Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Është gjetur trupi i pajetë i Floresha Prengut, 35-vjeçares me origjinë shqiptare dhe banuese në Trento, e cila ishte raportuar e zhdukur më 22 tetor....

Është gjetur trupi i pajetë i Floresha Prengut, 35-vjeçares me origjinë shqiptare dhe banuese në Trento, e cila ishte raportuar e zhdukur më 22 tetor. Lajmi i trishtë u konfirmua këtë të enjte, pasi familjarët kanë identifikuar trupin e saj. Sipas mediave italiane, trupi i Floresha Prengut është gjetur në fillim të kësaj jave, rreth 40 kilometra larg qytetit të Trentos. Pas verifikimeve, familja konfirmoi se bëhej fjalë për 35-vjeçaren, për të cilën për thuajse tre muaj kishte shpresë për një fund tjetër. Floresha, e martuar dhe nënë e dy vajzave të mitura, ishte larguar nga banesa në orët e para të mëngjesit për të shkuar në punë, por nuk ishte kthyer më në shtëpi në orarin e zakonshëm. Alarmin për zhdukjen e saj e kishte dhënë bashkëshorti. Menjëherë pas zhdukjes, autoritetet italiane nisën kërkime intensive, ku u përfshinë zjarrfikësit, ekipe kërkim-shpëtimi, zhytës dhe helikopterë, si në zona malore ashtu edhe përgjatë lumit Adige. Për dy muaj me radhë, kërkimet vazhduan pa rezultat. Familjarë dhe të afërm kishin deklaruar se Floresha ishte shumë e lidhur me fëmijët e saj dhe se nuk kishte shfaqur asnjë shenjë shqetësimi. Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë detaje mbi shkaqet e vdekjes apo rrethanat e gjetjes së trupit. Rasti i saj ishte trajtuar edhe nga emisioni italian “Chi l’ha visto?”, i dedikuar personave të zhdukur. “Shpresuam deri në fund. Është një moment shumë i vështirë për të gjithë ne”, kanë deklaruar familjarët, duke falënderuar të gjithë ata që i mbështetën dhe shpërndanë apelin gjatë këtyre muajve. Stafi i JOQ Albania i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve të Floresha Prengut në këtë moment të dhimbshëm!

20.5K views


💾

Një banor denoncon për JOQ gjendjen alarmante në fshatin Lojmë, në komunën Zapod të Kukësit, ku prej gati dy javësh banorët janë të izoluar totalisht ...

Një banor denoncon për JOQ gjendjen alarmante në fshatin Lojmë, në komunën Zapod të Kukësit, ku prej gati dy javësh banorët janë të izoluar totalisht për shkak të shembjeve masive të rrugës nga rrëshqitjet e dheut dhe rrebeshet. Siç shihet edhe nga pamjet, segmenti rrugor është bërë i pakalueshëm, duke e kthyer zonën në një rrezik të përhershëm për jetën e banorëve. Sipas denoncuesit, situata është tejet e rëndë, pasi nuk ka asnjë mundësi qarkullimi, as me mjete dhe as në këmbë. Në raste emergjente shëndetësore, banorët mbeten të braktisur, ndërsa frika është e madhe se një i sëmurë mund të humbasë jetën në shtëpi për shkak të mungesës së ndihmës. Izolimi i plotë ka paralizuar jetën normale të fshatit. Banorët shprehen të revoltuar ndaj Bashkisë Kukës dhe kryetarit Albert Halilaj, të cilët, sipas tyre, nuk ka marrë asnjë masë konkrete. Ata kërkojnë reagim të menjëhershëm dhe ndërhyrje urgjente, duke theksuar se po trajtohen me neglizhencë dhe harresë totale nga institucionet përgjegjëse.

28.3K views


💾

Studimet shkencore kanë treguar se burrat ndihen më keq se gratë edhe në raste të temperaturës së lehtë trupore, si 37.2°C. Sipas ekspertëve, arsyeja ...

Studimet shkencore kanë treguar se burrat ndihen më keq se gratë edhe në raste të temperaturës së lehtë trupore, si 37.2°C. Sipas ekspertëve, arsyeja lidhet me dallimet biologjike mes gjinive, konkretisht me kromozomet dhe hormonet seksuale. Sistemi imunitar i grave aktivizohet më shpejt dhe reagon më fuqishëm ndaj infeksioneve, falë hormonit estrogjen, i cili forcon mbrojtjen e organizmit dhe ndihmon në luftimin më të shpejtë të sëmundjeve. Në të kundërt, testosteroni tek burrat ngadalëson reagimin imunitar, duke i dhënë virusit më shumë kohë për t’u shumuar në trup. Sipas studiuesve, këto dallime biologjike ndikojnë edhe në mënyrën se si simptomat perceptohen dhe përjetohen nga individët. Burrat kanë më shumë gjasa të ndiejnë lodhje, dhimbje trupi dhe dobësi të përgjithshme edhe në fazat e hershme të një infeksioni, ndërsa gratë shpesh i përballojnë më lehtë këto shenja. Ekspertët theksojnë se këto rezultate janë të rëndësishme për mjekësinë dhe trajtimin e sëmundjeve infektive, pasi ndihmojnë në përshtatjen më të mirë të terapive sipas gjinisë. Studimi sugjeron se njohja e rolit të hormoneve dhe gjenetikës mund të çojë në strategji më efektive parandalimi dhe trajtimi në të ardhmen. Këto përfundime bazohen në studimin “Sex Differences in Immune Responses to Infectious Diseases: The Role of Genetics, Hormones, and Aging”, të publikuar në faqen e MDPI.

24.6K views


💾

Vendimi i Gjykatës së Apelit për të lënë në “arrest shtëpie” tre të dyshuarit për vrasjen e 26-vjeçarit Martin Çeço ka shkaktuar reagime të forta nga ...

Vendimi i Gjykatës së Apelit për të lënë në “arrest shtëpie” tre të dyshuarit për vrasjen e 26-vjeçarit Martin Çeço ka shkaktuar reagime të forta nga familja e viktimës. Babai i të riut, i revoltuar dhe i dëshpëruar, deklaroi publikisht se ky vendim përbën “lirimin” e autorëve dhe se drejtësia ka dështuar plotësisht, pas më shumë se tre vitesh pritje që nga qershori i vitit 2022. Në një deklaratë me tone të ashpra për mediat, ai shkoi edhe më tej duke kërcënuar hapur me vetgjyqësi. “Do t’i djeg me benzinë,” u shpreh babai i viktimës, duke reflektuar gjendjen e rëndë emocionale dhe zemërimin ekstrem ndaj institucioneve të drejtësisë. Ai theksoi se i biri ishte i pafajshëm dhe se të dyshuarit janë persona të njohur për veprimtari kriminale, të cilët sipas tij janë mbrojtur padrejtësisht nga sistemi. Babai i Martin Çeços shtoi se djali i tij ishte kërcënuar para se të vritej dhe se nuk kishte asnjë lidhje me rrethanat që janë përmendur gjatë hetimeve. Sipas tij, ndonëse çështja ishte cilësuar si vepër penale e dënueshme me burgim të përjetshëm, sot të dyshuarit ndodhen jashtë qelive, ndërsa familja Çeço vazhdon të kërkojë drejtësi dhe zbardhje të plotë të vrasjes.

112.8K views


💾

Një avion i kompanisë Turkish Airlines ka kryer një ulje emergjente në aeroportin El Prat të Barcelonës, pasi një pasagjer kishte krijuar një rrjet in...

Një avion i kompanisë Turkish Airlines ka kryer një ulje emergjente në aeroportin El Prat të Barcelonës, pasi një pasagjer kishte krijuar një rrjet interneti pa tel gjatë fluturimit, emri i të cilit përmbante një kërcënim për bombë, bëri të ditur një zëdhënës i kompanisë ajrore. Sipas zëdhënësit të Turkish Airlines, Yahya Üstün, teksa fluturimi nga Stambolli po i afrohej destinacionit në Barcelonë, u konstatua se një pasagjer kishte hapur një pikë aksesi Wi-Fi në bord dhe kishte vendosur si emër të rrjetit një mesazh që përmbante kërcënim për bombë. Për pasojë, avioni u detyrua të kryente ulje emergjente. Garda Civile spanjolle njoftoi se kërcënimi nuk ka qenë real dhe se po vijojnë kontrollet përfundimtare në avion dhe ndaj pasagjerëve. Pasagjerët kanë zbritur vetë nga avioni dhe janë dërguar në një zonë të sigurt brenda aeroportit. Fluturimi TK1853 u nis nga Stambolli në orën 09:22, rreth 30 minuta me vonesë, dhe u ul në aeroportin El Prat në orën 10:57, gjithashtu me rreth 30 minuta vonesë. Autoritetet spanjolle theksuan se aeroporti i Barcelonës vijon të operojë normalisht, ndërsa incidenti është nën hetim.

62.8K views


💾

Arratisja e Altin Ndocit nga Spitali Rajonal i Durrësit më 13 janar është tashmë një manual i hapur se si nuk funksionon shteti. Një i paraburgosur me...

Arratisja e Altin Ndocit nga Spitali Rajonal i Durrësit më 13 janar është tashmë një manual i hapur se si nuk funksionon shteti. Një i paraburgosur me rrezikshmëri të lartë shoqërohet pa pranga, me dy policë në vend të katër, hyn në spital, qëllon efektivin dhe largohet qetësisht nga kati i tretë, sikur të ishte duke dalë për kafe. Pas arratisjes polici i goditur, i vetëm, me armën në një dorë dhe telefonin në dorën tjetër, del të kontrollojë sikur ka humbur delet, jo një kriminel. Dy ditë më pas, sot më 15 janar, i arratisuri mbetet i padukshëm, ndërsa institucionet vazhdojnë të flasin për angazhim maksimal, një shprehje që në Shqipëri zakonisht përkthehet, nuk kemi asnjë ide ku është. Shkarkime të shumta, por pa dobi për të gjetur dhe kapur të rrezikshmin e arratisur. Me pak fjalë, show mediatik që përkthehet në asgjë konkretisht. Drejtoria e Burgjeve, nën drejtimin e Klevis Qoses, garanton siguri vetëm në deklarata, ndërsa Policia e Shtetit, me në krye Ilir Prodën, duket se po luan lojën “ku u fsheh i arratisuri”. Ministria e Drejtësisë me drejtues Besfort Lamallari dhe Ministria e Brendshme me drejtuese Albana Koçiun, teorikisht përgjegjëse për këto struktura, shfaqen vetëm si dekor institucional, pa asnjë përgjegjësi reale. Protokollet ekzistojnë, por vetëm për t’u shkelur, zinxhiri i sigurisë ekziston, por vetëm për t’u këputur në hallkën e parë. Kryeministrit? Ndodhet në Abu Dhabi mes sheikëve, ndonëse në Shqipëri siguria ka marrë fund. Asnjë reagim, asnjë shkarkim të më të lartëve të zinxhirit institucional që lejuan që një kriminel të arratisej në mes të ditës, në sy të shtetit. Në fund, kemi një Altin Ndoci me rrezikshmëri të lartë që endet i lirë në vend, ose me e keqja dhe jashtë vendit dhe kemi një shtet që nuk arrin të ruajë një të paraburgosur në spital, por kërkon besim nga qytetarët. Një sistem drejtësie që funksionon si shfaqje teatrale dhe institucione që reagojnë vetëm pasi ndodh skandali. Ironia e hidhur është se i vetmi që e ka bërë “punën siç duhet” është i arratisuri, ndërsa shteti, edhe këtë herë, ka dështuar me sukses.

26.3K views


💾

Një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar sjelljen e papërgjegjshme të një shoferi në Unazën e Madhe. Ai ka treguar se drejtuesi i ...

Një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar sjelljen e papërgjegjshme të një shoferi në Unazën e Madhe. Ai ka treguar se drejtuesi i mjetit tip “Golf” i ka prerë rrugën në mënyrë të gabuar dhe rrezikshme. Qytetari thotë se denoncimin nuk e bën për të kërkuar ndërhyrjen e policisë apo për gjobë, por për të rritur ndërgjegjësimin e drejtuesve të mjeteve dhe për të parandaluar gabime të tilla në rrugë. Ai thekson se siguria rrugore është përgjegjësi e të gjithëve dhe se këto sjellje duhet të shmangen për të garantuar qarkullim më të sigurt në kryeqytet. Denoncimi i qytetarit: Pershendetje joq postoje pak te lutem Kjo makinë Golf më preu rrugën. Videon po e publikoj jo për t’i bërë thirrje policisë apo për gjobë, por vetëm për ndërgjegjësim, që këto gabime të mos përsëriten më në rrugë. Siguria është përgjegjësi e të gjithëve.

34.6K views


💾

Zhvillime të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e regjistruar në Durrës, ku Altin Ndoci u arrestua dhe më pas u dërgua për mjekim në spital. Hetime...

Zhvillime të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e regjistruar në Durrës, ku Altin Ndoci u arrestua dhe më pas u dërgua për mjekim në spital. Hetimet kanë nxjerrë në pah dyshime për një plan të mirëorganizuar arratisjeje, i cili dyshohet se ishte përgatitur prej kohësh. Sipas burimeve hetimore, nën verifikim janë vënë të gjithë personat që kanë zhvilluar takime me Ndocin në burgun e Durrësit gjatë gjashtë muajve të fundit. Dyshohet se disa prej këtyre kontakteve kanë pasur rol aktiv në organizimin e planit të arratisjes, ndaj autoritetet po thellojnë hetimet për të zbardhur të gjithë rrjetin e përfshirë. Në kuadër të hetimit, po analizohen edhe tabulatet telefonike të familjarëve dhe personave që e kanë vizituar në institucionin e vuajtjes së dënimit. Nga të dhënat e deritanishme rezulton se arratisja ishte planifikuar në detaje, ndërsa shoqërimi drejt spitalit ishte kryer me masa sigurie më të ulëta se sa parashikon protokolli, fakt që po hetohet veçmas. Ndoci u shoqërua pa pranga në spital, nga 2 police të burgjeve, ndërsa protokolli e ka 4 persona ne shoqërim.

8271 views


💾

Banorët e rrugës “Prel Ivanaj” në Shëngjin kanë marrë fatin në duart e tyre duke shtuar vetë rrugën e fshatit pasi sipas tyre administrata e komunës n...

Banorët e rrugës “Prel Ivanaj” në Shëngjin kanë marrë fatin në duart e tyre duke shtuar vetë rrugën e fshatit pasi sipas tyre administrata e komunës nuk ka ofruar mbështetje të mjaftueshme. Duke kritikuar përdorimin e mjeteve komunale për nevoja personale të administratës, banorët shprehen se me forcat e tyre po ia dalin të bëjnë punë që s’u takojnë. Banorët theksojnë se nuk duan ndërhyrje selektive ose “servilizëm” nga autoritetet vetëm kur ka zgjedhje por punë dhe shërbime të pérhershme. Ky rast nxjerr në pah sfidat e banorëve që angazhohen vetë për mirëmbajtjen e rrugëve dhe shpërfaq mungesën e përgjegjësisë nga autoritetet lokale. Mesazhi i qytetarëve: Nje pershendetje shkon per administraten e komunes Shengjin nga rruga Prel Ivanaj .Ja kemi dal perher vete e nuk servilizohemi pa merak e mbani makinerite per punet e tuaja private. Mos harroni se sillen gjerat e mos na qoni servilat tuaja kur tkeni nevoj per hallet tuaja.Faliminderit e ne gezime.

69.2K views


💾

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka urdhëruar një kontroll urgjent në qelinë e të burgosurit Fatmir Pjetri, i cili vuan dënimin në burgun e Burreli...

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka urdhëruar një kontroll urgjent në qelinë e të burgosurit Fatmir Pjetri, i cili vuan dënimin në burgun e Burrelit. Pjetri njihet si pjesë e bandës së ashtuquajtur të “Babagjyshëve”, ndërsa masa është marrë pas një zhvillimi të papritur në rrjetet sociale. Shkak është bërë një publikim (audio-regjistrim) në Instagramin e të burgosurit, ndërsa kontrolli do të ushtrohet për të zbuluar sesi është bërë ky regjistrim dhe si është postuar në rrjetin e tij social. Bëhet fjalë për një publikim në profilin e Instagramit të tij, një regjistrimi audio zëri nga qelia e Burrelit, ku akuzon Drejtorinë e Burgjeve se nuk e kanë lejuar që të botojë një roman që ka shkruar, pasi përmban akte dhune. Sipas burimeve zyrtare, kontrolli synon të zbulojë nëse janë shkelur rregullat e sigurisë dhe nëse janë përdorur mjete të palejuara komunikimi. Kujtohet se në vitin 2025, Fatmir Pjetri ka tentuar të arratisej nga burgu 313, çka e bën edhe më të ndjeshme situatën aktuale për autoritetet penitenciare. Fatmir Pjetri ka qenë pjesë e një grupi kriminal 'Babagjyshët' që gjatë periudhës Janar-Dhjetor të vitit 2013 dhe në vazhdim, në qytetet e Tiranës, Laçit, Fushë-Krujës, Kuçovës dhe Durrësit kanë grabitur me armë disa argjendari në këto qytete. Grabitja që bëri më shumë bujë ishte ajo në një qendër tregtare në Tiranë, ku të maskuar si babagjyshë pjesëtarët e grupit kriminal realizuan grabitjet.

16.5K views


💾

Një qytetar ka denoncuar publikisht zvarritjen e punimeve publike në Tiranë, duke ngritur shqetësimin për mungesën e përgjegjësisë institucionale. Sip...

Një qytetar ka denoncuar publikisht zvarritjen e punimeve publike në Tiranë, duke ngritur shqetësimin për mungesën e përgjegjësisë institucionale. Sipas qytetarit, punimet për bllokun e lagjes që kufizohet në rrugën “Mihal Grameno”, “Todi Shkurti” dhe “Zonja Çurre” në Njësinr Administrative nr. 2, kanë nisur në shtator 2024 me një afat përfundimi prej 8 muajsh, por ende nuk kanë përfunduar. Aktualisht jemi në janar 2026, ndërsa rruga, trotuari dhe lagjja ndodhen në gjendje shumë të keqe dhe janë lënë përgjysmë. Qytetari kërkon që rasti të bëhet publik, me shpresën se zëri i banorëve do të dëgjohet në këtë mënyrë që institucionet përgjegjëse të marrin masa dhe të përfundojnë punimet e lëna pezull. Denoncimi i qytetarit: Pershendetje doja tiu tregoja sesi nisin dhe bitisin punet ne Shqiperin ton te dashur Nese mundeni publikojeni se ndoshta zeri juaj eshte me i fort se joni

17.1K views


💾

Një situatë alarmante është konstatuar nga qytetarët në zonën ku lumi Shkumbin derdhet në plazhin e Vilë Bashtovës. Prej kohësh, kjo hapësirë po mbush...

Një situatë alarmante është konstatuar nga qytetarët në zonën ku lumi Shkumbin derdhet në plazhin e Vilë Bashtovës. Prej kohësh, kjo hapësirë po mbushet çdo ditë e më shumë me mbetje dhe ndotje të sjella nga lumi, duke krijuar një pamje të rëndë dhe shqetësuese për mjedisin dhe banorët. Sipas qytetarëve, në këtë zonë nuk ka asnjë reagim nga bashkia apo institucionet përkatëse, të cilat duket se mungojnë plotësisht në menaxhimin dhe pastrimin e kësaj situate. Ndotja po shtohet dita-ditës, ndërsa mbetjet vazhdojnë të përfundojnë në det, duke rrezikuar seriozisht ekosistemin dhe shëndetin publik. Qytetarët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga autoritetet përgjegjëse për të ndalur këtë ndotje dhe për të marrë masa konkrete për pastrimin dhe mbrojtjen e zonës. Denoncimi i qytetarit: Pershendetje kjo esht situata nga lumi shkumbin qe derdhet ne plazhin e vile bashtoves.!! Ktu ska as bashki asnje instuticion qe te vij dhe te kujdeset per kete makaber qe vec po mbushet nga mbetjet e lumit cdo dite e me shumë. Anonim pls se ktu esht gje dje rend cdo dite e me shume plera ca te mari lumi para

11.6K views


💾

Është frimosur nga Ministria e Drejtësisë, shkarkimi i drejtorit të IEVP Durrës, Indrit Cërloj, pas arratisjes së të paraburgosurit Altin Ndoci nga am...

Është frimosur nga Ministria e Drejtësisë, shkarkimi i drejtorit të IEVP Durrës, Indrit Cërloj, pas arratisjes së të paraburgosurit Altin Ndoci nga ambientet e spitalit ku ishte dërguar për kontroll mjekësor. Vendimi vjen si reagim i drejtpërdrejtë institucional ndaj një ngjarjeje të rëndë që ka vënë në pikëpyetje funksionimin e sistemit të sigurisë në burgje. Paralelisht me shkarkimin, Lamallari i ka kërkuar drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Klevis Qose, hartimin e një plani të ri për vlerësimin e rrezikshmërisë dhe rishpërndarjen e të paraburgosurve, përfshirë edhe transferime në institucione të sigurisë së lartë. Arratisja e Altin Ndocit ka zbuluar një dështim serioz të zinxhirit komandues dhe të zbatimit të protokolleve bazë të sigurisë. Ndoci, i akuzuar për vepra të rënda penale, është shoqëruar për vizitë mjekësore pa pranga, në kundërshtim flagrant me rregullat në fuqi, duke u lënë praktikisht i lirë në një ambient publik. Verifikimet paraprake tregojnë se IEVP Durrës nuk ka raportuar as planifikimin dhe as realizimin e shoqërimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, ndërsa procedurat standarde të sigurisë janë shpërfillur plotësisht. Situata agravoi kur i paraburgosuri u largua nga spitali pas një përplasjeje me efektivët, ndërsa reagimi i forcave të sigurisë u konsiderua i vonuar dhe i paorganizuar. Për ngjarjen janë pezulluar të gjithë drejtuesit e zinxhirit komandues të IEVP Durrës dhe gjatë ditës së sotme janë arrestuar 8 punonjës të Policisë së Burgjeve. Ky skandal, që shkon përtej një gabimi individual, nxjerr në pah një problem sistemik të thellë dhe kërkon përgjegjësi reale, pasi raste të tilla përbëjnë rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë publike dhe minojnë besimin e qytetarëve te institucionet e shtetit. Pas dështimit të shtetit dhe arratisjes së kriminelit Ndoci, a mjafton shkarkimi i drejtorit të IEVP Durrës? Po Klevis Qose, drejtori i përgjithshëm i Burgjeve nuk ka përgjegjësi në këtë skandal?

11.8K views


💾

Pas pasaportës së BE-së që ende mbetet në sirtar, Edi Rama ka hedhur në tavolinë një tjetër “biletë” për Europën, energjinë e gjelbër shqiptare. Nga A...

Pas pasaportës së BE-së që ende mbetet në sirtar, Edi Rama ka hedhur në tavolinë një tjetër “biletë” për Europën, energjinë e gjelbër shqiptare. Nga Abu Dabi, kryeministri shpjegoi se Shqipëria jeton pa karburante fosile dhe prodhon energji vetëm nga burime të rinovueshme, një model që funksionon për mrekulli sa herë qielli është në humor të mirë. Kur reshjet mungojnë dhe “mrekullia” zbehet, vendi detyrohet të blejë energji nga jashtë, por Rama siguroi se kjo është një fazë kalimtare. Me diellin dhe erën që po shtohen në inventarin energjetik, ai premtoi se deri në vitin 2028 Shqipëria do të jetë plotësisht sovrane dhe nuk do t’i trokasë më askujt për kilovatë. Ndërkohë, plani nuk ndalet te vetë-mjaftueshmëria. Në bashkëpunim me Italinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, qeveria synon të ndërtojë një bazë prodhimi prej disa gigavatësh dhe, përmes kabllit me Italinë, t’i “ndriçojë” edhe europianët. Qëllimi, siç u tha pa shumë diplomaci, është i qartë, energji për BE-në dhe fitime për miqtë e projektit. “Ne kemi 100% energji të ripërtëritshme. Nuk kemi energji nga karburantet fosile. Ne varemi nga humori i Allahut. Kur Allahu qesh shumë dhe nuk qan, atëherë nuk kemi shi dhe duhet t’i drejtohemi importit. Vitet e fundit kemi investuar shumë në energji diellore dhe atë të erës. Plani po ecën mirë dhe besojmë se në fund të vitit 2028 do të jemi plotësisht sovran. Nuk do të blejmë më energji nga jashtë. Ndërkohë kemi edhe një bashkëpunim strategjik. Ambicia jonë është që së bashku me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Italinë, të kemi një bashkëpunim trepalësh, të krijojmë një bazë të ngarkesës në Shqipëri. Dr Sulltani, zoti e bekoftë, po synon që të mbërrijmë në 3 Giga dhe përmes kabullit ndërlidhës me Italinë, t’i shërbejmë Europës me energji të gjelbër dhe sigurisht së bashku me miqtë tanë arabë të bëjmë para, për t’ia shitur pra Europës”, shtoi Rama.

25K views


💾

Ditën e djeshme, Policia e Shtetit festoi 113-vjetorin e krijimit të saj. E themeluar më 13 janar 1913, Policia e Shtetit konsiderohet një nga instit...

Ditën e djeshme, Policia e Shtetit festoi 113-vjetorin e krijimit të saj. E themeluar më 13 janar 1913, Policia e Shtetit konsiderohet një nga institucionet kyçe për garantimin e rendit dhe sigurisë publike në vend edhe pse vitet e fundit detyra dhe misioni i tyre lë shumë për të dëshiruar. Ky 113-vjetor u përkujtua në të gjitha drejtoritë vendore dhe komisariatet si një ditë e shënuar dhe e rëndësishme për vendin dhe Komisariati i Mallakastrës organizoi një aktivitet festiv në ambientet e këtij institucioni ku morën pjesë efektivë dhe punonjës të policisë në detyrë, si edhe ish-punonjës të dalë në pension. Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë Mallakastër, Qerim Ismailaj, si dhe efektivë të Policisë Bashkiake. Ajo që bie në sy gjatë këtyre festimeve është prania e shisheve me pije alkoolike, jo vetëm një, por disa lloje të ndryshme. Efektivët e policisë kanë ngritur dolli mes tyre, ndërkohë që ishin të veshur me uniformat zyrtare dhe mbanin në duar gota me alkool. Këto festime tregojnë një kontrast të qartë mes misionit serioz të Policisë së Shtetit dhe mënyrës sesi u shënua dita. Ndërsa institucionit i takon nderi për punën, sakrificat dhe përkushtimin në sigurimin e rendit dhe ligjshmërisë, aktivitetet e organizuara dukeshin më shumë si një rast social, me shishe alkooli dhe dolli mes efektivëve, sesa një reflektim mbi rëndësinë e misionit të tyre.

12K views


💾

Një banor nga qyteti i Vlorës ka denoncuar publikisht gjendjen alarmante të ndotjes në lagjen “24 Maj”, në rrugën ish kopshti “Pëllumbat e Paqes”. Për...

Një banor nga qyteti i Vlorës ka denoncuar publikisht gjendjen alarmante të ndotjes në lagjen “24 Maj”, në rrugën ish kopshti “Pëllumbat e Paqes”. Përmes një videoje të dërguar në redaksi, ai shprehet se zona është e mbushur me plehra dhe se situata po përkeqësohet çdo ditë, pa asnjë ndërhyrje nga institucionet përgjegjëse. Sipas banorit, pavarësisht se qytetarët paguajnë rregullisht taksat, shërbimi i pastrimit mungon dhe banorët po përballen me kushte të papranueshme. Ai pretendon se drejtoresha e pastrimit nuk ka dhënë zgjidhje, por u ka sugjeruar banorëve të shpërngulen diku tjetër, ndërsa mbeturinat vazhdojnë të grumbullohen dhe të rrezikojnë shëndetin e banorëve. "Përshëndetje jam nga Vlora, lagja 24 Maj rruga ish kopshti "Pëllumbat e Paqes". Postojeni këtë video ju lutem, shiko ça bëhet në këtë lagje, s’na jep asnjë zgjidhje. Vendi plot plehra. Drejtoresha e pastrimit na jep mend, thotë blini shtëpi diku tjetër. Taksat tona i marrin, por plehrat po na mbysin", shkruan banori.

17.2K views


💾

Operatori i Blerjeve të Përqendruara drejtuar nga Arlinda Pogaj ka zhvilluar një nga tenderat më të ndjeshëm të shëndetësisë shqiptare, atë për trajti...

Operatori i Blerjeve të Përqendruara drejtuar nga Arlinda Pogaj ka zhvilluar një nga tenderat më të ndjeshëm të shëndetësisë shqiptare, atë për trajtimin dhe asgjësimin e mbetjeve spitalore në rang kombëtar, me fond limit 493 MILION Lekë, para që dalin drejtpërdrejt nga buxheti i shtetit. Fitues u shpall ECO RICIKLIM shpk e oligarkut Klodian Allajbeu, me ofertë 485 MILION Lekë pa TVSH, me vetëm diferencë se fondi limit, një diferencë qesharake që praktikisht e zhvlerëson gjithë konceptin e tenderimit, pasi kur oferta përfundimtare është pothuajse identike me buxhetin maksimal të parashikuar, lind dyshimi i fortë se çmimi është ndërtuar jo nga tregu, por nga tavolina. Shpallja e fituesit më 24 dhjetor, në ditët e fundit të vitit, ngre një tjetër flamur të kuq, pasi kjo është periudha kur procedurat zakonisht kalojnë pa vëmendje, pa debat dhe pa transparencë, duke i lënë qytetarët të mësojnë për to vetëm pasi kontratat janë firmosur dhe paratë janë praktikisht të angazhuara. Kompania fituese rezulton se prej vitesh ka qenë e pranishme në një sërë kontratash në sektorë të ndryshëm të shëndetësisë, duke zgjeruar gradualisht ndikimin e saj nga shërbimet mbështetëse deri te fushat më kritike të sistemit, dhe tashmë edhe te menaxhimi i mbetjeve spitalore, duke e kompletuar ciklin e shërbimeve që lidhen me shëndetin publik. Në këto kushte, pyetja që shtrohet nuk është më kush e fitoi tenderin, por si u ndërtua realisht kjo garë dhe pse në një tender kombëtar u paraqitën vetëm dy kompani, pse oferta fituese përkon pothuajse në mënyrë perfekte me fondin limit dhe pse shërbimet që lidhen me shëndetin po përqendrohen gjithnjë e më shumë në pak duar, ndërsa institucionet heshtin dhe qytetarët vazhdojnë të paguajnë. Tenderi është shpallur me Flamur të Kuq për Mungesë Konkurrence teksa Allajbeu e ka krhyer këtë kompani në mjelësen e radhës të fondeve shtetërore.

6732 views


💾

Qytetari kërkon ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse, duke theksuar se Qendra Shëndetësore Nr. 2, më e madhja në Fier, nuk mund të vijojë ...

Qytetari kërkon ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse, duke theksuar se Qendra Shëndetësore Nr. 2, më e madhja në Fier, nuk mund të vijojë të funksionojë në këto kushte. Denoncimi i qytetarit: Mirmengjes nga qendra Shendetsore Nr 2 Fier! Tualeti perdoret per dhom injeksionesh. Pacient mbi 70 vjec detyrohen te ngjisin 3 kate per te mar sherbim dhe her her mjeku shkon posht i viziton pasi nuk munden t ngjiten dot...Bashkia ne gjume asnje nderhyrje.. Shteti po ashtu . Qendr shendetsore ne mes te qytetit t Fierit ne kushte te mjerueshme Vijn e ikin kta t bashkis projekti qe n 2019 n bashki. Vazhdon m keq situata. Me kova me legena uji kur bie shi Qendra me e madhe e Fierit me 23 mije banor perfshir pediatrin patolog chek up ..injeksione mjekim plage .urgjenca mjeku

9847 views


💾

Një arratisje spektakolare nën hundën e shtetit ndodhi mesditën e 13 janarit 2026 në Durrës, ku nga ambientet e spitalit rajonal u arratis Altin Ndoci...

Një arratisje spektakolare nën hundën e shtetit ndodhi mesditën e 13 janarit 2026 në Durrës, ku nga ambientet e spitalit rajonal u arratis Altin Ndoci, një prej të pandehurve më të rëndë të hetuar nga SPAK gjatë pesë viteve të fundit. Ngjarja rikthen në vëmendje precedentët e bujshëm në Shqipëri, duke u krahasuar me arratisjen e Dritan Dajtit nga Gjykata e Tiranës më 17 nëntor 2003 dhe sulmin e armatosur ndaj burgut të Drenovës në 2013, të drejtuar nga Admir Tafili. Pas më shumë se 12 orësh, policia ende nuk ka arritur të lokalizojë Ndocin apo bashkëpunëtorët e tij, duke ngritur dyshime mbi masat e sigurisë dhe përgjegjësinë institucionale. Altin Ndoci, nga Troshani i Lezhës, u arrestua fillimisht në 2020, më pas nga SPAK në 2022, dhe sërish në korrik 2024, duke u përballur me 13 akuza për vrasje, tentativa vrasjeje, grabitje me armë, si dhe pjesëmarrje në grup dhe organizatë kriminale. Akuzat mbështeten kryesisht në dëshmitë e bashkëpunëtorëve të drejtësisë Klevis Alla dhe Nuredin Dumani, si dhe komunikime nga aplikacioni “Sky”. Katër akuzat fillestare për vrasjet e Anxhelo Avdisë, Dorian Shkozës dhe vëllezërve Besmir e Viktor Haxhiaj (Shkurt–Prill 2020, Durrës) u ngritën nga prokurori Altin Dumani, por më pas u pushuan, pasi u provua se dëshmia e Allës ishte e rreme. Ky zhvillim çoi në dënimin e Klevis Allës me 25 vite burg dhe ekspozoi manipulimin e rëndë në hetimet e SPAK. Aktualisht, Ndoci po gjykohej në dy procese madhore pranë Gjykatës së Posaçme, përfshirë dosjen “Plumbi i Artë”, ku akuzohet për vrasjen e Andi Zylyfit në Peqin dhe plagosjen e Ardi Uruçit, si dhe një tjetër proces për atentate të rënda në Elbasan (2018–2020), përfshirë ngjarjen e 29 dhjetorit 2018 në Bradashesh, atentatin në Broshkë më 1 korrik 2019, tentativën ndaj Kei Pikut më 16 janar 2020, dhe grabitjen e armatosur në Rinas më 9 prill 2019. Arratisja e tij rrezikon hetimet dhe proceset në zhvillim dhe përbën një goditje të drejtpërdrejtë për besueshmërinë e shtetit ligjor, duke kthyer çështjen nga një dosje kriminale në një krizë të hapur sigurie dhe drejtësie.

31.7K views


💾

❌