Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Një hetim i BBC Global China Unit ka zbuluar përmasa shqetësuese të fenomenit të kamerave të fshehta në dhomat e hoteleve në Kinë, ku pamje intime të ...

Një hetim i BBC Global China Unit ka zbuluar përmasa shqetësuese të fenomenit të kamerave të fshehta në dhomat e hoteleve në Kinë, ku pamje intime të klientëve regjistrohen dhe transmetohen pa dijeninë e tyre në platforma online, kryesisht për qëllime fitimi. Rasti i publikuar nga BBC tregon historinë e “Eric” (emër i ndryshuar), i cili në vitin 2023 zbuloi rastësisht se ai dhe partnerja e tij ishin filmuar fshehurazi gjatë një qëndrimi në një hotel në Shenzhen, dhe se pamjet ishin shpërndarë për mijëra përdorues në kanale online. Zbulimi kishte ndodhur vetëm disa javë pas qëndrimit të tyre në hotel. Pamjet ishin realizuar përmes kamerave të vogla të fshehura në dhomat e hotelit, të lidhura drejtpërdrejt me rrjete transmetimi live. Sipas BBC-së, disa faqe dhe aplikacione – të promovuara kryesisht përmes Telegram – pretendojnë se operojnë mbi 180 kamera të fshehta aktive në hotele të ndryshme në të gjithë Kinën. Fenomen në rritje, pavarësisht ligjit Edhe pse prodhimi dhe shpërndarja e materialeve pornografike është e ndaluar në Kinë, ky fenomen ekziston prej vitesh dhe, sipas BBC-së, është përhapur edhe më shumë së fundmi, i nxitur nga teknologjia dhe nga rrjetet sociale. Në prill të vitit të kaluar, autoritetet kineze miratuan rregullore të reja që detyrojnë hotelet të kryejnë kontrolle të rregullta për kamera të fshehta, por hetimi tregon se praktika vazhdon. BBC identifikoi mijëra video të reja të filmuara në dhoma hotelesh, ndërsa vlerëson se mijëra persona mund të jenë filmuar pa dijeni, bazuar në normat e zakonshme të frekuentimit të hoteleve. “Shkuam të bëjmë seks në hotel, por zbuluam se na Hetimi zbulon një zinxhir të organizuar, ku instaluesit e kamerave, administratorët e faqeve dhe ndërmjetësit online bashkëpunojnë për të shitur akses në transmetime live dhe arkiva videosh. Vetëm një prej ndërmjetësve, sipas vlerësimeve të BBC-së, mund të ketë fituar dhjetëra mijëra dollarë brenda një viti. Trauma për viktimat dhe kritika ndaj platformave Viktimat përshkruajnë pasoja të rënda psikologjike, frikë nga ekspozimi publik dhe humbje të ndjenjës së sigurisë. Organizata që ndihmojnë viktimat thonë se heqja e këtyre materialeve nga interneti është jashtëzakonisht e vështirë, veçanërisht në platforma si Telegram. BBC ka kritikuar kompanitë teknologjike për mungesë reagimi të shpejtë, duke theksuar se platformat mbajnë përgjegjësi të drejtpërdrejtë për mënyrën se si përhapet përmbajtja e paligjshme. Megjithëse disa llogari u mbyllën pas publikimit të hetimit, transmetimet e fshehta nga dhomat e hoteleve vazhdojnë, duke ngritur shqetësime serioze për privatësinë dhe sigurinë e qytetarëve. #voxnews #media #news

564 views


💾

Tre “musketierët”, Ergys Agasi, Ermal Beqiri dhe Gerond Meçe, kanë zhvatur për vite me radhë Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, duke m...

Tre “musketierët”, Ergys Agasi, Ermal Beqiri dhe Gerond Meçe, kanë zhvatur për vite me radhë Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, duke marrë tendera në vlera prej qindra milionë eurosh. Dyshimet janë se, këta biznesmenë i kanë marrë të paracaktuar, me kritere të vendosura në favor të tyre. Të tre, deri pak muaj më parë, kanë qenë në të njëjtën anë, teksa kanë “luftuar” me zyrtarët shtetërore, duke i “detyruar” që t’u firmosnin tenderat e majmë. Rrugës ka tentuar që t’u bashkohet edhe Daniel Shima, që në këtë rast është “Dartanjani”, i cili ka lënë postin e nëndrejtorit të AKSHI-t për t’u bërë një super biznesmen, me dhjetëra kompani, disa në emrin e tij, të tjera në emrin e nënës kushëririt apo edhe të së dashurës. Një skemë e mirëfilltë për të pastruar para’. #voxnews #media #news @voxnews.al

2534 views


💾

Presidenti amerikan Donald Trump e ka dënuar, por nuk ka kërkuar falje për një video të publikuar në llogarinë e tij në rrjetet sociale, ku ish-Presid...

Presidenti amerikan Donald Trump e ka dënuar, por nuk ka kërkuar falje për një video të publikuar në llogarinë e tij në rrjetet sociale, ku ish-Presidenti demokrat, Barack Obama dhe ish-Zonja e Parë, Michelle Obama shfaqen si majmunë. Postimi shkaktoi reagime të menjëhershme dhe kritika dypartiake, duke u cilësuar si çnjerëzore dhe raciste ndaj njerëzve me origjinë afrikane. Shtëpia e Bardhë fillimisht e mbrojti postimin të premten, por e fshiu atë rreth 12 orë më vonë. Videoja, rreth një minutë e gjatë dhe e shpërndarë në platformën Truth Social të Trump-it të enjten në mbrëmje, përforconte pretendime të rreme se humbja e tij në zgjedhjet e vitit 2020 kishte ardhur si pasojë e mashtrimit. Në fund të videos ishte futur një klip i shkurtër, dukshëm i gjeneruar me inteligjencë artificiale, ku shfaqeshin primatë që kërcenin me fytyrat e Obamave të montuara mbi to. Të premten në mbrëmje, Trump u tha gazetarëve se nuk e kishte parë të gjithë videon përpara se një ndihmës i Shtëpisë së Bardhë ta postonte në llogarinë e tij. “Nuk e pashë të gjithën. Pashë pjesën e parë, që kishte të bënte me mashtrimin zgjedhor dhe makinat e votimit. Pastaj ia lashë stafit. Zakonisht ata i shohin të gjitha. Por mesa duket dikush nuk e bëri”, tha ai. I pyetur nëse e dënonte klipin, Trump u përgjigj: “Sigurisht që po”. Megjithatë, ai refuzoi të kërkonte falje, duke shtuar: “Nuk kam bërë gabim. Unë shoh mijëra gjëra”. Deklaratat e Trump-it mbyllën një ditë me mesazhe kontradiktore nga Shtëpia e Bardhë. Fillimisht, një zëdhënës i administratës e quajti videon një “meme interneti të padëmshëm”, ndërsa më pas një tjetër zyrtar tha se ishte postuar gabimisht dhe u hoq. Kjo u pa si një tërheqje e rrallë nga një Shtëpi e Bardhë që zakonisht mbron pa hezitim Trump-in. Trump, tashmë në mandatin e tij të dytë, ka një histori të gjatë të shpërndarjes së retorikës raciste. Për vite me radhë ai ka promovuar teorinë e rreme se Barack Obama, president nga 2009 deri më 2017, nuk kishte lindur në Shtetet e Bashkuara. #voxnews #media #news #donaldtrump #barackobama

5151 views


💾

“Ka një mundësi që të më takojë sërish mua”, thoshte Denni Xhepa vetëm të mërkurën. Shpresa u bë realitet dje: Skiatori 22-vjeçar, i lindur në Pinerol...

“Ka një mundësi që të më takojë sërish mua”, thoshte Denni Xhepa vetëm të mërkurën. Shpresa u bë realitet dje: Skiatori 22-vjeçar, i lindur në Pinerolo nga prindër shqiptarë dhe i rritur në Sestriere, ishte sërish flamurtar i Shqipërisë. Në Lojërat Olimpike Milano-Cortina 2026 ai përsëriti përvojën e Pekinit 2022, kur sapo kishte mbushur 18 vjeç dhe ishte sportisti i vetëm i Shqipërisë në ceremoninë hapëse, në një stadium të heshtur dhe të izoluar për shkak të Covid-it. “Ishte diçka e paharrueshme edhe pse gjithçka ishte e zbehur. Këtë herë do të jetë ndryshe, më e lirë, më reale. Fillimisht mendoja se do të parakaloja në ‘San Siro’, ku për ironi nuk kam qenë kurrë. Në vend të kësaj, do të jem flamurtar në ceremoninë e hapjes që do të mbahet në Livigno. T’i përjetoj sërish emocionet e Lojërave, këtë herë shumë afër shtëpisë sime, do të jetë fantastike: një çmenduri”, shprehet ai. Katër vite më pas nuk ka ndryshuar vetëm skena, por edhe vetë Denni. “Sot i përballoj Olimpiadat me një vetëdije tjetër. Në Pekin më dukej një garë si gjithë të tjerat. Starti është po ai, bora e bardhë, portat blu dhe të kuqe. Por tani e kuptoj vërtet çfarë do të thotë të përfaqësosh një vend me të cilin ke lidhje gjaku”, shprehet ai. Në vitin 2022 u rendit i 28-ti në slallomin special olimpik. Tani vjen me më shumë përvojë, më shumë stabilitet dhe me ndjesinë se ka hyrë në fazën e pjekurisë sportive. Xhepa do të marrë pjesë si në garën e sllallomit gjigant më 14 shkurt, ashtu edhe në sllallomin special më 16 shkurt. Ambiciet mbeten të maturuara. “Kur argëtohem, rezultatet vijnë gjithmonë. Nuk i kam vënë vetes një objektiv të saktë. Dua të jap maksimumin dhe të krahasohem me ata që fitojnë në Kupën e Botës”, shprehet ai. Këtë herë Shqipëria nuk do të ketë një përfaqësim të vetëm. Në ekip është edhe Lara Colturi, po nga Val di Susa si Denni, dhe gjithashtu flamurtare. Vajza e ish-kampiones olimpike italiane, Daniela Ceccarelli do të parakalojë me flamurin kuqezi në Cortina d’Ampezzo. “Shpresoj vërtet që Lara të fitojë medaljen e parë olimpike dimërore për vendin tonë. Ka treguar se mund të jetë mes më të mirave. Vjen nga një periudhë e vështirë fizike, por nëse gjen formën, mund të bëjë shumë mirë”, thotë Denni. Ai dhe Lara jetojnë pak kilometra larg njëri-tjetrit, mes Cesana-s dhe Sestriere-s, por ndjekin programe të ndryshme: “Është e drejtë që secili të ndjekë kalendarin e vet”. Nën dy kullat simbol të Sestriere-s ka një komunitet të konsiderueshëm shqiptarësh. “Babai im erdhi në Itali 30 vite më parë me një anije, pak vite pas zbarkimeve masive në portin e Barit. Disa familje së fundmi janë larguar nga Sestriere për të jetuar diku tjetër, disa në Pinerolo. Por në Colle nuk jemi pak”, shprehet ai. Një koincidencë ose shenjë fati: në flamurin shqiptar ka një shqiponjë, ashtu si në stemën e Ski Club Sestriere ku Denni është rritur. “Ky paralelizëm është pothuajse surreal”. Denni e ka mësuar shqipen në shtëpi, ndërsa me vëllain Sildi flet italisht. Sildi sot drejton barin e shkollës së skive dhe është pikë reference edhe gjatë stërvitjeve. Babai Hajredin punon si artizan ndërtimi dhe me shumë gjasë ishin në tribuna bashkë me mamanë Silvana, ish-kuzhiniere, sot kujdestare, për të ndjekur Lojërat. Nëse do të kthehej përballë atij djaloshi të Liceut Sportiv të Oulx-it që ëndërronte Pekinin, Xhepa nuk do të kishte dyshime. “Do t’i thosha të vazhdojë të besojë. Jemi vetëm në fillim. Po vijnë Olimpiadat e mia të dyta, por nuk duhet të rehatohemi kurrë mbi sukseset”, thotë ai. Denni është një djalë i veçantë, si slallomi që dashuron. Dhe historia e tij, kthesë pas kthese, vazhdon të befasojë./ Corriere della Sera #voxnews #media #news

1684 views


💾

Në mitikun San Siro të Milano-s, ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore Milano Cortina u shndërrua në një spektakël ku sporti, arti dhe moda...

Në mitikun San Siro të Milano-s, ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore Milano Cortina u shndërrua në një spektakël ku sporti, arti dhe moda u bashkuan në një gjuhë të vetme vizuale. Mes dritave, performancave dhe emrave të mëdhenj të muzikës ndërkombëtare, vëmendja u përqendrua në një moment të veçantë: një homazh i ndjerë dhe i rafinuar për Giorgio Armanin, stilistin që për dekada mishëroi elegancën italiane dhe që u nda nga jeta vitin e kaluar. Ky nuk ishte thjesht një nderim simbolik. Deri në muajt e fundit të jetës së tij, Giorgio Armani kishte punuar drejtpërdrejt në konceptin artistik të ceremonisë së hapjes, me synimin për të sjellë në një skenë globale atë që ai e quante “elegancë pa kohë”. Për të, sporti dhe moda ishin dy forma të së njëjtës shprehje bashkëkohore, dhe pikërisht kjo ide përshkoi gjithë spektaklin. Në Itali, gjithçka është çështje stili Momenti kulmor erdhi me sfilatën trengjyrëshe, një koreografi e kulluar estetike që funksionoi si një përshëndetje solemne për Italinë dhe për vetë Armanin. Gjashtëdhjetë modele, të veshura me tailleur mannish monokromatikë në ngjyrat e flamurit italian, marshuan në harmoni perfekte. Veshjet – ndër krijimet e fundit të stilistit – ishin prej sateni të butë, me linja të rrjedhshme, xhaketa me një kopës dhe pantallona të gjera, të shoqëruara nga mokasina dhe triko me jakë të lartë në të njëjtën ngjyrë. Një minimalizëm i kontrolluar, që fliste më shumë se çdo fjalë. Sfilata u hap nga Agnese Zogla, muza e hershme e Armanit, ndërsa në mbyllje, si një figurë pothuajse eterike, u shfaq Vittoria Ceretti, e zgjedhur si flamurtarja e mbrëmjes. Në Itali, gjithçka është çështje stili Ajo mbante një fustan të bardhë të linjës Armani Privé, fillimisht i konceptuar për pasarelën e Alta Moda-s, por i ruajtur për këtë moment të veçantë – si një testament i fundit estetik. Homazhi vazhdoi edhe në momentin e dorëzimit të flamurit olimpik, ku personalitete nga sporti dhe humanizmi ndërkombëtar parakaluan të veshur me koleksionin Giorgio Armani Vjeshtë/Dimër 2025–2026. Pa teprime, pa pompozitet të zbrazët: vetëm formë, prerje dhe qetësi vizuale. Në fund, ceremonia e Milano Cortina-s la një mesazh të qartë: në Itali, stili nuk është dekor. Është identitet, është kujtesë, është mënyrë për t’i dhënë kuptim madhështisë. Dhe Giorgio Armani, edhe në mungesë, ishte aty – jo si emër, por si gjuhë estetike që vazhdon të flasë me botën. #voxnews #media #news

586 views


💾

Një fëmijë 4-vjeçar ka ndërruar jetë në rrethana ende të paqarta në Vlorë, ndërsa autoritetet shëndetësore dhe organet e drejtësisë po kryejnë verifik...

Një fëmijë 4-vjeçar ka ndërruar jetë në rrethana ende të paqarta në Vlorë, ndërsa autoritetet shëndetësore dhe organet e drejtësisë po kryejnë verifikimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit. Sipas familjarëve, fëmija kishte shfaqur simptoma që në orët e paradites, pasi dyshohet se kishte konsumuar mjaltë. Ai kishte pasur të vjella të shumta, të cilat fillimisht u mendua se kishin kaluar. Megjithatë, ato u rishfaqen dhe para se të ndërronte jetë, fëmija kishte shfaqur të njëjtat simptoma, me të vjella të pandërprera. Gjatë transportimit drejt qendrës shëndetësore në Dukat, fëmija ka qenë pa shenja jete, fakt ky i konfirmuar nga mjekët. Ai u dërgua më pas në Spitalin Rajonal të Vlorës, në pediatrinë e madhe, ku u konstatua se kishte mbërritur pa jetë. “Nga këqyrja paraprake mjeko-ligjore nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera në trupin e fëmijës. Aktualisht priten rezultatet e analizave të biopsisë dhe ekzaminimet e mëtejshme për përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes”, njofton policia. Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Vlorës, e cila ka nisur veprimet përkatëse për zbardhjen e plotë të ngjarjes. #voxnews #media #news

2307 views


💾

“Përshëndetje! A mund të ndani pak kohë për të votuar Sarën? Ajo është vajza e shoqes sime dhe fituesi merr një vit mësime vallëzimi pa pagesë. Kjo ës...

“Përshëndetje! A mund të ndani pak kohë për të votuar Sarën? Ajo është vajza e shoqes sime dhe fituesi merr një vit mësime vallëzimi pa pagesë. Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për të.” Nëse edhe juve ju ka mbërritur në celular një mesazh i tillë, kini kujdes: bëhet fjalë për një skemë mashtrimi që po qarkullon në WhatsApp prej ditësh dhe që tashmë ka prekur edhe përdorues në Shqipëri. Shumë përdorues të rrjetit social WhatsApp raportojnë se kanë marrë mesazhe që i ftojnë të klikojnë një link për të votuar në një konkurs vallëzimi për fëmijë, me pretekstin se bëhet fjalë për vajzën apo mbesën e një personi të njohur. Në fakt, kemi të bëjmë me një fushatë tipike për vjedhjen e të dhënave përmes sms-ve dhe që ajo të bëhet më e besueshme, u dërgohet edhe numrave të tjerë që janë të atashuar në llogaritë ku hackerët arrijnë të krijojnë akses. Si funksionon kjo skemë? E njohur si “mashtrimi i balerinës”, kjo skemë përdor një histori të besueshme për të bindur përdoruesit e këtij rrjeti social që të të klikojnë një link, i cili shfaqet si votim për një konkurs vallëzimi për fëmijë. Mesazhi zakonisht vjen nga një kontakt i njohur, gjë që e bën edhe më të rrezikshëm, pasi ul vigjilencën e përdoruesve. Përdoruesi merr një mesazh që e fton të klikojë një link të bashkëngjitur, duke shpjeguar se bëhet fjalë për një konkurs vallëzimi për vajza të vogla, ku merr pjesë mbesa e tij/saj. Kërkesa është që të votohet për të, duke përmendur edhe emrin, në rastin e Shqipërisë si Sara. Kushdo që e hap linkun dhe faqen përkatëse, në fakt hap edhe derën për virusin: me vetëm një klikim, hakeri përgjegjës arrin automatikisht të hyjë në profilin WhatsApp, të ketë akses në kontaktet dhe bisedat. Pak më vonë, profili i infektuar nis të dërgojë mesazhe të tjera dashakeqe në kontaktet e tij në celular, në këtë rast të maskuara si lojëra online, të cilat do të lejonin gjithashtu akses në aplikacionet që përdoren për menaxhimin e parave dhe llogarive bankare. Në këtë mënyrë, mashtrimi përhapet me shpejtësi, duke krijuar një zinxhir viktimash. Në Itali u mashtruan edhe kryetarët e bashkive Në provincën e Reggio Emilia në Itali, mashtrimi ka prekur dhjetëra persona, mes tyre edhe dy kryetarë bashkish të zonës Val d’Enza: Franco Palù, kryetar i bashkisë San Polo d’Enza, dhe Marcello Moretti, kryetar i bashkisë Sant’Ilario d’Enza. Kryetari i bashkisë Franco Palù ka depozituar gjithashtu një kallëzim penal pranë karabinierëve. Çfarë duhet të bëni? Ekspertët u bën thirrje qytetarëve të mos hapin linke të dyshimta, edhe kur ato vijnë nga kontakte të njohura, të verifikojnë gjithmonë përmbajtjen dhe të aktivizojnë masat shtesë të sigurisë që ofrohen nga vetë aplikacioni, ose siç quhet ndryshe “two-step verification”. Po ashtu, të verifikojnë në sa pajisje është e hapur llogaria e WhatsApp. #voxnews #media #news

5380 views


💾

Tirana vijon të kryesojë bindshëm listën e qarqeve me nivelin më të lartë të kursimeve bankare, ndërsa Lezha, Shkodra, Elbasani dhe Korça mbeten ndër ...

Tirana vijon të kryesojë bindshëm listën e qarqeve me nivelin më të lartë të kursimeve bankare, ndërsa Lezha, Shkodra, Elbasani dhe Korça mbeten ndër qarqet me depozitat më të ulëta. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se kursimet janë përqendruar kryesisht në qendrat e mëdha urbane, me diferenca të qarta mes qarqeve. Në të njëjtën kohë, ka ndryshuar edhe mënyra se si qytetarët dhe bizneset i mbajnë paratë në banka, me një rritje më të dukshme të depozitave në lekë gjatë vitit 2025, ndërsa euro vijon të ruajë peshë të konsiderueshme, veçanërisht në qarqet me aktivitet më të lartë ekonomik. Qarku i Tiranës mbetet pa konkurrencë në krye të listës së kursimeve. Vetëm në fund të vitit 2025, depozitat në Tiranë arrijnë gati 892 miliardë lekë, ose pothuajse gjysmën e totalit kombëtar. Krahasuar me fillimin e vitit 2024, Tirana ka shtuar mbi 120 miliardë lekë depozita, duke reflektuar përqendrimin e aktivitetit ekonomik, pagave dhe bizneseve. Pas Tiranës renditet Durrësi, me afro 131 miliardë lekë depozita, i ndjekur nga Vlora dhe Fieri, që shfaqin rritje të qëndrueshme gjatë gjithë periudhës 2024–2025. Në anën tjetër të tabelës, qarqet me nivelin më të ulët të kursimeve mbeten Lezha, Shkodra, Elbasani dhe Korça, ku depozitat janë dukshëm më të vogla, por gjithsesi në rritje graduale nga një vit më parë. Sa i përket mënyrës se si mbahen kursimet, monedha e huaj, kryesisht euro, vijon të ketë peshë të madhe, sidomos në Tiranë, Durrës dhe zonat turistike si Vlora. Megjithatë, vërehet një forcim i depozitave në lekë gjatë vitit 2025. Në nivel kombëtar, depozitat në lekë janë rritur më shpejt se ato në valutë, një sinjal se qytetarët dhe bizneset po i besojnë më shumë monedhës vendase dhe po shmangin riskun e kursit të këmbimit. Në fund të vitit 2025, depozitat në lekë kalojnë 425 miliardë lekë vetëm në Tiranë, ndërsa edhe qarqe si Durrësi, Fieri dhe Vlora shënojnë rritje të dukshme në kursimet në monedhën vendase. #voxnews #media #news

321 views


💾

Surprizat këtë edicion të Big Brother VIP 5 nuk kanë fund, por Prime i së shtunës do të sjellë emocione të forta. Në shtëpinë më të famshme në Shqipër...

Surprizat këtë edicion të Big Brother VIP 5 nuk kanë fund, por Prime i së shtunës do të sjellë emocione të forta. Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri do të futet edhe një herë tjetër, fituesi i Big Brother VIP 2, Luiz Ejlli. Për më shumë ndiqni Big Brother Vip, të shtunën ora 21:00, me Ledion Liçon, në Top Channel. #luizejlli #bigbrothervipalbania #voxnews #media #news @voxnews.al

4574 views


💾

Qeveria i propozon Kuvendit dy emrat e anëtarëve të rinj për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Vendimi u mor sot në mbledhjen e radhës të ...

Qeveria i propozon Kuvendit dy emrat e anëtarëve të rinj për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Vendimi u mor sot në mbledhjen e radhës të këshillit të Ministrave, e drejtuar nga vetë kryeministri Edi Rama. Qeveria i propozon Kuvendit zgjedhjen nëpërmjet votimit të Jonida Priftit dhe Ervin Metes. Mete ka qenë pjesë e kabinetit “Rama”, pasi ka drejtuar më herët Ministrinë e Financave, njëkohësisht edhe ish-zv.ministër në këtë dikaster. Vendimi i Këshillit të Ministrave: “VENDIM PËR PROPOZIMIN KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË TË DY ANËTARËVE PËR KËSHILLIN MBIKËQYRËS TË BANKËS SË SHQIPËRISË Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “b”, të pikës 2, të nenit 44, të ligjit nr.8269, datë 23.12.1997, “Për Bankën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: Propozimin Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të dy anëtarëve për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, si më poshtë vijon: – Znj. Jonida Prifti; – Z. Ervin Mete. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. K R Y E M I N I S T R I EDI RAMA”. #voxnews #media #news

1301 views


💾

Komisioni Evropian ka propozuar sanksione të reja kundër Rusisë, për shkak të agresionit të saj të vazhdueshëm ndaj Ukrainës. Presidentja e Komisionit...

Komisioni Evropian ka propozuar sanksione të reja kundër Rusisë, për shkak të agresionit të saj të vazhdueshëm ndaj Ukrainës. Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen, tha se “ndërsa Ukraina vazhdon të mbrohet me guxim të jashtëzakonshëm në fushën e betejës, Kremlini po dyfishon krimet e luftës, duke goditur qëllimisht shtëpitë dhe infrastrukturën civile”. “Impiantet e energjisë dhe sistemet e ngrohjes janë vënë në shënjestër, duke lënë komunitete të tëra pa energji elektrike në temperatura shumë të ulëta. Kjo nuk është sjellja e një shteti që kërkon paqe. Është sjellja e një kombi që zhvillon një luftë shkatërruese kundër një popullsie civile të pafajshme.” “Sanksionet e propozuara do të mbulojnë energjinë, shërbimet financiare dhe tregtinë , tha BE. Masat do të përfshijnë “një ndalim të plotë të shërbimeve detare për naftën bruto ruse” për të “ulur më tej të ardhurat e energjisë të Rusisë dhe për ta bërë më të vështirë gjetjen e blerësve për naftën e saj”. 43 anije të tjera do të listohen gjithashtu si pjesë e flotës në hije, duke arritur në 640 në total. Sanksione të tjera do të synojnë gjithashtu sistemin bankar të Rusisë, duke listuar 20 banka të tjera rajonale dhe duke marrë masa kundër kriptovalutave dhe kompanive të lidhura me to. Von der Leyen u bëri thirrje vendeve anëtare të BE-së që “të miratojnë shpejt këto sanksione të reja” për të “dërguar një sinjal të fuqishëm përpara përvjetorit të katërt të zymtë të kësaj lufte në shkallë të plotë” më 24 shkurt. #voxnews #media #news

2493 views


💾

Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mesditën e kësaj të premte në vendin e njohur si Qafa e Murrizit, në ...

Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mesditën e kësaj të premte në vendin e njohur si Qafa e Murrizit, në Rrugën e Arbrit. Një makinë luksoze elektrike "Avatr 12" dhe një kamion janë përplasur "kokë më kokë". Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë kamionin të spostuar disa centimetra në anën e djathtë, në korsinë e vet, kurse makina elektrike me teknologji të fjalës së fundit dhe e prodhuar në Kinë, ka përfunduar në kanal, e ndarë në dy pjesë. Rrethanat e përplasjes janë të paqarta, pasi makina elektrike "grand coupe" Avatr 12 është e pajisur me sistemet më të fundit inteligjente dhe nuk dihet nëse ato kanë funksionuar në momentin e aksidentit. #voxnews #media #news

11.7K views


💾

Pavarësisht se ditën e djeshme gjatë protestës para SPAK u bë me dije se shkalla e parë e gjykatës kishte vendosur në favor të banorëve të Rrjollit në...

Pavarësisht se ditën e djeshme gjatë protestës para SPAK u bë me dije se shkalla e parë e gjykatës kishte vendosur në favor të banorëve të Rrjollit në Velipojë, kjo gjë nuk e ka ndaluar firmën “Gener 2” të vijojë punimet edhe në ditë më shi. Dhjetëra banorë kanë mbërritur në vendin ku po kryheshin punime duke i kërkuar firmës që të fikë mjetet dhe të mos e vijonte punën. Për më shumë klikoni ne STORY👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

6326 views


💾

❌