Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Qeveria ka miratuar një vendim të ri që përcakton procedurat dhe afatet për pezullimin ose revokimin e licencave të operatorëve që ushtrojnë aktivitet...

Qeveria ka miratuar një vendim të ri që përcakton procedurat dhe afatet për pezullimin ose revokimin e licencave të operatorëve që ushtrojnë aktivitetin e basteve sportive online në Shqipëri. Sipas vendimit, masat administrative do të zbatohen ndaj subjekteve që nuk përmbushin kriteret bazë të licencimit, nuk ‘ngurtësojnë’ fondin e garancisë, përsërisin shkeljet e parashikuara në ligj, nuk shlyejnë detyrimet ndaj Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit (AMLF) ose ndaj fituesve të lojës, si edhe në raste të tjera të përcaktuara nga legjislacioni në fuqi. Vendimi përcakton se procedurat për pezullim ose revokim nisin nga AMLF ose Komisioni i Licencave, në varësi të natyrës së shkeljes. Pas kontrolleve, inspektimeve dhe shqyrtimit të dokumentacionit, Komisioni i Licencave mund t’i propozojë ministrit përgjegjës për Financat marrjen e masës përkatëse, ndërsa vendimi përfundimtar merret me urdhër të arsyetuar nga ministri. Rregullat e reja garantojnë të drejtën e operatorëve për t’u njoftuar, për të marrë pjesë në seancat dëgjimore dhe për të paraqitur shpjegimet e tyre përpara marrjes së një vendimi. Sipas aktit, licenca mund të pezullohet për një periudhë nga 30 ditë deri në plotësimin e kushteve të kërkuara, por jo më shumë se dy vjet. Gjatë periudhës së pezullimit, operatori nuk lejohet të ushtrojë aktivitetin dhe duhet të zbatojë të gjitha detyrimet e përcaktuara në urdhrin e ministrit. Vendimi parashikon gjithashtu ngritjen e një komisioni AD-HOC pranë Ministrisë së Financave për shqyrtimin e praktikave të propozuara për pezullim ose revokim licence, ndërsa AMLF do të monitorojë zbatimin e urdhrave dhe respektimin e kushteve nga operatorët. Operatorët e prekur nga këto masa ruajnë të drejtën për ta ankimuar vendimin në gjykatën kompetente, sipas legjislacionit në fuqi. Vendimi hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. #voxnews #media #news

4966 views


💾

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën e zhvilluar sot në Tiranë, duke thënë se disa persona për interesa të caktuara, po përpiqen të përfitoj...

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën e zhvilluar sot në Tiranë, duke thënë se disa persona për interesa të caktuara, po përpiqen të përfitojnë në kurriz të protestuesve të sinqertë. Duke postuar videon e një personi që pretendonte se ishte me origjinë nga Çamëria, teksa fliste në protestë për ‘shitjen e Shqipërisë’, kryeministri Rama ka shkruar se ky person ka qenë 3 herë i dënuar në Belgjikë për trafik droge. Më tej Rama, duke e quajtur protestuesin një patriot të shtirur me emrin e Çamërisë, shkruan se ai është urdhëruar nga të tjerë që të marrë mikrofonin në protestë dhe të flasë kundër Qeverisë. Sipas Ramës, “këta janë fytyra e errësirës, prej ku ushqehet kjo shfaqje e Shqipërisë më të vjetër, që kujton se gjeti ilaçin magjik për t’u bërë Shqipëri e re”. #voxnews #media #news #edirama

3008 views


💾

Grupi Koordinues i Protestës ka dërguar këtë të premte një letër ambasadorëve dhe drejtuesve të misioneve diplomatike të vendeve perëndimore të akredi...

Grupi Koordinues i Protestës ka dërguar këtë të premte një letër ambasadorëve dhe drejtuesve të misioneve diplomatike të vendeve perëndimore të akredituara në Shqipëri, duke i informuar për kërkesat e lëvizjes qytetare që prej 27 ditësh zhvillon protesta në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit. Në dokumentin e firmosur nga përfaqësuesit e grupit, protestuesit deklarojnë se lëvizja përfaqëson një mobilizim të gjerë qytetar, paqësor dhe të orientuar drejt mbrojtjes së shtetit të së drejtës, demokracisë dhe dinjitetit njerëzor. Në letër paraqiten pesë kërkesat kryesore të protestës: * Dorëheqja e kryeministrit dhe e qeverisë aktuale. * Krijimi i një qeverie teknike, jopartiake, me mandat 12-mujor. * Reformë e plotë kushtetuese, që do të miratohet me referendum popullor dhe që përfshin reformën zgjedhore, reformën e financimit të partive politike dhe organizatave të shoqërisë civile, si edhe kufizimin e mandateve të kryeministrit në maksimumi dy mandate gjatë gjithë karrierës politike. * Shfuqizimi i ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura, Ligjin për Trashëgiminë Kulturore, “Paketën e Maleve” dhe ligjin për Investimet Strategjike. * Hartimi i një kontrate të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit përmes konsultimeve me intelektualë, ekspertë të pavarur dhe shoqërinë civile. Në fund të letrës janë renditur edhe anëtarët e Grupit Koordinues të Protestës, të cilët e kanë firmosur dokumentin. Mes tyre janë disa nga figurat kryesore që janë shfaqur edhe duke folur disa herë në shesh, si Luçiana Kokaj, Edviol Kulluri apo Arben Kola. Grupi Koordinues i Protestës: * Entela Koja * Arben Kola * Megan Balaj * Edviol Kulluri * Luçjana Kokaj * Gentjan Progni * Gjon Ndoj * Etleva Merko * Everest Bardhi * Përparim Gjeka * Mevlan Mata * Ilir Xhemalaj * Marjen Rama #voxnews #media #news @voxnews.al

4222 views


💾

Ilia Traber, 75 vjeç, i njohur me nofkën “Antikuari”, konsiderohej për vite me radhë si një nga njerëzit më të paprekshëm në Shën Petersburg. Ai ishte...

Ilia Traber, 75 vjeç, i njohur me nofkën “Antikuari”, konsiderohej për vite me radhë si një nga njerëzit më të paprekshëm në Shën Petersburg. Ai ishte një figurë e rëndësishme e mafias ruse, i lidhur me grupin kriminal Tambovskaya-Malyshevskaya, ndërsa miqësia e tij e vjetër me Vladimir Putinin e kishte mbrojtur për dekada nga hetimet dhe akuzat penale. Por kjo situatë ndryshoi papritur. Më 17 qershor, Traber u arrestua nga FSB, shërbimi rus i sigurisë, dhe u dërgua në Moskë, ku një gjykatë e akuzoi për vrasje me paramendim dhe trafik armësh, duke urdhëruar arrestimin e tij për të paktën dy muaj. Sipas hetimeve, Traber dyshohet se në vitin 2020 urdhëroi vrasjen e biznesmenit dhe politikanit Alexander Petrov, i cili ishte edhe partneri i tij në biznes. Petrov u vra nga një snajper teksa dilte nga sauna e vilës së tij pranë kufirit me Finlandën. Hetimi kishte mbetur pa rezultat për pesë vjet, por arrestimi i papritur ka ngritur dyshime se brenda elitës ruse po zhvillohet një luftë për kontrollin e pasurive dhe biznesit. Arrestimi nuk mund të ndodhte pa miratimin e Putinit Ekspertja ruse Olga Romanova, e cila jeton në mërgim, thotë se një arrestim i tillë nuk mund të kryhej pa miratimin personal të Vladimir Putinit. Sipas saj, ky është një mesazh i qartë për elitat ruse se askush nuk është i paprekshëm dhe se miqësia me Putinin nuk garanton mbrojtje të përhershme. Megjithatë, deri pak vite më parë Traber vazhdonte të kishte marrëdhënie të mira me Kremlinin. Në vitin 2016 ai ishte i ftuar në ditëlindjen e Putinit, ndërsa në vitin 2021 një nga kompanitë e tij përfitoi financime shtetërore. Si u bë një nga njerëzit më të fuqishëm të Rusisë Në vitet ’90, pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, Traber nisi të tregtonte objekte antike të periudhës cariste, prej nga mori edhe nofkën “Antikuari”. Lidhjet me familjen e ish-kryebashkiakut të Shën Petersburgut, Anatoly Sobchak, i siguruan monopolin e tregtisë së antikiteteve në qytet. Më pas ai u lidh me mafian Tambovskaya dhe hyri në luftën për kontrollin e portit të Shën Petersburgut dhe terminaleve të naftës. Konflikti u shoqërua me atentate dhe vrasje të zyrtarëve të rëndësishëm. Në vitin 1997, përmes një kompanie të regjistruar në Lihtenshtajn, Traber mori kontrollin e aktiviteteve portuale së bashku me Alexey Miller, sot drejtues i Gazprom, dhe Vladimir Yakunin, një aleat i afërt i Putinit. Në atë kohë, njeriu që drejtonte procesin e privatizimeve në qytet ishte zëvendëskryebashkiaku Vladimir Putin, i cili krijoi marrëdhënie të ngushta me Traberin. Konflikti me njerëz edhe më të fuqishëm Gjatë viteve, Traber ndërtoi një perandori biznesi që përfshinte terminale nafte, kantierë detarë, kompani energjetike dhe firma të regjistruara në parajsa fiskale. Sipas gazetarit investigativ Roman Badanin, rënia e tij lidhet me konfliktin me figura edhe më të fuqishme brenda sistemit rus. Mes tyre përmenden Sergei Vasiliev, bashkëpronar i terminalit të naftës në Shën Petersburg, dhe Igor Sechin, drejtori i Rosneft dhe një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Putinit. Qeveria ruse synon të rimarrë kontrollin e plotë mbi portet dhe terminalet e naftës në veriperëndim të vendit, të cilat janë bërë jetike për eksportet e naftës ruse përmes të ashtuquajturës “flotë fantazmë”. Sipas analistëve, arrestimi i Traberit mund të jetë pjesë e kësaj lufte të brendshme për pushtet dhe kontroll ekonomik, duke treguar se edhe aleatët e vjetër të Putinit mund të humbasin mbrojtjen kur interesat e Kremlinit ndryshojnë./Corriere della Sera #voxnews #media #news

20.6K views


💾

Qeveria ka vendosur të shpallë si pasuri kulturore të paluajtshme Qendrën Historike të fshatit Dhërmi, duke përcaktuar njëkohësisht edhe zonën e saj m...

Qeveria ka vendosur të shpallë si pasuri kulturore të paluajtshme Qendrën Historike të fshatit Dhërmi, duke përcaktuar njëkohësisht edhe zonën e saj mbrojtëse. Vendimi, i miratuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë, është propozuar nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe bazohet në ligjin “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”. Sipas vendimit, synohet ruajtja dhe mbrojtja e vlerave historike dhe arkitektonike të zonës. Paralelisht, Qeveria ka miratuar edhe planin për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e Qendrës Historike dhe zonës përreth, i cili do të shërbejë si dokument bazë për menaxhimin e pasurisë kulturore. Vendimi parashikon që hartat e zonës të publikohen në Gjeoportalin Kombëtar, ndërsa Agjencia Shtetërore e Kadastrës të kryejë regjistrimin përkatës. Për zbatimin e tij janë ngarkuar Ministria e Turizmit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe Bashkia Himarë. #voxnews #media #news @voxnews.al

5438 views


💾

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka ushtruar kontrolle ndaj disa punonjësve të Hipotekës së Vlorës, në kuadër ...

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka ushtruar kontrolle ndaj disa punonjësve të Hipotekës së Vlorës, në kuadër të një hetimi që lidhet me çështjen e tokave në Zvërnec. Burime bëjnë me dije se në fokus të hetimeve janë katër zyrtarë: Rembrand Dine, Vanessa Bylo dhe Ergyst Skenderi. Kontrollet janë zhvilluar në kuadër të veprimeve hetimore të SPAK, ndërsa dyshohet se ato lidhen me procedurat e administrimit dhe regjistrimit të pronave në zonën e Zvërnecit. Prej disa kohësh, SPAK ka nisur hetime mbi mënyrën e përfitimit të tokave në zonën e mbrojtur të Zvërnecit nga një rrjet i dyshimtë individësh dhe kompanish, si edhe mbi procedurat e zbatimit të projektit për ndërtimin e resorteve turistike, i promovuar si një investim i lidhur me dhëndrin e presidentit amerikan, Jared Kushner. Deri më tani, SPAK nuk ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me këtë operacion dhe nuk janë bërë publike detaje të tjera mbi veprat penale për të cilat po kryhen hetimet. #voxnews #media #news @voxnews.al

3079 views


💾

Policia njofton se rreth orës 20:25, në Babrru, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një subjekti të mbyllur (servis celularësh), dh...

Policia njofton se rreth orës 20:25, në Babrru, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një subjekti të mbyllur (servis celularësh), dhe më pas autori është larguar nga vendi i ngjarjes. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, i janë vënë në ndjekje autorit të dyshuar dhe, rreth 3 km larg vendit të ngjarjes, kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasit R. M., rreth 18 vjeç, për veprime të mëtejshme procedurale. Aktualisht, nuk ka të dhëna për persona të dëmtuar/lënduar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të tij, njofton policia. #voxnews #media #news @voxnews.al

6180 views


💾

Protesta në Tiranë ka shënuar sot ditën e 27-të radhazi, ndërsa vëmendja tashmë është përqendruar te tubimi kombëtar i paralajmëruar për ditën e nesër...

Protesta në Tiranë ka shënuar sot ditën e 27-të radhazi, ndërsa vëmendja tashmë është përqendruar te tubimi kombëtar i paralajmëruar për ditën e nesërme. Gjatë fjalës së tij para qytetarëve, aktivisti Arben Kola ka bërë një thirrje të fortë, duke u kërkuar shqiptarëve për të shkatërruar çdo pengesë e mur që ka zaptuar hapësirat publike dhe pasuritë natyrore të vendit. “Nesër do jetë protesta kombëtare! Mos harroni! Ftojmë çdo shqiptar të jetë nesër këtu, të prishin gardhet e muret që kanë zaptuar lumenjtë tanë kudo! Merrni kazma, lopata e leva dhe prishni këto gardhe e mure që u kanë zënë frymën lumenjve, bregdetit tonë!”, ka deklaruar Kola nga sheshi. Në fjalimin e tij, ai theksoi se kjo lëvizje qytetare ka arritur t’i japë një goditje të rëndë qeverisë, duke i “shembur makinerinë e propagandës”. Sipas tij, fati i kryeministrit është vulosur. “Nuk ka ilaç që ju shëron! Ka disa kompani që po përgatisin disa kosha, që llumin Rama ta hedhim në kosh dhe ta përcjellim për në bregdet”, u shpreh ai. #voxnews #media #news @voxnews.al

4041 views


💾

Marrëveshjet hidrokarbure kanë qenë një nga gangrenat më të mëdha të Shqipërisë postkomniste, ku privatët që vunë dorë në fushat me naftë e gaz, janë ...

Marrëveshjet hidrokarbure kanë qenë një nga gangrenat më të mëdha të Shqipërisë postkomniste, ku privatët që vunë dorë në fushat me naftë e gaz, janë pasuruar në kurriz të vetë shtetit, madje duke bashkëpunuar me burokratët e zyrave duke ndarë gjithçka. Disa marrëveshje kanë sjellë dosje të mëdha penale, ku më e fundit është afera Bankers, kompania që ka marrë me koncesion fushën më të madhe naftëmbajtëse në Shqipëri, Patos – Marinëz. Dosje penale ka pasur edhe në të kaluarën, që nga tentativa për të privatizuar kompaninë shtetërore të naftës, Albpetrol, e deri te firmat guackë dhe fantazmë që morën në administrim fushat në Vlorë dhe Fier. Një histori aspak e lavdishme, ku shqiptarët kanë parë dita-ditës që t’u vidhet pasuria e tyre ditën për diell, ku firmat pasi zhvasin nëntokën nuk paguajnë asnjë taksë, detyrim doganor apo rentë minerare, madje as punëtorët. Të gjitha pa përjashtim ngrenë një strukturë të mirëfilltë kriminale, me disa kompani nënkontraktore, tip kërpudha, që menaxhohen totalisht nga pronarët e mëdhenj. Rasti i Bankers solli pikërisht këtë dyshim, ku pas goditjes nga Prokuroria e Fierit dhe më pas nga SPAK-u, disa kompani nënkontraktore filluan që të mos paguanin punëtorët. Por, çfarë bën ky shteti jon i përbërë nga burokratë dhe arrogant? Në vend që të vendosin pikat mbi i, ata bëjnë letra dhe shkresa të kota, duke zvarritur procese që duhet të ishin mbyllur kohë më parë. Në “lojë” janë dhjetëra për të mos thënë qindra miliona euro, ku vetëm zvarritja dhe mos marrja e vendimeve, sjell një përfitim tepër të madh dhe kolosal për firmat koncesionare. Megjithëse skandalet kapin njëra tjetrën sidomos në fushat naftëmbajtëse, institucionet kontrolluese e madje ato ligjzbatuese, vijojnë të bëjnë vetëm letra, ku njëra hedh e tjetra pret, njëra arreston e tjetra liron, një institucion vendos gjobë të majmë dhe një zyrtar as nuk e merr mundimin që t’a vjelë. Dhe në gjithë këtë situatë, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore i fut një tender të ri. Sipas dokumenteve që disponon Vox News, objekti i procedurës së prokurimit është “përzgjedhje eksperti ligjor dhe teknik për marrëveshjet hidrokarbure”. Fondi limit i kësaj procedure është plot 100 mijë euro. Hapja e një tenderi të tillë ka dy anë, ose këta burokratë nuk duan që të marrin vendime me emrin dhe firmën e tyre, ose janë të paaftë. Ndoshta të paaftë nuk janë, pasi edhe një person me njohuri minimale do të ruajë menderen e vetë, ose ato që ka toleruar dhe ndoshta vjedhur. Ndaj dyshimet janë se kjo Agjenci veçse po zvarrit dhe venit të gjithë procedurën, ku eksperti do të vendosë se cila marrëveshje është e mirë dhe cila jo. Më pas, këto shkresa do të kalojnë te këshillat e kota të institucioneve, nga njëra zyrë në tjetrën, nga agjencia në ministri e kështu do të jetë harruar edhe skandali i radhës. Në letra AKBN shkruan se kërkohet një shërbim profesional për industrinë e naftës. Por, ata qindra punonjës në atë agjenci, çfarë bëjnë? Çfarë analizojnë dhe çfarë vendosin? Duket se zyrat e shtetit janë kthyer veçse në një magazinë të madhe të letrave, ku secili mundohet të zvarrisë procese, kjo në kurriz dhe dëm të taksapaguesve dhe ndoshta në interes të tyre. Por, deri sa do të zgjasë?! #voxnews #media #news

2562 views


💾

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me tone ironike ndaj kritikave dhe akuzave të protestuesve për projektligjin që lidhet me blerjen e tokës nga persona...

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me tone ironike ndaj kritikave dhe akuzave të protestuesve për projektligjin që lidhet me blerjen e tokës nga persona të vendeve të Bashkimit Europian, duke i cilësuar kundërshtarët si keqinformues dhe të paaftë për të lexuar përmbajtjen e ligjit. Në një postim në “Facebook”, Rama citoi vargjet e At Gjergj Fishtës: “Po nuk ban kurrë hajër Shqipnija, n’se padija dhe krenija do të shkojnë njit si trupi e hija”, ndërsa ironizoi një deklaratë kundër projektligjit, ku ai cilësohej si “antikombëtar” dhe që, sipas kritikëve, cenon sovranitetin e vendit. “Paj Zotin shikojeni se kush do ju shpëtojë nga unë, një patriot që nuk lexon dot një ligj me 10 nene”, shkruan Rama. Rama sqaroi se bëhet fjalë për një nga projektligjet e lidhura me procesin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe se dispozitat e tij do të hyjnë në fuqi vetëm shtatë vite pas anëtarësimit të vendit në BE. Sipas Ramës, pas anëtarësimit, qytetarët e vendeve të BE-së do të kenë të drejtë të blejnë tokë në Shqipëri, njësoj si shqiptarët do të mund të blejnë prona në vendet e tjera të unionit. “Me hyrjen në BE, Shqipëria do të jetë e madhe sa BE-ja dhe BE-ja do të jetë e vogël sa Shqipëria”, shkruan Rama. Postimi i Ramës: PO NUK BAN KURR HAJËR SHQIPNIJA, N’SE PADIJA DHE KRENIJA DO TË SHKOJNË NJIT SI TRUPI E HIJA, SHKROI GJERGJ FISHTA ???? Paj Zotin shikojeni se kush do ju shpëtojë nga unë, një patriot që nuk lexon dot një ligj me 10 nene dhe shkruan: “…Këta gjakprishur, vijojnë me projekt ligje që vendosin në shitje tokën e shqiptarëve për pushtuesit shqipfolës e të huaj, duke cënuar drejtpërsëdrejti territorialitetin dhe Sovranitetin Kombëtar. Nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë që të kaloj ky ligj antikombëtar, përndryshe përshkallëzim, deri në mos bindje civile. Sot edhe më shumë. Deri në frymën e fundit…”???? ????????????????Në fakt, ky është një nga projekt-ligjet e procesit të negociatave, i cili siç mund ta lexoni hyn në fuqi 7 vjet pas hyrjes së Shqipërisë në Bashkimin Europian, kur toka mund t’u shitet pushtuesve europianë në Shqipëri, njësoj siç mund të blihet nga pushtuesit shqiptarë në Europë, sepse me hyrjen në BE Shqipëria do jetë e madhe sa BE-ja dhe BE-ja do jetë e vogël sa Shqipëria???????? #voxnews #media #news #edirama

5655 views


💾

Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, qytetarët kanë vijuar me marshim në rrugët kryesore të kryeqytetit duke përsëritur thirrjet për larg...

Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, qytetarët kanë vijuar me marshim në rrugët kryesore të kryeqytetit duke përsëritur thirrjet për largimin e kryeministrit Edi Rama. Në ditën e 26-të të protestës së vazhdueshme në Tiranë, mijëra qytetarë janë rreshtuar dhe kanë nisur marshimin nëpër rrugët kryesore të qytetit, menjëherë pas përmbylljes së tubimit para godinës së Kryeministrisë. Turma është shtrirë në disa akse kryesore dhe po lëviz nën monitorimin e forcave të rendit, ndërsa protestuesit kanë vijuar me thirrje të vazhdueshme “Rama jep dorëheqjen” dhe slogane të tjera kundër qeverisë. Gjatë tubimit, organizatorët kanë përsëritur platformën e tyre politike, e cila përfshin kërkesën për largimin e qeverisë aktuale dhe ngritjen e një qeverie teknike tranzitore jopartiake, që sipas tyre do të garantonte zgjedhje të lira dhe të ndershme. #voxnews #media #news #tirana

2593 views


💾

Pankartat me tone ironike dhe simbolike kanë tërhequr sërish vëmendjen gjatë protestës së 26-të radhazi para Kryeministrisë. Qytetarët kanë afishuar n...

Pankartat me tone ironike dhe simbolike kanë tërhequr sërish vëmendjen gjatë protestës së 26-të radhazi para Kryeministrisë. Qytetarët kanë afishuar në shesh “njoftime kërkimi”, ku janë përfshirë emra të figurave kryesore të qeverisë dhe mazhorancës, si kryeministri Edi Rama, ish-vartësja e tij Belinda Balluku dhe deputeti dhe ish-ministri Taulant Balla. Në një nga pankartat shkruhej: “WANTED – Paaftësi pune – Taulant Balla – ish-ministër / Reward: $10,000,000”. Ndërsa një tjetër pankartë i referohej ish-zëvendëskryeministres Balluku: “WANTED – Për marrje vendimesh anti-shqiptare – Belinda Balluku – ish-zv.kryeministre / Reward: $10,000,000” Mes pankartave ishte edhe një për kryeministrin Edi Rama: “WANTED – Për marrje vendimesh anti-shqiptare – Edi Rama – ish-kryeministër / Reward: $10,000,000” Në protestë u shfaqën gjithashtu edhe pankarta me tone ironike ndaj figurave të tjera të PS-së, si deputetja Zegjine Çaushi, të cilën qyetarët e kanë “emëruar” përfaqësuese të PS në Instagram, si dhe deputeti Ardit Bido, i “emëruar” si përfaqësues i Partisë Socialiste në mediat ‘kazan’. Pas ironive të posterave të ngjitur në murin e Kryeministrisë si “Wanted” të Ramës, Ballës dhe Zegjine Çaushit, ishte dhe radha e futjes në listën e të kërkuarve të Sali Berishës, Flamur Nokës. Gjithashtu krahas tyre ishte dhe Sara Mila nga PS. #voxnews #media #news @voxnews.al

1195 views


💾

Aktivisti Edison Lika, anëtar i grupit organizator të protestës që sot ishte në ditën e 26-të, duke komentuar praninë dhe sulmet ndaj Dritan Goxhajt, ...

Aktivisti Edison Lika, anëtar i grupit organizator të protestës që sot ishte në ditën e 26-të, duke komentuar praninë dhe sulmet ndaj Dritan Goxhajt, u shpreh se Goxhaj është vetëm njëri prej protestuesve në shesh dhe se ai e tha që në fjalën e vet se ishte i deleguar vetëm për të lexuar kërkesat. Lika: Zoti Goxhaj është njëri prej protestuesve në shesh. Goxhaj e lexoi ditën e parë, unë e lexova ditën e dytë, Arbri e lexoi ditën e tretë dhe sot duhet ta ketë lexuar dikush tjetër. Ne çdo ditë lexojmë me larmishmëri dhe zoti Goxhaj dhe ne nuk u bëjmë analizë të shkuarës. Dhe ai zotëria ishte i saktë: tha se këto nuk janë kërkesat e mia, unë jam i deleguar vetëm për të lexuar kërkesat. Rakipi: A doni ju që protesta të identifikohet me zotin Goxhaj? Lika: Unë nuk dua që protesta as të identifikohet me mua. Protesta nuk identifikohet me asnjë individ, këashtu që protesta është lëvizje shoqërore. #voxnews #media #news @voxnews.al

6051 views


💾

Ish-ministri Ylli Manjani thotë se protestuesit kanë kërkesa politike, ndërsa i kanë mbyllur të gjitha shtigjet e dialogut me kryeministrin pasi kërko...

Ish-ministri Ylli Manjani thotë se protestuesit kanë kërkesa politike, ndërsa i kanë mbyllur të gjitha shtigjet e dialogut me kryeministrin pasi kërkojnë dorëheqjen e tij. Ai tha gjithashtu se protestuesit në fund do shkojnë të votojnë si delet. “Edhe Luli ia kërkoi dorëheqjen Ramës, edhe protesutesit këtë gjë kërkojnë. Këta kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe këtu merr fund çdo diskutim, protestuesit nuk duan të bisedojnë me të për problemet që kanë. Biles biles i thonë hajde bëje ti këtë reformën që duam ne, kjo është qesharake. Dalin aty dhe flasin kundër Ramës. Qytetarët do shkojnë të votojnë prapë si delet, siç kanë votu gjithmonë” – tha Manjani. #voxnews #media #news @voxnews.al

7643 views


💾

Zonat e prekura në Venezuelë rrezikojnë të shndërrohen në një morg të madh, me shkallën e katastrofës që tani po arrin përmasa të tmerrshme. Dy tërmet...

Zonat e prekura në Venezuelë rrezikojnë të shndërrohen në një morg të madh, me shkallën e katastrofës që tani po arrin përmasa të tmerrshme. Dy tërmetet e fuqishme të njëpasnjëshme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë që tronditën vendin gjatë natës kanë shkaktuar një krizë humanitare të paparë. Sipas përditësimit të fundit zyrtar nga presidentja në detyrë e vendit, Delcy Rodriguez, numri i konfirmuar i të vdekurve mbetet në 164, por udhëheqja e vendit paralajmëron qartë se ky numër pritet të rritet ndjeshëm në ditët në vijim. Në të njëjtën kohë, ankthi ka arritur kulmin për më shumë se 30,000 njerëz që janë shpallur zyrtarisht të zhdukur. Kjo listë po rritet me ritëm të shpejtë, me familjet që mbushin një faqe interneti të veçantë me foto të të dashurve të tyre, duke kërkuar me dëshpërim informacion. #venezuela #earthquake #voxnews #media #news @voxnews.al

1684 views


💾

Çdo mbrëmje në orën 7 të mbrëmjes, protestuesit kthehen në të njëjtin shesh në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, me të njëjtat simbole, duke bërë të n...

Çdo mbrëmje në orën 7 të mbrëmjes, protestuesit kthehen në të njëjtin shesh në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, me të njëjtat simbole, duke bërë të njëjtat kërkesa. Më shumë se tre javë demonstrata të përditshme pa ndërprerje e kanë shndërruar "Revolucionin Flamingo" në lëvizjen më të madhe të protestave qytetare në Shqipëri që nga rënia e komunizmit. Filloi kur një projekt turizmi luksoz i miratuar nga qeveria në Zvërnec, një zonë bregdetare e mbrojtur në jug të Shqipërisë, shkaktoi protesta që shpejt evoluan në një lëvizje më të gjerë politike. Fillimisht të nxitura nga shqetësimet mjedisore, demonstratat janë zgjeruar në kërkesa më të gjera, duke përfshirë thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Rama e hedh poshtë idenë se trazirat mund të shpjegohen vetëm nga pakënaqësitë politike të brendshme. Në vend të kësaj, ai argumenton se protestat po zhvillohen brenda asaj që ai e përshkruan si një "luftë hibride" të nxitur nga ndikimet e jashtme dhe manipulimi dixhital. Resorti luksoz i Kushnerit Për Ramën, polemika fitoi vëmendje ndërkombëtare vetëm pasi u lidh me Jared Kushner, dhëndrin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump, i cili po planifikon të ndërtojë një projekt turistik luksoz në Zvërnec. “Bota nuk u zgjua për shkak të fatit të Nartës, por për shkak të emrit të Jared Kushnerit”, tha Rama në një takim të grupit parlamentar të Partisë Socialiste më 20 qershor. Kryeministri argumenton se ajo që ai e quajti "cikloni dixhital" ka lejuar që protestat të amplifikohen nga një grup i gjerë aktorësh të jashtëm, duke përfshirë kundërshtarët e Donald Trump, grupet anti-izraelite dhe ata që ai i quan "mercenarë dixhitalë" të sponsorizuar nga shtetet. "Janë identifikuar aktorë të sponsorizuar nga shteti, përfshirë ata nga Irani ", tha ai. Jehona të së kaluarës komuniste të Shqipërisë Jonila Godole, studiuese e komunikimit politik dhe kujtesës kolektive në Universitetin e Tiranës, argumenton se interpretimi i protestave nga Rama pasqyron një strategji të njohur komunikimi: zhvendosjen e fokusit nga kërkesat e protestuesve te forcat e supozuara që fshihen pas tyre. “Kur një protestë qytetare paraqitet si iraniane, anti-izraelite ose e nxitur nga kundërshtarët e Trump, vëmendja zhvendoset nga ajo që kërkojnë protestuesit. Debati zhvendoset në vend të kësaj tek autorët e supozuar të protestës - armiku i jashtëm”, tha ajo për DW. Godole sheh gjithashtu jehona të së kaluarës komuniste të Shqipërisë në retorikën e Ramës. Gjatë periudhës komuniste të Shqipërisë, mospajtimi politik portretizohej rregullisht si vepër e forcave të huaja armiqësore. Ajo argumenton se gjuha e armiqve të jashtëm vazhdon të rishfaqet sa herë që ata në pushtet përballen me presion të vazhdueshëm të brendshëm. "Frika ishte kapitali politik i regjimit komunist", thotë ajo. "Ajo e mbante shoqërinë nën kontroll dhe e përqendronte pushtetin rreth udhëheqësit. Sot, kjo gjuhë nuk funksionon më në të njëjtën mënyrë. Të rinjtë nuk e njohin më atë kod politik. Ata e refuzojnë atë." A mund ta shpjegojnë algoritmet një protestë? Teoricieni akademik dhe i komunikimit Artan Fuga argumenton se t’ia atribuosh protestat algoritmeve rrezikon të ngatërrosh mediumin me kauzën. Platformat dixhitale mund të përshpejtojnë qarkullimin e informacionit, thotë ai, por ato nuk mund të shpjegojnë pse qytetarët zgjedhin të dalin në rrugë. "Algoritmi është pjesë e mjedisit të komunikimit. Mund të përshpejtojë qarkullimin e mesazheve, të amplifikojë emocionet dhe të rrisë dukshmërinë. Por nuk është shkaku i pakënaqësisë sociale", thotë ai për DW. "Teknologjia mund të ndikojë në mënyrën se si përhapet një protestë, por nuk krijon arsyet për protestën. Ngatërrimi i algoritmeve me pakënaqësinë sociale do të thotë të ngatërrohet kanali me burimin." #voxnews #media #news

2429 views


💾

❌