Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Sipas të dhënave të Eurostat, në janar 2025 Shqipëria kishte 405,832 të rinj të grup-moshës 15-29 vjeç, duke shënuar një tkurrje prej 18,300 brenda nj...

Sipas të dhënave të Eurostat, në janar 2025 Shqipëria kishte 405,832 të rinj të grup-moshës 15-29 vjeç, duke shënuar një tkurrje prej 18,300 brenda një viti ose -4.32%. Shpejtësia e zbrazjes së rinisë shqiptare është katër herë më e lartë se ajo e Serbisë, e cila regjistron një rënie prej -1.03%, ndërsa vende si Sllovakia, Austria dhe Turqia kanë tkurrje minimale nën 1%. Në krahasim, Spanja ka rritje +2.76%, Bullgaria +1.98% dhe Rumania +1.97% të grup-moshës 15-29 vjeç. Gjermania dhe Italia, destinacionet kryesore të emigracionit shqiptar, shënojnë rritje përkatësisht +0.50% dhe +0.72% në popullsinë e re, duke përfituar nga humbja e rinisë shqiptare. Ndërkohë, vende si Zvicra, Islanda dhe shtetet e Bashkimit Europian po stabilizojnë ose rrisin numrin e të rinjve të tyre, ndërsa Shqipëria po përjeton një tkurrje të thellë demografike. Rënia e 18,333 të rinjve brenda një viti tregon se Shqipëria humbet pothuajse një qytet të tërë të përbërë nga studentë dhe profesionistë të rinj çdo vit. Ky trend thekson nevojën urgjente për politika që mbajnë të rinjtë në vend dhe tregon pasojat e mundshme për sistemin e pensioneve dhe bizneset vendase, duke e bërë Shqipërinë vendin me plakjen më të shpejtë në Europë.

7058 views


💾

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish kërkesat e Shoqatës së Gjyqtarëve për rritjen e pagave, duke i cilësuar si një “tymnajë populiste” dhe duke su...

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish kërkesat e Shoqatës së Gjyqtarëve për rritjen e pagave, duke i cilësuar si një “tymnajë populiste” dhe duke sulmuar publikisht gjyqtarët. Ai i ka quajtur të papranueshme përpjekjet e tyre për të imponuar kërkesa ndaj Kuvendit dhe qeverisë, duke sugjeruar ironikisht që shoqata të regjistrohet si parti politike dhe të shpalosë platformën e saj. Ky ton përbën një goditje të hapur ndaj pavarësisë së gjyqësorit dhe duket se synon të frikësojë institucionin përmes presionit publik. Rama ka treguar një qasje autoritare dhe qendrim të ngurtë ndaj dialogut institucional, duke injoruar shqetësimet e gjyqtarëve për pavarësinë dhe integritetin e sistemit gjyqësor. Ky qëndrim rrezikon të minojë besimin në drejtësi dhe tregon një tendencë për të centralizuar vendimmarrjen tek ekzekutivi. Reagimi i shoqatës së gjyqtarëve, e cila kërkon mbrojtje nga presioni dhe linçimi publik, tregon nevojën për respektim të pavarësisë së pushtetit gjyqësor. Qasja e Ramës ka ngritur kritika nga ekspertët dhe vëzhguesit e sistemit të drejtësisë, të cilët paralajmërojnë se intimidimi i gjyqtarëve mund të çojë në politizim të drejtësisë dhe dobësim të kontrollit mbi ekzekutivin.

6738 views


💾

Dy shtetas shqiptarë, Denis Puka, 28 vjeç, dhe Erisjan Laska, 29 vjeç, janë dënuar secili me nga 56 muaj burg nga Gjykata e Kurorës në Chester, pasi u...

Dy shtetas shqiptarë, Denis Puka, 28 vjeç, dhe Erisjan Laska, 29 vjeç, janë dënuar secili me nga 56 muaj burg nga Gjykata e Kurorës në Chester, pasi u shpallën fajtorë për shtatë akuza të komplotit për vjedhje me thyerje. Ata vepruan së bashku me një person të tretë ende të paidentifikuar dhe kryen grabitje gjatë tre netëve radhazi në qershor të vitit të kaluar. Mes pronave të shënjestruara ishte edhe shtëpia e ish-futbollistit të Aston Villa dhe Birmingham City, Scott Hogan, aktualisht sulmues i Milton Keynes Dons. Gjyqtari Steven Everett, Honorary Recorder of Chester, e cilësoi aktivitetin e tyre si “të sofistikuar dhe të planifikuar mirë”, duke theksuar se të pandehurit kishin rezervuar një dhomë Airbnb në Warrington, të cilën e përdornin si bazë operative, ndërsa udhëtonin nga zona të tjera për të kryer grabitjet. Ata përdorën një automjet Seat Leon të sjellë nga Sheffield, të pajisur me tre targa të falsifikuara, si dhe maska, mjete pune dhe radio komunikimi. Grabitjet u kryen kryesisht në Cheshire, duke përfshirë zona si Blackpool, Grappenhall, Knutsford, Northwich dhe Warrington. Në një nga rastet, ata arritën të vidhnin një orë Breitling dhe një Rolex me vlerë totale rreth 9 mijë paund, ndërsa në disa grabitje të tjera u larguan pa marrë asgjë pasi u diktuan. Shtëpia e Scott Hogan në Northwich u sulmua më 7 qershor rreth orës 23:30, ndërsa futbollisti ndodhej brenda me bashkëshorten e tij, atëkohë shtatzënë, dhe vajzën e vogël. Hogan u zgjua nga drita e elektrikëve që ndriçonte në dritaren e dhomës së gjumit dhe pa tre persona në oborr, duke u përpjekur t’i ndiqte, por ata u larguan. Në deklaratën e tij personale, Hogan tha se ngjarja i kishte shkaktuar shumë net pa gjumë, stres dhe ankth familjes së tij. Të pandehurit u arrestuan më shumë se një javë më vonë, pasi policia gjeti makinën Seat Leon në një kompleks banimi në Warrington, me telefona celularë, veshje, mjete pune dhe targat e rreme brenda. Laska, i cili ka një aplikim në pritje pranë Home Office dhe është i martuar me një shtetase britanike, si dhe Puka, i cili gëzon leje qëndrimi të përhershme në Britani, e pranuan fajësinë në një seancë të mëparshme dëgjimore.

26.8K views


💾

Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast vjedhjeje të ndodhur në një dyqan lulesh në Tiranë. Sipas denoncueses...

Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast vjedhjeje të ndodhur në një dyqan lulesh në Tiranë. Sipas denoncueses, një grua që shihet në pamjet e kamerave të sigurisë dyshohet se ka marrë para nga sirtari i arkës, duke u shtirur sikur po shikonte lulet. Në video, gruaja shfaqet duke bërë sikur po nuhat lulet me dorën e djathtë, ndërsa me dorën e majtë, sipas denoncueses, e fut në sirtar dhe merr paratë. Denoncuesja thotë se shuma e marrë është rreth 100 mijë lekë të vjetra (ose 100 euro), dhe i bën thirrje gruas që t’i kthejë menjëherë mbrapsht, në të kundërt rasti do të ndiqet në polici. Ngjarja, sipas qytetares, ka ndodhur pranë stacionit të fundit të Tiranës së Re, në kryqëzimin në Selitë, te “dyqani i dytë i luleve”, zonë ku ka edhe biznese të tjera, ndaj ajo shprehet e shqetësuar se mund t’u ndodhë edhe të tjerëve. Mesazhi i qytetares për JOQ: “Dua të bëj një denoncim nga një biznes lulesh. Gruaja në video ka vjedhur 100 mijë lekë ose 100 euro. Duke gënjyer e shfaqur interes për lulet, shihet se ka ulur dorën dhe ka kapur lekët. Ju lutem postojeni, pasi kalon shpesh afër zonës së dyqanit. Mund t’i ndodhë edhe ndonjë biznesi tjetër.”

36.1K views


💾

Mediat ndërkombëtare kanë raportuar se Saif al-Islam Gaddafi, i biri i ish-udhëheqësit të Libisë, është ekzekutuar në një atentat pranë qytetit Zintan...

Mediat ndërkombëtare kanë raportuar se Saif al-Islam Gaddafi, i biri i ish-udhëheqësit të Libisë, është ekzekutuar në një atentat pranë qytetit Zintan, në perëndim të vendit. Sipas raportimeve, ai dyshohet se është sulmuar nga katër persona të armatosur, të cilët e kanë vrarë në banesën e tij. Deri tani nuk ka detaje të plota dhe as identiteti i autorëve nuk është bërë i ditur. Vdekja e tij u konfirmua publikisht edhe nga Abdullah Othman, këshilltari i tij politik, i cili bëri një postim të shkurtër në Facebook, pa dhënë rrethana të mëtejshme. Ndërkohë, avokati i tij francez Marcel Ceccaldi i tha AFP se ende nuk dihet kush fshihet pas vrasjes, por shtoi se kishte marrë sinjale se “kishte probleme me sigurinë” e Saif al-Islamit rreth 10 ditë më parë. Ekipi i tij politik ka publikuar gjithashtu një deklaratë zie, duke njoftuar se po bëhen përgatitje për marrjen e trupit. Saif al-Islam, 53-vjeç, dikur shihej si pasues i mundshëm i të atit, Muammar Gaddafi, i cili sundoi Libinë për 42 vite dhe u rrëzua e u vra gjatë kryengritjes së vitit 2011.

11.8K views


💾

Një operacion hetimor i Prokurorisë së Durrësit ka zbardhur mekanizmin e frikshëm se si dy kompani të njohura tentuan të eksportonin jashtë Shqipërisë...

Një operacion hetimor i Prokurorisë së Durrësit ka zbardhur mekanizmin e frikshëm se si dy kompani të njohura tentuan të eksportonin jashtë Shqipërisë një sasi prej 2800 ton mbetjesh të rrezikshme duke i maskuar ato si mallra të ligjshme industriale. Sipas dosjes hetimore, shoqëritë Kurum International dhe Sokolaj sh.p.k kanë bashkëpunuar për të fshehur natyrën helmuese të ngarkesës që ishte nisur drejt Azisë përmes anijes Moliva. Skandali u zbulua pasi analizat laboratorike të kryera në Itali nga laboratorit i specializuar Advanced Analytical Services konfirmuan se në 102 kontejnerët e bllokuar nuk gjendej oksid hekuri ashtu siç ishte deklaruar në dokumente por mbetje me rrezikshmëri të lartë mjedisore. Rezultatet e laboratorit italian ishin dërrmuese pasi mostrat e marra direkt nga kontejnerët dhe nga mjediset e kompanisë Kurum treguan prani tejet të lartë të metaleve të rënda si zinku, hekuri, plumbi, bakri dhe squfuri. Ekspertët kimikë-mjedisorë arritën në përfundimin se ky material përfaqëson atë që njihet teknikisht si pluhuri i furrës elektrike të çelikut i cili mban kodin specifik 10 02 07* që e klasifikon ligjërisht si mbetje të rrezikshme sipas direktivave të Bashkimit Evropian. Ky pluhur është produkt i proceseve teknologjike të shkrirjes së çelikut dhe kërkon protokolle strikte trajtimi të cilat subjektet në fjalë tentuan t'i anashkalonin tërësisht. Hetimi ka dokumentuar një skemë të mirëfilltë falsifikimi të faturave tatimore për të manipuluar llojin e mallit. Dokumentet tregojnë se kompania Kurum kishte lëshuar fillimisht fatura me përshkrimin oksid zinku por më pas këto fatura janë korrigjuar me qëllim që malli të paraqitej si oksid hekuri për t'iu përshtatur kontratës së lidhur me shoqërinë Sokolaj. Prokuroria thekson se të dyja palët ishin në dijeni të plotë të rrezikshmërisë së mbetjeve dhe kanë kryer veprime konkrete për të fshehur ekzistencën e faturave origjinale duke paraqitur fatura korigjuese me qëllim eksportimin e tyre jashtë vendit duke shkelur çdo detyrim ligjor shqiptar dhe ndërkombëtar. Në qendër të kësaj marrëveshjeje rezulton edhe kompania ndërmjetëse GS Mineral D.o.o me bazë në Kroaci e cila drejtohet nga Gjoni Sokolaj djali i Gjovana Sokolajt që administron subjektin shqiptar. Megjithëse provat shkencore dhe dokumentare vërtetojnë mashtrimin administratorët e përfshirë kanë mohuar akuzat gjatë marrjes në pyetje duke pretenduar se nuk kanë pasur kurrë qëllim eksportin e mbetjeve toksike. Ky skandal mbetet një nga rastet më të rënda të krimit mjedisor në vend pasi ekspozimi i këtyre mbetjeve ndaj mjedisit mund të kishte pasoja të pariparueshme për shëndetin publik dhe ekosistemin.

13.8K views


💾

Ndërsa qeveria shqiptare e reklamon si një arritje teknologjike, ndërtimi i qendrës së parë të të dhënave (Datacenter) nga grupi izraelit ADC në zonën...

Ndërsa qeveria shqiptare e reklamon si një arritje teknologjike, ndërtimi i qendrës së parë të të dhënave (Datacenter) nga grupi izraelit ADC në zonën e Kasharit ngre pikëpyetje të forta mbi favorizimin e një subjekti privat dhe sigurinë e të dhënave shtetërore. Ky investim, që kap vlerën e 100 milionë eurove, duket se ka gjetur një "rrugë të hapur" në zyrat e administratës shqiptare, duke siguruar leje ndërtimi në një kohë rekord prej vetëm 60 ditësh. Investimi nuk po realizohet në një truall të blerë në tregun e lirë, por në 1.8 hektarë tokë shtetërore brenda zonës TEDA, me opsionin për t'u zgjeruar edhe më tej. Për më tepër, shteti shqiptar ka marrë përsipër barrën kryesore të infrastrukturës: OSHEE po ndërton një nënstacion të dedikuar dhe KESH do të furnizojë projektin me energji të gjelbër hidroelektrike. Ky angazhim masiv i burimeve publike për të lehtësuar një biznes privat ngre pyetje nëse kushte të tilla do t'u ofroheshin edhe investitorëve të tjerë, apo nëse bëhet fjalë për një trajtim preferencial të lidhur me marrëdhëniet diplomatike. Ndonëse flitet për një shifër prej 100 milionë eurosh, të dhënat tregojnë se kompania izraelite ADC ka siguruar 75% të kësaj shume përmes një kredie nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Kjo do të thotë se ekspozimi financiar i vetë aksionerëve izraelitë është i kufizuar, ndërkohë që garancitë e projektit mbështeten te kontratat e siguruara paraprakisht, përfshirë edhe ato me institucionet shtetërore shqiptare që pritet të jenë klientët kryesorë. Pika më delikate e këtij investigimi mbetet siguria kombëtare dhe sovraniteti digjital. Pas sulmeve kibernetike të vitit 2022, Shqipëria ka krijuar një varësi të fortë nga ekspertiza izraelite. Sot, një pjesë e të dhënave të qeverisë shqiptare (identiteti i institucionit mbetet sekret) pritet të ruhen në këtë qendër private në pronësi të huaj. Kush e kontrollon realisht aksesin fizik dhe digjital në këto servera? A është kjo një masë sigurie, apo një transferim i kontrollit të të dhënave te kompanitë private që kanë lidhje të ngushta me sektorin e mbrojtjes dhe inteligjencës në Izrael? Ky projekt nuk mund të shihet i shkëputur nga konteksti gjeopolitik. Kohët e fundit, Shqipëria ka rritur ndjeshëm blerjet e armatimeve nga Izraeli, përfshirë dronët dhe sistemet e artilerisë nga Elbit Systems. Ky "bum" investimesh lë të kuptohet se pas fasadës së teknologjisë, po zhvillohet një marrëdhënie komplekse ku shkëmbimet tregtare dhe dhënia e tokave shtetërore mund të jenë pjesë e marrëveshjeve më të gjera politike dhe ushtarake, larg transparencës që kërkon një shtet demokratik. Pyetje që kërkojnë përgjigje: Cila është vlera e qirasë apo koncesionit që izraelitët e ADC i paguajnë shtetit për tokën në një zonë strategjike si Kashari? Me çfarë çmimi do ta blejë kjo kompani energjinë nga KESH, në një kohë kur bizneset dhe familjet shqiptare përballen me çmime tregu? Cili institucion shtetëror do t'i besojë të dhënat e tij kësaj qendre dhe a ka pasur një garë të hapur për këtë shërbim?

42.8K views


💾

Një mesazh i mbërritur në redaksinë tonë ka ngritur pikëpyetje mbi një aksion të mundshëm të forcave të rendit që po zhvillohet gjatë ditës së sotme n...

Një mesazh i mbërritur në redaksinë tonë ka ngritur pikëpyetje mbi një aksion të mundshëm të forcave të rendit që po zhvillohet gjatë ditës së sotme në kryeqytet. Qytetarët kanë sinjalizuar praninë e uniformave blu pranë dy bizneseve që ushtrojnë aktivitetin në fushën e shërbimeve postare private, duke dërguar këtë mesazh: "Përshëndetje Joq, policia paska zbarkuar te postat. Te Posta Express 24 dhe Elite Posta." Ky denoncim vjen drejtpërdrejt nga dëshmitarët në terren të cilët kanë parë mjetet dhe efektivët e policisë të pozicionuar pranë zyrave të këtyre subjekteve. Deri në këto momente, ky informacion mbetet në nivelin e raportimit nga qytetarët, pasi autoritetet nuk kanë lëshuar ende një deklaratë për të sqaruar nëse bëhet fjalë për një kontroll të zakonshëm apo për një procedurë specifike administrative. Situata mbetet për t’u konfirmuar zyrtarisht, ndërkohë që vëmendja e kalimtarëve është tërhequr nga kjo lëvizje e papritur e forcave të rendit në këto pika shërbimi.

23.3K views


💾

Kur Mel Gibson erdhi për herë të parë në Hollywood, ishte vetëm në të 20-at. Ai thotë se ndjente “dyshime paranojake” për atë që po ndodhte rreth tij,...

Kur Mel Gibson erdhi për herë të parë në Hollywood, ishte vetëm në të 20-at. Ai thotë se ndjente “dyshime paranojake” për atë që po ndodhte rreth tij, sepse kishte gjëra që nuk i kuptonte dhe askush nuk i shpjegonte. Në fillim mendonte se po e ekzagjeronte: si ato filmat ku një i huaj futet në një qytet të çuditshëm dhe të gjithë ndalojnë së foluri sapo ai hyn. Por më vonë, sipas tij, kuptoi diçka tronditëse: shumë nga “makthet” e tij ishin reale. Gibson e përshkruan Hollywood-in jo thjesht si industri filmi, por si një sistem që të korrupton dhe të thyen moralisht, nëse nuk ruan veten. Ai flet për “paganë të vegjël pa shpirt” që përpiqen të të rrëzojnë muret, të të shkatërrojnë parimet, të të detyrojnë të devijosh. Dhe pjesa më e fortë: ai thotë se këtu ekziston një “kontratë sociale” e pashkruar, nuk duhet të nxehesh, nuk duhet të reagosh, sepse nesër të duhet të bësh prapë biznes me të njëjtët njerëz. Sipas tij, është pothuajse e nënkuptuar që në një moment do të mashtrohesh ose do të dëmtohesh. Për të mbijetuar, Gibson thotë se duhet “rezistenca e buburrecit”, sepse ky vend “të ha të gjallë”. Sot, pas publikimit të dosjeve të reja që lidhen me Jeffrey Epstein dhe botën e errët të elitave, rrëfime si ky nuk duken më “teori të çmendura”. Ndoshta disa njerëz thjesht panë më herët atë që të tjerët s’deshën ta besonin.

54.7K views


💾

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Francë, ku një 24-vjeçar është paraqitur në urgjencën e spitalit Rangueil në Toulouse, duke u ankuar për ...

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Francë, ku një 24-vjeçar është paraqitur në urgjencën e spitalit Rangueil në Toulouse, duke u ankuar për dhimbje të forta. Sipas raportimeve në mediat e huaja, i riu u shpreh se kishte futur një objekt në rektumin e tij, pa treguar qartë se çfarë ishte. Mjekët nisën procedurën për ta nxjerrë, por gjatë ndërhyrjes zbuluan se bëhej fjalë për një predhë të Luftës së Parë Botërore, rreth 20 cm e gjatë dhe pak mbi 3 cm në diametër. Pasi u kuptua çfarë objekti ishte, ndërhyrja u ndal menjëherë, pasi stafi u frikësua se predha mund të ishte aktive dhe të shpërthente. Spitali njoftoi autoritetet dhe rreth orës 01:40 në vendngjarje mbërritën policia dhe skuadra e çaktivizimit të bombave, të cilët vendosën perimetër sigurie derisa u bë verifikimi. Kontrollet paraprake konfirmuan se predha ishte e vitit 1918 dhe nuk paraqiste rrezik, çka lejoi vijimin e ndërhyrjes mjekësore. Më pas, sipas medias lokale, u hapën edhe procedura për “mbajtje municioni të kategorisë A”, megjithatë prokuroria e Toulouse nuk do ta ndjekë çështjen pasi bëhet fjalë për municion të çmilitarizuar. Gjithsesi, 24-vjeçari pritet të merret në pyetje për të shpjeguar origjinën e predhës. Rasti nuk është i pari i këtij lloji: në vitin 2022, një 88-vjeçar në Toulon u paraqit në spital me një predhë të ngjashme, ndërsa në Britani në vitin 2021 u raportua një tjetër rast me predhë të Luftës së Dytë Botërore. *Fotoja e përdorur në artikull është ilustruese*

28.8K views


💾

Banorët e zonës sipër kishës së Laçit, Bashkia Kurbin, shprehen të shqetësuar për mungesën e vëmendjes nga kryebashkiakja Majlinda Cara. Rruga në këtë...

Banorët e zonës sipër kishës së Laçit, Bashkia Kurbin, shprehen të shqetësuar për mungesën e vëmendjes nga kryebashkiakja Majlinda Cara. Rruga në këtë zonë, që lidh 3 fshatra është mbuluar nga balta, teksa në mungesë të shërbimit nga bashkia, banorët kanë nisur të pastrojnë vetë rrugë. Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme dhe dëgjim të zërit të tyre, duke theksuar se nuk kërkojnë privilegje, por trajtim të barabartë me pjesën tjetër të Bashkisë Kurbin. Ata kërkojnë një rrugë, pasi siç shihet dhe në pamje rruga aktuale është si në mesjetë. Infrastruktura dhe shërbimet bazë mbeten problematike, ndërsa banorët thonë se askush nuk i pyet për nevojat apo shqetësimet e tyre. Mungesa e komunikimit me pushtetin vendor dhe investimeve minimale ka shtuar ndjesinë e braktisjes, duke i detyruar shumë familje të largohen nga zona.

3198 views


💾

Shqipëria po përjeton një rritje të shpejtë dhe të pazakontë të numrit të shtetasve të huaj, duke u shndërruar nga vend emigrimi në një vend pritës, p...

Shqipëria po përjeton një rritje të shpejtë dhe të pazakontë të numrit të shtetasve të huaj, duke u shndërruar nga vend emigrimi në një vend pritës, pa një debat publik apo strategji të qartë shtetërore. Deri në fund të vitit 2025, mbi 27,500 të huaj jetonin në vend me leje qëndrimi, 22% më shumë se një vit më parë, ku 65% e tyre janë për arsye punësimi, një tregues i drejtpërdrejtë i mungesës së fuqisë punëtore vendase. Struktura e emigracionit ka ndryshuar ndjeshëm. Krahas Kosovës dhe Italisë, po dominojnë gjithnjë e më shumë shtetas nga India, Filipinet dhe Egjipti, të përqendruar kryesisht në sektorë me paga të ulëta si shërbimet, hoteleria dhe bujqësia. Vetëm nga India dhe Filipinet numri i të huajve u rrit mbi 100% në një vit, duke sinjalizuar një zëvendësim të fuqisë punëtore shqiptare me emigrantë nga vendet jashtë BE-së. Rritja e aplikimeve të reja për leje qëndrimi, me 47% në 2025, tregon se ky fenomen nuk është i përkohshëm, por po merr trajta strukturore. Në mungesë të politikave të integrimit, kontrollit të tregut të punës dhe transparencës mbi ndikimin social e ekonomik, Shqipëria rrezikon të përballet me tensione të reja sociale dhe deformim të tregut të punës në afatmesëm.

19.9K views


💾

Një baba në Tajlandë gjeti një mënyrë të çuditshme për t’i treguar djalit të tij se sa e dëmshme mund të jetë qëndrimi i gjatë para tabletës. Ndërsa d...

Një baba në Tajlandë gjeti një mënyrë të çuditshme për t’i treguar djalit të tij se sa e dëmshme mund të jetë qëndrimi i gjatë para tabletës. Ndërsa djali flinte thellë, ai i vendosi grimin e errët rreth syve, duke i dhënë pamjen e qeskave të mëdha e të purpurt. Kur djali u zgjua dhe u pa në pasqyrë, u tremb shumë nga ajo që pa. Babai i shpjegoi se ato ishin “dëmtime të përhershme” nga përdorimi i tepërt i iPad-it. Shikimi i frikshëm kishte për qëllim ta bëjë fëmijën të kuptonte seriozisht rrezikun. Qëllimi i babait ishte që djali të reduktonte vetë kohën që kalon para ekranit dhe të kujdeset më shumë për shëndetin e tij. Kjo shaka e vogël ishte një mënyrë kreative për të nxitur ndryshim në sjelljen e fëmijës.

25.7K views


💾

Sot do të kujtojmë një nga momentet më poetike të retorikës politike moderne, të shënuar më 1 shkurt 2025 gjatë Kuvendit Kombëtar të Forumit Rinor të ...

Sot do të kujtojmë një nga momentet më poetike të retorikës politike moderne, të shënuar më 1 shkurt 2025 gjatë Kuvendit Kombëtar të Forumit Rinor të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 Majit. Në qendër të vëmendjes aso kohe ishte fjalimi i një të riu të FRESH, Dashnor Veizaj, i cili e përshkroi rininë si “petalet më të bukura të trëndafilit socialist që nuk venitet kurrë”, duke ngritur elozhin politik në nivel metafore botanike. Një vit më pas, veç se si lëpirje për të rënë në sy të kryetarit socialist Edi Rama, këto fjali tingëllojnë më shumë si kopje stilistike e fjalimeve të diktatorit Enver Hoxha, ku rinia përshkruhej si forca punëtore, luftëtare dhe gjithmonë mirënjohëse ndaj partisë. “Ne punojmë, ne luftojmë”, një refren kolektiv që fshin individin dhe mendimin kritik, duke e shndërruar të riun në zë kori, jo në qytetar me ide, dilema dhe pyetje. Por pjesa më shqetësuese mbetet portreti i rinisë që vrapon pas duartrokitjes, pas metaforës boshe dhe pas miratimit të strukturave, pa u ndalur të pyesë ku po shkon dhe pse. Një rini që mëson të lavdërojë para se të mendojë, të brohorasë para se të kundërshtojë dhe të rreshtohet para se të zgjedhë. Satira sot nuk është te fjalimi, por te fakti që pas një viti, ai ende përfaqëson një model të rinisë që ushqehet me slogan dhe jo me liri mendimi.

28.3K views


💾

Publikimi i materialeve të reja nga dosja Epstein ka rikthyer në qendër të vëmendjes një video tronditëse që qarkullon prej vitesh në internet, ku një...

Publikimi i materialeve të reja nga dosja Epstein ka rikthyer në qendër të vëmendjes një video tronditëse që qarkullon prej vitesh në internet, ku një modele meksikane, Gabriela Rico Jiménez, shfaqet në gjendje të rënduar emocionale duke bërë akuza të rënda për atë që, sipas saj, kishte ndodhur në një “festë të elitës”. Në pamjet e shpërndara gjerësisht, ajo dëgjohet duke bërtitur se në festa të njerëzve të fuqishëm “hanë njerëz”, ndërsa përmend edhe “rituale” dhe ngjarje të tmerrshme. Videoja, sipas raportimeve që qarkullojnë online, lidhet me vitin 2009, kur Gabriela ishte rreth 21-vjeçe dhe pretendohet se ishte ftuar në një event ekskluziv ku merrnin pjesë figura të rëndësishme. Në rrjet, disa përdorues dhe faqe pretendojnë se pas atij episodi ajo u shoqërua nga policia dhe më pas u mbajt në trajtim psikiatrik, ndërsa thuhet se pas vitit 2015 nuk është dëgjuar më publikisht për të. Kjo ka sjellë edhe aludime të forta se ajo mund të jetë zhdukur, por deri tani nuk ka konfirmim zyrtar nga autoritetet që ajo të jetë e shpallur e humbur apo e zhdukur. Diskutimi është ndezur sërish sepse disa viktima të lidhura me dosjen Epstein kanë përmendur në dëshmi akuza të rënda, por vetë autoritetet kanë theksuar se shumë prej materialeve në këto dosje janë pretendime të pakonfirmuara, deklarata dëshmitarësh dhe materiale hetimore që nuk janë provuar në gjykatë. Megjithatë, videoja e Gabriela Rico Jiménez po shpërndahet me shpejtësi dhe po ngre sërish pyetjen që po qarkullon kudo online: A ishte thjesht një vajzë në krizë, apo pa diçka që nuk duhej ta shihte?

208.5K views


💾

Ky është një realitet i dhimbshëm që po prek tryezat e çdo shqiptari... Dikur ushqimi bazë i shtresave më të varfëra, sot kushtojnë 7 mijë lekë të vje...

Ky është një realitet i dhimbshëm që po prek tryezat e çdo shqiptari... Dikur ushqimi bazë i shtresave më të varfëra, sot kushtojnë 7 mijë lekë të vjetra për kilogram... Një dëshmi e pastër e dështimit të politikave ekonomike teksa zyrat e propagandës gëlojnë nga shifrat e "rritjes ekonomike" dhe sukseset imagjinare të mirëqenies së Shqipërisë së qeverisur nga Rilindja, realiteti në tregjet e vendit tregon një histori krejt tjetër. Sot, një kilogram fasule Korçe ka arritur shifrën marramendëse prej 700 lekësh. Rritja e çmimeve po na shitet si zhvillim, kur në fakt, pushteti po rrit vetëm koston e jetesës, ndërsa pagat dhe pensionet mbeten lëmosha që nuk mbulojnë as shportën bazë. Fasulja ka qenë historikisht ushqimi që mbante gjallë familjet shqiptare në ditë të vështira. Sot, me 7 mijë lekë (të vjetra) kilogrami, kjo qeveri ka arritur të bëjë të luks edhe pjatën më modeste. Kjo nuk është rritje ekonomike por zhvatje sistematike, pasi kur fasulja kushton sa mishi, "fitorja" e vetme e kësaj qeverie është varfërimi i suksesshëm i popullit të saj.

6914 views


💾

Burime pranë JOQ Albania bëjnë me dije se nesër, në orën 11:00, Gjykata Kushtetuese do të mblidhet sërish për të shqyrtuar çështjen që lidhet me zv/kr...

Burime pranë JOQ Albania bëjnë me dije se nesër, në orën 11:00, Gjykata Kushtetuese do të mblidhet sërish për të shqyrtuar çështjen që lidhet me zv/kryeministren Belinda Balluku. Seanca pritet të jetë vendimtare, në një moment kur vëmendja publike ndaj institucioneve të drejtësisë është më e lartë se kurrë. Sipas një raportimi të ardhur nga një qytetare anonime, dy nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, gjyqtarët Sander Beci dhe Marsida Xhaferrllari, pritet të votojnë në favor të zv/kryeministres. Ky pretendim vjen në një klimë të tensionuar, ku vazhdimisht është ngritur shqetësimi për ndikimin politik mbi vendimmarrjen e institucioneve të drejtësisë. Nga ana tjetër, është fakt publik se Ambasada Amerikane ka shprehur në mënyrë të përsëritur mbështetje për pavarësinë e institucioneve të drejtësisë dhe për qëndrimin e tyre përballë çdo forme presioni nga pushteti politik. Pikërisht kjo e bën edhe më të ndjeshme dhe të vëzhguar vendimmarrjen e nesërme. Në këtë kontekst, pyetja që shtrohet është e drejtpërdrejtë: a do të veprojnë gjyqtarët sipas ligjit dhe ndërgjegjes së tyre profesionale, apo sipas pritshmërive politike? Nesër, në orën 11:00, pritet të zbardhet nëse raportimi i qytetares anonime ka qenë i saktë, apo nëse Gjykata Kushtetuese do të japë një vendim që forcon besimin e publikut te drejtësia dhe pavarësia e saj.

23.3K views


💾

Në çdo vend ku mjekësia ka standarde dhe përgjegjësia është ligj, një mjeke e akuzuar se ka djegur fytyrën e një pacienteje dhe më pas është zhdukur n...

Në çdo vend ku mjekësia ka standarde dhe përgjegjësia është ligj, një mjeke e akuzuar se ka djegur fytyrën e një pacienteje dhe më pas është zhdukur nga çdo përgjegjësi, nuk do të shëtiste në podcast-e kryeministrore si shembull frymëzimi... Por në Shqipëri, realiteti është krejt tjetër. Gazetarja Ujeza Dolshani ka zgjedhur të flasë publikisht për një përvojë tronditëse pas një trajtimi estetik të kryer nga doktoresha Vilma Tafilaj. Një ndërhyrje e prezantuar si “jo invazive”, por që sipas dëshmisë së saj përfundoi në djegie serioze, plagë të rënda dhe shenja të përhershme në fytyrë. Nuk bëhet fjalë për ndonjë reagim të lehtë apo efekt anësor kalimtar. Bëhet fjalë për dëmtim real, të dukshëm dhe të pakthyeshëm. Por goditja më e rëndë nuk ishte vetëm fizike... Pas ngjarjes, sipas asaj që rrëfen Dolshani, nuk pati asnjë përpjekje për sqarim, asnjë ndjesë dhe asnjë përgjegjësi profesionale. Fillimisht u zgjodh heshtja. Më pas, reagime përçmuese. Në fund, mohimi total i gjithçkaje, si nga doktoresha, ashtu edhe nga Repeat Medical Clinic, klinika private ku ajo ushtron aktivitetin. Një sjellje që bie ndesh me çdo parim etik të mjekësisë dhe i afrohet më shumë arrogancës së paprekshme. Gazetarja tregon se u detyrua të largohej nga ekrani për një periudhë kohe, pasi fytyra e saj ishte e djegur dhe e pamundur për t’u mbuluar. Për një gazetare televizive, kjo nuk është luks i humbur. Është goditje direkte në profesion, humbje financiare, stres psikologjik dhe izolim publik. Ndërkohë, asgjë nuk ka ndryshuar për doktoreshën e akuzuar. Ajo vijon të punojë në QSUT, ushtron paralelisht në klinikë private dhe shfaqet në hapësira publike si “specialiste e suksesshme”. Pa dhënë asnjë shpjegim. Pa asnjë përgjegjësi. Pa asnjë reflektim.

53.6K views


💾

Dokumentet e publikuara nga dosjet e Jeffrey Epstein kanë zbuluar një detaj të pazakontë: nga komunikimet në email, rezulton se ai kishte siguruar tre...

Dokumentet e publikuara nga dosjet e Jeffrey Epstein kanë zbuluar një detaj të pazakontë: nga komunikimet në email, rezulton se ai kishte siguruar tre fragmente të “Kiswa”-s, mbulesës së zezë që vesh Qaben e shenjtë në Mekë. Këto objekte dyshohet se u siguruan përmes një biznesmeneje nga Emiratet, Aziza Al-Ahmadi. Në bisedat e dokumentuara, ajo përmend një kontakt saudit, Abdullah Al-Maari, si personin që ka ndihmuar në marrjen e tyre. Në një email të 22 marsit 2017, Al-Ahmadi e përshkruan pëlhurën si një objekt me “vlerë të madhe shpirtërore”, duke theksuar se ajo ishte prekur nga miliona pelegrinë gjatë ritualeve në Mekë. Materialet sugjerojnë se dërgesa përbëhej nga një copë nga pjesa e brendshme e Qabes; një fragment nga mbulesa e jashtme e përdorur dhe një pjesë e tretë e prodhuar me të njëjtin material, por e papërdorur. Për të shmangur vëmendjen, dërgesa u etiketua si “vepër arti nga Arabia Saudite”. Ajo u transportua drejt SHBA-së përmes Miamit, me destinacion final rezidencën e Epstein në St. Thomas, në Ishujt e Virgjër. Dokumentet përfshijnë detaje të plota logjistike, si faturat e transportit, pagesat dhe konfirmimet e dorëzimit. Ajo që mbetet ende e rrethuar me mister është arsyeja pse Epstein kishte interes për këto fragmente të shenjta dhe si u krijuan këto lidhje specifike, pasi komunikimet nuk japin një shpjegim mbi qëllimin e këtij koleksioni të pazakontë.

27.5K views


💾

Çmimet e produkteve bazë në bare dhe kafene, veçanërisht kafeja dhe uji i paketuar, janë rritur ndjeshëm kohët e fundit, me një rritje që varion nga 2...

Çmimet e produkteve bazë në bare dhe kafene, veçanërisht kafeja dhe uji i paketuar, janë rritur ndjeshëm kohët e fundit, me një rritje që varion nga 20 deri në 30 për qind për secilin produkt. Në disa raste, një shishe ujë 0.5 litër ka arritur të barazohet në çmim me një filxhan kafeje, madje edhe ta tejkalojë atë. Të dhënat nga tregu tregojnë se në rrjetet e mëdha të kafeve në kryeqytet, çmimi i një shisheje uji 0.5 litër ka arritur në 120 lekë, nga 70–90 lekë që ishte deri para rreth një muaji. Ndërkohë, në baret e zakonshme të Tiranës, i njëjti paketim shitet jo më pak se 90 lekë, nga rreth 70 lekë që kushtonte në fund të vitit 2025. Si pasojë e këtyre rritjeve, fatura mesatare për një kafe dhe një shishe ujë ka kaluar nga rreth 170 lekë në 220–240 lekë. Përfaqësuesit e Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, thonë se rritja e çmimit të ujit nuk ka as logjikë ekonomike dhe as etikë, veçanërisht në rastet kur uji shitet më shtrenjtë se kafeja. “Po ndjekim të njëjtën rrugë që ndoqi Greqia vite më parë, kur nisi abuzimi me çmimin e ujit dhe qeveria u detyrua të vendosë një çmim tavan prej rreth 0.5 euro". Greqia mbetet rasti unik në Europë që ka miratuar një ligj për vendosjen e çmimit tavan të ujit të thjeshtë të paketuar, zakonisht 500 ml, rreth 0.50 euro me TVSH, i detyrueshëm për bare dhe restorante. Ligji detyron gjithashtu shënimin e qartë të çmimit të ujit në menu, duke e trajtuar atë si produkt bazë jetese. Ndërkohë, në Francë ligji i detyron lokalet të ofrojnë ujë rubineti falas për klientët, çka ushtron presion indirekt mbi çmimin e ujit të paketuar, megjithëse restorantet janë të lira të vendosin çmimin që dëshirojnë për shishet. Sipas operatorëve të tregut, marzhi i fitimit për ujin e paketuar në bare mbetet i lartë. Një shishe ujë 0.5 litër, që blihet nga marketet ose furnitorët me shumicë me 35–40 lekë, shitet në ambientet e shërbimit jo më pak se 90–100 lekë. Administratorët e bareve argumentojnë se rritja e çmimit të ujit po përdoret për të amortizuar rritjen e ndjeshme të çmimit të kafesë në tregjet ndërkombëtare, si dhe rritjen e kërkesës nga fluksi i turistëve.

244 views


💾

❌