Fotomontazhi i PD-së: Nga Ergys Agasi te Balluku, kush fshihet pas Ramës @voxnewsalbania
7913 views
Presidenti i Këshillit Europian, António Costa, priti më 9 shkurt, kryeministrin Edi Rama në një darkë pune në Bruksel. Ata diskutuan për hapat që do të ndërmerren në vijim sa i takon procesit të negociatave për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Për më shumë klikoni ne STORY👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al
695 views
Problemet e shumta fizike mund ta detyrojnë Etrit Berishën që të varë këpucët në gozhdë para kohe. Ish-portieri i Kombëtares shqiptare ka treguar në një intervistë për mediat suedeze kalvarin e gjatë të dhimbjeve në shpinë. Aktualisht pjesë e Haken në kampionatin suedez, 37-vjeçari e ka të paqartë të ardhmen e tij dhe nuk përjashtohet mundësia që të largohet, apo edhe të vendosë të tërhiqet përfundimisht nga futbolli i luajtur. “Vitin e kaluar nuk e dëgjova trupin tim dhe merrja çdo ditë medikamente sepse kishte shumë ndeshje. Bari artificial është shumë problem për shpinën. Do të shkoj në Norvegji për të bërë një kontroll. Mundet që të largohem. Për momentin nuk di asgjë se çfarë do të ndodhë”, tha Berisha. Etrit Berisha mbajti fanellën e Kombëtares shqiptare për 81 ndeshje, nga viti 2012 deri në vitin 2024, ku ishte një nga liderët e ekipit kuqezi dhe pjesëmarrës në dy kampionatet Europianë të vitit 2016 dhe 2024. Për më shumë klikoni ne STORY👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al
2530 views
Policia italiane arrestoi një burrë që jetonte në provincën e Breshias me akuzën e abuzimit seksual ndaj vajzës së tij të mitur, e cila dyshohet se mbeti shtatzënë si pasojë e abuzimit. Arrestimi u krye nga policia e Lombardisë në përputhje me një urdhër paraburgimi të lëshuar nga Prokuroria. Incidenti doli në pah pasi fëmija u dërgua në urgjencë nga nëna e saj për dhimbje të forta barku. Testet mjekësore konfirmuan shtatzëninë, duke nxitur raportime dhe nisjen e një hetimi, shkruajnë mediat. Për më shumë klikoni ne STORY👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al
1847 views
Ministrja e Jashtme Spiropali ka reaguar pas kërkesës së Prokurorisë Speciale për dënimin e ish-krerëve të UÇK në gjyqin që po zhvillohet në Hagë. Ajo thekson se kohëzgjatja e paraburgimit, që tashmë ka kaluar pesë vjet pa një vendim përfundimtar, dhe natyra e akuzave të ngritura ngrenë pikëpyetje serioze mbi proporcionalitetin, standardet e procesit të rregullt ligjor dhe respektimin e të drejtave themelore të njeriut. Më tej në reagim vërhete se kërkesa e prokurorisë ushqen gjithnjë e më shumë perceptimin e një ashpërsie të njëanshme në trajtimin e kësaj çështjeje, sidomos kur krahasohet me mënyrën se si janë trajtuar përgjegjësit e aparatit shtypës të regjimit serb. Më tej ministrja e Jashtme shton se edhe sot e kësaj dite shumë krime ndaj civilëve në Kosovë mbeten pa përgjegjësi penale. Spiropali bën thirrje për drejtësi ndërkombëtare të paanshme, e balancuar dhe bazuar në prova të pakontestueshme. Gjithashtu ajo thekson që procesi gjyqësor të mos dëmtojë historinë, dinjitetin dhe kujtesën e luftës çlirimtare dhe vendimi të jetë i drejtë, i bazuar në prova dhe standardet më të larta të drejtësisë. Në fund Spiropali shpreh angazhimin e Shqipërisë për të ndjekur procesin dhe për të mbrojtur shtetin e së drejtës, drejtësinë ndërkombëtare dhe dinjitetin e luftës çlirimtare të Kosovës. Reagimi i Spiropalit “Po ndjekim me shqetësim të thellë zhvillimet e sotme në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku Prokuroria paraqiti propozimin e dënimeve ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Kohëzgjatja e paraburgimit, që tashmë ka kaluar pesë vjet pa një vendim përfundimtar, dhe natyra e akuzave të ngritura ngrenë pikëpyetje serioze mbi proporcionalitetin, standardet e procesit të rregullt ligjor dhe respektimin e të drejtave themelore të njeriut. Kjo situatë ushqen gjithnjë e më shumë perceptimin e një ashpërsie të njëanshme në trajtimin e kësaj çështjeje, sidomos kur krahasohet me mënyrën se si janë trajtuar përgjegjësit e aparatit shtypës të regjimit serb. Edhe sot, shumë nga krimet e kryera nga forcat serbe ndaj popullsisë civile të Kosovës mbeten të patrajtuara dhe pa përgjegjësi të plotë penale. Kjo pabarazi në ndjekjen e drejtësisë rrezikon të krijojë ndjesinë e standardeve të dyfishta dhe të cenojë besimin e publikut në drejtësinë ndërkombëtare. Ne besojmë se drejtësia ndërkombëtare duhet të jetë e paanshme, e balancuar dhe e mbështetur në prova të pakontestueshme, pa krijuar perceptimin e trajtimeve selektive ndaj palëve të përfshira në konflikt. Drejtësia që perceptohet si e njëanshme rrezikon të dëmtojë besimin publik dhe të lërë plagë të reja në një rajon që ka nevojë për pajtim të qëndrueshëm. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte një lëvizje çlirimtare që gëzoi mbështetjen e gjerë të bashkësisë ndërkombëtare në përballje me një regjim që ushtroi dhunë sistematike, spastrim etnik dhe krime të dokumentuara gjerësisht ndaj popullsisë civile. Çdo proces gjyqësor që trajton individë të asaj lufte duhet të ruajë me kujdes dallimin thelbësor midis përgjegjësisë individuale penale dhe karakterit historik të luftës për liri. Gjykata ka sot një përgjegjësi të veçantë për të garantuar që procesi të mos lejojë që gjuha dhe qasja e Prokurorisë të prekin padrejtësisht luftën çlirimtare, historinë e pavarësisë dhe dinjitetin e atyre që luftuan për liri. Vetëm një vendim i drejtë, i bazuar në prova dhe në standardet më të larta të drejtësisë, mund të largojë hijen e rëndë që këto qëndrime kanë hedhur mbi kujtesën historike të një lufte të drejtë. Shqipëria riafirmon se drejtësia duhet të shërbejë për të vërtetën dhe pajtimin, jo për të krijuar narrativa që rishkruajnë historinë ose relativizojnë përgjegjësitë e njohura ndërkombëtarisht për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. #voxnews #media #news
123 views
Funksioni i programit SelfCare, që menaxhohet përmes E-Albania është kthyer në një makth që nuk po mbaron për bizneset. Edhe gjatë ditës së sotme, bizneset kanë raportuar se ai është jashtë funksionit, pasi punoi për disa ditë. Shumë ekonomistë u detyruan që të punojnë gjatë fundjavës kur mund ta aksesonin programin, ndonëse më vështirësi, por e hëna duket se ka rritur ngarkesën dhe ekonomistët tashmë shohin në ekran shënimin: “Ju duhet të aksesoni: https:/-/e-albania.al/” Të paktën që nga 20 janari, ekonomistët po përballen me një situatë absurde, që nuk i mundëson të bëjnë shumë veprime, në platformën e SelfCare, që është një mjet thelbësor për funksionimin e sistemit fiskal dhe administrativ. “U bë e lodhshme vërtet dhe as nuk merret në konsideratë elementi stres. Ky është një artikull që duhet ta shkruajnë dhe publikojnë mediat. Ja psh. vetëm duke lexuar sms e grupit sot edhe pse nuk kam provuar platformën më është krijuar një mungesë dëshire të punoj llogarit ju qe e keni përjetuar. E vetmja e mire është që flasim në grup dhe është si një terapi e përbashkët për të mbajtur lart moralin dhe humorin. Ne madje kryem edhe një sondazh për këtë gjë. Ajo që pala përballë e konsideron si kapriço dhe prishje rehati këtë ankesë tonën për ne është vetë “jeta”. Nuk është si mungesa e telefonit kur s’ke vale, por është vetë puna jone edhe koha jonë. Kemi dyfishim të kohës në procesim dhe përgjysmim të kohës së lirë. Me vjen shumë keq që po e përjetojmë gjithë këtë a thua se jemi pjese e ndonjë eksperimenti”, thotë Arbërore, ekonomiste. Mosfunksionimi i sistemit SelfCare bllokon punën për shumë biznese, përfshirë personat fizikë që mund të lëshojnë fatura të fiskalizuara, mosfiskalizim të deklaratave doganore në afat për importuesit, në certifikatën elektronike nuk mund të bëhen ndryshime të adresës, nëse është dhënë gabim. “Jemi bërë si roje, që rrimë e gjurmojmë se kur sistemi punon, që të hyjmë e të bëjmë ndonjë veprim, ose hyjmë natën kur sistemi është më pak i ngarkuar”, thotë një ekonomist. Mosfunksionimi i SelfCare pengoi dhe punën e bizneseve që duhet të dorëzonin deklaratat në 31 janar, duke detyruar Tatimet që të shtyjnë afatin në 20 shkurt. Kjo është periudhë e zënë për kontabilistët, të cilët duhet të mbyllin dhe bilancet vjetore dhe SelfCare është baza kryesore për rakordimet. “Mosfunksioni i SelfCare po na pengon dhe për të deklaruar TVSH-më e muajit janar”, shton një ekonomist. Sipas Aleancës së profesionistëve të Lirë, (APL), bllokimet sjellin pasoja të drejtpërdrejta në Ndërprerje të punës dhe vonesa në faturim dhe arkëtime; Rritje të riskut të gabimeve dhe mospërputhje në dokumentacion; Kosto shtesë operative (kohë, staf, suport teknik, humbje klientësh); Ekspozim ndaj gjobave dhe penaliteteve për afate që bizneset nuk i kontrollojnë; Dëmtim të besimit te procesi dhe te formalizimi i tregut me fiskalizimin. (Monitor.al) #voxnews #media #news
457 views
Pas tragjedisë që ndodhi javën e kaluar në Itali, ku familje shqiptare Kola me katër anëtarë u shua pas helmimit nga monoksidi i karbonit, i shkaktuar nga një kaldajë gazi e instaluar në banesë, shqiptarët kanë mbledhur rreth 75 mijë euro për të mbuluar transportimin e trupave dhe organizimin e funeralit në Shqipëri. Thirrja për ndihmë u publikua në platformën GoFundMe, nga vëllai i Arti Kolës, Durim Kola. “Jam Durim Kola. Po mbledh fonde për familjen e vëllait tim: ata humbën jetën në një aksident të shkaktuar nga kaldaja e gazit në Porcari, në provincën e Luccas. Fondet do të shërbejnë për shpenzimet e funeralit dhe për transportimin e trupave në Shqipëri, ku do të zhvillohen edhe ceremonitë mortore. Pjesa e mbetur e fondeve do të përdoret për të ndihmuar familjet e tyre. Ju falënderoj nga zemra për ndihmën…”, shkruhet në GoFundMe. Dhe përgjigjja ndaj kësaj thirrjeje ka qenë vërtet prekëse. Ka nga ata që kanë dhuruar 50 euro, 100 apo edhe 500 euro. Disa me emër, disa të tjerë preferojnë të mbeten anonimë. Brenda vetëm dy ditësh janë mbledhur mbi 75 mijë euro, falë kontributit të qindra njerëzve. Tragjedia ndodhi në qytetin Porcari, në provincën e Luccas, ku katër anëtarët e së njëjtës familje u gjetën të pajetë në banesën e tyre, pasi ishin helmuar nga monoksidi i karbonit. Viktimat janë Arti Kola, 48 vjeç, bashkëshortja e tij Jonida, 43 vjeçe, djali 22-vjeçar Hajdar dhe vajza 15-vjeçare Xhesika. Sipas autoriteteve italiane, monoksidi i karbonit, një gaz jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe pa erë, është çliruar nga kaldaja e gazit, duke rezultuar fatal për të gjithë anëtarët e familjes. Djali i familjes kishte kërkuar ndihmë për motrën e tij, e cila ishte ndjerë e para keq. Megjithatë, për shkak se familja ishte shpërngulur së fundmi dhe ndoshta edhe ngaqë ishte nën efektin e monoksidit, adresa që ai u kishte dhënë ekipit të emergjencave kishte pasur një gabim, duke vonuar ndërhyrjen e ambulancës. #voxnews #media #news
1336 views
Në Kosovë pati sot reagime të shumta pasi Prokuroria në Dhomat e Specializuara në Hagë kërkoi nga 45 vjet burgimpër ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetin Rexhep Selimi. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se "Çdo përpjekje që tenton të barazojë luftën çlirimtare të UÇK-së me krimet e agresorit gjenocidal serb e minon besimin në drejtësi dhe e dëmton rëndë paqen afatgjatë”. "Gjenocidi, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës janë krime që Serbia i kreu kundër popullit të Kosovës ndër shekuj. Gjatë luftës së fundit në Kosovë, Serbia kishte për qëllim shfarosjen e popullit shqiptar, qëllim të cilin e shpërfaqi nëpërmjet vrasjes dhe masakrimit të mijëra fëmijëve, grave, burrave e të moshuarve, dhunimeve të mijëra grave e burrave, shkatërrimit të qindra mijëra shtëpive, dëbimit të mbi 80% të qytetarëve të Kosovës nga shtëpitë e tyre, spastrimit etnik, zhdukjes me dhunë të mijëra personave dhe krimeve të tjera të llahtarshme”, thuhet në reagimin e Presidentes Osmani. Kosova dhe qytetarët e saj kërkojnë drejtësi Sipas Osmanit, "Kosova dhe qytetarët e saj kërkojnë drejtësi”. "Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e pastër. Kjo e vërtetë nuk ndryshohet me tentativa për ta rishkruar historinë dhe për ta njollosur dhe zhvleftësuar betejën e popullit të Kosovës për liri”. Edhe ish-ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu, në reagimin e saj thotë se "Kërkesa e Prokurorisë për dënim me burg prej 45 vjetësh për secilin nga ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është një akt padrejtësie dhe një fyerje ndaj viktimave shqiptare të luftës”. "Kjo nuk ka të bëjë me përpjekje për drejtësi. Kjo është një orvatje prokuroriale për ndëshkim politik dhe selektiv ndaj një lufte të drejtë çlirimtare”, shkruan Haxhiu. Sipas saj, "Të kërkosh aq vite burgim për drejtues e ushtarë të UÇK-së, është tendencë për të zhveshur Kosovën nga e drejta morale e çlirimit dhe tendencë për ta barazuar viktimën me xhelatin”. Kërkesa e prokurorisë ndëshkim politik Edhe partia që fitoi zgjedhjet e fundit në Kosovë, dhe që pritet ta bëjë qeverinë, Lëvizja Vetëvendosje, në një reagim të saj, thotë se "kërkesa e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) për dënim me nga 45 vjet burgim për secilin nga ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, është politikë që synon ta përmbysë rendin e së vërtetës dhe jo akt për kërkim drejtësie”. "Jugosllavia e Serbisë së Millosheviqit ka kryer gjenocid në Kosovë. Kjo është e vërteta. UÇK ka luftuar kundër planeve dhe veprimeve gjenocidale duke mbrojtur popullin me gjithë forcën në dispozicion”, thuhet ndër të tjera në reagimin e LVV-së. Më tej thuhet se kërkesa për dënime prej 45 vjetësh për secilin nga ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk është një kërkesë neutrale drejtësie, por një ndërhyrje politike në regjistrin e kujtesës dhe të historisë. "Këtu nuk po gjykohen individë të shkëputur nga konteksti, por po tentohet të gjykohet vetë akti i çlirimit. Ky është një proces që e zhvendos vëmendjen nga agresori te viktima dhe e paraqet rezistencën ndaj okupimit si krim, ndërsa okupimin si sfond të heshtur”, thuhet në reagimin e LVV-së. Drejtësia ndërkombëtare duhet të vendosë në mënyrë të paanshme Edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, PDK, Bedri Hamza, parti kjo e themeluar nga ish-krerët e UÇK-së, thotë se "nisja e fazës përmbyllëse së një procesi të gjatë dhe të rëndë gjyqësor në Hagë është një proces që nuk përfaqëson vetëm një akt juridik, por është edhe një provë e ndërgjegjes ndërkombëtare ndaj së vërtetës”. #voxnews #media #news #kosova
3459 views
Sali Berisha është pyetur në lidhje me rritjen e biletave tët transportit urban Kamëz–Tiranë, ku demokratët bashkuan votat me socialistët dhe votuan pro kërkesës së kompanisë “Shpresa-AL”. Berisha tha se po e shqyrtojnë problemin dhe se është i informuar për këtë çështje që prek qytetarët që frekuentojnë këtë linjë. Por ai u justifikua, teksa tha se kompania ka ndërruar mjetet e transportit, të cilat sipas tij, janë më moderne. “Përsëri ne do e shqyrtojmë problemin. Çfarë ka ndodhur, jam informuar. Kompania ka ndërruar mjetet e transportit, i ka blerë më moderne, dhe mbi këtë bazë, në mos gaboj, megjithatë ne do informohemi më mirë dhe do u përgjigjemi”, tha Berisha. Kujtojmë që bileta e transportit publik të Kamëz-Tiranë që nga 1 nëntori kushton 50 lekë, nga 40 lekë që kushtonte më parë, ndërsa abonimi mujor është rritur në 14000 lekë nga 12000 lekë që ka qenë. Operatori i linjës dorëzoi pranë Drejtorisë së Transportit të Bashkisë Kamëz një kërkesë për rritjen e tarifës, të mbështetur me analizë të detajuar të kostove dhe argumente ekonomike. Në dokument thuhej se shtimi i çmimeve të karburanteve dhe i shpenzimeve operative e bën të nevojshme përshtatjen e tarifës aktuale. #voxnews #media #news
8538 views
Ish-deputeti demokrat Dashnor Sula është prezantuar këtë të hënë si kryeinspektor i Përgjithshëm i Shqipërisë, pas lirimit nga kjo detyrë të Shkëlqim Hajdarit, i cili nga sot është prefekt i Qarkut Tiranë. Ka qenë vetë ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, e cila e ka prezantuar Sulën me vartësit e Inspektoriateve dhe është shprehur se "suporti i saj do të jetë maksimal". Edhe vetë ish-deputeti që merr këtë detyrë të rëndësishme gjatë drejtimit të vendit nga Qeveria Rama, garantoi vartësit se do të kenë raporte shumë të mira me të, nëse përmbushin detyrat që u takojnë me ligj. "Unë mendoj dhe gjykoj që çdo person i cili kryen një funksion, ka një detyrë për të përmbushur, do të jetë në raporte speciale në raport me mua. Kjo është një rrugë që ka nisur kohë më përpara dhe do të konsolidohet në vazhdim", u shpreh ai. Dashnor Sula theksoi se përkushtimi dhe drejtësia ndaj bizneseve do të jetë maksimale, për sa kohë ai do të jetë Kryeinspektor i Përgjithshëm. #voxnews #media #news
9226 views
Presidentja e Kosovës ka reaguar në lidhje me pretencën e dhënë nga Prokuroria Speciale për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, duke kërkuar dënimin nga 45 vite burg për ta. “Pavarësia e Kosovës ishte vullnet i popullit të Kosovës. Ishte sakrificë shekullore për të cilën dhanë jetën mijëra dëshmorë e civilë të pafajshëm e për të cilën luftuan, me heroizëm dhe me luftë të pastër, Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Gjenocidi, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës janë krime që Serbia i kreu kundër popullit të Kosovës ndër shekuj”, tha Osmani përmes një reagimi në Facebook. “Gjatë luftës së fundit në Kosovë, Serbia kishte për qëllim shfarosjen e popullit shqiptar, qëllim të cilin e shpërfaqi nëpërmjet vrasjes dhe masakrimit të mijërave fëmijëve, grave, burrave e të moshuarve, dhunimeve të mijëra grave e burrave, shkatërrimit të qindra mijëra shtëpive, dëbimit të mbi 80% të qytetarëve të Kosovës nga shtëpitë e tyre, spastrimit etnik, zhdukjes me dhunë të mijëra personave dhe krimeve të tjera të llahtarshme. “Çdo përpjekje që tenton të barazojë luftën çlirimtare të UÇK-së me krimet e agresorit gjenocidal serb e minon besimin në drejtësi dhe e dëmton rëndë paqen afatgjatë. Kosova dhe qytetarët e saj kërkojnë drejtësi. Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e pastër. Kjo e vërtetë nuk ndryshohet me tentime për ta rishkruar historinë dhe për ta njollosur dhe zhvleftësuar betejën e popullit të Kosovës për liri”, shtoi ajo. Ndërkohë, në mënyrë të habitshme, deri tani, Albin Kurti nuk ka bërë asnjë reagim. #voxnews #media #news
7861 views
Pavarësisht se kanë kaluar tri ditë nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Belinda Ballukun, ai nuk është botuar në Fletoren Zyrtare. Ndryshe nga hera e kaluar, kur vendimi u publikua direkt. Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese lë në fuqi vendimin e GJKKO për pezullimin e zv.kryeministres, njëkohësisht ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku e marrë e pandur nga SPAK për favorizim në tenderat e Tunelit të Llogarasë dhe tenderave të Unazës së Madhe. Me një votim 4 me 4, Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e kryeministrit Rama për heqjen e pezullimit ndaj numrit 2 të qeverisë. Por edhe pse vendimi është marrë që prej të premtes, vendimi nuk është publikuar në Fletoren Zyrtare. Ndryshe nga vendimi i mbledhjes së 12 dhjetorit, kur u mor vendimi për pezullimin e zbatimit të masës “pezullim nga detyra” ndaj zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, që u publikua direkt në Fletoren Zyrtare. Me sa duket janë duke u përpjekur të fitojnë kohë, nga një vendim që ka futur në siklet të madh Qeverinë socialiste. #voxnews #media #news #belindaballuku
4376 views
Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, është dënuar me 1 vit burg nga Gjykata e Posaçme e Apelit për veprën penale të korrupsionit aktiv në zgjedhje, kryer në bashkëpunim. Apeli i GJKKO-së la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë të marrë më 17 qershor të vitit të kaluar, ndërsa SPAK pritet të nxjerrë urdhër-arrestin. Përveç dënimit me burg, Memollës i ndalohet ushtrimi i funksioneve publike për 5 vite. Rrogozhina shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme. Për më shumë klikoni ne STORY👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al
4756 views
Publikimi më 30 janar i mbi 3 milionë faqeve dokumente që lidhen me hetimin ndaj ish-financierit Jeffrey Epstein ka shkaktuar një tronditje të fortë politike dhe institucionale, veçanërisht në Evropë. Dosjet zbulojnë se Epstein kishte ndërtuar një rrjet të gjerë ndërkombëtar, ku përfshiheshin anëtarë të familjeve mbretërore, liderë politikë, miliarderë, bankierë dhe akademikë. Sipas dokumenteve të publikuara nga Departamenti Amerikan i Shtetit, goditjen më të madhe nga ky publikim e kanë pësuar elitat e kontinentit evropian, më shumë sesa figurat publike në Shtetet e Bashkuara. Zbulimet kanë tronditur elitën politike, sociale dhe ekonomike të disa vendeve evropiane, duke çuar në përfundimin e karrierave, dorëheqje dhe nisjen e hetimeve politike e penale. Mes emrave më të përfolur është ish-ambasadori britanik në Uashington, Peter Mandelson, i cili rrezikon ndjekje penale për ndarjen e informacioneve të ndjeshme me Epstein. Çështja ka shkaktuar edhe krizë politike në Mbretërinë e Bashkuar, duke vënë nën presion kryeministrin Keir Starmer për emërimin e Mandelson në poste të larta. Për më shumë klikoni ne STORY👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al
3464 views