Reading view

Një shofer mallrash që kryen transport në zonën e veriut ka dërguar në redaksinë e JOQ Albania një denoncim shqetësues për një ngjarje që, sipas tij, ...

Një shofer mallrash që kryen transport në zonën e veriut ka dërguar në redaksinë e JOQ Albania një denoncim shqetësues për një ngjarje që, sipas tij, ka ndodhur pranë daljes së tunelit të Qafës së Buallit. Sipas denoncuesit, teksa po udhëtonte nga Tirana drejt Peshkopisë, tre persona me një fuoristradë me targa të verdha i kanë bërë shenjë të ndalojë. Fillimisht ka menduar se mund të ishin efektivë policie, ndaj ka ndaluar. Më pas, njëri prej tyre e ka pyetur: “A je Beni ti?”. Pasi ai është përgjigjur se nuk ishte personi që kërkonin, pretendon se i kanë thënë: “Mirë, ik dhe mos fol me njeri se të hedhim trutë në erë”, ndërsa njëri prej tyre e ka goditur edhe me grusht në nofull. Pas kësaj, sipas tij, tre personat janë ngjitur sërish në fuoristradë dhe janë larguar me shpejtësi në drejtim të Tiranës. Denoncuesi thotë se personat mbanin armë, ku njëri kishte pistoletë në brez, ndërsa dy të tjerët mbanin armët në duar. Ai pretendon se menjëherë pas ngjarjes ka telefonuar Policinë e Bulqizës dhe numrin e emergjencës 112 disa herë radhazi, por nuk ka marrë asnjë përgjigje. Në mbështetje të këtij pretendimi, ai ka dërguar edhe pamje të telefonit ku shfaqen disa telefonata të njëpasnjëshme drejt emergjencës. “Kjo është siguria të jesh në punën tënde dhe të dalin njerëz të armatosur në mes të rrugës e të mos hapë telefonin policia. Kur policia nuk të hap telefonin, te kush do kërkojmë ndihmë? Kur duhet të vijë policia, kur të na vrasin?”, shprehet ai në mesazhin drejtuar redaksisë.

16K views


💾

  •  

Një udhëtim me tren në Itali nuk shkoi sipas planit për Igli Taren, ish-drejtorin sportiv të Lazios, pasi gjatë udhëtimit iu vodh çanta me sendet pers...

Një udhëtim me tren në Itali nuk shkoi sipas planit për Igli Taren, ish-drejtorin sportiv të Lazios, pasi gjatë udhëtimit iu vodh çanta me sendet personale. Sapo mbërriti në stacionin Roma Termini, Tare denoncoi menjëherë ngjarjen te Policia Hekurudhore. Falë kamerave të sigurisë dhe reagimit të shpejtë të efektivëve, autori u identifikua dhe u arrestua brenda pak minutash. Çanta iu kthye Tares, ndërsa hajduti përfundoi në pranga. Reagimi i shpejtë i policisë bëri që sendet e vjedhura t’i riktheheshin pronarit pa vonesë.

14.1K views


💾

  •  

Vetëm dy javë pasi u la e lirë nga gjykata me masën e sigurisë "detyrim paraqitjeje", Kumrie Zika rikthehet sërish në qendër të një skandali të ri. Kë...

Vetëm dy javë pasi u la e lirë nga gjykata me masën e sigurisë "detyrim paraqitjeje", Kumrie Zika rikthehet sërish në qendër të një skandali të ri. Këtë herë ngjarja nuk ka ndodhur në Tiranë, por në Vlorë. Në redaksinë e JOQ Albania kanë mbërritur pamjet filmike nga kamerat e sigurisë së një pike "Exchange" në lagjen "Pavarësia", të cilat tregojnë momentin kur Zika hap sirtarin e kasës, merr një tufë me para me vlerë rreth 5 mijë euro dhe largohet nga ambientet e biznesit. Sipas pronarit, ajo kishte kontaktuar vetëm dy ditë më parë duke kërkuar punë. Mëngjesin e kësaj të marte u paraqit në zyrë dhe nisi punën. Pas rreth 15 minutash, në momentin kur punonjësja doli për të kryer një pagesë me kartë, Zika hapi kasën, mori paratë dhe doli jashtë duke thënë se do të fliste pak në telefon. Pas largimit nuk u kthye më. Pronarët e biznesit kanë bërë kallëzim në polici dhe çështja është në ndjekje penale. Ngjarja është pothuajse identike me rastin e raportuar vetëm dy javë më parë në Tiranë, ku po në një pikë "Exchange" u vodhën rreth 5 mijë euro me të njëjtën skemë. Edhe atëherë, kamerat e sigurisë dokumentuan gjithçka, Policia e Shtetit e arrestoi Kumrie Zikën, por vetëm pak ditë më vonë ajo u la e lirë nga gjykata me masën "detyrim paraqitjeje". Prej muajsh, në redaksinë e JOQ Albania kanë mbërritur denoncime të shumta nga biznese të ndryshme, të cilat kanë raportuar të njëjtën mënyrë veprimi: prezantohej si punonjëse, fitonte besimin e pronarëve dhe më pas largohej me paratë e kasës. Rasti i sotëm ngre sërish pikëpyetje serioze për mënyrën se si po trajtohet kjo çështje nga institucionet. Si është e mundur që, pas një sërë denoncimesh dhe arrestimit të mëparshëm, e njëjta skemë të përsëritet sërish, këtë herë qindra kilometra larg, në një qytet tjetër? Nëse ekzistojnë probleme të shëndetit mendor, siç është pretenduar më herët nga familjarët e saj, ato duhet të trajtohen nga institucionet përgjegjëse. Në të kundërt, lënia e saj e lirë rrezikon që edhe biznese të tjera të bëhen viktima të së njëjtës skemë. Pamjet e siguruara nga JOQ Albania flasin vetë. Tani mbetet që organet e drejtësisë të veprojnë, në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten më.

32.6K views


💾

  •  

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar gjendjen e rënduar të rrugës që lidh Zall-Herrin me zonën e njohur si Kodra e K...

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar gjendjen e rënduar të rrugës që lidh Zall-Herrin me zonën e njohur si Kodra e Kuqe, duke pretenduar se prej 15 vitesh banorët përballen me të njëjtin problem, pa marrë asnjë zgjidhje të qëndrueshme. Në videon e mbërritur në redaksi, rruga shfaqet e amortizuar, me gropa të shumta dhe e mbuluar nga pluhuri që ngrihet nga automjetet në lëvizje. Sipas banorëve, dëmtimet janë të tilla sa shumë prej tyre kanë çarë gomat e automjeteve gjatë kalimit në këtë segment. "Përshëndetje JOQ, ju lutem postojeni. Në zonën e Zall-Herrit, rruga që shkon në Kodrën e Kuqe është në gjendje alarmante. Kemi çarë gomat të gjithë banorët e zonës. Vijnë vetëm për votime dhe hedhin 1-2 kamionë me zhavorr, pastaj nuk vijnë më. Prej 15 vitesh jemi në këtë gjendje.", shkruan qytetari. Sipas tij, shqetësimi nuk lidhet vetëm me rrugën, por edhe me lëvizjen e vazhdueshme të kamionëve të rëndë në zonë. "Gjithashtu kalojnë shumë kamionë deri në orët e para të mëngjesit dhe nuk e dimë nëse kanë leje apo jo për të shkarkuar inerte në një zonë si kjo.", shton ai. Banorët thonë se ndërhyrjet kanë qenë gjithmonë të përkohshme dhe, sipas tyre, kufizohen vetëm në hedhjen e disa kamionëve me zhavorr gjatë periudhave zgjedhore, pa u investuar asnjëherë në rikonstruksionin e plotë të rrugës. Ata i bëjnë thirrje Bashkisë Tiranë dhe institucioneve përgjegjëse të ndërhyjnë sa më parë për rehabilitimin e këtij aksi rrugor, si dhe të verifikojnë aktivitetin e kamionëve që, sipas denoncimit, vijojnë të qarkullojnë dhe të shkarkojnë inerte gjatë natës, duke shqetësuar banorët dhe duke rënduar më tej gjendjen e rrugës.

25.9K views


💾

  •  

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar gjendjen e rënduar të një mbikalimi këmbësorësh në Lushnjë, duke paralajmëruar ...

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar gjendjen e rënduar të një mbikalimi këmbësorësh në Lushnjë, duke paralajmëruar se amortizimi i tij përbën rrezik për çdo person që detyrohet ta përdorë. Në fotot dhe videon e mbërritur në redaksi duken shkallë të ndryshkura, pjesë metalike të dëmtuara dhe elementë të shkëputur të konstruksionit, ndërsa në disa vende mbikalimi shfaq shenja të dukshme degradimi. Sipas qytetarëve, mungesa e mirëmbajtjes prej kohësh ka bërë që infrastruktura të degradojë vazhdimisht, duke ngritur shqetësime për sigurinë e këmbësorëve, veçanërisht të të moshuarve, fëmijëve dhe personave me vështirësi në lëvizje. Banorët kërkojnë ndërhyrjen e Bashkisë Lushnjë dhe institucioneve përgjegjëse për të riparuar ose rehabilituar sa më parë mbikalimin, përpara se amortizimi i tij të shkaktojë ndonjë aksident. Sipas tyre, infrastruktura publike duhet të garantojë sigurinë e qytetarëve dhe jo të kthehet në një burim rreziku.

32.2K views


💾

  •  

Banorët e fshatit Qarrishtë në Librazhd i janë drejtuar redaksisë së JOQ Albania me një denoncim për gjendjen e rrjetit të energjisë elektrike në zonë...

Banorët e fshatit Qarrishtë në Librazhd i janë drejtuar redaksisë së JOQ Albania me një denoncim për gjendjen e rrjetit të energjisë elektrike në zonë, duke ngritur shqetësimin për rrezikun që paraqesin telat e dëmtuar. Në pamjet e dërguara në redaksi shihen linjat elektrike të ulura dhe të dëmtuara, të cilat kalojnë pranë zonave të gjelbra dhe kullotave ku lëvizin banorët dhe kafshët. Sipas banorëve, kjo situatë vijon prej rreth 4 vitesh, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme drejtuar institucioneve përgjegjëse për ndërhyrje dhe riparimin e rrjetit. “Ju shkruajmë nga fshati Qarrishtë i Librazhdit. Kjo është gjendja e telave të energjisë elektrike në fshatin tonë. Prej rreth 4 vitesh kemi bërë vazhdimisht kërkesa që të ndërhyhet dhe të rregullohet rrjeti, por deri më sot situata vazhdon të mbetet e njëjtë”, shprehen banorët në mesazhin dërguar JOQ Albania. Ata thonë se telat përbëjnë rrezik serioz për jetën, pasi sipas tyre nga kjo gjendje kanë ngordhur edhe kafshë. Gjithashtu, banorët ankohen për ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike, pothuajse çdo ditë. Banorët e Qarrishtë kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse për riparimin e rrjetit dhe garantimin e një furnizimi të sigurt me energji elektrike. JOQ Albania publikon shqetësimin e banorëve dhe mbetet në pritje të një reagimi nga strukturat përgjegjëse për situatën në fshatin Qarrishtë, Librazhd. LOCATION OVERYLAY BIG L

25.8K views


💾

  •  

Skandali i zbuluar së fundmi nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë ka vënë në qendër të vëmendjes sigurinë ushqimore, pasi kontrollet e f...

Skandali i zbuluar së fundmi nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë ka vënë në qendër të vëmendjes sigurinë ushqimore, pasi kontrollet e fundit në sektorin e qumështit kanë konstatuar praninë e vajit të palmës dhe yndyrave bimore të padeklaruara në një sërë produktesh të konsumit të gjerë. Ky zhvillim ka ngritur shqetësimin e opinionit publik mbi transparencën e tregtuesve dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve, të cilët rrezikojnë të konsumojnë përbërës të dëmshëm pa dijeninë e tyre. Ndërkohë, ky rast ka sjellë në vëmendje edhe situatën në Shqipëri, duke shtruar pyetjen se kur do të ndërmerren analiza të ngjashme për mostrat e tregut vendas për t'i garantuar qytetarëve transparencën e plotë mbi atë çfarë konsumojnë. Prania e vajit të palmës në artikujt ushqimorë shoqërohet me rreziqe serioze për shëndetin afatgjatë të njeriut, pasi konsumi i tij kontribuon në rritjen e kolesterolit të keq LDL dhe shtan rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve kardiovaskulare. Efektet negative të këtij përbërësi përfshijnë gjithashtu shtimin e obezitetit, shfaqjen e sindromës metabolike, përkeqësimin e rezistencës ndaj insulinës dhe rritjen e nivelit të yndyrave në mëlçi. Për më tepër, vaji i palmës ndikon në nxitjen e inflamacionit kronik, rritjen e triglicerideve te disa individë, si dhe në dëmtimin e funksionit dhe elasticitetit të enëve të gjakut, duke lënë gjithashtu pasoja negative në mikrobiomën e zorrëve. Lista e kompanive dhe produkteve ku është zbuluar ky mashtrim përfshin emra të njohur të tregut, duke nisur nga kompania Aldi me produktin e gjizës, ABI SHPK me kremin e freskët dhe specat në krem, si dhe marka të tjera si Abrazen me produktet Vita, Ajka me produktin Schmand, dhe Anor me Double Cream. Kontrollet kanë evidentuar parregullsi edhe te produktet e markave Best BT, Bylmeti, Dauti, Delfini, Elkos, Gola, Grandi, Korabi, Magic Ice, Drena SHPK, si dhe te një gamë e gjerë produktesh të ofruara nga PRO EX, ku vaji i palmës dhe yndyrat bimore janë përdorur në mënyrë të fshehtë në gjizë, kremra piteje, margarina, kajmak dhe pavllak. Përballë këtij fenomeni që përbën një cenim të rëndë të shëndetit dhe besimit publik, ekspertët dhe qytetarët kërkojnë masa të rrepta ndëshkimore ndaj operatorëve ekonomikë shkelës, duke propozuar vendosjen e gjobave të kripura dhe detyrimin e kompanive që të kompensojnë shpenzimet mjekësore dhe dëmet e shkaktuara ndër vite. Sugjerimet parashikojnë gjithashtu ndërmarrjen e bojkotit masiv si një formë ndëshkimi qytetar dhe detyrimin e subjekteve përgjegjëse për të siguruar shpërblime ose produkte falas për familjet e prekur, pasi lufta me shëndetin e qytetarëve dhe xhepat e tyre nuk mund të kalojë pa u ndëshkuar rëndë.

7974 views


💾

  •  

Një pamje jo e zakonshme ka marrë xhiron e rrjetit së fundmi në rrugët e kryeqytetit! Një turiste e huaj nuk i ka rezistuar dot ritmit të muzikës popu...

Një pamje jo e zakonshme ka marrë xhiron e rrjetit së fundmi në rrugët e kryeqytetit! Një turiste e huaj nuk i ka rezistuar dot ritmit të muzikës popullore dhe është ndalur në mes të shëtitores për të kërcyer përballë një muzikanti rruge. Teksa xhaja i binte dajres me plot energji, e huaja ka nisur të "dredhë të pasmet" dhe të dhurojë një show të vërtetë vallëzimi fare pranë tij. Gjesti i saj i papritur dhe mjaft provokues ka tërhequr menjëherë vëmendjen e kalimtarëve dhe ka ndezur një debat të nxehtë në rrjetet sociale: Disa e shohin si një moment mjaft spontan, pozitiv dhe argëtues që tregon se sa mirë po ia kalojnë të huajt në Shqipëri. Të tjerë e kritikojnë si një sjellje të ekzagjeruar dhe pa respekt për moshën e muzikantit e hapësirën publike. A është ky thjesht një moment argëtues nga një turiste që po shijon Tiranën, apo mendoni se u kalua kufiri i etikës?

10.8K views


💾

  •  

Një zbulim makabër ka tronditur banorët e zonës së Mystras në Greqi, ku policia ka gjetur trupin e pajetë të një të moshuari brenda një frigoriferi ng...

Një zbulim makabër ka tronditur banorët e zonës së Mystras në Greqi, ku policia ka gjetur trupin e pajetë të një të moshuari brenda një frigoriferi ngrirës, në bodrumin e një hoteli të mbyllur. Autoritetet kanë nisur menjëherë një hetim të gjerë për të zbardhur rrethanat e plotë të kësaj ngjarjeje tronditëse. Sipas raportimeve të mediave greke, dyshohet se viktima kishte ndërruar jetë prej 4 apo 5 vitesh. Megjithatë, vdekja e tij nuk u deklarua asnjëherë pranë institucioneve përkatëse, duke bërë që ai të figuronte ende si i gjallë në regjistrat zyrtarë. Motivi Financiar: Pista kryesore e hetimit lidhet me përfitimet financiare. Dyshohet se djali i të moshuarit e ka mbajtur trupin të ngrirë me qëllim që të vazhdonte të tërhiqte rregullisht pensionin e babait të tij. Verifikimet: Hetuesit po krehin të gjitha veprimet bankare për të konfirmuar nëse pensioni dhe transaksione të tjera financiare janë kryer gjatë këtyre viteve pas ndërrimit të jetës. Zbulimi i rastit erdhi pas një denoncimi të bërë pranë autoriteteve vendase. Pas marrjes së sinjalizimit, policia kontaktoi djalin e të moshuarit për të dhënë shpjegime dhe më pas e shoqëroi atë drejt ndërtesës së hotelit të mbyllur. Gjatë kontrollit të hollësishëm në ambientet e bodrumit, efektivët gjetën frigoriferin ngrirës ku ndodhej trupi i pajetë. Mjekësia ligjore dhe hetuesit po punojnë për të përcaktuar me saktësi kohën dhe shkaqet e vdekjes së të moshuarit.

11.8K views


💾

  •  

Pas fjalimeve të mbajtura përpara Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin e përnatshëm në rrugët kryesore të Tiranës, duke vijuar për natën e 6...

Pas fjalimeve të mbajtura përpara Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin e përnatshëm në rrugët kryesore të Tiranës, duke vijuar për natën e 66-të radhazi protestën kundër klasës politike. Me flamuj kuqezi dhe pankarta në duar, protestuesit po marshojnë në bulevardet e kryeqytetit, ndërsa në kor dëgjohen thirrjet "Ju erdhi fundi!" dhe "Shqipëria kërkon revolucion!", që kanë shoqëruar nisjen e marshimit të kësaj mbrëmjeje. Prej 66 ditësh pa asnjë ndërprerje, qytetarët janë mbledhur çdo mbrëmje në qendër të Tiranës, duke e kthyer këtë në një nga lëvizjet qytetare më të gjata dhe më të qëndrueshme në vend. Organizatorët e konsiderojnë vazhdimësinë e protestës si dëshmi të vendosmërisë së qytetarëve për të mos u tërhequr deri në realizimin e kërkesave të tyre. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, largimin e klasës politike që, sipas tyre, ka qeverisur vendin për 36 vitet e fundit, si dhe reforma të thella politike. Marshimi pritet të vijojë gjatë mbrëmjes në rrugët kryesore të kryeqytetit, i shoqëruar nga thirrje dhe slogane kundër qeverisë.

21.7K views


💾

  •  

Pas publikimit nga JOQ Albania të pamjeve të personit të dyshuar për vjedhjen e një biçiklete dhe më herët të një kondicioneri në Tiranë, një tjetër q...

Pas publikimit nga JOQ Albania të pamjeve të personit të dyshuar për vjedhjen e një biçiklete dhe më herët të një kondicioneri në Tiranë, një tjetër qytetar ka kontaktuar redaksinë, duke pretenduar se ka rënë viktimë e të njëjtit person. Sipas qytetarit, vjedhja ka ndodhur rreth tre javë më parë në zonën e Pazarit të Ri, ndërsa pamjet e kamerave të sigurisë, sipas tij, tregojnë të njëjtin person që është publikuar më herët nga JOQ Albania. "Përshëndetje, ky personi që keni postuar, i cili ka vjedhur biçikletën, më ka vjedhur edhe mua para nja tre javësh te Pazari i Ri. Po ju nis pamjet, por doja të dija edhe në çfarë zone të Tiranës ka ndodhur rasti tjetër. Faleminderit.", shkruan qytetari. Pamjet e siguruara tregojnë një person të veshur me rroba të bardha dhe kapele të zezë, i cili shihet në dy momente të ndryshme në ambientet e një pallati dhe në parking, duke lëvizur pranë mjeteve dhe më pas duke u larguar me një biçikletë. Ky është denoncimi i radhës që lidhet me të njëjtin person, çka ngre dyshime se ai mund të jetë autor edhe i rasteve të tjera të ngjashme në kryeqytet. Nëse e njihni personin që shfaqet në pamje ose keni informacione që mund të ndihmojnë në identifikimin e tij, kontaktoni Policinë e Shtetit ose redaksinë e JOQ Albania. Çdo informacion mund të ndihmojë në zbardhjen e rasteve të denoncuara.

12.1K views


💾

  •  

Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar gjendjen e infrastrukturës pranë Lungomares në Vlorë, duke pretenduar se trotu...

Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar gjendjen e infrastrukturës pranë Lungomares në Vlorë, duke pretenduar se trotuaret dhe hapësirat këmbësore janë lënë në gjendje të amortizuar, pavarësisht se bëhet fjalë për një nga zonat më të frekuentuara turistike të qytetit. Në videon e mbërritur në redaksi shihen pllaka të thyera, gropa dhe trotuare të dëmtuara, të cilat vështirësojnë lëvizjen e këmbësorëve dhe krijojnë rrezik për banorët e pushuesit. "Ja Vlora, buzë detit. Këtej kemi Lungomaren. Shiko... o Zot! Se ku vijnë këta turistë, një Zot e di. Shife si mund të ecësh këtu. As trotuar, asgjë.", dëgjohet të thotë qytetarja në video. Sipas saj, pamja që u ofrohet turistëve nuk përputhet me imazhin që Vlora synon të promovojë si një nga destinacionet kryesore turistike të vendit. Qytetarët kërkojnë ndërhyrjen e Bashkisë Vlorë për riparimin e trotuareve dhe rehabilitimin e zonës, duke theksuar se infrastruktura publike duhet të jetë në standardet e një qyteti që pret mijëra vizitorë çdo verë.

3238 views


💾

  •  

Linku i GoFundMe: https://www.gofundme.com/f/te-ndihmojme-danielin-dhe-familjen-e-tij Protesta qytetare, që këtë të hënë hyri në ditën e saj të 65-të,...

Linku i GoFundMe: https://www.gofundme.com/f/te-ndihmojme-danielin-dhe-familjen-e-tij Protesta qytetare, që këtë të hënë hyri në ditën e saj të 65-të, po shndërrohet jo vetëm në një hapësirë reagimi ndaj problemeve të vendit, por edhe në një vend ku shqiptarët po ndihmojnë njëri-tjetrin në raste të vështira që prej vitesh kanë mbetur pa zgjidhje. Gjatë tubimit përballë Kryeministrisë, Rei Sulejmani, një i ri që ka ardhur nga Italia për t'iu bashkuar protestës, ka bërë apel për të mbështetur Danielin, një djalë 10-vjeçar nga Rrogozhina, i cili prej foshnjërisë është i paralizuar dhe ka nevojë për trajtim të vazhdueshëm. Në video, pranë Reit ndodhet edhe nëna e Danielit, e cila kishte ardhur në protestë së bashku me djalin e saj në karrocë. Apeli i bërë nga bulevardi "Dëshmorët e Kombit" ka prekur shumë qytetarë, ndërsa fushata në GoFundMe ka marrë mbështetje të konsiderueshme. Sipas të dhënave të fundit, janë mbledhur mbi 14 mijë euro, ndërsa nevojiten edhe rreth 12 mijë euro për të arritur objektivin prej 26 mijë eurosh, shumë që do të përdoret për trajtimin dhe nevojat jetike të Danielit. Gjatë videos, Rei Sulejmani ndër të tjera shprehet: "Kjo është dita e dytë. Janë mbledhur mbi 13 mijë e 500 euro, na duhen edhe rreth 13 mijë euro për të shkuar në 26 mijë euro. Një shumë që është sa një shishe verë e kryeministrit. E kemi financuar kryeministrin me verëra, por nuk po arrijmë të ndihmojmë një familje që të paktën të marrë frymë për disa muaj." Sipas përshkrimit të fushatës, Danieli pësoi një hemorragji cerebrale kur ishte vetëm 6 muajsh, çka e la të paralizuar. Ai vuan gjithashtu nga kriza të shpeshta epileptike dhe ka nevojë për medikamente të vazhdueshme, një pjesë e të cilave nuk gjenden në Shqipëri dhe kanë kosto shumë të lartë. Nëna e tij nuk mund të punojë pasi kujdeset 24 orë për djalin, ndërsa babai, pas disa ndërhyrjeve kirurgjikale, nuk është në gjendje të punojë rregullisht. Familja ka edhe një vajzë 12-vjeçare dhe e ka të pamundur të përballojë shpenzimet e trajtimit. Historia e Danielit është kthyer në një tjetër shembull se si protesta qytetare, përveç mesazheve politike e sociale, po krijon edhe një frymë solidariteti, ku qytetarët bashkohen për të ndihmuar familjet në nevojë, në raste kur mbështetja institucionale ka munguar.

15.3K views


💾

  •  

Një video e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania tregon një moment tensioni të regjistruar në Lumin e Shalës, një nga destinacionet turistike më të vi...

Një video e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania tregon një moment tensioni të regjistruar në Lumin e Shalës, një nga destinacionet turistike më të vizituara në vend. Sipas denoncuesit, ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës, rreth orës 16:00, kur disa pronarë varkash janë përfshirë në një debat të ashpër për shkak të bllokimit të kalimit në lumë. Siç shihet edhe në pamje, përplasja nisi me shkëmbim fjalësh dhe për pak sa nuk degjeneroi në konflikt fizik, por ndërhyrja e disa personave të pranishëm bëri të mundur shmangien e përshkallëzimit. Denoncuesi thotë se skena të tilla zhvillohen para syve të turistëve vendas dhe të huaj, duke dëmtuar imazhin e një prej atraksioneve më të njohura turistike në Shqipëri. Në mesazhin e dërguar për JOQ Albania, ai shprehet: "Ka ndodhur të dielën pasdite, nga ora 4. Janë të gjitha varkat të bllokuara, nuk i lëshojnë rrugë njëra-tjetrës dhe kjo ka qenë arsyeja e sherrit. Shteti nuk ka ndërhyrë për ta normalizuar situatën. Turistët që vijnë nuk kanë asnjë lloj sigurie. Bëjmë kërkesa dhe nuk vjen askush. Ky nuk është një rast i izoluar, është situatë e përditshme që ndodh mes pronarëve të varkave, pasi nuk i lëshojnë vend njëri-tjetrit." Sipas tij, mungesa e organizimit dhe e kontrollit në qarkullimin e varkave ka krijuar një situatë problematike që përsëritet vazhdimisht gjatë sezonit turistik, duke ngritur pikëpyetje për sigurinë e vizitorëve dhe menaxhimin e këtij destinacioni turistik.

3801 views


💾

  •  

Kur bëhet fjalë për inovacionin në letër, Fondi Shqiptar i Zhvillimit duket se ka vendosur t'i japë fund bujqësisë tradicionale të kazmës dhe lopatës,...

Kur bëhet fjalë për inovacionin në letër, Fondi Shqiptar i Zhvillimit duket se ka vendosur t'i japë fund bujqësisë tradicionale të kazmës dhe lopatës, për ta shndërruar Fermën Didaktike të Mollëve në Korçë në një qendër operacionale të stilit NASA. Me një fond limit që prek shifrën e 170 milionë lekëve për fazën e tretë, rreth 69 mijë pemë molle në 24.75 hektarë tokë nuk do të kenë më nevojë për stinorët apo ekspertët e vjetër, por për serverë, sensorë toke dhe algoritme që parashikojnë fatkeqësitë. Puna e vaditjes me orar tashmë do të kërkojë diplomë master në inteligjencë artificiale. Por ndërkohë që platformat digjitale do të gjenerojnë sinjalizime automatike për ngricat, sëmundjet e bimëve dhe momentin optimal të vjeljes, pyetja që mbetet për t’u bërë në këtë ekosistem "të mençur" është: Kush do t'i shijojë këto mollë të monitoruara me laboratorë portativë dhe gjeneratorë termikë, kur fshatrat e juglindjes po boshatisen me ritme alarmante nga ikja masive e popullsisë? Investimet e bujqësisë së zgjuar tingëllojnë mbresëlënëse në faturat e tenderëve dhe raportet e zhvillimit rural, ku teknologjia dhe digjitalizimi kombinohen për të rritur produktivitetin. Megjithatë, ironia e këtij modernizimi teknologjik qëndron te kontrasti i fortë mes ekraneve që do të ndizen në terren dhe realitetit të braktisur të tokave bujqësore. Molla e Korçës mund të ketë tani stacione meteorologjike dhe alarme automatike rreziku, por mbetet për t'u parë se cili nga sistemet inteligjente do të ketë kapacitetin të mbajë gjallë një fshat që po tretet nga mungesa e dorës së punës, ndërkohë që paratë publike vazhdojnë të digjitalizohen drejt kontratave të radhës.

1951 views


💾

  •  

Investitorët në tregjet ndërkombëtare po reagojnë me optimizëm ndaj sinjaleve për arritjen e një marrëveshjeje të mundshme mes Shteteve të Bashkuara d...

Investitorët në tregjet ndërkombëtare po reagojnë me optimizëm ndaj sinjaleve për arritjen e një marrëveshjeje të mundshme mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Pritshmëritë për uljen e tensioneve gjeopolitike në Lindjen e Mesme dhe rihapjen e plotë të Ngushticës së Hormuzit kanë rritur besimin e tregjeve se furnizimi global me lëndë djegëse po shkon drejt normalizimit. Si pasojë e këtyre zhvillimeve, nafta e tregut referues Brent ka zbritur nën nivelin e 78 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo amerikane WTI (West Texas Intermediate) ka vijuar rënien në rreth 79 dollarë për fuçi. Analistët e tregjeve financiare vlerësojnë se kjo ulje po nxitet nga parashikimet për rikthimin e plotë të eksporteve iraniane dhe rritjen e ofertës në tregun ndërkombëtar. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se paqëndrueshmëria mbetet e pranishme, pasi mungesa e detajeve mbi zbatimin konkret të marrëveshjes dhe situata në Ngushticën e Hormuzit mund të sjellin sërish luhatje çmimesh në ditët në vijim. Për Shqipërinë, një ulje e qëndrueshme e çmimit të naftës në bursa mund të krijojë hapësirë për rënien e kostove të importit të karburanteve. Por, siç ndodh zakonisht, ndikimi në pikat e karburantit në vend nuk është i menjëhershëm, pasi varet nga stoqet ekzistuese, kostot e transportit dhe mënyra e furnizimit të kompanive importuese. Në tregun vendas, çmimet e karburanteve vijojnë të mbeten në nivele të larta, ku nafta po tregtohet me rreth 214 lekë për litër dhe benzina me 199 lekë për litër. Nisur nga kjo situatë, Konfindustria i ka kërkuar zyrtarisht qeverisë ndërhyrje me masa konkrete në katër drejtime kryesore: uljen me 15% të taksave që rëndojnë mbi karburantet, ringritjen e Bordit të Transparencës, monitorimin e rreptë të cilësisë së lëndës djegëse dhe rritjen e kontrolleve për parandalimin e naftës kontrabandë.

3886 views


💾

  •  

Në një kohë kur Shqipëria zhytet çdo ditë e më shumë në kriza financiare dhe abuzime me fondet publike, qeveria gjermane dhe banka KfW i kanë besuar k...

Në një kohë kur Shqipëria zhytet çdo ditë e më shumë në kriza financiare dhe abuzime me fondet publike, qeveria gjermane dhe banka KfW i kanë besuar kabinetit shqiptar një paketë kolosale prej 114 milionë eurosh (90 milionë euro hua dhe 24 milionë euro grant). Në qendër të këtij operacioni financiar, që shtrihet nga Vau i Dejës e deri te Qyteti Studenti në Tiranë, qëndron Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi. Përtej fjalëve të ëmbla zyrtare për "interesin publik" dhe "modernizimin e infrastrukturës", pyetja që shtrohet është e dhimbshme dhe urgjente: A do të shkojnë këto para te qytetarët dhe studentët, apo do të humbasin në labirintet e tenderëve klientelistë dhe korrupsionit të instaluar në MIE? Marrëveshja e dytë parashikon rehabilitimin e Hidrocentralit të Vaut të Dejës, një nga shtyllat kurrizore të prodhimit të energjisë në vend. Ndërsa Gjermania ofron fonde për të shpëtuar një aset strategjik publik nga amortizimi, drejtimi i këtij sektori nga Enea Karakaçi vazhdon të karakterizohet nga mungesa e transparencës. Pse u deshën kaq vite degradimi për të ndërhyrë? Dhe mbi të gjitha, cili do të jetë mekanizmi që do të garantojë se miliona eurot gjermane nuk do të përfundojnë në kontratat e tenderëve të dhëna me dyer të mbyllura, ku fituesit paracaktuar janë kthyer në traditë të kësaj ministrie? Projekti i parë premton digjitalizimin e sistemit të transmetimit dhe automatizimin e nënstacioneve, me premtimin e rritjes së sigurisë dhe besueshmërisë. Në letër, teknologjia tingëllon si shpëtim. Në praktikë, nën logon e "digjitalizimit" dhe "efiçencës", MIE ka hapur shpesh herë portat për abuzime miliona euroshe me softuerë dhe pajisje fantazmë që nuk japin asnjëherë rezultatin e premtuar. A do të monitorohen këto fonde rreptësisht nga partnerët ndërkombëtarë, apo Karakaçi do t'i përdorë ato si një fond i dislokueshëm për klientelizmin politik të radhës? Granti gjerman prej 24 milionë eurosh synon rehabilitimin e konvikteve të Qytetit Studenti për rritjen e efiçencës energjetike dhe përmirësimin e kushteve të jetesës.

5753 views


💾

  •  

Shqiptarët do vijojnë të dënden me mish të pakontrolluar nga Brazili edhe pas datës 3 shtator 2026, megjithëse Bashkimi Europian ka vendosur që pas kë...

Shqiptarët do vijojnë të dënden me mish të pakontrolluar nga Brazili edhe pas datës 3 shtator 2026, megjithëse Bashkimi Europian ka vendosur që pas kësaj date të ndalojë eksportin e mishit nga vendi i Amerikës së Jugut, me argumentimin se dëmton shëndetin publik. Por, për ministrin tonë të Bujqësisë, Andis Salla, një vendim i tillë nuk është fare problem, aq sa vazhdon të mos nxjerrë asnjë urdhër apo rregullore se si do të vijojë të mbërrijë në Shqipëri një mish i tillë. Natyrisht, lobimet e grupeve të interesit duket se janë më të rëndësishme sesa shëndeti i popullatës, aq më tepër pas një vendimi tepër të rëndësishëm të Bashkimit Europian, që shkruan se “brazilianët përdorin pa kriter antibiotikë në blegtori”. Në këtë rast, ministri Salla vetëm sa duhet të “noterizonte” vendimin e BE-së dhe jo ta injorojë, siç ka bërë deri më tani, ndërsa na ndan vetëm një muaj nga hyrja në fuqi e ndryshimeve. Dhe nëse nuk vepron, siç ka shumë gjasa të ndodhë, konsumatorët do të përballen me rrezikun e një produkti të dyshimtë, ndërsa bizneset do të nisin fushatat se “mishi është i shëndetshëm”. Rregullatori në këtë rast është vetëm firma e ministrit Salla. Ministria e Bujqësisë duhet të vendosë tani nëse do të përafrohet me kërkesat e Bashkimit Europian apo do të lejojë vazhdimin e importit në kurriz të konsumatorit. Urdhri i 20 viteve më parë! Sipas informacioneve, gjithçka mbështetet te urdhri nr. 294 i vitit 2006, i cili lejon importin e mishit nga Brazili vetëm nëse stabilimentet janë të certifikuara për eksport drejt BE-së. Por nga 3 shtatori 2026, me rregulloren e re 2026/1189, Brazili humbet këtë autorizim për mishin e gjedhit dhe shpendëve, pasi BE vlerëson se nuk garanton kufizimin e përdorimit të antibiotikëve në blegtori. Kjo e bën urdhrin shqiptar praktikisht të pazbatueshëm. Alarmi i AKU-së AKU i ka kërkuar Ministrisë së Bujqësisë të nxjerrë urgjent një urdhër të ri për importet pas 3 shtatorit. Tashmë vendimi është në dorën e ministrit Andis Salla: të përafrojë Shqipërinë me standardet e BE-së

6091 views


💾

  •  

Një apartament është përfshirë nga flakët në kompleksin "Kamelia" në Golem, duke shkaktuar shqetësim mes banorëve dhe pushuesve në zonë. JOQ Albania k...

Një apartament është përfshirë nga flakët në kompleksin "Kamelia" në Golem, duke shkaktuar shqetësim mes banorëve dhe pushuesve në zonë. JOQ Albania ka siguruar pamje nga vendngjarja, ku duken shtëllunga tymi që dalin nga një prej apartamenteve të kompleksit. Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve. Sipas raportimeve paraprake, zjarri është vënë nën kontroll, duke parandaluar përhapjen e tij në apartamentet përreth. Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa deri në këto momente nuk ka një njoftim zyrtar nëse ka persona të lënduar apo dëme të tjera përveç atyre materiale. Autoritetet pritet të kryejnë verifikimet për të përcaktuar shkakun e incidentit.

44K views


💾

  •  

Banorë të Rrodokalit të Poshtëm, Rrodokalit të Sipërm dhe fshatit Omezh i janë drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar gjendjen e rënduar t...

Banorë të Rrodokalit të Poshtëm, Rrodokalit të Sipërm dhe fshatit Omezh i janë drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar gjendjen e rënduar të rrugës që lidh tre fshatrat, e cila, sipas tyre, prej kohësh është lënë pa mirëmbajtje. Në videon e mbërritur në redaksi shihen banorët duke mbushur vetë gropat e rrugës me mjete rrethanore, pasi segmenti prej rreth 1 kilometri është bërë i vështirë për t'u kaluar me automjete. Sipas qytetarit, mungesa e ndërhyrjes nga institucionet i ka detyruar vetë banorët të marrin situatën në dorë. "Jemi tre fshatra dhe për 1 kilometër rrugë e kanë lënë pa shtruar. Sot dolëm vetë me çunat për të mbushur gropat, sepse kemi makina dhe duhet të kalojmë këtej. Kjo rrugë lidh Rrodokalin e Poshtëm, Rrodokalin e Sipërm dhe Omezhin.", shkruan qytetari. Ai ngre gjithashtu akuza për mungesë të mirëmbajtjes së rrugës. "Puntori merr lekët kot. Nuk del askush të mbushë qoftë edhe një gropë.", shprehet ai. Banorët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse për rehabilitimin e këtij segmenti rrugor, duke theksuar se rruga përdoret çdo ditë nga dhjetëra familje dhe gjendja e saj po vështirëson lëvizjen dhe po dëmton automjetet.

28.4K views


💾

  •  
❌