Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Punonjëset e lavanderisë dhe kuzhinës në spitalin “Nënë Tereza” kanë dalë sot në protestë pasi prej një muaji nuk kanë marrë pagat. Për disa minuta at...

Punonjëset e lavanderisë dhe kuzhinës në spitalin “Nënë Tereza” kanë dalë sot në protestë pasi prej një muaji nuk kanë marrë pagat. Për disa minuta ato janë shkëputur nga puna e tyre dhe kanë protestuar para drejtorisë së QSUT-së duke kërkuar rrogat pasi si fundvit që jemi kanë nevoja dhe familje për të mbajtur. Pas presioneve të drejtuesve, punonjëset janë shpërndarë nga protesta pasi u është premtuar se pagat do të hidhen ditën e hënë. Nëse të hënën nuk marrin pagat, punonjëset premtojnë se do dalin sërish në protestë. Denoncimi i stafit: “Pershendetje Joq, Jemi ne proteste na ndihmoni Jemi punonjeset e lavanteria e spitaleve nene tereza dhe guzhina qe shperndan ushqimin. Sna kan paguar rrogat. Po tani u shperndam dhe po ikim ke vendi punes Se na than te henen do ja u hedhim pagat Por kemi 1 muaj pa marre pagen

111.5K views


💾

Një sherr banal dhe aspak i këndshëm ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë, mes një vajze dhe një djali, dyshohet se komshinj, pasi ky i fundit kishte ...

Një sherr banal dhe aspak i këndshëm ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë, mes një vajze dhe një djali, dyshohet se komshinj, pasi ky i fundit kishte parkuar makinën para portës së vajzës. Vajza pasi del nga shtëpia, e ngarkuar me çanta dhe qese, i kërkon djalit të lëvizë makinës pasi i ka bllokuar portën dhe s’mund të kalojë. Por ky i fundit, shumë i axhituar, nis ta shajë me fjalë të rënda dhe e akuzon se i ka gërvishtur makinën qëllimisht. Dy persona që ndodhen aty përpiqen ta qetësojnë të riun, por ai vazhdon ta ofendojë vajzën dhe i kërkon t’i sjellë meshkujt e familjes, për t’u sqaruar me to. Vajza largohet nga rruga duke i kërkuar që të lëvizë makinën, ndërsa djali vijon të flasë dhe bërtasë me vete pa e kuptuar se porta e tjetrit nuk mund të bllokohet për asnjë lloj arsye.

32.5K views


💾

Një pamje e rrallë dhe mbresëlënëse është regjistruar mëngjesin e sotëm në Kukës, ku një arushë e rritur është shfaqur së bashku me tre këlyshët e saj...

Një pamje e rrallë dhe mbresëlënëse është regjistruar mëngjesin e sotëm në Kukës, ku një arushë e rritur është shfaqur së bashku me tre këlyshët e saj duke kaluar qetësisht në rrugën kryesore të fshatit Kolesjan. Prania e familjes së arinjve në afërsi të zonës së banuar ka tërhequr vëmendjen e banorëve dhe ka sjellë një moment të pazakontë për zonën. Ngjarja u dokumentua nga një banor i fshatit, Niki Ismailja i cili po lëvizte me automjet dhe arriti të fotografojë arushën me këlyshët e saj pa u rrezikuar. Në foto, kafshët duken të qeta dhe shihet që po lëvizin së bashku, duke respektuar instinktin natyror të nënës për të mbrojtur të vegjlit. Raste të tilla janë të shpeshta në periudhat kur arinjtë zbresin nga zonat malore në kërkim të ushqimit.

94.2K views


💾

Një studim i publikuar në revistën shkencore 'Nature Human Behaviour' tregon se përdorimi i vazhdueshëm i internetit, telefonit dhe rrjeteve sociale p...

Një studim i publikuar në revistën shkencore 'Nature Human Behaviour' tregon se përdorimi i vazhdueshëm i internetit, telefonit dhe rrjeteve sociale për shumë vite mund ta lodhë trurin dhe ta bëjë atë të funksionojë më ngadalë. Sipas studiuesve, personat që janë vazhdimisht në telefon, duke kaluar nga një aplikacion te tjetri, nga mesazhet te rrjetet sociale apo videot, e kanë më të vështirë të përqendrohen dhe të kenë qartësi mendore. Këto efekte mund të ngjajnë me një ngadalësim të trurit që i afrohet rreth 10 viteve plakje. Por lajmi i mirë është se ky ndikim nuk është i përhershëm. Studiuesit zbuluan se kur njerëzit ndaluan përdorimin e internetit për vetëm dy javë, u vunë re përmirësime të qarta në përqendrim dhe kujtesë. Në disa raste, përmirësimi ishte aq i dukshëm sa u krahasua me “rikthimin mbrapsht” të moshës kognitive, duke e bërë trurin të ndihet deri në 10 vjet më i ri dhe më i freskët. Ekspertët theksojnë se problemi nuk është vetë teknologjia, por përdorimi i tepruar i saj. Ata shpjegojnë se kalimi i vazhdueshëm nga një aplikacion te tjetri e lodh trurin dhe e pengon të përqendrohet. Truri ka nevojë për pushim dhe kohë pa ekran për të funksionuar normalisht. Studimi tregon se edhe pas shumë vitesh përdorimi intensiv, truri ka aftësi të rimëkëmbet shpejt, mjafton t’i jepet pak hapësirë. Me pak fjalë: mendja rifreskohet më shpejt nga sa mendojmë, ndonjëherë mjaftojnë vetëm dy javë pa internet.

18K views


💾

Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast të vazhdueshëm të prishjes së qetësisë publike në zonën e Kopshtit Bo...

Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast të vazhdueshëm të prishjes së qetësisë publike në zonën e Kopshtit Botanik, në Tiranë. Sipas saj, bëhet fjalë për bar restorant “Iumentis”, i cili, siç pretendohet, ndez muzikë me volum shumë të lartë çdo mbrëmje, duke nisur nga ora 18:00 deri pas mesnate, rreth 00:30. Qytetarja thotë se zhurma vjen si nga muzika live, ashtu edhe nga muzikë playback, dhe dëgjohet shumë në pallatet përreth. Ajo shprehet se ka lajmëruar policinë pothuajse çdo natë, por sipas saj, nuk është marrë asnjë masë konkrete. Përveç telefonatave, banorët kanë dërguar edhe ankesa zyrtare online dhe me email në Policinë e Shtetit, pa marrë asnjë përgjigje. “Ka dy javë që kjo situatë përsëritet çdo natë, ndërsa në fakt prej gati dy vitesh zhurma ndodh pothuajse çdo fundjavë. Tani është bërë e padurueshme,” shprehet qytetarja. Ajo shton se banorët janë detyruar të debatojnë vazhdimisht me efektivët e policisë, të cilët, sipas saj, përgjigjen vetëm se “do e mbajnë shënim rastin”, pa ndërhyrë për të ndaluar zhurmën. Në bisedat me redaksinë, qytetarja ngre edhe dyshime personale mbi arsyet e mosreagimit, duke theksuar se këto janë perceptime të saj dhe jo fakte të provuara. Qytetarja ka dërguar edhe video, ku sipas saj dëgjohet qartë volumi i lartë i muzikës gjatë orëve të natës, duke pretenduar se situata po u mohon banorëve të zonës të drejtën elementare për qetësi dhe pushim. JOQ Albania i bën thirrje Policisë së Shtetit dhe institucioneve përgjegjëse të verifikojnë rastin dhe të sqarojnë publikisht nëse janë respektuar apo jo oraret dhe rregullat për ndotjen akustike në këtë zonë. Nëse edhe qytetarë të tjerë të zonës përballen me të njëjtin shqetësim, i ftojmë të na shkruajnë në redaksinë tonë.

28K views


💾

Hetimet e SPAK mbi dosjen e AKSHI-t kanë nxjerrë në dritë një nga skemat më të pazakonta të transferimit të fondeve publike. Sipas të dhënave të reja ...

Hetimet e SPAK mbi dosjen e AKSHI-t kanë nxjerrë në dritë një nga skemat më të pazakonta të transferimit të fondeve publike. Sipas të dhënave të reja nga dosja hetimore, plot 10 milionë euro të destinuara për shërbime teknologjike (IT), kanë përfunduar si pagesa për fatura çokollatash, biskotash dhe veshjesh.

21.7K views


💾

Dy raste shqetësuese që lidhen me persona të moshuar janë raportuar së fundmi në redaksinë e JOQ Albania, ku familjarët dhe qytetarët kërkojnë ndihmën...

Dy raste shqetësuese që lidhen me persona të moshuar janë raportuar së fundmi në redaksinë e JOQ Albania, ku familjarët dhe qytetarët kërkojnë ndihmën e publikut për gjetjen dhe identifikimin e tyre. Rasti i parë ka të bëjë me një grua të moshuar nga Durrësi. Sipas familjarëve, rreth orës 11:00 të paradites së sotme, zonja Filloreta Fane, 75-vjeçe, është larguar nga Spitali Rajonal i Durrësit dhe prej atij momenti nuk ka më asnjë informacion për vendndodhjen e saj. Familjarët bëjnë me dije se ajo vuan nga skleroza, ndërsa situata bëhet edhe më shqetësuese për shkak të temperaturave të ulëta. Bashkëshorti i saj ndodhet i shtruar në spital, ndërsa fëmijët i ka jashtë shtetit. Rasti është raportuar edhe në polici. Familjarët u bëjnë thirrje qytetarëve që mund ta kenë parë ose kanë informacion, të kontaktojnë në numrin: +355 68 838 8770. Ndërkohë, rasti i dytë është raportuar në Tiranë, ku një i moshuar është gjetur në gjendje të konfuzuar dhe nuk mban mend adresën e banimit. Sipas qytetarëve që e raportuan, ai ndodhet pranë pasticerisë “Elenikon”, përballë Ambasadës Amerikane, në Rrugën e Elbasanit. Qytetarët që e kanë gjetur bëjnë me dije se i moshuari ishte shumë i lodhur dhe për këtë arsye është akomoduar përkohësisht në ambientet e pasticerisë. Për ta bërë më të lehtë identifikimin, është realizuar edhe një fotografi e tij, vetëm me qëllimin që familjarët apo të afërmit ta njohin dhe të shkojnë ta marrin. Kushdo që ka informacion është i lutur të kontaktojë në në numrin 068 838 8770 për rastin në Durrës dhe dhe në numrin 068 803 1126 për rastin në Tiranë).

27.3K views


💾

Një lajm i dhimbshëm ka tronditur thellë botën e muzikës shqiptare. Këngëtari i mirënjohur Shemsi Krasniqi, i njohur gjerësisht për publikun si Shemi ...

Një lajm i dhimbshëm ka tronditur thellë botën e muzikës shqiptare. Këngëtari i mirënjohur Shemsi Krasniqi, i njohur gjerësisht për publikun si Shemi i grupit legjendar “Ilirët”, është ndarë nga jeta, duke lënë pas një boshllëk të madh dhe pikëllim të thellë te familjarët, miqtë, kolegët dhe adhuruesit e shumtë të muzikës së tij. Sipas raportimeve të para ai është gjetur i pa jetë në banesën e tij pas një sulmi në zemër, megjithatë ende nuk dihen rrethanat e qarta të ngjarjes. Shemi ishte një nga zërat më të fuqishëm dhe më përfaqësues të muzikës shqiptare, një artist i rrallë që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e këngës sonë kombëtare. Ai do të mbetet përgjithmonë në kujtesën kolektive si njeriu që i dha shpirt, identitet dhe jetë një prej këngëve më emblematike shqiptare, “Xhamadani vija vija”, një këngë që u shndërrua në simbol kombëtar dhe u këndua brez pas brezi, në festa, koncerte dhe momente historike për shqiptarët kudo në botë. Grupi “Ilirët”, me Shemsi Krasniqin në krye, ishte një nga shtyllat më të rëndësishme të muzikës shqiptare, duke sjellë këngë me frymë atdhetare, emocionale dhe identitare, të cilat u bënë pjesë e pandashme e trashëgimisë sonë muzikore.

148.1K views


💾

LAJM I MIRË: I moshuari nga Kosova, i cili u gjet mbrëmjen e sotme në zonën e Plazhit në Durrës, do të bashkohet së shpejti me familjen e tij. Pas pu...

LAJM I MIRË: I moshuari nga Kosova, i cili u gjet mbrëmjen e sotme në zonën e Plazhit në Durrës, do të bashkohet së shpejti me familjen e tij. Pas publikimit të lajmit, familjarët janë kontaktuar dhe janë nisur menjëherë drejt Durrësit për ta marrë. Gjejmë rastin të falënderojmë qytetarin që u kujdes për të moshuarin, si dhe të gjithë ju që kontribuat me shpërndarjen e shpejtë të informacionit. Falë këtij solidariteti, u bë i mundur identifikimi i tij në një kohë mjaft të shkurtër. Ju falënderojmë për ndihmën dhe humanizmin e treguar! 🙏

16K views


💾

Rruga “Lidhja e Prizrenit” që lidh Paskuqanin me Unazën e Madhe është kthyer në një pikë kyçe për trafikun e përditshëm në këtë zonë. Në çdo orar të d...

Rruga “Lidhja e Prizrenit” që lidh Paskuqanin me Unazën e Madhe është kthyer në një pikë kyçe për trafikun e përditshëm në këtë zonë. Në çdo orar të ditës apo natës, kjo rrugë është e pakalueshme për shkak të trafikut të rënduar, gjendjes së amortizuar së rrugës, plot me gropa e pluhur, dhe kamionëve që hyjnë e dalin vazhdimisht nga kantieret e ndërtimit. Por dy efektivë policie, që lëviznin sot me një mjet me targa Anglie, nuk i kanë rezistuar dot këtij trafiku dhe janë futur kundravajtje për të parakaluar. Në këtë moment ata janë përballur me një betoniere e cila ishte duke lëvizur në sensin e duhur dhe njëri prej policëve, që duket edhe me uniformë, ka dalë jashtë për të sqaruar trafikun edhe pse ishte vetë gabim.

18.1K views


💾

Pamjet në fjalë tregojnë të ashtuquajturën “kantinë VIP” të biznesmenit Ergys Agasi, i shpallur në kërkim nga SPAK, si pjesë e një grupi kriminal që d...

Pamjet në fjalë tregojnë të ashtuquajturën “kantinë VIP” të biznesmenit Ergys Agasi, i shpallur në kërkim nga SPAK, si pjesë e një grupi kriminal që dyshohet se rrëmbente dhe dhunonte biznesmenë, duke i detyruar të tërhiqeshin nga tenderat e AKSHI-t, të cilët më pas përfitoheshin nga vetë grupi. Pamjet janë regjistruar para se vera të zhdukej në mënyrë të dyshimtë dy netë më parë. Për zhdukjen e saj dyshohet kushëriri i Ergys Agasit, Eno Agasi, i cili është shpallur në kërkim nga Prokuroria e Tiranës për veprat penale “Veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës”, “Kontrabandë e mallrave që i nënshtrohen akcizës” dhe “Magazinim i paligjshëm i tyre”. Sipas raportimeve, e gjithë sasia e verës ishte kontrabandë dhe pa pulla fiskale, çka përkthehet në një dëm të vlerësuar rreth 400 milionë lekë për buxhetin e shtetit nga mosshlyerja e taksave. Ndërkohë, vlera totale e verës përllogaritet rreth 3 milionë euro. Burime bëjnë me dije se në kantinë ndodheshin rreth 1 200 shishe vere luksoze, mes të cilave marka shumë të shtrenjta si “Romanée-Conti” me vlerë rreth 30 mijë euro për shishe, “Petrus” me 5 mijë euro, “Pavie” me 4 mijë euro, si edhe verëra të tjera me çmime nga 400–500 euro, si “Ornellaia”, “Gaja”, “Sassicaia”, “Opus One” etj. Pas hartimit të procesverbalit nga oficerët e BKH-së nën mbikëqyrjen e SPAK, u njoftuan strukturat përkatëse të doganës, antikontrabandës dhe hetimit doganor për sekuestrimin e verës. Megjithatë, gjatë natës, vera u zhduk dhe asnjë shishe nuk u sekuestrua. Në përfundim, përveç Ergys Agasit, i dyshuar për ushtrimin e dhunës ndaj biznesmenëve për përfitim tenderash, në kërkim është edhe Eno Agasi, i cili dyshohet se ka zhdukur verën me vlerë miliona euro.

4698 views


💾

Një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë me një denoncim lidhur me një aksident rrugor, i cili ende nuk është zgjidhur. Sipas tij, të premten, më d...

Një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë me një denoncim lidhur me një aksident rrugor, i cili ende nuk është zgjidhur. Sipas tij, të premten, më datë 19 dhjetor, një burrë që drejtonte një automjet Mercedes C-Class W203, me targë AB545LF, ngjyrë gri, i ka gërvishtur makinën dhe ka tentuar të largohet nga vendngjarja pa u interesuar fare për dëmin e shkaktuar. Për fat të mirë, qytetari ka rastisur në momentin që drejtuesi i mjetit po largohej dhe e ka ndaluar, duke e kapur në flagrancë. Ai thotë se në këtë moment kanë shkëmbyer numrat e telefonit, pasi drejtuesi i mjetit 'Benz' i ka premtuar se do ta dëmshpërblente për dëmin që i takonte. Por pas ngjarjes personi në fjalë nuk i është përgjigjur më telefonatave të qytetarit, ndërsa ditën e djeshme kur i ka hapur celularin i ka premtuar sërish se do ta shlyente dëmin, por sot është 'zhdukur' dhe s'kthen më përgjigje. Qytetari i bën thirrje publike personit përgjegjës që të paraqitet brenda për të paguar dëmin, duke theksuar se në të kundërtën do ta denoncojë rastin në polici, pasi disponon të gjitha të dhënat përkatëse. Mesazhi i qytetarit: "Pershendetje JOQ diten e premte date 19/12/2025 nje burr me makine tip C Class w203 me targe AB545LF ngjyre gri me ka gervishtur makinen. Ne momentin qe do ikte rastisa aty dhe e zura ne flagrance dhe me pas shkembyem numrat sepse me tha do te te likujdoj patjeter neser per demin dhe nuk e hap me telefonin qe pas ngjarjes. I bej thirrje personit qe ka 2 DITE KOHE ultimatum qe te vije dhe te paguaj demin e makines sepse emrin numrin targen dhe te gjitha ja kemi,nese nuk do qe ta coj ne polici si ngjarje te vij menjehere. Dje fola me te tha ti sjell sot, por sot ka fikur serish celularin dhe s kthen pergjigje'

35.6K views


💾

Mirlinda Karçanaj duket se ka vendosur një standard të ri profesional: takime zyrtare pa shoqëri jashtë zyres dhe kafe që nuk pihet kurrë me operatorë...

Mirlinda Karçanaj duket se ka vendosur një standard të ri profesional: takime zyrtare pa shoqëri jashtë zyres dhe kafe që nuk pihet kurrë me operatorë ekonomikë. Në deklarimet e saj para hetuesve, zonja Karçanaj thekson se nuk shoqërohet me operatorë ekonomikë jashtë ambientit zyrtar. “As nuk pi kafe dhe as nuk rri me ta jashtë zyre,” ka sqaruar ajo, duke vendosur një kufi të qartë midis punës dhe jetës private. Megjithatë, edhe rastësitë e mëdha duket se e ndjekin me përpikmëri. Karçanaj ka pranuar se është takuar disa herë me shtetasin Ergys Agasi në zyrën e tij. Sipas saj, këto takime kishin natyrë private dhe konsulence, ndërsa pranësia e Ermal Beqirit në të njëjtin ambient ishte thjesht një rastësi e përsëritur. Takimet nuk kanë pasur asnjë lidhje me procedura tenderimi, sepse, siç e di çdo profesionist, favorizimi në tendera ndodh vetëm pas kafesë… dhe këtu nuk ka patur asnjë filxhan. Sa i përket tenderave, Karçanaj është e prerë: asnjë diskutim, asnjë favorizim nuk ka ndodhur. Fakti që disa takime kanë ndodhur në të njëjtin ambient ku, sipas hetimeve, diskutoheshin edhe çmimet e tenderave, duket se është thjesht një bashkim rastësish i përsëritur i ngjarjeve. Në botën e Karçanajt, favorizimi është thjesht një fantazi, si kafeja që nuk pihet kurrë, dhe çdo gjë duket të jetë në vendin e duhur përveçse në realitet. Edhe pse provat dhe përgjimet faktojnë të kundërtën, ku SPAK i ka shapllur 'grup i strukturuar kriminal' Mirlinda e AKSHI-t mbetet stoike, me Agasin thjesht ka pasur 'takime private'.

9686 views


💾

Flamuri është një simbol kombëtar që duhet të valëvitet plot krenari në institucionet shtetëtore dhe jo vetëm, por në vendin tonë nuk ndodh kështu. N...

Flamuri është një simbol kombëtar që duhet të valëvitet plot krenari në institucionet shtetëtore dhe jo vetëm, por në vendin tonë nuk ndodh kështu. Një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar gjendjen e një flamuri kuqezi, që vetëm si i tillë s’mund të konsiderohet, ngjitur me bashkinë Librazhd. Në pamje mund të shihni se si flamuri është zbehur plotësisht dhe shkërmoqur , ndërkohë që vazhdon të valëvitet para punonjësve të bashkisë dhe kryetarit, Mariglen Disha që mbyll sytë para një skandali të tillë.

63.4K views


💾

Autoritetet bëjnë me dije se dyshohet që urdhri për këtë ngjarje të ketë ardhur nga një grup kriminal i drejtuar nga Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri. Të ...

Autoritetet bëjnë me dije se dyshohet që urdhri për këtë ngjarje të ketë ardhur nga një grup kriminal i drejtuar nga Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri. Të dy personat janë shpallur në kërkim, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe përgjegjësitë e përfshira në këtë ngjarje.

1383 views


💾

Një djalë i ri po vë në rrezik jetën e tij teksa ecën i vetëm në Unazën e Madhe të Tiranës. Sipas një qytetari që e ka filmuar, i riu dyshohet se vuan...

Një djalë i ri po vë në rrezik jetën e tij teksa ecën i vetëm në Unazën e Madhe të Tiranës. Sipas një qytetari që e ka filmuar, i riu dyshohet se vuan nga probleme shëndetësore, pasi është parë duke ecur i zbathur dhe pa orientim. Qytetari tregon se, pasi e ka pyetur se ku po shkonte, djali nuk ka qenë në gjendje të japë asnjë përgjigje, duke përsëritur vetëm fjalën “mama”. “Të bëhet kujdes. Nuk pata mundësi ta ndihmoja,” shkruan ai në mesazhin që shoqëron pamjet. Në video, i riu shihet duke mbajtur një tepsi në dorë, ndërsa më herët gjatë ditës është vërejtur edhe në zonën e kryqëzimit të “21 Dhjetorit”, duke lëvizur i pavetëdijshëm mes trafikut. Apeli u drejtohet familjarëve apo personave të afërt që ta identifikojnë dhe të marrin masa për t’u përkujdesur për të, pasi jeta e tij mund të jetë në rrezik në çdo moment.

20.1K views


💾

Qytetarët shqiptarë që janë nisur nga Europa për në Shqipëri për festat e fundvitit po përballen me pritje të gjata dhe vështirësi të shumta në kufiri...

Qytetarët shqiptarë që janë nisur nga Europa për në Shqipëri për festat e fundvitit po përballen me pritje të gjata dhe vështirësi të shumta në kufirin e Hungarisë. Shqiptarët mes tyre edhe nga Kosova e Maqedonia e Veriut raportojnë se kanë që në orën 03:00 të mëngjesit në këtë pikë kufitare duke pritur pasi sportelet po funksionojnë shumë ngadalë. Ata thonë se problemi kryesor është mungesa e sporteleve të hapura, pasi aktualisht punon vetëm një sportel për të gjithë. Kjo ka shkaktuar radhë të gjata dhe vonesa të mëdha, duke e bërë procesin shumë të ngadaltë dhe stresues. Në këto temperatura të ulëta dhe vonesës 12 orëshe, shqiptarët i bëjnë thirrje kryeministrit Edi Rama që të flasë me homologun e tij hungarez që situata të përmirësohet sa më parë dhe kalimi të jetë pa probleme e diskriminime. Denoncimi i shqiptarit: Shihni cbehet ne hungari Shqiptarve. Kemi qe 3 te megjesit ketu. Rradhe te shumta punojm shum avsh edhe problem si gjithmon jemi shqiptar kjo vlen edhe per shqiptaret e kosoves edhe per ata te maqedonisz Punojn me nje sportel edhe shum avash. Kemi qe sot ne megjes. Prej ores 3 te megjesit Jemi nis per shqiperi

88.1K views


💾

Shërbimi postar danez do të dorëzojë letrën e tij të fundit më 30 dhjetor, duke i dhënë fund një tradite që zgjat më shumë se 400 vjet. Kompania PostN...

Shërbimi postar danez do të dorëzojë letrën e tij të fundit më 30 dhjetor, duke i dhënë fund një tradite që zgjat më shumë se 400 vjet. Kompania PostNord, e formuar në vitin 2009 nga bashkimi i shërbimeve postare suedeze dhe daneze, njoftoi se do të shkurtonte 1,500 vende pune në Danimarkë dhe do të heqë 1,500 kuti postare të kuqe, për shkak të “dixhitalizimit në rritje” dhe uljes drastike të kërkesës për letra. Kompania theksoi se ndërsa dërgesat me letra kanë rënë ndjeshëm, porositë online kanë vazhduar të rriten, gjë që e ka shtyrë drejt një fokusi më të madh te pakot. Kutia postare të dallueshme të kuqe, të cilat tashmë janë çmontuar, u vunë në shitje dhe 1,000 prej tyre u shiten vetëm brenda tre orëve, duke treguar interesin e madh koleksionist për këto sende historike. Megjithatë, danezët do të mund të vazhdojnë të dërgojnë letra përmes kompanisë Dao, e cila do të zgjasë shërbimet e saj nga 30 milionë letra në vit në 80 milionë letra në vitin 2026. Përveç ndryshimeve në shtëpi, klientët do të duhet të përdorin dyqanet Dao për të postuar letrat ose të paguajnë një tarifë shtesë për mbledhjen e tyre nga shtëpia, duke paguar shpenzimet postare përmes internetit ose aplikacionit. Tradita e shërbimit postar në Danimarkë daton që nga viti 1624, ndërsa në 25 vitet e fundit dërgesat me letra kanë rënë me më shumë se 90%.

16.2K views


💾

Në një ngjarje të rrallë për rajonin, disa pjesë të Arabisë Saudite janë mbuluar me borë pak ditë më parë. Fenomeni ka prekur veri-perëndimin e vendit...

Në një ngjarje të rrallë për rajonin, disa pjesë të Arabisë Saudite janë mbuluar me borë pak ditë më parë. Fenomeni ka prekur veri-perëndimin e vendit, ku temperatura kanë rënë deri në -4 gradë Celsius, duke krijuar një peizazh të pazakontë për shkretëtirën arabe. Sipas mediave vendase, reshjet e borës ndodhën për shkak të një periudhe sistemesh me presion të ulët mbi Lindjen e Mesme, që solli reshje të dendura shiu dhe borë në disa zona gjatë javës së kaluar. Astronomi Mohammed bin Reddah Al Thaqafi shpjegoi se reshjet dimërore të borës në veri të Arabisë Saudite nuk janë një fenomen i izoluar. “Veriu i Mbretërisë përjeton borë herë pas here çdo dimër, megjithëse koha e saj është e parregullt dhe varet nga ndryshimet e motit, jo nga ciklet astronomike,” tha ai. Sipas Al Thaqafi, bora bie më shpesh midis dhjetorit dhe shkurtit, veçanërisht në zonat e Tabuk, Al Jouf dhe Arar, të ndikuara nga sistemet e motit mesdhetar. Zona të tjera ku reshjet regjistrohen më shpesh përfshijnë Jabal Al Lawz dhe malësitë e larta të Hail, si dhe kodrat e Abha në Asir. Ky fenomen ka kthyer përkohësisht shkretëtirën e zakonshme të nxehtë në një peizazh të bardhë, duke e bërë dimrin në Arabinë Saudite një pamje të jashtëzakonshme.

40.9K views


💾

❌