Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Në një rreth grash të komunitetit Ju/’hoansi, në zemër të Afrikës, një grua ulet e qetë, ndërsa duar të buta prekin barkun e saj. Nuk ka aparate, nuk ...

Në një rreth grash të komunitetit Ju/’hoansi, në zemër të Afrikës, një grua ulet e qetë, ndërsa duar të buta prekin barkun e saj. Nuk ka aparate, nuk ka analiza laboratorike, nuk ka ekrane. Vetëm përvojë, ndjeshmëri dhe një dije e trashëguar brez pas brezi. Kjo është mënyra se si ky komunitet konfirmon shtatzëninë: përmes prekjes, intuitës dhe kujdesit kolektiv. Gratë më të moshuara përdorin duart për të ndjerë jetën që po formohet, duke i ofruar gruas siguri, udhëzim dhe mbështetje emocionale. Videoja e këtij momenti është bërë virale në rrjetet sociale, duke grumbulluar miliona shikime brenda pak orësh dhe duke ngjallur reagime të forta emocionale nga përdoruesit anembanë botës. Në kulturën Ju/’hoansi, shtatzënia nuk është një ngjarje private. Ajo është një përvojë e përbashkët, e mbajtur nga komuniteti, e thurur me dije të lashta që ekzistonin shumë kohë përpara kufijve, hartave dhe teknologjisë moderne. Pamjet tregojnë jo vetëm një mënyrë ndryshe të të kuptuarit të jetës, por edhe një mesazh të fortë: se kujdesi, lidhja njerëzore dhe përvoja e përbashkët mund të jenë po aq të fuqishme sa çdo teknologji. Një video e thjeshtë, por me një domethënie të thellë, që ka bërë miliona njerëz të ndalen dhe të reflektojnë.

2735 views


💾

Një apel thellësisht njerëzor dhe prekës ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një i ri nga Republika Çeke, i cili prej 15 vitesh kërkon babanë ...

Një apel thellësisht njerëzor dhe prekës ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një i ri nga Republika Çeke, i cili prej 15 vitesh kërkon babanë e tij, si edhe motrën, vëllain apo të afërm të mundshëm nga Ballkani. Sipas mesazhit të dërguar në redaksi, babai i tij ka jetuar në qytetin Hodonín, në Republikën Çeke, gjatë viteve 1997–2001. Në atë periudhë, ai frekuentonte Hotelin Grand dhe diskotekën “Casino”, vende të njohura në qytet në atë kohë. I riu tregon se emri i babait të tij mund të ketë qenë Frederik, Fred, ose Alfred. Ai kujton gjithashtu se babai kishte një makinë të vogël sportive të kuqe, në kapakun e përparmë të së cilës kishte simbolin e një shqiponje. Sipas informacionit që ka, babai i tij vinte nga Shqipëria ose Maqedonia, megjithëse nuk përjashtohet mundësia që të ishte nga ndonjë vend tjetër i Ballkanit. Po ashtu, ai dyshon se babai mund të ketë pasur një piceri në qytetin e Brno-s. “I kam kërkuar prej 15 vitesh,” shprehet ai me emocion, duke shtuar se ka lindur më 18 janar 1999 dhe se ky kërkim ka qenë një pjesë e rëndësishme e jetës së tij. I riu nuk flet shqip dhe jeton në Republikën Çeke, por ka zgjedhur t’i drejtohet publikut shqiptar me shpresën se dikush mund të njohë historinë, personin apo detajet e përshkruara dhe të ndihmojë në ribashkimin e tij me familjen. JOQ Albania e publikon këtë apel në shpresën se zëri i tij do të arrijë tek personat e duhur dhe se kjo histori do të marrë një përgjigje pas kaq shumë vitesh pritjeje. Çdo informacion, sado i vogël, mund të jetë vendimtar. Apeli i tij është i hapur për këdo që mund të ndihmojë.

11.1K views


💾

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se ka arritur një “kornizë të një marrëveshjeje të ardhshme” për Groenlandën pas një takimi me Sekretari...

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se ka arritur një “kornizë të një marrëveshjeje të ardhshme” për Groenlandën pas një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, duke bërë një hap pas nga kërcënimet për tarifa ndëshkuese ndaj disa vendeve europiane. Në një postim në rrjetet sociale, Trump tha se marrëveshja lidhet jo vetëm me Groenlandën, por edhe me gjithë rajonin e Arktikut. Si pasojë e këtyre negociatave, ai njoftoi se tarifat që pritej të hynin në fuqi më 1 shkurt nuk do të zbatohen. Pas deklaratës së Trump, tregjet financiare reaguan menjëherë pozitivisht, me rritje të ndjeshme të aksioneve. Në një intervistë për CNBC, ai e përshkroi marrëveshjen si “konceptin e një marrëveshjeje”, duke shtuar se detajet do të bëhen publike më vonë pasi çështja është “disi komplekse”. Trump la të kuptohet se marrëveshja mund të përfshijë të drejta minerare për SHBA-në, si edhe përfshirjen e Groenlandës në sistemin e propozuar amerikan të mbrojtjes raketore, të quajtur “Golden Dome”. Sipas tij, kërcënimi për tarifa 10% nga muaji i ardhshëm dhe deri në 25% nga qershori ndaj vendeve europiane u hoq pasi “duket se kemi arritur thelbësisht konceptin e një marrëveshjeje”. Megjithatë, detajet konkrete mbeten ende të paqarta. Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se më shumë informacion do të bëhet me dije në vijim ndërsa diskutimet vazhdojnë. Njoftimi vjen pas disa javësh të tensionuara, pasi administrata Trump kishte hedhur idenë e blerjes së Groenlandës ose edhe marrjes së kontrollit të saj, pavarësisht se territori i përket Danimarkës, një aleate e NATO-s. Këto propozime ishin refuzuar nga autoritetet daneze dhe ato të Groenlandës. Gjatë një fjalimi në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Trump theksoi se Groenlanda është e rëndësishme për sigurinë kombëtare të SHBA-së, por deklaroi se nuk do të përdorte forcë ushtarake për ta siguruar atë. I pyetur nëse marrëveshja e re parashikon që SHBA të marrë pronësinë e Groenlandës, Trump nuk dha një përgjigje të qartë, duke u shprehur se bëhet fjalë për një marrëveshje afatgjatë që, sipas tij, “i vendos të gjithë në një pozicion të mirë”.

17.6K views


💾

Ndërkohë që flitet për kursime dhe efiçencë në administratën publike, paratë e taksapaguesve shqiptarë vijojnë të qarkullojnë në rrethe të mbyllura fa...

Ndërkohë që flitet për kursime dhe efiçencë në administratën publike, paratë e taksapaguesve shqiptarë vijojnë të qarkullojnë në rrethe të mbyllura familjare dhe politike. Denoncimi i radhës vjen për Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP), i drejtuar nga Arlinda Pogaj, e cila ka firmosur një tender të majmë për ushqimin e Spitalit të Traumës. Bëhet fjalë për procedurën me objekt: Loti 2: “Shërbimi i gatimit dhe shpërndarjes së ushqimit për Spitalin Universitar të Traumës”. Kjo procedurë, e cilësuar "e hapur dhe mbi kufirin e lartë monetar", ka përfunduar me shpalljen fituese të kompanisë “DAJTI PARK 2007” sh.p.k. Sipas dokumenteve zyrtare, rezultati i këtij tenderi kap shifrën marramendëse prej 125,424,000 lekë të reja pa TVSH ose afërsisht 1.5 milionë euro me TVSH. Ajo që e bën këtë tender të dyshimtë nuk është vetëm vlera e lartë, por pronësia e kompanisë fituese. “DAJTI PARK 2007” është në pronësi të shtetasve Lulzim Qefalia dhe Desart Kalaja. Lulzim Qefalia është as më pak e as më shumë se vëllai i Xhemal Qefalisë, figurës së njohur politike dhe aktualisht Zëvendësministër i Brendshëm. Ky rast ngre pikëpyetje të forta mbi integritetin e tenderave të drejtuar nga Arlinda Pogaj, e njohur si "Linda e tenderave". Si ka mundësi që kontratat më të rëndësishme për shërbimet spitalore përfundojnë sërish në duart e familjarëve të zyrtarëve të lartë të shtetit? Konflikti i interesit: Edhe pse ligjërisht mund të jenë mbuluar me letra, moralisht ky është një rast i pastër i "qerasjes" së njerëzve të pushtetit. Mungesa e garës reale: Kur fituesi ka lidhje direkte me kupolën e Ministrisë së Brendshme, sa reale është gara për kompanitë e tjera në treg? Ky tender është një tjetër provë se paratë e shëndetësisë, në vend që të shkojnë për barna apo kushte më të mira për pacientët, shërbejnë për të majmur xhepat e "vëllazërisë" politike.

23K views


💾

Një apel prekës për ndihmë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku kërkohet mbështetja e shqiptarëve për Emiliano Lulen, një personazh që prej vit...

Një apel prekës për ndihmë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku kërkohet mbështetja e shqiptarëve për Emiliano Lulen, një personazh që prej vitesh ka dëshmuar forcë dhe sakrificë, e që sot po përballet me një situatë shumë të vështirë shëndetësore. Emiliano është një emër i njohur për shumëkënd. Në vitin 1997, gjatë trazirave të luftës civile në Shqipëri, ai tentoi të shmangte shpërthimin e një detonatori për të shpëtuar disa fëmijë, moment në të cilin u plagos rëndë në sy. Copëza metali i dëmtuan shikimin dhe, pas një ndërhyrjeje kirurgjikale të dështuar në Moskë në vitin 2001, ai u kthye në Shqipëri plotësisht i verbër. Pas një periudhe të gjatë ankthi dhe depresioni, Emiliano arriti të ringrihej dhe të bëhej një figurë frymëzuese për shumë njerëz. Megjithatë, mjekët e kanë informuar se ka vetëm një mundësi për një ndërhyrje delikate në retinë, e cila prej vitesh është mbajtur nën kontroll përmes vizitave të shpeshta në SHBA. Kostot e kësaj ndërhyrjeje kanë qenë gjithmonë shumë të larta, duke shkuar nga dhjetëra deri në mbi njëqind mijë dollarë. Sot, situata e tij është përkeqësuar ndjeshëm pas një aksidenti të rëndë automobilistik të ndodhur rreth një muaj më parë. Ai ka pësuar dëmtime serioze në krah, ku mjekët rekomandojnë vendosjen e implanteve ortopedike me pllaka titani dhe vida, një ndërhyrje që kërkon klinika shumë të specializuara për shkak të rrezikut të dëmtimit të nervit radial. Siç shprehet edhe vetë Emiliano në videon e dërguar në redaksi, aksidenti i ka hequr mundësinë për të pritur më gjatë për operacionin e syrit, duke e bërë ndërhyrjen urgjente dhe të pashmangshme nëse ka ende shpresë për rikuperim, qoftë edhe të pjesshëm, të shikimit. Familjarë dhe miq u bëjnë thirrje të gjithë shqiptarëve që kanë mundësi të kontribuojnë, pasi çdo ndihmë, sado e vogël, mund të bëjë një diferencë të madhe për jetën e Emilianos. JOQ Albania i uron Emilianos forcë dhe shpreson që ky apel të gjejë zemra të hapura për ta ndihmuar në këtë betejë të vështirë. Linku i GoFundMe: https://www.gofundme.com/f/help-emiliano-get-urgent-eye-and-arm-surgery?

41.3K views


💾

Moti i keq që ka përfshirë Greqinë ka shënuar viktimën e parë. Një roje bregdetare u mbyt ndërsa përpiqej të lidhte dhe siguronte motoskafin e shërbim...

Moti i keq që ka përfshirë Greqinë ka shënuar viktimën e parë. Një roje bregdetare u mbyt ndërsa përpiqej të lidhte dhe siguronte motoskafin e shërbimit në zonën Astros të Peloponezit. Stuhia ka goditur më parë të gjithë vendin, duke shkaktuar dëme në ishullin e Gavdos në jug të Kretës, si dhe në shumë zona të Peloponezit, Atikës dhe Evias. Meteorologët kanë paralajmëruar shtrëngata shiu dhe reshje dëbore në zonat malore, ndërsa reshjet intensive të shiut pritet të vazhdojnë deri paraditen e së enjtes, me një pakësim gradual më pas. Mbrojtja civile ka këshilluar banorët e zonave në rrezik që të mos dalin nga banesat e tyre pa një arsye të domosdoshme, ndërsa gjithë mekanizmi shtetëror është vënë në alarm. Pamjet nga qendra e Athinës tregojnë rrugë dhe kryqëzime të përmbytura nga reshjet e dendura, ndërsa në zonën e Patrës era e fortë ka pezulluar lundrimin drejt porteve të Jonit dhe Italisë.

43.5K views


💾

Një qytetar nga zona e Plazhit në Durrës ka denoncuar gjendjen problematike të kanalit që ndjek hekurudhën deri në zonën e Plepave. Sipas tij, kanali ...

Një qytetar nga zona e Plazhit në Durrës ka denoncuar gjendjen problematike të kanalit që ndjek hekurudhën deri në zonën e Plepave. Sipas tij, kanali nuk është pastruar prej rreth 30 vitesh, duke u kthyer në një burim të vazhdueshëm përmbytjesh. Me reshjet e fundit të shiut, zona është përmbytur sërish, një situatë që përsëritet çdo vit. Ujërat e shiut nuk arrijnë të shkarkohen normalisht për shkak të bllokimit të kanalit nga mbeturinat dhe inertet. Qytetari shprehet se pavarësisht ankesave të vazhdueshme, deri më tani nuk ka pasur asnjë ndërhyrje konkrete nga institucionet përgjegjëse për pastrimin e kanalit. Banorët e zonës thonë se kjo situatë jo vetëm që dëmton pronat e tyre, por përbën edhe rrezik për shëndetin publik, sidomos gjatë sezonit turistik, kur zona e Plazhit frekuentohet nga mijëra pushues. Denoncimi i qytetarit: Pershendetje nga plazh, durres. Kanali qe ndjek hekurudhen deri ne plepa pa pastruar fare per 30 vjet. U mbyten me keto shirat si cdo vit. Ende se vret njeri mendjen

16.4K views


💾

Qeveria ka ndarë me publikun një tjetër sukses madhor infrastrukture, duke njoftuar se punimet në autostradën Tiranë–Durrës kanë arritur në nivelin 86...

Qeveria ka ndarë me publikun një tjetër sukses madhor infrastrukture, duke njoftuar se punimet në autostradën Tiranë–Durrës kanë arritur në nivelin 86%. Detaji i vogël që mbetet për t’u sqaruar është se ky progres i përket vetëm 16% të parë të projektit. Sipas përllogaritjeve, në dy vite janë përfunduar realisht 13.76% e autostradës, një ritëm që dëshmon për qëndrueshmëri dhe vizion afatgjatë. Me këtë ecuri, projekti pritet të mbyllet pas rreth 14 vjetësh e gjysmë të tjera. Nëse gjithçka shkon sipas planit aktual, autostrada Tiranë–Durrës do të jetë gati në vitin 2038, në mesin e mandatit të shtatë qeverisës, duke u shndërruar në një vepër që shoqëron disa breza dhe disa fushata zgjedhore. Ndërkohë, kantieri vijon të vizitohet, të fotografohet dhe të promovohet si model suksesi, ndërsa shifrat tregojnë se udhëtimi drejt përfundimit sapo ka kaluar kthesën e parë.

40.2K views


💾

Personi që shihni në këtë foto është Ram Rexhmati, 57-vjeçari nga Paskuqani që humbi jetën pasi e përplasi një betoniere. Ai u godit për vdekje nga po...

Personi që shihni në këtë foto është Ram Rexhmati, 57-vjeçari nga Paskuqani që humbi jetën pasi e përplasi një betoniere. Ai u godit për vdekje nga pompa e betonierës teksa po punonte, duke ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra. Policia arrestoi një 36-vjeçar, të dyshuar si drejtues i mjetit të punës, në lidhje me këtë aksident fatal. Ngjarja ka ndodhur dje, por u raportua zyrtarisht nga policia sot në mesditë pas reagimit të familjarëve të viktimës. Nuj dihet se betonierja e kush oligarku e përplasi Rexhmatin e në cilën orë të ditës pasi qarkullimi o tyre është i kufizuar. Në njoftimet e policisë thuhet se si pasojë e rrëzimit të pompës së betonierës që drejtohej nga i arrestuari, Rexhmati, u plagos rëndë dhe më pas humbi jetën.

55.4K views


💾

Donald Trump ka ironizuar presidentin francez Emmanuel Macron gjatë një fjalimi në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, duke bërë shaka për syzet e diel...

Donald Trump ka ironizuar presidentin francez Emmanuel Macron gjatë një fjalimi në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, duke bërë shaka për syzet e diellit që ai mbante gjatë fjalës së tij. Macron u shfaq të martën me syze aviator blu gjatë një fjalimi të mbajtur brenda, pa dhënë fillimisht shpjegime. Më vonë, zyra e tij sqaroi se syzet ishin përdorur për të mbrojtur sytë, për shkak të një enë gjaku të plasur, një problem i cilësuar si i padëmshëm. Gjatë fjalimit të tij, Trump iu referua kësaj situate me tone ironike, duke pyetur “çfarë dreqin ndodhi?”, mes të qeshurave të publikut. Ai e përgëzoi gjithashtu Macron për qëndrimin “të fortë” në takimet e mëparshme, por e akuzoi Francën se për dekada ka përfituar nga SHBA në çmimet e barnave. Trump tha se kishte kërcënuar Francën me tarifa shtesë, përfshirë deri në 25% për produktet dhe deri në 100% për verërat dhe shampanjën, nëse Parisi nuk do të rriste çmimet e ilaçeve. Marrëdhëniet mes Francës dhe SHBA-së janë tensionuar edhe më tej për shkak të kundërshtimeve evropiane ndaj planeve amerikane për Groenlandën. Macron i quajti tarifat e mundshme amerikane “të papranueshme” dhe paralajmëroi se BE mund të përdorë për herë të parë mekanizmin kundër shtrëngimit tregtar. Në fund, Trump reagoi edhe ndaj refuzimit të Macron për t’iu bashkuar një nisme të tij të quajtur “Bordi i Paqes”, duke deklaruar se lideri francez “do të largohet së shpejti nga pushteti” dhe duke përsëritur kërcënimet për tarifa edhe më të larta ndaj produkteve franceze.

80.9K views


💾

Ndërsa Prokuroria e Posaçme ka nën hetim tenderët e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe vetë parkun e shumëpërfolur teknologjik në X...

Ndërsa Prokuroria e Posaçme ka nën hetim tenderët e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe vetë parkun e shumëpërfolur teknologjik në Xhafzotaj të Shijakut, një prej figurave kyçe të këtij projekti ka arritur të sigurojë sërish një kontratë të majme nga fondet publike. Bëhet fjalë për biznesmenin Armand Shara, i njohur si një nga themeluesit dhe mendjet drejtuese të parkut DURANA, i cili ka përfituar një tender me vlerë rreth 2 milionë euro nga AKSHI, pavarësisht se drejtues të këtij institucioni janë nën hetim penal, ndërsa ish-drejtoresha Mirlinda Karçanaj ndodhet nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Sipas dokumentacionit të procedurës, kontrata ka si objekt mirëmbajtjen e sistemit “e-receta” për Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe parashikon një afat zbatimi prej 24 muajsh. Fondi limit i tenderit kapte shifrën mbi 210 milionë lekë, ose rreth 2.2 milionë euro. Por ajo që ngre dyshime të forta është mënyra se si është zhvilluar gara. Në procedurë është regjistruar formalisht edhe një operator tjetër ekonomik, por ky i fundit nuk ka dorëzuar as ofertë financiare dhe as dokumentacion shoqërues. Praktikisht, tenderi ka mbetur pa konkurrencë reale, duke i hapur rrugë shpalljes fituese të kompanisë “Infosoft Systems”, e lidhur në mënyrë direkte me Armand Sharan. Oferta fituese kapte vlerën rreth 185 milionë lekë pa TVSH, ose mbi 2.3 milionë euro me TVSH, çka u shpall automatike fituese për shkak të mungesës së rivalëve realë në garë. Kjo situatë ka shtuar dyshimet se procedura ka qenë e paracaktuar, ndërsa pjesëmarrja e kompanisë tjetër është përdorur thjesht për të krijuar idenë e një gare formale. Skandali thellohet edhe më tej nga fakti se një tjetër kompani e lidhur me familjen Shara, e regjistruar së fundmi në parkun DURANA, rezulton e themeluar pikërisht në qershor 2025 dhe ka si adresë të saj Xhafzotajn. Kjo firmë, ndonëse në letra figuron me pronësi të shpërndarë, sipas burimeve lidhet drejtpërdrejt me Armand Sharan dhe rrethin e tij familjar. Emri i këtij biznesmeni shfaqet vazhdimisht në dosje hetimore të SPAK, përfshirë edhe hetimet ndaj AKSHI-t, ku kompani të lidhura me të kanë pasur rol aktiv në disa procedura të dyshimta. Megjithatë, pavarësisht hetimeve, arrestimeve dhe akuzave për abuzime të rënda me fondet publike, skema e përfitimit të tenderëve duket se vijon pa u ndalur. Rasti ngre pikëpyetje serioze mbi funksionimin real të kontrollit shtetëror dhe efektivitetin e hetimeve: si është e mundur që kontrata miliona euro të jepen pa garë, në një institucion nën hetim, dhe të përfundojnë te të njëjtët emra? Dhe mbi të gjitha, ku kanë përfunduar qindra miliona euro të shpenzuara ndër vite nga AKSHI dhe kush ka përfituar realisht prej tyre?

14.7K views


💾

Një tender me vlerë të lartë financiare dhe rëndësi kritike për funksionimin e sistemit gjyqësor po ngre dyshime serioze për mungesë gare dhe transpar...

Një tender me vlerë të lartë financiare dhe rëndësi kritike për funksionimin e sistemit gjyqësor po ngre dyshime serioze për mungesë gare dhe transparence. Bëhet fjalë për procedurën me objekt “Shërbim mirëmbajtje e Sistemit të Menaxhimit të Çështjeve Gjyqësore ICMIS, ARKIT për të gjitha gjykatat, PAKS+, INFOPOINT, portali www.gjykata.gov.al dhe infrastruktura mbështetëse”. Autoritet kontraktues për këtë procedurë është Këshilli i Lartë Gjyqësor, i drejtuar nga Ilir Rusi, ndërsa procedura është zhvilluar si “e hapur”, mbi kufirin e lartë monetar, me numër reference REF-69152-11-17-2025. Fondi limit i tenderit është përcaktuar në 119,166,608 lekë të reja pa TVSH, ndërsa fituese është shpallur bashkimi i operatorëve KREATX sh.p.k dhe AXIANS ALBANIA sh.p.k, me një ofertë prej 110,883,824 lekë pa TVSH, ose rreth 1.3 miliardë lekë të vjetra me TVSH. Kjo vlerë përbën rreth 93% të fondit limit, një diferencë minimale që në praktikat e prokurimeve publike shpesh konsiderohet tregues i mungesës së konkurrencës reale. Sipas hulumtimit të dokumenteve nga JOQ Albania, në këtë tender kanë marrë pjesë vetëm dy kompani, por njëra prej tyre nuk ka ofruar asnjë vlerë financiare. Në këto kushte, fituese është shpallur e vetmja ofertë e paraqitur, pra bashkimi i dy operatorëve të mësipërm, duke e kthyer procedurën faktikisht në një garë pa garë. Dyshimet shtohen edhe më tej nga të dhënat e publikuara në media lidhur me pronësinë dhe përfaqësimin e kompanive fituese. Firma “Kreatx” rezulton në dokumente zyrtare në pronësi të Lejdi Koçi dhe Enor Nakuçi, por sipas raportimeve mediatike, pas saj qëndron Panajot Gjiknuri, vëllai i ish-ministrit Damian Gjiknuri. Nga ana tjetër, Kleanthi Prifti, administrator i Axians Albania sh.p.k, përmendet gjithashtu në media si personazh problematik. Kompania Axians Albania, sipas denoncimeve, ka ndryshuar herë pas here emrin dhe është lidhur me struktura në Francë dhe Gjermani. Po sipas mediave, Prifti nuk ka zbatuar ligjin për deklarimin e pronarëve përfitues, duke mos deklaruar në QKB pronarin fundor të kompanisë. Madje, thuhet se në shkelje të ligjit dhe me dokumentacion të dyshimtë, ai ka përfituar rreth 3.5 milionë euro nga tendera publikë, përfshirë edhe procedura të mbyllura apo sekrete nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit. Në një kohë kur drejtësia shqiptare predikon transparencë, integritet dhe luftë ndaj korrupsionit, ky tender ngre pikëpyetje të forta mbi mënyrën se si menaxhohen fondet publike pikërisht nga institucionet që duhet të garantojnë standarde të larta ligjshmërie. Deri më tani, nga Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk ka asnjë reagim zyrtar lidhur me mungesën e konkurrencës, përzgjedhjen e ofertës së vetme dhe dyshimet mbi lidhjet e kompanive fituese.

4928 views


💾

Ndërsa Edi Rama po bën gati "fshesën" për t’i vënë kyçin RTSH-së me pretekstin se taksat e shqiptarëve nuk mund të mbajnë një gjigant të fjetur, Niko ...

Ndërsa Edi Rama po bën gati "fshesën" për t’i vënë kyçin RTSH-së me pretekstin se taksat e shqiptarëve nuk mund të mbajnë një gjigant të fjetur, Niko Peleshi ka vendosur që Kuvendi nuk mund të jetë thjesht një vend ku miratohen ligje, por duhet të jetë një Studio Hollivudi. Pse t’u japim llogari gazetarëve që bëjnë pyetje të besdisshme, kur mund të kemi televizionin tonë, me regjinë tonë, ku ne jemi yjet, ne jemi moderatorët dhe ne jemi të vetmit që duartrokasim? Byroja e Kuvendit ka marrë një propozim "modest": 500 mijë euro për të krijuar një "Media Hub". Nuk bëhet fjalë për një dhomë të thjeshtë me kamera, por për një qendër multimediale me Inteligjencë Artificiale (AI). Duket se deputetët tanë kanë nevojë për Inteligjencën Artificiale që t’u "përkthejë" qytetarëve se si reformat që ua rritin çmimet, janë në fakt dhurata për mirëqenien e tyre. Me 50 milionë lekë investim, tashmë nuk do të kemi thjesht seanca ku zihen për procedurë, por një "Reality Show" me regji qendrore ku çdo deputet mund të ketë emisionin e tij të preferuar: "Unë dhe Arritjet e Mia." Projekti parashikon një drejtori të re (sikur nuk na mjaftonin drejtoritë ekzistuese) që do të merret me: Edukimin e qytetarëve: Që populli më në fund të kuptojë se pse deputetët rrinë në telefon gjatë seancës. Analizën e thelluar: Ku deputetët do të intervistojnë njëri-tjetrin për të rënë dakord se sa mirë po punojnë. Arkivin Digjital: Që brezat e ardhshëm të kenë mundësi të shohin në rezolucion 4K se si harxhoheshin 500 mijë euro për t’i bërë tualet imazhit të thyer të parlamentit. Ironia arrin kulmin: Ndërsa RTSH-së i kërkohet të kursejë, "Media Room-i" i ri do të bashkëpunojë ngushtë me RTSH-në për transmetim. Pra, ne mbyllim televizionin publik që të hapim televizionin e deputetëve. Me sa duket, plani i Rilindjes është i qartë: Nëse media nuk na pëlqen, ne bëhemi media! Harroni debatet reale, harroni pyetjet pa skenar. Me "Peleshi-Vision", Parlamenti do të ketë titra, gjuhë shenjash (për ata që nuk duan t'i dëgjojnë më premtimet) dhe mbi të gjitha, një ekip që do të kurojë çdo zgerdhje e çdo gafë të pushtetit. Për 500 mijë euro, shqiptarët nuk do të kenë më shëndetësi apo arsim më të mirë, por do të kenë mundësinë të shohin deputetët e tyre në "High Definition". Sepse në fund të fundit, "shfaqja duhet të vazhdojë", sidomos kur biletën e paguan populli!

16.4K views


💾

Ish-deputeti socialist Alqi Bllako ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve të Tiranës pas daljes nga burgu... Ai është parë përsëri në publik, pas daljes n...

Ish-deputeti socialist Alqi Bllako ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve të Tiranës pas daljes nga burgu... Ai është parë përsëri në publik, pas daljes nga qelia ku ka qëndruar më shumë se 3 vite e gjysmë në kuadër të çështjes së inceneratorëve. Ai u lirua në nëntor 2025, kur masa e “arrest në burg” u konsiderua e përmbushur duke llogaritur edhe kohën e kaluar në paraburgim. Bllakos iu hoq e drejta për të mbajtur funksione publike për 5 vjet. Akuzat ndaj Bllakos lidheshin me korrupsionin pasiv dhe shpërdorim detyre në lidhje me inceneratorin e Tiranës. SPAK e akuzoi se ka përfituar në mënyrë të padrejtë rreth 120,000 € dhe rreth 75 MILION Lekë përmes favorizimit të kompanive që fituan koncesionet për inceneratorët dhe përmes ndikimit të tij si zyrtar publik. Ai u arrestua për herë të parë në prill 2022, pasi GJKKO pranoi kërkesën për “arrest me burg” të SPAK për korrupsion dhe shpërdorim detyre në çështjen e inceneratorëve. Bllako u shpall fajtor për korrupsion pasiv dhe e dënoi me 4 vjet burg, që me zbritjen e gjykimit të shkurtuar u reduktua në 2 vite e 8 muaj, kohë që ai e pati kaluar në paraburgim dhe për këtë arsye u lirua. Gjatë proceseve gjyqësore, Bllako deklaroi se ishte i pafajshëm, duke mohuar pretendimet e SPAK për ndikim të paligjshëm në dhënien e koncesioneve.

19.8K views


💾

Tregu i imobiliareve në Shqipëri, i cili prej kohësh është kthyer në një makth për qytetarët për shkak të çmimeve të kripura jashtë çdo realiteti ekon...

Tregu i imobiliareve në Shqipëri, i cili prej kohësh është kthyer në një makth për qytetarët për shkak të çmimeve të kripura jashtë çdo realiteti ekonomik, është tronditur këtë të martë. Inspektorët e Tatimeve kanë mësyrë në zyrat e 9 agjencive më të mëdha në vend, duke zbuluar një skemë të frikshme mashtrimi dhe evazioni. Sipas njoftimit zyrtar, agjencitë imobiliare nuk kanë kursyer asgjë: nga fshehja e vlerës reale të shitjes së apartamenteve, e deri te mbajtja e punonjësve në të zezë. Në fokus të kontrollit ka qenë pikërisht diferenca mes asaj që qytetarët paguajnë për një shtëpi dhe asaj që deklarohet në shtet. Aksioni nuk ka kaluar me një thjesht një gjobë. Strukturat e specializuara kanë sekuestruar të gjithë kompjuterët dhe serverat e këtyre agjencive. Burime bëjnë me dije se brenda tyre janë gjetur prova të pakontestueshme se si bëhej evazioni me çmimet e shitjeve dhe fshehja e faturave fiskale. "Nga informacioni i marrë në njësitë kompjuterike rezulton se ka evazion tatimor në lidhje me çmimet e shitjeve të apartamenteve", konfirmojnë Tatimet. Përveç mashtrimit me pronat, këto agjenci që qarkullojnë miliona euro, rezulton se i paguajnë punonjësit e tyre me paga qesharake në bordero, ndërsa pjesën tjetër ua japin në dorë, duke u vjedhur pensionet dhe sigurimet. Po ju, keni pasur raste kur agjencitë ju kanë mashtruar? Na shkruani në inbox!

10K views


💾

“E trishtë/ Vdes këngëtarja e njohur”, shkruhet në një postim në Facebook, i shoqëruar me një kolazh fotosh të një artisteje apo artisti shumë të njoh...

“E trishtë/ Vdes këngëtarja e njohur”, shkruhet në një postim në Facebook, i shoqëruar me një kolazh fotosh të një artisteje apo artisti shumë të njohur. Postimi të nxit të klikosh një link të fshehur në komente për të lexuar “lajmin e plotë”. Por lajmi është i rremë dhe artisti apo artistja nuk ka ndërruar jetë. Linku të çon në një faqe interneti me tekst të krijuar nga inteligjenca artificiale, të mbushur me pikëçuditëse, pikëpyetje dhe fjali pa kuptim, që imiton gjuhën e mediave serioze. “Ajo ka lënë një trashëgimi të gdhendur në industrinë e muzikës”, thuhet aty, në një artikull që nuk jep asnjë informacion real. Qëllimi i vetëm është të mbajë lexuesin në faqe dhe t’i shfaqë sa më shumë reklama. Pas “lajmit tronditës” fshihen reklama për të ashtuquajtura “kura mrekullibërëse” për prostatën, reumatizmën, nishanet apo problemet seksuale. Këto produkte, të paraqitura si zbulime mjekësore, janë suplemente të pacertifikuara dhe shpesh pa asnjë efekt. Kjo skemë përdoret nga një faqe Facebook në gjuhën shqipe e quajtur “Jetë & Yje”, e administruar nga Vietnami dhe me përmbajtje të prodhuar përmes inteligjencës artificiale. Faqja ka “shpallur të vdekur” apo ka raportuar tragjedi të rreme për më shumë se një duzinë personazhesh të njohura nga showbiz-i dhe politika në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas raportimeve në media thuhet se këto postime shpesh shoqërohen edhe me video në YouTube, të prodhuara me inteligjencë artificiale dhe informacion të rremë, të cilat grumbullojnë mijëra shikime çdo ditë. Skema njihet si “Affiliate Marketing Scams”, një formë krimi kibernetik ku mashtruesit përdorin lajme dhe video të rreme për të tërhequr vizitorë dhe për t’i shtyrë ata të klikojnë reklama për suplemente “shëruese”. Viktimat lënë të dhënat e tyre, përballen me presion psikologjik dhe paguajnë produkte që zakonisht zbulohet se nuk funksionojnë vetëm pasi paratë janë dhënë. Edhe pse titujt janë shpesh absurdë dhe gjuha e përdorur e dobët, ndërveprimi në këto faqe është i lartë. Kjo tregon se fake news-i, edhe kur është i dukshëm, vazhdon të funksionojë dhe të përhapet.

50.5K views


💾

Në një deklaratë të fundit, presidenti i SHBA-së Donald Trump ka rikthyer përdorimin e asaj që ai e quan “diplomaci e tarifave” në marrëdhëniet me ale...

Në një deklaratë të fundit, presidenti i SHBA-së Donald Trump ka rikthyer përdorimin e asaj që ai e quan “diplomaci e tarifave” në marrëdhëniet me aleatët evropianë. Kësaj here, në fokus është vendosur Franca, konkretisht presidenti Emmanuel Macron dhe eksportet kryesore të vendit, vera dhe shampanja. Reagimi i Trump vjen pas raportimeve se Macron po heziton t’i bashkohet “Board of Peace” (Bordi i Paqes), një iniciativë e udhëhequr nga SHBA-ja, e cila synon të mbikëqyrë armëpushimin dhe procesin e rindërtimit në Gaza. I pyetur nga gazetarët lidhur me këtë qëndrim, Trump përdori tone kritike dhe paralajmëroi masa ekonomike ndaj Francës. Ai deklaroi se, në rast se pala franceze tregohet “armiqësore”, SHBA-ja mund të vendosë tarifa deri në 200% ndaj verërave dhe shampanjave franceze, duke nënkuptuar se kjo do të ndikonte në qëndrimin e Parisit. Në të njëjtën deklaratë, Trump foli edhe për Vladimir Putin, të cilin e cilësoi si një aktor të rëndësishëm ndërkombëtar që, sipas tij, duhet të jetë pjesë e diskutimeve. Ky qëndrim ka nxitur reagime dhe debate në qarqet diplomatike, veçanërisht në Evropë. Nuk është hera e parë që Trump përdor 'diplomacinë tarifore' si mjet presioni në politikën e jashtme. Ndërkohë, autoritetet franceze e kanë cilësuar këtë qasje si të papranueshme, duke theksuar se nuk do të ndryshojnë qëndrimet e tyre për shkak të presioneve ekonomike. Franca mbetet një nga eksportuesit kryesorë të verës drejt SHBA-së, çka e bën këtë çështje edhe më të ndjeshme në aspektin tregtar.

58.8K views


💾

Një ngjarje e rëndë dhe e paprecedentë ka tronditur mbrëmjen e djeshme Urgjencën e QSUT-së, ku errësira ka mbuluar pavionin e Reanimacionit, aty ku çd...

Një ngjarje e rëndë dhe e paprecedentë ka tronditur mbrëmjen e djeshme Urgjencën e QSUT-së, ku errësira ka mbuluar pavionin e Reanimacionit, aty ku çdo sekondë vlen sa një jetë. Ndërsa pacientët në gjendje kritike mbaheshin në frymëmarrje artificiale nga pajisjet që kërkojnë energji konstante, shteti "u fik", duke lënë pas tmerrin, pasigurinë dhe dështimin total të një sistemi që reklamohet si "shëndetësia që duam". Nuk ka turp më të madh se të shohësh Ministren e Shëndetësisë, Evis Sala, të shfaqet çdo ditë nëpër studio televizive me buzëqeshje propagandistike, ndërkohë që realiteti në spitalet tona është një "pus i zi" ku jeta nuk vlen as sa një qindarkë. Mbrëmja e djeshme në Reanimacionin e QSUT ishte pika që mbushi kupën e një populli që po vdes nën vjedhjet galopante të shtetit. Një dështim që mban emrin e Evis Salës: Sot, pyetja që rëndon mbi Ministren e Shëndetësisë, Evis Sala, nuk është më se "çfarë nuk shkoi", por se si ka mundësi që në vitin 2026, spitali më i madh në vend nuk garanton dot as elementin bazë: energjinë elektrike për jetën. Ky nuk është thjesht një defekt teknik. Ky është një skandal përgjegjësie institucionale. Kur dritat ikin në një pavion reanimacioni, nuk kemi të bëjmë me një incident, por me një "vrasje në tentativë" ndaj të pamundurve. Akuzat që rëndojnë mbi Ministrinë: Mungesa e Sigurisë: Ku janë gjeneratorët e emergjencës dhe sistemet UPS që duhet të hyjnë në punë brenda milisekondave? Miliona euro tendera për mirëmbajtje, por në momentin kritik, teknologjia tradhtoi. Fshehja e Ngjarjes: Pse Ministria e Shëndetësisë tentoi ta kalonte në heshtje këtë makth, duke mos dhënë asnjë sqarim zyrtar deri në orët e vona? Heshtja është bashkëfajësi. Propaganda vs. Realiteti: Ndërsa Evis Sala shpërndan video me suksese imagjinare në rrjetet sociale, realiteti i mjekëve i publikuar mbrëmë nga JOQ Albania që luftojnë në errësirë me elektrikë dore për të mbajtur njerëzit gjallë, tregon kalbëzimin e sistemit. Koha për Përgjegjësi: Në çdo vend demokratik, një ngjarje e tillë do të shoqërohej me dorëheqje të menjëhershme. Nuk mund të ketë "ndjesë" që mbulon tmerrin e një familjari që sheh aparaturën e oksigjenit të fiket sepse ministria nuk ka siguruar dot linjën e dytë të energjisë. Evis Sala nuk mund të fshihet pas raporteve teknike. Ajo mban përgjegjësinë morale dhe ligjore për këtë pasiguri vdekjeprurëse në zemër të Tiranës. Sot, qytetarët nuk duan premtime, por llogaridhënie për jetët që u rrezikuan në errësirën e korrupsionit dhe papërgjegjshmërisë. Ik në shtëpi Evis Sala, nuk je për këtë punë!

5466 views


💾

Një qytetar, pronar i një biznesi në zonën e Kombinatit, i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar një problematikë serioze që po përjeton prej...

Një qytetar, pronar i një biznesi në zonën e Kombinatit, i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar një problematikë serioze që po përjeton prej vitesh me fqinjin e tij, duke pretenduar se prona e tij është dëmtuar dhe zaptuar, ndërsa institucionet përgjegjëse nuk po marrin asnjë masë. Sipas qytetarit, biznesi i tij ndodhet në katin përdhes, ndërsa fqinji zotëron katin e dytë të pallatit së bashku me ballkonin. Objekti në fjalë, sipas tij, është përfituar nga projekti “Unifikim Fasade” i Bashkisë së Tiranës për katet përdhese në zonën e Kombinatit, investim i kryer nga vetë ai dhe që nuk ka lidhje funksionale me banesën e fqinjit. Qytetari shprehet se fqinji i tij ka ndërhyrë në mënyrë të paligjshme në objekt, duke dëmtuar tavanin nga sipër, hapur vrima dhe shkaktuar rrjedhje uji që kanë dëmtuar rëndë ambientin e brendshëm dhe mallin e biznesit. Ai pretendon se lagështira ka sjellë prishjen e produkteve, ndërsa era e rëndë ka larguar klientët. Në denoncimin e tij, qytetari thekson se ka kërkuar ndihmë në Komisariatin nr. 6, por është drejtuar te Urbanistika, e cila më pas ka përfshirë Policinë Bashkiake dhe Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit (IMT), pa u marrë asnjë masë konkrete. Ai pretendon se fqinji i tij po përdor ambientin sikur të ishte pronë e tij dhe se po përkrahet nga shefja e Urbanistikës së Njësisë nr. 6, duke e penguar edhe në kryerjen e riparimeve. Sipas tij, fqinji ka kthyer një dritare në derë, duke hyrë në objektin e biznesit, ndërsa tarraca i përket pronarit të katit përdhes dhe ndodhet në proces legalizimi. Qytetari shprehet se dëmtimet janë të qëllimshme dhe synojnë detyrimin për të shitur pronën. Ai i bën thirrje institucioneve përkatëse të ndërhyjnë urgjentisht për të ndalur dëmtimin e pronës dhe për t’i dhënë zgjidhje këtij konflikti, ndërsa kërkon publikimin e rastit me shpresën se problemi do të marrë vëmendjen e duhur. Denoncimi i qytetarit: "Pershendetje, kam nevoj per publikim urgjent jam banor i kombinatit kam nje problem ne aktivitetin tim ku me eshte shkatrruar dhe zaptuar prona nga komshiu kam kerkuar ndihme urgjente nga komisariati nr 6 ,komisariati me dergon tek urbanistika urbanistika dergon policin bashkiak te zones polici bashkiak ia le iMT asnje nuk po merr masa ju lutem kerkoj nga ju postim qe hallit tim ti jepet zgjidhje Video eshte tavani i brendshem i objektit. Po kati i dyte eshte i tij kurse kati perdhes ka nje projekt Unifikim Fasade nga Bashkia e madhe por investimi eshte i imi por ky objekt nuk ka lidhje me shtepine e tij sepse ai siper ka ballkonin e tij ndersa tarraca eshte e imja personale.  Ky eshte nje objekt i perfituar nga zbatimi i nje projekti “Unifikim Fasade” te Bashkise Tirane per katet perdhese tek rruga e Kavajes ne Kombinat Une Bujar Lico jam banor i vjeter i Kombinatit ndersa ky qe nderhyn e ka te blere shtepine ne kate te dyte dritaren Zotria e ka bere dere dhe hyn tek objekti qe eshte bere me Unifikim fasade.Shkelqim Nezha e perdor objektin tim sikur ta kishte te tijen sepse e perkrah shefja e urbanistikes te Njesis nr 6 Marjana Xibraku.Shkelqim Nezha ka kaq vite me ben presion sepse do ta blej sic ka bere me shume banor te ketij pallati ndersa tani ka dal hapur fare ne mbrojtje te inxhinieres se urbanistikes gjithashtu nuk me lejon te bej riparime. Tavanin e ka car nga larte ka hapur vrima cbie jashte bie brenda dhe me ka demtuar dhe mallin,rrobat me jane kalbur nga lageshtira dhe nuk me hyn njeri ne dyqan nga era e keqe e ka demtuar qellimisht qe tme merzisi dhe tia shes.Tani inxhinierja e Urbanistikes i jep perkrahje dhe ka dal me teorin qe tavani eshte objekt i perbashket ku eshte i perbashket?clidhje ka ?une ekam ne proces legalizimi.

51.9K views


💾

Elinor Tushe, 25-vjeçari që shihni në foto është i riu që u aksidentua për vdekje mbrëmjen e kaluar në qytetin e Laçit. I riu po udhëtonte në makinë b...

Elinor Tushe, 25-vjeçari që shihni në foto është i riu që u aksidentua për vdekje mbrëmjen e kaluar në qytetin e Laçit. I riu po udhëtonte në makinë bashkë me Gentjan Xhaferrin, shoferi, dhe Leandro Fufin, kur në rrethana të paqarta janë përplasur fort me një mjet tjetër. Si pasojë e përplasjes, Xhaferri dhe Fufi kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë transportuar me urgjencë në spitalin e Traumës, ndërsa Elinori ka humbur jetën në vendngjarje. Policia ka shoqëruar në Komisariat drejtuesin e mjetit tjetër Aron Zymaj, ndërsa 23-vjeçari Gentjan Xhaferri është arrestuar për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, me pasojë vdekjen. Për ndarjen e parakoshme nga jeta të 25-vjeçarit kanë reaguar në rrjetet sociale edhe miqtë dhe familjarët e tij të cilët e kujtojnë Elinorin si djalë të buzëqeshur dhe dashur me të gjithë.

181.2K views


💾

❌