Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Mosmarrëveshja për Grenlandën nuk duhet të shënojë fundin e NATO-s –

✇27.al
By: 27

Ish-presidenti i Finlandës, Sauli Niinisto, ka deklaruar se tensionet mbi Grenlandën nuk duhet të lejohen të çojnë në shkatërrimin e NATO-s.

“Askush nuk mund ta kishte imagjinuar që anëtari kryesor i NATO-s do të kërcënonte të pushtonte territorin e një vendi tjetër të NATO-s”, tha Niinisto për transmetuesin finlandez MTV të enjten, duke iu referuar vërejtjeve të përsëritura të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, se SHBA-të duhet të aneksojnë Grenlandën, një territor gjysmë-autonom i Danimarkës.

Niinisto, i cili mbikëqyri pranimin e Finlandës në NATO para se të largohej nga detyra vitin e kaluar, tha se edhe nëse Washingtoni ndjekë një politikë agresive ndaj Grenlandës, aleanca duhet të qëndrojë.

“Le ta marrim NATO-n në duart evropiane, ose të përpiqemi të blejmë kohë me shpresën se diçka do të ndryshojë në SHBA”, tha ai.

Trump ka përsëritur ditët e fundit se SHBA-të “kanë nevojë për Grenlandën” dhe nuk e kanë përjashtuar përdorimin e forcës ushtarake për të arritur këtë qëllim.

Zyrtarët danezë dhe të Grenlandës vizituan Shtëpinë e Bardhë këtë javë për të qetësuar situatën, por presidenti i SHBA-së mbajti qëndrimin e tij pas bisedimeve.

Niinisto paralajmëroi gjithashtu se çdo veprim ushtarak kundër Grenlandës mund të shkaktojë klauzolën e ndihmës së ndërsjellë të Bashkimit Evropian sipas Traktatit të Lisbonës.

– Forcë e mundshme e përbashkët ushtarake e BE-së

Niinisto aktualisht po kryeson një grup pune që po përgatit një raport mbi mënyrën se si Evropa mund të garantojë mbrojtjen e saj pa pjesëmarrjen e SHBA-së.

Studimi, që do të publikohet në mars nga Qendra për Studime të Politikave Evropiane (CEPS) me seli në Bruksel, pritet të ngrejë mundësinë e krijimit të një force të përbashkët ushtarake evropiane.

Ndërkohë, ministrja e Jashtme finlandeze, Elina Valtonen, u përpoq të minimizonte urgjencën e krizës, duke thënë se nuk ka “asnjë emergjencë akute”.

Disa vende evropiane, përfshirë Francën, Suedinë dhe Norvegjinë, kohët e fundit kanë vendosur kontingjente të vogla ushtarake ose oficerë në Grenlandë, mes shqetësimeve në rritje për sigurinë në rajonin e Arktikut.

Begaj emëron Komandantin e ri të Forcës Detare (Emri) –

✇27.al
By: 27

Presidenti, Bajram Begaj, dekretoi sot emërimin e Kundëradmiral Arsen Mullajn në detyrën e Komandantit të Forcës Detare.

Mullaj zëvendëson në këtë detyrë Adnand Agastran i cili u lirua nga detyra.

Gjithashtu, Begaj firmosi edhe dhënien e gradave madhore për tre drejtues të lartë të Forcave të Armatosura:

Me Dekret nr. 27, u dha grada madhore “Gjeneral Brigade” për Kolonel Razije Kadri Mehmeti, me detyrë Drejtor në Drejtorinë e Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak J-9, në Shtabin e Përgjithshëm të FA.

Me Dekret nr. 28, u dha grada madhore “Gjeneral Brigade” për Kolonel Fatmir Sadri Neziraj, me detyrë Drejtor në Drejtorinë e Operacioneve dhe Stërvitjes J-3/7, në Shtabin e Përgjithshëm të FA.

Me Dekret nr. 29, u dha grada madhore “Gjeneral Brigade” për Kolonel Edmond Abaz Voci, me detyrë Komandant i Qendrës së Kontroll Raportimit në Forcën Ajrore.

GJKKO dënon avokatin Besart Logu/I mori 8 mijë euro një klienti për ta liruar nga burgu –

✇27.al
By: 27

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 242, të vitit 2024, në ngarkim të të pandehurit Besart Logu, i akuzuar për kryerjen e veprës penale

“Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1/4 i Kodit Penal”.

2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Atalanta Zeqiraj, Flojera Davidhi dhe Erjon Bani, me vendimin nr. 2, datë 14.01.2026 vendosi:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Besart Logu për veprën penale të “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, prashikuar nga neni 245/1 paragrafi 4 i K.Penal, dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim.

2. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin e tij me 1 vit e 4 muaj burgim.

3. Në aplikim të nenit 59 të K.Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurin Besart Logu duke e vënë në provë për një periudhë kohe prej 2 vjet e 8 muaj me kusht që të mos kryej vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës.

4. Në aplikim të nenit 39 të K.Penal, heqjen e së drejtës së ushtrimit të profesionit të avokatit për një periudhë prej 9 muajsh për të pandehurin Besart Logu.

5. Shpenzimet procedurale të kryera gjatë fazës së hetimit dhe ato gjatë gjykimit i ngarkohentë pandehurit.

6. Provat materiale si, provat e mëposhtme:

-1 DVD+ËR përgjimi ambiental audio dhe video midis të pandehurit Besart Logu dhe
agjentit të koduar me numër kodik **** të datës 09.12.2024;

-1 CD audio dhe video midis të pandehurit Besart Logu dhe agjentit të koduar me numër
kodik **** të datës 13.12.2024, bëhet pjesë e fashikullit të gjykimit.

7. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsioni dhe Krimin e Organizuar brenda 15 ditëve, afat i cili fillon të llogaritet nga e nesërmja e marrjes dijeni lidhur me vendimin e arsyetuar.

Tiranë më datë 16.01.2026
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizua

Kërcënoi se do hakmerrej për vrasjen e të birit, procedohet babai i Martin Çeços –

✇27.al
By: 27

Policia e Korçës ka nisur procedimin penal për Nevzat Çecon, 70 vjeç, babai i Martin Çeços i cili u vra në vitin 2022 për veprën penale “Kanosja serioze për hakmarrje ose për gjakmarrje”.

Procedimi ndaj të moshuarit ka ardhur pas deklaratës së tij një ditë më parë të publikuar në media ku ai shfaqet duke kanosur për jetën, autorët e dyshuar të vrasjes së djalit të tij, për të cilët Gjykata e Apelit Tiranë vendosi ndryshimin e masës së sigurisë nga “Arrest në burg” në masën “Arrest në shtëpi”.

“Djali më iku pa faj fare. Nuk kam çfarë të them. Arrest shtëpie është lirim. Jeta ime nuk më dhimbset fare, nuk i lë, sepse djali më iku pa faj fare. Ata janë vrasësit dhe tani i lirojnë. Gjykata i liroi, unë do shkoj t’i djeg me benzinë. Do t’i vras ata dhe veten, t’i them djalit: e mora hakun tënd. Gjykata i liroi dhe tallet me ne”, deklaroi babai i të ndjerit.

E panë nënën lakuriq, rrinte ‘live’ në TikTok! Ja si e zbulova që më tradhtonte –

✇27.al
By: 27

Babai i tre fëmijëve të cilët u gjetën vetëm në banesën e tyre në Durrës, ka rrëfyer se ka fakte që ish-bashkëshortja e tij, Blerina Basha e ka tradhtuar, madje pretendon se edhe fëmijë e kanë parë nënë e tyre lakuriq.

“Zbulova tradhtinë me foto dhe video sepse kishim një email të përbashkët. E kanë parë edhe fëmijët lakuriq. I kam ruajtur që në një të ardhmen fëmijët të dinë se kush është nëna e tyre”, tha ai për emisionin “Me Zemër të Hapur”, të autores dhe moderatores Evis Ahmeti.

Ish-burri i Blerinës shprehet se kjo e fundit rrinte gjithë kohës në TikTok ku hynte edhe në ‘live’, ndërsa shton se kur ata kanë qenë bashkë në Itali, i ka kërkuar që ajo të mos kthehej në Shqipëri, pasi do e kishte të vështirë të bashkohej sërish me ta.

“Ajo rrinte tërë natën live në TikTok. I thoja fli se duhet të iki nesër në punë. Ajo ka ikur tre herë në Shqipëri, herën e fundit më tha do të iki sepse e kërkuan shoqet dhe shokët e saj. Nuk është e vërtetë historia e mbiemrit. Iu luta mos ik se nuk do kthehesh dot më.

Isha kundër edhe ikjes në Gjermani, ishim të martuar. I thash të mos ikte sepse do dalin gjëra që do të ndahemi, më tha :Do iki! Mra borxh për të sepse i nisja lekë nga Shqipëria. Zbulova tradhtinë me foto dhe video sepse kishim një email të përbashkët. E kanë parë edhe fëmijët lakuriq. I kam ruajtur që në një të ardhmen fëmijët të dinë se kush është nëna e tyre”, tha ai.

Më tej, ai ka zbuluar se pamjet që tregonin shtëpinë në gjendje aspak të jetueshme, nuk janë risi për të, pasi një panoramë e tillë ka ndodhur edhe më parë, ç’ka është bërë shkak sipas tij që ish-bashkëshortja të ndërrojë katër herë shtëpi me qira.

Ish-burri i Blerinës shprehe se ajo e lejonte të fliste me fëmijët vetëm kur ai i dërgonte para, ndërsa e ka përgënjeshtruar ish-bashkëshorten që akuzon nënë e tij se e ka bërë shtëpinë në atë gjendje, ku ka kërkuar edhe hapjen e kamerave të pallatit.

“Nuk është hera e parë që shtëpia është në atë gjendje. Kam dëgjuar fjalë që ka faj nëna ime. Aty ka një kamerat në pallat që tregon se kur ka hyrë apo ka dalë nëna ime, nëse ka ndenjur mbi 20 minuta në atë shtëpi, ju jap ç’të duash. Ka ndenjur maksimumi 5 minuta në shtëpi. Për ngjarjen më njoftoi mamaja.

Sa shtëpi ka ndërruar ajo sepse e linte shtëpinë në atë gjendje, ka ndërruar katër shtëpi dhe situata ishte e njëjtë.

Mora vesh para 3 muajsh që fëmijët ishin të sëmurë, por nuk më tregonte se për çfarë bëhej fjalë. Deri sa më tregoi që bëhej fjalë për zgjebe dhe refuzonte që kishte të bënte me mungesën e higjienës.

Fëmijët mi nxirrte të flisja me ta vetëm kur iu nisja lekë. Ndërsa kur ishin në Itali u hapa kastile WhatsApp që të flisnin me nënë e tyre. Gjatë të gjithë kohës i kam dërguar pagesën për fëmijët, kam edhe mandatet, faturat. U nisja çdo muaj. Edhe me 31 dhjetor u kam dërguar që të festonin Vitin e Ri. Kërkoj kujdestarinë e plotë të tre fëmijëve. Fëmijët në shkollë shkojnë vetë, nuk i shoqëron askush”, tha ai.

Arratisja Altin Ndocit/ Pas shkarkimit arrestohet ish-drejtori i Burgut të Durrësit –

✇27.al
By: 27

Ish-drejtori i Burgut të Durrësit, Indrit Cerloj është arrestuar pas arratisjes së ushtarit të Çopjave Altin Ndoci.

Ndërkohë, Prokuroria e Durrësit po heton edhe takimet që ka zhvilluar Ndoci në qeli. Edmond Gjyzeli dhe Izmir Kusi janë dy emra që po verifikohen nga grupi hetimor pasi rezultojnë se gjatë muajve të fundit kanë zhvilluar disa takime me Altin Ndocin në paraburgimin e Durrësit.

Të njëjtat burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se këta të fundit janë emra të skeduar nga drejtësia dhe ka dyshime se mund të jenë të përshirë ose të kenë patur dijeni për planin e arratisjes nga paraburgimi.

Megjithatë kjo është deri tani në fazën e hetimeve paraprake, por po punohet për të gjetur prova nëse Gjyzeli dhe Kusi janë të përfshirë apo jo. Ende nuk dihet nëse hetuesit kanë arritur që ti lokalizojnë për ti marrë në pyetje apo jo.

Altin Ndoci u arratis tre ditë më parë nga spitali i Durrësit ku ishte dërguar për të kryer një ekzaminim shëndetësor. Shoqërimi u bë me ambulancën e burgut jashtë standardeve të sigurisë, duart e palidhura me pranga dhe mjaft i lirë ashtu si dhe grupi shoqërues i Policisë së Burgjeve.

Ndoci është arratisur nga kati i 3-të i repartit të Infektivit, pasi ka goditur 2 policët që e shoqëronin. Jashtë traut të spitalit të Durrësit e priste një automjet tip “Audi A7” me të cilin është larguar në drejtim të paditur. Ndoci prej vitit 2020 ndodhej i izoluar në qendrën e paraburgimit të Durrësit i akuzuar për vrasje e vepra të tjera penale.

EMRAT/ Arratisja nga spitali i Durrësit, kush janë dy personat që dyshohet se ndihmuan Ndocin –

✇27.al
By: 27

Janë publikuar detaje të reja në lidhje me arratisjen nga spitali i Durrësit i të burgosurit, Altin Ndoci.

Raportohet se Edmond Gjyzeli dhe Izmir Kusi janë dy emra që po verifikohen nga grupi hetimor pasi rezultojnë se gjatë muajve të fundit kanë zhvilluar disa takime me Altin Ndocin në paraburgimin e Durrësit.

Ka dyshime se këta dy persona mund të jenë të përshirë ose të kenë patur dijeni për planin e arratisjes të Ndocit.

Megjithatë kjo është deri tani në fazën e hetimeve paraprake, por po punohet për të gjetur prova nëse Gjyzeli dhe Kusi janë të përfshirë apo jo.

Ende nuk dihet nëse hetuesit kanë arritur që ti lokalizojnë për ti marrë në pyetje apo jo./Balkanweb

Kush po i bllokon liçensat e basteve dhe roli i Gjergji Tahos –

✇27.al
By: 27

Hetimet e SPAK për aktivitetin e basteve dhe lojërave të fatit të paligjshme po marrin një tjetër dimension. Gazetari Sokol Bregu deklaroi se prokurorët e posaçëm kanë zhvilluar për një kohë të gjatë hetime të detajuara, duke ndjekur disa pista që çojnë përtej emrave tashmë të njohur publikisht.

Sipas Bregut, fillimisht vëmendja ka qenë e fokusuar te Ergys Agasi, duke u respektuar parimi i prezumimit të pafajësisë. Megjithatë, gjatë thellimit të hetimeve, SPAK ka konstatuar se në skemën e basteve ekziston edhe një tjetër figurë kyçe, një “Gys” tjetër, më pak i njohur se Agasi, por me ndikim të konsiderueshëm.

“Jo me famën e Ergys Agasit, por një emër që është aty afër, me një peshë të vetën në këtë histori”, u shpreh Bregu.

Sipas tij, hetimet për pengesat në procesin e hapjes dhe dhënies së licencave për lojërat e fatit çojnë drejt një emri konkret, i lidhur me zonën e Duranës: Gjergji Taho. Ky i fundit, sipas Bregut, është drejtori që ka kompetencën për të dhënë licencat, ndërkohë që dyshohet se ka bllokuar qëllimisht procesin.

Gazetari theksoi në MCN se arsyeja e këtij bllokimi lidhet me një përfitim të mundshëm personal, i cili aktualisht është në fazën e dyshimeve nga ana e SPAK.

“Duhet ta sqarojmë për publikun: jemi në fazën e dyshimeve të SPAK. Prezumohet pafajësia dhe asgjë nuk është ende e provuar. Verdiktin përfundimtar e jep gjykata, mbi bazën e fakteve”, nënvizoi Bregu.

Ai shtoi se hetimi aktual përfshin analizimin e faqeve online të basteve, lidhjet e mundshme me krimin e organizuar, si dhe dyshimet se dikush, nga brenda institucioneve, po pengon licencimin e ligjshëm për të mbajtur gjallë tregun e paligjshëm të lojërave të fatit.

Deklaratat e Bregut konfirmojnë se SPAK po ndjek një linjë hetimore të gjerë, që synon të zbardhë jo vetëm aktivitetin e paligjshëm të basteve, por edhe mekanizmat institucionalë që dyshohet se e kanë mbrojtur apo favorizuar këtë aktivitet për vite me radhë.

Salianji do kandidojë për tu zgjedhur në krye të PD? Berisha: Është vetëpërjashtuar –

✇27.al
By: 27

Sali Berisha u pyet nga gazetarët nëse, gjatë zgjedhjeve që priten të mbahen në pranverë, do të kandidonte përballë Ervin Salianjit. Berisha deklaroi se Salianji nuk është përjashtuar nga partia, por është vetëpërjashtuar me zgjedhjen që bëri.

Osman Stafa: Z.Berisha, në pranverë pritet që në PD të mbahen zgjedhje. Ju vet, e shpallni kandidaturën për kreun e PD, dhe nqs njëri prej, ndoshta rivalëve tuaj do të ishte Ervin Salianji, ju e konsideroni të përjashtuar, por a do pranonte PD kandidaturën e tij. Ju do kandidonit me të?

Sali Berisha: Një sqarim, nuk jam këtu për atë çështje, i vetëpërjashtuar.

Lexo nenin 24, është i vetëpërjashtuar.

Ua falin veten atyre, bëri zgjedhjen e vet.

Studentët po zhvendosen me premtime boshe, universitetet publike në agoni –

✇27.al
By: 27

Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në Partinë Demokratike, Lili Sula, ka reaguar ashpër ndaj njoftimit të kryeministrit Edi Rama për ndërtimin e një kampusi universitar në Durrës, i cili sipas qeverisë do të strehojë edhe studentët e Tiranës dhe do të zgjidhë problemin e qirave të larta në kryeqytet.

Sipas Sulës, ky projekt nuk është zgjidhje, por një përpjekje e radhës për të zhvendosur vëmendjen nga dështimet e thella të arsimit të lartë publik, pas 13 vitesh qeverisje.

Njoftimi i Kryeministrit Rama për ngritjen e një kampusi universitar në Durrës, i cili sipas tij do të “strehojë” edhe studentët e Tiranës, dhe do të zgjidhë problemin e qirave të larta në kryeqytet, është një tjetër përpjekje për të zhvendosur vëmendjen nga dështimet e thella të arsimit të lartë publik në Shqipëri.
Në vitin e 13-të në pushtet, kryeministri që i ka lënë studentët dhe arsimin e lartë në gjendje mjerane – pretendon se ka gjetur “zgjidhjen e artë”, largimin e studentëve nga Tirana drejt Durrësit bashkë me trenin ende imagjinar, qe ia prodhoi Diella.
Ky eksperimenti i radhës do të ketë pasoja të drejtpërdrejta: uljen e numrit të studentëve në Universitetin e Tiranës dhe përkeqësimin e kushteve të studimit. Studentët që jetojnë në Durrës dhe zonat përreth humbasin mbi katër orë në ditë vajtje-ardhje për të ndjekur studimet në Tiranë. – gjë që ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e studimit dhe jetën akademike.

Pasi i mashtroi studentët me ndërkombëtarizimin, ndërkohë që asnjë prej universiteteve shqiptare nuk përfshihet në rankime ndërkombëtare;

  • pasi i mashtroi me akreditimin e programeve studimore, prej të cilave ende nuk janë akredituar më shumë se gjysma e tyre dhe studentët mbajnë në duar copa letrash;
  • pasi i mashtroi me mbështetje financiare për kredi studentore dhe bursa për degët prioritare;
  • i mashtroi me kushte moderne akomodimi në Qytetin Studenti në Tiranë;
  • sërish vetë kryeministri i transferon tashmë studentët në Durrës- universiteti “Aleksandër Moisiu” i të cilit pezulloi mësimin për ditë të tëra prej përmbytjeve.
    Para se të miratonte ndërtimin e kampusit studentor në Durrës, kryeministri duhej të zgjidhte problemin e përmbytjeve për nxënësit dhe studentët.
    Projekti i një kampusi studentor në Durrës pasqyron realitetin dramatik të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, i cili përballet me mungesë studentësh dhe mungesë infrastrukture dhe, nga ana tjetër, lidhet hapur me interesa ndërtimore korruptive.
    Qendra e shërbimeve arsimore raporton se për vitin akademik 2024-2025, mbetën 10 mijë vende bosh ne auditorët universitarë, ndërkohë që studentët me mesataret më të larta zgjedhin universitetet jopublike.
    Universitetet janë prej vitesh në agoni të plotë dhe për këtë autor i parë është zoti Rama:
    nga ligji 80/2015 që po përpiqet ta arnojë, te financimi më i ulët buxhetor krahasuar me vendet e rajonit;
    nga rënie drastike e numrit të studentëve te taksa vjetore më e lartë se vendet europiane që paguajnë ata;
    nga varësia politike e administrimit të universiteteve te klima e frikës dhe shantazhit që është bërë e natyrshme për botën universitare.

Universiteti publik nuk është trajtuar kurrë si e mirë publike, por si “tepsi qokash” për interesa politike dhe klienteliste. Rasti i Kolegjit të Europës, i drejtuar nga ish zyrtarja e lartë e BE-së Federica Mogherini, është simbol i mungesës së transparencës, korrupsionit dhe keqmenaxhimit.
Në vend që t’i mbajë dhe mbështesë studentët në Tiranë E. Rama i largon ata në Durrës, duke pranuar dështimin e premtimeve të qeverisë për qendra studentore moderne në Tiranë, e njëherësh duke i nxitur të rinjve të largohen jashtë vendit.
Ftoj studentët dhe komunitetin akademik të reagojnë, të protestojnë më 24 janar dhe t’i japin përgjigjen një pushteti që përdor çdo mekanizëm për të shkatërruar arsimin e lartë dhe për t’i mohuar të rinjve të ardhmen në vendin e tyre.

Fundi i një epoke, Perez drejt largimit? Real Madrid në krizë –

✇27.al
By: 27

Real Madridi po përjeton një nga momentet më delikate të viteve të fundit. Brenda vetëm katër ditësh, skuadra madrilene u eliminua nga Superkupa e Spanjës dhe nga Kupa e Mbretit, duke ndezur alarmin në “Santiago Bernabéu” dhe duke rritur presionin mbi presidentin Florentino Perez.

Projekti i quajtur “Galaktikët 2.0”, pavarësisht afrimit të shumëpritur të Kylian Mbappé, nuk ka sjellë stabilitetin e dëshiruar. Kritikat janë shtuar për strategjinë e klubit, veçanërisht për mungesën e një mesfushori organizator pas largimit të legjendave Toni Kroos dhe Luka Modrić.

Në aspektin sportiv, eliminimet kanë qenë të dhimbshme: humbja në finalen e Superkupës ndaj Barcelonës dhe dalja surprizë nga Kupa e Mbretit. Mbi të gjitha shkarkimi i Xabi Alonsos ishe lajmi që tronditi ambjentin merengues, me zërat që shtohen dita ditës, se hierarkitë brenda klubit tashmë janë thyer. Për këtë përgjegjësia kryesore bie mbi presidentin Fiorentino Perez. Mediat spanjolle duke pare situatën e krijuar me të drejtë shtrojnë pyetjen: A do të jetë 2026 viti i fundit i Perez në drejtimin e Real Madrid?  Megjithatë, sezoni nuk është i mbyllur. Real Madridi renditet i dyti në La Liga, vetëm katër pikë pas Barcelonës, dhe vazhdon rrugëtimin në Ligën e Kampionëve, ku ka ende shanse për të qenë protagonist. Situata mbetet e hapur dhe javët në vijim pritet të jenë vendimtare për fatin e sezonit madrilen.

Ish-presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol dënohet me pesë vjet burg –

✇27.al
By: 27

Një gjykatë në Korenë e Jugut ka dënuar ish-presidentin Yoon Suk-yeol me pesë vjet burg, pasi e shpalli fajtor për pengimin e autoriteteve gjatë ekzekutimit të një urdhër-arresti, pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në dhjetor të vitit 2024.

Sipas vendimit të gjykatës, Yoon u gjet fajtor gjithashtu për falsifikim të dokumenteve zyrtare dhe për shkelje të procedurave ligjore të kërkuara për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Ky është dënimi i parë penal që lidhet drejtpërdrejt me deklaratën e dështuar të gjendjes ushtarake, një ngjarje që shkaktoi reagime të forta politike dhe institucionale në vend.

Ish-presidenti ka të drejtë të apelojë vendimin, ndërsa pritet që çështja të vazhdojë të jetë në qendër të debatit publik dhe politik në Korenë e Jugut.

Integrimi në BE zgjon Kuvendin/ Balla kërkon më shumë punë dhe më pak mungesa –

✇27.al
By: 27

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u ka kërkuar deputetëve të rrisin praninë dhe angazhimin e tyre në komisionet parlamentare dhe seancat plenare.

Ai ka nënvizuar se procesi i integrimit europian kërkon përkushtim maksimal.

“Ne nuk kemi asnjë ditë për të humbur. Sot po përcaktojmë në këtë mbledhje të zgjeruar të grupit edhe kalendarin e punëve që na takojnë”, u shpreh Balla.

Ai nënvizoi se për shkak të numrit të madh të ligjeve që duhet të miratohen dhe përmbushjes së kushteve për anëtarësim në BE, deputetët duhet të jenë të përgatitur për ditë të gjata pune në komisione dhe në sallën e Kuvendit.

Balla bëri gjithashtu thirrje për korrektesë në pjesëmarrje, duke kujtuar se gjatë sesionit të parë parlamentar janë konstatuar problematika, për të cilat deputetët duhet të reflektojnë.

Sipas tij, raportimet nuk duhet të jenë më formale, por kërkohet një qasje e re dhe më efektive në punën parlamentare.

Aksidenti në Durrës/ Arrestohet drejtuesi i mjetit, ishte në gjendje të dehur –

✇27.al
By: 27

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në vijim të informacionit të dhënë mbrëmë, mbi aksidentin rrugor te ura e Dajlanit, me pasojë vdekjen e shtetases Vikena Greku, bën me dije se shërbimet e Policisë Rrugore kryen menjëherë veprimet hetimore të nevojshme, me qëllim zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Në përfundim të këtyre veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të automjetit në të cilin ishte pasagjere shtetasja Vikena Greku, shtetasi Arbër Xhaxhaj, 26 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Nga hetimet rezultoi se 26-vjeçari ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, dhe si pasojë, automjeti është përplasur me barrierat anësore të urës dhe ka rënë nga ajo.

26-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, aktualisht jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 2 këmbësorët e dëmtuar kanë marrë asistencën mjekësore të nevojshme dhe janë larguar në banesa.

Kartelet shqiptare të drogës përbëjnë kërcënim për sigurinë e vendit… –

✇27.al
By: 27

Ambasada Amerikane ne Tiranë ka postuar në faqen e vete në rrjetet sociale pjese te fjalimit të të ngarkuarës me punë që shpjegon prioritet e Trump edhe për Shqipërinë.

“Rrjetet kriminale, përfshirë grupet shqiptare që bashkëpunojnë me kartelet e Amerikës Latine të përmendura nga Sekretari Rubio, përbëjnë kërcënime të konsiderueshme për sigurinë dhe përparimin ekonomik të Shqipërisë përmes aktiviteteve si trafiku i drogës dhe pastrimi i parave. Sikurse e keni parë përmes këtij kursi, këto krime po mundësohen nga teknologjitë moderne”, kështu tha në fjalën e saj në Trajnimin nga FBI, Nancy VanHorn.

Fjalimi i të Ngarkuarës me Punë Nancy VanHorn në Trajnimin nga FBI për Mbikëqyrjen e Analizës së Celularëve

Faleminderit Rektor Mandro, Kryeprokuror i Posaçëm Braho dhe Drejtor Keta që na jeni bashkuar për të shënuar përfundimin e këtij trajnimi të rëndësishëm. Dhe dua të falënderoj gjithashtu kolegët tanë të FBI-së Brendan Collins dhe Kala, është kënaqësi t’ju shoh përsëri, Joe Danneff nga Ekipi i FBI-së për Mbikëqyrjen e Analizës së Celularëve, të cilët ndanë ekspertizën e tyre.

Pra, kushdo që ndjek Ambasadën e Shteteve të Bashkuara këtu në Shqipëri e di se lufta e krimit të organizuar dhe trafikimit të narkotikëve janë përparësi kryesore për ne. Dhe kur Presidenti Trump bëri thirrje për eliminimin e plotë të krimit të organizuar ndërkombëtar, ai nënvizoi se këta kriminelë përdorin sjellje “të ndërlikuara të përshtatjes”, duke krijuar kërcënime të pazakonta dhe në zhvillim për sigurinë tonë kombëtare.

Dhe siç tha Sekretari Rubio, organizatat ndërkombëtare kriminale dhe terroriste, veçanërisht ato të angazhuara në trafikimin e narkotikëve, janë kërcënimi më i madh për sigurinë e Shteteve të Bashkuara në Hemisferën Perëndimore, ku këto grupe po destabilizojnë shtet-kombet dhe po i çojnë në emigrim masiv.

Ne do të ndjekim me këmbëngulje prioritetet e Presidentit Trump në Shqipëri, duke forcuar institucionet që luftojnë krimin e organizuar dhe trafikun e narkotikëve si SPAK, BKH dhe Akademia e Sigurisë.

Rrjetet kriminale, përfshirë grupet shqiptare që bashkëpunojnë me kartelet e Amerikës Latine të përmendura nga Sekretari Rubio, përbëjnë kërcënime të konsiderueshme për sigurinë dhe përparimin ekonomik të Shqipërisë përmes aktiviteteve si trafiku i drogës dhe pastrimi i parave. Sikurse e keni parë përmes këtij kursi, këto krime po mundësohen nga teknologjitë moderne.

Dhe përmes këtij trajnimi, ju tani keni mjete të reja hetimore dhe aftësi analitike për të shfrytëzuar të dhënat celulare në hetimet penale. Kjo përmirëson hetimet tuaja, duke siguruar gjithashtu respektimin e standardeve më të larta ligjore dhe etike.

Dhe ju tani keni pajisje dhe aftësi të reja për hetime të përmirësuara që do të çojnë në më shumë ndjekje penale dhe dënime më të forta të pjesëtarëve të krimit të organizuar.

Ndaj, urime për përfundimin e këtij kursi dhe faleminderit që më lejuat të jem me ju sot. /al.usembassy.gov/

Rama hakeroi sistemet e SPAK, kërkuan informacion për arrestimin e Engjëll Agaçit –

✇27.al
By: 27

Kryetari i PD-së Sali Berisha denoncon një tjetër skandal duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se është autori i vërtetë që ka organizuar dhe urdhëruar hakerimin e SPAK-ut dhe dosjeve në SPAK.

Berisha ka publikuar sot pjesë nga dosja hetimore për hakerimin e sistemit në Prokurorinë e Posaçme.

Në pjesën e dosjes që ka publikuar Sali Berisha, të pandehurit Arnold Rrokaj dhe Zambak Gjoni komunikojnë me njëri tjetrin.

“Sot, para jush dhe shqiptarëve, paraqes faktin tronditës, paraqes dokumentin që dëshmon se kreu i organizatës kriminale, Edi Rama, njëheraz padrino i të gjithë mafies shqiptare, është autori i vërtetë që ka organizuar dhe urdhëruar hakerimin e SPAK-ut dhe dosjeve në SPAK. Ju lutem, dëgjojeni.

Përshëndetje Doktor. Një informacion të veçantë. Tek dosja e hakerimit të sistemit të SPAK-ut, hakeruesi përmend emrin e Ramës si personi që mund të ketë urdhëruar hakerimin. Pjesë nga dosja: Me datën 12 shkurt 2025, ora 21.17, Arnold Rrokaj i dërgon Zambak Gjonit një foto që duket si faqe interneti nga e cila mund të aksesohen sistemet e SPAK-ut. Më pas ai i dërgon një SMS me përmbajtjen ‘ah mos e hapsha dot’. Më tej Arnold Rrokaj i dërgon sërish një SMS Zambak Gjonit, ‘se do t’i shkruaj Rramës dhe hajt t’ua bëjmë robt’.

Pra, Arnold Rrokaj e kishte numrin e Ramës. Dhe Arnold Rrokaj sapo të hapte faqen, do i dërgonte Ramës të dhënat e faqes, hajt t’u bëjmë këtë dhe atë, me gjuhën e Lubisë, se këtë gjuhë kishin ata me njëri-tjetrin, jo pallosh e kështu e ashtu. Nga përmbajtja e këtij komunikimi, krijohet bindje e arsyeshme se veprimet e të hetuarit kanë të bëjnë me ndërhyrje të paautorizuar në sistemet e SPAK-ut, me qëllim dëmtimin e tyre përmes shpërndarjes së tyre tek persona të tretë.

Duke ia dërguar Ramës dokumentet, atij do ia dërgoj, thotë. Në vijim, me datën 21 shkurt, pra 10 ditë më vonë, i hetuari Zambak kërkon informacion edhe për arrestimin e shtetasit Engjëll Agaçi. Pra, Engjëll Agaçit i kishte urdhër-arresti nga Antimafia Italiane apo shkaqe të tjera. Arnoldi shprehet: Ja ta shikoj njëherë, po ç’rëndësi ka kush prokuror e ka, nga këta që kam unë, nuk e ka njeri. Se këta i paskan pasur të ndarë prokurorët se cilët do të hakerojnë,” tha Berisha.

Mos i diskutoni ligjet, por vetëm miratojini! –

✇27.al
By: 27

Edi Rama vendosi të anashkalojë plotësisht çështjen e Belinda Ballukut gjatë një takimi me grupin parlamentar të PS. Gjatë këtij takimi, Rama konfirmoi edhe njëherë se parlamenti nuk ka më asnjë funksion, përveçse noterizon vullnetin e tij.

Ai tha se ligjet nuk duhet të diskutohen, por të miratohen.

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist, Rama theksoi se Shqipëria ka lirinë të negociojë me BE-në, por jo të ndryshojë apo debatojë draftet ligjore.

“Kemi pasur deri më sot disa raste që procesi i diskutimeve dhe miratimit të ligjeve që kanë të bëjnë me BE është vonuar apo është marrë lehtë si proces ku kemi lirinë të fusim duart sipas opinioneve tona.

Nuk e kemi këtë liri, kemi lirinë të negociojmë me BE-në, po jo të diskutojmë. Negociatat mbi një draft që hyn në të gjithë mekanizmin e gjerë dhe kompleks të arkitekturës së ligjit europian negociohet me komisionin, i imponohet qeverisë dhe vjen në parlament. Kur vjen në parlament duhet miratuar jo diskutuar, që t’i hyjmë diskutimit të një ligji duhet të diskutojmë a duam të hyjmë në BE apo jo”, u shpreh Rama.

Më tej ai u tha deputetëve që të mos krahasohemi në vendet e tjera të BE.

“Dhe këtu kam një shembull. Shumë bëjnë gabimin që nuk duhet bërë, marrin një draft që vjen nga qeveria dhe i referohen vendeve të tjera të BE, dhe thonë pse ta bëjmë ne kur ata nuk e kanë. Këtë po e ndaj me ju si eksperiencë dhe ju ftoj të jeni të gjithë të përthyeshëm në këtë pikë. Se kur thoni duam ta bëjmë si Franca, përgjigjja është e thjeshtë, nuk jeni Franca, nuk ju kemi kërkuar ne, jeni ju që keni kërkuar, por për ju kemi kushte nëse doni. Nëse s’doni, mund ta bëni si të doni. Kjo nuk ndodh vetëm me Shqipërinë. Procesi ka sjellë rëndim të kushteve për ata që kanë ardhur më pas”, tha Rama.

Me kushtet e sotme jemi të paintegrueshëm në Bashkimin Europian –

✇27.al
By: 27

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot Grupin Parlamentar të PS, e para për vitin 2026. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë u ndal tek integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ku siç tha ai “Shqipëria e integruar do të jetë një pikë ujë në oqean”.

Rama tha se është sfidë përmbushja e detyrimeve për të dalë me sukses nga procesi i negociatave.

“Akoma sot edhe brenda nesh, brenda grupit parlamentar, lerë më brenda partisë e pastaj opinionit, nuk ka një kuptim të qartë se çfarë do të thotë në kuptimin e sfidës dhe barrës së detyrimeve përmbushja me kusht për të dalë me sukses nga procesi i negociatave dhe më pas përfshirje në një realitet të ri siç është tregu prej 450 mln njerëzish, ku Shqipëria e integruar do të jetë një pikë ujë në oqean.Jemi duke negociuar periudhat e ndërmjetme pas momentit të anëtarësimit që ti japim mundësinë vendit të jetë i gatshëm të përmbushë kriteret e të qenit bashkë në një familje evropiane”, u shpreh kryeministri.

Kreu i qeverisë tha se beteja kryesore është  për sektorin e prodhimit ushqimor, që sipas Ramës në kushtet e sotme Shqipëria është e paintegrueshëm në BE për shkak të nivelit të pamjaftueshëm të sigurisë ushqimore sipas kritereve të BE.

“Beteja kryesore është për sektorin e prodhimit ushqimor, për prodhuesit në fshat, për sipërmarrjen që prodhon prodhimet ushqimore. Në kushtet e sotme jemi të paintegrueshëm në BE për shkak të nivelit të pamjaftueshëm të sigurisë ushqimore sipas kritereve të BE”, tha Rama.

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, xhaxhai i Elvis Shkambit kërkon ndryshimin e masës së sigurisë –

✇27.al
By: 27

Xhaxhai i Elvis Shkëmbit, Gjon Shkambi ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij. Shkambi akuzohet veprat penale të “Vrasja e funksionarëve publikë” e kryer në bashkëpunim dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave” e mbetur në tentativë dhe e kryer në bashkëpunim.

Sipas tij nuk ekzistojnë kushtet qe të mbahet në paraburgim dhe se nuk ka lidhje me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. Seanca në Gjykatën e Tiranës do të mbahet ditën e sotme, ku dhe pritet të vendoset mbi kërkesën e tij.

Si ndodhi ngjarja e rëndë?

Ngjarja ndodhi pas përfundimit të një seance gjyqësore për një çështje pronësie në Shkodër, e cila ishte në shqyrtim në Apelin e Tiranës. Mësohet se gjyqtari Astrit Kalaja kishte dhënë vendimin kundër palës së përfaqësuar nga Elvis dhe Gjon Shkambi.

Menjëherë pas shpalljes së vendimit, Elvis Shkambi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë në drejtim të gjyqtarit, duke e goditur në gjoks dhe lënë të vdekur në vend. Gjatë të njëjtës ngjarje, janë plagosur edhe babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, pala tjetër në proces.

Kokainë nga Amerika Latine drejt Shqipërisë në lëkurë bagëtish, SPAK u komunikon akuzat 10 personave –

✇27.al
By: 27

Prokuroria e Posaçme përfundon hetimet për grupin e trafikut të kokainës nga Amerika Latine në Shqipëri përmes lëkurëve të gjedheve.

Organi i akuzës ka nisur komunikimin e mbylljes së hetimeve për personat e dyshuar që u arrestuan në muajin nëntor të vitit 2024, pas një hetimi të kryer nga prokurori Adnan Xholi.

Të dyshuar për trafikun e drogës janë shtetasit Geis Gejsullai, Klajd Birçe, Aldi Zonja, Artion Çaushllari, Endi Sejdini, Ismail Abdurrahmani, Baki Huqi dhe tre shtetas të huaj, 2 prej të cilëve venezuelianë dhe një kolumbian.

Lënda narkotike transportohej drejt vendit tonë e përpunuar në lëkurat e gjedhëve, ndërsa ndarja e kokainës realizohej në një laborator të improvizuar në zonën e Qerekës, në Krujë.

Burime nga hetimi bëjnë me dije se SPAK ka qenë në dijeni të lëvizjeve të grupit kriminal dhe ka lejuar vijimin e aktivitetit për dy ngarkesat e fundit, në muajt shtator dhe nëntor, për të dokumentuar plotësisht veprimtarinë kriminale.

❌