Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Nicolas Maduro është nxjerrë nga qendra e paraburgimit dhe është shoqëruar nga oficerët e sigurisë drejt një automjeti, në kuadër të transferimit të t...

Nicolas Maduro është nxjerrë nga qendra e paraburgimit dhe është shoqëruar nga oficerët e sigurisë drejt një automjeti, në kuadër të transferimit të tij për në gjykatë. Automjeti e ka dërguar Maduron në një helikopter, i cili më pas është ngritur në fluturim për ta transportuar drejt godinës së gjykatës. Masa të shtuara sigurie janë vërejtur gjatë gjithë operacionit. Pamje ajrore kanë treguar helikopterin duke fluturuar mbi Manhattan, ndërsa autoritetet kanë shmangur dhënien e detajeve të mëtejshme mbi procedurat gjyqësore.

134 views


💾

Lideri i Koresë së Veriut shfaqet shumë i dashur me vajzën e tij…Nuk mungojnë as puthjet në faqe Televizioni shtetëror i Koresë së Veriut publikoi pam...

Lideri i Koresë së Veriut shfaqet shumë i dashur me vajzën e tij…Nuk mungojnë as puthjet në faqe Televizioni shtetëror i Koresë së Veriut publikoi pamje që tregonin udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un duke marrë pjesë në festimet e Vitit të Ri në Phenian, të cilat përfshinin fishekzjarre, numërim mbrapsht, këngë dhe valle patriotike. Vajza e Kim, Ju Ae, të cilën disa analistë e konsiderojnë si një nga kandidatët kryesorë për ta pasuar atë, e shoqëroi Kim Jong Un gjatë festimeve. Të dy u panë duke u përqafuar dhe puthur në faqe e të ulur pranë njëri-tjetrit. Gjatë një fjalim, lideri komunist vlerësoi përpjekjet e popullit të Koresë së Veriut, duke thënë se ai dhe populli “mund të ndihen krenarë që ata rritën forcën dhe dinjitetin e vendit tonë në vitin 2025” dhe bëri thirrje për unitet përpara një kongresi kyç të partisë që pritet të mbahet në fillim të vitit 2026, i cili do të përcaktojë drejtimin e ardhshëm të vendit.

262 views


💾

“Poshtë qeveria”/ Me bidonë në duar dhe thirrjet “duam ujë”, momenti kur protestuesit në Vlorë futen brenda teatrit dhe ndërpresin festën e Bashkisë V...

“Poshtë qeveria”/ Me bidonë në duar dhe thirrjet “duam ujë”, momenti kur protestuesit në Vlorë futen brenda teatrit dhe ndërpresin festën e Bashkisë Vlora ka prej disa ditësh është pa ujë të pijshëm. Qytetarët në Vlorë janë mbledhur, për të shprehur revoltën e tyre ndaj pushtetit lokal dhe qendror që u ka lënë pa ujë prej ditësh. Ata janë futur brenda teatrit “Petro Marko” ku kanë ndërprerë edhe shfaqen gala të organizuar nga Bashkia. Duam ujë”, “Poshtë qeveria”, ishin thirrjet e tyre. 📷 Qytetarët në Vlorë të revoltuar kërkojnë zgjidhje të menjëhershme për mungesën e ujit të pijshëm. Të indijuar ata shprehet se zyrtarët duhet të gjejnë zgjidhjen e problemit dhe jo të bëjnë propagandë.

462 views


💾

Pak ditë nga nata e ndërrimit të viteve, në tregjet e vendit vërehet një rritje e ndjeshme e çmimeve të produkteve bazë të shportës, si dhe të fruta-p...

Pak ditë nga nata e ndërrimit të viteve, në tregjet e vendit vërehet një rritje e ndjeshme e çmimeve të produkteve bazë të shportës, si dhe të fruta-perimeve. Në qytetin e Beratit qytetarët po hasin vështirësi në blerjen e produkteve, duke u shprehur se nuk mundin t’i përballojnë blerjet si pasojë e rritjes së çmimeve. 📷 Edhe çmimi i shitjes së gjelit të detit, i konsideruar si mbreti i tryezës së fundvitit ka pësuar rritje, ndaj shumë qytetarë kanë vendosur të mos e blejnë.

563 views


💾

❌