Reading view

Nga piktorë e mjekë te biznesmenë e inxhinierë – përpara se të merrnin drejtimin e vendeve të tyre, shumë prej liderëve më të njohur të botës kishin k...

Nga piktorë e mjekë te biznesmenë e inxhinierë – përpara se të merrnin drejtimin e vendeve të tyre, shumë prej liderëve më të njohur të botës kishin karriera krejt të ndryshme. Për më shumë klikoni në STORY👆 #voxnews #media #news @voxnews.al

15.6K views


💾

  •  

Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e kësaj të enjteje një magazinë në zonën e Shkozetit, në Durrës, duke shkaktuar edhe ndërprerje të energjisë el...

Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e kësaj të enjteje një magazinë në zonën e Shkozetit, në Durrës, duke shkaktuar edhe ndërprerje të energjisë elektrike në një pjesë të madhe të qytetit. Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet se është shkaktuar pasi dy kabllo të tensionit të lartë janë shkëputur për shkak të temperaturave të larta dhe kanë rënë mbi magazinë, duke i vënë flakën objektit. Në momentin e zjarrit, në magazinë ndodheshin punëtorë. Deri tani nuk dihet nëse të gjithë kanë dalë jashtë apo nëse ka persona të bllokuar, ndërsa mësohet se flakët rrezikojnë edhe tre banesa pranë magazinës. Për arsye sigurie, policia ka bllokuar qarkullimin e automjeteve në aksin Plepa–Durrës, pasi kabllot e tensionit të lartë kanë rënë në rrugë. Si pasojë e dëmtimit të linjës elektrike, rreth gjysma e qytetit të Durrësit ka mbetur pa energji elektrike. Për më shumë klikoni në STORY👆 #voxnews #media #news @voxnews.al

52.2K views


💾

  •  

Me vendim të GJKKO, Ermal Kurtulaj është liruar nga qelia dhe është vendosur nën arrest shtëpie. Kërkesa e tij për zbutje të masës së sigurisë erdhi p...

Me vendim të GJKKO, Ermal Kurtulaj është liruar nga qelia dhe është vendosur nën arrest shtëpie. Kërkesa e tij për zbutje të masës së sigurisë erdhi pas kthimit të dosjes për plotësim hetimesh në SPAK. GJKKO i la afat 30 ditë prokurores Elida Kaçkini të plotësojë hetimet duke i caktuar disa detyra. Kurtulaj akuzohet për korrupsion pasiv, shkelje në tendera, falsifikim dokumentesh, mashtrim me pasoja dhe mashtrim në bashkëpunim. Edhe ish-ministri Ilir Beqaj njëherazi ish drejtor i SASPAC pritet t'i drejtohet GJKKO për zëvendësim mase. Për më shumë klikoni në STORY👆 #voxnews #media #news @voxnews.al

4752 views


💾

  •  

Një deklartë tronditëse është bërë së fundi në polici nga nëna e 24 vjeçares Blerina Çobaj e cila u dogj bashkë me dy fëmijët e saj 18 muajsh dhe 3 vj...

Një deklartë tronditëse është bërë së fundi në polici nga nëna e 24 vjeçares Blerina Çobaj e cila u dogj bashkë me dy fëmijët e saj 18 muajsh dhe 3 vjeç tragjikisht ditën e djeshme në në Domen të Postribës për shkak të shpërthimit të një bombole gazi. Sipas saj e bija, Blerina kishte kohë që dhunohej nga bashkëshorti. Dhe edhe pse në kushtet e tronditjes psikike për shkak të ngjarjes shumë të rëndë, nëna e ka dhënë deklaratën e saj një ditë më parë në Policinë e Shkodrës. Ajo ka treguar se para disa muajsh, familja ka tentuar të marrë vajzën me dy fëmijët e saj por 24 vjeçarja edhe pse fillimisht e ka kërkuar vetë këtë gjë, më pas është penduar dhe ka vijuar të qëndrojë tek bashkëshorti i saj. E ëma ka treguar se Blerina Çobaj nuk kishte celular dhe se komunikimi me familjen ishte shumë i pakët duke qenë se jetonin në gjermani ashtu siç kemi raportuar edhe më parë. Të dyja familjet, kanë pasur një marrëdhënie të ftohtë me njëra-tjetrën duke mos pasur komunikim normal, gjë e cila është vërejtur edhe ditën e djeshme. Nga ana tjetër bashkëshorti i të ndjerës ka deklaruar se nuk kanë pasur probleme në çift, teksa për shkak të tragjedisë është në gjendje shumë të rëndë psikologjike. Sipas asaj që është raportuar deri më tani nga grupi hetimor, dhuna e pretenduar nga familja e vazjës nuk ka pasur asnjë ndikim në ngjarjen tragjike, e cila shihet me bindje si aksidentale. Për më shumë klikoni në STORY👆 #voxnews #media #news @voxnews.al

122.3K views


💾

  •  

Gjykata e Apelit të Selanikut ka vendosur në favor të ekstradimit të një biznesmeni shqiptar 53 vjeçar drejt Shqipërisë, në zbatim të një urdhër arres...

Gjykata e Apelit të Selanikut ka vendosur në favor të ekstradimit të një biznesmeni shqiptar 53 vjeçar drejt Shqipërisë, në zbatim të një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar ndaj tij nga autoritetet shqiptare me akuzën e pastrimit të parave. Lajmi i raportuar gjerësisht nga mediat greke nuk e cilëson emrin e biznesmenit, por dyshohet se ai është Ilir Shtufi. "53-vjeçari, i cili e përshkruan veten si biznesmen, u arrestua muajin e kaluar në Selanik të Greqisë, në zbatim të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar ndaj tij nga autoritetet shqiptare," shkruan The Greek Times. Gjatë procesit, mbrojtja e personit të kërkuar deklaroi se akuza është e paqartë, duke pretenduar se Shqipëria po kërkon ekstradimin e tij për arsye politike. "Jam sipërmarrës që nga viti 1994, menaxhoj mbi 20 kompani në Shqipëri, të fokusuara në sektorët e ndërtimit dhe energjisë," tha 53-vjeçari në deklaratën e tij, duke cituar të dhëna sipas të cilave ai pretendon se është ndër sipërmarrësit kryesorë në vendin e tij për sa i përket deklarimit të taksave. "Më akuzojnë se i shërbej opozitës në Shqipëri," tha ai ndër të tjera, duke iu referuar një "persekutimi politik" ndaj tij, ndërsa shprehu shqetësimin nëse do të kishte një proces penal të drejtë në atdhe. Lidhur me arsyen pse ndodhej në Selanik (ku u arrestua në një hotel të qytetit), ai theksoi se kishte ardhur "për një festë" dhe se deri atëherë nuk kishte qenë në dijeni se ndaj tij rëndonin akuza në Shqipëri. Për më shumë klikoni në STORY👆 #voxnews #media #news @voxnews.al

9677 views


💾

  •  

I pyetur nëse është kërkuar sekuestrimi i avionit që drejtohej nga Beqiraj, për të cilin është raportuar se ishte në pronësi të tij, Braho tha se kërk...

I pyetur nëse është kërkuar sekuestrimi i avionit që drejtohej nga Beqiraj, për të cilin është raportuar se ishte në pronësi të tij, Braho tha se kërkesa lidhet me të gjitha pasuritë që posedon personi nën hetim në atë shtet. Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka deklaruar se procesi për sekuestrimin e pasurive të Ermal Beqirajt në Francë është në zhvillim e sipër. “Është një proces në zhvillim e sipër. Njoftimi do të dalë së shpejti. Kemi kërkuar të sekuestrohet çdo pasuri që posedon personi në fjalë në këtë shtet. Nuk ka thjesht avionë, por ka edhe pasuri të tjera”, u shpreh Braho. Për më shumë klikoni në STORY👆 #voxnews #media #news @voxnews.al

8518 views


💾

  •  

Shqipëria do të nisë fillimisht 4 oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar në Gaza. Vendimi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, i cili t...

Shqipëria do të nisë fillimisht 4 oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar në Gaza. Vendimi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, i cili tha se Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin zyrtar për pjesëmarrjen e Shqipërisë në misionin ndërkombëtar në Gaza. Pas mbërritjes së 4 oficerëve në Gaza do të bëhet edhe vlerësimi për numrin e ushtarakëve që mund të angazhohen më tej në mision. Për më shumë klikoni në STORY👆 #voxnews #media #news @voxnews.al

25.1K views


💾

  •  

Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë sulme të fuqishme ajrore kundër dhjetëra objektivave të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, në përgjigje të nj...

Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë sulme të fuqishme ajrore kundër dhjetëra objektivave të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, në përgjigje të një tentative iraniane për të goditur me raketa balistike bazat amerikane në Jordani dhe anijet në Ngushticën e Hormuzit. Komanda Qendrore e SHBA-së njoftoi se operacioni zgjati rreth një orë dhe kishte në shënjestër qendra komanduese ushtarake, objekte raketore dhe dronësh, sisteme të mbikëqyrjes bregdetare, si dhe kapacitete detare të Iranit. Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi para gazetarëve se SHBA do të përgjigjej me forcë ndaj sulmeve iraniane. "Do t'i godasim shumë fort, sepse tani është radha jonë. Ata e dinë se kjo po vjen dhe na kërkuan të mos e bënim," u shpreh ai. Nga ana tjetër, Garda Revolucionare Iraniane tha se kishte shënjestruar një bazë ajrore amerikane dhe një qendër komanduese në Jordani, duke e cilësuar veprimin si përgjigje ndaj "akteve agresive të ushtrisë amerikane". Ajo gjithashtu pretendoi se kishte goditur tre cisterna nafte në Ngushticën e Hormuzit, shkruan A2. Përshkallëzimi i fundit vjen vetëm një ditë pas sulmeve të përbashkëta të SHBA-së dhe Arabisë Saudite ndaj grupeve të mbështetura nga Irani në Irak. Sipas Komandës amerikane, këto operacione ishin përgjigje ndaj më shumë se 30 sulmeve me dronë të drejtuara nga Irani gjatë 72 orëve të fundit. Për më shumë klikoni në STORY👆 #voxnews #media #news @voxnews.al

10.6K views


💾

  •  

Erion Braçe ka folur këtë të mërkurë në EuroNews, lidhur me debatet e brendshme në Partinë Socialiste. Braçe ka pranuar se në PS ka një luftë të brend...

Erion Braçe ka folur këtë të mërkurë në EuroNews, lidhur me debatet e brendshme në Partinë Socialiste. Braçe ka pranuar se në PS ka një luftë të brendshme, duke thënë se ka persona që duan ta eliminojnë politikisht. "I nxjerrin mesazhet sepse kanë qëllim të më poshtërojnë, tamam për të më poshtëruar. Për mua është shumë e rëndë. Edhe ajo që ka dalë nga mbledhja e grupit, pavarësisht se është transformuar dhe hedhur në atë formë në publik. ‘I tha ik pirdhu’. Nuk është kështu. Është ta nxjerrësh për ta vrarë tjetrin politikisht. Ai që e ka nxjerrë këtë kërkon të të largojë nga fusha e brendshme e Grupit Parlamentar një njeri që e sheh aty prej vitesh, që e konsideron konkurrent dhe e ka problem. Unë s’kam problem me qenien e atij. Unë i konsideroj ata kolegë”, shprehetBraçe. Mëhilli: Mund të jetë Edi Rama? Braçe: Jo, nuk është. Këtu jemi për t’i thënë gjërat lirisht. Kishte ndodhur gati 46 ditë më parë, kur u goditën gra deputete me vezë. Edhe kam shkruar në grup që të thirrej policia. Edhe shkrova për gratë. Edhe atë mesazh e nxorën në media. Natyrisht, me interpretimet e duhura se policinë e kërkoi ky. Nuk është vetëm ndaj meje kjo sjellje. E kanë pësuar edhe të tjerë si unë dhe guxojnë ta bëjnë. Edhe këto interpretohen si përpjekje për eliminim. Ja, kjo më bën të them se ka luftë të brendshme në PS. @voxnewsalbania

10.5K views


💾

  •  

Spitali Rajonal i Durrësit reagoi pas raportimeve të disa mediave se një shtetas nga Durrësi, me inicialet A.A., 52 vjeç, kishte humbur jetën pasi ish...

Spitali Rajonal i Durrësit reagoi pas raportimeve të disa mediave se një shtetas nga Durrësi, me inicialet A.A., 52 vjeç, kishte humbur jetën pasi ishte nxjerrë nga spitali dhe ishte lënë në rrugë. Sipas mjekëve, pacienti është gjallë, ndodhet në repartin e Terapisë Intensive dhe i është nënshtruar me sukses një ndërhyrjeje të dytë kirurgjikale. Megjithatë, përgënjeshtrimi prek vetëm pjesën e raportimit që lidhej me vdekjen e pacientit. Ngjarja që solli denoncimin publik – fakti që ai ishte nxjerrë nga spitali dhe ishte lënë jashtë tij në gjendje të rënduar – mbetet thelbi i çështjes dhe kërkon ende shpjegime nga institucionet përgjegjëse. Por në përpjekje për të rrëzuar lajmin mbi vdekjen e pacientit, mjekët e Spitalit Rajonal të Durrësit bënë publike një sërë të dhënash që i përkasin sekretit mjekësor. Ata zbuluan se A.A. është mbartës i HIV-it, përdorues heroine, përfitues i metadonit dhe madje deklaruan se dyshohet të ketë konsumuar heroinë përpara rikthimit në spital. Këto janë të dhëna që i përkasin ekskluzivisht marrëdhënies mes pacientit dhe mjekut. Ato nuk ishin të nevojshme për të provuar se pacienti ishte gjallë dhe nuk mund të përdoren si argument për të përgënjeshtruar një raportim mediatik. Një pacient, pavarësisht gjendjes së tij shëndetësore, varësive apo kushteve sociale, nuk mund të shndërrohet në mjet komunikimi institucional. Detyrimi i mjekut është të mbrojë jetën dhe konfidencialitetin e pacientit, jo të ekspozojë historinë e tij mjekësore për t’iu përgjigjur kritikave publike. Pikërisht këtu lind pyetja thelbësore: nëse për të përgënjeshtruar një lajm, një institucion shëndetësor publikon diagnoza, sëmundje infektive dhe të dhëna mbi varësitë e pacientit, a është respektuar detyrimi ligjor dhe etik për ruajtjen e sekretit mjekësor? Për më shumë klikoni në STORY👆 #voxnews #media #news @voxnews.al

4134 views


💾

  •  

Shkenca rrëzon bindjen shekullore: Linja gjenetike amtare vazhdon përmes vajzave Për shekuj me radhë, është besuar se djali është ai që vazhdon linjën...

Shkenca rrëzon bindjen shekullore: Linja gjenetike amtare vazhdon përmes vajzave Për shekuj me radhë, është besuar se djali është ai që vazhdon linjën e gjakut të familjes. Megjithatë, trashëgimia gjenetike tregon një tjetër realitet. ADN-ja mitokondriale trashëgohet pothuajse tërësisht nga nëna dhe kalon si te djemtë, ashtu edhe te vajzat. Por janë vajzat ato që zakonisht e përcjellin më tej te brezat pasardhës, duke ruajtur një vijë të pandërprerë amtare për mijëra vjet. Kjo do të thotë se gruaja nuk është fundi i linjës familjare, por hallka që e mban dhe e transmeton atë nga një brez te tjetri. Ajo nuk është fundi i linjës. Ajo është vetë linja. @voxnewsalbania

12K views


💾

  •  

Make-up artisti me origjinë shqiptare, Kevin Kodra, ka ndarë me ndjekësit një nga momentet më të rëndësishme të jetës së tij. Në një atmosferë romanti...

Make-up artisti me origjinë shqiptare, Kevin Kodra, ka ndarë me ndjekësit një nga momentet më të rëndësishme të jetës së tij. Në një atmosferë romantike buzë detit, ai i propozoi për martesë partnerit të tij, i cili pranoi mes emocionesh. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë çiftin në një moment plot dashuri, ndërsa Kevin gjunjëzohet dhe nxjerr unazën, duke e bërë propozimin edhe më të veçantë. Postimi ka marrë menjëherë reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët i kanë uruar çiftit jetë të lumtur dhe shumë suksese në kapitullin e ri që i pret. Momenti romantik është shpërndarë gjerësisht në rrjet, duke prekur zemrat e mijëra njerëzve. @voxnewsalbania

241.6K views


💾

  •  

Është thelluar tragjedia e ndodhur në Shkodër, pasi mësohet se janë gjetur 3 trupa të pajetë në banesën e pabanueshme që u shkrumbua pasditen e sotme ...

Është thelluar tragjedia e ndodhur në Shkodër, pasi mësohet se janë gjetur 3 trupa të pajetë në banesën e pabanueshme që u shkrumbua pasditen e sotme në Domen të Postribës. Nëna Blerina Çobaj 24 vjeçe ishte në banesë me fëmijët e moshës 1 vjeç e gjysmë dhe 3 vjeç. Bleona Çelaj së bashku me dy fëmijët e mitur, sapo ishin kthyer nga Gjermania. Sipas të dhënave paraprake, nëna ka qenë duke gatuar kur banesa ka marrë flakë, ndërsa zjarri është përhapur me shpejtësi. Për më shumë klikoni në STORY👆 #voxnews #media #news @voxnews.al

109.3K views


💾

  •  

Një shtëpi në fshatin Domen në Postribë të Shkodrës është djegur. Dyshohet se brenda janë nëna me dy fëmijë që nuk përgjigjen dhe është e paqartë nëse...

Një shtëpi në fshatin Domen në Postribë të Shkodrës është djegur. Dyshohet se brenda janë nëna me dy fëmijë që nuk përgjigjen dhe është e paqartë nëse kanë humbur jetën apo jo. Nëna dhe dy fëmijët kishin shkuar te shtëpia e vjetër e cila ishte e pabanueshme dhe ka marrë zjarr. Zjarrfikëset kanë mbërritur por banesa ka qenë e djegur për shkak të terrenit malor dhe njoftimit jo në kohën e duhur. Efektivët zjarrfikës po mundohen të verifikojnë gjendjen e nënës me dy fëmijë që sipas dyshimeve të para kanë humbur jetën sepse nuk përgjigjen. Për më shumë klikoni në STORY👆 #voxnews #media #news @voxnews.al

11.9K views


💾

  •  

Tenderët e ndërtimit të Unazës së Madhe të Tiranës vunë nën hetim ish-ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, si dhe dy drejtorët ...

Tenderët e ndërtimit të Unazës së Madhe të Tiranës vunë nën hetim ish-ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, si dhe dy drejtorët e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi dhe Gentian Gjyli. Këta persona janë nën akuzë zyrtare nga Prokuroria e Posaçme, për favorizim të firmave, shpërdorim detyre, ndërkohë që po verifikohet nëse akuzat janë pjesë e grupit kriminal. Koha kaloi dhe pa kaluar afera e Unazës së Madhe, një tjetër aferë po gatuhet brenda Autoritetit Rrugor Shqiptar, ku drejtuesit aktuale po veprojnë me të njëjtën skemë për tenderat e rrugëve, duke kopjuar shifra, duke skualifikuar kompani e madje duke bërë shtesa kontrate për segmente që duhet të ishin përfunduar. Vox News ka analizuar dokumente të reja dhe të vjetra, të dala nga ARRSH-ja, tashmë e drejtuar nga Ami Kozeli, të cilat hedhin dritë se ky drejtues ka firmosur një shtesë të majme kontrate për fazën e dytë, e cila duhet të kishte përfunduar dhe duhet të ishte dorëzuar me “çelësa në dorë” te shteti. Por, në vend që të merreshin masa, të mbahej garancia, drejtuesit e ARRSH-së, madje edhe vetë ministri i ri i Infrastrukturës, Enea Karakaçi, vijojnë të “bekojnë” firmat. Për më shumë klikoni në STORY👆 #voxnews #media #news @voxnews.al

5281 views


💾

  •  
❌