Qytetarë të shumtë kanë mbetur të bllokuar në pikat e kalimit kufitar për shkak të rënies së sistemit duke sjellë pengesa serioze në pajisjen me karto...
Qytetarë të shumtë kanë mbetur të bllokuar në pikat e kalimit kufitar për shkak të rënies së sistemit duke sjellë pengesa serioze në pajisjen me kartonin jeshil. Sipas tyre, sistemi i zyrave të sigurimeve në dogana ka dalë jashtë funksionit, duke pamundësuar përpunimin e dokumentacionit për kalimin e mjeteve. Raportimet tregojnë se problemi ka prekur të gjitha kompanitë që ofrojnë kartonin jeshil, ndërsa qytetarët theksojnë se bëhet fjalë për një situatë të përsëritur. Si pasojë, dhjetëra udhëtarë janë detyruar të presin për orë të tëra pa asnjë zgjidhje konkrete. Një qytetar që ndodhet në pikën doganore të Bllatës shprehet se prej më shumë se tre orësh sistemi është i bllokuar, ndërsa prej disa orësh qytetarët presin në radhë pa mundur të pajisen me kartonin jeshil dhe, rrjedhimisht, pa mundur të kalojnë kufirin. Sipas qytetarëve, kompanitë e sigurimeve janë biznese private, por varen nga sistemi shtetëror për aksesin online, çka po i penalizon drejtpërdrejt udhëtarët. Deri në këto momente nuk ka asnjë njoftim zyrtar për shkakun e ndërprerjes së sistemit apo për kohën e rikthimit të tij në funksion. Qytetarët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse për zgjidhjen e situatës dhe shmangien e radhëve të gjata në pikat kufitare. Denoncimi 1: Bllokim sistemi ne te gjith pikat kufitare. Te gjitha zyrat e sigurimeve neper dogana i esht nderprer sistemi. Esht rast i perseritur. Penges per prerjen e kartonit jeshil Kemi 3or qe presim dhe asnje ndryshim. Tgjitha kompanit per karton jeshil. Jan biznese private qe ndikohen nga Shteti duke i mos i aksesuar me val Jemi ne piken doganore Bllatë Denoncimi 2: Kemi 1 ore e gjys duke prit ne dogane per kartonin jeshil po nuk ka sistem nuk kalojn dot njerzit
88.1K views











