Reading view

Një nga fenomenet më spektakolare astronomike të viteve të fundit do të ndodhë të mërkurën, më 12 gusht, kur një eklips total diellor do të jetë i duk...

Një nga fenomenet më spektakolare astronomike të viteve të fundit do të ndodhë të mërkurën, më 12 gusht, kur një eklips total diellor do të jetë i dukshëm nga disa zona të Evropës dhe hemisferës veriore. Hëna do të kalojë drejtpërdrejt midis Tokës dhe Diellit, duke mbuluar plotësisht diskun diellor për vëzhguesit brenda “rrugës së totalitetit”. Eklipsi do të kalojë përmes Rusisë veriore, Groenlandës dhe Islandës, përpara se të përshkojë Atlantikun dhe të mbërrijë në Gadishullin Iberik, me Spanjën në një pozicion veçanërisht të favorshëm. Fenomeni do të jetë i pari eklips total diellor i dukshëm nga Evropa kontinentale që prej vitit 1999. Në Spanjë, rruga e eklipsit do të përshkojë pjesën më të madhe të veriut dhe lindjes së vendit, duke arritur deri në Ishujt Balearik, ndërsa një pjesë e vogël e Portugalisë verilindore do të përfshihet në zonën e totalitetit. Në rajonin e Burgos, faza e plotë do të zgjasë rreth 1 minutë e 44 sekonda, ndërsa i gjithë procesi do të zgjasë afërsisht 1 orë e 47 minuta. Kohëzgjatja maksimale e totalitetit përgjatë gjithë rrugës së eklipsit do të jetë rreth 2 minuta e 18 sekonda. Zona e eklipsit të pjesshëm do të jetë shumë më e gjerë, duke përfshirë pjesën më të madhe të Evropës, Kanadanë, disa zona të veriut të SHBA-së dhe pjesë të Afrikës veriperëndimore. Spanja do të përjetojë një tjetër eklips total edhe më 2 gusht 2027. Ekspertët paralajmërojnë se, pavarësisht spektaklit, vëzhgimi i eklipsit kërkon masa të rrepta sigurie për sytë. Gjatë fazave të pjesshme duhen përdorur vetëm syze speciale të certifikuara për eklipse ose filtra diellorë të sigurt, pasi syzet e zakonshme të diellit nuk ofrojnë mbrojtjen e nevojshme. Syzet mund të hiqen vetëm gjatë fazës së plotë dhe vetëm për aq kohë sa Dielli është i mbuluar tërësisht nga Hëna; sapo të shfaqet përsëri qoftë edhe një pjesë e vogël e diskut diellor, mbrojtja duhet vendosur menjëherë. Për teleskopët, dylbitë dhe kamerat nevojiten gjithashtu filtra diellorë të posaçëm.

6484 views


💾

  •  

Presidenti amerikan Donald Trump ka firmosur një urdhër ekzekutiv që synon reduktimin e numrit të vaksinave të rekomanduara për fëmijët në SHBA, duke ...

Presidenti amerikan Donald Trump ka firmosur një urdhër ekzekutiv që synon reduktimin e numrit të vaksinave të rekomanduara për fëmijët në SHBA, duke propozuar gjithashtu që vaksina e kombinuar kundër fruthit, shytave dhe rubeolës (MMR) të ndahet në tre vaksina të veçanta. “Dekada më parë, fëmijët merrnin vetëm një pjesë të vaksinave që kërkohen sot. Në atë kohë njerëzit ishin shumë më të shëndetshëm dhe, sigurisht, nuk ekzistonin nivelet e larta të autizmit që shohim sot”, deklaroi Trump të hënën. Administrata Trump ka ngritur prej kohësh pikëpyetje mbi një lidhje të pretenduar mes vaksinave dhe autizmit. Megjithatë, studime të shumta shkencore nuk kanë gjetur prova që vaksina MMR shkakton autizëm. Duke folur nga Zyra Ovale, Trump tha se administrata e tij nuk do të ndjekë më atë që ai e quajti “standardi i artë” i rekomandimeve ekzistuese për vaksinimin e fëmijëve, duke e kufizuar skemën në 11 vaksina bazë kundër sëmundjeve që konsiderohen më serioze dhe të rrezikshme. “Po i reduktojmë. Nuk bëhet fjalë vetëm për më pak vaksina apo injeksione, siç i quajnë, por për administrimin e tyre në një seri vizitash te mjeku”, deklaroi presidenti amerikan. Vendimi pritet të ndezë një debat të fortë në SHBA mes administratës Trump, institucioneve shëndetësore dhe komunitetit shkencor mbi mënyrën se si duhet të organizohet vaksinimi i fëmijëve.

4807 views


💾

  •  

Një moment shprese është regjistruar në Cali të Kolumbisë, pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin. Ekipet e emergjencës kanë arritur të nxjerrin të...

Një moment shprese është regjistruar në Cali të Kolumbisë, pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin. Ekipet e emergjencës kanë arritur të nxjerrin të gjallë nga rrënojat një grua dhe foshnjën e saj të porsalindur. Nëna dhe fëmija ndodheshin brenda një pallati pesëkatësh në lagjen Ciudad Capri, i cili u shemb pas tërmetit me magnitudë 7.4. Ata u transportuan me urgjencë në një qendër shëndetësore pranë zonës së katastrofës dhe, sipas informacioneve të para, gjendja e tyre është e qëndrueshme dhe nuk janë në rrezik për jetën. Shpëtimi i tyre ka rritur shpresat e ekipeve që vijojnë kërkimet mes rrënojave. Shpëtimtari Carlos Ortiz tha se deri tani janë nxjerrë të gjallë shtatë persona, ndërsa operacioni nuk është ndalur. “Gjetja e foshnjës bashkë me nënën e saj na dha shumë shpresë për të vazhduar”, u shpreh Ortiz, duke shtuar se ekipet po kërkojnë edhe një çift të moshuarish dhe nipin e tyre shtatëvjeçar. Sipas tij, nga rrënojat janë konstatuar shenja jete. Sa i përket foshnjës, shpëtimtari tha se ajo është në gjendje të qëndrueshme. I porsalinduri kishte disa prerje të vogla, të shkaktuara gjatë nxjerrjes nga rrënojat, por po merr trajtim nga ekipet mjekësore në terren. Bilanci i dëmeve mbetet i rëndë. Deri tani raportohet për 86 ndërtesa të shembura, ndërsa shtatë aeroporte kanë pezulluar aktivitetin. Në përpjekje për të ndihmuar autoritetet kolumbiane, Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar gjithashtu një ndihmë financiare prej 15.5 milionë dollarësh. Në Cali, një prej zonave më të prekura, spitalet kanë kaluar në alarm të kuq, pasi kanë arritur në kapacitet të plotë dhe po përballen me fluksin e të plagosurve.

5039 views


💾

  •  

Një qytetare ka denoncuar kostot e larta që i janë kërkuar për një porosi online me vlerë rreth 200 dollarë. Sipas dokumentacionit të saj, vetëm detyr...

Një qytetare ka denoncuar kostot e larta që i janë kërkuar për një porosi online me vlerë rreth 200 dollarë. Sipas dokumentacionit të saj, vetëm detyrimi doganor arrin në 6,769 lekë, ndërsa më pas shtohen 3,300 lekë për agjencinë doganore, 600 lekë për “rresht” dhe 1,200 lekë për “BIS”, duke e çuar faturën totale në 11,869 lekë. Pra, qytetari porosit një produkt me një çmim të caktuar, por kur ai mbërrin në Shqipëri përballet me një tjetër faturë, me zëra që jo vetëm janë të lartë, por shpesh janë të pakuptueshëm për konsumatorin. Në këtë rast, kritika nuk mund të drejtohet verbërisht ndaj DHL-së, pasi një pjesë e kostove lidhen me detyrimet që vendosen nga sistemi doganor shqiptar, ndërsa një pjesë tjetër janë tarifa për procedurën e zhdoganimit. Pikërisht këtu lind problemi, pse një blerje relativisht modeste duhet të rëndohet me kaq shumë pagesa shtesë? Çfarë përfshin konkretisht shuma prej 6,769 lekësh? Sa prej saj është TVSH, sa është tarifë doganore dhe mbi çfarë baze llogaritet? Po tarifa prej 600 lekësh “për rresht” dhe ajo prej 1,200 lekësh “BIS”, çfarë shërbimi konkret përfaqësojnë? Qytetari nuk duhet të ketë nevojë të bëhet ekspert doganash vetëm për të kuptuar se ku po i shkojnë paratë. Denoncimi: Përshëndetje! Kompania DHL na e vështirëson dhe na shton çdo ditë tarifa të reja për pagesa ekstra. Pasi vjen dërgesa, të mbajnë pending disa ditë vetëm që të paguajmë magazinazh për DHL-në. Ka raste që magazinazhi të shkon 5,000-100,000 lekë të reja 11,000 lekë të reja për një dërgesë që ka vetëm 5 ditë që ka mbërritur. 3,300 lekë të reja për agjencinë doganore për të bërë zhdoganimin. 600 lekë të reja për rresht. Dhe 1,200 lekë të reja për BIS. Këto nuk e di çfarë janë. I kërkova që dërgesa të kthehej mbrapsht. Patjetër, ato janë ilaçe. Nuk i dhanë prioritetin e duhur. Mua mund të më vdesë prindi për ato ilaçe. Jo, nuk është dashur të paguaj asnjë tarifë. Ju falënderoj! Lidhur me këtë rast, mbetet për t’u parë se si do të shpjegohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave me drejtues Besmir Bejën dhe DHL me drejtues Qirjako Koçollari tarifat e aplikuara dhe nëse konsumatorët informohen qartë për kostot shtesë që shoqërojnë një porosi online.

2887 views


💾

  •  

Vatrat e zjarrit në zonën e Zidonit dhe në lagjen Bojë të Krujës kanë vijuar të jenë aktive edhe gjatë natës. Forcat zjarrfikëse kanë qenë në terren p...

Vatrat e zjarrit në zonën e Zidonit dhe në lagjen Bojë të Krujës kanë vijuar të jenë aktive edhe gjatë natës. Forcat zjarrfikëse kanë qenë në terren për përballimin e flakëve, ndërsa mëngjesin e sotëm kanë nisur edhe operacionet nga ajri për shuarjen e plotë të zjarrit. Dy helikopterë të ushtrisë vijojnë të hedhin ujë mbi vatrat e zjarrit, ndërsa situata raportohet se po shkon drejt neutralizimit. Puna e forcave në terren vijon për izolimin e vatrave dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme në banesa, por dëmet në ekosistem janë të pallogaritshme. Intensiteti i lartë i flakëve, i favorizuar nga era e fortë dhe temperaturat e larta, ka përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi, duke shkaktuar dëme të mëdha në florën dhe faunën e zonës.

7326 views


💾

  •  

Prej disa ditësh, ndotja e detit nga karburanti i anijeve është kthyer në një problem shqetësues në Porto Palermo, një gji mahnitës i vendosur midis f...

Prej disa ditësh, ndotja e detit nga karburanti i anijeve është kthyer në një problem shqetësues në Porto Palermo, një gji mahnitës i vendosur midis fshatrave Himarë dhe Qeparo. Pushuesit kanë raportuar mbetje vajore në ujë, ndërsa disa prej tyre kanë dalë nga deti me njolla të errëta në trup. Situata është veçanërisht problematike pasi bëhet fjalë për një zonë plazhi publik, ku këto ditë ndodhen dhjetëra turistë dhe pushues. Ndotja dyshohet se lidhet me karburantin e derdhur nga mjetet lundruese, ndërsa ende nuk është bërë e qartë origjina e saktë e saj. Pushuesit kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve për të identifikuar burimin e ndotjes dhe për të marrë masa, pasi prania e karburantit në ujë vijon prej ditësh dhe rrezikon të ndikojë si në shëndetin e pushuesve, ashtu edhe në mjedisin detar.

10.6K views


💾

  •  

Një qytetare i është drejtuar redaksisë sonë pasi mbrëmjen e sotme, rreth orës 22:20, në Tiranë, i është vjedhur çanta me sendet personale dhe rrogën ...

Një qytetare i është drejtuar redaksisë sonë pasi mbrëmjen e sotme, rreth orës 22:20, në Tiranë, i është vjedhur çanta me sendet personale dhe rrogën që, sipas saj, e kishte marrë po atë ditë. Brenda çantës ndodhej edhe telefoni i punës, së bashku me kontaktet që i nevojiten për punën. Qytetarja, e cila thotë se është punonjëse në ambientin ku ka ndodhur ngjarja, ka siguruar pamjet e kamerave të sigurisë dhe kërkon publikimin e tyre, me shpresën se personat e shfaqur në pamje mund të identifikohen. Ajo shprehet se publikimi mund të ndihmojë edhe për të parandaluar raste të tjera të ngjashme. Nga pamjet nuk mund të përcaktohet identiteti apo prejardhja e dy djemve. Për këtë arsye, ju lutemi ta shpërndani sa më shumë denoncimin, që pamjet të arrijnë te personat që mund t’i njohin dhe të ndihmojmë zonjën në identifikimin e tyre dhe rikthimin e sendeve të saj.

14.2K views


💾

  •  
❌