Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit, pranë kryqëzimit të shkollës “Ali Demi”, në rrugën që lidh zonën me Bulevar...

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit, pranë kryqëzimit të shkollës “Ali Demi”, në rrugën që lidh zonën me Bulevardin “Ismail Qemali”. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Benz, i drejtuar nga një i ri, ka përplasur pesë automjete të tjera, njëra pas tjetrës, duke shkaktuar një aksident zinxhir. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, por janë shkaktuar dëme të shumta materiale në mjetet e përfshira.

1602 views


💾

Kryeministri Edi Rama ka nisur episodin e radhës të podcastit “Flasim”, ku deklaroi se plani për shpërndarjen e dëmshpërblimeve për familjet e prekura...

Kryeministri Edi Rama ka nisur episodin e radhës të podcastit “Flasim”, ku deklaroi se plani për shpërndarjen e dëmshpërblimeve për familjet e prekura nga përmbytjet është tashmë gati dhe se qeveria do të qëndrojë pranë çdo qytetari të goditur nga fatkeqësitë natyrore. Kreu i qeverisë nënvizoi se puna e institucioneve nuk përfundon me përmirësimin e kushteve të motit, por do të vijojë me riparimin e dëmeve në infrastrukturë dhe kompensimin e plotë të familjeve të prekura. Ai bëri me dije se ekipet e verifikimit janë në terren që nga dita e parë, ndërsa Ministria e Financave ka përgatitur tashmë të gjithë planin me skenarët e dëmshpërblimit. Duke iu referuar së kaluarës, kryeministri kujtoi borxhet e trashëguara nga përmbytjet në zonën e Shkodrës, të cilat sipas tij u shlyen plotësisht nga qeveria aktuale. “Ne erdhëm për të ndërtuar një Shqipëri tjetër, një Shqipëri që nuk i lë vetëm njerëzit e saj. Kurrë më!”, përfundoi Rama. “Ti nuk do të jesh kurrë vetëm Kjo është motoja ime dhe e jona sa herë fatkeqësi të ndryshme godasin vendin e njerëzit, që nga tërmeti shkatërrues i mijëra e mijëra shtëpive e deri tek sikleti rrënues i një familjeje të goditur nga uji, zjarri apo nga ndonjë fatkeqësi tjetër. Dhe dua t’u përcjell përsëri, të dëmtuarve nga kjo goditje e fatkeqësisë kësaj here, se ne do t’i qëndrojmë me të njëjtin dinjitet njerëzor, shtetëror dhe politik çdo detyrimi ndaj tyre, qoftë për banesat, qoftë për gjënë e gjallë. Puna jonë intensive nuk mbyllet me përmirësimin e situatës së motit, por do të vazhdojë me riparimin e dëmeve në infrastrukturë dhe të çdo dëmi në familjet e prekura nga uji. Ekipet tona të verifikimeve janë në terren që nga dita e parë, ndërkohë që Ministria e Financave e ka të përgatitur tanimë të gjithë planin me skenarët e dëmshpërblimit. Presim rezultatin përfundimtar të verifikimeve për të kaluar në fazën e dëmshpërblimeve. E mos harroni, kur ne erdhëm në qeveri, në malin e borxheve që na lanë trashëgim aleatët e sotëm të fatkeqësive, ishin edhe dy kodra të larta borxhesh nga përmbytjet e zonës së Shkodrës. Ne i shlyem një më një ato borxhe për ata njerëz dhe nuk kemi hyrë më në asnjë borxh të kësaj natyre me njerëzit e këtij vendi, sepse erdhëm për të ndërtuar një Shqipëri tjetër dhe kjo është Shqipëria tjetër, që nuk i le vetëm njerëzit e saj. Kurrë më!”, tha ai.

426 views


💾

❌