Reading view

“E rrethuar nga mjekët në familje dhe shoqëri” Zajmira asnjëherë nuk ka probleme me shëndetin. Në rubrikën Impakt Shëndet, pjesë e emisionit Diagnozë,...

“E rrethuar nga mjekët në familje dhe shoqëri” Zajmira asnjëherë nuk ka probleme me shëndetin. Në rubrikën Impakt Shëndet, pjesë e emisionit Diagnozë, nga autorja dhe moderatorja Freskida Miloti, ishte e ftuar Zajmira Qeraxhiu, një stiliste e njohur, kuratore imazhi dhe drejtuese mode. Ajo është mjaft aktive në industrinë e modës në Shqipëri. Zajmira ka kryer studimet për modë në institutin e njohur MKS Milano dhe ka një eksperiencë të gjatë në Itali. Në fund të emisionit të ftuarës iu dhurua një Gift Card nga Klinika Vera-Virhov. Shëndeti është dhurata më e çmuar, ndaj Klinika Vera-Virhov kujdeset për çdo shqetësim shëndetësor. Për më shumë, videon e plotë e gjeni në kanalit e A2 CNN, në YouTube. #A2CNN #Diagnoze #FreskidaMiloti #ZajmiraQeraxhiu #KlinikaVeraVirhov

3309 views


💾

  •  

“Jam zhytur 35 m nën ujë”, ja çfarë pashë në det. Mund të rrezikohej jeta nga ky veprim. Për më shumë, videon e plotë e gjeni në kanalit e A2 CNN, në ...

“Jam zhytur 35 m nën ujë”, ja çfarë pashë në det. Mund të rrezikohej jeta nga ky veprim. Për më shumë, videon e plotë e gjeni në kanalit e A2 CNN, në YouTube. #A2CNN #Diagnoze #FreskidaMiloti #ZajmiraQeraxhiu #Impaktshendet

988 views


💾

  •  

Trajnimet e Zajmira Qeraxhiut në Brandet botërore “Chanel” dhe “Dior”. Vetëbesimi si ndikon? Për më shumë, videon e plotë e gjeni në kanalit e A2 CNN,...

Trajnimet e Zajmira Qeraxhiut në Brandet botërore “Chanel” dhe “Dior”. Vetëbesimi si ndikon? Për më shumë, videon e plotë e gjeni në kanalit e A2 CNN, në YouTube. #A2CNN #Diagnoze #FreskidaMiloti #ZajmiraQeraxhiu #Impaktshendet

253 views


💾

  •  

Kujdes barnat në verë, kush nuk vendoset në frigorifer? Gjatë verës, mbajtja e barnave, shirupave apo pajisjeve të ndryshme mjekësore, kërkojnë një ru...

Kujdes barnat në verë, kush nuk vendoset në frigorifer? Gjatë verës, mbajtja e barnave, shirupave apo pajisjeve të ndryshme mjekësore, kërkojnë një ruajtje konstante të temperaturës. Farmacistja Laurela Zani, e ftuar në studion e emisionit Diagnozë, nga autorja dhe moderatorja Freskida Miloti, tha se disa barna nuk duhet të qendrojnë në frigorifer ndërsa të tjerat nuk duhen lënë në ambiente të nxehta siç mund të jetë makina gjatë udhëtimit për pushime. Për më shumë, videon e plotë e gjeni në kanalit e A2 CNN, në YouTube. #A2CNN #Diagnoze #FreskidaMiloti #LaurelaZani #semundetnevere

429 views


💾

  •  

Kur duhet të shqetësoheni për lëkurën e bebeve? Kujdes këto shenja. Gjatë stinës së verës fëmijët e vegjël janë më të predispozuar të shfaqin probleme...

Kur duhet të shqetësoheni për lëkurën e bebeve? Kujdes këto shenja. Gjatë stinës së verës fëmijët e vegjël janë më të predispozuar të shfaqin probleme me lëkurën. Rrezet e diellit, djersitja, pickimet dhe faktorë të tjerë mund të sjellin ndryshime në lëkurën e tyre. E ftuar në studion e emisionit Diagnozë, nga autorja dhe moderatorja Freskida Miloti, farmacistja Laurela Zani, tregoi llojet e skuqjeve që duhet t’u drejtojnë te mjeku specialist. Për më shumë, videon e plotë e gjeni në kanalit e A2 CNN, në YouTube. #A2CNN #Diagnoze #FreskidaMiloti #LaurelaZani #semundetnevere

403 views


💾

  •  

Çfarë duket të keni në çantën e pushimeve? Në mal dhe det ndryshe. Sezoni i pushimeve është i shumëpritur, por bashkë ndonjëherë më të vijnë edhe të p...

Çfarë duket të keni në çantën e pushimeve? Në mal dhe det ndryshe. Sezoni i pushimeve është i shumëpritur, por bashkë ndonjëherë më të vijnë edhe të papriturat. Një mori sëmundjesh dhe shqetësimesh shfaqen gjatë verës kur jeni duke pushuar, ndaj duhet të jeni të përgatitur. Farmacistja Laurela Zani, e ftuar në studion e emisionit Diagnozë, nga autorja dhe moderatorja Freskida Miloti, rendit barnat që duhet të merrni për veten dhe familjen gjatë pushimeve. Për më shumë, videon e plotë e gjeni në kanalit e A2 CNN, në YouTube. #A2CNN #Diagnoze #FreskidaMiloti #LaurelaZani #semundetnevere

266 views


💾

  •  

Një vatër zjarri është evidentuar në zonën e Kagjinasit, në Ersekë. Pas marrjes së njoftimit, drejt vendngjarjes janë nisur menjëherë dy mjete zjarrfi...

Një vatër zjarri është evidentuar në zonën e Kagjinasit, në Ersekë. Pas marrjes së njoftimit, drejt vendngjarjes janë nisur menjëherë dy mjete zjarrfikëse. Aktualisht po punohet për vënien nën kontroll dhe shuarjen e flakëve. Vatra e zjarrit fillimisht mendohet të ketë nisur në varrezat e fshatit ndërsa nga flakët është përfshirë edhe një sipërfaqe toke.

1845 views


💾

  •  

Situata në Pukë është rënduar më tej, pasi në zonat e prekura nga zjarri raportohet për ndërprerje të energjisë elektrike dhe probleme me linjat telef...

Situata në Pukë është rënduar më tej, pasi në zonat e prekura nga zjarri raportohet për ndërprerje të energjisë elektrike dhe probleme me linjat telefonike. Të gjitha vatrat e zjarrit në Gojan të Pukës kanë dalë jashtë kontrolli. Sipas raportimeve të A2 CNN situata paraqitet mjaft kritike dhe kërkohet ndërhyrje nga ajri për të frenuar përhapjen e flakëve. Banorët raportojnë se deri më tani nuk ka asnjë helikopter për shuarjen e zjarrit. #a2cnn #lajmifundit #ndiqa2cnn #lajmeshqip

4414 views


💾

  •  

Rënia nga gomonia rezultoi fatale për një 24-vjeçar i cili humbi jetën pasi u dëmtua rëndë nga helikat e motorit të mjetit lundrues. Ngjarja ndodhi pa...

Rënia nga gomonia rezultoi fatale për një 24-vjeçar i cili humbi jetën pasi u dëmtua rëndë nga helikat e motorit të mjetit lundrues. Ngjarja ndodhi pasditen e të enjtes në zonën mes Rjollit dhe Ranës së Hedhun. Viktima është identifikuar si Klaus Gjergji. Mësohet se i riu ndodhej në gomone bashkë me dy persona të tjerë ndërsa gjatë lundrimit ra aksidentalisht duke pësuar dëmtime të rënda. Policia njoftoi se i riu u transportua menjëherë nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe më pas me autoambulancë në spital për ndihmë mjekësore, por, si pasojë e plagëve të marra, humbi jetën. Grupi hetimor po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

958 views


💾

  •  

Zjarri në zonën e Dukatit po merr përmasa të frikshme, ndërsa flakët vijojnë të përhapen me shpejtësi në drejtim të Majës së Çikës. Era e fortë që për...

Zjarri në zonën e Dukatit po merr përmasa të frikshme, ndërsa flakët vijojnë të përhapen me shpejtësi në drejtim të Majës së Çikës. Era e fortë që përfshin zonën po favorizon përhapjen e flakëve, duke e bërë edhe më të vështirë ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse në terrenin e thyer malor. Situata mbetet problematike, ndërsa forcat në terren vijojnë përpjekjet për të frenuar avancimin e zjarrit dhe për të shmangur përhapjen e tij në sipërfaqe të tjera.

6308 views


💾

  •  

Një person rreth 50 vjeç ka humbur jetën në Vlorë pasi ka rënë nga ballkoni i një pallati në lagjen “28 Nëntori”, pranë Kishës Ortodokse. Ngjarja ësht...

Një person rreth 50 vjeç ka humbur jetën në Vlorë pasi ka rënë nga ballkoni i një pallati në lagjen “28 Nëntori”, pranë Kishës Ortodokse. Ngjarja është regjistruar rreth orës 09:00 të mëngjesit. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

10.5K views


💾

  •  

Një aksident i rëndë është regjistruar rreth orës 02:30 të mëngjesit të kësaj të premteje, në zonën e Vilës së Zogut në Durrës. Mësohet se një automje...

Një aksident i rëndë është regjistruar rreth orës 02:30 të mëngjesit të kësaj të premteje, në zonën e Vilës së Zogut në Durrës. Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar rreth 40 metra në humnerë. Përplasja ka qenë e fortë, ndërsa automjeti ka përfunduar në një terren të vështirë, duke e bërë ndërhyrjen edhe më të komplikuar. Drejtuesi i mjetit është nxjerrë nga zona dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Durrësit. Sipas të dhënave paraprake, ai ndodhet në gjendje kritike për jetën, ndërsa bluzat e bardha po bëjnë të pamundurën për t’i shpëtuar jetën. Në vendngjarje ndodhen forcat e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Ende nuk dihen rrethanat e sakta se si automjeti humbi kontrollin dhe doli nga rruga.

7026 views


💾

  •  
❌