Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Një video shqetësuese e shpërndarë në rrjetet sociale po ngjall reagime të forta, pasi tregon momentin kur dy persona të veshur civil tentojnë të marr...

Një video shqetësuese e shpërndarë në rrjetet sociale po ngjall reagime të forta, pasi tregon momentin kur dy persona të veshur civil tentojnë të marrin me forcë një qytetar që kishte marrë pjesë në protestën e sotme para Kuvendit. Në pamje shihen dy civilë që e kapin qytetarin dhe përpiqen ta largojnë me forcë, pa u identifikuar dhe pa shfaqur asnjë dokument që të tregojë se përfaqësojnë një institucion shtetëror. Sipas personit që publikoi videon, tentativa nuk pati sukses dhe qytetari nuk u mor me vete. Pamjet kanë shkaktuar indinjatë në rrjetet sociale, ku shumë qytetarë kërkojnë sqarime mbi identitetin e personave të përfshirë dhe bazën ligjore të veprimeve të tyre. Videoja është një tjetër episod që vjen nga dita e tensionuar e protestës para Kuvendit, e shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe policisë, përdorim të gazit dhe ujit, si edhe shoqërime e arrestime.

36.8K views


💾

Tensionet para Kuvendit nuk janë ndalur as gjatë zhvillimit të seancës së fundit parlamentare të këtij sesioni. Pas përplasjeve me policinë, përdorimi...

Tensionet para Kuvendit nuk janë ndalur as gjatë zhvillimit të seancës së fundit parlamentare të këtij sesioni. Pas përplasjeve me policinë, përdorimit të ujit dhe gazit ndaj protestuesve, si edhe shoqërimeve të disa qytetarëve, revolta ka vijuar edhe ndaj automjeteve që hynë e dolën nga ambientet e Parlamentit. Në videon që mbërriti në redaksinë tonë shihet momenti kur një automjet del nga parkimi pranë Kuvendit dhe "bombardohet" me vezë nga protestuesit, mes thirrjeve kundër mazhorancës dhe klasës politike. Që prej orës 08:30, qindra qytetarë u mblodhën fillimisht në Sheshin Skënderbej dhe më pas marshuan drejt Parlamentit, në një protestë që u shoqërua me tensione të forta. Në disa momente protestuesit tentuan të afrohen pranë hyrjes së Kuvendit, ndërsa policia ndërhyri për t'i ndalur, duke përdorur ujë dhe gaz. Gjatë incidenteve pati edhe shoqërime e arrestime. Pavarësisht ndërhyrjes së policisë, protesta nuk u shpërnda. Qytetarët vijuan të qëndrojnë pranë Kuvendit dhe të shprehin revoltën e tyre, ndërsa hedhja e vezëve ndaj automjeteve që dilnin nga godina u kthye në një nga momentet më të komentuara të ditës. Ndërkohë, organizatorët kanë bërë thirrje që protesta të vijojë edhe mbrëmjen e sotme, në orën 19:00, kur në Tiranë do të mbahet protesta e 54-t radhazi kundër klasës politike.

71.9K views


💾

Një banore e fshatit Vërdovë, në Bashkinë Pogradec, i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar dy problematika që, sipas saj, prej jav...

Një banore e fshatit Vërdovë, në Bashkinë Pogradec, i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar dy problematika që, sipas saj, prej javësh vijojnë të mbeten pa zgjidhje, pavarësisht se janë raportuar pranë institucioneve përgjegjëse. Sipas qytetares, Rruga e Minierës, ku ndodhet edhe Qendra Shëndetësore e fshatit, ka mbetur prej gati një muaji pa ndriçim publik, pasi shtyllat nuk funksionojnë. "I kam njoftuar edhe në komunë, edhe punonjësit që janë përgjegjës për mirëmbajtjen, por deri tani nuk është bërë asgjë. Na kanë thënë se nuk kanë llamba për t'i zëvendësuar," – shprehet ajo. Banorja tregon se mungesa e ndriçimit krijon pasiguri për të gjithë banorët, veçanërisht gjatë mbrëmjes, ndërsa thekson se në të njëjtën rrugë ndodhet edhe Qendra Shëndetësore, e cila frekuentohet çdo ditë nga qytetarët. Përveç ndriçimit, ajo ngre një tjetër shqetësim që lidhet me gjendjen e vetë Qendrës Shëndetësore. Sipas saj, shkallët dhe ballkoni i godinës janë të amortizuara, duke u kthyer në rrezik për pacientët, sidomos për të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore. "Më vjen keq kur shikoj të moshuarit dhe të sëmurët se si ngjiten në ato shkallë. Ka pasur edhe raste kur janë penguar. Kam pyetur infermieret dhe doktoreshën pse nuk rregullohen, por më kanë thënë se nuk ka fonde," – tregon qytetarja. Ajo kërkon që identiteti i saj të mbetet anonim, pasi nuk dëshiron të krijojë probleme në familje për shkak të denoncimit. JOQ Albania i bën thirrje Bashkisë Pogradec dhe institucioneve përgjegjëse që të verifikojnë situatën në Rrugën e Minierës, në fshatin Vërdovë, dhe të ndërhyjnë për rikthimin e ndriçimit publik, si edhe për rehabilitimin e hyrjes së Qendrës Shëndetësore, në mënyrë që banorët të kenë kushte minimale sigurie.

26.3K views


💾

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën e Bregasit, në Bashkinë Finiq, ndërsa flakët po favorizohen nga terreni i vështirë dhe era e fortë q...

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën e Bregasit, në Bashkinë Finiq, ndërsa flakët po favorizohen nga terreni i vështirë dhe era e fortë që fryn në këtë zonë. Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar ekipet zjarrfikëse të bashkive Finiq, Sarandë dhe Delvinë, të cilat vijojnë punën në terren për të vënë flakët nën kontroll dhe për të shmangur përhapjen e tyre drejt zonave të tjera. Në ndihmë të forcave zjarrfikëse janë bashkuar edhe banorë të fshatrave Vromero dhe Shelegar, të cilët po kontribuojnë me mjete rrethanore për të frenuar avancimin e zjarrit. Gjatë operacionit është lënduar një efektiv i shërbimit zjarrfikës, i cili ka përdredhur këmbën për shkak të terrenit të vështirë. Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë njoftuar menjëherë ambulancën dhe kanë transportuar zjarrfikësin deri te mjeti i urgjencës, ku ai ka marrë ndihmën e parë mjekësore.

76.8K views


💾

Edhe pse protesta para Kuvendit vijon prej disa orësh dhe është shoqëruar me tensione e përplasje me forcat e policisë, një moment ndryshe është regji...

Edhe pse protesta para Kuvendit vijon prej disa orësh dhe është shoqëruar me tensione e përplasje me forcat e policisë, një moment ndryshe është regjistruar në fund të tubimit. Disa prej protestuesve kanë nisur të pastrojnë ambientet përreth Parlamentit, duke mbledhur mbeturinat e krijuara gjatë protestës. Në pamjet e siguruara nga vendngjarja shihen qytetarë me qese në duar, teksa mbledhin shishe plastike, letra dhe mbetje të tjera të shpërndara në trotuare dhe në rrugë. Mbeturinat ishin krijuar pas konsumimit të ushqimeve dhe pijeve gjatë protestës, por edhe si pasojë e tensioneve që shoqëruan tubimin, ku u hodhën sende të ndryshme në drejtim të forcave të policisë. Pas përfundimit të pastrimit, protestuesit i vendosën qeset me mbeturina përpara kordonit të efektivëve të Policisë së Shtetit, në një veprim simbolik që u pasqyrua edhe në pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë, situata para godinës së Kuvendit mbetet nën monitorimin e forcave të rendit, ndërsa protesta ka vijuar me thirrje dhe kërkesa drejtuar qeverisë.

21K views


💾

Një zjarr ka rënë këtë të enjte pranë pallateve të reja në Paskuqan, pasi banorë të zonës dyshohet se po digjnin mbeturina dhe shkurre. Si pasojë, fla...

Një zjarr ka rënë këtë të enjte pranë pallateve të reja në Paskuqan, pasi banorë të zonës dyshohet se po digjnin mbeturina dhe shkurre. Si pasojë, flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe përfshinë një sipërfaqe me bimësi. Për shkak të erës dhe temperaturave të larta, zjarri është përhapur me shpejtësi, duke rrezikuar zonën përreth. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po ndërhyjnë për të vënë flakët nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e tyre drejt banesave.

88.8K views


💾

Një zjarr i rënë në fshatin Romanat ka përfshirë dhe djegur ullinjtë e shumë banorëve. Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet se ka nisur kur...

Një zjarr i rënë në fshatin Romanat ka përfshirë dhe djegur ullinjtë e shumë banorëve. Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet se ka nisur kur një banor i zonës po digjte mbeturina, por flakët dolën jashtë kontrollit dhe u përhapën në parcelat me ullinj. Banorët bëjnë me dije se zjarri dhe tymi vazhdojnë prej më shumë se një ore. Edhe pse në vendngjarje ka mbërritur një mjet zjarrfikës, sipas tyre ai është larguar, ndërsa flakët vijojnë të jenë aktive. Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për të vënë nën kontroll situatën dhe për të shmangur dëme të tjera. Shkaqet e plota të ngjarjes pritet të sqarohen nga autoritetet përkatëse.

126.3K views


💾

Banorët e lagjes “Kodër” në Sarandë denoncojnë se prej kohësh përballen me mungesë të vazhdueshme të furnizimit me ujë, ndërsa thonë se, pavarësisht a...

Banorët e lagjes “Kodër” në Sarandë denoncojnë se prej kohësh përballen me mungesë të vazhdueshme të furnizimit me ujë, ndërsa thonë se, pavarësisht ankesave të përsëritura, nuk kanë marrë asnjë zgjidhje nga institucionet përgjegjëse. Sipas një qytetareje që iu drejtua redaksisë, situata është bërë e papërballueshme dhe po përsëritet vazhdimisht, duke i detyruar banorët të gjejnë zgjidhje me forcat e tyre. “Jemi banorë të lagjes ‘Kodër’ në Sarandë dhe jemi pa ujë. Nuk dimë më si do të zgjidhet ky hall. Është e pamundur të jetojmë në këto kushte. Askush nuk na jep zgjidhje dhe askush nuk përgjigjet”, shprehet qytetarja. Ajo tregon se banorët e pallatit kanë kontribuar financiarisht për të siguruar depozita dhe pompa uji, në mënyrë që të furnizohen sa herë që rrjeti ndërpret furnizimin. Për më tepër, ata detyrohen të blejnë edhe autobote me ujë, ndërkohë që vijojnë të paguajnë rregullisht faturat e ujësjellësit. “Me iniciativën tonë kemi blerë depozita dhe pompa, ndërsa sa herë mbetemi pa ujë, paguajmë nga xhepi një bot me ujë. Ndërkohë, faturën e ujit jemi të detyruar ta paguajmë. Kjo nuk është as e drejtë dhe as normale”, thotë ajo. Sipas banorëve, uji që sigurohet me autobot nuk është i pijshëm dhe mund të përdoret vetëm për nevoja higjieno-sanitare. Ata shtojnë se, pasi qëndron disa ditë në depozita, uji fillon të krijojë myk, duke ngritur shqetësime edhe për sigurinë e tij. Banorët i bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse që të ndërhyjnë sa më parë për të garantuar furnizim të rregullt me ujë dhe për t'i dhënë fund një problematike që, sipas tyre, është kthyer në një shqetësim të përditshëm.

24.8K views


💾

Një përpjekje mbresëlënëse për shpëtimin e një maceje është filmuar nga kamerat, ku disa qytetarë krijuan një zinxhir njerëzor duke zbritur nga dritar...

Një përpjekje mbresëlënëse për shpëtimin e një maceje është filmuar nga kamerat, ku disa qytetarë krijuan një zinxhir njerëzor duke zbritur nga dritarja e një ndërtese për të shpëtuar kafshën që kishte mbetur e bllokuar mbi një tendë. Qytetarët u mobilizuan menjëherë dhe, duke formuar një varg me njëri-tjetrin nga dritarja e ndërtesës drejt poshtë, u përpoqën të arrinin macen që dyshohej se kishte mbetur e bllokuar në tendë. Ndërsa operacioni i shpëtimit vazhdonte dhe të gjithë prisnin me ankth ajo që ndodhi ishte ndryshe pasi macja papritur arriti të ngjitej vetë me forcat e saj deri në katin e tretë të ndërtesës. Qytetarët që po ndiqnin momentin mbetën të habitur nga ajo që ndodhi. Pamjet e kësaj ngjarjeje u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale dhe morën vëmendje të madhe.

28.9K views


💾

Një qytetar nga Kavaja i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me një denoncim, ku ngre shqetësimin për kushtet dhe shërbimin në Urgjencën e Spitali...

Një qytetar nga Kavaja i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me një denoncim, ku ngre shqetësimin për kushtet dhe shërbimin në Urgjencën e Spitalit të Kavajës. Sipas tij, ai është kthyer pa marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, pavarësisht se kishte një plagë të hapur dhe gjakderdhje. Qytetari tregon se është paraqitur në urgjencë rreth orës 18:00, me qëllim marrjen e ndihmës së parë, por pretendon se stafi i ka komunikuar se nuk dispononin materialet bazë për ta mjekuar. "Shkova me plagë të hapur për t'u mjekuar në Urgjencën e Kavajës dhe më thanë se nuk kishin as fasho e as mjete për të ma mjekuar plagën," shkruan ai në mesazhin dërguar JOQ Albania. Sipas qytetarit, kjo nuk është hera e parë që përballet me një situatë të tillë. Ai pretendon se edhe në mars të vitit 2025, pasi ishte paraqitur me një plagë tjetër të hapur, mjekët i kishin thënë se nuk mund t'ia qepnin plagën. "Është hera e dytë që shkoj me plagë të hapur dhe nuk ma mjekojnë. Në mars të vitit 2025 më thanë se nuk dinin ta qepnin. U detyrova të shkoja deri në Durrës duke drejtuar makinën i mbuluar në gjak, ku më qepën dhe më dhanë ndihmën mjekësore," pretendon ai. Qytetari shpreh shqetësimin se mungesa e materialeve bazë dhe, sipas tij, e personelit të specializuar, po i detyron banorët e Kavajës të kërkojnë ndihmë në spitale të tjera, edhe në raste urgjente. "Ju lutem publikojeni. Po vdesim në Kavajë, nuk ka mjete dhe nuk ka mjekë të duhur," përfundon ai në denoncimin e tij. JOQ Albania nuk mund t'i verifikojë në mënyrë të pavarur pretendimet e qytetarit dhe është në pritje të një reagimi nga Spitali i Kavajës dhe institucionet përgjegjëse për të sqaruar rrethanat e këtij denoncimi dhe për t'iu përgjigjur shqetësimeve të ngritura.

8279 views


💾

Në një kohë kur ditëlindjet shoqërohen gjithnjë e më shumë me festa luksoze dhe dhurata të shtrenjta, një nënë ka zgjedhur t'i dhurojë vajzës së saj d...

Në një kohë kur ditëlindjet shoqërohen gjithnjë e më shumë me festa luksoze dhe dhurata të shtrenjta, një nënë ka zgjedhur t'i dhurojë vajzës së saj diçka që nuk zbehet me kalimin e viteve: një letër të shkruar me dorë, plot dashuri, këshilla dhe vlera për jetën. Mesazhi ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku vetë dërguesja e cilëson këtë gjest si një shembull të bukur për të gjithë prindërit, në një kohë kur po humbet gjithnjë e më shumë zakoni i të shkruarit letra dhe i shprehjes së ndjenjave me fjalë të sinqerta. Në letrën dedikuar vajzës së saj, Ajlës, në ditëlindjen e 11-të, nëna rrëfen emocionet që nga momenti kur u bë prind për herë të parë, kujton rrugëtimin e tyre së bashku dhe i përcjell këshilla që shpreson ta shoqërojnë gjatë gjithë jetës. Mes të tjerash, ajo e nxit të jetë e ndershme, e sjellshme, të flasë gjithmonë me respekt, të besojë te vetja dhe të mos harrojë se karakteri dhe edukata vlejnë më shumë se çdo pasuri materiale. Ajo i kujton gjithashtu se suksesi ka kuptim vetëm kur shoqërohet me përulësi, mirënjohje dhe dinjitet. Në fund të letrës, nëna shpjegon edhe arsyen pse këtë vit nuk zgjodhi një festë të madhe apo një dhuratë materiale. "Ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit të kam bërë dhuratë këtë letër, jo një festë të madhe, por një kujtim që mbetet përgjithmonë me ty. Sepse disa dhurata nuk kanë nevojë të mbështillen me letër, ato mbahen në zemër." Në një shoqëri ku ritmi i jetës shpesh na largon nga gjestet e thjeshta, kjo letër rikujton se fjalët e shkruara me zemër mund të jenë dhurata më e vyer që një prind i lë fëmijës së tij.

6434 views


💾

E shpallën Park Kombëtar që t’i marrin sytë botës me bukuritë e Vjosës, po bashkia e Këlcyrës mesa duket e ka marrë fjalën “park” fjalë për fjalë dhe ...

E shpallën Park Kombëtar që t’i marrin sytë botës me bukuritë e Vjosës, po bashkia e Këlcyrës mesa duket e ka marrë fjalën “park” fjalë për fjalë dhe ka vendosur ta kthejë në koshin e madh të plehrave të zonës, pasi mbetjet urbane të mbledhura prej saj po depozitohen hapur, fare pranë shtratit të lumit, duke shtuar shqetësimet për ndotjen e një prej zonave më të mbrojtura natyrore në Shqipëri. Mbetjet grumbullohen pa asnjë lloj trajtimi të përshtatshëm, në një venddepozitim të improvizuar pranë lumit, çka ka alarmuar banorët e zonës të cilët janë të tmerruar nga aromat e pakëndshme, ndotja e mjedisit dhe rreziku fiks që mbetjet të përfundojnë në ujërat e Vjosës gjatë reshjeve të dendura ose erërave të fortë. Vjosa, e shpallur Park Kombëtar për vlerat e saj unike natyrore dhe biodiversitetin që mbart, po përballet sërish me këtë katastrofë të menaxhimit të mbetjeve, ku depozitimi i tyre buzë lumit tregon qartë mungesën e një zgjidhjeje të qëndrueshme dhe në përputhje me standardet mjedisore. Tashmë mbetet për t’u parë nëse Bashkia Këlcyrë dhe institucionet përgjegjëse do të ndërhyjnë ndonjëherë për ta ndalur këtë praktikë skandaloze dhe për të mbrojtur një nga pasuritë natyrore më të rëndësishme të vendit, apo do vazudojnë të bëjnë sehir ndërkohë që lumi i fundit i egër mbytet në plehra.

3705 views


💾

Dhjetëra banorë të zonës naftëmbajtëse Patos-Marinzë protestuan paraditen e së enjtes përpara zyrave të kompanisë Bankers Petroleum, duke kërkuar page...

Dhjetëra banorë të zonës naftëmbajtëse Patos-Marinzë protestuan paraditen e së enjtes përpara zyrave të kompanisë Bankers Petroleum, duke kërkuar pagesën e qirasë për tokat e tyre që prej vitesh shërbejnë si poligon i arit të zi ku dikur mbillej grurë e sot mbillen vetëm zhgënjime, ndërkohë që rreth 800 banorë të fshatrave Marinzë, Belinë, Sheqishte, Zharrëz, Kallm, Frashër dhe Kuman presin ende qiranë vjetore të vitit 2026 ndërsa tokat e tyre vazhdojnë të gumëzhijnë nga rrugët, parkingjet, sheshet teknike dhe puset e naftës të ngritura aty që prej vitit 2010. Përballë kësaj situate, banorët po përballen me një oreks të çuditshëm të kompanisë e cila duket se kërkon ta shndërrojë kontratën e tyre në një lloj lotarie ku pagesa vjetore kthehet në një herë në dy vjet, ndërkohë që vlera e qirasë pretendohet të përgjysmohet nga 400 lekë për metër katror në vetëm 200 lekë, sikur toka e tyre të jetë bërë çiflig i braktisur pa zot, gjë që i ka detyruar pronarët të zbresin në shesh për të kërkuar drejtësi dhe për t’i kujtuar Bankers-it se kontratat nuk janë fletë-palosje që ndryshojnë sipas oreksit të fitimeve. Protestuesit paralajmëruan se nëse kërkesat e tyre legjitime nuk merren parasysh, situata do të përshkallëzohet deri në atë pikë sa do të kërkojnë rikthimin e tokave në gjendjen e mëparshme duke mos lejuar më asnjë metër katror shfrytëzim pa u respektuar detyrimet kontraktore, pasi për këto 800 familje të zonës naftëmbajtëse Patos-Marinzë qiraja nuk është luks apo bonus bilanci, por e vetmja cope bukë goje që po rrezikon të tretet mes tymit dhe premtimeve të pambajtura të arit të zi.

2987 views


💾

Një automjet është përfshirë nga flakët në Valias, Kashar, duke shkaktuar panik te banorët e zonës dhe duke rrezikuar të përfshijë edhe mjete të tjera...

Një automjet është përfshirë nga flakët në Valias, Kashar, duke shkaktuar panik te banorët e zonës dhe duke rrezikuar të përfshijë edhe mjete të tjera që ndodheshin pranë. Sipas denoncimit të mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, zjarri dyshohet se ka nisur si pasojë e një shkëndije elektrike në linjën e energjisë, e cila ka bërë që flakët të përhapen me shpejtësi në zonën ku ishte parkuar automjeti. Në pamjet e dërguara në redaksi shihet automjeti i përfshirë plotësisht nga flakët, ndërsa tymi i dendur mbulon zonën. Pranë automjetit ndodhej edhe një skaf i parkuar, i cili, sipas banorëve, rrezikoi të përfshihej nga zjarri. Qytetarët tregojnë se momentet e para kanë qenë kritike, ndërsa përveç ndërhyrjes së shërbimit zjarrfikës, reagimi i shpejtë i disa banorëve dhe fëmijëve të lagjes ndihmoi që flakët të mos përhapeshin më tej. Pak minuta më vonë, në vendngjarje mbërritën edhe forcat zjarrfikëse, të cilat vunë nën kontroll zjarrin dhe shmangën një përshkallëzim të mëtejshëm të situatës. Fatmirësisht, deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa automjeti ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale. Shkaqet e sakta të zjarrit pritet të përcaktohen nga autoritetet pas përfundimit të verifikimeve, ndërsa banorët kërkojnë kontroll të linjave elektrike në zonë, duke shprehur shqetësimin se incidente të ngjashme mund të rrezikojnë banesat dhe jetën e qytetarëve nëse nuk merren masa në kohë.

58.7K views


💾

Një ditë pasi JOQ Albania publikoi denoncimin e qytetarëve për grumbullimin e mbeturinave pranë zonës së Fafa Resort në Golem, situata ka ndryshuar. Q...

Një ditë pasi JOQ Albania publikoi denoncimin e qytetarëve për grumbullimin e mbeturinave pranë zonës së Fafa Resort në Golem, situata ka ndryshuar. Qytetarët kanë dërguar pamje të reja në redaksinë tonë, ku shihet se zona është pastruar dhe mbeturinat janë larguar. Në denoncimin e publikuar një ditë më parë, banorët pretendonin se prej rreth dy javësh mungonin koshat e mbeturinave dhe se mbetjet hidheshin në tokë, ndërsa, sipas tyre, shërbimet e pastrimit nuk po ndërhynin. Pas publikimit të rastit në JOQ Albania, autoritetet kanë reaguar duke pastruar vendgrumbullimin e mbeturinave, duke rikthyer pastërtinë në një nga zonat më të frekuentuara të sezonit turistik. Ky është një tjetër rast që tregon se denoncimet e qytetarëve kanë ndikim dhe se reagimi i institucioneve është i mundur kur problematikat bëhen publike. JOQ Albania falënderon qytetarët që vazhdojnë të na besojnë me denoncimet e tyre dhe i inkurajon të vijojnë të raportojnë çdo problematikë që hasin, pasi zëri i tyre mbetet mjeti më i fortë për të nxitur reagimin e institucioneve.

19.4K views


💾

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i rëndë i ndodhur pasditen e kësaj të marte në rrethrrotullimin e TEG-ut, në Tiranë, ku një betoniere doli ...

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i rëndë i ndodhur pasditen e kësaj të marte në rrethrrotullimin e TEG-ut, në Tiranë, ku një betoniere doli nga rruga dhe përfundoi poshtë urës. Sipas informacioneve të reja, drejtuesi i betonieres ka humbur jetën, ndërsa një person tjetër ka mbetur i plagosur si pasojë e përplasjes. Nga të dhënat paraprake mësohet se betoniereja është përplasur fillimisht me një automjet tip “Audi” në pjesën e sipërme të rrugës, ndërsa më pas ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga lartësia e rrethrrotullimit, duke përfunduar në pjesën e poshtme të aksit rrugor. Gjatë rënies, mjeti i tonazhit të rëndë ka goditur edhe një tjetër automjet që ndodhej poshtë urës. Në vendngjarje ndodhen efektivët e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të dinamikës së aksidentit dhe shkaqeve që sollën humbjen e kontrollit të betonieres.

81.1K views


💾

Një tjetër denoncim ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga Shkodra, një ditë pasi qytetarët raportuan mungesën e furnizimit me ujë të pijshëm në ...

Një tjetër denoncim ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga Shkodra, një ditë pasi qytetarët raportuan mungesën e furnizimit me ujë të pijshëm në banesat e tyre. Sipas një qytetari, pas ndërprerjes së gjatë të furnizimit, uji është rikthyer, por me probleme në cilësi. Në një mesazh dërguar redaksisë, ai shprehet se nga rubinetat ka dalë ujë i ndotur me baltë. “Përshëndetje, shikoni në Shkodër. Mirë që na lanë pa ujë gjithë ditën dje, po edhe ujin e kanë sjellë me dhe e përzier me ujëra të zeza në Shkodër. Ja çfarë bën Beneti”, shkruan qytetari. Denoncuesi ngre shqetësimin për gjendjen e furnizimit me ujë, veçanërisht gjatë ditëve me temperatura të larta, kur mungesa e këtij shërbimi bazë vështirëson jetën e banorëve.

15.3K views


💾

Pas stuhisë së fortë që goditi jugun e vendit, dëmet në Ksamil vijojnë të jenë të dukshme, ndërsa një biznes në zonë denoncon se nuk ka marrë asnjë mb...

Pas stuhisë së fortë që goditi jugun e vendit, dëmet në Ksamil vijojnë të jenë të dukshme, ndërsa një biznes në zonë denoncon se nuk ka marrë asnjë mbështetje nga institucionet, pavarësisht humbjeve të konsiderueshme. Në pamjet e dërguara në redaksinë e JOQ Albania shihen dëmet e shkaktuara në ambientet e një restoranti, ku era e fortë ka shkatërruar shezllonet, çadrat, tavolinat dhe karriget e vendosura në plazh. Sipas përfaqësuesve të biznesit, pas stuhisë është kontaktuar Bashkia për të kërkuar një zgjidhje, por përgjigjja që kanë marrë ka qenë se nuk ka mundësi për të ofruar ndihmë. Biznesi ngre pyetjen se ku është mbështetja e institucioneve në raste të tilla, duke theksuar se ndërsa flitet për rikthim të normalitetit në Sarandë dhe Ksamil, shumë sipërmarrje vijojnë të përballen me pasojat e motit të keq. "Paguajmë taksa gjatë gjithë vitit, kontribuojmë në ekonomi dhe krijojmë vende pune. Në një situatë të tillë prisnim të paktën një vlerësim të dëmeve dhe një plan mbështetjeje, por deri tani nuk kemi marrë asnjë ndihmë", shprehen ata. Përmes JOQ Albania, biznesi u bën thirrje institucioneve përgjegjëse të vlerësojnë dëmet dhe të marrin masa konkrete për të mbështetur subjektet që janë prekur nga stuhia.

34.1K views


💾

❌