SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme tre të pandehur për korrupsion në zgjedhje në Qarkun Lezhë. Sipas SPAK, tre shtetasit, Gersi Kaçorri, Besnik Uka dhe Artur Jahja, janë marrë të pandehur dhe janë dërguar për gjykim për veprat penale të korrupsionit aktiv dhe pasiv gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Për më shumë klikoni ne STORY👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al
Janë zbardhur emrat e subjekteve që ofrojnë shërbime postare, për të cilat ka nisur një hetim nga prokuroria e Tiranës, për veprën penale të evazionit fiskal dhe për mallra që shiten pa faturë. Weblajm shkruan se kontrollet janë ushtrar në zyrat e 'Elite Post' dhe 'Expres24 Post'. Gjatë aksionit policor dhe Prokurorisë së kryeqytetit janë sekuestruar kompjutera, dokumenta, mallra pa faturë tatimore, dhe 13 milionë lekë Për më shumë klikoni ne STORY👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al
Burra shteti, princa, presidentë, financierë, strategë të “fatit të globit” dalin në dosjet Epstein njerëz me instikte të ulëta dhe vese banale. Nuk është “skandal seksual”. Le të kuptojmë si e zbulon natyrën e tyre brutale iluzioni i pushtetit, parasë, aparati i sigurisë, bindja se janë të paprekshëm. Nuk i krijoi ai pedofili miliarder përbindëshat. Ky i mblodhi dhe i vuri në një ambient ku nuk kishte kamera për lajmet në TV, nuk kishte opinion publik. Aureola u ra poshtë bashkë me brekët. Këtu qëndron e vërteta që duhet ta kuptojmë njëherë e mirë. Shoqëritë në masë kanë një prirje të rrezikshme. E adhurojnë pushtetin, famën. Ngatërrojnë autoritetin me virtytin, suksesi u duket automatikisht si moral. Sigurisht më pas vjen zhgënjimi, por vjen me vonesë me viktima të shumta e dëme të mëdha. Ndaj rasti na mëson diçka që bën mirë ta kujtojmë shpesh. Nuk duhet t’i besojmë verbërisht askujt, thjesht sepse ka arritur majat. Nuk ka “perëndi” pas gjithë atyre kostumeve të shtrenjtë, avionëve privatë, tryezave ku vendosen fatet e botës. Ka vetëm njerëz. Dhe me sa shihet, janë njerëz me vese. Çmitizimi i tyre, çmitizimi i pushtetit është higjienë mendore. Një shoqëri që nuk adhuron, është më e vështirë për t’u mashtruar. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al
Bankers Petroleum Albania, kompani e cila ndodhet aktualisht nën hetim për shmangie tatimore dhe evazion, i ka kushtuar shtetit shqiptar miliona euro humbje nga mospagesa e taksave, por gjithashtu edhe shpenzime masive për arbitrazhet dhe gjyqet e hapura ndër vite. Raporti i Kontrollit të Lartë i Shtetit ka nxjerrë në pah një seri pasojash të rënda financiare dhe institucionale që lidhen me mënyrën se si është ndjekur nga Avokatura e Shtetit dhe institucionet përgjegjëse çështja e arbitrazhit ndërkombëtar për vendburimin e Patos-Marinzës, si dhe disa procese të tjera të humbura nga shteti shqiptar. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al
Bashkëshortja e Mirit, Rabea, ka folur për herë të parë publikisht lidhur me situatat e krijuara në “Big Brother VIP Albania”, duke iu përgjigjur drejtpërdrejt deklaratave të forta të babait të Selin dhe duke sqaruar raportin e shumëdiskutuar mes banorëve. Në një intervistë për “Top Albania Radio”, Rabea u pyet rreth komenteve të babait të Selin, i cili e kishte cilësuar Mirin si “pervers” pas dinamikave të krijuara në shtëpi. Ajo mbrojti partnerin e saj, duke theksuar se ajo që po ndodh brenda është thjesht lojë dhe se përgjegjësia nuk bie vetëm mbi njërin person. “Më duhet të them unë e kam parë intervistën atë ditë kur doli. Edhe momentin e parë ishte kështu si i shokuar. Nga një anë e kuptoj merakun e babait për një vajzë. Por ky meraku nuk të jep të drejtë të gjykosh një person që ti nuk e njeh, që nuk ka bërë asgjë ilegale, thjesht ka bërë një lojë. Më ka nevrikosur njëçik që ka folur kështu. Ti si baba nuk mund t’i japesh gjithë fajin Mirit për atë situatën atje brenda, shiko njëçik edhe gocën tënde. Ajo ka marrë disa këshilla nga jashtë, por nuk do ta kuptojë. Duhet të shikosh njëçik vajzën tënde se e ke edukuar ti, jo Miri,” u shpreh ajo. Lidhur me natyrën e marrëdhënies Miri-Selin, Rabea ishte e prerë, duke e cilësuar atë si strategji të pastër loje pa asnjë ndjenjë reale. “E shof si marrëdhënie [loje]. Thjesht miqësore që është lindur nga një detyrim pas Prime të parë. E kanë pranuar këtë sfidë dhe pastaj nisi loja e tyre. Nuk ka absolutisht ndjenja mes tyre. Secili përfiton nga kjo situatë. Nëse ka dyshime, ato ushqehen nga Selini dhe jo Miri.” Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al
Për herë të parë, Apeli i GJKKO ka kundërshtuar vendimin e sekuestrimit të telefonave dhe sendeve personale. Kështu, Gjykata e Posaçme e Apelit ka ndryshuar pjesërisht vendimin e Shkallës së Parë ndaj zyrtares së lartë të Policisë së Shtetit, Ervina Gjana. Në dhjetor GJKKO i refuzoi Gjanës kthimin e disa celularëve të sekuestruar gjatë kontrollit të banesës së saj dhe bashkëjetuesit R. Hristic, për llogari të hetimit të SPAK për një grup të dyshuar kriminal që abuzonte me tenderat e AKSHI-t. Në banesën e Gjanës janë sekuestruar 8 telefona celularë dhe dy laptopë dhe Apeli vendosi të kthejë disa nga pajisjet. Në të njëjtin vendim Apeli i Posaçëm urdhëron ndalimin e publikimit apo dekonspirimit të këtij vendimi deri në mbylljen e hetimeve paraprake. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al
Historiani dhe analisti politik serb Dragomir An?elkovi? mendon se ndryshimet ligjore në Serbi po i shërbejnë Aleksandar Vuçiçit si mekanizëm negocimi në raport me Bashkimin Europian, qytetarët dhe opozitën. Sipas tij, zgjedhjet nuk do të mbahen këtë vit, por vitin e ardhshëm, ndërsa thotë se kreu i shtetit serb ka ndërmend të “propozojë” një qeveri kalimtare. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al
Një familje shqiptare ka nisur një apel publik për ndihmë, në përpjekje për t’i shpëtuar jetën një burri dhe babai të ri, i cili po përballet me një sëmundje shumë të rrallë dhe të rrezikshme të trurit. Ylber Qenani vuan nga një malformacion arteriovenoz (MAV), një formë e komplikuar aneurizme, që në muajin dhjetor i shkaktoi një hemorragji cerebrale të rëndë. Si pasojë, gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar ndjeshëm, duke e lënë me pasoja serioze fizike dhe me vështirësi të mëdha në lëvizje. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al
U vra nga i vëllai prej muzikës së lartë, momenti kur një person shfaqet me thikë pas 22-vjeçares në Itali! Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë, ku një 22-vjeçare u vra me thikë nga vëllai i saj në Napoli. Ylenia Musella humbi jetën pas plagëve që kishte marrë pas një debati që kishte pasur me vëllain e saj, Giuseppe, i cili e goditi motrën e tij me thikë në shpinë. Ai u dorëzua vetë në polici dhe në dëshminë e tij u shpreh se debati lindi pasi Ylenia kishte ngritur shumë zërin e muzikës, duke mos e lënë atë të flinte gjumë. Një video e postuar në llogarinë e TikTok-ut të Ylenias, 22-vjeçarja shihet duke kërcyer nën ritmet e muzikës, por në fund të videos, një person zbret nga shkallët teksa mban diçka në dorë, e cila duket si një thikë. Video është postuar një ditë përpara se të ndodhte vrasja e të resë, me mediat që dyshojnë se në video shfaqet vëllai i saj, duke ngritur aludime se kjo nuk ishte hera e parë që ai e ka kërcënuar. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al
“Je reporterja më e keqe, nuk buzëqesh asnjëherë”/ Trump përplaset me gazetaren e CNN-it pas pyetjeve për Epstein! Këmbëngulja e korrespondentes së CNN-it, Kaitlan Collins për pyetje rreth Jeffrey Epstein gjatë një takimi të presidentit me gazetarë në Zyrën Ovale, e ka nxehur keq Donald Trumpin. Sipas The Guardian, tensioni nisi kur Collins vuri në dukje përpjekjet e Trump për t’i paraqitur gjetjet nga grupi i fundit i dosjeve të Epstein si “problematike vetëm për Demokratët”, duke theksuar se dokumentet nxirrnin në pah edhe lidhje të afërta të financierit me dy aleatë të Trumpit- Elon Musk dhe Howard Lutnick, sekretarin e tij të tregtisë. Presidenti reagoi duke nënkuptuar ekzistencën e një “komploti kundër tij”. Kur ai tentoi ta mbyllte diskutimin duke thënë se “ndoshta është koha që vendi të kalojë në një fazë tjetër”, Collins e pyeti: “Por çfarë do t’u thoshit njerëzve që mendojnë se nuk kanë marrë drejtësi, zoti President?”. “Çfarë thatë?”, reagoi Trump me nervozizëm, e nga këtu, kaloi në sulme personale ndaj Collins, ish-reportere e gazetës konservatore Daily Caller, ndaj së cilës Trump ka shprehur shpesh zemërim gjatë të dy mandateve të tij. “Çfarë do t’u thoshit të mbijetuarve që mendojnë se nuk kanë marrë drejtësi?”, e përsëriti pyetjen Collins. “E dini, ju jeni reporterja më e keqe”, u përgjigj Trump me përçmim. Duke iu drejtuar ligjvënësve republikanë të pranishëm, ai shtoi: “Është një grua e re. Nuk mendoj se të kam parë ndonjëherë të buzëqeshësh”, vazhdoi ai përpara se të kthehej sërish nga Collins. “Të njoh prej dhjetë vjetësh. Nuk parë ndonjëherë një buzëqeshje në fytyrën tënde. Dhe e dini pse nuk buzëqesh? Sepse e ke mjaft të qartë edhe vetë që nuk po thua të vërtetën…”, ishte komenti i tij. Në vitin 2020, Trump u largua në mënyrë demonstrative nga një konferencë për shtyp, kujton The Guardian, pasi Collins refuzoi ta ndihmonte atë t’ia hiqte fjalën një reporteri tjetër, të cilin Trump e kishte ndërprerë për shkak se kishte bërë një pyetje, të cilën ai e përshkroi si “dashakeqe”. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #v#voxnewsm#median#news@voxnews.al
Gjykata ka dënuar me 24 vite burg Ilir Beqaraj, që ka ndihmuar vrasësit e Gentjan Bejtjas duke i larguar nga vendi i ngjarjes, pas atenatit. Pas pretencës së Prokurorisë dhe konkluzioneve të palës mbrojtëse, u shpall vendimi i dënimit me 24 vite burgim për Ilir Beqaraj. Kujtojmë se Ilir Beqaraj është arrestuar që në muajin Mars të vitit 2024, i cili u vu në pranga bashkë me Edison Haxhiun, pas analizimit të pamjeve filmike nga grupi hetimor. Ai ishte zhvendosur në Tiranë, ku jetonte me qira në një vilë luksoze në Lundër, ku nga kontrolli i ushtruar i janë gjetur edhe dy pistoleta, njëra me leje dhe tjetra pa leje. Zhvendosja në kompleksin luksoz, ku qëndrojnë disa nga eksponentët e krimit të organizuar në Shqipëri, kishte bërë që ai të punësonte Edison Haxhiun, me qëllim për të kryer disa punë të familjes, përfshirë dhe transportimin e fëmijëve të Beqaraj në shkollë. Vrasësit e Gentjan Bejtjas kanë qenë me një automjet “Range Rover”, ku shofer dyshohet se ka qenë Ilir Beqaraj, dhe pas atentatit e dogjën në fshatin Hasan. Prej andej ata janë larguar me një automjet “Golf 7”, e cila përdorej nga Edison Haxhiu dhe Ilir Beqaraj. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al
Enrik Banushi është larguar nga drejtimi i shoqërisë policore “Illyrian Guard sh.a”, e cila është me kapital 100 % shtetëror. Në vend të tij, drejtimin do e marrë Florenc Spaho, ish-drejtori i Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza, QSUT. Shoqëria “Illyrian Guard” është e para shoqëri aksionere me kapital 100 % shtetëror, e cila u themelua në vitin 2019 dhe që ofron shërbimet e sigurisë dhe ruajtjes fizike të institucioneve të rëndësisë së veçantë, siç janë institucionet shtetërore dhe në vazhdimësi dhe të bizneseve apo ndërmarrjeve private. Kryeministri Edi Rama, pak muaj më parë e kritikoi shoqërinë “Illyrian Guard” duke thënë se ishte kthyer në një “jetimore qokash” që humbi misionin e saj fillestar. Ai po ashtu kërkoi një reformë rrënjësore në administrimin e pasurive të sekuestruara dhe e cilëson Policinë si pjesë të problemit në çështjen e ndërtimeve të paligjshme. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al
Për të tretën ditë me radhë, banorët e fshatit Baks-Rrjoll në Velipojë kanë vijuar protestën e tyre kundër ndërtimit të një resorti turistik në zonë, duke paralajmëruar përshkallëzim të situatës me bllokim të rrugëve dhe një protestë para dyerve të SPAK. Një nga banorët protestues deklaroi se kundërshtimet do të jenë “të pandalshme” derisa të zgjidhet çështja e pronave, për të cilat ata pretendojnë se po u grabiten për t’i hapur rrugë ndërtimit. Sipas tij, projekti kërcënon rreth 80 banesa. Protestuesi drejtoi akuza të forta ndaj qeverisë, duke e krahasuar Kryeministrin Edi Rama me Enver Hoxhën dhe Ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, me Themie Thomain. “Ne i kërkojmë shtetit, kryeministrit Edi Rama dhe Belinda Ballukut që ka firmosur,” tha ai, duke akuzuar gjithashtu biznesmenin Bashkim Ulaj dhe një ish-zyrtar të quajtur Fatmir Shpellza si përgjegjës për situatën. Banorët paralajmëruan se do ta përshkallëzojnë protestën duke bllokuar rrugën kryesore. Gjithashtu, ata bënë thirrje për një protestë të nesërmen para Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku kërkojnë të priten nga drejtuesit e saj. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al
Dështon në minutën e fundit gara për drejtorin e ri të Gardës së Republikës së Shqipërisë. Kandidatëve që morën pjesë u ka ardhur një email nga komisioni, i cili i njofton se gara është finalizuar pa një fitues. Burime bëjnë me dije për A2CNN një nga kandidatët që është vlerësuar nga komisioni më me shumë pikë, i mungon një nga kriteret ligjore për t'u shpallur fitues, siç është cikli i dytë i arsimit të lartë. Për këtë arsye edhe gara nuk është finalizuar me fitues. Pritet që të hapet garë sërish. Në mesazhin që u ka shkuar kandidatëve thuhet: “Në vijim të procedurës së konkurrimit për përzgjedhjen e kandidatit për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Gardës së Republikës, të zhvilluar në zbatim të Udhëzimit të Ministrit të Brendshëm nr. 102, datë 05.06.2024, ju informojmë se, pas përfundimit të të gjitha fazave të parashikuara të verifikimit dhe vlerësimit të kandidaturave, procedura nuk është finalizuar me shpalljen e një kandidature fituese. Procesi është zhvilluar në përputhje të plotë me kuadrin ligjor dhe nënligjor në fuqi, duke garantuar respektimin e parimeve të ligjshmërisë, transparencës, paanshmërisë, meritokracisë dhe mundësive të barabarta. Ju falënderojmë për pjesëmarrjen dhe interesin e treguar". Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al
Giuseppe Musella, 28-vjeçari i arrestuar nga Prokuroria e Napolit për vrasjen e motrës së tij, Ylenia Musella, 22 vjeç, është dorëzuar në polici dhe ka rrëfyer se ai qëndron pas krimit tragjik. Ylenia u godit me thikë në shpinë të martën pasdite dhe humbi jetën pak pas mbërritjes në spitalin Villa Betania në Napoli. Ngjarja ka tronditur lagjen Ponticelli, ku Ylenia jetonte vetëm me vëllain e saj, Giuseppe, ndërsa nëna dhe njerku i saj janë aktualisht në burg. Motrën e tij, Ylenia, e cila ishte shumë e lidhur me familjen, e kishte përshkruar në një postim në rrjetet sociale me fjalët: “Ti je gjithçka për mua. U bëre një nënë dhe një baba për mua. Nuk do të doja kurrë të të shihja të vuash, sepse nëse je mirë, edhe unë jam mirë. Edhe nëse zihemi, dashuria ime për ty nuk do të ndryshojë. Ti je gjithçka për mua, je pasuria ime më e çmuar.” Njerku i Ylenias dyshohet të jetë një anëtar i shquar i klanit Casella-Circone, i njohur për aktivitetet e paligjshme që kontrollon në zonë. Për më tepër, hetimet po zbulojnë një pamje të qartë të mosmarrëveshjeve të ashpra dhe tensioneve të vazhdueshme mes motrës dhe vëllait. Në rrjetet sociale, Giuseppe është paraqitur me një gjest që përfshin një armë, duke e përshkruar veten si një figurë të rrezikshme dhe të pakontrolluar. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al