Reading view

Forca të shumta policie, të armatosura, kanë rrethuar zonën në hyrje të Lungomares në Vlorë, ndërsa janë kryer kontrolle në disa banesa. Sipas policis...

Forca të shumta policie, të armatosura, kanë rrethuar zonën në hyrje të Lungomares në Vlorë, ndërsa janë kryer kontrolle në disa banesa. Sipas policisë, aksioni lidhet me arrestimin e personave në kërkim. Forcat e policisë vijojnë kontrollet në zonë, ndërsa pritet një njoftim zyrtar për të dhënë më shumë detaje mbi operacionin dhe personat e përfshirë.

1699 views


💾

  •  

Policia ka arrestuar ndërtuesin Skerdi Dinaj, si dhe ka shpallur në kërkim ortakun e tij Olsen Sherifaj, pasi ndërtuan një strukturë pa leje në Shën J...

Policia ka arrestuar ndërtuesin Skerdi Dinaj, si dhe ka shpallur në kërkim ortakun e tij Olsen Sherifaj, pasi ndërtuan një strukturë pa leje në Shën Jan, Karaburun. Kryepolici Skënder Hita dhe kryeinspektori i IKMT Afrim Qendro morën pjesë në prishjen e ndërtimit pa leje, “beach bar”. “Pasditen e sotme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, së bashku me Kryeinspektorin e IKMT-së, Afrim Qendro, morën pjesë në operacionin për prishjen e një ndërtimi pa leje, “beach bar”, në zonën e Karaburunit. Objekti prej druri po ndërtohej nga shtetasit O. Sh. dhe S. D., të cilët ishin proceduar penalisht më parë dhe kishin tejkaluar afatin kohor për prishje vullnetare. Gjatë operacionit u vu në pranga njëri prej ndërtuesve, shtetasi S. D., ndërsa ortaku i tij, shtetasi O. Sh., u shpall në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij”, thuhet në njoftimin e “bluve”.

3915 views


💾

  •  

Përplasjet nuk kanë munguar në mbledhjen mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakëve të majtë, ku burime bëjnë me dije për A2CNN se ka patur sherr ...

Përplasjet nuk kanë munguar në mbledhjen mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakëve të majtë, ku burime bëjnë me dije për A2CNN se ka patur sherr mes kryeministrit dhe drejtuesve të bashkive që do të shkrihen. Sipas burimeve nga mbledhja, Mazniku ka shpjeguar se pse 15 bashkitë do të shkrihen, dhe kryetari i Bashkisë së Poliçanit ka kërkuar shpjegim se pse Peqini, Roskoveci apo Vau i Dejes nuk janë shkrirë që e kanë performancën më të keqe se Poliçani. Ndër të tjera ai ka thënë që reforma e 2014 dështoi, pasi i shpopulloi të gjitha fshatrat dhe kjo do të bëjë të njëjtën gjë. Aty ka ndërhyrë kryeministri Rama, ku ka thënë: "Nuk e kuptoj pse jeni këtu, ju nuk duhet të ishit fare se paturpësisht dogjët edhe teserat e partisë". Kryebashkiaku i Poliçanit i ka thënë: "Unë këtu kam ardhur me një ftesë, dhe për të përfaqësuar komunitetin tim se për qejf nuk kisha ardhur. Paturpsinë nuk e bëmë ne, por ju që po merrni këto vendime". Më pas Rama ka debatuar edhe me kryetaren bashkisë së Dimalit, e cila ka vendosur e para të largohet nga mbledhja, veprim që e ka bërë më pas edhe kryetari i Bashkisë Poliçan.

1321 views


💾

  •  

Lionel Messi tha se nuk është i sigurt se sa gjatë do të vazhdojë të luajë futboll, ndërsa postoi një homazh emocional pas vdekjes së babait të tij. B...

Lionel Messi tha se nuk është i sigurt se sa gjatë do të vazhdojë të luajë futboll, ndërsa postoi një homazh emocional pas vdekjes së babait të tij. Babai i Messit, Jorge, ishte 68 vjeç kur vdiq javën e kaluar pas një sëmundjeje të gjatë. Jorge kishte qenë agjent i sulmuesit argjentinas që kur ishte 14 vjeç dhe e pa atë të bëhej një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave në këtë sport. "Nuk e di çfarë do të bëj pa ty", shkroi Messi, fituesi i tetë herë i Topit të Artë, në rrjetet sociale. "Nuk di si të vazhdoj. Më parë luaja vetëm futboll, dhe tani nuk jam i sigurt nëse do të vazhdoj ta bëj këtë për shumë kohë." "Ishe pranë meje që nga fillimi. Ishim shumë afër fundit. Pse nuk qëndrove edhe pak më gjatë që ta përfundonim këtë së bashku?" Messi ishte kapiten i Argjentinës ndërsa ata fituan Kupën e Botës në vitin 2022 dhe i udhëhoqi ata në finalen e Kupës së Botës 2026, të cilën skuadra e tij e humbi 1-0 ndaj Spanjës, përpara se të kthehej te skuadra e klubit Inter Miami. Ai u kthye në shtëpi me familjen e tij pasi Jorge ndërroi jetë në një spital në qytetin e tij të lindjes, Rosario, Argjentinë. Një funeral privat u zhvillua të dielën në një varrezë në qytetin e Perezit, në periferi të Rosario-s.

1209 views


💾

  •  
❌