Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Autoritetet amerikane kanë sekuestruar një Range Rover me vlerë 125 mijë dollarë në pronësi të Alexander Soofer, drejtues i një fondacioni për të past...

Autoritetet amerikane kanë sekuestruar një Range Rover me vlerë 125 mijë dollarë në pronësi të Alexander Soofer, drejtues i një fondacioni për të pastrehët në Los Angeles, i cili akuzohet se ka përvetësuar miliona dollarë nga fondet publike, të destinuara për strehimin dhe ushqimin e personave në nevojë. Sipas prokurorëve federalë, Soofer dyshohet se ka përfituar rreth 23 milionë dollarë fonde shtetërore, nga të cilat të paktën 10 milionë i ka përdorur për luks personal. Ai akuzohet se ka blerë një vilë 7 milionë dollarëshe, ka paguar shkolla private për fëmijët, udhëtime me avion privat dhe pushime në resorte luksoze, përfshirë edhe një hotel të famshëm në Hawaii. Autoritetet thonë se ai ka mashtruar institucionet shtetërore duke deklaruar shpenzime fiktive për shërbime strehimi dhe ushqimi, ndërsa në realitet paratë përfundonin në llogaritë e tij personale. Ndërkohë që në dokumente premtoheshin tre vakte të shëndetshme në ditë, hetimet zbuluan se personave të pastrehë u shërbeheshin ushqime minimale si makarona të thata dhe ushqime të konservuara. Soofer përballet me akuza për mashtrim financiar, ndërsa prokuroria ka nisur sekuestrimin e pasurive të përfituara nga fondet e dyshuara të vjedhura. Zyrtarët amerikanë e cilësuan rastin si një shembull flagrant të abuzimit me paratë publike dhe mungesës së ndjeshmërisë ndaj shtresave më vulnerabël të shoqërisë. Një histori që ngre sërish pyetjen se sa larg shkon drejtësia kur preken fondet publike dhe pasuritë e përfituara nga korrupsioni, dhe se kur do të shohim edhe në Shqipëri raste ku pasuritë e përfituara në mënyrë të paligjshme jo vetëm denoncohen, por edhe sekuestrohen realisht.

11.5K views


💾

Para se të niste lufta në Ukrainë dhe para se emri i tij të lidhej me një nga konfliktet më të rënda në Evropë pas Luftës së Ftohtë, Vladimir Putin sh...

Para se të niste lufta në Ukrainë dhe para se emri i tij të lidhej me një nga konfliktet më të rënda në Evropë pas Luftës së Ftohtë, Vladimir Putin shfaqej shpesh në publik me një imazh krejt tjetër. Në tetor të vitit 2017, gjatë një takimi diplomatik në Sochi, presidenti rus mori si dhuratë për ditëlindjen e 65-të një këlysh të racës Central Asian Shepherd, i dhuruar nga presidenti i atëhershëm i Turkmenistanit, Gurbanguly Berdymukhamedov. Gjatë momentit ceremonial, Berdymukhamedov e ngriti këlyshin në mënyrë të pakujdesshme, duke e kapur nga qafa. Në atë çast, Putin ndërhyri menjëherë, e mori qenin me kujdes në krahë dhe e përqafoi, madje duke e puthur para kamerave. Pamjet u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale dhe u kthyen në një nga memet më të njohura politike të asaj kohe, me mbishkrimin ironik: “Edhe Vladimir Putin e di si duhet mbajtur një qen.” Në sipërfaqe, videoja u perceptua si një moment njerëzor dhe i ngrohtë, që e paraqiste liderin rus si dashamirës të kafshëve. Por për shumë analistë, ky episod ishte pjesë e një ndërtimi më të gjerë të imazhit publik të Putinit, ku gjestet e vogla shërbenin si 'taktikë', për të zbutur perceptimin ndërkombëtar ndaj figurës së tij. Sot, pas nisjes së luftës në Ukrainë, kjo video shihet ndryshe: si një kujtesë se si imazhi i një lideri mund të ndërtohet me kujdes përmes momenteve simbolike, shumë kohë përpara se historia të marrë një kthesë dramatike. Një video e vogël, një gjest i butë, një narrativë e kuruar, dhe një kontrast i fortë me realitetin që pasoi vite më vonë.

6509 views


💾

Nëse dikush kishte ende dyshime se ku përfundon vetëbesimi monumental i Edi Ramës, sot mori përgjigjen zyrtare: përfundon në Knesset, me gjunjë që dri...

Nëse dikush kishte ende dyshime se ku përfundon vetëbesimi monumental i Edi Ramës, sot mori përgjigjen zyrtare: përfundon në Knesset, me gjunjë që dridhen dhe zë që kërkon miratim. Kryeministri i Shqipërisë, i vetëshpallur herë si artist, herë si filozof, herë si “lider global”, u shfaq në Parlamentin e Izraelit në një rol të ri: nxënësi i emocionuar që jep provim para profesor Netanyahut. Dhe jo, kjo nuk është metaforë gazetarësh dashakeqë. Janë fjalët e tij. “Nëse Mossadi nuk ju ka informuar, po ju informoj unë: po më dridhen gjunjët,” tha Rama, duke e futur shërbimin sekret izraelit në punë… për të monitoruar stabilitetin e gjunjëve të tij. I njëjti njeri që në Tiranë ulet si pedagog mbi kokën e gazetarëve, i njëjti që i flet popullit me ironi superiori, sot u vetëportretizua si 'student i ndrojtur', që pret notën e profesorit “Bibi”. Të shohësh këtë metamorfozë është si të shohësh rrugaçin e lagjes që këtu na bën ligjin, por sapo sheh të fortin e qytetit, ulet në bisht dhe fillon t’i lustrojë këpucët me gjuhë. Në Shqipëri, Rama flet nga lart-poshtë. Në Izrael, nga poshtë-lart. Një transformim që s’e bën dot as Photoshop-i. Kulmi i performancës erdhi kur kryeministri vendosi të na japë edhe renditjen botërore të oratorëve, sipas mendjes së tij: Netanyahu – top 5. Trump – i pari. Rama – i dyti (natyrisht). Edhe kur përkulet, Edi Rama arrin të lavdërojë veten. Një talent i rrallë: servilizëm me vetëreklamë të integruar. “I dashur Bibi,” i tha ai Netanyahut, me një intimitet që do ta bënte xheloz çdo diplomat karriere. Në atë moment mungonte vetëm një karrige e vogël, që Rama të ulej përpara bankës dhe të priste verdiktin: “Kalove” apo “eja në shtator”. Ndërkohë që shqiptarët përballen me rritje çmimesh që s’ndalen, paga që s’rriten dhe shërbime që s’punojnë, lideri ynë global merret me dridhjen e gjunjëve dhe me mbijetesën e egos së tij para liderëve të tjerë. Bravo Edi! Vazhdo të dridhesh atje, se këtu na ke lënë prej kohësh të mpirë. Vetëm një lutje kemi: kur të kthehesh në Rinas, provo të ecësh drejt realitetit shqiptar me të njëjtën përulësi që pate sot para “Bibit”. Populli yt s’është audiencë provimi! Është fatura finale!

11.2K views


💾

Kjo video rikthen në vëmendje një nga momentet më drithëruese të historisë moderne: çastin kur Presidenti George W. Bush mëson se bota sapo ka ndryshu...

Kjo video rikthen në vëmendje një nga momentet më drithëruese të historisë moderne: çastin kur Presidenti George W. Bush mëson se bota sapo ka ndryshuar përgjithmonë. Është mëngjesi i 11 shtatorit 2001. Bush ndodhet në shkollën fillore “Emma E. Booker” në Florida, i ulur përballë një klase me fëmijë që po lexonin përrallën “The Pet Goat”. Në video shihet qartë momenti kur Shefi i Stafit i afrohet dhe i pëshpërit në vesh fjalët që do të nisnin një epokë të re frike: “Një avion i dytë ka goditur kullën tjetër. Amerika është nën sulm”. Për rreth shtatë minuta, Bush qëndroi i ulur në heshtje, me një vështrim të ngrirë dhe shprehje që reflektonte një peshë të jashtëzakonshme. Për vite me radhë, kjo heshtje u kritikua si "humbje kontrolli" apo pasiguri. Megjithatë, e vërteta pas asaj fytyre të gurtë ishte një vendim i vetëdijshëm lideri. Në dëshmitë e tij të mëvonshme, Bush ka shpjeguar se reagimi i parë ishte zemërimi i pastër, por kontrasti mes tmerrit që po ndodhte jashtë dhe pafajësisë së fëmijëve para tij, e detyroi të ruante qetësinë. Ai pa gazetarët në fund të klasës që po merrnin lajmin në telefonat e tyre dhe e kuptoi se sytë e gjithë botës ishin mbi të. “Nuk doja të krijoja panik. Si udhëheqës, gjëja e parë që duhet të bësh në krizë është të projektosh stabilitet,” ka treguar ai. Ai qëndroi ulur deri në fund të leximit, duke përjetuar minutat më të rënda të presidencës së tij, përpara se të largohej për t’u përballur me realitetin tragjik ku humbën jetën gati 3 mijë persona. Sulmet e 11 shtatorit ndryshuan rrënjësisht sigurinë globale dhe politikën botërore, duke e ndarë historinë në "para" dhe "pas". Por për njeriun më të fuqishëm të botës, ajo dritë nisi mes asaj qetësie të rreme: në një klasë fillore, përballë fëmijëve që nuk e kishin idenë se jashtë atyre mureve, historia sapo kishte marrë një kthesë dramatike.

47.5K views


💾

Në kuadër të 107-vjetorit të ndarjes nga jeta të Ismail Qemalit në Vlorë u zhvilluan homazhe përkujtimore pranë varrit monumental të themeluesit të sh...

Në kuadër të 107-vjetorit të ndarjes nga jeta të Ismail Qemalit në Vlorë u zhvilluan homazhe përkujtimore pranë varrit monumental të themeluesit të shtetit shqiptar. Në ceremoninë solemne morën pjesë ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, deputeti Ardit Bido, prefektja e qarkut Evis Allushi, kryetarja e Bashkisë Bruna Mersini, si edhe përfaqësues të tjerë të institucioneve dhe personalitete të jetës publike, të cilët nderuan figurën dhe veprën e Ismail Qemalit. Kjo e fundit i ka bërë një homazh special Ismail Qemalit, personazhit që shefi ia personifikon me veten dhe i detyron t'ia varin fotografinë në zyra... Nëse Emirjana Sako e Durrësit shkon të inspektojë përmbytjet e atlete të bardha, Mersini i kryen homazhet për Ismail Qemalin me papuçe. Veshja e kryebashkiakes së Vlorës është komentuar gjerësisht në rrjet dhe ky detaj s'ka kaluar pa u vënë re...

607 views


💾

Pak ditë më parë në Selanik, disa vajza dhe gra greke nga një grup muzikor dolën në një nga sheshet kryesore të qytetit dhe kënduan… në shqip! Perform...

Pak ditë më parë në Selanik, disa vajza dhe gra greke nga një grup muzikor dolën në një nga sheshet kryesore të qytetit dhe kënduan… në shqip! Performanca e tyre krijoi një atmosferë magjike, duke tërhequr kalimtarët dhe duke treguar se muzika dhe gjuha nuk njohin kufij. Shikoni këtë moment unik ku kultura dhe ritmi bashkohen në zemër të Selanikut.

17.6K views


💾

Një ngjarje e rëndë ka tronditur familjen Togu, pasi 23-vjeçari Albert Togu ndërroi jetë mëngjesin e sotëm, disa ditë pas një aksidenti të rëndë rrugo...

Një ngjarje e rëndë ka tronditur familjen Togu, pasi 23-vjeçari Albert Togu ndërroi jetë mëngjesin e sotëm, disa ditë pas një aksidenti të rëndë rrugor. Prindërit e të riut kanë depozituar kallëzim penal në Prokurori ndaj mjekëve të Spitalit të Traumës, duke i akuzuar për neglizhencë mjekësore dhe duke i bërë përgjegjës për vdekjen e djalit të tyre. Familjarët bëjnë me dije se Alberti ndodhej i shtruar në Spitalin e Traumës pas aksidentit dhe se gjendja e tij, sipas tyre, nuk u trajtua siç duhet nga stafi mjekësor. Babai i të riut, Kujtim Togu, i tronditur nga humbja, deklaron se djali i tij nuk humbi jetën si pasojë e drejtpërdrejtë e aksidentit, por për shkak të neglizhencës gjatë trajtimit në spital. Sipas tij, pas vdekjes, trupi i 23-vjeçarit është dërguar në morg, por ende nuk është kryer autopsia. Ai thekson se mjekësia ligjore nuk mund të vijojë procedurën pa kartelën klinike të pacientit, e cila, sipas familjes, nuk është lëshuar ende nga Spitali i Traumës. Albert Togu u aksidentua rreth një javë më parë në Gjorm të Kurbinit, teksa udhëtonte në një automjet tip “Audi” bashkë me dy persona të tjerë. Automjeti dyshohet se doli nga rruga dhe u përplas me barrierat anësore, duke lënë të plagosur të rinjtë që ndodheshin brenda. Ndërkohë, Prokuroria pritet të nisë verifikimet për rrethanat e vdekjes së 23-vjeçarit dhe për akuzat e ngritura nga familjarët ndaj stafit mjekësor, për të përcaktuar nëse ka pasur apo jo neglizhencë në trajtimin e tij.

11.9K views


💾

Në një seancë në Knessetin izraelit, kryeministri Benjamin Netanyahu e përshkroi Edi Ramën si një lider që “qëndron mbi të tjerët në kuptimin moral”, ...

Në një seancë në Knessetin izraelit, kryeministri Benjamin Netanyahu e përshkroi Edi Ramën si një lider që “qëndron mbi të tjerët në kuptimin moral”, një vlerësim që jashtë Shqipërisë tingëllon si medalje nderi, ndërsa brenda saj si material i gatshëm për satirë politike. Teksa në Izrael flitej për empati të rrallë, kurajo dhe miqësi të thellë, në Tiranë debati publik vazhdon të sillet rreth akuzave për korrupsion, abuzim me fondet publike dhe afera qeveritare që prej vitesh shoqërojnë emrin e kryeministrit. Një kontrast i fortë mes imazhit ndërkombëtar dhe realitetit vendas, ku morali politik matet më shumë me tenderë sesa me fjalime. Ironia bëhet edhe më e theksuar kur në sfond qëndrojnë raste të përfolura si ai i Belinda Ballukut, ku opozita dhe kritikët flasin për menaxhim klientelist të sektorëve strategjikë, ndërsa qeveria përgjigjet me heshtje ose me ceremoni të tjera jashtë vendit. Në këtë panoramë, “qëndrimi mbi të tjerët” duket se funksionon më mirë në podiume ndërkombëtare sesa në raportet e institucioneve të brendshme. Në Knesset, Rama u përshkrua si lider që “rrjedh empati nga zemra” dhe që përfaqëson një Shqipëri që “hap krahët si shqiponja”. Në Shqipëri, për një pjesë të madhe të publikut, e njëjta shqiponjë duket se hap krahët vetëm për tenderë, koncesione dhe projekte miliardëshe, ku pyetja kryesore mbetet gjithmonë e njëjtë: kush përfiton realisht?

6290 views


💾

Në fokusin inaugurues të krijuesve digjitalë, vëmendja po drejtohet drejt një prej talenteve më premtuese në skenën kreative. Një krijues i ri po tërh...

Në fokusin inaugurues të krijuesve digjitalë, vëmendja po drejtohet drejt një prej talenteve më premtuese në skenën kreative. Një krijues i ri po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje falë videove të tij inovative, të realizuara me përdorimin e teknologjive të avancuara të inteligjencës artificiale. Gjatë muajve të fundit, ai është bërë i njohur për një seri veprash që eksplorojnë nostalgjinë në një mënyrë të fuqishme dhe emocionale. Përmes pamjeve realiste dhe skenarëve melankolikë, paraqiten personazhe të dashur të fëmijërisë, të transformuar nga koha dhe të vendosur në gjendje degradimi, të konsumuar, të harruar, si një figurë që ngjan me Sid Përtacin nga filmi i animuar Ice Age, Epoka e Akullnajave. Jo vetëm këto, krijuesi i ri falë Inteligjencës artificiale ka rikthyer në vëmendje edhe Tomi dhe Xherrin, Elsën dhe Anën, Madakaskarën, Aladinin, Boo dhe Kiti, Kung Fu Panda, Maçoku me çzime, Shreku dhe Fiona, Masha dhe Ariu e shumë filma të tjerë të animuar. Imazhet dhe videot janë krijime digjitale të gjeneruara nga inteligjenca artificiale, të realizuara përmes kombinimit të programeve profesionale të editimit, teknologjisë 3D dhe AI-së. Kjo përmbajtje është shpërndarë gjerësisht në rrjete sociale si Instagram dhe LinkedIn, duke ngjallur reagime emocionale dhe nostalgji tek audienca, si dhe duke hapur diskutime mbi ndikimin e teknologjisë në artin bashkëkohor.

4195 views


💾

Qytetarë të shumtë kanë mbetur të bllokuar në pikat e kalimit kufitar për shkak të rënies së sistemit duke sjellë pengesa serioze në pajisjen me karto...

Qytetarë të shumtë kanë mbetur të bllokuar në pikat e kalimit kufitar për shkak të rënies së sistemit duke sjellë pengesa serioze në pajisjen me kartonin jeshil. Sipas tyre, sistemi i zyrave të sigurimeve në dogana ka dalë jashtë funksionit, duke pamundësuar përpunimin e dokumentacionit për kalimin e mjeteve. Raportimet tregojnë se problemi ka prekur të gjitha kompanitë që ofrojnë kartonin jeshil, ndërsa qytetarët theksojnë se bëhet fjalë për një situatë të përsëritur. Si pasojë, dhjetëra udhëtarë janë detyruar të presin për orë të tëra pa asnjë zgjidhje konkrete. Një qytetar që ndodhet në pikën doganore të Bllatës shprehet se prej më shumë se tre orësh sistemi është i bllokuar, ndërsa prej disa orësh qytetarët presin në radhë pa mundur të pajisen me kartonin jeshil dhe, rrjedhimisht, pa mundur të kalojnë kufirin. Sipas qytetarëve, kompanitë e sigurimeve janë biznese private, por varen nga sistemi shtetëror për aksesin online, çka po i penalizon drejtpërdrejt udhëtarët. Deri në këto momente nuk ka asnjë njoftim zyrtar për shkakun e ndërprerjes së sistemit apo për kohën e rikthimit të tij në funksion. Qytetarët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse për zgjidhjen e situatës dhe shmangien e radhëve të gjata në pikat kufitare. Denoncimi 1: Bllokim sistemi ne te gjith pikat kufitare. Te gjitha zyrat e sigurimeve neper dogana i esht nderprer sistemi. Esht rast i perseritur. Penges per prerjen e kartonit jeshil Kemi 3or qe presim dhe asnje ndryshim. Tgjitha kompanit per karton jeshil. Jan biznese private qe ndikohen nga Shteti duke i mos i aksesuar me val Jemi ne piken doganore Bllatë Denoncimi 2: Kemi 1 ore e gjys duke prit ne dogane per kartonin jeshil po nuk ka sistem nuk kalojn dot njerzit

88.1K views


💾

Protesta e dytë kombëtare e opozitës pas zgjedhjeve të 11 majit u zhvillua mes tensioneve dhe akteve të dhunës, ku pati edhe persona të arrestuar nga ...

Protesta e dytë kombëtare e opozitës pas zgjedhjeve të 11 majit u zhvillua mes tensioneve dhe akteve të dhunës, ku pati edhe persona të arrestuar nga policia. Mes tyre, sipas familjarëve, ishte edhe një fëmijë 10-vjeçar, i cili nuk kishte marrë pjesë në protestë, por ndodhej rastësisht pranë zonës ku po zhvilloheshin përplasjet. Prindërit e të miturit kanë reaguar ashpër, duke deklaruar se djali kishte shkuar te koshat e mbeturinave për të mbledhur plastikë dhe më pas ishte ndaluar nga disa persona civilë pranë xhamisë, ku po lante fytyrën nga gazi lotsjellës. Nëna e fëmijës tha se djali është dhunuar pa asnjë arsye dhe se vetë ai nuk e di pse është ndaluar, ndërsa theksoi se fëmija vuan nga zemra dhe se familja jeton në kushte të vështira ekonomike. Nëna e 10-vjeçarit tha: Ka shkuar te koshat se merrte ndonjë plastikë dhe gjëra dhe i kanë shkuar katër civilë dhe e kanë kapur te xhamia, kur po lante fytyrën me ujë te xhamia. Djali më tha se nuk e dinte pse e kanë rrahur, ç’ke me mua’, i ka thënë. ‘Ke gjuajtur policinë, i kanë thënë ata’. Çfarë shteti është ky që më rreh fëmijën kot, pa lidhje? Unë me zor e rris, ku me bukë ku pa bukë, jo ta rrafin pa lidhje një fëmijë. Ai është i sëmurë me zemër. Edhe vetë 10-vjeçari ka deklaruar se u shoqërua me pranga dhe u dhunua nga persona civilë, teksa ndodhej në xhami. Ai tregoi se u mbajt për një kohë dhe iu plotësuan disa dokumente, ndërsa më pas, sipas tij, disa deputetë kanë ndërhyrë dhe e kanë nxjerrë jashtë. Familjarët kërkojnë sqarime dhe përgjegjësi për ngjarjen, duke këmbëngulur se fëmija ishte plotësisht i pafajshëm. 10-vjeçari tha: Isha te xhamia, isha pa mendje. Më morën, më futën në pranga dhe më kanë rrahur. Isha duke larë fytyrën prej gazit. Më erdhën pesë civilë, më futën në pranga, më ulën poshtë xhamisë, më goditën dhe më sollën këtu. Se di çfarë bëhet, më bënë ca letra. Më erdhën ca deputetë që më nxorën përjashta.

7365 views


💾

Mbrëmjen e sotme janë regjistruar tensione në ambientet e Komisariatit të Policisë nr.1 në Tiranë, pas përfundimit të protestës së organizuar nga opoz...

Mbrëmjen e sotme janë regjistruar tensione në ambientet e Komisariatit të Policisë nr.1 në Tiranë, pas përfundimit të protestës së organizuar nga opozita. Siç shihet dhe në pamje, disa deputetë të Partisë Demokratike, së bashku me qytetarë dhe familjarë të personave të shoqëruar gjatë protestës, kanë hyrë në ambientet e komisariatit, ku janë dërguar protestuesit e ndaluar nga policia. Deputeti Tomor Alizoti dhe Agron Gjekmarkaj u futën brenda komisariatit, ku kërkuan informacion dhe sqarim lidhur me situatën e personave të shoqëruar. Gjatë qëndrimit në komisariat, ka pasur përplasje dhe tensione verbale mes palëve, ndërsa kërkesa kryesore ka qenë lirimi i protestuesve të ndaluar. Nga ana tjetër, Partia Demokratike ka deklaruar se gjatë protestës janë shënuar incidente, ku disa qytetarë kanë mbetur të lënduar.

39.6K views


💾

Protestuesit e Partisë Demokratike sot shndërruan fjalën “revolucion” në një shfaqje piroteknike përpara ndërtesës së Kryeministrisë. Në vend të një k...

Protestuesit e Partisë Demokratike sot shndërruan fjalën “revolucion” në një shfaqje piroteknike përpara ndërtesës së Kryeministrisë. Në vend të një kërcënimi real, turma e udhëhequr nga Berisha hodhi fishekzjarre, duke mbushur ajrin me dritë, tym dhe shpërthime të vogla, që më shumë ngjanin me një spektakël festiv sesa me një përpjekje për të rrezikuar institucionet. Nuk u regjistrua asnjë dëmtim, ndërtesa qëndroi e paprekur, ndërsa atmosferën e mbushën vetëm zhurma e fishekzjarreve dhe britmat e entuziazmit të protestuesve. Pamjet e transmetuara tregojnë se ndërtesa e Kryeministrisë duket se e përjetoi gjithçka si një festë spektakolare, duke u kthyer në një skenë më të ngjashme me festival piroteknik sesa me një kërcënim real për stabilitetin e qeverisë. Protesta, ndonëse e zhurmshme dhe e ndriçuar nga fishekzjarret, i la të gjithë me një ndjesi ironike se fuqia e tyre është më shumë vizuale sesa efektive.

7906 views


💾

Një restorant në zonën e plazhit të Durrësit, në afërsi të Urës së Dajlanit, është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme, duke u djegur pothuajse plot...

Një restorant në zonën e plazhit të Durrësit, në afërsi të Urës së Dajlanit, është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme, duke u djegur pothuajse plotësisht. Sipas dëshmitarëve nga vendngjarja, zjarri ka përfshirë të gjithë ambientin e lokalit që ndodhet në katin e parë të një ndërtese, ndërsa situata është përkeqësuar për shkak të vështirësisë së mjeteve zjarrfikëse për të aksesuar zonën. Në pamjet e dërguara në redaksinë e JOQ Albania shihet tym i dendur që del nga ambientet e brendshme, si edhe momenti kur zjarrfikësja mbërrin në vendngjarje. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme. Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet një verifikim nga autoritetet për të përcaktuar arsyen e incidentit.

61.4K views


💾

Ndonjëherë humori më i mirë vjen nga situatat e thjeshta të përditshmërisë, dhe ky skeç i realizuar në një supermarket është përshkrimi më epik i "sfi...

Ndonjëherë humori më i mirë vjen nga situatat e thjeshta të përditshmërisë, dhe ky skeç i realizuar në një supermarket është përshkrimi më epik i "sfidave" të jetës në çift. Videoja, e cila është filmuar qëllimisht për të ilustruar marrëdhënien burrë-grua gjatë bërjes së pazarit, po qarkullon në rrjetet sociale duke ngacmuar humorin e mijëra personave. Në këtë skenë komike, shfaqet momenti kur gruaja mbush qesen me mandarina që i ka zgjedhur vetë me dorën e saj. Por "ironia" kulmon kur bashkëshorti, i cili po e filmon të gjithë skenën, nxjerr nga qesja pikërisht ato që ajo sapo futi dhe ia tregon për t'i marrë një konfirmim. Edhe pse bëhet fjalë për zgjedhjet e saj, gruaja i merr mandarinat dhe i hedh mbrapsht në arkë me një siguri të plotë se nuk janë të mira. Ky material është bërë viral si një ilustrim perfekt i situatave ku "logjika" e pazarit dorëzohet përpara dëshirës për të pasur fjalën e fundit, qoftë edhe duke mohuar punën tënde. Po në shtëpinë tuaj, a ndodhin situata të tilla?

45.9K views


💾

Një moment i pazakontë u regjistrua gjatë protestës së opozitës para Kuvendit të Shqipërisë, ku një qytetar ndoqi me çadër një efektiv policie, i cili...

Një moment i pazakontë u regjistrua gjatë protestës së opozitës para Kuvendit të Shqipërisë, ku një qytetar ndoqi me çadër një efektiv policie, i cili duket se ikën me vrap. Pamjet tregojnë qytetarin duke e ndjekur disa metra, ndërsa situata në terren ishte e tensionuar dhe e paqëndrueshme. Incidenti ndodhi në kulmin e tensioneve, pasi protesta u zhvendos nga sheshi përpara Kryeministrisë drejt Parlamentit dhe disa protestues hodhën fishekzjarre, duke u përplasur me forcat e rendit. Për të rivendosur qetësinë, autobotët me ujë dhe njësi të shumta policore u vendosën përpara Parlamentit, duke synuar shpërndarjen e turmës dhe kontrollin e situatës. Atmosfera mbeti e tensionuar, ndërsa qytetari me çadër duket se i dha një nuancë ironike dhe të çuditshme një proteste që tashmë ishte e ndezur.

25.5K views


💾

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar për New York Post se forcat amerikane përdorën një armë të klasifikuar, të cilën ai e q...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar për New York Post se forcat amerikane përdorën një armë të klasifikuar, të cilën ai e quan “Discombobulator”, gjatë një operacioni më 3 janar në Venezuelë që çoi në arrestimin e presidentit Nicolás Maduro dhe gruas së tij, Cilia Flores. Trump tha se kjo pajisje sekrete ishte vendimtare për neutralizimin e mbrojtjes së armikut, duke bërë që pajisjet e tyre të mos funksiononin dhe duke ndihmuar në suksesin e misionit pa humbje jetësh amerikane. Sipas pretendimeve të Trumpit, armët me origjinë ruse dhe kineze të mbrojtësve të Maduros nuk u shpërthyen dhe sistemet e tyre u çaktivizuan gjatë hyrjes së forcave me helikopterë në Karakas. Ai nuk dha detaje teknike për pajisjen, duke thënë se “nuk lejohet të flasë për të”, por konfirmoi përdorimin e saj në operacion. Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes raportuan se disa nga rojet që mbronin Maduros ranë në tokë dhe përjetuan simptoma serioze, përfshirë gjakderdhje nga hunda dhe ndjenja të dhimbshme, ndërsa disa thanë se nuk mund të lëviznin pas efektit të asaj që u përshkrua si një valë shumë e fuqishme zanore. Raportimet thonë gjithashtu se radarët dhe pajisjet e tjera mbrojtëse u fikën papritur, duke krijuar hapësirë për hyrjen e trupave amerikane. Maduro, 63 vjeç, tani mbahet në një burg federal në Brooklyn, duke pritur gjykimin për akuza që lidhen me drogë dhe terrorizëm, ndërsa detyrat e presidentit të përkohshëm të Venezuelës i ushtron ish-zëvendëspresidentja e tij, Delcy Rodríguez. Raportimet për përdorimin e këtij lloji armësh mbeten të pakonfirmuara nga burime të tjera, dhe detajet mbi teknologjinë e përdorur apo efektet e saj sqarohen vetëm nga deklaratat e Trumpit dhe dëshmitarët që citohen në medie.

62.9K views


💾

Gjykata e Krimeve të Rënda e Meurthe-et-Moselle në Francë la në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për 27-vjeçarin Liridon Berisha, i cili vrau part...

Gjykata e Krimeve të Rënda e Meurthe-et-Moselle në Francë la në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për 27-vjeçarin Liridon Berisha, i cili vrau partneren e tij Stephanie Di Vincenzo në maj të vitit 2021. 22-vjeçarja u godit me thikë në mes të rrugës, teksa përpiqej të arratisej dhe të kërkonte ndihmë pranë komisariatit të Hayange, vetëm pak metra larg banesës së saj. Skena makabre ndodhi para syve të fëmijës 4-vjeç të çiftit. Fqinjët dëshmuan dhunën ekstreme që karakterizonte sulmin. Prokurori i përgjithshëm, Nicolas Burkel, e përshkroi aktin si “jashtë çdo norme për nga dhuna”. Ai shtoi se Berisha nuk u pengua as nga prania e dëshmitarëve dhe as nga fëmija, duke e goditur viktimën me qëllim për ta dobësuar dhe më pas duke i shkaktuar dhunë poshtëruese mbi trup. Para ngjarjes së rëndë, Berisha ishte i vendosur në arrest shtëpiak me byrzylyk elektronik, pas një dënimi të mëparshëm njëvjeçar për shkelje të rregullave të trafikut. Dënimi i përjetshëm që gjykata la në fuqi është një masë përfundimtare pas aktit të tmerrshëm që tronditi komunitetin lokal.

45.9K views


💾

Një 45-vjeçar shqiptar ka humbur jetën mbrëmjen e së premtes pas një incidenti me armë zjarri në fshatin Larum të qytetit Geel, në Belgjikë. Viktima ë...

Një 45-vjeçar shqiptar ka humbur jetën mbrëmjen e së premtes pas një incidenti me armë zjarri në fshatin Larum të qytetit Geel, në Belgjikë. Viktima është identifikuar si shtetasi Marko Beka, banues në Geel dhe me profesion taksist. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, pranë një parku pas kishës në qendër të fshatit. Sipas mediave belge dhe autoriteteve, dyshohet se gjithçka ka nisur pas një debati që ka dalë jashtë kontrollit mes taksistit dhe disa klientëve. Pas incidentit, autorët janë larguar në këmbë dhe vijojnë të jenë në kërkim nga policia. Dëshmitarë okularë kanë parë të shtrirë në tokë 45-vjeçarin dhe kanë njoftuar menjëherë shërbimet e emergjencës, por fatkeqësisht ai ndërroi jetë nga plagët e marra. Zona u rrethua për disa orë, ndërsa në vendngjarje mbërritën hetues, laboratori kriminalistik dhe mjeku ligjor. Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes. Marko Beka ishte babai i tre fëmijëve, të moshave 5, 11 dhe 17 vjeç, dhe drejtonte një biznes privat taksish në Geel. Bashkëshortja e tij, Izabela, e përshkruan atë si një njeri të qetë, të sjellshëm dhe shumë social, i dashur për komunitetin dhe pa konflikte me askënd. Autoritetet belge bëjnë me dije se asnjë i dyshuar nuk është arrestuar ende, ndërsa apelojnë për informacione që mund të ndihmojnë në identifikimin e autorëve.

301.1K views


💾

❌