“Na duhet Groenlanda për sigurinë ndërkombëtare. Na duhet. Me patjetër”. Presidenti amerikan Donald Trump riktheu kërcënimet ndaj ishullit që i përket...
“Na duhet Groenlanda për sigurinë ndërkombëtare. Na duhet. Me patjetër”. Presidenti amerikan Donald Trump riktheu kërcënimet ndaj ishullit që i përket Danimarkës. Një ditë pas operacionit që çoi në arrestimin e presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro dhe pas njoftimit tronditës për dëshirën për të “marrë kontrollin” e Venezuelës, derisa të ketë një tranzicion të rregullt, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se vendi i tij ka nevojë për Groenlandën, një deklaratë që ka shkaktuar reagimin e kryeministres daneze, Mette Frederiksen. Rëndësia gjeostrategjike Rajoni i mbuluar me akull po merr gjithnjë e më shumë rëndësi gjeostrategjike. Bëhet fjalë për ishullin më të madh në botë, që për nga shtrirja është katër herë më i madh se Franca, por i mbuluar në 80% nga hapësira të bardha. Ai është kthyer në një element qendror në balancën globale të fuqisë mes shteteve të mëdha, SHBA-ve, Rusisë, Kinës dhe Europës, jo vetëm për burimet e tij minerare, por sidomos për pozicionin gjeopolitik. Që nga marrja e detyrës në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për ta bërë Groenlandën amerikane. Para Krishtlindjeve të vitit 2024 ai deklaroi se kontrolli i Groenlandës është një domosdoshmëri absolute për sigurinë kombëtare dhe lirinë në botë. Tani ai rikthehet sërish në ofensivë. Reagimi i irrituar i Kopenhagenit, si edhe i kryeqyteteve të tjera europiane, pritet të jetë i menjëhershëm, me Parisin në krye, që ka denoncuar deklaratat, si një formë imperializmi. Çfarë përfaqëson Groenlanda për SHBA-të Groenlanda është një territor autonom, ku drejtësia, politika monetare, politika e jashtme, mbrojtja dhe siguria varen drejtpërdrejt nga Kopenhageni. “Megjithatë, duke qenë se kryeqyteti i saj është më afër New York-ut sesa Kopenhagenit, Groenlanda bën qartësisht pjesë në zonën e interesit të Shteteve të Bashkuara”, ka vënë në dukje historiania Astrid Andersen nga Instituti Danez për Studime Ndërkombëtare. Këto vlerësime janë pasqyruar edhe nga disa media ndërkombëtare. “Gjatë luftës, kur Danimarka u pushtua nga Gjermania, Shtetet e Bashkuara morën kontrollin e Groenlandës. Në një farë kuptimi, ato nuk janë larguar kurrë”, shpjegon studiuesja. #voxnews #media #news @voxnews.al
43.2K views














