Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Deputeti socialist Erion Braçe ka publikuar denoncimin e një fermeri nga zona e Myzeqesë i cili është në prag të falimentit për shkak të praktikave “h...

Deputeti socialist Erion Braçe ka publikuar denoncimin e një fermeri nga zona e Myzeqesë i cili është në prag të falimentit për shkak të praktikave “hileqare” të kompanisë së përpunimit të qumështit, Lufra. Në një mesazh drejtuar Braçes, fermeri akuzon kompaninë se po i “shkatërron” me strategji. Konkretisht, pasi fillimisht uli ndjeshëm çmimin e grumbullimit të qumështit, kompania Lufra tani ka nxjerrë si justifikim praninë e aflatoksinës për të refuzuar produktin e tyre. Erion Braçe e cilëson këtë si një krizë të paralajmëruar, duke argumentuar se rrënjët e problemit qëndrojnë te politikat fiskale dhe ekonomike të ndjekura nga qeveria Rama. Ai theksoi se skema e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) dhe aksioni kundër informalitetit, i ndërmarrë në korrik shërbeu si instrumente për të favorizuar importin dhe fabrikat e mëdha, në dëm të prodhuesve të vegjël dhe blegtorëve vendas. Sipas Braçes, justifikimi i aflatoksinës është një pretekst, ndërsa fabrikat e mëdha do të orientohen drejt lëndës së parë nga importi, i cili favorizohet nga politikat aktuale fiskale dhe kursi i këmbimit valutor. Më tej, Braçe i cilësoi politikëbërësit si “magjistarë të financave publike”, të shkëputur nga realiteti i vështirë i fermerëve dhe blegtorëve shqiptarë. #voxnews #media #news #erjonbrace

1766 views


💾

Grupi i të drejtave të njeriut me seli në SHBA, HRANA, tha se numri i të vdekurve nga protestat në Iran ka arritur në 2,571. Grupi tha se deri më tani...

Grupi i të drejtave të njeriut me seli në SHBA, HRANA, tha se numri i të vdekurve nga protestat në Iran ka arritur në 2,571. Grupi tha se deri më tani kishte konfirmuar vdekjen e 2,403 protestuesve, 147 figurave të lidhura me qeverinë, 12 personave nën moshën 18 vjeç dhe nëntë civilëve që nuk ishin midis protestuesve. Një zyrtar iranian tha të martën se rreth 2,000 persona ishin vrarë – hera e parë që autoritetet kanë dhënë një numër total të të vdekurve që nga shtypja e protestave që kanë shpërthyer në të gjithë vendin për më shumë se dy javë. Protestat thuhet se janë përhapur në rreth 180 qytete dhe qyteza dhe 31 provinca në Iran. Fillimisht të nxitura nga rënia e monedhës kombëtare dhe kostoja marramendëse e jetesës, ato shpejt u shndërruan në protesta të hapura politike. Analistët thonë se ato janë një nga sfidat më serioze me të cilat është përballur regjimi teokratik që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979. Situata u përshkallëzua në mënyrë dramatike të enjten e kaluar, kur autoritetet iu përgjigjën protestave me forcë vdekjeprurëse. Shtypja është shoqëruar me një ndërprerje pothuajse të plotë të internetit dhe telekomunikacionit, duke e bërë të vështirë verifikimin e pavarur të ngjarjeve. Një organizatë tjetër, Iran Human Rights me seli në Norvegji, tha se kishte konfirmuar vdekjen e të paktën 734 protestuesve. Kërcënimet e reja të Trump pak para varjes së protestuesit të parë Një protestues 26-vjeçar iranian pritet të ekzekutohet sot për pjesëmarrjen e tij në protestat antiqeveritare që kanë tronditur Iranin , ndërsa Donald Trump u bën thirrje hapur qytetarëve të “vazhdojnë të protestojnë” dhe premton se “ndihma është në rrugë e sipër”, duke provokuar një reagim të fortë diplomatik nga Teherani. Presidenti amerikan, në fakt, kur u pyet në një intervistë me CBS në lidhje me ekzekutimin e Soltanit, paralajmëroi masa shumë të ashpra nëse i riu iranian ekzekutohet. “Ne do të marrim masa shumë të ashpra. Nëse ata bëjnë diçka të tillë, ne do të marrim masa shumë të ashpra”, tha ai, ndërsa kur u pyet të sqaronte se çfarë donte të thoshte, zoti Trump iu referua operacionit të fundit të SHBA-së në Venezuelë dhe vrasjes së udhëheqësit të atëhershëm të Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi, në vitin 2019. #voxnews #media #news #iran

873 views


💾

Drejtoria e Burgjeve ka urdhër kontroll urgjent në qelinë e të burgosurit Fatmir Pjetri, në Burrel, i njohur si pjesë e bandës së ‘Babagjyshëve’. Gaze...

Drejtoria e Burgjeve ka urdhër kontroll urgjent në qelinë e të burgosurit Fatmir Pjetri, në Burrel, i njohur si pjesë e bandës së ‘Babagjyshëve’. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën dije se shkak është bërë publikimi në profilin e Instagramit të tij të një audioregjistrimi ku akuzon Drejtorinë e Burgjeve se nuk e kanë lejuar që të botojë një roman që ka shkruar, pasi përmban akte dhune. Por kontrolli do të ushtrohet për të zbuluar sesi është bërë ky regjistrim dhe si është postuar në Instagram. #voxnews #media #news @voxnews.al

2782 views


💾

Pas largimit këtë të mërkurë nga shtëpia e Big Brother Albania VIP të Ilir Vrenozit, televotimi për të shtunën është anuluar. Në televotim ishin Iliri...

Pas largimit këtë të mërkurë nga shtëpia e Big Brother Albania VIP të Ilir Vrenozit, televotimi për të shtunën është anuluar. Në televotim ishin Iliri, Agelo, Keijsi dhe Greta. Për më shumë klikoni në STORY👆 #voxnews #media #news @voxnews.al

5995 views


💾

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar pas deklaratave të një dite më parë të kryeministrit Edi Rama se Shqipëria është një vend me interes të madh p...

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar pas deklaratave të një dite më parë të kryeministrit Edi Rama se Shqipëria është një vend me interes të madh për Kinën sa i përket çështjeve të energjisë. Në një koment për Top News, ambasada e SHBA vlerëson investimin e fundit të bërë nga kompania amerikane Clean VVorld Professional për ndërtimin e një parku Eolik në zonën e Tropojës me kapacitet 600 megavat. @voxnewsalbania

20.2K views


💾

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në panelin e samitit të Javës së Zhvillimit të Qëdrueshëm në Abu Dhabi së bashku me homologun e tij malazez, Mill...

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në panelin e samitit të Javës së Zhvillimit të Qëdrueshëm në Abu Dhabi së bashku me homologun e tij malazez, Millojko Spajiç. Gjatë intervistës ku foli edhe për ambicien e vendit që brenda vitit 2028 të garantojë sovranitetin në sektorin energjitik, Rama nuk ngurroi as të bënte batuta me moderatorin dhe kryeministrin e Malit të Zi. @voxnewsalbania

7406 views


💾

Gjyqi kundër kriminelit shqiptar të drogës, Franc Çopja, i njohur me emrin Franc Gergely, që po zhvillohej në ndërtesën Justitia në Evere, u ndërpre p...

Gjyqi kundër kriminelit shqiptar të drogës, Franc Çopja, i njohur me emrin Franc Gergely, që po zhvillohej në ndërtesën Justitia në Evere, u ndërpre për 24 orë të hënën për shkak të pranisë së pleshtave në sallën e gjyqit. Një nga anëtarët e jurisë vuri re një plesht që i zvarritej të akuzuarit në krah. Pas pushimit të drekës, kryetarja e trupit gjykues vendosi të shtyjë seancën “për të marrë masat e nevojshme”. “Kjo po shkon shumë larg,” deklaroi kryetarja e trupit gjykues, Isabelle de Saedeleer, duke iu referuar problemeve të shumta me të cilat përballet sistemi i drejtësisë. “Nuk dua të vë askënd në rrezik, as anëtarët e jurisë, as avokatët, as të pandehurit, askënd,” shtoi ajo, duke justifikuar shtyrjen e seancës. Gjykata u këshilloi të gjithë të përfshirëve që të lajnë rrobat e tyre në 60 gradë ose t’i vendosin në frigorifer. Për më shumë klikoni ne STORY👆🏻 #voxnews#media#news @voxnews.al

647 views


💾

Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar këtë hënë se ka revokuar mbi 100 mijë viza, për persona që kanë pasur kontakte me forcat e ligjit të SHBA-...

Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar këtë hënë se ka revokuar mbi 100 mijë viza, për persona që kanë pasur kontakte me forcat e ligjit të SHBA-ve për aktivitet kriminal. “Departamenti i Shtetit ka revokuar mbi 100,000 viza, duke përfshirë rreth 8,000 viza studentore dhe 2,500 viza të specializuara për individë që kanë pasur kontakte me forcat e rendit të SHBA-ve për aktivitet kriminal. Ne do të vazhdojmë të deportojmë këta kriminelë për ta mbajtur Amerikën të sigurt”, bëri me dije DASH përmes një postimi në X. Siç raporton Fox News, kjo shifër është një rekord historik dhe më shumë se dyfishi i vizave të revokuara gjatë vitit 2024. Vendimi vjen në kuadër të politikave të reja të administratës Trump për kontroll më të rreptë të vizave dhe sigurisë kombëtare. Shumica e vizave të revokuara i përkasin udhëtarëve biznesi dhe turistikë që kishin tejkaluar afatin e qëndrimit. Rreth 8 studentë dhe 2 mijë e 500 punëtorë të specializuar humbën statusin e tyre ligjor, pasi sipas autoriteteve kishin pasur kontakte kriminale me forcat e rendit. Tek punëtorët e specializuar, gjysma e revokimeve lidhen me arrestime për drejtim në gjendje të dehur, ndërsa pjesa tjetër për akuza si sulm, vjedhje, abuzim ndaj fëmijëve, shpërndarje droge dhe mashtrim financiar. Administrata Trump ka paralajmëruar se do të vazhdojë verifikimin e vazhdueshëm të të gjithë të huajve me viza të vlefshme, përmes një qendre të re kontrolli. Gjithashtu, janë vendosur standarde më të rrepta për aplikantët e rinj, përfshirë rregullin e “ngarkesës publike” që mund të refuzojë vizat për ata që konsiderohen të varur nga përfitimet sociale. Ndërkohë, një gjykatë federale ka sinjalizuar se do të bllokojë përkohësisht vendimin e administratës për t’i dhënë fund programeve të bashkimit familjar për shtetas nga disa vende të Amerikës Latine, duke ndikuar mijëra aplikantë. Ky zhvillim shënon një tjetër hap të administratës Trump për të përmbysur politikat e emigracionit të administratës Biden dhe për të forcuar masat kundër emigracionit të paligjshëm. #voxnews #news #media #america

476 views


💾

Donald Trump nuk shkon në Davos për t’u integruar me elitën globale. Shkon për ta sfiduar atë në terrenin e saj. Dhe fakti që merr me vete katër njerë...

Donald Trump nuk shkon në Davos për t’u integruar me elitën globale. Shkon për ta sfiduar atë në terrenin e saj. Dhe fakti që merr me vete katër njerëzit kryesorë të pushtetit real amerikan nuk është detaj protokollar, por deklaratë politike e menduar deri në fund. Trump e di se Forumi Ekonomik Botëror i Davosit nuk është vend ku ndryshohen ideologjitë, por ku maten raportet reale të fuqisë. Prandaj ai nuk shfaqet me diplomatë ceremonialë, por me arkitektët e katër fushave ku, sipas tij, përcaktohet rendi botëror: financa, tregtia, energjia dhe negociata direkte. Katër emra që përfaqësojnë katër shtylla të doktrinës Trump Scott Bessent është figura e financës dhe e arkitekturës monetare. Ai përfaqëson Amerikën që nuk ka ndërmend të heqë dorë nga pesha e dollarit dhe nga kontrolli mbi sistemin financiar global. Në Davos, Bessent nuk shkon për të dëgjuar debate mbi multipolaritetin, por për të kujtuar se pa SHBA-në, sistemi financiar global mbetet i brishtë. Howard Lutnick përfaqëson tregtinë si instrument pushteti. Ai mishëron filozofinë e Trumpit se globalizimi ka qenë i padrejtë për industrinë amerikane dhe se tregtia nuk është doktrinë morale, por mjet presioni. Në Davos, Lutnick është zëri i Amerikës që negocion ashpër dhe nuk kërkon falje për proteksionizmin strategjik. Chris Wright është simboli i doktrinës energjetike të Trumpit. Energjia nuk trajtohet si çështje etike apo klimaterike, por si bazë e sovranitetit dhe ndikimit gjeopolitik. Wright përfaqëson Amerikën që prodhon, shet dhe përdor energjinë si levë politike, pa u ndalur në gjuhën e fajit klimatik. #voxnews #media #news #donaldtrump #lajme

390 views


💾

Një numër klientësh të Bankës Kombëtare Tregtare janë përballur me një surprizë të pakëndshme, teksa kartat e tyre janë zbrazur në mënyrë të mistershm...

Një numër klientësh të Bankës Kombëtare Tregtare janë përballur me një surprizë të pakëndshme, teksa kartat e tyre janë zbrazur në mënyrë të mistershme. Kapitali identifikoi një sërë rastesh ku kartat rezultojnë të jenë përdorura në shtete të ndryshme. Në një rast, karta e një qytetari rezultonte të ishte përdorur në Bullgari duke bërë blerje për një shumë të konsiderueshme me mijëra euro. Në një tjetër rast, paratë ishin marrë në Itali, e kështu me radhë. Pas këtyre informacioneve, Kapitali iu drejtua BKT-së zyrtarisht për të mësuar se çfarë ka ndodhur. Banka pranoi se kartat janë klonuar nga një automat në Tiranë, ku autorët e vjedhjes kishin instaluar një kamera. BKT-së thotë se ky fenomen ka zgjatur vetëm një orë dhe pastaj thyerja e sigurisë është diktuar nga stafi i saj, ndaj sipas Bankës numri i kartave është që janë klonuar është i vogël. Ndërkohë BKT bën të ditur gjithashtu se qytetarët që kanë rënë pre e vjedhjes do të rimbursohen plotësisht. #voxnews #media #news @voxnews.al

519 views


💾

ICE (Immigration and Customs Enforcement) u krijua si përgjigje ndaj terrorizmit pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, por me rikthimin e Donald Trump në ...

ICE (Immigration and Customs Enforcement) u krijua si përgjigje ndaj terrorizmit pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, por me rikthimin e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, agjentët federalë të imigracionit janë kthyer në mbrojtësit e tij personalë, të armatosur deri në dhëmbë dhe mirë të paguar, të gatshëm të bëjnë gjithçka për ta ndjekur. ICE konsiderohet tani si një “milici trumpiane”, e përbërë edhe nga individë me të kaluar të dyshimtë, shpesh me arsim të pamjaftueshëm dhe trajnim të përshpejtuar, por me paga më të larta se ato të mësuesve, dhe me kompetenca të plota. Edhe pse pamjet video të vrasjes së një gruaje në Minneapolis tregonin një realitet tjetër, Trump mbrojti agjentin, duke thënë se viktima kishte “sulmuar me dhunë dhe brutalitet” dhe se agjenti ishte detyruar të mbrohej. “Duket një mrekulli që ai është ende gjallë, por po rikuperohet në spital”, shtoi presidenti. Në të vërtetë, një video e xhiruar menjëherë pas ngjarjes tregon agjentin duke kaluar rrugën dhe duke udhëzuar kolegët të largojnë njerëzit nga zona. Sipas kritikëve, shtrimi në spital shpesh përdoret nga forcat e rendit për të lehtësuar përgjegjësinë e atyre që janë të përfshirë në abuzime. Mbrojtja e Trump ndaj agjentit duket të ketë motiv politik: të tregojë publikisht se agjentët e ICE do të mbrohen gjithmonë për çdo veprim në emër të tij. #voxnews #media #news @voxnews.al

1610 views


💾

Europa po përjeton një valë të fortë acari, e cila, edhe pse nuk arrin temperaturat ekstremisht të ulëta të regjistruara dje në Salla Naruska të Lapla...

Europa po përjeton një valë të fortë acari, e cila, edhe pse nuk arrin temperaturat ekstremisht të ulëta të regjistruara dje në Salla Naruska të Laplandës finlandeze (-42,3°C), ka sjellë të ftohtë të rëndë edhe në Itali: -23,1°C në Rrafshnaltën e Asiagos dhe -9,3°C në Prato. Corriere della Sera shkruan se kjo valë acari ka prekur kryesisht zonat verilindore të kontinentit, duke u shtrirë gjithashtu në Italinë veriore, ndërsa në Siçili majat më të larta të Madonies janë mbuluar nga bora. Sipas meteorologëve, temperaturat aktuale janë rreth 15 gradë nën mesataren sezonale, ndërsa kulmi i të ftohtit pritet gjatë natës mes së dielës dhe së hënës. Parashikimet flasin për temperatura minimale “arktike” në shumë zona alpine dhe veriore të Italisë, me vlera që në disa raste zbresin deri në -25°C. Një i ftohtë i acartë po shënohet edhe në Rrafshin e Padanës, si dhe në pjesë të Toskanës, Umbrias dhe Apenineve qendrore, ku termometri ka zbritur disa gradë nën zero. Moti i ftohtë shtrihet deri në Kalabri, ku janë regjistruar temperatura negative. #voxnews #media #news @voxnews.al

602 views


💾

Një tjetër aferë është gati të shpërthejë, e denjë për një skenar të filmave hollivudianë, ku një drejtuese e një institucioni të rëndësishëm, kopsiti...

Një tjetër aferë është gati të shpërthejë, e denjë për një skenar të filmave hollivudianë, ku një drejtuese e një institucioni të rëndësishëm, kopsiti letrat për të bërë fiktivisht një park të madh, duke u lejuar dhjetëra firmave një parajsë fiskale për të mos paguar taksa. Në krye të kësaj skeme qëndron as më pak e as më shumë por Elira Kokona, drejtoreshë e Korporatës së Investimeve Shqiptare, ajo e cila po zhvat pronat publike për t’ia dhënë oligarkëve. Por, kësaj herë organizatorët e kanë shfrenuar fantazinë, pasi me një të rënë të lapsit, kanë krijuar në shkurt të vitit 2025 një shoqëri shtetërore, pa pasur fizikisht një godinë. Jo vetëm kaq, por në këtë godinë, kanë regjistruar plot 46 biznese që nuk paguajnë taksa, madje kanë benefite të tjera të larta, pavarësisht se të njëjta kompani vijojnë të zhvasin qindra miliona euro tendera nga institucionet shtetërore. Deri dje kemi lexuar dhe dëgjuar se disa nga kompanitë shqiptare regjistroheshin në vendet e njohura si parajsa fiskale, me qëllim zhvendosjen dhe pastrimin e parave. Por, përse t’i transferojmë kur fare mirë mund të kemi parajsën tonë të vogël? VoxNews ka hulumtuar dhjetëra dokumente ku rezulton se në krye të skemës qendron Korporata e Investimeve Shqiptare, e cila mori në shfrytëzim një sipërfaqe të madhe pronë në zonën e Xhafzotajt në Durrës, në afërsi të autostradës Tiranë – Durrës. #voxnews #media #news @voxnews.al

248 views


💾

❌