Fenomeni i rrëshqitjes së tokës vijon të përkeqësohet në fshatrat Bashaj dhe Matogjin, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë e banorëve dhe inf...
Fenomeni i rrëshqitjes së tokës vijon të përkeqësohet në fshatrat Bashaj dhe Matogjin, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë e banorëve dhe infrastrukturës. Pas dëmtimeve të rrugës lidhëse, situata mbetet e paqëndrueshme, ndërsa lëvizja në zonë është bërë e vështirë dhe e rrezikshme. Banorët shprehin frikë se rrëshqitja e tokës mund të thellohet dhe të rrezikojë banesat, veçanërisht në Matogjin, ku ka shtëpi të ndërtuara pranë zonave të prekura. Ata janë të shqetësuar se, pa një ndërhyrje urgjente, situata mund të dalë jashtë kontrollit dhe të shkaktojë dëme të mëdha. Sipas tyre, deri më tani nuk ka pasur një vlerësim të plotë teknik në terren dhe mungon prania e strukturave përgjegjëse për menaxhimin e emergjencave. Banorët kërkojnë një vlerësim të detajuar të situatës dhe ndërhyrje të shpejtë nga autoritetet për të parandaluar çdo katastrofë të mundshme. Përveç dëmtimit të rrugës, që i detyron banorët të përdorin itinerare alternative të vështira dhe të pasigurta, shqetësimi kryesor mbetet rreziku për jetën e njerëzve, të cilët nuk kanë mundësi të lëvizin me siguri dhe janë të rrezikuar nga lëvizjet e mëtejshme të tokës. ... #SyriTv #SyriNet #LajmeSyri #Permbytjet #Moti
5352 views