Vizita e djalit të Donald Trump në Serbi, Edith Harxhi tregon arsyet e vërteta të Trump Junior në Beograd
8803 views
Një banesë u përfshi nga flakët këtë të dielë (4 janar) në fshatin Murras, në bashkinë e Elbasanit. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje mbërriti shërbimi zjarrfikës, i cili ndërhyri për të vendosur zjarrit nën kontroll dhe për të shmangur përhapjen e flakëve në banesat përreth. Nga zjarri janë shkaktuar dëme të shumta materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Në momentin e shpërthimit të zjarrit, në banesë ndodheshin tre anëtarë të familjes, të cilët dolën menjëherë jashtë sapo konstatuan flakët, duke shmangur çdo rrezik për jetën. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një pajisje elektroshtëpiake. Autoritetet vijojnë hetimet për të konfirmuar shkaqet e sakta të ngjarjes. ... #SyriTv #SyriNet #Elbasan #Zjarr
3148 views
Udhëheqësja e opozitës venezuelase, Maria Corina Machado, ka deklaruar se Venezuela, për vite me radhë, ka qenë 'e pushtuar nga krimi', duke e cilësuar situatën si pasojë të bashkëpunimit mes regjimit dhe rrjeteve kriminale. Deklarata e saj vjen pas ndërhyrjes ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Venezuelë më 3 janar 2026, gjatë së cilës u arrestua presidenti Nicolás Maduro. Machado e ka cilësuar këtë zhvillim si një moment kyç për çlirimin e vendit dhe ka bërë thirrje për një tranzicion demokratik, rikthimin e rendit dhe rindërtimin e institucioneve shtetërore. ... #SyriTv #SyriNet #MariaCorinaMachado #NicolasMaduro #Venezuele
21K views
Të paktën dy persona humbën jetën në Meksikë të premten, pasi një tërmet me magnitudë 6.5 ballë goditi pjesën jugperëndimore të vendit herët në mëngjes (ora lokale), duke shkatërruar shumë shtëpi pranë epiqendrës në bregdetin e Paqësorit të Meksikës. Tërmeti u regjistrua në orën 07:58 (ora lokale, 14:58 sipas orës tonë) dhe bëri që shumë banorë në kryeqytet të largoheshin nga shtëpitë e tyre, shumë prej tyre me pizhame. Epiqendra ishte e vendosur pranë San Marcos, në shtetin e Guerrero, rreth 400 kilometra nga kryeqyteti, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS), duke vlerësuar thellësinë e tërmetit në 35 kilometra. Dridhja e detyroi presidenten Claudia Sheinbaum të ndërpresë konferencën e saj të përditshme për shtyp. ... #SyriTv #SyriNet #LajmeSyri #Meksike #Bote #Termet
12.7K views