Banorët e zonës sipër kishës së Laçit, Bashkia Kurbin, shprehen të shqetësuar për mungesën e vëmendjes nga kryebashkiakja Majlinda Cara. Rruga në këtë zonë, që lidh 3 fshatra është mbuluar nga balta, teksa në mungesë të shërbimit nga bashkia, banorët kanë nisur të pastrojnë vetë rrugë. Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme dhe dëgjim të zërit të tyre, duke theksuar se nuk kërkojnë privilegje, por trajtim të barabartë me pjesën tjetër të Bashkisë Kurbin. Ata kërkojnë një rrugë, pasi siç shihet dhe në pamje rruga aktuale është si në mesjetë. Infrastruktura dhe shërbimet bazë mbeten problematike, ndërsa banorët thonë se askush nuk i pyet për nevojat apo shqetësimet e tyre. Mungesa e komunikimit me pushtetin vendor dhe investimeve minimale ka shtuar ndjesinë e braktisjes, duke i detyruar shumë familje të largohen nga zona.
Shqipëria po përjeton një rritje të shpejtë dhe të pazakontë të numrit të shtetasve të huaj, duke u shndërruar nga vend emigrimi në një vend pritës, pa një debat publik apo strategji të qartë shtetërore. Deri në fund të vitit 2025, mbi 27,500 të huaj jetonin në vend me leje qëndrimi, 22% më shumë se një vit më parë, ku 65% e tyre janë për arsye punësimi, një tregues i drejtpërdrejtë i mungesës së fuqisë punëtore vendase. Struktura e emigracionit ka ndryshuar ndjeshëm. Krahas Kosovës dhe Italisë, po dominojnë gjithnjë e më shumë shtetas nga India, Filipinet dhe Egjipti, të përqendruar kryesisht në sektorë me paga të ulëta si shërbimet, hoteleria dhe bujqësia. Vetëm nga India dhe Filipinet numri i të huajve u rrit mbi 100% në një vit, duke sinjalizuar një zëvendësim të fuqisë punëtore shqiptare me emigrantë nga vendet jashtë BE-së. Rritja e aplikimeve të reja për leje qëndrimi, me 47% në 2025, tregon se ky fenomen nuk është i përkohshëm, por po merr trajta strukturore. Në mungesë të politikave të integrimit, kontrollit të tregut të punës dhe transparencës mbi ndikimin social e ekonomik, Shqipëria rrezikon të përballet me tensione të reja sociale dhe deformim të tregut të punës në afatmesëm.
Një baba në Tajlandë gjeti një mënyrë të çuditshme për t’i treguar djalit të tij se sa e dëmshme mund të jetë qëndrimi i gjatë para tabletës. Ndërsa djali flinte thellë, ai i vendosi grimin e errët rreth syve, duke i dhënë pamjen e qeskave të mëdha e të purpurt. Kur djali u zgjua dhe u pa në pasqyrë, u tremb shumë nga ajo që pa. Babai i shpjegoi se ato ishin “dëmtime të përhershme” nga përdorimi i tepërt i iPad-it. Shikimi i frikshëm kishte për qëllim ta bëjë fëmijën të kuptonte seriozisht rrezikun. Qëllimi i babait ishte që djali të reduktonte vetë kohën që kalon para ekranit dhe të kujdeset më shumë për shëndetin e tij. Kjo shaka e vogël ishte një mënyrë kreative për të nxitur ndryshim në sjelljen e fëmijës.
Sot do të kujtojmë një nga momentet më poetike të retorikës politike moderne, të shënuar më 1 shkurt 2025 gjatë Kuvendit Kombëtar të Forumit Rinor të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 Majit. Në qendër të vëmendjes aso kohe ishte fjalimi i një të riu të FRESH, Dashnor Veizaj, i cili e përshkroi rininë si “petalet më të bukura të trëndafilit socialist që nuk venitet kurrë”, duke ngritur elozhin politik në nivel metafore botanike. Një vit më pas, veç se si lëpirje për të rënë në sy të kryetarit socialist Edi Rama, këto fjali tingëllojnë më shumë si kopje stilistike e fjalimeve të diktatorit Enver Hoxha, ku rinia përshkruhej si forca punëtore, luftëtare dhe gjithmonë mirënjohëse ndaj partisë. “Ne punojmë, ne luftojmë”, një refren kolektiv që fshin individin dhe mendimin kritik, duke e shndërruar të riun në zë kori, jo në qytetar me ide, dilema dhe pyetje. Por pjesa më shqetësuese mbetet portreti i rinisë që vrapon pas duartrokitjes, pas metaforës boshe dhe pas miratimit të strukturave, pa u ndalur të pyesë ku po shkon dhe pse. Një rini që mëson të lavdërojë para se të mendojë, të brohorasë para se të kundërshtojë dhe të rreshtohet para se të zgjedhë. Satira sot nuk është te fjalimi, por te fakti që pas një viti, ai ende përfaqëson një model të rinisë që ushqehet me slogan dhe jo me liri mendimi.
Publikimi i materialeve të reja nga dosja Epstein ka rikthyer në qendër të vëmendjes një video tronditëse që qarkullon prej vitesh në internet, ku një modele meksikane, Gabriela Rico Jiménez, shfaqet në gjendje të rënduar emocionale duke bërë akuza të rënda për atë që, sipas saj, kishte ndodhur në një “festë të elitës”. Në pamjet e shpërndara gjerësisht, ajo dëgjohet duke bërtitur se në festa të njerëzve të fuqishëm “hanë njerëz”, ndërsa përmend edhe “rituale” dhe ngjarje të tmerrshme. Videoja, sipas raportimeve që qarkullojnë online, lidhet me vitin 2009, kur Gabriela ishte rreth 21-vjeçe dhe pretendohet se ishte ftuar në një event ekskluziv ku merrnin pjesë figura të rëndësishme. Në rrjet, disa përdorues dhe faqe pretendojnë se pas atij episodi ajo u shoqërua nga policia dhe më pas u mbajt në trajtim psikiatrik, ndërsa thuhet se pas vitit 2015 nuk është dëgjuar më publikisht për të. Kjo ka sjellë edhe aludime të forta se ajo mund të jetë zhdukur, por deri tani nuk ka konfirmim zyrtar nga autoritetet që ajo të jetë e shpallur e humbur apo e zhdukur. Diskutimi është ndezur sërish sepse disa viktima të lidhura me dosjen Epstein kanë përmendur në dëshmi akuza të rënda, por vetë autoritetet kanë theksuar se shumë prej materialeve në këto dosje janë pretendime të pakonfirmuara, deklarata dëshmitarësh dhe materiale hetimore që nuk janë provuar në gjykatë. Megjithatë, videoja e Gabriela Rico Jiménez po shpërndahet me shpejtësi dhe po ngre sërish pyetjen që po qarkullon kudo online: A ishte thjesht një vajzë në krizë, apo pa diçka që nuk duhej ta shihte?
Ky është një realitet i dhimbshëm që po prek tryezat e çdo shqiptari... Dikur ushqimi bazë i shtresave më të varfëra, sot kushtojnë 7 mijë lekë të vjetra për kilogram... Një dëshmi e pastër e dështimit të politikave ekonomike teksa zyrat e propagandës gëlojnë nga shifrat e "rritjes ekonomike" dhe sukseset imagjinare të mirëqenies së Shqipërisë së qeverisur nga Rilindja, realiteti në tregjet e vendit tregon një histori krejt tjetër. Sot, një kilogram fasule Korçe ka arritur shifrën marramendëse prej 700 lekësh. Rritja e çmimeve po na shitet si zhvillim, kur në fakt, pushteti po rrit vetëm koston e jetesës, ndërsa pagat dhe pensionet mbeten lëmosha që nuk mbulojnë as shportën bazë. Fasulja ka qenë historikisht ushqimi që mbante gjallë familjet shqiptare në ditë të vështira. Sot, me 7 mijë lekë (të vjetra) kilogrami, kjo qeveri ka arritur të bëjë të luks edhe pjatën më modeste. Kjo nuk është rritje ekonomike por zhvatje sistematike, pasi kur fasulja kushton sa mishi, "fitorja" e vetme e kësaj qeverie është varfërimi i suksesshëm i popullit të saj.
Burime pranë JOQ Albania bëjnë me dije se nesër, në orën 11:00, Gjykata Kushtetuese do të mblidhet sërish për të shqyrtuar çështjen që lidhet me zv/kryeministren Belinda Balluku. Seanca pritet të jetë vendimtare, në një moment kur vëmendja publike ndaj institucioneve të drejtësisë është më e lartë se kurrë. Sipas një raportimi të ardhur nga një qytetare anonime, dy nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, gjyqtarët Sander Beci dhe Marsida Xhaferrllari, pritet të votojnë në favor të zv/kryeministres. Ky pretendim vjen në një klimë të tensionuar, ku vazhdimisht është ngritur shqetësimi për ndikimin politik mbi vendimmarrjen e institucioneve të drejtësisë. Nga ana tjetër, është fakt publik se Ambasada Amerikane ka shprehur në mënyrë të përsëritur mbështetje për pavarësinë e institucioneve të drejtësisë dhe për qëndrimin e tyre përballë çdo forme presioni nga pushteti politik. Pikërisht kjo e bën edhe më të ndjeshme dhe të vëzhguar vendimmarrjen e nesërme. Në këtë kontekst, pyetja që shtrohet është e drejtpërdrejtë: a do të veprojnë gjyqtarët sipas ligjit dhe ndërgjegjes së tyre profesionale, apo sipas pritshmërive politike? Nesër, në orën 11:00, pritet të zbardhet nëse raportimi i qytetares anonime ka qenë i saktë, apo nëse Gjykata Kushtetuese do të japë një vendim që forcon besimin e publikut te drejtësia dhe pavarësia e saj.
Në çdo vend ku mjekësia ka standarde dhe përgjegjësia është ligj, një mjeke e akuzuar se ka djegur fytyrën e një pacienteje dhe më pas është zhdukur nga çdo përgjegjësi, nuk do të shëtiste në podcast-e kryeministrore si shembull frymëzimi... Por në Shqipëri, realiteti është krejt tjetër. Gazetarja Ujeza Dolshani ka zgjedhur të flasë publikisht për një përvojë tronditëse pas një trajtimi estetik të kryer nga doktoresha Vilma Tafilaj. Një ndërhyrje e prezantuar si “jo invazive”, por që sipas dëshmisë së saj përfundoi në djegie serioze, plagë të rënda dhe shenja të përhershme në fytyrë. Nuk bëhet fjalë për ndonjë reagim të lehtë apo efekt anësor kalimtar. Bëhet fjalë për dëmtim real, të dukshëm dhe të pakthyeshëm. Por goditja më e rëndë nuk ishte vetëm fizike... Pas ngjarjes, sipas asaj që rrëfen Dolshani, nuk pati asnjë përpjekje për sqarim, asnjë ndjesë dhe asnjë përgjegjësi profesionale. Fillimisht u zgjodh heshtja. Më pas, reagime përçmuese. Në fund, mohimi total i gjithçkaje, si nga doktoresha, ashtu edhe nga Repeat Medical Clinic, klinika private ku ajo ushtron aktivitetin. Një sjellje që bie ndesh me çdo parim etik të mjekësisë dhe i afrohet më shumë arrogancës së paprekshme. Gazetarja tregon se u detyrua të largohej nga ekrani për një periudhë kohe, pasi fytyra e saj ishte e djegur dhe e pamundur për t’u mbuluar. Për një gazetare televizive, kjo nuk është luks i humbur. Është goditje direkte në profesion, humbje financiare, stres psikologjik dhe izolim publik. Ndërkohë, asgjë nuk ka ndryshuar për doktoreshën e akuzuar. Ajo vijon të punojë në QSUT, ushtron paralelisht në klinikë private dhe shfaqet në hapësira publike si “specialiste e suksesshme”. Pa dhënë asnjë shpjegim. Pa asnjë përgjegjësi. Pa asnjë reflektim.
Dokumentet e publikuara nga dosjet e Jeffrey Epstein kanë zbuluar një detaj të pazakontë: nga komunikimet në email, rezulton se ai kishte siguruar tre fragmente të “Kiswa”-s, mbulesës së zezë që vesh Qaben e shenjtë në Mekë. Këto objekte dyshohet se u siguruan përmes një biznesmeneje nga Emiratet, Aziza Al-Ahmadi. Në bisedat e dokumentuara, ajo përmend një kontakt saudit, Abdullah Al-Maari, si personin që ka ndihmuar në marrjen e tyre. Në një email të 22 marsit 2017, Al-Ahmadi e përshkruan pëlhurën si një objekt me “vlerë të madhe shpirtërore”, duke theksuar se ajo ishte prekur nga miliona pelegrinë gjatë ritualeve në Mekë. Materialet sugjerojnë se dërgesa përbëhej nga një copë nga pjesa e brendshme e Qabes; një fragment nga mbulesa e jashtme e përdorur dhe një pjesë e tretë e prodhuar me të njëjtin material, por e papërdorur. Për të shmangur vëmendjen, dërgesa u etiketua si “vepër arti nga Arabia Saudite”. Ajo u transportua drejt SHBA-së përmes Miamit, me destinacion final rezidencën e Epstein në St. Thomas, në Ishujt e Virgjër. Dokumentet përfshijnë detaje të plota logjistike, si faturat e transportit, pagesat dhe konfirmimet e dorëzimit. Ajo që mbetet ende e rrethuar me mister është arsyeja pse Epstein kishte interes për këto fragmente të shenjta dhe si u krijuan këto lidhje specifike, pasi komunikimet nuk japin një shpjegim mbi qëllimin e këtij koleksioni të pazakontë.
Çmimet e produkteve bazë në bare dhe kafene, veçanërisht kafeja dhe uji i paketuar, janë rritur ndjeshëm kohët e fundit, me një rritje që varion nga 20 deri në 30 për qind për secilin produkt. Në disa raste, një shishe ujë 0.5 litër ka arritur të barazohet në çmim me një filxhan kafeje, madje edhe ta tejkalojë atë. Të dhënat nga tregu tregojnë se në rrjetet e mëdha të kafeve në kryeqytet, çmimi i një shisheje uji 0.5 litër ka arritur në 120 lekë, nga 70–90 lekë që ishte deri para rreth një muaji. Ndërkohë, në baret e zakonshme të Tiranës, i njëjti paketim shitet jo më pak se 90 lekë, nga rreth 70 lekë që kushtonte në fund të vitit 2025. Si pasojë e këtyre rritjeve, fatura mesatare për një kafe dhe një shishe ujë ka kaluar nga rreth 170 lekë në 220–240 lekë. Përfaqësuesit e Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, thonë se rritja e çmimit të ujit nuk ka as logjikë ekonomike dhe as etikë, veçanërisht në rastet kur uji shitet më shtrenjtë se kafeja. “Po ndjekim të njëjtën rrugë që ndoqi Greqia vite më parë, kur nisi abuzimi me çmimin e ujit dhe qeveria u detyrua të vendosë një çmim tavan prej rreth 0.5 euro". Greqia mbetet rasti unik në Europë që ka miratuar një ligj për vendosjen e çmimit tavan të ujit të thjeshtë të paketuar, zakonisht 500 ml, rreth 0.50 euro me TVSH, i detyrueshëm për bare dhe restorante. Ligji detyron gjithashtu shënimin e qartë të çmimit të ujit në menu, duke e trajtuar atë si produkt bazë jetese. Ndërkohë, në Francë ligji i detyron lokalet të ofrojnë ujë rubineti falas për klientët, çka ushtron presion indirekt mbi çmimin e ujit të paketuar, megjithëse restorantet janë të lira të vendosin çmimin që dëshirojnë për shishet. Sipas operatorëve të tregut, marzhi i fitimit për ujin e paketuar në bare mbetet i lartë. Një shishe ujë 0.5 litër, që blihet nga marketet ose furnitorët me shumicë me 35–40 lekë, shitet në ambientet e shërbimit jo më pak se 90–100 lekë. Administratorët e bareve argumentojnë se rritja e çmimit të ujit po përdoret për të amortizuar rritjen e ndjeshme të çmimit të kafesë në tregjet ndërkombëtare, si dhe rritjen e kërkesës nga fluksi i turistëve.
Një rast i rëndë ndëshkimi publik është raportuar në provincën Aceh në Indonezi, ku një burrë dhe një grua janë dënuar me nga 140 goditje me kamzhik secili, sipas ligjeve lokale të Sharias. Sipas raportimeve, çifti u ndëshkua publikisht në një park, nën praninë e dhjetëra qytetarëve. Ata u goditën në shpinë me një shkop të hollë prej bastuni, ndërsa ndëshkimi u krye nga persona të maskuar. Autoritetet lokale bëjnë me dije se dënimi përfshinte 100 goditje për marrëdhënie seksuale jashtë martese dhe 40 të tjera për konsumim alkooli, duke e çuar totalin në 140 goditje për secilin. Gjatë ndëshkimit, gruaja humbi ndjenjat pasi i ranë të fikët, dhe më pas u shoqërua me ambulancë për ndihmë mjekësore. Ndërkohë edhe burri u pa duke shfaqur shenja dhimbjeje gjatë goditjeve, sipas pamjeve të publikuara. Raportohet se ky është ndër rastet me numrin më të lartë të goditjeve të dhëna publikisht në Aceh, rajoni i vetëm në Indonezi ku zbatohet një version i ligjit Sharia, pas autonomisë së veçantë të dhënë në vitin 2001. Në të njëjtën ditë, sipas autoriteteve, u ndëshkuan edhe persona të tjerë për shkelje të kodit islamik lokal, përfshirë edhe një efektiv të policisë së Sharias dhe partneren e tij, të cilët morën nga 23 goditje secili. Ndëshkimi me kamzhik në Aceh mbetet i mbështetur nga një pjesë e komunitetit si masë frenuese, por është kritikuar prej vitesh nga organizata ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, të cilat e konsiderojnë këtë praktikë si çnjerëzore dhe poshtëruese.#EmClimaUltraLeve
Në redaksinë e JOQ Albania ka mbërritur një video ku shihen efektivë të Policisë së Durrësit, të pajisur me maska, teksa kryejnë kontrolle në një lokal. Sipas qytetarit që e ka dërguar videon, policët kanë hyrë nëpër kafe “gjoja për kontrolle për lloto”, por mënyra si paraqiten me maska, sikur po futen për të kapur kriminelin më të rrezikshëm të qytetit, e bën gjithë skenën të duket më shumë si shfaqje force sesa kontroll rutinë. “Përshëndetje JOQ. Shife si bastis policia me maska në Durrës. Shkojnë nëpër kafe gjoja kontrollojnë për lloto, se kanë hall që të mbrojnë kriminelat”, shkruan qytetari. Ironia është e thjeshtë: për kafenetë dhe qytetarët e zakonshëm shteti del me “armaturë”, maska dhe skenë aksioni… ndërsa përballë trafikut e kontrabandës, që janë plagë shumë më e madhe, Durrësi duket sikur lihet në mëshirë të fatit. Durrësi është porti më i madh i vendit dhe ndër vite ka pasur raste kur janë zbuluar sasi të mëdha droge, si kokainë e lëndë të tjera narkotike, çka e bën paradoksale që energjia dhe “fuqia” e madhe policore shpenzohet për të kontrolluar lokalet për lloto, ndërsa në port, sipas perceptimit të qytetarëve, “bëhet nami”. Qytetarët shprehen se kontrolle të tilla shpesh krijojnë frikë e presion te njerëzit e thjeshtë, ndërkohë që krimi i vërtetë, ai që sjell miliona, nuk e ndjen aspak “maskën” e policisë.
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Lezhës, ku një person është goditur me breshëri plumbash brenda një berberhaneje. Sipas burimeve të para, dyshohet se është qëlluar me breshëri plumbash, ndërsa autori ende nuk është identifikuar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. I plagosur ka mbetur 30-vjeçari Sokol Daci, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtim mjekësor në spital. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Dokumentet e publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë lidhur me çështjen Jeffrey Epstein kanë nxjerrë në pah edhe komunikime ku shfaqen emra të njohur, përfshirë edhe figura politike nga Kosova. Në një nga email-et e publikuara në faqen zyrtare të autoriteteve amerikane, rezulton se përmendet edhe emri i biznesmenit dhe politikanit Behgjet Pacolli. Bëhet fjalë për një email të datës 19 shtator 2012, ku dërguesi, i identifikuar si “Daniel”, i shkruan Epstein-it dhe i kërkon që të shohë një video. Mesazhi mban titullin: “Kush është Behgjet Pacolli?”. “Përshëndetje Jeffrey, princesha dëshiron që ti ta shohësh këtë video”, thuhet në përmbajtje, ndërsa bashkëngjitur ka qenë edhe një link në YouTube, i cili aktualisht nuk është më i aksesueshëm. Në të njëjtin komunikim, përmendet edhe Konsulli i Republikës së Kosovës në Tajlandë në atë kohë, Mom Luang Rajadasari Jayankura, e cila, sipas email-it, kërkon që videoja t’i përcillet Epstein-it. E njëjta figurë përmendet edhe në një tjetër email të vitit 2012, ku flitet për një takim të mundshëm në New York, gjatë kohës kur zhvilloheshin takimet në kuadër të Kombeve të Bashkuara. “Mirë se vini në Paris. Princesha nga Tajlanda do të jetë në New York, në Kombet e Bashkuara, me presidenten e Kosovës. Ajo do të donte t’ju takonte nëse keni kohë këtë javë”, thuhet në email. Në atë periudhë, presidente e Kosovës ishte Atifete Jahjaga, edhe pse në email nuk përmendet me emër. Ndërkohë, Mom Luang Rajadasari Jayankura është shprehur edhe më herët publikisht se ka pasur rol në lobimin për njohjen e Kosovës nga Tajlanda, duke thënë se ka punuar edhe për mbështetje nga vende të tjera. Në një shkrim autorial të saj, ajo ka treguar se është njohur me Behgjet Pacollin në Filipine në nëntor të vitit 2011 dhe se më pas ka vendosur të angazhohet për kauzën e njohjes së Kosovës si shtet sovran. Ajo thekson se e ka konsideruar të drejtë ekzistencën e Kosovës si entitet autonom dhe se ka bashkuar përpjekjet me Pacollin, duke e cilësuar angazhimin e tij si të admirueshëm.
Disa studime dhe anketa kanë sugjeruar se mund të ketë një lidhje mes lyerjes së flokëve me ngjyra jo natyrale (si blu, rozë, jeshile apo vjollcë) dhe niveleve më të larta të raportuara të stresit, ankthit dhe depresionit. Sipas një analize të vitit 2022, e njohur edhe si “Blue Hair and the Blues”, e cila shqyrtoi të dhëna nga mbi 13 mijë deri në 14 mijë persona (përfshirë përdorues të OkCupid), u vu re se ata që kishin zgjedhur ngjyra “të pazakonta” për flokët raportonin më shpesh probleme emocionale, edhe pasi u morën parasysh faktorë të tjerë si demografia dhe stili i jetesës. Megjithatë, vetë studiuesit theksojnë se këto janë të dhëna vëzhguese dhe të vetë-raportuara, pra tregojnë vetëm korrelacion, jo shkak-pasojë. Me fjalë të tjera: kjo nuk do të thotë se ngjyrosja e flokëve shkakton depresion apo ankth. Sipas interpretimit të studimit, lyerja e flokëve me ngjyra të forta mund të jetë thjesht një formë vetë-shprehjeje, një mënyrë për të përballuar periudha të vështira, ose një “sinjal” i gjendjes emocionale, por jo domosdoshmërisht arsyeja e saj.
Në rrjetet sociale po qarkullojnë disa pamje që pretendohet se tregojnë Jeffrey Epstein duke ndjekur disa vajza të reja në një kuzhinë dhe duke kërcyer me një tjetër. Videoja e shkurtër është shpërndarë gjerësisht në platformën X dhe nga disa media, por autenticiteti i saj nuk është konfirmuar. Në pamje, Epstein shihet duke hipur për pak çaste mbi banakun e kuzhinës, më pas duke zbritur dhe duke vrapuar pas vajzave, të cilat duken duke qeshur dhe largohen prej tij. Për të ruajtur anonimitetin, fytyrat e tyre janë errësuar në video. Ky material është bërë viral në rrjetet sociale, ndërkohë që Departamenti i Drejtësisë në SHBA vijon publikimin e miliona faqeve të dokumenteve të lidhura me çështjen e trafikimit seksual ndaj Epstein.
Kjo është hera e disatë që banorët e pallatit 814 në lagjen 18 të Durrësit denoncojnë gjendjen e rëndë të godinës, e cila sipas tyre është lënë pas dore nga Bashkia, ndonëse pallatet përreth janë rikonstruktuar pak kohë më parë. Ata shprehin shqetësim të madh për depozitat e ujit dhe tavanin e dëmtuar në tarracë, që paraqesin rrezik serioz për jetën e banorëve, veçanërisht gjatë shirave dhe erërave të forta. Një qytetar, banues në katin e pestë të pallatit pranë shkollës “Naim Frashëri”, tregon se pallati ka probleme të rënda strukturore dhe lagështirë, ndërsa kohët e fundit kanë rënë edhe copa betoni. Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga Bashkia e Durrësit për të shmangur çdo pasojë dhe për të garantuar siguri. I braktisur nga Bashkia e Durrës dhe Emiriana Sako në krye të saj, ky qytetar i propozon kryebashkiakes që ajo të shkojë të jetojë në shtëpinë e tij me lagështi, ndërsa vetë denoncuesi të marrë fëmijët dhe të shkojë në shtëpinë e kryetares. Sipas tij, kjo do të ishte e vetmja mënyrë që Emiriana ta merrte
Irani ka paralajmëruar se një sulm i mundshëm nga Shtetet e Bashkuara mund të ndezë një konflikt të gjerë rajonal, duke rritur edhe më shumë tensionet mes Uashingtonit dhe Teheranit. Sipas mediave shtetërore, lideri suprem iranian Ayatollah Ali Khamenei është shprehur se Irani nuk kërkon të sulmojë askënd, por do të japë “goditje të fortë” ndaj kujtdo që e sulmon. Nga ana tjetër, SHBA thuhet se ka rritur praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, me disa anije luftarake dhe një aeroplanmbajtëse, ndërsa presidenti Donald Trump ka paralajmëruar ndërhyrje nëse Irani nuk pranon një marrëveshje bërthamore dhe nuk ndalon represionin ndaj protestuesve. Megjithatë, pavarësisht përplasjes, të dyja palët kanë sinjalizuar se janë të hapura për rikthim në bisedime. Trump ka deklaruar se Irani po “flet seriozisht” me Uashingtonin dhe se shpreson të arrihet një marrëveshje që të mos ketë armë bërthamore. Ndërkohë, në një zhvillim simbolik, Irani ka reaguar edhe ndaj lëvizjeve të fundit të Bashkimit Europian: kryeparlamentari Mohammad Baqer Qalibaf deklaroi se ushtritë e vendeve të BE-së do të shpallen “grupe terroriste”, si hakmarrje ndaj masave europiane kundër Gardës Revolucionare. Ai shtoi gjithashtu se autoritetet iraniane mund të shqyrtojnë edhe dëbimin e atasheve ushtarakë të shteteve të BE-së nga Irani. Pas fjalimit, deputetët iranianë, të veshur me uniforma të Gardës Revolucionare, brohoritën: “Vdekje Amerikës” dhe “Turp për ju, Europë”.
Një qytetare, pronare e një biznesi në Tiranë i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar një rast vjedhjeje ditën e sotme. Ajo ka treguar se personi që shihni në pamje ka hyrë sot në dyqanin e saj me veshje dhe se i interesuar për disa bluza e pantallona ka nisur t’i provojë. Por kur ka dalë nga dhoma e provës ai ka vjedhur portofolin e pronares me një shumë të konsiderueshme parash. Ajo thotë se ka bërë edhe denoncim në polici pasi ka pamjet e kamerave ku personi në fjalë duket qartë. Denoncimi i qytetares: Pershendetje Desha te bej nje denoncim Per nje individ qe hyri ne dyqan qe me vodhi portifolin me nje shume te madhe. Kam bere denoncim ne polici i kam pamjet dhe video qe Ka kap kamera
Shtetet e Bashkuara duket se janë pranë një vendimi kritik: një goditje ushtarake ndaj Iranit mund të ndodhë brenda pak ditësh. Objektivat e mundshme janë të parashikueshme, që nga bazat ushtarake e raketat balistike, deri te programi bërthamor. Por ajo që mbetet e paqartë është pasoja reale e një sulmi të tillë. Nëse Presidenti Donald Trump vendos të urdhërojë sulmin, analistët ngrenë 7 skenarë që mund të ndryshojnë gjithë Lindjen e Mesme: 1. Rrëzimi dhe kaosi: SHBA kryen goditje precize me shpresën se regjimi do të rrëzohet. Por historia në Irak dhe Libi tregon se rrëzimi i një pushteti shpesh hap vite të tëra kaosi në vend të stabilitetit. 2. Moderimi me forcë: Një mundësi ku Republika Islamike mbijeton, por detyrohet të ndalojë mbështetjen për grupet militante dhe të frenojë programin bërthamor. Skeptikët e shohin këtë si të vështirë, duke njohur natyrën sfiduese të Teheranit. 3. Diktatura ushtarake: Vendi mund të mos shkojë drejt demokracisë, por të kalojë nën një qeverisje të ashpër të Gardës Revolucionare (IRGC), e cila kontrollon aparatin e sigurisë. 4. Zinxhiri i hakmarrjes: Një kundërpërgjigje iraniane mund të përfshijë goditje ndaj bazave amerikane në Gjirin Persik, si Bahreini apo Katari, dhe sulme ndaj Izraelit apo Jordanisë, duke ndezur gjithë rajonin. 5. Bllokimi i Hormuzit: Nëse Irani minon këtë ngushticë, një pjesë e madhe e naftës botërore bllokohet. Pasojat? Rritje e menjëhershme e çmimeve dhe goditje e rëndë për ekonominë globale. 6. Sulmet “Swarm”: Përmes shumë dronëve dhe mjeteve të shpejta, Irani mund të tentojë të fundosë një anije luftarake amerikane. Ky skenar do të ishte poshtërim për SHBA-në dhe do të niste një luftë të hapur. 7. “Siriizimi” i Iranit: Skenari më i frikshëm ku një shtet me 93 milionë banorë zhytet në luftë civile, duke sjellë katastrofë humanitare dhe valë refugjatësh drejt Europës. Në fund, pyetja që mbetet: a ekziston një plan për “ditën pas”? Rreziku më i madh është që një goditje e nisur për arsye politike të hapë një konflikt pa fund dhe të paparashikueshëm.