mĂ« faktin qĂ« Rama bĂ«n shumĂ« pĂ«r profilin e tij ndĂ«rkombĂ«tar, por kjo nuk Ă«shtĂ« pĂ«rcaktojnĂ« nĂ« kĂ«tĂ« rast. Ashtu siç nuk pĂ«rcaktojnĂ« nĂ« dĂ«shtimet e mĂ«dha qĂ« ShqipĂ«ria ka me Bashkimin Europian pĂ«r korrupsionin nĂ« fondet e tyre. Ishin fillimisht vetĂ«m bujqĂ«sinĂ«. Tani na doli dhe investimi pĂ«r e- government”, tha Malaj.

Ish-ministri ka akuzuar gjithashtu kryeministrin se po kĂ«rcĂ«non opozitĂ«n dhe po ushqen njĂ« klimĂ« politike tĂ« tensionuar, ku mbizotĂ«ron koncepti i “armikut politik” dhe jo i kundĂ«rshtarit.

“PĂ«r ne fatkeqĂ«sisht nĂ« politikĂ« vepron koncepti i armikut politik, jo i kundĂ«rshtarit, jo i konkurrentit, por gjithmonĂ« ne duam ta shikojmĂ« opozitĂ«n e vendit tonĂ« sa mĂ« tĂ« dobĂ«t, siç synonte atĂ«here Berisha dhe tani fatkeqĂ«sisht kjo Ă«shtĂ« kthyer dhe nĂ« njĂ« kulturĂ« tĂ« kopjuar edhe nga mazhoranca”, theksoi Malaj

Ai i quajti kërcënim deklaratat e mazhorancës ndaj opozitës për reformën zgjedhore, ndërsa apeloi për bashkëpunim dhe dialog politik.

“Nuk mund tĂ« kĂ«rcĂ«nohet opozita pĂ«r dy reforma zgjedhore qĂ« po s’ erdhe brenda shtatĂ« ditĂ«sh ne s’kemi asnjĂ« orĂ« pĂ«r tĂ« humbur me ju. Jo, ne do tĂ« humbasim qindra orĂ« me njĂ«ri-tjetrin qĂ« tĂ« garantojmĂ« qĂ« politika shqiptare tĂ« ç’tensionohen, qĂ« tĂ« garantojmĂ« qĂ« reformat qĂ« zvarriten tĂ« bĂ«hen me çdo kosto, qĂ« tĂ« garantojmĂ« se do t’i rikthejmĂ« fondet e humbura ShqipĂ«risĂ« vetĂ«m nĂ« sektorin e bujqĂ«sisĂ« 155 milionĂ« euro dhe nuk e dimĂ« sa janĂ« ato pĂ«r e-goverment dhe tĂ« krijojmĂ« kulturĂ«n e ndarjes kombĂ«tare dhe tĂ« pushteteve. Çdo fitore tjetĂ«r personale qĂ« po mitizohet sikur na i ka dĂ«rguar Zoti nga lart, e dĂ«mton Edi RamĂ«n. NĂ« qoftĂ« se Edi Rama nuk e kupton kĂ«tĂ« gjĂ«, por i pĂ«lqen kjo edhe sipas fjalĂ« e tij, atĂ«herĂ« ky Ă«shtĂ« njĂ« risk pĂ«r zhvillimet politike tĂ« vendit tonĂ«â€. A2CNN

Ekzekutim brenda burgut nĂ« Greqi, kush ishte Jani Aliaj dhe historia e konfliktet qĂ« e ndoqĂ«n –

✇27.al
By: 27

Jani Aliaj është ekzekutuar këtë të hënë në qelinë e tij në burgun grek të Koridhalos.

Autori i vrasjes është një 28-vjeçar grek, i akuzuar për vrasjen e një tjetër shqiptari, Artur Bashimi.

Aliaj ishte një personazh i njohur në botën e krimit, i dënuar përjetë në Greqi për vrasjen e një shqiptari, plagosje të rëndë dhe armëmbajtje, ngjarje të ndodhura në Athinë në vitin 2006.

Po ashtu i dĂ«nuar pĂ«rjetĂ« nĂ« mungesĂ« edhe nĂ« ShqipĂ«ri pĂ«r vrasjen e Elton Çiços nĂ« 1 maj 2016 nĂ« zonĂ«n e ish-Bllokut nĂ« TiranĂ«.

Por si kishte lindur konflikti mes Çiços dhe Aliajt?

Vrasja e Nelgert PatĂ«s nĂ« qytetin e Fierit Ă«shtĂ« episodi i fundit i pĂ«rplasjeve tĂ« grupeve rivale tĂ« TepelenĂ«s, drejtuar nga Jani Aliaj dhe Elton Çiço.

NjĂ« histori 16-vjeçare qĂ« nis me vrasjen me thikĂ« tĂ« shokut tĂ« Çiços nga Aliaj nĂ« vitin 2000 nĂ« fshatin Zhabakik tĂ« GreqisĂ«. Disa vite mĂ« vonĂ«, dy personazhet nĂ« fjalĂ« pĂ«rballen nĂ« qelitĂ« e njĂ« burgu grek. Aty Çiço plagos AlinĂ« gjatĂ« kohĂ«s sĂ« ajrimit, si hakmarrje pĂ«r vrasjen e shokut tĂ« tij.

Pasi të dy dalin nga burgu, konfliktet tashmë transferohen në Shqipëri, ku bandat do të luftojnë edhe për zonat e influencës sa i takon kultivimit të drogës në Tepelenë.

MĂ« 30 mars 2015, Elton Çiços i grabisin familjen dhe i dhunojnĂ« prindĂ«rit, ngjarje pĂ«r tĂ« cilĂ«n ai vendos tĂ« marrĂ« hak. Dy muaj pas kĂ«saj ngjarjeje, nĂ« DurrĂ«s vritet Robert Rama, mik i AlisĂ«, rivalit tĂ« Çiços. Elton Çiço ishte i dyshuari kryesor pĂ«r vrasjen e RamĂ«s, por megjithĂ«se policia ra nĂ« gjurmĂ« tĂ« motorit tĂ« tij, me tĂ« cilin u largua nga vendi i krimit, ai asnjĂ«herĂ« nuk u ndalua zyrtarisht pĂ«r kĂ«tĂ« ngjarje.

Hakmarrja pĂ«r grabitjen dhe dhunimin e prindĂ«rve tĂ« Çiços vijon me vĂ«llezĂ«rit Ervis dhe Elton Imeri, tĂ« cilĂ«ve iu vendos eksploziv nĂ« automjete.

I pari, Ervisi, i dyshuar si autor i ngjarjes ndaj prindĂ«rve tĂ« Çiços, i shpĂ«toi atentatit, por i vĂ«llai mbeti i gjymtuar rĂ«ndĂ« pas shpĂ«rthimit nĂ« 9 dhjetor tĂ« 2015-Ă«s nĂ« Kombinat.

Por Çiço nuk ndalet me kaq. Ai i organizon edhe 2 atentate Jani AlisĂ«, njĂ« nĂ« TiranĂ« dhe njĂ« nĂ« GjirokastĂ«r duke mos arritur ta ekzekutojĂ«, por vetĂ«m plagosĂ« lehtĂ«, derisa mĂ« 1 maj tĂ« 2016 Çiço ekzekutohet nĂ« njĂ« lokal nĂ« zonĂ«n e ish-Bllokut nga Jani Aliaj, i ndihmuar nga Renato Milloshi dhe Nelgert Pata, i cili ndihmoi nĂ« atentat, nga brenda burgut ku vuante muajt e fundit tĂ« dĂ«nimit pĂ«r shfrytĂ«zim prostitucioni.

Episodi i fundit qĂ« besohet se ka lidhje me pĂ«rplasjet e bandave tĂ« TepelenĂ«s ishte plagosja nĂ« tetor 2016 e Andi Mustafarait pranĂ« ish-EkspozitĂ«s nĂ« kryeqytet, i cili njihej si mik i Çiços.

Në skedarët e policisë, të gjithë pjesëtarët e grupeve rivale të Tepelenës, cilësohen si tepër të rrezikshëm.

gijotina.com/

❌