Bllokohet rruga drejt Thethit për shkak të rënies së ortekëve ... #SyriTv #SyriNet #Theth
241 views
Alket Hila, punonjës i Bashkisë së Vlorës, ka sulmuar fizikisht gazetarin e SYRI-t, Gentjan Këllçiu, gjatë pasqyrimit të një proteste të punonjësve të Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike në qytetin bregdetar. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, teksa gazetari i SYRI-t po raportonte live nga protesta. Sipas dëshmisë së Gentjan Këllçiut, situata u përshkallëzua në mënyrë të papritur dhe të dhunshme. ‘Isha duke pasqyruar protestën e punonjësve të Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike, kur papritmas shtetasi A. H. erdhi dhe më rrëmbeu mikrofonin nga duart, duke tentuar ta largojë me forcë. Nuk e lash dhe nga tensioni situata eskaloi. Pas kësaj, u kërcënova dhe u godita. Kërkova menjëherë ndihmën e policisë’, ka treguar gazetari i SYRI-t. Sipas policisë, gjatë momentit të tensionuar, Alket Hila ka ushtruar dhunë edhe ndaj një qytetari 67-vjeçar, duke e goditur me grushte dhe duke i shkaktuar dëmtime të lehta. ... #SyriTv #SyriNet #LajmeSyri
13.4K views