❌

Reading view

“Mua më kërcënuan se do më largonin nga detyra dhe se do nisnin audit nëse ekzekutoja vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, kështu e ka nisur dëshminë e s...

“Mua më kërcënuan se do më largonin nga detyra dhe se do nisnin audit nëse ekzekutoja vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, kështu e ka nisur dëshminë e saj një nga shefet e degëve të Thesarit, e pyetur nga SPAK në vijim të hetimeve që po kryhen për bllokimin e pagave të drejtësisë. Burimet i thanë TCH se kjo dëshmi mbështetet edhe nga përgjigjet e AKSH dërguar SPAK-ut, ku renditen emailet mes sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Financave dhe zyrtarëve të tjerë në këtë ministri, nga muaji gusht deri në shtator, ku dhe nisi përplasja. Për këtë arsye, në vazhdën e hetimeve të hapura më 18 shtator për shpërdorim detyre dhe mos ekzekutim të vendimeve të GJK-së, çështja do të regjistrohet edhe për kanosje për shkak të detyrës. Burimet thanë se gjatë këtyre ditëve janë pyetur disa drejtorë të degëve të thesarit në rrethe, ndërkohë që të gjithë të kallëzuarit prej gjyqtarëve dhe prokurorëve, që nga ministri i Financave deri tek sekretari i përgjithshëm, do të pyeten në fund. Mes tyre edhe drejtoresha e përgjithshme e Thesarit, me seli në Tiranë./TCH #voxnews #media #news @voxnews.al

3354 views


💾

  •  

Një hartë gati 5-shekullore brenda një Bible të shekullit të 16-të ka ringjallur një nga misteret më të mëdha fetare dhe historike dhe mund t’i përgji...

Një hartë gati 5-shekullore brenda një Bible të shekullit të 16-të ka ringjallur një nga misteret më të mëdha fetare dhe historike dhe mund t’i përgjigjet një pyetjeje që e ka përndjekur njerëzimin për shekuj me radhë: vendndodhja e vërtetë e Kopshtit të Edenit, parajsa ku, sipas traditës biblike, jetuan Adami dhe Eva. Sipas “New York Post”, gjetja vjen nga një Bibël e Gjenevës e vitit 1599, një nga veprat më të rëndësishme fetare të kohës, e cila përfshin një hartë të detajuar të titulluar “Situata e Kopshtit të Edenit”. Harta bazohet në një vizatim të krijuar në vitin 1554 nga reformatori protestant John Calvin. “Është tepër i detajuar duke pasur parasysh epokën në të cilën është shtypur”, – tha një koleksionist librash fetarë antikë i njohur në YouTube si Ashleys_AntiqueBibles, duke prezantuar kopjen e rrallë. Sipas hartës, Kopshti i Edenit ndodhej pranë burimit të lumit Eufrat, në rrëzë të malit Ararat, në Turqinë e sotme. Ky përshkrim lidhet me përshkrimin në Zanafillë, sipas të cilit një lumë fillonte në Eden dhe më pas ndahej në katër degë: Pishoni, Gihoni, Tigri dhe Eufrati. Dy lumenjtë e fundit janë të lehtë për t’u identifikuar gjeografikisht, pasi Tigri dhe Eufrati janë lumenj të njohur të Mesopotamisë. Megjithatë, identiteti i lumenjve Pishon dhe Gihon mbetet një çështje mosmarrëveshjeje midis studiuesve. Disa teori e kanë lidhur Pishonin me Ganges dhe Gionin me Nilin, por ky version krijon probleme serioze gjeografike, pasi dy lumenjtë nuk takohen kurrë. Gjon Kalvini ndoqi një qasje të ndryshme. Ai argumentoi se referenca biblike për “burimet” e lumenjve nuk nënkuptonte domosdoshmërisht pikën ku ata fillojnë, por mund t’i referohej edhe grykëderdhjeve ose rrjedhave të tyre të poshtme. Sipas këtij interpretimi, lumenjtë Pis dhe Gihon mund të jenë thjesht referenca të ndryshme për pjesë të lumenjve Tigër dhe Eufrat. Kjo pikëpamje do ta vendoste Kopshtin e Edenit në rajonin më të gjerë të Mesopotamisë, një rajon që shpesh quhet “djepi i qytetërimit”. Megjithatë, siç vëren në një parabotim ish-historiania e Universitetit të Uiskonsinit, Justine Angelique Walden, harta e Kalvinit nuk përshkruan perimetrin e saktë të Edenit, por vetëm zonën e përgjithshme ku mund të ketë qenë vendosur. Pra, misteri mbetet. Harta lë pas vetëm “gjurmë” të një vendi që, sipas rrëfimit biblik, dikur mund të ketë qenë i vendosur me saktësi. Kërkimi për vendndodhjen e vërtetë të Kopshtit të Edenit i ka çuar studiuesit në shumë teori të ndryshme. Herë pas here, janë propozuar zona nga Afrika e Jugut dhe Gjiri Persik deri në Etiopinë veriperëndimore, pranë një dege të Nilit Blu. Pavarësisht joshjes së teorisë që lidh Edenin me Eufratin dhe malin Ararat, gjeologjia nuk e konfirmon plotësisht përshkrimin biblik. Shkencëtarët vlerësojnë se Eufrati i sotëm u formua nga bashkimi i dy lumenjve që buronin në rajonin e Turqisë dhe përfundonin në pellgun e Mesdheut, i cili miliona vjet më parë kishte një formë të ndryshme. Kështu, harta e Biblës së Gjenevës e vitit 1599 ofron një vështrim historik magjepsës në perceptimet e kohës, por pa dhënë një përgjigje përfundimtare për një pyetje që vazhdon të shqetësojë historianët, teologët dhe arkeologët: ku ndodhej vërtet Kopshti i Edenit? #voxnews #media #news

1508 views


💾

  •  

Në premierën e “Live me Luizin” e ftuar është moderatorja e njohur, Alketa Vejsiu. Një nga pyetjet më pikante që Luizi i bëri ishte mbi thashethemet s...

Në premierën e “Live me Luizin” e ftuar është moderatorja e njohur, Alketa Vejsiu. Një nga pyetjet më pikante që Luizi i bëri ishte mbi thashethemet se do të jetë një nga opinioniste e “Big Brother”. Vejsiu në përgjigjen e saj lë të kuptohet se nuk do ta mbajë këtë pozicion, duke e kaluar edhe me një batutë. #voxnews #media #news #alketavejsiu #luizejlli @voxnews.al

90.2K views


💾

  •  

Shqipëria është gati të mbyllë një tjetër kapitull drejt anëtarësimit të plotë në BE. Burime diplomatike nga Komisioni Evropian i pohuan gazetarit të ...

Shqipëria është gati të mbyllë një tjetër kapitull drejt anëtarësimit të plotë në BE. Burime diplomatike nga Komisioni Evropian i pohuan gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, se është duke u diskutuar data 13 tetor, kur pritet të mbahet mbledhja e radhës ndërqeveritare mes Presidencës së BE-së dhe Shqipërisë. “Presim të kemi një tjetër ‘super të martë’ më 13 tetor, nga ku Shqipëria do të mbyllë një tjetër kapitull. Ndërsa Mali i Zi do të jetë përballë mbylljes së tre kapitujve”, pohoi i njëjti burim. Top Channel ka mësuar se bëhet fjalë për Kapitullin 20, i cili lidhet me Biznesin dhe Politikat Industriale. Shqipëria deri më tani ka mbyllur përkohësisht tre kapitujt e parë të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian më 14 korrik 2026. Ato janë: Kapitulli 25: Shkenca dhe Kërkimi, Kapitulli 26: Arsimi dhe Kultura, dhe Kapitulli 30: Marrëdhëniet e Jashtme. Nga Brukseli, tre muaj më parë, Kryeministri Edi Rama e cilësoi mbylljen provizore të tre kapitujve të parë të negociatave me Bashkimin Evropian si një tjetër gur kilometrik në rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit të plotë në BE. Synimi i bërë publik prej kryeministrit Edi Rama është që negociatat të përfundojnë deri në vitin 2027, për të arritur anëtarësim të plotë deri në vitin 2030./TCH #voxnews #media #news @voxnews.al

2864 views


💾

  •  

Me zgjedhjet lokale në prag, Sali Berisha synon që në gjirin opozitar të afrojë edhe protestuesit që prej 125 ditësh mblidhen në bulevard. Nga Korça, ...

Me zgjedhjet lokale në prag, Sali Berisha synon që në gjirin opozitar të afrojë edhe protestuesit që prej 125 ditësh mblidhen në bulevard. Nga Korça, kryetari i Partisë Demokratike bëri ftesën e parë publike për garën vendore të 2027. Berisha: Si parti, ne po përpiqemi të krijojmë një front të gjerë opozitar dhe do të pranojmë propozimet për kandidatë. Unë ftoj dhe përfaqësuesit e protestës, jemi të gatshëm të marrim parasysh çdo propozim të tyre. Sali Berisha hodhi idenë që zgjedhjet lokale të bëhen me dy raunde, që bashkitë të drejtohen nga kandidati që siguron shumicën e votave. Berisha: Jam dakord për balotazhin për zgjedhjet lokale. Ai që do të zgjidhet duhet të marrë shumicën absolute të zgjedhësve. Të shtunën, Berisha ka thirrur në takim aleatët tradicionalë për të nisur bisedimet për zgjedhjet lokale. #voxnews #media #news #saliberisha @voxnews.al

4637 views


💾

  •  

Në ditën e 125-të të protestës, aktivistja Sidorela Vatnikaj u shpreh se qëndresa e protestuesve ka vijuar, pavarësisht kohëzgjatjes dhe vështirësive ...

Në ditën e 125-të të protestës, aktivistja Sidorela Vatnikaj u shpreh se qëndresa e protestuesve ka vijuar, pavarësisht kohëzgjatjes dhe vështirësive të përballuara. Ajo theksoi se protesta, sipas saj, nuk lidhet vetëm me kundërshtimin ndaj klasës politike, por edhe me kërkesën për dinjitet dhe për një shtet në shërbim të qytetarëve. Vatnikaj shtoi se protestuesit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të gjithë qeverisë. Vatnikaj akuzoi qeverinë për korrupsion dhe keqmenaxhim të fondeve publike, duke thënë se skandalet dhe zhvillimet mediatike nuk duhet të largojnë vëmendjen nga, sipas saj, aferat korruptive të qeverisë. Ajo iu referua gjithashtu ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj dhe ish- zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke i përmendur në kuadër të kritikave të saj ndaj qeverisë Rama. #voxnews #media #news @voxnews.al

2020 views


💾

  •  

Është zhvilluar këtë të premte protesta e 125-të kundër qeverisë. Protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, nga ku më pas nisën mars...

Është zhvilluar këtë të premte protesta e 125-të kundër qeverisë. Protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, nga ku më pas nisën marshimin drejt Kryeministrisë. Gjatë marshimit, protestuesit kanë brohoritur kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Ndër sloganet e dëgjuara gjatë protestës kanë qenë “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria” dhe “Poshtë Edi Rama”. Protestuesit u grumbulluan më pas përpara godinës së Kryeministrisë, ku vijuan protestën dhe përcollën mesazhet e tyre kundër qeverisë. Gjatë tubimit u njoftua gjithashtu zhvillimi i një proteste kombëtare më 8 tetor përpara Kuvendit, në ditën kur pritet të votohet reforma territoriale. #voxnews #media #news @voxnews.al

2814 views


💾

  •  

Maldivet prezantuan këtë kartëmonedhë prej 1000 rufiyaa, të prodhuar nga polimeri, në vitin 2015 për të shënuar 50-vjetorin e pavarësisë së vendit. Në...

Maldivet prezantuan këtë kartëmonedhë prej 1000 rufiyaa, të prodhuar nga polimeri, në vitin 2015 për të shënuar 50-vjetorin e pavarësisë së vendit. Në pjesën e përparme paraqitet një breshkë deti e gjelbër, ndërsa në pjesën e pasme një peshkaqen balenë. Ajo u dizenjua nga artisti vendas maldivian Abdulla Nashath, si pjesë e një serie të quajtur “Ran dhiha faheh”, që do të thotë “pesë dekadat e arta”. Kartëmonedha është prodhuar në material polimerik nga De La Rue, duke e bërë plotësisht të papërshkueshme nga uji dhe jashtëzakonisht të vështirë për t’u falsifikuar. #voxnews #media #news #maldives #money

3724 views


💾

  •  

Këshilli i Ministrave ka hartuar një projektligj të ri dhe gjithëpërfshirës që vendos rregulla strikte për kontrollin, mbikëqyrjen dhe inspektimin e ç...

Këshilli i Ministrave ka hartuar një projektligj të ri dhe gjithëpërfshirës që vendos rregulla strikte për kontrollin, mbikëqyrjen dhe inspektimin e çdo subjekti të licencuar për kultivimin dhe përpunimin e kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale në Shqipëri. Projektligji, i cili vjen në zbatim të ligjit nr.61/2023, synon të garantojë sigurinë publike dhe shëndetin publik, duke ngritur një sistem gjurmueshmërie hermetik për çdo lëvizje të kësaj bime, që nga importi i farës e deri tek eksporti i produktit përfundimtar. Mbikëqyrje e kombinuar, agjentë në terren dhe satelitë në hapësirë Për të shmangur çdo devijim të mundshëm të produktit drejt tregut të zi, qeveria ka autorizuar Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Kanabisit që të përdorë teknologjinë e fjalës së fundit. Nuk do të mjaftojnë vetëm inspektimet fizike, por kompanitë do të jenë nën “lupën” e autoriteteve 24 orë në 24. Sipas nenit 28 të vendimit, qeveria saktëson mjetet e teknologjisë së lartë që do të përdoren për monitorim. “Mbikëqyrja, kontrolli dhe inspektimi në distancë realizohen nëpërmjet sistemeve të monitorimit vizual (CCTV) mjeteve ajrore pa pilot, platformave satelitore, sensorëve dhe platformave digjitale”, thuhet në vendim. Ky vëzhgim i pandërprerë do të zbatohet në çdo ambient ku zhvillohet aktiviteti, duke u dhënë autoriteteve akses në kohë reale në sistemet e alarmit dhe telemetrisë së kompanive. Një nga shtyllat kryesore të këtij vendimi është Regjistri dhe Sistemi Kombëtar i Gjurmueshmërisë. Çdo bimë, lot, apo nënprodukt do të ketë një identitet të qartë dhe të shënjuar. Dokumenti e bën të qartë se nuk do të lejohet asnjë veprim pa u regjistruar digjitalisht. Në vendim citohet në mënyrë taksative se “çdo lëvizje, transferim, hapje, rimbyllje, marrje në dorëzim, dorëzim për analizë, ndryshim vend ruajtjeje ose çdo veprim tjetër mbi materialin regjistrohet në mënyrë të pandërprerë në zinxhirin e ruajtjes dhe gjurmueshmërisë.” Transporti i këtyre produkteve do të bëhet vetëm me mjete të mbyllura, të sigurta dhe ku materiali nuk është i dukshëm nga jashtë. Çdo devijim nga itinerari apo ndërprerje e pajustifikuar do të trajtohet menjëherë nga autoritetet, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Shtetit. Standardet e cilësisë dhe testet e laboratorit Për të garantuar që produkti mjekësor dhe ai industrial plotësojnë standardet e kërkuara, Agjencia ka të drejtë të marrë mostra në çdo fazë të kultivimit. Për kanabisin industrial, pragu maksimal i lejuar i substancës psikoaktive (THC) mbetet i prerë. “Për nivelin total të THC-së për cannabis-in për qëllime industriale, loti konsiderohet jo në përputhje kur vlera e matur tejkalon kufirin maksimal të lejuar prej 0.8%,”, theksohet në Nenin 20 të vendimit. Nëse analizat tregojnë devijime, produkti vendoset menjëherë në karantinë. Pasi shterohen të drejtat për ritestim nga subjekti, nëse rezultati mbetet jokonform, vendimi specifikon qartë fatin e produktit: “Loti jokonform nuk lejohet të hidhet në qarkullim vijon me procedurën e asgjësimit.” Konfiskimi dhe asgjësimi Për subjektet që shkelin kushtet e licencës ose tentojnë të operojnë jashtë kuadrit ligjor, masat janë të ashpra. Vendimi autorizon punonjësit e Agjencisë të bëjnë sekuestrimin e përkohshëm të produktit sa herë konstatojnë rrethana të dyshimta, për të parandaluar zhdukjen apo tjetërsimin e provave. Kur vërtetohen shkeljet, si për shembull kultivimi i materialit të pashënjuar, rasti i kalon ministrit përgjegjës për konfiskim. Më pas, bima ose nënproduktet asgjësohen në mënyrë të pakthyeshme nga struktura të posaçme, në prani të Policisë së Shtetit, në mënyrë që “materiali të bëhet i papërdorshëm dhe i pakthyeshëm për çdo përdorim të mëtejshëm”. #voxnews #media #news

1732 views


💾

  •  

Shërbimet ruse të inteligjencës po përgatitin një intensifikim të operacioneve hibride në vendet e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, përfshirë akte të mu...

Shërbimet ruse të inteligjencës po përgatitin një intensifikim të operacioneve hibride në vendet e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, përfshirë akte të mundshme sabotimi, paralajmëroi të premten Inteligjenca Ushtarake e Ukrainës (GUR). Sipas GUR-së, shërbimet ruse kanë marrë udhëzime për të shtuar aktivitetin e tyre në Evropë, me synimin për të minuar mbështetjen për Ukrainën dhe për të dobësuar kapacitetet e NATO-s. “Shërbimet speciale të Rusisë janë ngarkuar me detyrën për të intensifikuar aktivitetet e tyre në territorin e shteteve të Bashkimit Evropian dhe NATO-s”, deklaroi GUR. “Planet përfshijnë operacione hibride që synojnë minimin e ndihmës për Ukrainën dhe dobësimin e kapaciteteve të Aleancës”. Sipas inteligjencës ukrainase, Moska synon të mbështetet te agjentë të rekrutuar në Evropë nga GRU-ja, inteligjenca ushtarake ruse, dhe FSB-ja, shërbimi rus i sigurisë, përfshirë përdorimin e tyre në operacione të mundshme sabotimi. GUR identifikoi objektet ushtarake, infrastrukturën kritike dhe sistemet e komunikimit mes sektorëve që po monitorohen nga inteligjenca ruse. “Mes objektivave të mundshëm të agresorit janë stacionet marrëse të internetit satelitor Starlink të vendosura në vendet evropiane”, deklaroi agjencia ukrainase. GUR tha se i ka informuar tashmë partnerët ndërkombëtarë për planet e pretenduara. Paralajmërimi vjen në një kohë kur, sipas raportimit, Rusia ka intensifikuar operacionet hibride në Evropë, të cilat përfshijnë sabotime, sulme kibernetike, dezinformim, incidente me dronë dhe sulme ndaj infrastrukturës kritike. #voxnews #media #news @voxnews.al

1950 views


💾

  •  

Do të bëhej gruaja e parë që ekzekutohej me vdekje në gati dy shekuj në shtetet e bashkuara. Por Christa Pike, e dënuar për vrasjen e një shoqeje shko...

Do të bëhej gruaja e parë që ekzekutohej me vdekje në gati dy shekuj në shtetet e bashkuara. Por Christa Pike, e dënuar për vrasjen e një shoqeje shkolle, 3 dekada më parë i mbijetoi injeksionit vdekjeprurës. Pas debateve dhe një beteje ligjore që përfundoi me vendimin e gjykatës së lartë për të lejuar ekzekutimin, në orën 20 të së mërkurës, dy shiringa me pentobarbital ju injektuan të dënuarës në një burg të Nashvill, por për çudinë e të pranishmëve, zemra e saj vazhdoi të rrihte. Gazetarët që ndodheshin në ambientet e burgut raportuan se gjatë procesit ajo dëgjohej teksa merrte frymë dhe ankohej për dhimbje ose shqetësime në krah. Në një moment, perdja e dhomës së ekzekutimit u mbyll dhe gazetarëve ju kërkua të largoheshin. Ekipi ligjor i gruas bëri menjëherë kërkesë për të ndalur ekzekutimin dhe Pike u transportua në një spital jashtë institucionit ku siç pretendojnë po merr trajtimet e nevojshme për t’i shpëtuar jetën. Pike ishte vetëm 18 vjeçe kur, në vitin 1995, së bashku me të dashurin e saj dhe një person tjetër, joshi në një zonë të pyllëzuar 19-vjeçaren Colleen Slemmer ku me pas e torturoi dhe e vrau. Pike dhe i dashuri i saj e pranuan krimin dhe u dënuan për vrasje të shkallës së parë. Avokatët e Pike kishin kërkuar ndalimin e ekzekutimit, duke argumentuar se ajo kishte qenë viktimë e abuzimit dhe neglizhencës gjatë fëmijërisë, si dhe vuante nga probleme të shëndetit mendor. Pas dështimit të ekzekutimit, guvernatori i Tennessee, Bill Lee, pezulloi të gjitha ekzekutimet e tjera për këtë vit dhe kërkoi një hetim të pavarur mbi procedurën. #voxnews #media #news @voxnews.al

2819 views


💾

  •  

Kompozitori Adrian Hila ka deklaruar në polici se ka qenë ai që ka vendosur kamerat në banesën e tij, por ka mohuar se qëllimi i tyre ka qenë regjistr...

Kompozitori Adrian Hila ka deklaruar në polici se ka qenë ai që ka vendosur kamerat në banesën e tij, por ka mohuar se qëllimi i tyre ka qenë regjistrimi i momenteve intime. Sipas burimeve të raportuara nga gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, gjatë dëshmisë së tij Hila ka shpjeguar se kamerat janë vendosur për qëllime sigurie, pas rasteve të vjedhjeve të raportuara në zonën ku banonte. Sipas deklarimit të tij, kamerat ishin vendosur në vitin 2022, pra përpara publikimit të videove intime që kanë qarkulluar së fundmi në rrjet. Hila ka thënë se bëhej fjalë për kamera të thjeshta, të vendosura në pika të ndryshme brenda dhe jashtë banesës, me synim mbrojtjen e pronës. Sipas tij, kamerat nuk kishin memorie për ruajtjen e pamjeve, por funksiononin online. Në lidhje me publikimin e videove, Hila ka deklaruar se për ngjarjen është vënë në dijeni nga miq të tij. Hetimet për rrethanat e regjistrimit dhe publikimit të materialeve vijojnë, ndërsa autoritetet po verifikojnë mënyrën se si pamjet kanë përfunduar në qarkullim publik. #voxnews #media #news #adrianhila

45.3K views


💾

  •  

Gazetari, Merin Maçi, i ftuar në emisionin “Opinion”, ka dhënë detaje lidhur me publikimin online të disa videove me përmbajtje seksuale, të cilat jan...

Gazetari, Merin Maçi, i ftuar në emisionin “Opinion”, ka dhënë detaje lidhur me publikimin online të disa videove me përmbajtje seksuale, të cilat janë shpërndarë në rrjetet sociale. Sipas Maçit, bëhet fjalë për rreth 10 video të plota, ndërsa më pas prej tyre janë shkëputur episode të ndryshme, të cilat janë shpërndarë online. Gazetari tha se janë kontaktuar edhe personat që shfaqen në këto materiale. Sipas tij, janë identifikuar gjithsej tetë persona, dy prej tyre meshkuj. Dy prej personave u shpreh gazetari të kontaktuar nga Policia kanë deklaruar se janë të gatshëm të flasin për këto pamje. Sipas informacioneve, gazetari Maçi tha se videot dyshohet se janë regjistruar gjatë fundit të vitit 2024 dhe gjatë vitit 2025. Materialet, sipas gazetarit, janë publikuar fillimisht në një grup në Telegram. Nga verifikimet paraprake të IP-së, grupi rezulton të jetë krijuar apo administruar nga jashtë vendit. Për këtë grup, sipas Maçit, ka nisur gjithashtu një hetim kryesisht. Gjatë bisedës, Maçi u shpreh se nga pistat që po hetohet lidhet me mundësinë e një ndërhyrjeje në serverët e kamerave të një studioje muzikore, ku dyshohet se janë regjistruar videot. Hetuesit pritet të verifikojnë sistemet e kamerave, mënyrën e aksesimit të tyre dhe rrugën përmes së cilës materialet kanë përfunduar në internet. #voxnews #media #news @voxnews.al

1542 views


💾

  •  

Kompozitori Adrian Hila është paraqitur në ambientet e Policisë së Tiranës, ku po jep shpjegime para autoriteteve. Hila po merret në pyetje në lidhje ...

Kompozitori Adrian Hila është paraqitur në ambientet e Policisë së Tiranës, ku po jep shpjegime para autoriteteve. Hila po merret në pyetje në lidhje me disa video me përmbajtje intime, të cilat dyshohet se janë regjistruar në studion e tij të punës dhe ku shfaqen gra të botës së artit. Gazetari Eraldo Harlicaj në një lidhje për Top Story ka dhënë disa detaje se çfarë ka deklaruar Hila në polici. “Hila është paraqitur. Ndodhet brenda Policisë së Tiranës dhe po deponon për ngjarjen. Është ngritur një grup hetimor në lidhje me krimin kibernetik, për faktin e një kamere të fshehtë, ekzistencën e saj. Deri më tani bëjnë me dije që Hila i qëndron faktit që videot janë hakeruar. Nuk dihet nëse ai ka arritur me avokat”, tha gazetari Harlicaj. #voxnews #media #news @voxnews.al

3264 views


💾

  •  

Kompozitori Adrian Hila ka shkuar në Policinë e Tiranës, ku aktualisht po merret në pyetje nga një grup i posaçëm hetimor i Krimeve Kibernetike. Marrj...

Kompozitori Adrian Hila ka shkuar në Policinë e Tiranës, ku aktualisht po merret në pyetje nga një grup i posaçëm hetimor i Krimeve Kibernetike. Marrja e tij në pyetje po bëhet pas publikimit dhe shpërndarjes së disa videove me përmbajtje intime në rrjetet sociale. Policia e Tiranës ka nisur hetimet për të përcaktuar burimin e materialeve dhe personat që kanë publikuar apo shpërndarë videot në internet. Çështja i është referuar edhe Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Ndërkohë, profesori i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, sqaroi në “Top Story” publikimin e materialeve intime të Adrian Hilës dhe personazheve të tjerë publikë. “Vepër penale, në aspektin juridik, është regjistrimi apo shpërndarja e videove? Mund të jetë një manjak seksual që do t’i ketë ato video. Mendoj që publikimi përbën një akt penal flagrant”, ndërhyri Filip Çakuli. #voxnews #media #news @voxnews.al

9334 views


💾

  •  

Fiks Fare vijoi të denoncojë veprimet e dyshimta të Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor Rural, ku me njërën dorë t’i jep fondet dhe me tjetrën t’i merr. ...

Fiks Fare vijoi të denoncojë veprimet e dyshimta të Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor Rural, ku me njërën dorë t’i jep fondet dhe me tjetrën t’i merr. Nëse në pjesën e parë, redaksia e emisionit investigativ denoncoi se drejtoresha, Ardita Kuçi, po fundoste dy fermerë në zonën e Roskovecit, Tauland Hoxha dhe Leonora Hoxha, në pjesën e dytë u ndalëm te një nga skandalet e këtij institucioni, i cili në vend që të jetë mbështetja kryesore për fermerët dhe bujqësinë, është kthyer në një makth për të gjithë! Pak muaj më parë shpërtheu skandali, ku punonjësja e AZHBR-së, Ana Ago, kishte pranuar projektin e babait të saj, Ylli Ago, në një konflikt të pastër nepotizmi. Ylli kishte dërguar dokumentet e fermerit Ardit Bënja nga Kuçova, i cili do të ndërtonte një stallë me bagëti, me një vlerë 28 milionë lekë. Ndërkohë, javët e fundit, sipas dokumenteve që disponon Fiks Fare, skandali është thelluar më tej, për shkak se drejtoresha e AZHBR-së, Ardita Kuçi, në datën 12 gusht 2026, ka firmosur që fermeri të paguhet 100 % nga shteti, pavarësisht nepotizmit. Për më tepër, me dy standarte mjaft të dyshimta, ku fermerëve nga Roskoveci, pa lidhje në AZHBR-në, u kërkon fondet mbrapsht dhe fermerit nga Kuçova që kishte “mik” i paguan 100 % të vlerës, në shumën 15 milionë lekë. Ndryshe nga dosjet e tjera ku firmosin ekspertët dhe specialistët e kontrollit, pagesa është bërë nga drejtoresha Stela Bazaiti, e njëjta që refuzoi t’i përgjigjej pyetjeve të “Fiks Fare” për dy fermerët nga Roskoveci. Për të hedhur më shumë dritë mbi këtë pagesë, Fiksi tentoi sërish të bisedojë me të gjithë protagonistët e këtij skandali. Grupi i emisionit investigativ udhëtoi në zonën e Kuçovës, në fermën e zotit Ardit Bënja, nga Kuçova, i cili u gjend në këtë situatë, ku rrugën e vetme për të marrë ato para mund t’a ketë parë nga “miku”. Fiks Fare nuk është kundër fermerëve, përkundrazi i ka mbështetur dhe do t’i mbështesë, por interesi në këtë rast është për të mësuar më shumë sesi shkoi deri te drejtoresha e AZHBR-së, Ardita Kuçi. Arditi e ka ndërtuar stallën, ndërsa grupin e xhirimit të Fiks Fare e pret me një irritim. Ai thotë se ka pritur për vite me radhë për të marrë këto para’ që i takojnë për djersën dhe mundin e familjes. Gazetarët e Fiks Fare e pyetën drejtpërdrejt Arditin nëse ka përdorur sekser për të fituar grantin. Ai tha se ka pritur me vite për të marrë atë mbështetje. “AZHBR-ja dhe Ministria kanë pasur luftë me njëra tjetrën. Dhe viktimë isha unë. Unë kam bërë projekte, kam futur lopë e kam ndërtuar stallën. Ma mbajtën dy vite, dy ish drejtorë. Tani drejtoresha Ardita Kuçi m’i dha” thotë ai. Fiksi e pyeti nëse projektin e ka bërë Ylli Ago, teksa ai thotë se bashkia kërkonte një inxhinier me licencë dhe ka përdorin emrin e tij. Por, Ylli ka pasur vajzën në AZHBR? A mos vallë ka qenë sekser, ka përdorur emrin, ka bërë projektin dhe vajza t’a miratonte? Fiksi bisedoi në telefon me inxhinierin Ylli Ago. Ai tha se është bërë pagesa për atë projekt, por ai s’ka marrë para! Por kush i mori paratë? Ylli thotë se vajza e tij, Ana Ago, është larguar nga AZHBR-ja pas skandalit, teksa shton se nuk e di nëse vajza e tij dhe drejtresha Ardita Kuçi kanë qenë shoqe. Dy orë nga telefonata me inxhinierin, grupin e Fiks Fare e telefonon vetë Ana Ago. Ajo thotë se babai i saj nuk ka bërë projektin, por një bashkëpunëtor i tij i ka vendosur emrin, numrat e telefonit në projekt. Fiksi e pyet nëse është ajo sekserja në këtë rast, teksa mohon çdo përfshirje dhe thotë se tani është larguar nga AZHBR dhe e gjithë kjo situatë i ka shkaktuar stres. Gazetarët e pyesin nëse ka miqësi me Ardita Kuçin, teksa ajo thotë se ka shkuar në AZHBR kur drejtor ka qenë një person tjetër, ndërsa të dyja kanë punuar në të njëjtën ministri. Por nëse këta protagonistë bëjnë deklarata tepër të dyshimta, ku lënë vend për abuzime dhe punë sekserësh në AZHBR, po vetë drejtoresha a ka dijeni?! #voxnews #media #news

3892 views


💾

  •  

Aldor Nini, drejtuesi i kompanisë “Acromax Media”, i ftuar në studion e “Breaking” në “Top News”, ka reaguar mbi publikimin e videove intime ku janë t...

Aldor Nini, drejtuesi i kompanisë “Acromax Media”, i ftuar në studion e “Breaking” në “Top News”, ka reaguar mbi publikimin e videove intime ku janë të përfshirë persona publikë. Nini theksoi se, deri në momentin kur një nga personat që shfaqen në video nuk denoncon personin që ka kryer regjistrimet, të gjithë mbeten viktima dhe se fajtor është ai që i ka publikuar videot. “Këtu duhet të dallojmë nëse po regjistrohet apo po transmetohet, sepse aty nis edhe pjesa e paligjshme”, u shpreh Nini. #voxnews #media #news @voxnews.al

5403 views


💾

  •  

Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë foton me presidentin amerikan Donald Trump, e bërë me rastin e pjessmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të...

Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë foton me presidentin amerikan Donald Trump, e bërë me rastin e pjessmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Rama ironizon me këtë foto, ata që sipas tij, thanë se ai nuk e takoi Trump. Postimi i Ramës Meqë s’e takova dot, siç thanë ata që çfarë nuk thonë, po asgjë s’bëjnë e s’na bëjnë dot, u detyrova ta bëj me IA ***Po thuajuni atyre të bëjnë kujdes, se dro del që s’është IA dhe dalin prap si kokrrat e kandarit #voxnews #media #news #edirama #donaldtrump @voxnews.al

6698 views


💾

  •  

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, ambasadori Michel Tarran është takuar këtë të enjte me kryetarin e Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë, Maksi...

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, ambasadori Michel Tarran është takuar këtë të enjte me kryetarin e Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë, Maksim Haxhia, për të diskutuar zhvillimet në fushën e drejtësisë. Ata kanë shkëmbyer pikëpamje mbi rolin e profesionit të avokatisë në forcimin e shtetit të së drejtës, aksesin në drejtësi dhe respektimin e standardeve për një proces të rregullt ligjor, si edhe mbi sfidat aktuale me të cilat përballen avokatët në ushtrimin e profesionit të tyre. “Prezenca mbetet e përkushtuar të mbështesë shtetin e së drejtës dhe një sistem drejtësie të përgjegjshëm dhe efektiv në Shqipëri, në bashkëpunim me të gjithë aktorët e drejtësisë, përfshirë Dhomën e Avokatisë”, thuhet në njoftim. Mbetet për t’u parë se çfarë do të vendosin avokatët në ditët në vazhdim, pas këtij takimi, pasi me vendim të Dhomës së Avokatisë ata kanë bojkotuar seancat e themelit dhe apo për vlerësimin e masave të sigurisë, në të dyja gjykatat e posaçme. Për shkak të rregullores së re të miratuar, e cila i përjashton avokatët nga mbajtja e celularëve në seancën gjyqësore, dhe të tjera, avokatët kanë vendosur të mos marrin pjesë në seancat në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dhe në atë të Apelit. Situata ka krijuar vështirësi dhe vonesa të shumta, për shkak edhe të çështjeve që presin të shqyrtohen e të gjykohen, ndaj interesi mbi një vendim të ri nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë e drejtuar nga Maks Haxhia, është i lartë. #voxnews #media #news @voxnews.al

2804 views


💾

  •  

Eldi Dizdari, i njohur edhe si Denis Matoshi, është ekstraduar sot nga Dubai drejt Belgjikës. Sipas mediave belge, lajmin e ka konfirmuar vetë ministr...

Eldi Dizdari, i njohur edhe si Denis Matoshi, është ekstraduar sot nga Dubai drejt Belgjikës. Sipas mediave belge, lajmin e ka konfirmuar vetë ministrja e Drejtësisë e Belgjikës, Annelies Verlinden. “Së bashku me Emiratet e Bashkuara Arabe, ne po tregojmë se nuk ka strehë të sigurta për kriminelët e drogës”, ka shkruar Verlinden në një postim në rrjetet sociale. Dizdari është dënuar nga autoritetet belge me 10 vite burg për rolin e tij në aktivitetin e trafikut të drogës. 37-vjeçari është konsideruar si një prej figurave kryesore të organizatës kriminale Kompania Bello. Ai njihet edhe me pseudonimin “Shqiptari i gjatë” ose “Alduth”. Në Belgjikë, ai do të përballet me vendimin e dhënë nga gjykata e Anversës, që e ka dënuar me 10 vite. Grupi ku bënte pjesë Dizdari dhe Dritan Gjika është goditur nga SPAK pasi dyshohet se ka transportuar të paktën 50 ton kokainë nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian. Në vitin 2020, kur Prokuroria e Posaçme nisi hetimin pasuror ndaj tij, mësoi se Dizdari kishte përfituar një tokë 500 m2 katrorë si dhuratë nga Qefsere e Eqerem Grori si dhe Osman Dervishi në një prej zonave super të shtrenjta të Tiranës, në rrugën Dervish Hima pranë stadiumit “Air Albania”. Denis Matoshi u fut në një aeroplan në Emiratet e Bashkuara Arabe të mërkurën dhe u ul disa orë më vonë në aeroportin ushtarak të Melsbroek. Prej andej, ai u transferua menjëherë në një burg belg. #voxnews #media #news @voxnews.al

1821 views


💾

  •  
❌