Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Dalin pamjet nga Këshilli i Mandateve ku po diskutohet në lidhje me kërkesën e Prokurorisë së Posaccme për heqjen e mandatit të zëvendës kryeministres...

Dalin pamjet nga Këshilli i Mandateve ku po diskutohet në lidhje me kërkesën e Prokurorisë së Posaccme për heqjen e mandatit të zëvendës kryeministres Belinda Balluku. 📷 Në pamje shihet se fjalën e kanë marrë kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi dhe kreu i grupit të PS Taulant Balla. Në sallë janë edhe 3 prokurorë, mes tyre kreu i ri i SPAK, Klodian Braho, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko. Balluku është e pandehur për shkeljet me tenderin 190 mln euro të Tunelit të Llogarasë, nën hetim për 7 lotet e Unazës së Madhe 450 milionë euroshe. Ajo dyshohet se ka përcaktuar fituesit edhe të 3 tenderave të tjerë.

434 views


💾

Pamjet që shihni tregojnë momentin kur zëvendëskryeministrja Belinda Balluku del nga makina me shpejtësi dhe hyn në Kryeministri, atje ku do të mbahet...

Pamjet që shihni tregojnë momentin kur zëvendëskryeministrja Belinda Balluku del nga makina me shpejtësi dhe hyn në Kryeministri, atje ku do të mbahet dhe mbledhje qeverie. 📷 Sot Këshilli i Mandateve diskuton sot për imunitetin e saj, për kërkesës së SPAK për arrestimin e saj.

504 views


💾

Brazil, momenti i shembjes së kopjes së Statujës së Lirisë Një kopje e Statujës së Lirisë në Nju Jork u shemb për shkak të erërave të forta në Brazili...

Brazil, momenti i shembjes së kopjes së Statujës së Lirisë Një kopje e Statujës së Lirisë në Nju Jork u shemb për shkak të erërave të forta në Brazilin jugor. Incidenti ndodhi në Guaiba, Rio Grande do Sul, ndërsa makinat dhe këmbësorët kaluan pranë monumentit. Statuja ndodhej në parkingun e një dyqani në Havan, i vendosur në një zonë tregtare të qytetit. Videoja nga një dëshmitar okular tregoi monumentin 35 metra të lartë duke u anuar gradualisht përpara se të binte në tokë e të thyhej. Nuk u raportuan të lënduar në incident, i cili ndodhi mes kushteve të forta të erës që prekën rajonin jugor të Brazilit të hënën.

14 views


💾

Fermerët evropianë protestë në Bruksel. Ndezin zjarrë pranë Këshillit Evropian Qindra fermerë drejtuan traktorët drejt Brukselit të enjten (18 dhjetor...

Fermerët evropianë protestë në Bruksel. Ndezin zjarrë pranë Këshillit Evropian Qindra fermerë drejtuan traktorët drejt Brukselit të enjten (18 dhjetor), duke bllokuar rrugët dhe duke i vënë flakën kontejnerëve, ndërsa udhëheqësit e Bashkimit Evropian u takuan për të diskutuar politikat tregtare dhe bujqësore. Fermerët nga e gjithë Evropa thonë se sektori ka qenë në krizë prej vitesh dhe akuzojnë BE-në se po dëmton jetesën e tyre përmes marrëveshjeve tregtare si Mercosur dhe shkurtimeve të mundshme në buxhetin e Politikës së Përbashkët Bujqësore. Policia përdori ujë me presion ndërsa protestuesit ndezën zjarre dhe lëshuan fishekzjarre pranë ndërtesës së Këshillit Evropian, ku udhëheqësit u mblodhën për një samit. Demonstrata shton presion mbi udhëheqësit e BE-së, ndërsa ata peshojnë prioritetet buxhetore dhe marrëveshjet tregtare që fermerët kanë frikë se do të rrisin konkurrencën dhe do të ulin çmimet.#news24 #lajmeshqip #neshenjester #fyp #klodianalala #lajme

19 views


💾

Endrit Shabani betohet si Avokat i Popullit, ndërsa hyn në Kuvend pritet me fërshëllima. Kaos, përleshje e tymuese. Kjo ishte panorama e seancës së so...

Endrit Shabani betohet si Avokat i Popullit, ndërsa hyn në Kuvend pritet me fërshëllima. Kaos, përleshje e tymuese. Kjo ishte panorama e seancës së sotme plenare në Kuvend. Që në nisje deputetë të opozitës, bllokuan Foltoren dhe zunë karriget e ministrave. Endrit Shabani është betuar mes kaosit, ndërsa drejtuar opozitës “i ka dhënë edhe një puthje”.#news24 #lajmeshqip #neshenjester #fyp #lajme #klodianalala #youtube

28 views


💾

Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje të reja në lidhje me kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut me qëlli...

Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje të reja në lidhje me kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut me qëllim arrestimin e saj. Lala u shpreh se SPAK sot bëri lëvizjen e radhës duke kërkuar autorizimin e Kuvendit për heqjen e lirisë së Ballukut në dritën e fakteve të reja. Sipas saj ndaj Ballukut janë shtuar edhe disa akuza të reja, që kanë shtuar peshën e veprave penale të zv/kryeministres.Balluku ka marrë cilësinë e personit nën hetim për dyshimin e kryerjes së të njëjtës vepër penale për shtatë procedura të tjera prokurimi me objekt:“Plotësimi, rakordimi dhe vazhdimi i punimeve Sheshi Shqiponja-Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT”; “Ndërtimi i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri, Loti 2”; “Ndërtim i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri- Shkozë, Urat mbi lumin Tirana”; “Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”; “Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 5”; “Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 6”; “Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7” Nga ky moment duhet që kërkesa të kalojë në Komisionin e Imunitetit dhe Mandateve dhe më pas të votohet në Kuvend për imunitetin e Ballukut.

680 views


💾

❌