Reading view

Policia normalisht, duhet të jetë shembull për zbatimin e ligjit. Por kjo gjë nuk ndodh në Vorë. Sipas një denoncimi të ardhur në redaksinë e Vox News...

Policia normalisht, duhet të jetë shembull për zbatimin e ligjit. Por kjo gjë nuk ndodh në Vorë. Sipas një denoncimi të ardhur në redaksinë e Vox News, çdo natë, makinat e Policisë bllokojnë rrugët, duke parkuar dysh. Pavarësisht shqetësimit të qytetarëve, kjo situatë është përsëritëse. “Prsh. Shifeni pak makinat e policis se kom nr 7 ne Vore, vijojn perseri ne mes te rruges si te jen gango.!!! Nje polic me ka then se ka then Lorisi shefi komisarjatit aty rrini se spyes per njeri une se kam lidhje shum larte. Ok, po ne pse ne gjobisni ???!!!!”, thotë denoncuesi. Shef komisariati në Vorë, është Loris Dervishi. Sipas denoncuesit, ai e ka gruan punonjëse në Gjykatën Kushtetuese, dhe ndaj bën “trimin”, ndërsa “ne na këpusin me gjoba çdo darkë”, thotë denoncuesi. #voxnews #media #news

1660 views


💾

  •  

ShBA-ja po kërkon mbylljen me çdo kusht të luftës me Iranin. Sipas gazetës “The Wall Street Journal”, presidenti Donald Trump është i gatshëm t’i japë...

ShBA-ja po kërkon mbylljen me çdo kusht të luftës me Iranin. Sipas gazetës “The Wall Street Journal”, presidenti Donald Trump është i gatshëm t’i japë fund luftës me Iranin, edhe pa arritur një marrëveshje për programin bërthamor të Teheranit, nëse Irani do të rihapë plotësisht ngushticën e Hormuzit. Sipas gazetës, Trump e ka diskutuar privatisht këtë mundësi me këshilltarët e tij të lartë, pas disa javësh përgatitjesh për të shpallur fitoren, në rast se Irani do të rikthejë lëvizjen e lirë të anijeve në këtë rrugë strategjike detare. Por kjo mundësi u bë më e vështirë të shtunën, pasi Irani paraqiti një sërë kërkesash në këmbim të lejimit të qarkullimit të lirë në ngushticë. Teherani kërkon miliarda dollarë pagesa nga Shtetet e Bashkuara, tërheqjen e trupave amerikane nga rajoni, si dhe përfundimin e bllokadës detare amerikane. Sipas “Wall Street Journal”, Irani ka vendosur kësaj herë kushte më të rënda se më parë për të lejuar qarkullimin e lirë të anijeve në ngushticën e Hormuzit. Kjo ngushticë është një prej pikave më strategjike të transportit detar në botë dhe një arterie kryesore për furnizimin global me naftë. Irani aktualisht ka arritur një marrëveshje me Omanin për administrimin e Ngushticës së Hormuzit, por zbatimi i saj varet plotësisht nga pranimi i kushteve nga ShBA-ja. #voxnews #media #news

541 views


💾

  •  

Një turiste gjermane 33-vjeçare ka humbur jetën më 30 korrik në Himarë, ndërsa kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar publikisht m...

Një turiste gjermane 33-vjeçare ka humbur jetën më 30 korrik në Himarë, ndërsa kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar publikisht mënyrën se si është menaxhuar rasti. Përmes një postimi në Facebook, Berisha ka publikuar një denoncim të një qytetari, i cili ngre pikëpyetje mbi vonesat në transportin e pacientes drejt Tiranës, mungesën e një piste për uljen e helikopterëve të emergjencës dhe gjendjen e shërbimeve shëndetësore në Himarë. Ai akuzon gjithashtu Policinë se ka dhënë një version të rremë për ngjarjen. #voxnews #media #news

487 views


💾

  •  

Në një intervistë për revistën e pavarur serbe “Radar”, një nga shkrimtarët më të shquar serbë dhe kritikët më të ashpër të nacionalizmit, Svetisllav ...

Në një intervistë për revistën e pavarur serbe “Radar”, një nga shkrimtarët më të shquar serbë dhe kritikët më të ashpër të nacionalizmit, Svetisllav Basara, ka folur gjerësisht mbi krizën e thellë politike e shoqërore që ka përfshirë Serbinë. Në romanin e tij më të fundit, “Gjingjiqi: Kujtimet nga ana tjetër e varrit”, Basara analizon historinë e re serbe, duke filluar nga çështja e Kosovës e deri te kapja e shtetit nga Aleksandar Vuçiq, roli i kishës dhe përgjegjësia e elitave politike të prirë nga Vojisllav Koshtunica e Boris Tadiqi. Duke komentuar politikat e sotme të regjimit ndaj Kosovës, Basara nuk u pajtuan me konstatimin se Aleksandar Vuçiq po fshin edhe gjurmët e fundit të pranisë shtetërore serbe në Kosovë. Ai tha se gjurmët e fundit të pranisë shtetërore serbe në Kosovë janë fshirë në një proces që ka përfunduar gjeopolitikisht shumë më herët. Sipas Basarës, gjurmët e fundit të shtetësisë serbe në Kosovë janë fshirë realisht që në ditën e nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës në vitin 1999. Të gjitha strukturat ose “institucionet” që Beogradi ka pretenduar se mbante atje pas luftës nuk ishin gjë tjetër veçse imazhe të rreme të krijuara për konsum të brendshëm politik, ashtu siç janë bërë edhe vetë institucionet e Republikës së Serbisë, shtoi Basara. Sipas shkrimtarit serb, rënia e Serbisë në gjendjen e sotme nuk mund t'i faturohet vetëm Aleksandar Vuçiqit apo as thjesht Slobodan Millosheviqit. Basara pretendon se gjendja aktuale është produkt i mbetjeve të mbledhura nën qilim për më shumë se një shekull e gjysmë. “Nuk është Vuçiqi ai që e bëri Serbinë kështu siç është; ai vetëm hoqi dorezat dhe hoqi velin e fundit nga fytyra e saj e shëmtuar. Qilimi nën të cilin për më shumë se një shekull e gjysmë regjimet fshihnin krimet dhe bëmat e fëlliqura është kalbur dhe përmbajtja me erë të keqe ka dalë në sipërfaqe”, shprehet Basara. Ai shton se politika e sotme është e vazhdueshme dhe strukturore: lufta epike për Kosovën, ksenofobia, urrejtja ndaj Perëndimit dhe klerikalizmi i stilit e fashistit Dimitrije Lotiq, të ushqyera me dekada nga intelektualët nacionalistë dhe të përshtatura në shekullin 21 nga ideologë si Dobrica Qosiq. Një nga pjesët më goditëse të intervistës lidhet me figurën e ish-kryeministrit properëndimor Zoran Gjingjiq dhe sfondin e vrasjes së tij në vitin 2003. Basara zbulon se Gjingjiq nuk kishte më asnjë shans të mbijetonte politikisht apo fizikisht, sepse tentoi të këpuste qarkun e nacionalizmit dhe të bënte ndryshime strukturore. “Gjingjiq u vra edhe pse nuk do të duhej të vritej. Ai e kishte kuptuar se nuk mund të bënte asgjë nga ato që kishte planifikuar për shkak të pengesave dhe tashmë po negocionte me disa universitete evropiane për t'u larguar nga politika pas zgjedhjeve të para. Rrethi i tij politik e dinte këtë. E vranë pjesërisht nga inati i pastër, e pjesërisht për të dërguar një mesazh: ‘Kështu do të përfundojë çdokush që guxon të prishë rendin e çarshisë’”, argumenton Basara. Sipas tij, pasuesit e menjëhershëm të pushtetit pas atentatit - Vojislav Koshtunica dhe Boris Tadiq - ishin përfituesit e parë që gëzuan pushtet të pakufizuar për tetë vjet, duke hapur rrugën e rikthimit të radikalëve. Basara e akuzon drejtpërdrejt Koshtunicën se vendosi “kontinuitet shtetëror” me strukturat e Millosheviqit, mbështeti rebelimin e armatosur të njësisë JSO dhe përdori mjetet e shtetit e klerikalizmit për të bllokuar reformat. Mbi rolin e Kishës Ortodokse Serbe dhe klerikalizmit, Basara përmend raste të ndërhyrjes direkte politike e gjyqësore, si mbyllja e hetimeve për pedofili ndaj peshkopit Pahomije me urdhër të drejtpërdrejtë politik të Koshtunicës, apo promovimin e ideve fashiste e ushtarake nën petkun e fesë. I pyetur për mënyrën se si Aleksandar Vuçiq ka kapur çdo pore të shtetit, të shërbimeve të sigurisë e medias, Basara nënvizon se Vuçiqi e mori pushtetin dhuratë nga dështimet e Tadiqit dhe paaftësia e elitave të vetëquajtura demokratike. #voxnews #media #news

340 views


💾

  •  

Më shumë se 130,000 njerëz largohen nga rajoni i Ballkanit çdo vit. Pse po largohen të rinjtë dhe a janë subvencionet e shpallura nga politikanët rajo...

Më shumë se 130,000 njerëz largohen nga rajoni i Ballkanit çdo vit. Pse po largohen të rinjtë dhe a janë subvencionet e shpallura nga politikanët rajonalë një nxitje e mjaftueshme për t'u kthyer? Mario (30), Mijat (29) dhe Matija (22) duket se nuk kanë asgjë të përbashkët. Njëri është nga Tuzla, tjetri nga Negotini, i treti nga Zagrebi. Ata kanë mbaruar shkolla të mesme dhe universitete të ndryshme, kanë profesione të ndryshme dhe nuk e njohin njëri-tjetrin. Ajo që kanë të përbashkët është se vijnë nga Ballkani. Dhe se jetojnë jashtë vendit ose planifikojnë të largohen. Të tre i thonë DW se nuk e morën vendimin për t'u larguar brenda natës. Edhe pse motivet e tyre për t'u larguar ishin të ndryshme, arsyet janë të njëjta: çrregullimi i sistemit dhe mungesa e organizimit të shoqërisë. "Pse njerëzit largohen nga Kroacia? Asgjë nuk funksionon atje! Transporti publik, kopshtet, nuk ka punë, nuk ka apartamente, gjithçka është e shtrenjtë. Njerëzit duan të jetojnë në vende ku funksionon, nuk ka të bëjë vetëm me paratë", thotë Matija, i cili jeton në qytetin gjerman të Mainzit që nga mosha 16 vjeç. Një nga shumë Se ata nuk janë të vetëm në vendimin e tyre për të emigruar dëshmohet nga fakti se mesatarisht rreth 133,500 njerëz largohen nga Ballkaniçdo vit. Kjo tregohet nga baza e të dhënave e Organizatës Ndërkombëtare për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), e cila regjistron numrin e njerëzve që janë zhvendosur në një vend në një vit të vetëm. Edhe pse nuk ka statistika zyrtare për numrin e atyre që largohen nga vendi në nivel kombëtar (përveç Kroacisë), të dhënat e OECD-së për 31 vende tregojnë se në periudhën nga viti 2019 deri në vitin 2023 - viti i fundit për të cilin ka të dhëna të disponueshme - një total prej më shumë se 660,000 njerëz u larguan nga Serbia, Kroacia, Mali i Zi dhe Bosnja dhe Hercegovina. Sipas këtyre të dhënave, vendi kryesor për sa i përket "ikjes së trurit" është Kroacia, nga e cila ikin rreth 47,000 banorë çdo vit. Kroacia ka rreth 3.8 milionë qytetarë. Më pas në këtë listë famëkeqe është Serbia, e cila humbet mesatarisht 43,000 banorë çdo vit, ndërsa rreth 40,000 qytetarë largohen nga Bosnja dhe Hercegovinaçdo vit. Në vitin 2023, Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu, njoftoi se, sipas vlerësimeve, rajoni i Ballkanit Perëndimor do të humbasë midis një të katërtën dedi në gjysmën e qytetarëve të saj të rinj të kualifikuar dhe të arsimuar në dekadat e ardhshme. Ajo theksoi shkallën e lartë të papunësisë, varfërinë dhe përjashtimin si disa nga arsyet kryesore. Pse po largohen të rinjtë? Edhe pse migrimi nga Ballkani nuk është "nga dje", ekspertët tregojnë se faktorët kanë ndryshuar në 30 vitet e fundit. Demografi Vladimir Nikitoviq nga Instituti i Shkencave Sociale në Beograd shpjegon për DW se, ndryshe nga të ashtuquajturit faktorë shtytës që dikur dominonin dhe që kryesisht kishin të bënin mearsye ekonomike, sot njerëzit motivohen edhe nga faktorët e kënaqësisë ose pakënaqësisë me gjendjen e shoqërisë. Megjithatë, ndonëse cilësia e jetës është një faktor i rëndësishëm, Nikitoviq vëren se ajo ndryshon në varësi të llojit të profesionit dhe se është e vështirë të thuhet me siguri se është bërë më e rëndësishme se të ardhurat. "Për njerëzit me arsim të lartë, të cilët si rregull kanë pritje më të larta nga jeta, cilësia e jetës dhe të gjithë faktorët që nuk lidhen ekskluzivisht me paratë ose pagën janë shumë lart në listën e prioriteteve", thekson ai dhe shton: "Nga ana tjetër, për njerëzit që janë në profesione të tjera, kryesisht duke kryer punë manuale, ku ndryshimet në të ardhura janë shpesh pesë ose gjashtë herë më të mëdha se këtu, është mjaft logjike që faktori ekonomik është ende vendimtar. Kjo është ende pjesa më e madhe e njerëzve që largohen". #voxnews #media #news

1130 views


💾

  •  

Policia njoftoi se mbrëmë, rreth orës 22:20, në lagjen “Xhabije”, dyshohet se 2 shtetas të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e shtetases O. N., 23 v...

Policia njoftoi se mbrëmë, rreth orës 22:20, në lagjen “Xhabije”, dyshohet se 2 shtetas të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e shtetases O. N., 23 vjeçe, dhe e kanë dhunuar fizikisht. “Shtetasja O. N., ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes” - thuhet në njoftim. #voxnews #media #news @voxnews.al

1152 views


💾

  •  

Nga Katie Martin, Financial Times Përfshirja e SHBA-ve në tregun e jenit japonez ngjan me një veprim të motivuar nga interesi i arsyeshëm vetjak. Aven...

Nga Katie Martin, Financial Times Përfshirja e SHBA-ve në tregun e jenit japonez ngjan me një veprim të motivuar nga interesi i arsyeshëm vetjak. Aventurat e Thesarit amerikan në tregun e jenit japonez mund të duken si diçka mjaft abstrakte — lloji i ngjarjes së “makroekonomisë së madhe” që i emocionon ata që ëndërrojnë të bëhen guvernatorë bankash qendrore dhe i lodh ata që jetojnë për të kuptuar mekanizmat e brendshëm të tregut valutor. Në një nivel sipërfaqësor, kjo është gjithashtu diçka mjaft e thjeshtë dhe jo shumë kontroverse. Monedha e Japonisë ka rënë prej muajsh, me sa duket përtej nivelit që mund të justifikohet vetëm nga diferencat e normave të interesit në botë. Japonia kërkoi ndihmë dhe SHBA-të, aleati i saj i palëkundur, ishte e gatshme ta ndihmonte: bleu jen, trembi spekulatorët dhe premtoi veprime të tjera të përbashkëta nëse tregu nuk sillet siç duhet. E gjithë kjo mund të funksionojë madje — një gjë e rrallë në një treg që zakonisht e poshtëron këdo që përpiqet ta kontrollojë. Deri këtu, gjithçka duket e thjeshtë: një shprehje bujare solidariteti nga SHBA-të dhe një kujtesë se, të paktën në periudhën afatshkurtër, kjo superfuqi mund të ndikojë edhe mbi monedhat — tregu më i madh në planet — dhe ta orientojë atë sipas vullnetit të saj. Por në themel të gjithë kësaj qëndron një seri tensionesh që meritojnë vëmendje përtej rrethit të specialistëve të tregjeve valutore. E gjithë kjo histori prek në zemër disa nga kontradiktat dhe dobësitë kryesore ekonomike të SHBA-së, si dhe kufijtë e fuqisë së saj. Mes vëzhguesve të tregjeve globale, pak janë bindur nga shpjegimi që SHBA-të kanë dhënë për përfshirjen e saj në një monedhë të një vendi kaq të largët. Në një intervistë për Nikkei, sekretari i Thesarit Scott Bessent sugjeroi se blerjet e jenit që ai drejtoi kishin për qëllim të ulnin rrezikun e një krize më të gjerë valutore në Azi, duke thënë se “shumë monedha aziatike ndjekin jenin japonez”. Është disi e tepruar të besohet se një krizë e ngjashme me atë të vitit 1998 ishte vërtet në horizont, por Bessent ka të drejtë kur thekson se disa nga monedhat kryesore aziatike kanë qenë në rënie prej kohësh. Kit Juckes, analist i tregjeve valutore në Société Générale, vëren se Japonia, Kina dhe Koreja e Jugut së bashku përbëjnë rreth 18 për qind të tregtisë së SHBA-së, ndërsa monedhat e tyre janë zhvlerësuar me rreth 9 për qind gjatë dekadës së fundit. Kjo përbën problem për SHBA-të në disa drejtime. Njëri prej tyre është se monedhat e dobëta në Azi i bëjnë eksportet e rajonit shumë më të lira dhe importet nga SHBA-ja shumë më të shtrenjta. Dobësia e monedhave aziatike është paraqitur shpesh nga SHBA-ja si një formë avantazhi të padrejtë në eksport. Por çdo përpjekje e drejtpërdrejtë dhe agresive për ta korrigjuar këtë situatë sjell kompromise shumë të dhimbshme, jo aq për Azinë sa për vetë SHBA-në. Japonia, për shembull, mund ta forcojë ndjeshëm jenin në një nga dy mënyrat: përmes një rritjeje masive të normave të interesit në Japoni ose përmes shitjes masive të rezervës së saj të jashtëzakonshme të bonove të Thesarit amerikan. Rritja e normave të interesit është e vështirë për arsye të politikës së brendshme, por edhe sepse do t’i bënte bonot qeveritare japoneze një investim më tërheqës për investitorët vendas dhe madje edhe globalë, krahasuar me bonot amerikane. Ndërsa nëse Japonia do të rriste shitjet e saj tashmë të konsiderueshme të aktiveve amerikane, kjo do t’i shkaktonte dëm të drejtpërdrejtë SHBA-së, përmes uljes së çmimeve të bonove amerikane dhe rritjes së kostos së huamarrjes së SHBA-së. Fakti është se, pavarësisht retorikës së fortë për tregtinë, mbrojtjen dhe gjeopolitikën, SHBA-ja ka nevojë për miq dhe aleatë. Ajo ka nevojë që bota të blejë bonot e saj dhe nuk mund të përballojë që fuqitë e huaja t’i shmangin ato apo, aq më keq, t’i shesin. SHBA-ja jeton me para të marra hua, duke tejkaluar ndjeshëm ekonomitë e tjera të zhvilluara për nga madhësia e deficitit të saj fiskal. #voxnews #media #news

1948 views


💾

  •  

Deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko, i cili ka nisur në Parlamentin e Ukrainës projektligjin për njohjen e pavarësisë së Kosovës, ka reaguar ashpër ...

Deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko, i cili ka nisur në Parlamentin e Ukrainës projektligjin për njohjen e pavarësisë së Kosovës, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimit që mbajti presidenti Volodymyr Zelensky gjatë vizitës së tij në Serbi. Zelensky, teksa ndodhej në Beograd, tha se Ukraina nuk ka ndërmend ta ndryshojë qëndrimin e saj ndaj mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës. Kjo deklaratë u konsiderua nga Goncharenko si një “gabim diplomatik”. Përmes një publikimi në rrjetin social “X”, deputeti ukrainas e ndau deklaratën e presidentit të vet, duke shtuar edhe një fotografi që tregonte heqjen e mbishkrimit “Free Ukraine” nga Hoteli Grand në Prishtinë. Goncharenko theksoi se shumica e qytetarëve ukrainas e mbështesin pavarësinë e Kosovës dhe se, sipas tij, Kievi duhet ta njohë zyrtarisht shtetin kosovar. Ai u zotua se do të vazhdojë betejën për këtë çështje, duke shprehur bindjen se njohja nga ana e Ukrainës është vetëm çështje kohe. Goncharenko konsiderohet një ndër zërat kryesorë brenda skenës politike ukrainase që kanë kërkuar hapur njohjen e Kosovës, duke e lidhur këtë hap me interesat strategjike dhe politikën e jashtme të vendit të tij. #voxnews #media #news @voxnews.al

19.9K views


💾

  •  

Nga Financial Times/ Në një sallë private të një restoranti biftekësh në San Francisko, Albert Bourla shfaqte vetëbesim. Drejtuesi ekzekutiv i Pfizer-...

Nga Financial Times/ Në një sallë private të një restoranti biftekësh në San Francisko, Albert Bourla shfaqte vetëbesim. Drejtuesi ekzekutiv i Pfizer-it bënte shaka me gazetarët, ndërsa u përgjigjej pyetjeve për kompaninë dhe gjendjen e industrisë farmaceutike gjatë një takimi në janar. Bourla kishte arsye të ndihej në humor të mirë. Tetorin e kaluar, ai ia doli t’u paraprijë konkurrentëve duke u bërë drejtuesi i parë i një kompanie farmaceutike që arriti një marrëveshje për çmimet e barnave me presidentin Donald Trump. Muajin pasues, Bourla triumfoi ndaj Novo Nordisk për të blerë një startup bioteknologjik që zhvillon barna për humbjen në peshë, në një nga përplasjet më dramatike mes bordeve të kompanive gjatë vitit 2025. Por vetëbesimi i Bourla-s nuk pasqyronte realitetin me të cilin po përballej Pfizer. Gjithnjë e më pak njerëz po vaksinohen kundër Covid-19, duke goditur të ardhurat e kompanisë. Në raportin financiar të publikuar këtë javë, Pfizer tha se të ardhurat nga vaksina e zakonshme kundër Covid-it dhe nga vaksina për pacientët me rrezik të lartë kishin rënë përkatësisht me 34 për qind dhe 95 për qind krahasuar me një vit më parë. Pfizer rriti me 500 milionë dollarë parashikimin e përgjithshëm të të ardhurave për vitin 2026, por tha se të ardhurat nga vaksinat kundër Covid-it tani pritet të jenë 1 miliard dollarë më të ulëta, në rreth 4 miliardë dollarë. Mes rënies së shitjeve të vaksinave, aksionet e Pfizer-it janë dobësuar muajt e fundit dhe kompania tani vlerësohet në 152.5 miliardë dollarë — dukshëm më pak se rivalët e saj bioteknologjikë Amgen, me 222 miliardë dollarë, dhe Gilead, me 165 miliardë dollarë. Aksionet e Pfizer-it janë rritur me 7.5 për qind këtë vit, krahasuar me rritje prej 25.5 për qind për Amgen dhe 8.5 për qind për Gilead. Bourla, 64 vjeç, drejton Pfizer-in që prej vitit 2019 dhe është vlerësuar nga liderë botërorë, përfshirë Joe Biden, për përshpejtimin e zhvillimit dhe shpërndarjes së vaksinës kundër Covid-19 në mbarë botën. Por investitorët janë gjithnjë e më të shqetësuar për drejtimin që po merr kompania. Sipas të dhënave të S3, Pfizer tani është kompania farmaceutike me nivelin më të lartë të pozicioneve “short” mes kompanive farmaceutike me vlerë tregu mbi 50 miliardë dollarë. “Tregu nuk po ju jep vërtet një votë besimi përmes çmimit të aksionit”, tha Kevin Gade, menaxher portofoli në Bahl & Gaynor, një fond investimesh me bazë në Ohio. Kompania investon në aksione farmaceutike, por nuk ka pasur aksione të Pfizer-it që prej vitit 2019. “Le t’u japim meritat për vaksinën kundër Covid-19, por përtej kësaj nuk ka shumë gjëra që mund të tregojnë një sektor të suksesshëm të kërkimit dhe zhvillimit”, tha ai. Një tjetër investitor në kompanitë farmaceutike e përshkroi situatën edhe më drejtpërdrejt: “Ata janë në një botë problemesh”. Pfizer nuk pranoi të komentonte përtej deklaratave të saj publike. Në raportin e fundit tremujor, kompania tha gjithashtu se kishte një borxh total prej 60.5 miliardë dollarësh — shifra e dytë më e lartë mes kompanive të mëdha farmaceutike, sipas pasqyrave financiare më të fundit. Për shkak të nivelit të borxhit, investitorët po vënë në pikëpyetje në mënyrë diskrete edhe pagesat e dividentëve të Pfizer-it. Disa investitorë mendojnë se kompania mund ta shkurtojë dividentin, duke argumentuar se paratë e kursyera do t’i jepnin mundësi Pfizer-it të blinte kompani të vogla bioteknologjike dhe të rimbushte portofolin e barnave në zhvillim. Pas një marrëveshjeje prej 10 miliardë dollarësh për Metsera-n në vitin 2025, Pfizer ka qëndruar jashtë tregut, pavarësisht bumit të bashkimeve dhe blerjeve në sektorin bioteknologjik këtë vit. Kompania ka deklaruar se ka rreth 6 miliardë dollarë në dispozicion për blerje të reja. Daniel Lyons, menaxher portofoli në Janus Henderson, tha se një shkurtim i dividentit “do t’u jepte patjetër më shumë fleksibilitet”, duke shtuar: “Ndoshta për marrëveshjen e duhur mund ta justifikonin një shkurtim të dividentit, por duhet ta bëjnë këtë me shumë kujdes.” #voxnews

1029 views


💾

  •  

Zbardhen detaje nga hetimet për vrasjen e 20-vjeçarit Johan Zuko në Korçë nga shoku i tij i fëmijërisë, Kristjan Sterjo. Autori Kristjan Sterjo, i cil...

Zbardhen detaje nga hetimet për vrasjen e 20-vjeçarit Johan Zuko në Korçë nga shoku i tij i fëmijërisë, Kristjan Sterjo. Autori Kristjan Sterjo, i cili u kap pas rreth 6 orësh arrati, ka dhënë dëshminë e tij përpara grupit hetimor lidhur me motivin e ngjarjes së rëndë. Sipas dëshmisë së tij, konflikti mes dy të rinjve lidhej me disa episode të mëparshme, ndërsa një nga shkaqet që dyshohet se ka çuar në përshkallëzimin e situatës ka qenë ngacmimi i të dashurës së autorit të dyshuar. Por, krahas këtij konflikti, hetuesit po marrin në konsideratë edhe përplasjet e mëparshme mes dy të rinjve, të cilët dyshohet se kishin pasur debate për shkak të pretendimeve se kush ishte “më i forti” i lagjes. Sipas të dhënave të deritanishme nga hetimi, autori i dyshuar dhe viktima ishin konfliktuar verbalisht disa ditë përpara ngjarjes. Dyshohet se të dy palët kishin pasur përplasje dhe ngacmime ndaj njëri-tjetrit, duke bërë që marrëdhënia mes tyre të përshkallëzohej. Situata më pas do të merrte një tjetër përmasë. Sipas dëshmisë së autorit, ditën e ngjarjes ai ka marrë armën dhe ka shkuar në ndjekje të 20-vjeçarit, ndërsa e ka qëlluar me një plumb pas shpine, që rezultoi fatal për jetën e Johan Zukos. Konflikti, i cili dyshohet se kishte nisur për motive të dobëta, duke filluar nga pretendimet se kush konsiderohej “i forti” i lagjes, më pas është shoqëruar me ngacmime, sharje dhe përplasje të vazhdueshme mes dy të rinjve. Përplasja përfundoi tragjikisht me vrasjen e 20-vjeçarit Johan Zuko, ndërsa Kristjan Sterjo u largua nga vendi i ngjarjes dhe u arrestua rreth 6 orë më vonë nga forcat e policisë në afërsi të banesës së tij. Sterjo fshihej në një zonë në afërsi të varrezave të qytetit, por është larguar prej aty për tu afruar drejt banesës. Ka qenë ky moment që policia e ka pikasur dhe është ndërhyrë menjëherë për kapjen e tij. Grupi hetimor vijon punën për të zbardhur të plotë dinamikën e ngjarjes, ndërsa dëshmia e autorit të dyshuar dhe provat e mbledhura pritet të ndihmojnë në përcaktimin e rrethanave dhe motivit të saktë që çoi në krimin e rëndë. #voxnews #media #news

1351 views


💾

  •  

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për situatën e zjarrit në Krujë, ku forcat zjarrfikëse, ushtarake dhe policore u angazhuan gjatë gjithë natës për izo...

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për situatën e zjarrit në Krujë, ku forcat zjarrfikëse, ushtarake dhe policore u angazhuan gjatë gjithë natës për izolimin dhe vënien nën kontroll të flakëve. Rama thekson se operacioni përfundoi me dëme të kufizuara materiale, ndërsa nuk pati asnjë banor të dëmtuar. “Ka përfunduar me vetëm një magazinë të shkrumbuar dhe asnjë banor të dëmtuar, një betejë e jashtëzakonshme me zjarrin në malin e Krujës”, shkruan Rama. Kryeministri vlerësoi punën e forcave të angazhuara në terren, duke nënvizuar vështirësitë me të cilat u përballën gjatë operacionit, veçanërisht për shkak të erës dhe pamundësisë për të përdorur mjetet zjarrfikëse nga ajri gjatë natës. “Trupat tona zjarrfikëse, ushtarake e policore u përballën me heroizëm e me aftësi të spikatur profesionale, duke shmangur një bilanc që mund të kishte qenë tragjik”, shprehet Rama. Ai ka përcjellë gjithashtu një mesazh mirënjohjeje për efektivët e angazhuar në terren, duke i cilësuar ata si “heronjtë tanë të vijës së zjarreve” në këtë gusht sfidues. Në operacionin për shuarjen e zjarrit u angazhuan mbi 200 efektivë të strukturave të emergjencave civile dhe Forcave të Armatosura, rreth 80 efektivë të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, 21 mjete zjarrfikëse, 3 helikopterë, një dron Bayraktar TB2 dhe dy dronë me kamera termike të AKMC-së. Rama ka ndarë edhe mesazhin e një banori të Krujës, i cili gjatë natës kërkonte përforcime për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarrit nga era. “Po punojnë si heronj, Zoti ia shpërbleftë… por era po e përhap me shumë shpejtësi. Nëse është e mundur për përforcime të tjera… shteti është në këmbë i tëri”, thuhet në mesazhin e publikuar nga kryeministri. #voxnews #media #news

915 views


💾

  •  

Për disa orë, Kruja u rrethua nga zjarri, ndërsa qindra banorë lanë shtëpitë mes frikës se flakët mund t’u merrnin gjithçka. Situata më e vështirë ish...

Për disa orë, Kruja u rrethua nga zjarri, ndërsa qindra banorë lanë shtëpitë mes frikës se flakët mund t’u merrnin gjithçka. Situata më e vështirë ishte në Barabit dhe Lluban. Zjarri, i favorizuar nga era, avancoi me shpejtësi drejt zonave të banuara. Qindra qytetarë u evakuuan, ndërsa pati edhe nga ata që refuzuan të braktisnin shtëpitë. Përballë rrezikut, autoritetet u detyruan t’i nxirrnin me forcë. Nën kërcënimin e flakëve u vu edhe Spitali i Krujës. Zjarri u afrua deri rreth 50 metra nga godina dhe pacientët u evakuuan gjatë natës, për t’u dërguar drejt Tiranës. Beteja me zjarrin vijoi për orë të tëra. Terreni i vështirë dhe përhapja e shpejtë e flakëve e bënë ndërhyrjen edhe më të komplikuar. Në 5 lagje u ndërpre energjia elektrike, ndërsa strukturat vendore u angazhuan për strehimin e banorëve të evakuuar. Gjatë gjithë natës forcat zjarrfikëse dhe FA kanë punuar për shuarjen e zjarrit. Dy vatra mbeten ende aktive, ndërsa dy helikopterë kanë nisur operacionin nga ajri për të vënë plotësisht nën kontroll flakët. Për zjarrin është arrestuar Qemal Berhami. Sipas policisë, ai kishte ndezur barishte pranë shtëpisë së tij, por flakët dolën jashtë kontrollit dhe u përhapën me shpejtësi, duke vënë në rrezik një pjesë të Krujës. #voxnews #media #news @voxnews.al

2849 views


💾

  •  

Një kompani amerikane nafte e lidhur me rrethin e presidentit Donald Trump po përgatitet të nisë shpimet eksploruese në Groenlandë, pavarësisht se nuk...

Një kompani amerikane nafte e lidhur me rrethin e presidentit Donald Trump po përgatitet të nisë shpimet eksploruese në Groenlandë, pavarësisht se nuk ka marrë ende miratimin nga autoritetet vendase. Sipas The Guardian, pajisje për përgatitjen e shpimeve janë sjellë ditët e fundit në bregun lindor të Groenlandës, në zonën e largët të Jameson Land. Lëvizja ka shkaktuar reagimin e qeverisë së Groenlandës, e cila ka lëshuar një “paralajmërim të fortë” ndaj kompanisë. Autoritetet Groenlandeze kanë theksuar se nuk është dhënë asnjë miratim për sjelljen e pajisjeve në territor. “Të gjitha çështjet e ardhshme logjistike duhet t’i njoftohen dhe miratohen nga autoriteti për burimet minerare përpara se të kryhen”, thuhet në deklaratën e qeverisë. Kompania Greenland Energy, me bazë në Teksas dhe e krijuar vitin e kaluar, pretendon se nëntoka e rajonit Jameson Land mund të përmbajë deri në 1 trilion dollarë naftë bruto. Kompania ka njoftuar një investim prej 60 milionë dollarësh për shpimin e dy puseve eksploruese. Groenlanda ka ndaluar dhënien e licencave të reja për kërkimin e naftës që prej vitit 2021, për arsye mjedisore. Megjithatë, një kompani britanike, 80 Mile, kishte siguruar më herët të drejta eksplorimi në Jameson Land. Dokumentet e Greenland Energy tregojnë se kompania amerikane synon të marrë shumicën e projektit në këmbim të financimit të kërkimeve, por ende ka nevojë për miratimin e qeverisë. Çështja merr një rëndësi të veçantë edhe për shkak të interesit të vazhdueshëm të Trump për Groenlandën. Presidenti amerikan ka përsëritur kërcënimet për marrjen e kontrollit mbi territorin arktik, duke e cilësuar atë me rëndësi strategjike për Shtetet e Bashkuara. Ndërkohë, Greenland Energy ka lidhje të tjera me figura pranë administratës amerikane. Kompania ka angazhuar Phil McGraw, i njohur si “Dr. Phil”, për një seri dokumentarësh mbi projektin, ndërsa në bordin e saj është emëruar edhe një veteran i Marinës amerikane që punon në projektin e mbrojtjes raketore “Golden Dome” të Trump. Kryetari i kompanisë, Larry Swets, ka mohuar se projekti i naftës lidhet me përpjekjet amerikane për aneksimin e Groenlandës. Sipas qeverisë Groenlandeze, pajisjet e sjella në Jameson Land u shkarkuan nga një maune dhe përfshinin rreth një duzinë kontenierësh. Autoritetet kanë thënë se nuk do të ishte proporcionale të kërkohej largimi i menjëhershëm i tyre, ndërsa aplikimi për leje vijon të jetë në shqyrtim. Kompania ka deklaruar se synon të nisë fillimisht shpimin e një pusi, ndërsa një anije me rreth 300 kontenierë me pajisje shpimi pritet të niset nga Kanadaja më 12 shtator. Shpimet mund të nisin në tetor, nëse sigurohen miratimet e nevojshme. #voxnews #media #news

2272 views


💾

  •  

Banorja: Po digjet investimi i jetës, nuk ka zjarrfikëse 🚨 URDHËR EVAKUIMI – BASHKIA KRUJË Në kuadër të situatës së krijuar nga zjarri, është urdhërua...

Banorja: Po digjet investimi i jetës, nuk ka zjarrfikëse 🚨 URDHËR EVAKUIMI – BASHKIA KRUJË Në kuadër të situatës së krijuar nga zjarri, është urdhëruar evakuimi i menjëhershëm i banorëve të zonës së Barabit, Lluban, në Bashkinë Krujë. Procesi po realizohet në koordinim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Prefektin e Qarkut Durrës dhe strukturat e Emergjencave Civile të Bashkisë Krujë, me mbështetjen e MZSH-së, Policisë së Shtetit dhe Forcave të Armatosura. ⚠️ Lutemi, me prioritet fëmijët, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara dhe familjet në zona të izoluara. 📍 Banorët e zonës duhet të ndjekin udhëzimet e autoriteteve në terren dhe të bashkëpunojnë me strukturat e emergjencave.

28.5K views


💾

  •  

🚨 URDHËR EVAKUIMI – BASHKIA KRUJË Në kuadër të situatës së krijuar nga zjarri, është urdhëruar evakuimi i menjëhershëm i banorëve të zonës së Barabit,...

🚨 URDHËR EVAKUIMI – BASHKIA KRUJË Në kuadër të situatës së krijuar nga zjarri, është urdhëruar evakuimi i menjëhershëm i banorëve të zonës së Barabit, Lluban, në Bashkinë Krujë. Procesi po realizohet në koordinim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Prefektin e Qarkut Durrës dhe strukturat e Emergjencave Civile të Bashkisë Krujë, me mbështetjen e MZSH-së, Policisë së Shtetit dhe Forcave të Armatosura. ⚠️ Lutemi, me prioritet fëmijët, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara dhe familjet në zona të izoluara. 📍 Banorët e zonës duhet të ndjekin udhëzimet e autoriteteve në terren dhe të bashkëpunojnë me strukturat e emergjencave.

3115 views


💾

  •  
❌