“Kundër protestës! Isha sot, shyqyr që nuk qendrova deri në fund”
1931 views
Një person ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë zjarri që janë regjistruar mbrëmjen e së shtunës, në fshatin Gjormë të Laçit. Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është një 22-vjeçar, i cili është transportuar dhe po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë. I plagosuri është Veron Pasha, shkruan A2. Ai ka marrë plumb në kofshë dhe ndodhet në gjendje stabël. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.
1089 views
GABIMET QË BËJNË SHUMË PACIENTË PARA SKANERIT, EKOS APO REZONANCËS. Përgatitja para një ekzaminimi radiologjik është po aq e rëndësishme sa vetë ekzaminimi. I ftuar në emisionin “Diagnozë” nga autorja dhe moderatorja Freskida Miloti, mjeku radiolog Dr. Dorian Skenderaj shpjegon se shumë pacientë paraqiten për ekografi, skaner apo rezonancë pa qenë të informuar si duhet për përgatitjen. Në disa raste mund të kenë ngrënë kur duhet të jenë esëll, të mos kenë pirë sasinë e nevojshme të ujit ose të mos kenë marrë me vete ekzaminimet e mëparshme. Për shembull, në ekografinë abdominale, për vlerësimin e fshikëzës së tëmthit dhe sistemit biliar, përgatitja e duhur ndihmon në rritjen e cilësisë së ekzaminimit. Prandaj, përpara çdo ekzaminimi është e rëndësishme të ndiqni udhëzimet e mjekut ose të personelit shëndetësor. Për më shumë, shikoni videon e plotë në kanalin e A2 CNN në YouTube. #A2CNN #Diagnoze #FreskidaMiloti #DorianSkenderaj
4969 views
EKO, SKANER APO REZONANCË? CILIN DUHET TË BËNI PËR KËTO SËMUNDJE? Jo çdo ekzaminim radiologjik është i njëjtë. I ftuar në emisionin “Diagnozë” nga autorja dhe moderatorja Freskida Miloti, mjeku radiolog Dr. Dorian Skenderaj shpjegon dallimet mes ekografisë, skanerit dhe rezonancës magnetike. Ekografia nuk përdor rrezatim jonizues dhe shpesh është ekzaminimi i parë për shumë problematika. Skaneri përdor rreze X dhe ofron informacion shumë të detajuar në situata të caktuara, ndërsa rezonanca magnetike krijon imazhe të detajuara të indeve pa përdorur rrezatim jonizues. Prandaj, zgjedhja e ekzaminimit duhet të bëhet gjithmonë sipas simptomave, historisë shëndetësore dhe rekomandimit të mjekut. Për më shumë, shikoni videon e plotë në kanalin e A2 CNN në YouTube. #A2CNN #Diagnoze #FreskidaMiloti #DorianSkenderaj
6653 views
SËMUNDJET QË ZBULOHEN ME IMAZHERI KUR NUK KENI ASNJË SHENJË. Jo çdo sëmundje shfaq simptoma që në fazat e para. I ftuar në emisionin “Diagnozë” nga autorja dhe moderatorja Freskida Miloti, mjeku radiolog Dr. Dorian Skenderaj shpjegon se shumë problematika shëndetësore mund të zhvillohen në heshtje, pa shenja të dukshme për një periudhë të caktuar. Pikërisht këtu merr rëndësi diagnostikimi radiologjik, i cili mund të ndihmojë në zbulimin e hershëm të lezioneve apo formacioneve në gji, sëmundjeve pulmonare, si edhe ndryshimeve në zorrën e trashë, kur indikohet nga mjeku. Zbulimi në kohë është një hap shumë i rëndësishëm për ndjekjen dhe trajtimin e duhur mjekësor. Për më shumë, shikoni videon e plotë në kanalin e A2 CNN në YouTube. #A2CNN #Diagnoze #FreskidaMiloti #DorianSkenderaj
588 views
Pas disa orësh në sallën e operacionit, Belere Plaka nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Fierit. Në orët e para të mëngjesit të së premtes, Nertil Buzi vrau pas një konflikti ish-vjehrrin e tij në fshatin Vidhisht, plagosi ish-vjehrrën dhe rrëmbeu ish të fejuarën e tij. Ekipet RENEA mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe së bashku me Drejtorinë e Policisë së Fierit, nisën negociatat me Nertil Buzin, shkruan A2. Fillimisht, 35-vjeçari la të lirë ish të fejuarën dhe kërcënoi se do të vriste veten. Nëntë orë negociata nuk mjaftuan që Nertil Buzi të dorëzohej te autoritetet, duke u vetëvrarë me po të njëjtën armë që kreu krimin. Menjëherë pas ngjarjes reaguan edhe prindërit e Nertil Buzit, duke thënë se shkak i konfliktit ishin një shumë e konsiderueshme parash. Nertil Buzi dyshohet për të shkuar kriminale edhe në Londër, pasi në vitin 2022 u mbajt peng nga disa persona për 12 ditë, duke i kërkuar familjes Buzi shumën prej 400 mijë paund në këmbim të lirisë së tij.
4697 views
Nertil Buzi i ka dhënë fund jetës teksa ishte ngujuar në makinën, duke negociuar me policinë për t’u dorëzuar. 35-vjeçari vrau mëngjesin e të premtes ish-vjehrrin e tij, plagosi ish-vjehrrën dhe mori peng për disa orë ish-bashkëshorten, raporton A2 CNN. Pasi policia e lokalizoi ai pranoi përmes negociatave që ta lironte, or për orë me radhë nuk pranonte të dorëzohej vetë, edhe pse i rrethuar nga forcat e policisë. Rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm Nertil Buzi dyshohet se vrau me armë zjarri ish-vjehrrin Kosta Plaka, plagosi ish-vjehrrën Belere Plaka, si dhe mori peng ish-bashkëshorten e tij, duke u larguar nga vendngjarja me makinë. Sipas dëshmive të të afërmeve të viktimës për A2 CNN, 35-vjeçari ishte arrestuar edhe herë të tjera nga Policia e Fierit, por ishte lënë i lirë nga Prokuroria. Po ashtu të afërmit e viktimës pretendojnë se autori kishte kërcënuar me armë zjarri ish-bashkëshorten, dhe ngjarja e rëndë e ndodhur sot, ishte e paralajmëruar. #a2cnn #lajmifundit #ndiqa2cnn #lajmeshqip
12K views
Policia e Lezhës ka arrestuar një 39-vjeçar, i cili dyshohet se shiste bizhuteri floriri dhe ora luksoze të vjedhura në dyqanin e tij, raporton A2 CNN. Policia tha se ka sekuestruar bizhuteri floriri (me peshë totale rreth 3.3 kg) dhe 133 ora dore të markave luksoze, me vlerë rreth 300 000 euro, si dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale. “Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Lezhë, u finalizua në drejtimin e Prokurorisë, operacioni i koduar “Final O’clock”, për goditjen e një rasti të shitjes së sendeve me vlerë të kontrabanduara, të dyshuara të vjedhura jashtë vendit. Në kuadër të këtij operacioni u arrestua shtetasi A. M., 39 vjeç, banues në Lezhë”, tha policia. Sipas autoriteteve, ky shtetas shiste në argjendarinë e tij, në qytetin e Lezhës, bizhuteri të ndryshme floriri dhe ora dore të markave luksoze, të dyshuara të vjedhura jashtë shtetit, të cilat dyshohet se ai i siguronte pas kontrabandimit të tyre në Shqipëri. “Gjatë kontrollit në subjektin e 39-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 133 ora dore të markave luksoze pa dokumentacion shoqërues që provon origjinën e tyre, bizhuteri të ndryshme floriri (me peshë rreth 3.3 kg) pa faturat përkatëse të blerjes, rreth 270 500 lekë dhe 2 700 euro, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të kenë bashkëpunuar me 39-vjeçarin”, shtoi policia. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme. #a2cnn #lajmifundit #ndiqa2cnn #lajmeshqip
3128 views