Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Presidenti ukrainas Volodimir Zelensky mbërriti në Florida për atë që konsiderohet si takimi më përcaktues i vitit. Në rezidencën Mar-a-Lago, Presiden...

Presidenti ukrainas Volodimir Zelensky mbërriti në Florida për atë që konsiderohet si takimi më përcaktues i vitit. Në rezidencën Mar-a-Lago, Presidenti ukrainas është ulur përballë Donald Trumpit, me shpresën e madhe për të gjetur një formulë që i jep fund luftës ruse. Zelensky u shpreh optimist, duke thënë se shumë vendime mund të merren para Vitit të Ri, por gjithçka varet nga mbështetja e partnerëve. Para se të mirëpriste liderin e Kievit, Trump ka zhvilluar një lëvizje kyçe: një telefonatë direkte me Vladimir Putinin. Vetë Presidenti amerikan e cilësoi bisedën si “shumë të mirë dhe produktive”. Kjo deklaratë u ripostua menjëherë nga Kirill Dmitriev, i dërguari i Kremlinit, i cili e quajti këtë një “ditë të rëndësishme në rrugën drejt paqes”. Moska zyrtare konfirmoi se, përveç Ukrainës, Trump dhe Putin diskutuan edhe për situatën në Lindjen e Mesme. Ky aktivitet i ethshëm diplomatik vjen në një moment tensioni të lartë, ndërsa Kievi dhe Uashingtoni po përgatisin një deklaratë të përbashkët drejtuar forcave të armatosura ukrainase, që pritet të bëhet publike përpara fillimit të bisedimeve. Skenari i sotëm nuk mbyllet vetëm në Florida. Menjëherë pas takimit kokë më kokë, Trump dhe Zelensky do të zhvillojnë një telefonatë të përbashkët me liderët kryesorë europianë. Qëllimi është i qartë: koordinimi i një fronti të unifikuar për hapat e ardhshëm. Ndërsa bota pret rezultatet nga salla e ngrënies në Mar-a-Lago, mbetet pyetja nëse ky dialog do të jetë vërtet kthesa e madhe që do të ndalë agresionin rus. Presidenti ukrainas ka me vete variantin e tij të planit të paqes me 20 pika, një model i redaktuar i planit Trump sipas këndvështrimit ukrainas, që pranon tërheqjen nga zonat e synuara, por ende të papushtuara nga rusët në Donbas dhe krijimin e zonave të lira ekonomike. Megjithatë, Rusia nuk heq dorë nga lëshimet territoriale që duhet t’i bëjë Ukraina, heqja dorë nga anëtarësimi në NATO dhe ndalimi i hyrjes së ushtarëve të huaj, të cilat janë kontestuar deri më sot nga Kievi. #voxnews #media #news #donaldtrump #zelensky @voxnews.al

1084 views


💾

Qyteti i Vlorës vijon të përballet me mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm prej tre ditësh, pas një defekti të rëndë teknik në linjën kryesore të t...

Qyteti i Vlorës vijon të përballet me mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm prej tre ditësh, pas një defekti të rëndë teknik në linjën kryesore të transmetimit. Duke mos gjetur zgjidhje për situatën, qytetarët kanë hyrë sonte me dhunë në sallën e teatrit “Petro Marko” ku bashkia e qytetit ka organizuar mbrëmje gala për festat e fundvitit. Pavarësisht prezencës së policisë, nuk është bërë i mundur ndalimi i qytetarëve për tu futur brenda në sallë për të protestuar. Vlonjatët kanë zaptuar skenën që ishte përgatitur për koncert duke mos lejuar vijim e shfaqjes. Ndërkohë, gjatë ditës, drejtori i Ujësjellësit të Vlorës, Ermal Murati, ka reaguar lidhur me situatën, duke sqaruar se bëhet fjalë për një dëmtim serioz dhe specifik në tubacionin kryesor me diametër 1000 mm, çka e ka bërë ndërhyrjen më të vështirë se zakonisht. Sipas Muratit, tubi i dëmtuar është i një tipi të veçantë, që përdoret vetëm në qytetin e Vlorës, gjë që ka ndikuar në zgjatjen e kohës së riparimit. Ai theksoi se aktualisht po punohet intensivisht jo vetëm për rregullimin përfundimtar të defektit, por edhe për gjetjen e një rruge alternative furnizimi. #voxnews #media #news #lajme #vlora

2405 views


💾

Në orën 19:00 ka përfunduar procesi i votimit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura ditën e sotme në Kosovë. Ndërkohë që fill pas përfun...

Në orën 19:00 ka përfunduar procesi i votimit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura ditën e sotme në Kosovë. Ndërkohë që fill pas përfundimit të procesit të votimit, kanë dalë edhe Exit Poll-et e para, që parashikojnë rezultatin e zgjedhjeve. Në të tre Exit Poll-et e bëra nga disa media në Kosovë, në bashkëpunim edhe me kompani sondazhesh, ajo që bie në sy është kryesimi i Albin Kurtit dhe VetëVendosjes, i cili rezulton të ketë arritur nga 43-46 % të numrit të votave. Sipas Exit Poll-eve, ka një rritje të PDK-së dhe rënie të LDK-së. Sipas njërit Exit Poll-eve, VV merr 52 mandate deputetësh, PDK siguron rreth 25 mandate, LDK 18, AAK 5 dhe NISMA mbetet jashtë. Exit Poll-i tjetër parashikon se VV me 44.1% përkthehet në rreth 49 mandate. PDK merr 27, LDK 18 dhe AAK 6 mandate deputetësh. Ndërsa Exit Poll-i tretë tregon se VV arrin në 48 mandate, PDK arrin në 26 mandate, LDK në 18 dhe AAK në 8 mandate deputetësh. Kujtojmë se këto zgjedhje u mbajtën pasi në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit të këtij viti nuk u arrit që të formohej një shumicë e konsoliduar për formimin e qeverisë. #voxnews #media #news #kosova #zgjedhje2025 @voxnews.al

3798 views


💾

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se ka zhvilluar një bisedë telefonike “të mirë dhe shumë produktive” me homologun e tij rus, Vladimir Putin,...

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se ka zhvilluar një bisedë telefonike “të mirë dhe shumë produktive” me homologun e tij rus, Vladimir Putin, pak para takimit të planifikuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Trump nuk dha detaje shtesë mbi përmbajtjen e bisedës, por në postimin e tij në rrjetin Truth Social, ai theksoi: “Sapo kam zhvilluar një bisedë të mirë dhe shumë produktive telefonike me Presidentin Putin të Rusisë, para takimit tim, në orën 13:00 sot, me Presidentin Zelensky të Ukrainës”. Sipas Trump, takimi me Zelenskyn do të zhvillohet në sallën kryesore të ngrënies në rezidencën e tij Mar-a-Lago, ndërsa shtoi se gazetarët janë të ftuar për të mbuluar ngjarjen. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, njoftoi nga ana tjetër se ka zhvilluar një bisedë telefonike “të detajuar” me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, në një moment kyç për përpjekjet diplomatike lidhur me luftën në Ukrainë, përpara se të mbërrinte zyrtarisht në Florida për bisedime me presidentin amerikan, Donald Trump. #voxnews #donaldtrump #putin #zelensky #ukraine @voxnews.al

982 views


💾

Nga amnistia, bëhet me dije se do të lirohen në total 380 të burgosur, si dhe do të ulet dënimi për 900 persona të tjerë Kryeministri Edi Rama, përmes...

Nga amnistia, bëhet me dije se do të lirohen në total 380 të burgosur, si dhe do të ulet dënimi për 900 persona të tjerë Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka publikuar fjalën e ministrit të Drejtësisë Besfort Lamallari, në lidhje me nismën e amnistisë penale, me rastin e festave të fundvitit. Nga amnistia, bëhet me dije se do të lirohen në total 380 të burgosur, si dhe do të ulet dënimi për 900 persona të tjerë. Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari, në fjalën e tij tha se nisma e amnistisë, niset nga parimi i humanizmit. Ai shtoi se nga amnistia nuk përfitojnë persona, që kanë kryer krime të rënda apo korrupsion. “Të dashur qytetarë. Në mbyllje të këtij viti, qeveria shqiptare ka ndërmarrë nismën për të miratuar një amnisti penale, një akt ligjor ky, që bazohet tek humanizmi, drejtësia sociale dhe standardet evropiane të drejtësisë. Ky lajm i mirë për përfituesit direkt dhe për familjet e tyre është me siguri urimi më i mirë i këtij fundviti. Kjo amnisti, që ne do të miratojmë, nuk është kurrsesi një lëshim politik, por një politikë penale moderne. Një shtet i fortë nuk ka nevojë të mbajë në burg, njerëz pa rrezikshmëri reale, por të investojë në rehabilitim dhe në siguri afatgjatë. Drejtësia evropiane nuk matet me numrin e të burgosurve, por me parandalimin, rehabilitimin dhe uljen e përsëritjes së veprave penale”, tha ndër të tjera Lamallari. #voxnews #media #news #lajme @voxnews.al

4510 views


💾

Në Pagliara dei Marsi, një fshat i lashtë rural në shpatet e malit Girifalco në rajonin Abruzzo të Italisë, macet janë shumë më të shumta se njerëzit....

Në Pagliara dei Marsi, një fshat i lashtë rural në shpatet e malit Girifalco në rajonin Abruzzo të Italisë, macet janë shumë më të shumta se njerëzit. Ato enden nëpër rrugicat e ngushta, hyjnë e dalin nga shtëpitë dhe shtrihen mbi muret që shikojnë nga malet. Mjaullima e tyre është një tingull i vazhdueshëm në qetësinë që ka ardhur pas dekadash rënie të popullsisë. Por që nga marsi, kjo qetësi është thyer nga festime të mëdha për një ngjarje të rrallë: lindja e një fëmije. Siç shkruan The Guardian, Lara Bussi Trabucco është foshnja e parë e lindur në Pagliara dei Marsi pas gati 30 vitesh, duke e çuar popullsinë e fshatit në rreth 20 banorë. Pagëzimi i saj në kishën përballë shtëpisë u ndoq nga e gjithë komuniteti, përfshirë edhe macet, dhe fakti i pazakontë i lindjes së një fëmije e ka kthyer Larën në atraksionin kryesor turistik. “Njerëz që nuk e dinin se Pagliara dei Marsi ekzistonte kanë ardhur vetëm sepse kishin dëgjuar për Larën,” tha e ëma, Cinzia Trabucco. “Në vetëm nëntë muaj, ajo është bërë e famshme.” Ardhja e Larës është një simbol shprese, por edhe një kujtesë e dhimbshme për krizën demografike në përkeqësim të Italisë. Në vitin 2024, lindjet në vend arritën një nivel historikisht të ulët prej 369 mijë e 944, duke vazhduar një trend negativ 16-vjeçar, sipas të dhënave të Istat (Agjencia Kombëtare e Statistikave). Norma e fertilitetit ra gjithashtu në një rekord të ri, me një mesatare prej 1.18 fëmijësh për grua në moshë riprodhuese, një nga më të ulëtat në BE. Shkaqet e rënies janë të shumta: pasiguria në punë, emigrimi masiv i të rinjve, mungesa e mbështetjes për nënat që punojnë dhe, si në vende të tjera, rritja e infertilitetit mashkullor. Gjithashtu, një numër gjithnjë e më i madh njerëzish thjesht zgjedhin të mos kenë fëmijë. Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të Të dhënat paraprake të Istat-it për shtatë muajt e parë të vitit 2025 tregojnë një rënie të mëtejshme, dhe nga 20 rajonet administrative të Italisë, askund nuk është më e theksuar se në Abruzzo, ku mes janarit dhe korrikut pati një ulje prej 10.2% të lindjeve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Pagliara dei Marsi është i vogël, por përfaqëson një panoramë kombëtare të dominuar nga popullsi e plakur dhe shkolla të zbrazura, duke ushtruar presion mbi financat publike dhe duke paraqitur sfida të mëdha ekonomike e sociale për drejtuesit lokalë, rajonalë dhe kombëtarë. “Kemi vuajtur nga një depopullim drastik, i përkeqësuar nga humbja e shumë të moshuarve, pa asnjë zëvendësim gjeneratash,” tha kryetarja e bashkisë, Giuseppina Perozzi. Perozzi, që jeton disa dyer larg foshnjës Lara, tha se ishte mirënjohëse ndaj Trabucco, 42 vjeç, dhe partnerit të saj, Paolo Bussi, 56 vjeç, për nisjen e një familjeje dhe shpreson se kjo do të frymëzojë edhe të tjerë. #voxnews #media #news #italy #lajme @voxnews.al

1481 views


💾

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka publikuar shifrat mbi pjesëmarrjen e qytetarëve në votime deri në orën 17:00. Deri në këtë orë, kanë votua...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka publikuar shifrat mbi pjesëmarrjen e qytetarëve në votime deri në orën 17:00. Deri në këtë orë, kanë votuar 35.66 përqind e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Numri i votuesve ka qenë 712 mijë e 930 persona, nga totali prej 2 milionë votuesish, që janë në listë. Kosova mban zgjedhje të përgjithshme pas një krize të thellë politike në vend. #voxnews #media #news #kosova #zgjedhjet2025 @voxnews.al

942 views


💾

Në një situatë të re konfrontimi midis Turqisë dhe Izraelit, me fuqi të tjera rajonale që rreshtohen pas tyre, ka ardhur lëvizja e Netanyahut për të n...

Në një situatë të re konfrontimi midis Turqisë dhe Izraelit, me fuqi të tjera rajonale që rreshtohen pas tyre, ka ardhur lëvizja e Netanyahut për të njohur Somalilandin si shtet të pavarur, i cili është shkëputur nga Somalia që nga viti 1991, por deri më tani nuk ishte njohur nga asnjë shtet. Njohja e Somalilandit vjen në një kohë kur po shtohen informacionet se lëvizje të caktuara në rajon po bëhen me tolerancën, nëse jo me udhëzimin, e Emirateve të Bashkuara Arabe, të cilat kërkojnë të ruajnë një rol të fortë rajonal, gjë që shpesh bie ndesh jo vetëm me aspiratat e Turqisë, por edhe me ato të fqinjëve të saj, Arabisë Saudite. Përpara se të njihnin Somalilandin, Emiratet e Bashkuara Arabe kishin investuar shumë në rajonin e shkëputur të Somalisë, duke mbajtur një bazë ushtarake në qytetin strategjikisht të rëndësishëm të Berberës në hyrje të Detit të Kuq, dhe kishin investuar gjithashtu në pasurinë minerale të rajonit. Somalilandi, disa muaj më parë, u rikthye përsëri në lajme, pasi i ofroi lehtësira portuale Etiopisë, duke i lëshuar një sipërfaqe të madhe të portit të Berberës, i cili tani do të jetë e vetmja dalje në det për Etiopinë, e cila pas shkëputjes dhe fitimeve territoriale të Eritresë kishte mbetur një vend pa dalje në det. Somalilandi ka një pozicion strategjik kritik në hyrje të Detit të Kuq, përballë Jemenit, ku një tjetër luftë e hapur tashmë po zhvillohet në zona që nuk kontrollohen nga Huthët, midis forcave të mbështetura nga njëra anë nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe nga ana tjetër nga Arabia Saudite. SHBA-të kanë një bazë të madhe në Xhibuti, por, duke mos dashur të përfshihen me Huthët, nuk kanë lejuar që ajo të përdoret për sulme kundër tyre nga forcat amerikane. Izraeli, me vendimin e tij për të njohur Somalilandin, në thelb po “vendos këmbën” në Gjirin e Adenit, në hyrje të rrugës detare më kritike në botë, duke krijuar një përçarje serioze në botën islamike dhe arabe dhe një urë lidhëse kundër fuqive të tjera rajonale, siç është Turqia, e cila tashmë ka një prani të konsiderueshme në Somali, me funksionimin e një baze të madhe ushtarake, por edhe me sigurimin e marrëveshjeve për eksplorim në ujërat e vendit. #voxnews #media #news #somaliland #israel @voxnews.al

1654 views


💾

Euro po vijon rënien edhe gjatë kësaj jave, duke shënuar nivele historikisht të ulëta në raport me lekun. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë,...

Euro po vijon rënien edhe gjatë kësaj jave, duke shënuar nivele historikisht të ulëta në raport me lekun. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha evropiane e mbylli javën me 96.46 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Në tregun e lirë valutor, euro këmbehet edhe më lirë, rreth 95 lekë, ndërsa në disa banka të nivelit të dytë, kursi ka zbritur nën këtë prag të ri psikologjik. Sipas agjentëve të këmbimit valutor, rënia lidhet kryesisht me ofertën e shtuar të valutës në treg. Një fenomen i zakonshëm për këtë periudhë të vitit, i nxitur nga kthimi i emigrantëve për festat e fundvitit dhe flukset më të larta të euros në ekonomi. Megjithatë, ndryshe nga vitet e mëparshme, rënia vjetore e kursit është më e moderuar. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, euro ka humbur rreth 2.1 për qind të vlerës ndaj lekut. Stabilizimi relativ i kursit gjatë këtij viti i atribuohet kryesisht ndërhyrjeve të Bankës së Shqipërisë. Banka Qendrore ka blerë sasi të konsiderueshme valute, rreth 800 milionë euro deri në fund të 9-mujorit 2025, për të frenuar rënien e mëtejshme të euros. Pa këto ndërhyrje, ekspertët vlerësojnë se kursi do të kishte rënë edhe më poshtë. Ndërkohë, Banka e Shqipërisë ka njoftuar se për vitin 2026 do të rrisë blerjet e planifikuara të valutës, me synim forcimin e rezervës valutore. Një faktor tjetër që ka ndikuar në forcimin e lekut është politika fiskale shtrënguese e qeverisë, e shoqëruar me suficit buxhetor. Megjithatë, shpenzimet e pritshme në fund të dhjetorit mund të sjellin një rritje të përkohshme të kursit të euros në ditët në vijim. #voxnews #media #news #money #euro @voxnews.al

1183 views


💾

Pak ditë na ndajnë nga nata e ndërrimit të viteve, por qytetarët shqiptarë duket se tashmë i kanë të kopsitura planet se ku do të festojnë. Brenda dhe...

Pak ditë na ndajnë nga nata e ndërrimit të viteve, por qytetarët shqiptarë duket se tashmë i kanë të kopsitura planet se ku do të festojnë. Brenda dhe jashtë vendit, agjencitë dhe operatorët turistikë shprehen se rezervimet janë të konfirmuara në rreth 90%, ndërsa destinacionet e preferuara të shqiptarëve janë të shumta. Për më shumë klikoni ne STORY👆🏻 #voxnews#media#news @voxnews.al

130 views


💾

Mbyllen 34 kontrollet e urdhëruara nga SPAK për dosjen e zv.kryeministres Belinda Balluku, shumica e te cilëve janë staf i ministrisë së Infrastruktur...

Mbyllen 34 kontrollet e urdhëruara nga SPAK për dosjen e zv.kryeministres Belinda Balluku, shumica e te cilëve janë staf i ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Anila Hoxha bën me dije se në vendimin e gjyqtarin Erjon Çela do të procesohen në ditët në vijim edhe 20 kontrolle të tjera, ndaj biznesmenëve dhe punonjësve të institucioneve. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

4576 views


💾

Dhjetëra autobusë të braktisur në sektorin Rinia janë përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Siç duket, autobusët janë të rreshtuar shumë pranë njëri-...

Dhjetëra autobusë të braktisur në sektorin Rinia janë përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Siç duket, autobusët janë të rreshtuar shumë pranë njëri-tjetrit, duke lehtësuar përhapjen e flakëve nga njëri automjet te tjetri. Ndonëse me vështirësi për shkak të tokës kënetore, forcat zjarrfikëse kanë mbëritur në vendgjarje dhe kanë izoluar flakët, si dhe po vazhdojnë punën për shuarjen totale të tyre. Ende nuk dihet shkaku i zjarrit masiv që ka shkrumbuar tashmë disa prej autobusëve të braktisur dhe jofuksionalë. Nuk është e qartë nëse kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshëm apo aksidentale. I pa ditur për momentin është edhe informacioni se kujt i përkasin këto mjete transporti. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

2655 views


💾

Swipe >>>> Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e djeshme opinionin publik. Gazetari Elton Tozaj është dhunuar rreth orës 19:30, në autostradën T...

Swipe >>>> Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e djeshme opinionin publik. Gazetari Elton Tozaj është dhunuar rreth orës 19:30, në autostradën Tiranë–Durrës, në rrethana që ende mbeten shqetësuese dhe të paqarta. Sipas informacioneve të bëra publike nga familjarët e tij, gazetari është sulmuar në mënyrë barbare nga disa persona, të cilët, sipas tyre, janë tashmë të identifikuar. Dhuna e ushtruar ndaj Tozajt ka qenë e rëndë, duke i shkaktuar dëmtime serioze fizike. Familja ka bërë të ditur se Elton Tozaj ndodhet aktualisht në gjendje të rënduar shëndetësore dhe po merr trajtim intensiv mjekësor. Sipas tyre, situata është delikate, pasi gazetari po lufton për të mos humbur shikimin, çka e bën edhe më alarmante këtë ngjarje. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

10.3K views


💾

ldo Iamandi (Gjini) u bë i “famshëm” pas të shtënave me armë zjarri më 24 nëntor 2020 në Remich, Luksemburg, dhe u fut në listën e kriminelëve më të k...

ldo Iamandi (Gjini) u bë i “famshëm” pas të shtënave me armë zjarri më 24 nëntor 2020 në Remich, Luksemburg, dhe u fut në listën e kriminelëve më të kërkuar të Evropës. Media e e huaj Luxemburger Wort raporton se Gjini u arrestua më vonë në Bruksel dhe u dënua me 30 muaj burg për posedim të paligjshëm armësh dhe plagosje, ndërsa në Shqipëri e pret një dënim më i rëndë. Ngjarjet nisën pas një konflikti të shkaktuar nga një afrimi i papërshtatshëm ndaj shoqërueseve të tij, dhe plumbat qëlluan katër herë viktimën, duke lënë gjurmë të dukshme në Remich. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

29.5K views


💾

Policia franceze arrestoi të premten një burrë të dyshuar për goditjen me thikë ndaj tre grave në metronë e Parisit. Tre gratë u sulmuan në tre lokaci...

Policia franceze arrestoi të premten një burrë të dyshuar për goditjen me thikë ndaj tre grave në metronë e Parisit. Tre gratë u sulmuan në tre lokacione të ndryshme përgjatë linjës së metrosë Linja 3 që kalon nëpër qendër të Parisit, tha për AFP autoriteti RATP që drejton shërbimin e transportit publik. Sulmet ndodhën midis orës 16:15 dhe orës 16:45 sipas orës lokale në stacionet Republique dhe Arts et Metiers, të dyja pranë lagjes Marais, dhe stacionin Opera, tha RATP. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

1978 views


💾

Lufta në Ukrainë krijoi “lidhje gjaku” midis Koresë së Veriut dhe Rusisë , tha udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un në një mesazh të Vitit të Ri ...

Lufta në Ukrainë krijoi “lidhje gjaku” midis Koresë së Veriut dhe Rusisë , tha udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un në një mesazh të Vitit të Ri drejtuar Presidentit rus Vladimir Putin të premten. Kim tha se viti 2025 ishte një “vit vërtet i rëndësishëm” në aleancën midis Phenianit dhe Moskës, e cila u krijua nga “lidhje gjaku” në të njëjtat llogore, duke iu referuar vendosjes së mijëra ushtarëve të Koresë së Veriut në rajonin rus Kursk në gusht, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve të Koresë së Veriut (KCNA). Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

769 views


💾

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar Ukrainës garanci sigurie për një periudhë 15-vjeçare, m...

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar Ukrainës garanci sigurie për një periudhë 15-vjeçare, me mundësi zgjatjeje. Këtë deklaratë Zelensky e bëri dje në një intervistë për Axios. Presidenti ukrainas tha gjithashtu se është i gatshëm ta çojë në referendum kombëtar planin e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për t’i dhënë fund luftës, nëse Rusia pranon një armëpushim prej të paktën 60 ditësh. Sipas Zelenskyt, një “armëpushim 60-ditor për të organizuar dhe zhvilluar votimin” është minimumi i nevojshëm, pasi një referendum i tillë do të sillte komplikime të mëdha politike, logjistike dhe të sigurisë. Zelensky vlerëson se zgjidhja më e mirë do të ishte që i gjithë plani me 20 pika t’i nënshtrohej referendumit. Ai shtoi gjithashtu se, nëse qytetarët nuk do të shkonin në votime për arsye sigurie, rezultati i referendumit mund të ishte i paligjshëm. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

879 views


💾

Një shqiptar, i identifikuar si Armando Iberhasaj, i burgosur për kultivim droge i ka shpëtuar deportimit në Shqipëri falë partneres së tij. Një gjyqt...

Një shqiptar, i identifikuar si Armando Iberhasaj, i burgosur për kultivim droge i ka shpëtuar deportimit në Shqipëri falë partneres së tij. Një gjyqtare vendosi se deportimi do të ishte i pa përshtatshëm për partneren e tij sepse ajo nuk mund të flasë shqip, raportojnë mediat britanike. Armando Iberhasaj, i cili u dënua me katër muaj burg për kultivimin e më shumë se 200 bimëve kanabis, pretendoi se deportimi i tij do të shkelte të drejtat e tij për një jetë familjare me partneren e tij sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ). Gjithashtu, ai pretendoi se kjo e tejkalonte kërcënimin e tij kriminal për shoqërinë, duke qenë se ai ishte burgosur për më pak se një vit, pika aktuale e pragut mbi të cilën shkelësit e huaj përballen me dëbim automatik. Iberhasaj hyri në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht nga Shqipëria në vitin 2019 dhe brenda disa muajsh u kap duke kultivuar bimë kanabisi në një shtëpi në Bolsover, Derbyshire. Gjyqtarja e gjykatës së lartë të imigracionit, Sarah Pinder, vendosi që deportimi i tij do të ishte “i pajustifikueshëm i ashpër” për partneren e tij, e cila gjykatës iu tha se “nuk ishte me prejardhje shqiptare, nuk kishte udhëtuar kurrë më parë në Shqipëri dhe nuk e fliste gjuhën”. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

19.9K views


💾

Gjatë një interviste mediatike, aktori i njohur Albano Bogdo ka komentuar gjendjen në të cilën ndodhet vendi ynë. Aktori ka deklaruar se edhe Shqipëri...

Gjatë një interviste mediatike, aktori i njohur Albano Bogdo ka komentuar gjendjen në të cilën ndodhet vendi ynë. Aktori ka deklaruar se edhe Shqipëria renditët si një nga vendet me resurset më të mëdha, sërish qytetarët paguajnë çmime të larta për energjinë elektrike, ujin dhe naftën. Më tej artisti ka deklaruar se ky dështim është i politikanëve, të cilët sipas tij, nuk i kanë dhënë gjërat më minimale shqiptarëve. Albano Bogdo: Futemi në 10 vendet që kemi më shumë ujë për kokë dhe asnjë familje nuk ka ujë 24 orë. Dhe në këto hidrocentrale mund të ndërtohen me qindra hodrocentrale dhe mund ta kemi korrentin falas, fatura e energjisë është makthi më i madh i familjeve shqiptare. Asnjë artist nuk del të thojë që paga u bë nga 400 në 500 mijë lekë të vjetra, 500 mijë lekë këta në pushtet kanë brekët, siç ua kapën mat aty. Brekët më të lira i kishin 500 mijë lekë, aq sa ne kemi pagën minimale. Si nuk del që nuk flet se ka 40 vjet që vidhet nafta, nuk po flas për vetëm për Ramën, por po flas për të gjithë bashkë, që nga Ismail Qemali e deri ky që është sot. Asnjë se rregulloi dot që të kemi ujë, drita dhe naftën tonë që del ta kemi ne. Duhet ta kishim falas dhe ne e kemi më shtrenjtë se kushdo tjetër në Europë”, deklaroi Bogdo në Qoa Vadis në Vizion Plus. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

38.1K views


💾

❌